Keni
Vezhgues
Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202
|
po qe se do ket ndonje te perseritur me thoni qe ta heq se gjith keto qe po themi nuk i mbajme me mend ca kemi shkruar.
Ai qe te bertet shume te del i mire ne fund.
Ai qe martohet heret dhe ai qe ngrihet heret jane te fituar.
Ai qe eshte shok me te gjithe, nuk eshte shok me asnje.
Ai qe di te beje lajka, di dhe te shpife.
Asnjeri nuk njihet profet ne vend te tij.
Aty ku nuk mer bija, e mer vija.
Babai puntor rrit femije dembele, mesuesi llafazan nxjerr nxenes memece.
Borxhlliu i keq te kerkon parate diten e Bajramit.
Budallai koken si njeri e ka, por kur flet, e merr vesh se c'mall eshte.
Budallai gjen fjalen, por nuk di se kur e ka gjetur, ndersa i zgjuari fjalen e budallait e fut ne xhep.
Budallai ka fat vetem ne perralla!
Burri eshte cadra e gruas.
Cdo hap drejt kultures, eshte hap drejt lirise.
Dashuria per rinine, si qumesht per femine.
Dashuria e tepert del hidherim.
Dielli eshte jorgani i te varfrit.
Di te vjedhe ai qe di te fshehe.
__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|