robert
Veteran ne forum
Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871
|
(Vazhdim Tani po futem në brëndësi të shkrimeve përkatëse për të mbrojtur tezat që i kam parashtruar reflektimit tim. Qosja bën një gabim jo te vogel që në fillim të shkrimit të tij duke nxjerrë nga "Identititeti Europian i Shqiptarëve" të Kadaresë atë çka realisht aty nuk gjëndet. Ato që ai nxjerr janë thjesht në trurin e tij. Konkretisht unë në analizën që i kam bërë, jo vetëm sprovës së fundit të Kadaresë, por mjaft të tjerave pararendëse nuk kam mundur të shikoj asnjë islamofobi siç thekson pa të drejtë Qosja. Kadareja ka një preferencë filokristiane por kjo nuk përkthehet domosdoshmërisht në islamofobi. Do të ishte absurditet të arrihej një konkluzion i tillë. Është si të thuash që nëse jam i dashuruar marrëzisht pas letërsisë francese, unë urrej pa masë atë ruse, italiane, turke apo latino-amerikane. Një njeri që dashuron letërsine e ndjen atë nga çdo cep i botës që vjen. Pra preferenca filokristiane nuk është aspak islamofobe.
Të lë pa mënd edhe anashkalimi që bën (nuk e di nëse qëllimisht apo jo) Qosja kur flet për problemet kulturore që lidhen me
arkitekturën. Me një mendjelehtësi të çuditshme arrin e thotë, citoj: "...objektet e kulturës bashkëkohore, në të cilat shihen përbërës të arkitekturës tradicionale orientale; qytetet e njohura si Shkodra, Berati, Vlora, Prizreni, Gjakova, Peja, Gjirokastra e të tjera, në të cilat arkitektura Europiane paraqitet vonë , kryesisht pas Luftës së Dytë Botërore". Është e pabesueshme! Një pyetje del krejt e qartë. A mos është Venecia një qytet lindor? A mos ndërtetsat e portat shkodrane janë Veneciane-Lindore? A mos vallë Berati, qytet 2400 vjeçar është ndërtuar me shije islamike orientale, pavarësisht se qytetërimi i famshëm islamik lind bashkë me profetin e tij Muhamed (lind në vitin 570 pas Krishtit)?
Një moment tjetër ku mund të shihet një "rëshqitje" e Qoses është aty ku ai flet për "fatin historik që Shqipërisë ja ka paracaktuar historia". Mendoj se është e pasaktë të kumtosh në këtë formë, pasi popujt vital nuk duhet të bien pre e fatit apo fatalitetit historik, ato duhet të bëhen vetë fat i vetes së tyre dhe të njëjtën gjë duhet të bëjnë shqiptarët. Ata do të duhej të hiqnin petkun joreal të përzierjes komunisto-orientale që i ka mbërthyer prej kohësh dhe pikërisht për këtë bie kumbona tingullkthjellët e Kadaresë. Shqiptarët nuk e duan këtë përzierje kulturore që ndjell krupë kulturore dhe që nuk i përfaqëon. Kur them përzierje kulturore mendja nuk më shkon apask tek islami si fe të cilën e adhuroj për prurjet interesante kulturore që ka sjellë në kulturën perëndimore si një ndër përbërësit e saj themelor (do të ndalem më poshtë në këtë aspekt për të shtjelluar rolin pozitiv islamit në Ballkan, Siçili dhe sidomos në Spanjë), por kryesisht mendoj që të
keqen në këtë kulturë e përfaqëson ajo çka mbetet prej komunizmit.
Qosja, me një rrëshqitje të rëndë thotë se: "Tokat shqiptare janë ato në të cilat më dukshëm e më krijueshëm se kudo në Ballkan apo në botë, ka ngjarë takimi i Lindjes me Perëndimin, është arritur bashkimi i qytetërimit të krishterë dhe qytetërimit mysliman...". Gabim fatal për një personazh të kulturuar si Qosja. Kjo nuk është një e vërtetë historike dhe një person që njeh sadopak historinë e krishtërimit dhe të islamit e di që kjo është një shprehje mendjemadhe e tipit kulturor komunist e stalinist. Pse? Sepse nuk i përgjigjet të vërtetës historike. Takimi midis dy qytetërimeve nuk ka ndodhur në Shqipëri por pikë së pari në Turqi, në Afrikën e Veriut, në Siçili, në Ballkan në përgjithësi, dhe sidomos në Spanjë. Pra roli i Shqipërisë ka qënë tejet modest në takimin e këtyre kulturave. Ky është një pohim i gabuar i Qoses pasi nuk arrin të kuptojë se në Shqipëri nuk ka patur lulëzime të mirëfillta kulturore filozofike, artistike, shkencore etj islamike që na qënkan ballafaquar me qytetërimin tjetër kristian. Në Shqipëri ka patur vetëm takime konkrete zbatuese të të dy feve por jo në nivel kulturor. Në nivel kulturash kjo gjë ndodh aty ku përmenda më sipër dhe sidomos në Spanjë. Takimi i këtyre dy feve është
pikësëpari doktrinal: Krishtërimi dhe Islami, do apo nuk do Qosja, janë fe motra, janë shumë të afërta me njëra tjetërn. Origjina e tyre është Hebraizmi dhe si të tilla janë fe motra dhe mjaft afër njëra tjetrës. Abrahami është babai i përbashkët. Në Kuran (më ka mahnitur përherë kjo fjalë bukur, magjike njeherësh dhe poetike pasi në arabisht do të thotë "recitim"-kur'han", pra sikur të donte të transmetonte mesazhin hyjnor të Profetit Muhamed nëpërmjet poezisë, bukur) flitet me mjaft simpati e adhurim për Marinë, Nënën e Krishtit dhe për vetë Krishtin. Jo vetëm kaq por kam patur rastin e mirë të lexoj (Rivista Internazionale di Teologia- CONCILIUM) një përmbledhje me poezi të traditës islamike për Jezu Krishtin, që janë me të vërtetë tejet të bukura. (mendoni për një çast poetë islamikë që i shkruajnë poezi Krishtit, premisë më të gjetur nuk ka për një dialog ndërfetar frutdhënës).
__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|