Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > Rugova: "Papa Gjon Pali I Dytė Ishte Njė Mik Dhe Atė Pėr Kosovėn"
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Rugova: "Papa Gjon Pali I Dytė Ishte Njė Mik Dhe Atė Pėr Kosovėn"

"Papa Gjon Pali II ishte një mik dhe Atë i madh për Kosovën dhe ka bërë shumë për lirinë e saj", ka thënë rreth mesnatës presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova në një deklaratë pas njoftimit se Papa Gjon Pali II ka ndërruar jetë.
"Me dhembje të thellë e morrëm lajmin për vdekjen e Atit të Shenjtë, Papa Gjon Pali II. Papa Gjon Pali II ishte një Papë i madh dhe një njeri i madh, që gjithë jetën e tij ia kushtoi paqes, lirisë dhe mirëkuptimit të njerëzimit. Ai e shënoi historinë me unifikimin e njerëzimit me besim në Zotin. Papa Gjon Pali II ishte një mik dhe Atë për Kosovën. Ai u lut shumë dhe ka merita të mëdha për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e vendit tonë, Kosovës", tha Rugova.
Presidenti i Kosovës tha se ndihej krenar që në cilësinë e presidentit të Kosovës kishte pasur nderin e madh ta takojë Atin e Shenjtë pesë herë që nga viti 1993 e deri më 2004 pas lumnimit të Nënës Terezë:
"Mbetet i paharrueshëm takimi im dhe familjes më 1999 gjatë luftës së Kosovës, kur u lirova nga arresti. Mund ta them sot me krenari se isha mik i një njeriu dhe Pape të madh. Kosova dhe shqiptarët në përgjithësi do ta kujtojnë si një atë të Shenjtë dhe të madh që ka bërë shumë për kombin, për vendin tonë Kosovën. Zoti e bekoftë Papa Gjon Palin II siç e ka bekuar."
Ndërsa, Dom Lush Gjergji, njëri nga shqiptarët që ndoshta më së shpeshti e ka takuar Kreun e Selisë së Shenjtë, tha se Papa Gjon Pali II ishte një mik i vërtetë i popullit tonë në të gjitha rrethanat, veçanërisht në momentet më të vështira të sprovave.
"Do të mbetet një kujtim i paharrueshëm fjala e madhe e tij thënë më 1981 pak para shpërthimit të ngjarjeve të Kosovës se “pas popullit tim polak, i tha Imozt Nikë Prelës dhe mua, “po ua shploj zemrën dhe po u them se më së tepërmi e dua popullin shqiptar, sepse keni vuajtur shumë dhe padrejtësisht dhe na e keni dhuruar Nënën Terezë”.
Dom Lush Gjergji tha se mbi të gjitha e kujtonte lumnimin e Nënës Terezë, me çka Papa deshi që në një mënyrë ta kurorëzojë pontifikatin e tij, duke i lidhur 25 vitet e tij si Papë, ditën botërore të misioneve dhe lumnimin e Nënës Terezë.
Duke evokuar kujtimet nga takimet e tij të shumta më Papa Gjon Palin II, të cilin e kishte njohur që nga koha kur kishte qenë kardinal i Krakovës në Poloni, Dom Lush Gjergji tha se Papa i kishte dhënë atij mundësinë të njoftonte gjithë kardinalët dhe mysafirët e pranishëm në një drekë zyrtare për gjendjen në Kosovë.
"Kur e përqafoi Nikë Prelën në karrocë i tha dhe këtë fjalë që më ka mbetur në zemër dhe në veshë “Kosova – shpresa jonë, Kosova-plaga jonë”
Dom Lush Gjergji tha se Papa atëbotë kishte ofruar që gjithë nunciaturat e Selisë së Shenjtë në botë, t’i konsideronim si përfaqësi diplomatike për të paraqitur të vërtetën që ndodh në Kosovë. Megjithatë, Dom Lush Gjergji në prononcimin për Evropën e Lirë, bërë vetëm pak çaste pasi Papa Gjon Pali II ndërroi jetë, duke e karakterizuar personalitetin e njeriut që për 26 vjet ishte në krye të Kishës Katolike, tha:
"Dëshira e Papës ishte të jetë një botë e re, një botë e drejtësisë, një botë e paqes dhe mbi të gjitha një botë e dashurisë. Prandaj, këto 26 vjet ai shërbeu Zotin, shërbeu Kishën, por mund të them se shërbeu mbarë njerëzimin dhe arriti të depërtojë edhe në Sinagoga, edhe në Xhamitë e vëllezërve myslimanë edhe kudo gjetiu, deri edhe në Kubën e Fidel Kastros"
Vdekja e Papa Gjon Palit II në Kosovë është pritur me dhimbje, ndërkohë që presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova mbrëmë në mesnatë ka ulur në gjysmështizë flamujt në rezidencën e tij në Prishtinë.

Evropa e Lire

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Prill 2005 18:05
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 03:49 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > Rugova: "Papa Gjon Pali I Dytė Ishte Njė Mik Dhe Atė Pėr Kosovėn"

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.