Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Diskutime te ngjarjeve nga bota > Ibrahim Rugova konvertohet ne fene e ...
Gjithsej 6 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Citim:
Po citoj ato që tha Laudrup
Feja pare ka qene Paganizmi po... por ama qysh ne Shekullin e pare ka pasur te Krishtere qe ndqinin besimet e Krishtit. Eshte e vertete qe vetem pas Shekullit te katert Krishterimi u be fe oficiale, dhe qysh ne Shekullin e VII prezenca e Krishtere... jo KATOLIKE, por e KRISHTERE... ka qene teper e forte ne Shqiperi.

Muslimanet kane ardhur kur erdhi pushtimi osman.
Dridhe like si te duash ti me ato tema mashtrime qe hap por kjo eshte e vertate, dhe duhet te jesh dhe ti KRENAR per keto origjina qe ke.




E rendesishme eshte qe edhe krishterimi erdhi si rezultat i prezences re Romakeve ne shqiperi e kete se mohon dot.

Ndersa faktori Islam ka qene prezent ne trejet tona shume me para se te vijne turqit.

faktet flesin keshtu nuk e them une.

Ndersa origjinen e kam te paster shqiptare dhe jam shume krenar.

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Prill 2004 14:57
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Laudrup
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 23/01/2004
Vendbanimi: New York
Mesazhe: 119

Cfar na thua keshtu more Indrit?
Shume me perpara. LOOOOOOOOL
Na kenaqe.
Shko shif papen e pare Pape Eleuterin, Shqiptar 179 AD, edhe pastaj flit brrockulla.
Arberit vllezerit e tu dhe te mi e lane pikerisht atdheun qe mos ktheheshin nga dhuna turke. Pse iken 200000 vete? mos harro ne vitet 1500 , nuk jane pak ata.

Hajde mos na flit brrockulla, jeni nje komunitet ne mazhorance ne Shqiperi mese i rrespektuar, por te ndryshoni historine, KURRE, KURRE nuk do lejoheni, ajo eshte KRENARIA JONE E PAPREKSHME.

__________________
Jemi djemtė e Skėnderbeut,
Qė i dalim zot atdheut
Ne sė bashku do tė fitojmė,
Shqipėrinė e bashkuar t’a ndėrtojmė.
Dhe Shqiponjat dy krenare,
Tė fluturojnė mbi trojet Shqiptare...!
- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -
Marre nga unionishqiperikosove

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Prill 2004 16:30
Laudrup nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Laudrup Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Laudrup (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Laudrup't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Laudrup Shto Laudrup nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Laudrup nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Degjo bre ti se po me lodh kot.
E para nuk iken 200 000 shqiptare por iken 20 000 nejse nje zero i shtove si shtove noj gje te madhe. Sipas historise qe kemi sot, nese shton zero apo gabon ne 100 vjet nuk ka asnje problem. Edhe ti ne kete krah flinke me duket.

Jam dakort me ty qe lane atdheun vellezerit e mij e te tute por ama ata nuk ishin te njohur me fene islame shume.
Ata nuk e dinin qe feja Islame ndalonte konvertimin me dhune, ata mendonin se do veprohej me ta ashtu sic vepruan serbomalazezet dhe dy prandorite romake qe i detyronin te beheshin here katolike e here ortakokse.

Pra me te vertete eshte per te ardhur keq per to qe lane vendin por ishte thjeshte mosnjohja e perimeve Islame.
Sa per historine qe mesohet ne shkolle une e barazoj me zero, imagjino ti mementi me kulminant nje nga ngjarjet me te rendesishme historike nuk eshte sqaruar ende, dikush thote se u cliruam me 28 ndersa dikush me 29 leri te tjerat pastaj.
Historia jone i dashur eshte bere nga ruset deshem sdeshem neve, na pelqeu apo jo.

Po ashtu edhe te krishteret e shqiperise jane nje komunitet i respektuar dhe tolerant pasi kurre nuk ka pasur ndonje grindje fetare mes nesh shpresoj te vazhdoje gjithmone keshtu.

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Prill 2004 09:58
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Laudrup
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 23/01/2004
Vendbanimi: New York
Mesazhe: 119

Ti je antikombetar dhe jo Shqiptar. Paskan ikur 20000? ja ke idene cfar po thua apo jo ? Te ishin 20000 do ishin asimiluar me kohe keto 500 vjet. looool

Skan pse te njohin fene islame qe ju fut me dhune nga Turqit.
Na thoni qe kur na sulmojn kemi te drejte Allahu me u vetembrojt, nderkohe pushtuat gjysmen e Evropes e mos ishte Skenderbeu Heroi yne kombetar do kishit perpire gjith Evropen.

Ik tani dhe mos na ndrysho historine se me ate jemi krenar, dhe i dalim botes perballe. Ti qe je Musliman vazhdo besimin tend, por por mos u mundo as te kthesh njerezit, as te na flasesh per perhapje paqesore, dhe si rrjedhoje te na ndryshosh historine. Jeni 70 % me rregjistrimet e Italianit qysh ne kohen e pushtimit, dhe aq rrini shtohuni beni cte donit, por HISTORINE E KOMBIT MOS E PREKNI ME DORE.

__________________
Jemi djemtė e Skėnderbeut,
Qė i dalim zot atdheut
Ne sė bashku do tė fitojmė,
Shqipėrinė e bashkuar t’a ndėrtojmė.
Dhe Shqiponjat dy krenare,
Tė fluturojnė mbi trojet Shqiptare...!
- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -
Marre nga unionishqiperikosove

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Prill 2004 20:00
Laudrup nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Laudrup Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Laudrup (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Laudrup't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Laudrup Shto Laudrup nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Laudrup nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Laudrup & indrit2004

Menoj se ka ardhur koha qe mo ti fryni me zjarit se sa meshum te ndizet aq me shume do digjeni.
Ju lutem qe te dyve qe te diskutoni me qetesi dhe fakte dhe jo me hamendje. Hisoria do fakte indrit dhe jo hamendje dhe fjale ne ere.
Kur them indrit them dhe Laudrup.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Prill 2004 01:47
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Laudrup.

A sme tregon nje here pse jam antishqiptar?
Mos valle pse nuk ofendoj 90% te shqiptareve muslimane?
Nese do pranojme se Islami eshte futur me dhune duhet te pranojme se te paret tane kane qene lepuj frikacake qe e nderrjne fene nga frika.
Atehere shiko kush na eshte antikombetar i dashur.

Shqiptaret e pranuan fene islame pasi ajo sherbeu si mburoje ndaj asimilimit greko-sllav.
Gjithesesi bashkekombes duhet te dish se sa kam lexuar une rreth kesaj ceshtje ti nuk do te lexosh as per gjithe jeten.

Sa per emigrimin e shqiptareve ne kalabri e sicili ka qene 20 000 e jo 200 000 pasi ne viten 1500 numri i shqiptareve ka qene shume i vogel.

Ti thua hajde babe te tregoj kufinjte mos diskuto ne histori me mua pasio deri diku eshte profesjoni im i dashur shih ndonje tjeter aspekt ku je me i forte.

Keni. E para punes ketu nuk duhen fakte pasi po flitet jashte teme, teme ben fjele per nje konvertim te tjerat dolen gjate rruges, eshte e drejta jote ti prishesh ose ti lesh postet.
Indriti.

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Prill 2004 07:59
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Laudrup
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 23/01/2004
Vendbanimi: New York
Mesazhe: 119

200000 eshte numeri me i paket qe ekziston qe ta kam dhene un vete ty, pasi numuri i pranuar nga historianet eshte te pakten 250000. Eshte koloni arbereshe more djalosh, dhe jo lagjja e Xhamllikut qe u shperngul ja ke idene shifrave apo jo?

Sa per 90 % e kam thene une, jepu doren se te merrni krahun ju. Qe ta dish ti ne Shqiperi mbi 80 % e atit 70 %(me regjistrimet e italianit ne kohen e luftes) as nuk ja ka idene riteve Muslimane, as nuk lexon as Kuran e asgje. Kjo pasi jane kthyer dhe plus pasojat qe regjimi komunist ka lene ne ate vend. Ti dhe shoket e tu te shkolluar ne Siri e ne vendet Arabe keni ardh me i fry ne vesh ati populli fukara qe ska pune e ca te haj, dhe feja i mungon. Kshu qe leri menjeane shifrat absurde.

Sa per friken dhe rrezikun serbo-grek e ke tejzmadhuar. Ne ate kohe, te pakten Serbet ishin duke luftuar me ushtrite osmane e jo me ne. Greket ishin ata qe ndan pazarin(pasoja qe sot ke nje pjese te madhe Orthodhoksesh) me turkun.
Shqiptaret nuk kane frik, pasi luftuan denjesisht dhe mbrojten fene e Arberit, fene e tyre dhe te gjith perendimit. Ata jane heronj, qe rane, dhe menyra se si ti flet(frikacak gjasme)... verteton ose se ti je nje kolone turk, qe ata sot e kesaj dite bucasin dhe thone se gjith muslimanet e shqiperise jane kolone turq, ose ti je shume krenar per fene islame qe u fut me dhune dhe me djegje ne ate vend.

Ne te dy rastet vertetohet antikombtarizmi jot.

Keni, si administrator qe je, do beje mire qe shkrime te tilla qe hedhin balte mbi kombin Shqiptar mos lejoheshin hic ne forum, pasi kane si qellim percarjen tone kombetare dhe asgje me teper. Me fene Islame skam asgje kundra, por e bardha eshte e bardhe dhe e zeza e zeze. Historine mos e prek se per ate mbaroj, dhe jam krenar qe ne ate vend po dalin nje sere librash dhe nga shkrimtar musliman qe po vertetojn origjinat tona dhe kthimin e dhunshem.

Secili ne kete bote zgjedh fene e tij(edhe pse Muslimanet e mbajn veten super- te persektuar), por ambienti qe kjo zgjedhje behet duhet te jete i pakorruptuar ndaj nje rreziku per shtremberim te historise aq me teper ate tonen.

__________________
Jemi djemtė e Skėnderbeut,
Qė i dalim zot atdheut
Ne sė bashku do tė fitojmė,
Shqipėrinė e bashkuar t’a ndėrtojmė.
Dhe Shqiponjat dy krenare,
Tė fluturojnė mbi trojet Shqiptare...!
- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -
Marre nga unionishqiperikosove

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Prill 2004 08:16
Laudrup nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Laudrup Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Laudrup (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Laudrup't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Laudrup Shto Laudrup nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Laudrup nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

MOMENTE TĖ KALIMIT NĖ ISLAM TĖ POPULLSISĖ SHQIPTARE NE SHEKULLIN XV-XVII

Ferit Duka

Kontaktet e para të shqiptarëve me Islamin dhe gjurmë të islamizimit të tyre dëshmohen relativisht herët. Në shekujt e mesjetës paraosmane tokat shqiptare, për hir të pozitës së tyre gjeografike, janë frekuentuar dëndur prej misionarëve të botës islame arabo-turke, qoftë për qëllime tregtare, qoftë për qëllime fetare apo ushtarake. Megjithatë, nën dritën e të dhënave historike, bëhet i padyshimtë fakti se islamizimi i popullsisë shqiptare si proces i tërësishëm filloi dhe u zhvillua gjatë periudhës së sundimit osman.

Fillimi i rimëkëmbjes ekonomike dhe shoqërore të qyteteve shqiptare në shekullin XV dhe në fillim të shekullit XVI përkon në kohë edhe me fillimet e procesit të kalimit në islam të popullsisë shqiptare qytetare 1.

Islamizimi i popullsisë së qyteteve shqiptare u realizua përmes dy rrugëve: e para, nëpërmjet islamizimit të vetë popullsisë qytetare; e dyta, përmes ardhjes në qytet të elementeve të islamizuar nga rrethina fshatare. Nevojat që kishte sunduesi osman për furnizimin e ushtrisë me produkte zejtare të gjithëfar'e'llojshme, bënin të domosdoshëm zgjerimin e përmasave të prodhimit zejtar, rrjedhimisht edhe përfshirjen në mekanizimin e këtij prodhimi të një numri gjithnjë e më të madh elementësh zejtarë. Për elementet ardhës nga rrethina fshatare islamizimi i tyre donte të thoshte lehtësim i hyrjes në qytet, pas së cilës ata fitonin statusin e "qytetarit' (shehërliut), status që i vendoste në një gjendje relativisht më të favorshme sesa ajo e mëparshmja 2.

Vërshimi i zanatçinjve fshatarë nëpër qytete u bë kështu një nga rrugët frytdhënëse të islamizimit të këtyre të fundit. Shembullin më të qartë të një dukurie të tillë e gjejmë në qytetet e Beratit dhe të Elbasanit. Në qytetin e Beratit në vitin 1583 janë regjistruar 185 zejtarë të islamizuar, të ardhur nga fshatrat Fratar, Tozhar, Gjeqar, Dobronik, Gjerbës, eq.. Në të njëjtin vit në qytetin e Elbasanit janë regjistruar 39 zejtarë të tillë. Fakti që një pjesë e zejtarëve të ardhur (haymanegān) në qytetin e Beratit, mbanin si mbiemra emrin "Abdullah" (rob i Zotit), tregon se kjo kategori ishte islamizuar rishtaz. Kishte edhe tregëtarë me emra të krishterë 3.

Sidoqoftë, edhe pse vërshimi i mjaft elementeve nga rrethina fshatare për në qytet luajti një rol jo të paktë në formimin e popullsisë muslimane të qyteteve (për disa qytete siç ishte Shkodra, roli i këtij faktori ishte vendimtar), merita kryesore në këtë drejtim i përket islamizimit graduai të vetë popullsisë së krishterë të qyteteve 4. Kjo vërtetohet kur shohim se nga fillimi i shekullit XIV deri në fund të këtij shekulli shtimi natyror i popullsisë së krishterë të qyteteve pakësohet së tepërmi, për arsye se një pjesë e kësaj popullsie rezulton të jetë kthyer në fenë islame. E rëndësishme është që të vihet në dukje edhe fakti që kontigjentin kryesor të bashkësive muslimane që shënohen në defteret osmane të regjistrimit nëpër qytete të ndryshme e formojnë elementët zejtarë 5.

Kjo do të thotë se procesi i islamizimit në qytete u përcaktua jo vetëm nga realiteti i ri supërstrukturor, por edhe nga mënyra e re e organizimit të veprimtarisë prodhuese prej pushtetit osman. Modelet islamo- orientale, që shërbyen si bazë për organizimin e prodhimit material, shkaktuan doemos ndryshime në strukturën konfesionale të popullsisë qytetare 6.

Përhapja e fesë islame në radhët e popullsisë qytetare u zhvillua shkallë-shkallë, ku mund të dallohen disa momente që karąkterizojnë evolucionin e këtij fenomeni. Të dhënat dokumentare japin mundësi që ky proces të vështrohet më kthjelltas në qytetin e Beratit. Sikurse u theksua më parë, defteri i përmbledhur i regjlstrimit të Sanxhakut të Vlorës (1506), kryeqëndër e të cilit ishte Berati, ende nuk shënon asnjë shtëpi të islamizuar për këtë qytet. Ndryshe paraqitet çëshqa në vitet 1519-1520, kur sipas defterit të hollësishëm të regjistrimit të sanxhakut të sipërpërmendur, në disa prej mëhallave të Beratit duken banorët e parë të islamizuar, një syresh me emrin Skënder e gjejmë në mëhallën Petko Mirko, një qetër me emrim Mahmud në mëhallën Jani (?) Han dhe dy të qerë me emrin Oruç në mëhallën Miho Ivan 7.

Më vonë, në vitin 1583 vihet re një përparim i ndjeshëm i procesit të islamizimit të popullsisë qytetare të Beratit. Tashmë, në vend të 3-4 individëve të islamizuar (vitet 1519-1520), shfaqet e regjistruar në defterin e hollësishëm të Livasë së Vlorës n)'ë masë njerëzish të islamizuar (650 veta), e shënuar në defter me emrin "bashkësia e muslimanëve të kalasë" 8.

Fakti që popullsia e islamizuar e qytetit të Beratit ende shënohet në trajtën e bashkësisë (xhemat), e përqëndruar në Kala, tregon për atë që, ndonëse procesi i islamizimit ka shënuar një hap të madh në krahasim me fillimin e shekullit, ende nuk ka arritur fazën e vet të fundit, ku popullsia qytetare muslimane të formojë lagjet e veta të veçanta. Për disa qytete, siç ishin Berati e Gjirokastra, vendosja e popullsisë së islamizuar në mëhallët e veta të veçanta, është dukuri e shekullit CWI 9.

Qytetet e qera si Shkodra, Peja, Prizreni, Prishtina, Vushtrria u futën në rrugën e islamizimit të popullsisë më herët. Në Shkodër dhe në Pejë popullsia e islamizuar shënohet si bashkësi e muslimanëve që në vitin 1485 10, ndërsa në qytetet Prishtinë dhe Vushtrri që në vitin 1487 11. Në dekadat e para të shekullit XVI (1525) popuIlsia e islamizuar e qyteteve Novobërdë, Trepçë (e Poshtme dhe e Sipërme), Prishtinë dhe Vushtrri ishte e vendosur në lagjet e veta muslimane.12

Dallimet sa u përket fillimeve të procesit të islamizimit dhe ritmeve të zhvillimit të tij, që konstatohen midis qyteteve të trevës së Kosovës dhe qyteteve të trevave të qera shqiptare, lidhen kryesisht me situatën specifike të trevës së lartpërmendur në prag të pushtimit osman. Sikurse është e njohur, në trevën shqiptare të Kosovës sundonte prej kohësh shteti feudal i carëve nemanjidë si dhe kisha ortodokse svetisaviane serbe. Pushtimi osman i kësaj treve dhe vendosja aty e sundimit të klasës feudale osmane çoi në likuidirnin e klasës feudale nemanjidase dhe në rrënimin e bazave të pushtetit fetar të kësaj të fundit mbi popullsinë shqiptare, pushtet që ushtrohej nëpërmjet kishës ortodokse serbe. Këto rrethana lehtësuan shkëpuqen e popullsisë shqiptare të Kosovës prej fesë ortodokse të pushtuesve serbë dhe kalimin e saj në fenë islame.13

Pavarësisht nga intensiteti ī ndryshëm në kohë e në hapësirë, diagrami i islamizimit të popullsisë qytetare në trevat shqiptare gjatë shekullit XVI ishte në ngjiqe të pandërprerë dhe nga fundi i këtij shekulli një përqindje e madhe e saj kishte kaluar në fenë muslimane. Nga të dhënat dokumentare osmane të sipërpërmendura, rezulton se qytetet shqiptare në fund të shekullit XVI për nga përqindja e popullsisë së islamizuar mund të rënditet në këtë mënyrë: Shkodra 100%, Peja 90%, Vushtrria 80%, Elbasani 79%, Tetova 71%, Kërçiova 65.5%, Kruja 63%, Berati dhe Prishtina 60%, Prizreni 55.9%, Dibra 52%, Tepelena 50%, Përmeti 41%, Novobërda 37%, Struga 24%, Vlora 23%, Korça dhe Trepça 21%, Bellasica 16.1%, Janjeva 14% dhe Delvina 4%. Ecuria e procesit të islamizimit të disa qyteteve shqiptare nga shekulli XV në fund të shekullit XVI paraqitet e tillë: Shkodra dhe Peja nga 32% e 18% që e kishin shkallën e islamizimit në vitin 1485, ne vitin 1529-1536 arrijnë përkatësisht 41% e 39%, ndërsa në fund të shekullit XVI (viti 1582) shkalla e islamizimit të këtyre dy qyteteve kap shifrën përkatëse 100% e 90% (në krahasim me vitet 1529-1536 shkalla e islamizimit përkatësisht 27% e 33%). Shkupi në këtë kohë ishte kryesisht qytet musliman - shqiptar. Po kështu edhe Ulqini.

Qyteti i Beratit, nga 0.9% që e kishte shkallën e islamizimit në vitin 1519, në fund të shekullit XVI arrin në 60%. Ndërsa më 1487 popullsia qytetare e Prishtinës dhe e Vushtrrisë ishte islamizuar përkatësisht 13% e 25%, në vitin 1525 shkalla e islamizimit të këtyre dy qyteteve u ngrit përkatësisht 33% e 54%, kurse në vitet 1566-1574 popullsia muslimane zinte përkatësisht 60% e 80% të numrit të përgjithshëm të shtëpive të qytetit në @alë. Me ritme të shpejta procesi i islamizimit ishte zhvilluar edhe në qytetin e Prizrenit. Nga 273 shtëpi muslimane në vitet 1529-1536 që përbënin 32% të numrit të përgjithshëm të shtëpive të këtij qyteti, në vitin 1591 këtu numëroheshin 320 shtëpi muslimane nga 572 shtëpi që kishte në këtë kohë qyteti.

Nga sa u parashtrua më lart, duket se procesi i islamizimit të popullsisë përparoi më shpejt në qytetet e Shqipërisë së Mesme (Elbasani, Kruja), të Shqipërisë Veriore (Shkodra, Ulqini), e sidomos në tr-evat e Shqipërisë verilindore e lindore: Peja, Prishtina, Kurshumlia, Prokupa, Shkupi, Vushtrrina, Prizreni, Tetova', Përlepi, Kumanova, Kërçova, eq.. Përkundër këtij fakti në qytetet e Shqipërisë Jugore, ritmet e islamizimit deri në fund të shekullit XVIL duken më të ngadalshme. Përjashtim këtu bën qyteti i Beratit, i cili shënōn një hap të vërtetë në këtë drejtim në fund të shekullit XVI (viti 1583).

Sikurse u tregua më sipër, përhapja e fesë islame në radhët e popullsisë së qyteteve shqiptare deri në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit XVI kishte shkuar mjaft përpara. E njëjta gjë nuk mund të thuhet kur është 4ala për popullsinë fshatare. Ritmet e procesit të islamizimit të kësaj pjese të popullsisë deri në këtë cak kohor ishin tepër të ulëta.14

Në pjesën e parë të shekullit XVII në strukturën konfesionale të popullsisë shqiptare u vërtetuan ndryshime edhe më të mëdha në dobi të fesë islame. Edhe pse është e vështirë që procesi i islamizimit të popullsisë në këtë shekull të përcillet me detaje përmes të dhënash statistikore (mjerisht për këtë periudhë mungojnë defterët e regjistrimit të pronave dhe të popullsisë), burime të ndryshme të kësaj kohe bëjne të ditur për kalime masive në fenë islame. Sikurse njoftonte arqipeshkvi i Tivarit, Marin Bici në relacionin e vet më 1610, fshatra të tëra të Shqipërisë Veriore kishin mohuar besimin e krishterë dhe kishin kaluar në fenë islame.15 Nga i njëjti burim mësohet gjithashtu se nga 80 kisha ortodokse që kishte qyteti i Prizrenit, tashmë kishin mbetur dy.16 Që nga viti 1593, sipas një defteri i xhizjes së Vilajetit të Prizrenit, 9 fshatra të këtij vilajeti regjistrohen në defterin e lartpërmendur si të islamizuar.17 Sipas të njëjtit defter, nga 178 fshatra që kishte ky vilajet, rreth 110 syresh figurojnë të regjistruara me jo më shumë se 10 shtëpi18, gjë që flet për një pakësim të numrit të shtëpive të krishtera në këto fshatra.

Tregues mjaft domethënës i hopit sasior që vihet re në,përhapjen e islamizmit në shekullin XVII duhet konsideruar rënia drastike e numrit të shtëpive të krishtera, që vihen re në defterët e xhizjes të këtij shekulli për territorin e Kosovës. Për këtë mund t'i drejtohemi analizës krahasuese të të dhënave të këtyre defterëve për vilajetet e Prishtinës dhe të Novobërdës me të dhënat që ofrojnë për të njëjtat vilajete defteri i xhizjes të viteve 1551-1555 nëpërmjet tabelës së ardhëshme:

Vilajetet Shtëpi të krishtera në vitin 1551-1555 Shtëpi të krishtera në vitin 1688 Pakësimi në %
Prishtina 4955 3277 34
Novobërda19 5110 1360 73

Më tej, në gjysmën e parë të shekullit XVII, popullsia muslimane mbizotëronte jo vetëm në qytetin e Prizrenit, por edhe në fshtrat e rrethit të tij.20

Për ritme të shpejta të islamizimit të popullsisë shqiptare në shekullin XVII flet edhe e dhëna, sipas së cilës vetëm brënda katër vjetëve (1620-1624) në 200 fshatra të rrethit të Prizrenit ishin islamizuar 3000 banore21

Relatori katolik, Pjetër Mazreku, duke folur për krahinën e Hasit në vitin 1633, vinte në dukje se krahina në fjalë banohej nga një numër i pakufi shqiptarësh, të cilët tashmë ishin bërë turq (muslimanë - RD.) dhe se në mes tyre kishin filluar të vinin hoxhallarët22 Një qetër relator katolik, Fra Kerubini, duke folur për gjendjen e krishtërimit katolik në krahinat e Ipeshkvisë së Shkodrës në vitin 1638, konstatonte se në rrethet e Shkodrës nuk kalonte viti pa u bërë 40 e më shumë turq (muslimanë F.D.) nga të krishterët e këtyre anëve23 Nga burimet e kësaj kohe merret vesh gjithashtu se pjesa më e madhe e popullsisë së krahinave të Shqipërisë së Mesme kishte kaluar në fenë islame24 Qytetet Ulqin, Tivar dhe Suharekë, në vitet 40 të shekullit XVH rezultojnë të islamizuar tërësisht.25

Shkalla e islamizimit të shqiptarëve gjatë shekullit XVIII vërtetohet me të dhënat që sjell relacioni i hollësishëm i Vinçenc Zmajeviçit më 1703 për dioqezat katolike të trevave shqiptare.26 Sipas këtij burimi, popullsia në viset shqiptare etnike dhe historike jashtë Shqipërisë Londineze të vitit 1913 mbi 90% është e islamizuar. Ndërkaq të dhënat e përfituara nga ky dokument për disa vise të Shqipërisë Londineze të 1913-tës po i paraqesim në tabelën e ardhëshme:

Nr Dioqezat Fshatrat Shtëpi katolike Frymë Shtëpi ortodokse Frymë Shtëpi muslimane Frymë Islamizimi %
1 Shkodra 109 1534 12700 37 330 1820 13773 49
2 Pulti 27 563 4546 - - 49 642 12
3 sapa 52 1134 7971 - - 268 2020 20
4 Lezha 69 1075 7645 - - 170 958 12.5
5 Durrësi 114 1044 8268 - - 1198 8140 49

Duke përfunduar, nuk është tepër të sillen edhe pak të dhëna që flasin për strukturën fetare të shqiptarëve në arealin shqiptar të sferës së ndikimit të kishës sllave të Ohrit. Fjala është për shënimet që kemi për disa krahina të Shqipërisë Lindore dhe të Mesme për vitet 20 të shekullit XVIII përmes një defteri të hollësishëm të shtëpive të avarizit në sanxhakët e Ohrit dhe të Elbasanit (përpiluar në vitin 1724).27

Sipas të dhënave të defterit të mësipërm, struktura konfesionale e këtyre krahinave paraqitet në këtë mënyrë:

Nr. Nahijet, Kazatë, Qytetet Shtëpi të krishtera Sthtëpi muslimane Islamizimi %
1 Dibra e Sipërme (nahije) 748 541 42
2 Dibra e Poshtme 138 358 27
3 Reka 115 60 34
4 Starova (kaza) - - -
5 Kruja (qytet) - 309 100
6 Kurbini (nahije) 220 523 70
7 Ishmi (kaza) 22 960 95
8 Karlili (nahije) - 137 100
9 Benda (nahije) - 144 100
10 Tirana (qytet) - 147 100
11 Rendesja (nahije) - 134 100
12 Durrësi (kaza) 18 554 97
13 Peqini (qytet) - 152 100
14 Peqini (kaza) - 407 100
15 Elbasani (kaza) 31 784 96
16 Elbasani (qytet) 25 655 96
17 Shpati (kaza) 151 618 80
18 Suluva (kaza) - 137 100
19 Kërraba (kaza) - 322 100

Gjatë shekullit XVIII edhe krahinat e Shqipërisë jugore u futën në rrugën e islamizimit masiv të popullsisë. Në vitet 1735-1740 pjesa dërrmuese e banorëve të Vlorës, Beratit dhe krahinave përreth braktisën fenë ortodokse dhe kaluan në fenë Islame.28

*Marrë nga: "Feja, kultura dhe tradita islame ndër shqiptarët", Simpozium ndërkombëtar, Prishtinë, 1995.

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Prill 2004 09:00
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Laudrup
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 23/01/2004
Vendbanimi: New York
Mesazhe: 119

C'eshte ky artikull pa kuptim? Me shume se gjysma jane brrockulla. Ne shekullin e XV dhe XVI nuk ka pasur asnje Mysliman ne Shqiperi. Ata qe jane kthyer nuk ishin Shqiptar po turq te ardhur pasi sic thote vet turku "Asnje shqiptar nuk deshte te behej Mysliman". Nuk ka asgje te qarte ne ato argumente. Ky Ferit Duka do jete anetar i "memedheut" ()
Ka edhe fakte ne libra zyrtare te historise se Shqiperise ku thuhet se para shekullit te XVIII, as 1 e 5-ta e Shqiptareve nuk u kthyhen. turku i rriti taksat vone dhe gjithashtu filloi te priste koka, ashtu sic beri me Orthodokset ne Gjirokaster dhe Tepelene. Shiko historine e xhamive ne Shqiperi me ate te kishave. Kishat e Beratit jane nder me te vjetrat ne bote. Pjesa me e madhe e xhamive jane ndertuar ne shekullin e XVIII dhe XIX. te pelqen apos s'te pelqen, kjo eshte e verteta. Hiq paganizmin (qe pothuajse te gjithe popujt e lashte e kishin), feja e te pareve tane (Iliret) eshte Krishterimi. Kishat e vertetojne, po ashtu edhe artikulli mbi Pape Shen Eleuteri nga Nikopoja (Preveze).
----------------------------------------------------------------------------------------

Shën Eleuteri, Papa që erdhi nga Preveza shqiptare
Tradita shqiptare e formësimit të Papës Klementi XI, në të vërtetë është shumë e hershme. Në shumë libra të karakterit historik flitet edhe për një Papë më të hershëm të njohur me emrin Papa Eleuteri. Në librin e tretë, të botuar me emrin e Marin Barletit, me sa duket nga Ëngjëllorët, më 1555, vepër kjo postume, në faqen 51 flitet për Papën Eleuteri nga Nikopoja, i quajtur si Papa XIV, i Pontifikatit të Romës. Në një kodër të Vatikanit pranë varrit të Apostullit Pjetër, më ka qëlluar të vizitoj edhe varrin e Shën Eleuterit. Ka lindur në Nikopojë të Epirit (në Prevezë të Çamërisë). Që herët u dha pas jetës kishtare dhe asketike. Më 179-180 u vendos në Romë në funksionin e Dhjakut pranë Papës Aniket.
Në vitin 182, gjate kohës së mbretërimit të perandoreve romakë Mark Aureli, Antonini dhe Komodi Shën Eleuteri qe zgjedhur Papë. Ai e kreu me përkushtim detyrën e tij të rangut botëror. Në fillim përveç 12 meshtarëve dhe 8 dhjakëve u dha tituj edhe 15 peshkopëve të vendeve të ndryshme. Shën Eleuteri e ktheu vemendjen e tij edhe nga ishujt britanikë. Eleuteri i shkroi një letër mbretit të Britanisë së Madhe, ku i shfaq dëshirën e tij papnore, që mbreti britanik së bashku me familjen e tij të konvertohej në fenë katolike. Ky Papë, bëri gjithçka për përhapjen e krishtërimit, për forcimin e traditave apostolike dhe për botimin e ligjeve më të mira për gjyqet kishtare.
Ruhet një dekret i Eleuterit kundër bestytnive të hebrejve dhe manikëjve, të cilët ngulnin këmbë për të mos e ngrënë mishin e shtazëve, në këtë dekret Papa Eleuteri urdhëronte që asnjë i krishterë të mos binte pre e bestytnive dhe të mos linte pa ngrënë ushqimet e zakonshme, që Zoti kishte krijuar. Po citoj në latinisht: “Firmavit ut nulla esca usualis a christianis repudiareta, maximo fidelibus quesca Deus creavit, quae tamen rationalis et humana est”. Dua të kumtoj këtu një zbulim të veçantë. Në Kapelën Sikstina, me afreskat e mrekullueshme të Mikelanxho Buonarotit është i pikëzuar edhe portreti i Papës Shën Eleuteri. Po bëj përshkrimin e këtij afresku të jashtëzakonshëm.
Papa Eleuteri është paraqitur në profil me një mjekër të gjatë, i ulur në një fron dhe mban në duar një libër të madh. Në shpinën e tij janë dy ëngjëj fëmijë, që shohin të njëjtin libër. Kompozimi i figurës së Eleuterit është i kthyer nga ana e majtë dhe tërë kompozimi është futur brenda dy shtyllave, që kanë sipër një lloj arkitrau. Në të dy shtyllat monumentale, ka nga dy figura sejcila shtyllë, të fëmijëve nudo, që evokojnë fëmijët e tipit Erosi. Në këtë mënyrë Papa Eleuteri, duket sikur është një skulpturë brenda një kapeleje të vogël. Dihet, që figurat e pikturuara afreskore të Mikelanxhelos imitojnë skulpturat e tij, sipas parimit të artit rilindas, ku paraqitet bukuria anatomike dhe fuqia antropologjike e artit.
Eleuteri nga Preveza ka qenë, sipas të nderuarit Zef Valentini, me origjinë shqiptare. Në revistën “Lajmëtari i Zemrës së Krishtit” botuar në Shkodër në maj të vitit 1994, fq.73,74, është botuar një studim pikërisht për Shën Eleuterin, që del kështu Papa i Parë me origjinë shqiptare që në shek.II pas Krishtit. Ky Papë është i vetmi Papë i pikturuar në një nga kryeveprat më të mëdha të njerëzimit të të gjitha kohërave. Meriton që ky Papë të njihet dhe të futet edhe në analet e krishtërimit shqiptar, dhe pse jo edhe të bëhet një riprodhim i pikturës së famshme të Buonarotit, ndoshta edhe në Muzeun Historik Kombëtar, ose si afresk në ndonjë nga kishat e Shqipërisë. Amen!

marre nga shekulli
----------------------------------------------------------------------------------------

Vitet i ke ne bold. Besoj se behet me e qarte historia e Krishterimit ne Shqiperi dhe feja e Ilireve, paraardhesit tane.

__________________
Jemi djemtė e Skėnderbeut,
Qė i dalim zot atdheut
Ne sė bashku do tė fitojmė,
Shqipėrinė e bashkuar t’a ndėrtojmė.
Dhe Shqiponjat dy krenare,
Tė fluturojnė mbi trojet Shqiptare...!
- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -
Marre nga unionishqiperikosove

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Prill 2004 22:35
Laudrup nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Laudrup Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Laudrup (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Laudrup't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Laudrup Shto Laudrup nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Laudrup nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Ladrup!

Kur dikush nuk ha asnje pyke une i them mali yt eshte me i madh se i imi edhe e le.
Dicka nuk po kuptoj une perse thartoj trute me ty.
Une te sjell argumente historike nga historiane ti me sjell artukuj gazetash!!!
Lool po kush ju beson gazetave mor aman?
Ah mjere per ty. Meso te pakten kush eshte Ferit duka se na mbahesh edhe historian i flakte. Nejse me duhet ta pranoj historine e kl se katert e di mire.

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Prill 2004 16:07
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 09:01 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 6 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Diskutime te ngjarjeve nga bota > Ibrahim Rugova konvertohet ne fene e ...

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.