Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia > Titulli "Dėshmor i Atdheut", pėr emigrantin shqiptar qė vdiq si hero nė Irak... Vlerėsimi i Temės: 10 votime, mesatarja 3.60.
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
mayday
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 13/01/2004
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 50

Titulli "Dėshmor i Atdheut", pėr emigrantin shqiptar qė vdiq si hero nė Irak...

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re 28janar2004-ervin dervishi.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 1121 herė.

Lufta guerile ne Irak i ka marre jeten edhe nje djaloshi shqiptar, i cili ka mbetur i vrarë të shtunën së bashku me dy ushtarë të tjerë amerikanë. Ervin Dervishi 22-vjecari nga Tirana, qe sherbente ne rradhet e ushtrise amerikane prej me shume se 1 viti, eshte vrare ne rruget e Baxhit, ndersa patrullonte se bashku me ushtare te tjere amerikane. 5 vjet me pare familja Dervishi kishte fituar llotarine amerikane duke u vendosur ne Dallas te Teksasit. 3 vjet pas vendosjes ne Shtetet e Bashkuara, djali i madh familjes Dervishi vendos te hyje ne kembesorine amerikane, duke sherbyer fillimisht ne shtetin e Teksasit dhe me pas iu bashkua ushtareve qe u nisen drejt Irakut. Autoblindi i tij, i tipit Bradlei u godit nga nje predhe e guerilasve irakene. Keshtu familja e cila priste kthimin e Ervinit ne muajin mars, mori lajmin e kobshem nga nje oficer i ushtrise amerikane. Lajmi i vdekjes erdhi edhe tek te afermit ne Tirane, ku ushtari i ri mungonte prej 2 vjetesh. “E morëm vesh lajmin e hidhur nëpërmjet njoftimit të një oficeri amerikan”, thotë njëri prej të afërmve të Ervinit, i cili në duar mban fotot e 22-vjecarit me veshjen ushtarake. Ushtare amerikane kane bere nje demonstrim ushtarak perpara shtepise se Ervinit ne Dallas, nderkohe qe familjaret presin kthimin e trupit te tij, qe aktualisht gjendet ne nje baze ushtarake ne Gjermani. Departamenti amerikan i mbrojtjes po interesohet qe ne varrimin e heroit te marrin pjese edhe familjaret nga Shqiperia. Ervini sherbente ne divizionin e 4 te kembesorise amerikane dhe ishte i pranishem edhe ne arrestimin e Sadam Huseinit. Lajmi i vrasjes se Ervinit eshte publikuar nga disa agjensi lajmesh te cilat nuk kane hezituar ta cilesojne edhe si heroin e Irakut. Nderkohe qe endrra e tij per t’u bere agjent i FBI-se mbeti e pa realizuar.

FILLESA

Një llotari emigracioni në ambasadën amerikane në Shqipëri ishte ajo që solli familjen Dervishi në zonën veriore të Teksasit në prill të vitit 1999. Tre vjet më pas, Ervin Dervishi, djali i madh i familjes hyri në ushtrinë amerikane për të realizuar ëndrrën e tij si paqeruajtës. Marinsi 22-vjeçar vdiq të shtunën gjatë patrullimit në qytetin Baji të Irakut, kur një raketë e telekomanduar goditi makinën me të cilën ai udhëtonte. Ai u dërgua menjëherë në spitalin ushtarak të zonës, ku vdiq më pas. Ervini hyri në radhët e ushtrisë amerikane në tetor të vitit 2002. Ai mori pjesë në trajnime të rëndësishme në Gjeorgji dhe u vendos më pas në Fort Hood, ku u caktua në kompaninë B, batalioni i Parë i Regjimentit të 22-të, në Divizionin e katërt amerikan. Dervishi ishte i pranishëm në arrestimin e Sadam Huseinit. Në familjen e ushtarit shqiptar të vrarë nën flamurin amerikan edhe gjatë ditës së djeshme ka vazhduar ceremonia mortore sipas zakoneve shqiptare. Njerëz të shumtë, shume prej tyre të panjohur më parë nga familja Dervishi, i kanë shprehur familjes ngushëllimet e tyre dhe janë munduar t'i gjenden pranë në këtë ditë. Saimir Dervishi vëllai i Ervinit në një intervistë për NEWS 24 tregon se si Ervini hyri në ushtrinë amerikane dhe se si ai kishte shkëlqyer si futbollist i ekipit të shkollës së tij. Si e morët lajmin për fatkeqësinë që i kishte ndodhur Ervinit në Irak? Atë natë që e kanë dhënë televizorët në kemi qenë në gjumë. Mamaja ishte zgjuar dhe sikur ia ndjeu zemra, pasi në lajmet nuk jepeshin hollësira dhe identitetet e sakta. Në orën 5.00 të mëngjesit na erdhi një oficer dhe ateherë e morëm vesh lajmin. Cili ishte reagimi i autoriteteve pasi morët vesh lajmin? Autoritetrt, nuk e di çfarë të them. Këtu s'duan t'ja dinë fare. Na kanë komunikuar se u vjen keq për atë që i ndodhi dhe na ofrojnë lekë që, sipas tyre, i meriton. Por çfarë na duhen ato para tani që Ervini nuk është më. Si iku Ervini ushtar? Ne kishim lëvizuar nga fshati ku ishëm vendosur në fillim për këtu në qytet. Edvini ka pasur shumë dëshirë për të vazhduar studimet, por e la për më vonë dhe shkoi ushtar. Pasi kreu karantinën qëndroi për dy javë në shtëpi. E dinte që shkonte në Irak. U nis dhe ne kishim 8-9 muaj pa e parë. A mbanit kontakte me Ervinin? Flitnim në telefon me të. Mua më merrte më shpesh. Ishte shumë i tmerruar nga ato që shihte andej. Çfarë thoshte për situatën atje? Këtu është tmerr i vërtetë vëlla, më thoshte. Këta janë njerëz të egër, nuk merren vesh se çfarë janë, burra dhe gra të veshur njësoj. Dukej shumë i shqetësuar kur fliste. Na ka tregur shumë histori të tmerrshme që ndodhnin andej. Nuk kishim çfarë të bënim tjetër, por luteshim dhe mendonim ishalla nuk e kemi kismet ne. Por ja ku na ndodhi… Çfarë donte të studionte Ervini? Ai donte të studionte për polici. Këtë e ka pasur pasion që në moshë të vogël. Edhe këtu ka kryer një kurs policie. Efektivi i ushtrisë amerikane, 21 vjecari Ervin Dervishi do jetë edhe "Dëshmor i Atdheut" në Shqipëri. Propozimi është bërë dje nga ana e Kryeministrit Nano dhe duket se ka marrë miratimin e gjithë qeverisë për ti dhënë Ervin Dervishit, që humbi jetën në një sulm në Irak, "Dëshmor i Atdheut". Lajmi për vrajsen e shqiptarit të parë në Irak u përhap menjëherë në Shqipëri ku familja e marinsit të vrarë kishte jetuar deri në vitin 1999 para se të largohej në drejtim të SHBA me anë të një llotarie amerikane. Motivacioni i këtij titulli duket se ka qenë kontributi i të riut shqiptar, emigrant në SHBA në favor të paqes në botë. Ervin Dervishi ishte pjestar i forcave amerikane që veprojnë në Irak deri të shtunën e 24 janarit kur autokolona në të cilën ai udhëtonte u sulmua nga guerilasit irakenë, duke i marrë jetën dëshmorit të parë shqiptar në lutën e Irakut.

CV - Ervin DERVISHI

Lindi në Tiranë më 1981
Në vitin 1999, emigroi në SHBA së bashku me familjen
Familja Dervishi u vendos fillimisht në Ëaxahachie
Në maj të vitit 2002 ai u diplomua në shkollën “Western Hills”
U shpall lojtari më i mirë i shkollës në futboll, gjatë vitit 2000-2001
Në tetor të vitit 2002 u fut në ushtri
Dervishi u rregjistrua në Kompaninë B, të batalionit të parë,
regjimenti 22 i këmbësorisë të divizionit të katërt.
Ervin Dervishi ka marrë pjesë në operacionin për arrestimin e Sadam Hysein
Vdiq të shtunën, gjatë një sulmi me granatahedhës në Baji

Tabela

514 amerikanë të vrarë në Irak
Që nga 20 marsi kur kanë nisur operacionet ushtarake në Irak
Kanë vdekur 517 ushtarë amerikanë
Nga këta 358 të vrarë në luftime armike
159 të vdekur jo në luftime
Që nga 1 maji, kur ka mbaruar lufta e madhe në Irak
Kanë vdekur 376 ushtarë amerikanë
Nga këta 240 ushtarë të vrarë në sulme armike
136 të vdekur jo në luftime
Që nga fillimi i operacioneve 20 mars
Janë plagosur 2541 ushtarë amerikanë në luftime
Të plagosur në incidente janë 399
Të vrarë britanikë 55
Italianë 17
Spanjollë 8
Bullgarë 5
Tajlandezë 2
Danezë 1
Ukrainas 1
Polakë 10

Situata dje-27 Janar 2004

Tre ushtarë dhe dy punonjës të CNN vriten në Irak

Tre ushtarë amerikanë i janë shtuar dje listës së viktimave të luftës në Irak. Sipas të dhënave, cituar nga “Rojteri”, ushtarët amerikanë u vranë gjatë një sulmi me bombë në anë të rrugës në qytetin Khaldiya në Irak. Gjatë këtij sulmi një tjetër ushtar amerikan ka mbetur i plagosur. Dy persona, staff i CNN janë vrarë dje në Irak dhe një tjetër është plagosur gjatë një sulmi. Lajmi u bë i ditur nga vetë CNN, cituar nga “Rojteri”. “Duraid Isa Mohammed, përkthyes dhe njëkohësisht producent, si dhe Yasser Khatab, shofer, janë qëlluar për vdekje kur po ktheheshin në Bagdad në një autokolonë prej dy makinash”, njofton CNN. Ndërsa kameramani i CNN Scott McWhinnie u qëllua me një plumb në kokë. “Dy nga kolegët tanë u vranë gjatë një prite në periferi të Bagdadit, tha një prezantues i CNN dje pasdite. “Ata po ktheheshin për në Bagdad me dy makina kur sulmuesit hapën zjarr. Një nga kameramanët tanë... i cili ishte në mjet u prek gjithashtu nga një plumb në kokë. Ai po kurohet”, -bën të ditur njoftimi, cituar nga “Rojteri”.
Vrasjet ndaj paqeruajtësve si dhe ndaj të huajve në Irak vazhdojnë, pavarësisht nga kapja e liderit të guerilëve, ish -presidentit irakian Sadam Huseinit. Guerilët vazhdojnë të kryejnë sulme sporadike, duke krijuar një situatë tejet të pastabilizuar në vend.
Ndërkohë Ministria britanike e Mbrojtjes ka njoftuar se një ushtar britanik është vrarë dhe një tjetër është plagosur gjatë një aksidenti rrugor afër qytetit Amarah në Irak. Kjo ngjarje që është bërë publike dje, ka ndodhur ditën e premte të javës së kaluar.

__________________
Shpesh here njeriu "qahet" per lirine e fjales te cilen e ka, por rralle here flasin per te verteten...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Janar 2004 09:25
mayday nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė mayday Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me mayday (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: mayday Shto mayday nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto mayday nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Admirali
ITSD Engineer

Regjistruar: 07/01/2003
Vendbanimi: Durrės
Mesazhe: 2298

Hmmm

Nuk arrij te kuptoj se perse duhet t'i jipet titulli "Deshmor i Atdheut". Nuk shoh se cfare ka bere per ta merituar nje nder te tille. Ne fund te fundit, moralisht ata ushtare qe jane ne Irak jane pushtues, pasi sulmuan nje vend sovran me nje udheheqes te zgjedhur po prej irakeneve, dhe qe ishte legjitim ne drejtimin e shtetit. T'i japesh titullin "Deshmor i Atdheut" nje ushtari "pushtues", nuk me duket aspak e drejte, madje cfare beri ai per Shqiperine? Mos valle dha jeten per mbrojtjen e Shqiperise?


Gjithsesi keto paradokse ndodhin vetem ne Shqiperi, ku cudia me e madhe 3 dite zgjat.

__________________
Quis custodiet ipsos custodes?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Janar 2004 21:40
Admirali nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Admirali Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Admirali (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Admirali Shto Admirali nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Admirali nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Lol, Admiral me stimulove nje pyetje.

Mendoj se pyetja e duhur eshte, pse duhet te shpallet Deshmor i Atdheut (pra Shqiperise) nje ushtar i ushtrise amerikane, i derguar nga qeveria amerikane per te luftuar ne emer te SHBA-se.

Nese ishte ushtar nen flamurin shqiptar atehere une jam keqkuptuar dhe terhiqem.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Janar 2004 06:06
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Endri
Moderator

Regjistruar: 02/01/2003
Vendbanimi: Today
Mesazhe: 1498

Ishte ushtar i forcave amerikaneve.

Mjafton respekti per punen qe beri dhe mos e beni kete teme nje polemike mbi njerez te vdekur ne vend te shprehni ngushullimet e tua.

Ai skishte pasaporte Amerikane dhe prandaj ka qene nje arsye qe u fut ne Ushtri per te marre nen-shtetesi Amerikane.


Sot po beni deshmore ne Shqiperi ish-kriminela.

Ai "atdheu juaj" e vrau kete djal qe shkoji rrugeve te Amerikes per te shpresuar nje jete me te mire . Larg nga vendi i tij sepse politikanet e korruptuar zoterojne cdo aspekt te jetes sone duke na infektuar dhe ne me helmin e tyre.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Janar 2004 06:29
Endri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Endri Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Endri (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Endri Shto Endri nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Endri nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
mayday
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 13/01/2004
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 50

Post

Nje e vertete e tmerrshme...Ne fund te fundit a ishte shqiptar?!

Ai ushtar ishte pjese e forcave amerikane paqeruajtese, ndonese nuk ishte pjesetar i Forcave "Pushtuese" shqiptare ne Irak apo jo?!...
E para, nuk kemi ne, se pse te kritikojme per nje gje te tille Qeverine shqiptare, qe e shpalli "Deshmor", ne fund te fundit nje shqiptar (100% shqiptar)!?
Pse duhet te paragjykojme dhe te arrijme ne semitizem apo etnicitet, kur ne fund te fundit ai ngelet dhe ka ngelur me shtetesi shqiptare, ndonese me Kombesi Amerikane, - i asaj qeverie qe ndoshta i kushtoi me shume vemendje atij personi...
Nga ana tjeter jam dakort me dike qe permendi, qe "amerikanet vajten si pushtues", por nuk duhet harruar edhe roli kunder terrorizmit (motto-ja e luftes: Shkaterro dhe fshij cdo gje nga faqja e dheut ne periudhe lufte...). Nqs ajo qe i ndodhi Amerikes (atij shteti qe te vret, te ekstradon apo shpall lufte nje vendi, per nje problem qe ka X ne Bregun e Fildishte, Guatemala, Nikaragua apo gjetke...).
Me duket korrekte dhe me vend qe shteti shqiptar ka filluar te marre ngjyra nacionaliste (dhe jo anarshiste!), pasi pas 50 vjetesh qe i dhame dekorata te ndryshkura popullit...tashme po jepen ato "Deshmor i Atdheut". eshte ne fund te fundit nje nder qe ai ishte SHQIPTAR!!!!.
Nuk do te ishte njesoj...(nqs largqofte) do te vritej nje ushtar shqiptar ne Irak?! (persa i perket ceshtjes se Irakut nuk mund te themi se zoterojme nje fushe politike dhe gjeopolitike te gjere qe te mendojme nese ishte apo nuk ishte e drejte pushtimi i Irakut!. Pastaj cte drejte kane ata persona kamikaze te vrasin njerez...qofte edhe te afermit e tyre ne Bagdad, Tikrit, Falluxha, Kerbela etj.etj.)

__________________
Shpesh here njeriu "qahet" per lirine e fjales te cilen e ka, por rralle here flasin per te verteten...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Janar 2004 10:47
mayday nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė mayday Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me mayday (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: mayday Shto mayday nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto mayday nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
déją-vu
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/02/2003
Vendbanimi: Tortoreto Lido
Mesazhe: 940

Pershendetje

Para disa javeve ne Genova(Itali),humbi jeten nje djale i ri i cili vdiq nen shembjen e nje ndertese te re qe po ndertohej(ai punonte aty) ne afersi te portit te atij qyteti.

Jam kurioz te di nese vertet qeveria shqipetare ka denjuar te beje diçka ndaj ketij personi.
------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Me kete dua te them qe shteti shqipetar duhet te ndergjegjesohet mbi shtetasit e vete kudo jane....por jo te mbuloje me dafina dike qe minimalisht nuk beri asgje per te merituar ate vleresim!

Tek e fundit siç kane thene edhe te tjeret me siper ai shkoi dhe luftoi nen flamurin e nje shteti tjeter.....nuk shikoj arsye ti jepet nje vleresim i tille.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Janar 2004 12:32
déją-vu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė déją-vu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me déją-vu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: déją-vu Shto déją-vu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto déją-vu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
mayday
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 13/01/2004
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 50

Per Insomnine:Po, nqs ai do te kishte rene deshmor i Shqiperise ne Irak?!

Nuk do te ishte njesoj sikur ai te kishte rene deshmor i Shqiperise ne Irak (pasi edhe Shqiperia ka komando atje..nqs e dini mire, ka 70 trupa Komando te Zallherit!) apo deshmor i Amerkes ne Irak?!. Nqs ai do te mbante flamurin shqiptar cdo te ndodhte (kishin bere gabim qe ia dhane kete titull!?)?!
Pra, nje jete e humbur ka rendesi me shume se mbajtja e nje flamuri lart (kur topiku-qellimi- i tyre ne ate vend lufte eshte te sulmojne dhe te shkaterrojne kamikazet!!!)!?
Atehere...cfare mendimi keni KUR nje shqiptar do te ngrinte lart flamurin GREK gjate Dites Kombetare te Greqise, apo edhe disa te tjereve qe ngrene lart flamurin grek pergjate olimpiadave helene?!...A nuk eshte njesoj si ideollogji?!...
...Ne fund te fundit gjithe gazetat amerikane si "Dallas Day News"..etc. e perdoren subjektin e shkrimeve te tyre si VDEKJA E NJE SHQIPTARI!!!...
Pra deri ketu e qarte ku dua te dal?!!!
p.s./ jam deri diku dakort me nje nick, i cili theksoi se shteti shqiptar nuk ua krijoi kushtet dhe prandaj kane ikur...Do te dalim ne histori te tjera dhe sdo te gjejme fund...Pra duen menduar te gjitha pasojat!
Mos duhet te rrinte duarkryq Shqiperia, ne kete vrasje?!!!
Pastaj, ju po te kishit pasaporte amerikane (pra te ishit emigrant ne Amerike-me llotari apo me nje menyre tjeter...) si do te futeshit tek forcat paqeruajtese shqiptare...???!!!!!!!!
eshte pak a shume e thjeshte idea...

__________________
Shpesh here njeriu "qahet" per lirine e fjales te cilen e ka, por rralle here flasin per te verteten...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Janar 2004 12:46
mayday nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė mayday Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me mayday (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: mayday Shto mayday nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto mayday nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
mayday
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 13/01/2004
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 50

Lexoni edhe pak kete shkrim i publikuar sot nga dy koleget e mi te Panorames...

Nuk e kanë pritur që edhe atje në shkretëtirë, kur mendonin se ishin të vetmit që flisnin shqip, do të takonin të tjerë bashkekombas, që, edhe pse me tjetër uniformë, flisnin të njëjtën gjuhë.

Madje, mes tyre kanë takuar edhe një hero. Vilson Aldeda, pjesëtar i kompanisë së parë Komando në Irak, tregon takimin me Ervin Dervishin, shqiptarin e vrarë të shtunën që kaloi në Tikrit më 19 prill të vitit të kaluar. Kur përmendet emri i tij, djaloshi me uniformë, që ka kaluar me dhjetwra situata të vështira, fshin sytë me njërën dorë. Ervini ishte ai që u dha kurajo në momentin që do të shkelnin atje ku bëhej luftë e vërtetë. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Vilsoni rrëfen momentet e takimit dhe mbresat që i la Ervin Dervishi, heroi i parë shqiptarë në Gjirin Persik.

Para katër ditësh, në Irak, u vra një shqiptar, që luftonte në ushtrinë amerikane, mësuam se ju dhe shokët tuaj e keni njohur?
Po, Ervinin e kemi takuar në Irak, pak kohë para se të nisnim misionin tonë. Ai ishte ushtar në Divizionin 4-ët dhe po kthehej nga Bagdadi, pasi kishte kryer një mision atje. Kishte hyrë në Irak me forcat e para luftuese dhe ishte pjesë e një divizioni me tradita.

A mbani mend ndonjë detaj të këtij takimi?
Po, e mbaj mend shumë mirë. Jemi takuar më 19 prill të vitit 2003. Ne ndodheshim në radhë pranë gabinës telefonike, duke pritur të flisnim në telefon me familjet në Shqipëri. Ai, pasi kishte parë flamurin, u afrua vetë dhe na foli shqip. “Shqiptarë jeni”, pyeti, ne iu përgjigjëm dhe e pamë të habitur, ai na shtrëngoi dorën të gjithëve, njëri pas tjetrit dhe na tregoi se vinte nga Tirana.

Çfarë biseduat me Ervinin?
Ai na tha se si kishte shkuar në Amerikë, me anë të llotarisë dhe se si ishte regjistruar në ushtrinë amerikane. “Gjithmonë kam dashur të bëhesha ushtarak, na tha, edhe po të kisha qëndruar në Shqipëri do të isha regjistruar në ushtri, pasi e kam me pasion”. Më pas na pyeti për Shqipërinë.

Çfarë përshtypjesh iu la?
Ishte një djalë shumë i mirë, i qeshur dhe i dashur. Edhe pse kishte kohë që ndodhej në Amerikë, fliste shqip shumë mirë dhe u kënaq që na takoi.

Keni ndonjë kujtim prej tij?
Jo nuk morëm ndonjë gjë. Nuk bëmë as fotografi, pasi nuk kishim as aparat në ato momente. Ne i dhamë një stemë komandoje dhe një flamur shqiptar, që e kishim me vete. Mbaj mend që ai u përlot.

E takuat më pas herës së parë?
Po, ai vetë erdhi edhe një herë të dytë të na takonte, ndërsa ndodheshim në sheshpushimin tonë. Ai na foli për gjendjen e rrugës për në Bagdad, pasi kishte qenë aty më parë dhe kishte marrë pjesë në luftimet e para, që u zhvilluan në këtë vend. U mundua të na ulte tensionin, duke na treguar se nuk kishte shumë rreziqe, dhe nuk duhej të trembeshim. Mbaj mend që e dëgjonim mirë atë që na tha ai dhe se na hynë në punë, më pas kur marshuam drejt Bagdadit. Vërtet që fjalët e tij na dhanë kurajo.

Ervini është varë para disa ditësh në Irak, çfarë ndjeni pas kësaj?
Fakti që e njihnim dhe për më shumë që ishte shqiptar, na bënë të na vijë keq. Sepse ai ishte në të vërtetë një djalë dhe njeri shumë i mirë. Edhe pse u takuam vetëm dy herë, e mbajmë mend mirë, një nga të paktët persona që na mbeti në mendje gjatë misionit tonë në Irak.

Ju keni qenë në kompaninë e parë komando shqiptare në Irak, a keni ndonjë përshtypje të veçantë prej andej?
E kam të vështirë të dalloj një moment të qëndrimit tim atje. Gjithçka ka qenë nën presionin dhe ato që të jep lufta, ku gjëja kryesore ishte t“ia dilje mbanë.

Ka patur ndonjë moment që nuk do donit të ishit në Irak?
Jo, këtë e them me plot bindje, atje nuk ke kohë të bëhesh pishman, e vetmja gjë që të duhet është të kryesh misionin që ke marrë përsipër. Kur i del në ballë një rreziku dhe arrin ta kapërcesh me sukses atë, gjithçka që ka lidhje me të duket e lehtë. Është e vështirë të flasësh për situata të rënda, pasi kur shikoj pas më duken të lehta.

A keni patur raste të përballjes me armë me irakenë?
Po, kam qenë në një rast të tillë, kur patrulla jonë u qëllua me armë nga një person. Ne sapo kishim lënë makinën, disa metra më tutje, për të vazhduar patrullimin në këmbë. Ishte natë dhe, megjithëse ishim të pajisur me dylbi për natën, nuk arrinim të shquanim kundërshtarin, që ishte vendosur mbi një kodër, në mënyrë të atillë që as plumbat nuk e merrnin. Menjëherë sapo na qëlloi, u shtrimë në tokë dhe iu kundërpërgjigjëm, nuk arritëm që ta kapnim sepse ai ndodhej larg. Vetëm pak minuta më vonë disa metra më tutje, arritëm të ndalojmë një iraken të dyshimtë.



Endrra e shqiptarit
Vëllai i Ervinit: Tani do të shkoj unë në ushtri

FORT UORTH – Për Ervin Dervishin, t“i shpëtonte skamjes e varfërisë në Tiranë, Shqipëri, ishte gjëja më e lehtë. Gjithçka që familja e tij duhej të bënte ishte të fitonte një llotari amerikane. T“i shpëtonte Irakut, rezultoi më e vështirë. Kur shokët dhe miqtë e Vinit (siç e thërrisnin ata), po përgatisnin ceremoninë funerale, ata kujtuan një djalë të mirë, i cili e donte futbollin dhe që ëndërronte të bëhej oficer policie. Ai shpresonte se regjistrimi në ushtri, pasi kishte mbaruar studimet e mesme, në maj të vitit 2002 në “Uestern Hills High School” do ta çonte në një karrierë ushtarake. Ishte entuziast, pasi u regjistrua te divizioni i katërt i këmbësorisë në Fort Hood. “Të gjithë po qajnë për të,” thotë vëllai i vogël i Ervinit, Saimiri, 19 vjeç. Shumë nga të ardhurit kanë ardhur nga Shqipëria. “Qeveria shqiptare na mori në telefon duke na dërguar ngushëllimet më të ngrohta. Megjithëkëtë, ne jemi njerëz të thjeshtë, ata e kanë respektuar idenë që ne erdhëm këtu për t“u përpjekur të krijojmë një jetë më të mirë për veten tonë”. Vini ishte prezent edhe në kapjen e Sadamit më 13 dhjetor 2003, duke iu referuar atyre që thotë zonja Kim Beebe, sponsori i familjes për ardhjen në SHBA. Vini iu bashkua ekipit të futbollit dhe u votua si lojtari më i vlefshëm nga vetë shokët e tij të skuadrës. Trajneri i tij e tregon si një lider të vërtetë dhe lojtarë shumë të mirë. Komshiu dhe shoku i lagjes Maureen De Serio, i cili ka banuar në të njëjtin pallat me familjen Dervishi, e kujton Ervinin si një djalë të këndshëm, të qeshur dhe të zgjuar. “Vini – siç e thërrisnin atë - fliste shumë dhe i pëlqentë të dilte me vajza, por në fillim gjendej në vështirësi, derisa mësoi mirë gjuhën”, tha De Serio. “Dhe njerëzit e familjes së tij, ishin njerëz të mrekullueshëm. Nëna e tij bënte bakllava, dhe bisedonim shpesh. Vini ishte mysliman, por shkonte në shumë bashkësi të tjera, madje edhe kisha kristiane. Ai donte të fitonte eksperienca për vete, nuk kishte paragjykime dhe nuk njihte kufi në pikëpamjet e tij”, tha De Serio. Për trajnerin e ekipit të Fort Uorth, ai ishte tifozi nr.1. Trajneri Chuck Green, tregon se “S“kishte rëndësi se si dilnim ne me rezultat, ai do ishte gjithnjë aty prezent, ekipi i futbollit do ta kujtojë Ervinin para ndeshjes që ata do të zhvillojnë të martë që do të vijë”, tha Green. Ndërkohë që vëllai i vogël i Ervinit tha se do të vazhdonte në hapat e tij dhe do t“i bashkohej ushtrisë. Një përshtypje të mirë ka për shqiptarin edhe shefi i policisë së Maypearl, Nathan Bickerstaff, që tha se “ai kishte një dëshirë të zjarrtë t“u shërbente njerëzve në komunitetin e tij, dhe në fund, ai dha jetën për të mbrojtur SHBA-të”.
Marrë nga Star-Telegram

Në ushtrinë amerikane ka edhe shqiptarë të tjerë

Ervin Dervishi, që vdiq në krye të detyrës, nuk ishte as i pari dhe as i fundit ushtar shqiptar, në ushtrinë amerikane, që ndodhet në Irak. Sipas informacioneve që kanë komandot tanë, shumë shqiptarë, që kanë edhe familjen në Amerikë kanë hyrë në ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Edhe pse nuk ka shifra të sakta, duke qenë se këto informacione nuk bëhen publike, gjithsesi komandot tanë tregojnë se, përveç Ervinit, kanë takuar edhe shqiptarë të tjerë. Në përgjithsi, ata janë shprehur se edhe po të kishin qenë në Shqipëri do të zgjidhnin ushtrinë, dhe se për ta ishte e rëndësishme që ta kryenin misionin sa më mirë.

__________________
Shpesh here njeriu "qahet" per lirine e fjales te cilen e ka, por rralle here flasin per te verteten...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Janar 2004 12:56
mayday nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė mayday Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me mayday (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: mayday Shto mayday nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto mayday nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Trupat amerikane kanë zhvilluar sot një ceremoni për të nderuar kujtimin e Ervin Dervishit, shqiptaro-amerikanit, që u vra të djelën në Irak.
Dervishi ishte pjesëtar i Divizionit të katërt të Këmbësorisë amerikane. Ushtarët dhe komandantët e Dervishit vlerësuan shpirtin e tij luftarak dhe vullnetin për të marrë pjesë në cdo mision, pavarësisht rreziqeve.
Dervishi kishte emigruar së bashku me prindërit në Shtetet e Bashkuara në vitin 1999.
Sot trupat komando në Shqipëri kanë zhvilluar ceremoni përkujtimore në nder të Dervishit, që është shpallur "Martir i Kombit".
Në ceremoni kanë marrë pjesë ministri i mbrojtjes Pandeli Majko dhe ambasadori amerikan në Tiranë, Xhejms Xhefri.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Janar 2004 15:29
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
déją-vu
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/02/2003
Vendbanimi: Tortoreto Lido
Mesazhe: 940

Gjyshi im kishte 79 vjeç kur vdiq.Ne varrimin e tij morren pjese rreth 1.000 veta....kur u be 6-mujori gati 1/3 e atyre qe ishin ne varrim,ndersa kur u mbush nje vit,siç me thane te tjeret vetem te familjes.


E kuptoni qe te gjitha keto ''aktivizime'' qe behen mbasi ai i uruari humbi jeten jane si contorno per te thene :ja...jemi!!

Ju MayDay permendeni disa tituj gazetash qe e paskan lakuar kete histori...e atehere??
Tek e fundit jane thjeshte nje produkt...duhen shitur.
Nuk besoj se qellimet e tij kur u nis ne ate lufte kane qene te mbrapshta,ndoshta te siguronte me mire te ardhmen dhe pozicionin e tij ne Amerike.Dihet boterisht qe ata qe luftojne per ate shtet kane avantazhet e tyre dhe shihen me sy te mire ne shoqerine amerikane.E atehere??

Valle ky eshte nje motiv i mire qe shteti yne ta quaj ''Deshmor i Atdheut''??

Jam i mendimit qe shteti shqipetar vazhdon te shquhet per lepirje dhe nuk ka nje vije politike te shenuar vete por influencohet jo pak nga te tjeret.

Keni te drejte kur thoni deshmor....por jo deshmor i ketij atdheu sepse nuk ju cenuan as kufijte e as doli perballe ndonje ''invazioni''.

Lavdi deshmoreve!(Atyre te verteteve ama)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Janar 2004 17:36
déją-vu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė déją-vu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me déją-vu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: déją-vu Shto déją-vu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto déją-vu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 23:24 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia > Titulli "Dėshmor i Atdheut", pėr emigrantin shqiptar qė vdiq si hero nė Irak...

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.