Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia > NATO: Shqipėria i shet sekretet e aleancės te serbėt e ruset!
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
F_xhunior
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 14/02/2012
Vendbanimi: Skandinavia
Mesazhe: 523

NATO: Shqipėria i shet sekretet e aleancės te serbėt e ruset!

Shitja e sekreteve, NATO dy raporte qeverisë shqiptare për ruajtjen e informacioneve.

Aleanca ushtarake më e fuqishme e planetit, NATO, ka tronditur kryeministrin Berisha me dy raporte konfidenciale, ku shpreh shqetësimin për shitjen e sekreteve të aleancës nga autoritetet shqiptare tek shërbimet sekrete serbe dhe ruse.

Zyra përgjegjëse e NATO për Koordinimin Global të Sigurisë, e ashtuquajtur NOS, i ka dërguar dy raportet kryeministrit Berisha, ku ndër të tjera, kërkohen edhe sqarime për rrjedhjen e informacioneve sekrete të NATO nga autoritetet shqiptare, përkatësisht nga Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Jashtme, nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar pranë Kryeministrisë apo nga përfaqësuesit tanë në NATO.

Zyra për Koordinimin Global të Sigurisë, përbëhet nga tre degë: Orientimet e Përgjithshme, Inteligjenca për Sigurinë dhe Siguria e Mbrojtjes. Burime pranë Komisionit të Sigurisë Kombëtare, bëjnë me dije se dy raportet kanë ardhur nga Siguria e Mbrojtjes, degë kjo pranë Aleancës së Atlantikut Verior. Përpos notës së protestës për rrjedhjen e sekreteve të rëndësishme, NATO, nëpërmjet raportit ka kërkuar edhe rritjen dhe forcimin e kapaciteteve për menaxhimin e informacionit të klasifikuar. Të njëjtat burime sqarojnë se edhe ndryshimi i shumëdebatuar i varësisë së Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, ka ardhur si reflektim i kryeministrit ndaj shqetësimit të aleancës për rrjedhjen e informacioneve.

Megjithatë, anëtarët e PS në Komisionin e Sigurisë, kalimin e DSIK në varësit të drejtpërdrejtë të Berishës, e kanë lexuar edhe si një mungesë besimi që Berisha ka ndaj ministrive dhe ministrave. Po ashtu, dyshimet thellohen më tej lidhur me rrezikun e blerjes së përfaqësuesve shqiptarë nga agjentë të shërbimeve serbe dhe ruse. Ndërkaq, Zyra përgjegjëse e NATO për Koordinimin Global të Sigurisë, ka shprehur shqetësimin edhe për tendencën e kryeministrit Berisha për të kontrolluar Shërbimin Informativ Shtetëror, duke zëvendësuar kreun e këtij institucioni me një të besuar të tij. Gjatë debatit për kalimin e ligjit për SHISH në Kuvend, Berisha ka marrë një letër nga zyra përgjegjëse e NATO për Koordinimin Global të Sigurisë, ku i kërkohej që projektligji për SHISH të kalojë më parë nga kjo zyrë. Letra ishte ultimative dhe në një linjë me qëndrimet e amerikanëve. Kërkesa për një shqyrtim të ligjit nga ekspertë ndërkombëtarë u formulua fillimisht nga ambasadori Uidhers. Ai tha se projekti, ashtu siç ishte miratuar në Komisionin e Sigurisë, binte ndesh me standardet e NATO dhe e çonte Shqipërinë në rrugë të gabuar. Beteja përfundoi me tërheqjen e Berishës nga projekti për të kontrolluar SHISH, pasi kryeministri humbi mazhorancën në Kuvend.

NATO merr masa

Shitja e sekreteve të aleancës nga autoritetet shqiptare tek shërbimet sekrete serbe dhe ruse, dhe afera e trafikut të armëve drejt vendeve arabe, e kanë përjashtuat de fakto Shqipërinë nga NATO. Në këto kushte, NATO ka vendosur të përjashtojë nga mbledhjet e rëndësishme përfaqësuesin e Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë, duke u nisur nga precedenti i shitjes së sekreteve të aleancës. Burime nga Komisioni i Sigurisë Kombëtare bëjnë me dije se përfaqësuesi i Ministrisë së Mbrojtjes në NATO tashmë ka thjeshtë një rol formal, pasi ai nuk ftohet në mbledhjet e rëndësishme, për shkak të aferave të Ministrisë së Mbrojtjes. De fakto, NATO përjashton nga mbledhjet ministrin e Mbrojtjes, Arben Imamin dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Gjeneral Xhemal Gjunkshin, të cilët e kanë kthyer Ushtrinë në një çerdhe që gjeneron vetëm afera korruptive nga më të ndryshmet, duke filluar që nga misionet paqeruajtëse e deri tek lirimi arbitrar i gjeneralëve. Të njëjtat burime shtojnë se përfaqësuesi ynë i Ministrisë së Mbrojtjes dhe i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë nuk është ftuar në diskutimet e brendshme.

Kryeministria Berisha shfajësohet

Kryeministria ka akuzuar ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto dhe ministrin e Mbrojtjes, Arben Imamin, si personat përgjegjës për rrjedhjen e informacioneve sekrete të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Deputetët e PS në Komisionin e Sigurisë pyetën përfaqësuesit e Kryeministrisë për rolin e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar në menaxhimin informacionit sekret të NATO, duke u nisur nga precedenti i rrjedhjes së informacioneve nga autoritetet shqiptare. Drejtori Juridik i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar pranë Këshillit të Ministrave, Ramadan Çaço, theksoi se DSIK është institucion përgjegjës për informacionet e NATO. Duke iu referuar akuzave për rrjedhjen e informacionit, Çaço theksoi se një pjesë të rëndësishme e informacionit sekret të NATO menaxhohet nga Ministria e Jashtme dhe Ministria e Mbrojtjes. Ai mohoi që sekretet të kenë rrjedhur nga DSIK, por la të kuptohet se sekretet mund të kenë rrjedhur nga Ministria e Jashtme ose nga Ministria e Mbrojtjes.

Berisha: Ja pse i dua sekretet

Kryeministri Berisha ka sqaruar arsyet se pse i atribuoi vetes të drejtën e kontrollit absolut të sekreteve shtetërore. Në relacionin e projektligjit, nuk thuhet se Berisha nuk ka më besim tek ministrat e tij, por se informacioni i kualifikuar menaxhohet më mirë, nëse Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar varet direkt nga kryeministri dhe jo nga Këshilli i Ministrave. “DSIK ka si objekt të veprimtarisë së vet organizimin, drejtimin dhe kontrollin e masave për ruajtjen, klasifikimin dhe administrimin e informacionit të klasifikuar. Me ligj përcaktohet se DSIK-ja krijohet “... pranë Këshillit të Ministrave...” duke u trajtuar në këtë mënyrë si institucion në varësi të Këshillit të Ministrave. Kjo mënyrë trajtimi sjell vështirësi praktike për përcaktimin e strukturave të Këshillit të Ministrave, që praktikisht janë përgjegjëse për ndjekjen e veprimtarisë së institucionit dhe marrjen e përcjelljen e iniciativave të ndryshme në organet e larta vendimmarrëse”, thuhet në relacion. (Rrokum.tv /Sot)

__________________
Dashurohem ndersa tjetra lendohet dhe vuan.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Mars 2012 22:07
F_xhunior nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė F_xhunior Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me F_xhunior (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: F_xhunior Shto F_xhunior nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto F_xhunior nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
F_xhunior
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 14/02/2012
Vendbanimi: Skandinavia
Mesazhe: 523

Ne qofte se ka ndodhur pikerisht keshtu sic thuhet, atehere turp te kene!

__________________
Dashurohem ndersa tjetra lendohet dhe vuan.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Mars 2012 22:16
F_xhunior nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė F_xhunior Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me F_xhunior (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: F_xhunior Shto F_xhunior nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto F_xhunior nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Po habietm si mungon mallikim nga FXhunior ne kete teme.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Mars 2012 05:33
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
F_xhunior
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 14/02/2012
Vendbanimi: Skandinavia
Mesazhe: 523

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Po habietm si mungon mallikim nga FXhunior ne kete teme.


Nuk mallkohet kombi, vella. Qofshin mallkauar ata te cilet mallkojne kombin e vet. Pastaj, mungojne faktet.

__________________
Dashurohem ndersa tjetra lendohet dhe vuan.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Mars 2012 14:58
F_xhunior nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė F_xhunior Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me F_xhunior (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: F_xhunior Shto F_xhunior nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto F_xhunior nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
raid
Veteran ne forum

Regjistruar: 01/02/2012
Vendbanimi:
Mesazhe: 1139

Vallaj edhe nje komb te mbushur me budallenj, s'ke c'e do!!

__________________
mir..

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Mars 2012 17:36
raid nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė raid Kėrko mesazhe tė tjera nga: raid Shto raid nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto raid nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
RAIMONDI
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2007
Vendbanimi: ...prapa diellit...
Mesazhe: 3492

Citim:
Po citoj ato që tha F_xhunior


Nuk mallkohet kombi, vella. Qofshin mallkauar ata te cilet mallkojne kombin e vet.



Bravo!

__________________
Cdo gje shqiptare esht e dashur per mua

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Mars 2012 04:37
RAIMONDI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RAIMONDI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RAIMONDI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RAIMONDI Shto RAIMONDI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RAIMONDI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
RAIMONDI
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2007
Vendbanimi: ...prapa diellit...
Mesazhe: 3492

Citim:
Po citoj ato që tha raid
Vallaj edhe nje komb te mbushur me budallenj, s'ke c'e do!!


Shqiptaret jane kombi me IQ me te larte ne Europe dhe te dytit ne bote pas Kinezeve, sipas sondazhit qe 10 vjet qe e zhvillon USA dhe EU --
Keshtu qe ajo qe thua ti nuk eshte e vertete

__________________
Cdo gje shqiptare esht e dashur per mua

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Mars 2012 04:39
RAIMONDI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RAIMONDI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RAIMONDI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RAIMONDI Shto RAIMONDI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RAIMONDI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
raid
Veteran ne forum

Regjistruar: 01/02/2012
Vendbanimi:
Mesazhe: 1139

Kujdes: ky mesazh pėrmban ofendime ose mungesė respekti. Postuesi ėshtė i lutur tė pėrmbahet.

Ke ndonje material online per kete?

p.s.
E kisha me ate tipin qe i ke bere bravo. Shyqyr qe kombi nuk eshte i mbushur me dallkauke si puna e tij, se IQ-ja pastaj do ishte me poshte se e gomarit.

__________________
mir..

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Mars 2012 05:08
raid nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė raid Kėrko mesazhe tė tjera nga: raid Shto raid nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto raid nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
F_xhunior
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 14/02/2012
Vendbanimi: Skandinavia
Mesazhe: 523

Citim:
Po citoj ato që tha raid
Ke ndonje material online per kete?

p.s.
E kisha me ate tipin qe i ke bere bravo. Shyqyr qe kombi nuk eshte i mbushur me dallkauke si puna e tij, se IQ-ja pastaj do ishte me poshte se e gomarit.



Per sa i perket pyetjes qe i ke bere Raimondit, nuk do te duhet material - vetem ndiqme mua.

Ateist mooo porsi kafsha!

__________________
Dashurohem ndersa tjetra lendohet dhe vuan.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Mars 2012 14:59
F_xhunior nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė F_xhunior Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me F_xhunior (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: F_xhunior Shto F_xhunior nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto F_xhunior nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
oliinter
Veteran ne forum

Regjistruar: 01/10/2004
Vendbanimi: brunssum netherland
Mesazhe: 3833

nuk eshte e vertete por eshte nje trillim i vertete, Sistemi i vet NATO nuk te lejon nje gje te tille.

futja kot lajm i lodhur

__________________
pulave ju ka hije te kakarisin vetem ne kotec!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Qershor 2012 14:16
oliinter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė oliinter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me oliinter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: oliinter Shto oliinter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto oliinter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 07:58 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia > NATO: Shqipėria i shet sekretet e aleancės te serbėt e ruset!

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.