Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Historia > E vėrteta mbi Maqedoninė antike
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
RIP Gibbs
Victim at Finnegans Wake

Regjistruar: 13/05/2006
Vendbanimi: Bitchfield
Mesazhe: 2637

E vėrteta mbi Maqedoninė antike

E vërteta mbi Maqedoninë antike
Kohët e fundit ka pasur një rritje të vëmendjes e të veprimtarive mbi maqedonasit antikë, e
shoqëruar me angazhime, prononcime e deklarata të shumta, kryesisht të akademikëve, studiuesve,
antropologëve, linguistëve e politikanëve dhe ca “dr shkencash”, si V. Tuperkovski e Fërckovski e
të tjerë. Ky angazhim mund të ketë shumë arsye e mund të lidhet me veprimin dhe ndikimin e
shumë faktorëve, e në radhë të parë të kontestit rreth emrit në mes republikës së Greqisë dhe
republikës së Maqedonisë, me dëshirën që sa më parë të jetë e mundur një zgjidhje përfundimtare
Të gjithë faktorët marrë si tërësi kanë ndikuar në krijimin e një klime të nxehtë këtu në Maqedoni,
çka u ka dhënë mundësi çarqeve ekstreme apo dhe grupeve kriminale për të ndërmarrë herë pas here
veprime, siç qenë rastet në 2001 në Manastir, Prilep, Strugë, etj , dhe ditëve të fundit në një fshat të
Manastirit (duke u bazuar në raportin e gazetarit, zot. Qenan Hasani), veprime të cilat shkojnë në
dëm të stabilitetit , të harmonisë e të ardhmërisë në Maqedoni , duke rrezikuar këtu proçesin e nisur
për ndërtimin e një Maqedonie multietnike , ashtu siç duhej të ishte në realitetet demokratike, bile
siç parasheh edhe Marrëveshja Kornizë e Ohrit. Në pështjellimin(anarkinë) e në padurimin që po
përjetojnë të gjitha palët politikanët, studiuesit dhe ndonjë ekspert , si : profesorët Turpukovski e
Fërckovski me shokë, e kanë quajtur të arsyeshme që të nxjerrin nga arsenali i tyre i vjetër e ta
hedhin përsëri në qarkullim tezën mbi të drejtën historike që gjoja sllavomaqedonasit paskan mbi
Maqedoninë. Kësaj here ishin disa akademikë e historianë në Institutin e Historisë Nacionale
Maqedonase në Shkup, deklaratat dhe disa botime të kohëve të fundit , duke iu rikthyer përsëri
kësaj teze të vjetër, duke deklaruar se maqedonasit paskan të drejtën e vet historike mbi
Maqedoninë.E zbërthyer me pak rrjeshta kjo do të thotë se:
"Maqedonia antike historikisht paska qenë tokë sllavomaqedonase “, ndërkohë që shqiptarët na
qenkan të ardhur e të vendosur aty gjatë shekujve të fundit , si rrjedhojë e shpërthimit demografik si
dhe përkrahjes së dhënë nga Perandoria Osmane ".Unë, Nebi Dervishi pedagog në Universitetin
Shtetëror të Tetovës , që nga viti 1996 e kam ligjëruar "Historinë e Maqedonisë Antike" prandaj,
duke u bazuar në dokumente, burime të autorëve antikë dhe të arriturat më të reja të historiografisë
botërore, e në këtë kuadër edhe të asaj shqiptare, do të shprehem në formën lakonike , këto të gjitha
janë: gënjeshtra me bisht! Sepse, faktet historike që përbëjnë të drejtën dhe të vërtetën historike janë
kokëforta. Ato, nuk mund të ndryshohen as të interpretohen sipas interesave dhe dëshirave të
historianëve, akademikëve, studiuesve dhe politikanëve sllavomaqedonas.Referimi dhe pretendimi
për një të drejtë që nuk e kanë pasur kurrë dhe nuk u takon, tregon më së paku miopi ose
shkurtëpamësi politike dhe varfëri intelektuale, mungesë guximi për t’u përballur me historinë, por
edhe me problemet e sotme që e preukupojnë Maqedoninë. Besoj, se as vetë akademikët Bllazhe
Ristevski e Dr. Turpukoski dhe studiues e historianë të tjerë maqedonas nuk mund ta mohojnë
faktin se sllavomaqedonët, ashtu si edhe sllavët e tjerë të jugut (serbë, kroatë, sllovenë, malazezë e
bullgarë ), kanë ardhur në Ballkan në shekullin VI-VII, ndërkohë që shkencat arkeologjike ,
gjuhësore e historike si dhe historiografia botërore e ka provuar më se njëherë se shqiptarët janë
pasardhës të ilirëve, e këta të fundit të pellazgëve, "popull të mbirë nga toka ", sipas babait të
historisë Herodotit (shek V. p.e.s ), kanë qenë të pranishëm në këto treva që në periudhën e lashtë
historike, ashtu si në mesjetën e hershme e të vonshme, me një vazhdimësi të pandërprerë të jetës e
të qytetrimit të tyre .Është e vërtetë se në shekujt e mesjetës një pjesë e trevave etnike shqiptare u
pushtuan nga Serbia, por ky pushtim qe i përkohshëm dhe zgjati për një pjesë të territorit rreth dy
shekuj e gjysmë, që nga viti 1195 deri më 1455. Edhe pushtimi turk ndonëse solli një tëkurrje të
trevave të tjera lindore dhe Kosovës, nuk mundi të ndryshojë strukturën etnike shqiptare e të
popullsisë së saj. Edhe për këtë periudhë kohore disa studiues maqedonas si Jovan Trifunoski në
radhë të parë në “studimin” “ Albanskpërpjekëje me argumenta bajate se gjoja shqiptarët në Maqedoni , janë të ardhur, sepse e vërteta
sado e hidhur qoftë për atë edhe për të tjerët, por JO nuk mund të mbulohet “dielli me shoshë”.
Kësaj radhe nuk do të merrem me Jovan Trifunoskin , i cili bënë punën e argatit me porosi të
“Francuska 7” dhe të Akademisë së shkencave të Serbisë që u ka kaluar koha .oto stanovnishtvo u Makedoniji “, Beograd 1988 , bënë

__________________
Si nuk u bera njehere moderator...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Dhjetor 2010 11:48
RIP Gibbs nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RIP Gibbs Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RIP Gibbs (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RIP Gibbs Shto RIP Gibbs nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RIP Gibbs nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
RIP Gibbs
Victim at Finnegans Wake

Regjistruar: 13/05/2006
Vendbanimi: Bitchfield
Mesazhe: 2637

MAQEDONIA NĖ PIKĖPAMJE GJEOGRAFIKE, ETNIKE DHE GJUHĖSORE.

Sot, kur themi Maqedoni, kuptojmë pjesën qëndrore të Siujdhesës Ballkanike që formon një
trekëndësh , kryet e të cilit ndodhet në Grykën e Kaçanikut , dhe baza formohet në bregun e detit
Egje, nga ana perëndimore ka malet e Pindit, nga lindja e ka lumin Mesta (Karasu), të cilit që moti i
thoshin Nestos, nga jug-perëndimi ka malet e Olimpit. Por, para se të formohet mbretëria e Filipit II
dhe e Lekës së Madh, Maqedoni i thoshin vetëm asaj cope që ndodhet midis Vardarit (Axios), lumit
të Janinës dhe kodrinave të Vodenës, Negoshit e të Karaferjes (Mehdi Frashëri, Historia e Lashtë e
Shqiperisë , Tiranë 2000, f .166 ).
Tri vëllazëritë më të mëdha të Arbërisë, janë :
Iliria, Epiri dhe Maqedonia, këto tri fjalë janë shqip:
“I lirë“ është mbiemër që s’ka nevojë ta shqipërojmë veçanërisht, se kuptimi i saj është Qiltrazi.
“Epir” është fjala “E epër”. Sikur themi edhe sot: Dibër e Epër, Reka e Epërme , Pollogu i Epër etj .
Me dialektin toskërisht “e sipërme”, po forma e vjetër duhet të ketë qenë ajo që është në gegërishte,
“E epër”.
Emri Maqedoni siç thonë historiografët grekë, vjen nga fjala “emathja”, që ka qenë emër i krahinës,
ku është formuar shteti i Maqedonisë antike. Fjala shqip “E madhe “ ose nga “Ematje” si dhe Matja
ose Mati në Shqipërinë e Mesme, mbiemrat e gjuhës shqipe kanë një karakteristikë që asnjë gjuhë
evropiane nuk i ka: çdo mbiemër ka një shenjë përpara, kur emri është i gjinisë femërore përdoret
“e” , kur emri është i gjinisë mashkullore përdoret “i”.
Arbëria e vjetër:
pasi që emri Shqipëri është emër i ri , ndaj lashtësisë së kombit tonë, për Shqipërinë e vjetër
përdorim fjalën Arbëri, sepse kjo fjalë i përfshinë të gjitha viset ku kanë jetuar (banuar) gjithë
vëllezërit arbërorë.
Arbëria ndahet në tri pjesë të mëdha:
1.Iliria, 2.Epiri, 3.Maqedonia.
A. ILIRIA, shtrihej që nga lumi Shkumbin e arrinte gjer në Fjume (Rijeka e sotme), dhe kjo ndahej
në disa pjesë:
Iliria e poshtme, Dalmacia, Peonia dhe Dardania.
Iliria e poshtme shtrihej nga Shkumbini e gjer në Kotorrin e sotëm, prej andejmi e gjer në Fjume, si
edhe sot quhet Dalmaci .
Që nga Qupërlia e sotme e deri në malet që u thoshin “Skardos”, quhej Peoni, e që nga Drini e deri
në Serbi, quhej Dardani .
B. EPIRI, që quhej edhe Pellazgji që në lashtësi ndahej në :
1.Molosia- që sot formojnë malet e çarkut të Pogonit e të Kurendës,
2.Thesprotia- që është Çamëria e sotme me lumin Thiami, lumin e Kallamasë,
3. Kaonia- që përfshinë Labërinë deri në Vjosë .
Bregu i Vjosës së epërme, quhej Atiantanija .
C. MAQEDONIA, nga jugu shtrihej prej maleve të Olimpit dhe nga gjiu i Thermaik, d.m.th. nga
limani i Selanikut dhe nga Halqidhiqia.
Nga ana perëndimore fillonte me malet e Pindit, nga lindja malet e Rodopit dhe nga veriu malet
Skarde .
Maqedonia, atëherë ndahej në disa pjesë të cilat janë këto:
1. Pieria, që shtrihej nga kufiri i Thesalisë, nga degët e Olimpit që ishin afër detit, dhe vinte gjer në
Haliakmonin e poshtëm (Bistrica e Sotme ) dhe përfshinte viset jugperëndimore të golfit Thermaik

__________________
Si nuk u bera njehere moderator...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Dhjetor 2010 11:49
RIP Gibbs nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RIP Gibbs Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RIP Gibbs (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RIP Gibbs Shto RIP Gibbs nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RIP Gibbs nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
RIP Gibbs
Victim at Finnegans Wake

Regjistruar: 13/05/2006
Vendbanimi: Bitchfield
Mesazhe: 2637

Pempleia, Labetneon dhe Heraklion.
2. Elime, shtrihej në perëndim të Pierias dhe përfshinte bërrylin e madh të Haliakmonit të mesëm (
Bistricës ), në jug kishte malet që u thoshin Kambunia, në perëndim malet e Gramozit të cilëve u
thoshin edhe Boion dhe ato male që u thoshin Tymphe.
Qytetet më me rëndësi ishin:
Aeane, Eratira dhe Elimee.
3. Emathia, quhej edhe Maqedoni.
Kjo zonë shtrihej nga ana e jugut kishte Haliakmonin e poshtëm , nga lindja e verilindja kishte
lumin Ludia dhe nga perëndimi malet Bermion.
Qytetet më të rëndësishme ishin: Edhise, Kition , Beroea.
4. Eordee, kjo zonë shtrihej në perëndim të zonës së tretë , d.m.th. e Matjes, përfshinë edhe liqenin
që i thoshin Begoritti .
Në breg të këtij liqeni gjendej qyteti Arnissa .
5. Oresti, që formonte pjesën perëndimore , përfshinte Haliakmonin e Epërm dhe ndodhej midis
maleve të Gramozit dhe vargut të Pelisterit. Qytetet më me rëndësi të kësaj zone janë: Celetron dhe
Argos.
6. Bottiee, gjendej në mes lumit Aksios (Vardar ) dhe Kudies.
Kjo zonë shtrihej deri në Liqenin e Janiës.
Qytet më me rëndësi ishin:
Pella, Amidon , Kyrros , Europos , Atalantee , Gortinie, Idomen, katër qytetet e fundit ndodheshin
në bregun e lumit Akcios(Vardar ).
7. Lynkesti:
shtrihej në lindje të maleve të Pelisterit në fushën e Manastirit e të Follorinës .
Qytet më i rëndësishëm ishte Heraklee .
8. Almopie:
kjo zonë shtrihej midis maleve Pajkon dhe Lincestit.
Dy qytetet me rëndësi ishin Apsalo dhe Orma.
9. Pellagonia:
shtrihej në veri të Lyncestit.
Qytete me rëndësi ishin Stimvara , Atalkomen , Bryani dhe Stobi .
10. Mikdonia:
formonte bregun lindor të Vardarit, përreth këtij lumi përfishinte dhe golfin (gjiun) Thermaik që në
antikitet i thoshin Gjiut të Selanikut , dhe zgjatej deri në Halqidiqje, ku përfshinte edhe dy liqenet,
Bolbe dhe Korones .
Qytetet më me rëndësi ishin: Thesaloniqi, Therma, Apolonia, Arthusa.
11. Halqidiqia:
kjo zonë përbëhej prej siujdhesës me këtë emër e cila lidhej në tokë - vargmalet që quheshin me
ermin Anthemus .
Qytetet më me rëndësi ishin: Olynthi , Potida dhe Stagiri .
12. Bizalti:
kjo zonë ndodhej midis lumit Strimon dhe maleve që u thoshin Bertisko .
Qytetet më me rëndësi ishin: Berge, Ossa, Cedili dhe Argili .
13. Sintiku: shtrihej në veri të Bizaltit, e rethuar me malet Orbel e Mesapi e Cercim Disoro.
Qytetet më me rëndësi ishin: Herakle dhe Garesko.
14.Odomantiku: shtrihej midis Nestros dhe Strimonit.
Qytetet më me rëndësi ishin Skotussa dhe Sirio.
15. Edonidi: shtrihej midis buzës së detit Odmantikut dhe lumit Nestos . Malet e Pangjes që nxirrej
ari përfshiheshin në këtë zonë. Kjo zonë kishte shumë koloni greke.
Qytetet më me rëndësi ishin : Amfipoli, Eion, Pergama, Filipes.
Para se të arrijmë në thelbin e çështjes, për të mos e ngatërruar çështjen (tezën) pikë së pari duhet të
dimë se në Maqedoni që nga kohët e vjetra ka pasur koloni greke, për të cilat nuk ka aspak dyshim
nga askush. Këto koloni janë më tepër afër detit dhe dallohen nga emrat e qyteteve menjëherë, sepse
kanë ngjyrime greke . Qytetet e Maqedonisë që ndodheshin në brendësinë e këtij vendi, kanë emra
që i afrohen më tepër shqipes se sa greqishtes. Së pari fillojmë nga emrat e kryeqyteteve të
Maqedonisë, e para ka qenë: Evise , emër i cili është thjesht shqip dhe që i përgjigjet traditës
historike sipas së cilës stërgjyshi i Filipit II dhe Aleksandri duke qenë pranë një princi ilirian, u
ndanë me lejen e këtij dhe sipas dhuratës që i bëri princi duke i thënë se do t’u jepet një dhi dhe gjer
ku të qendronte kjo, atë tokë do t’ua falte atyre d.m.th se fusha e dhisë u bë vendi i kryeqytetit
maqedonas .
Kryeqyteti i dytë i Maqedonisë ka qenë Pela .
Dhe, kjo një fjalë shqipe për të cilën s’ka nevojë ta zbërthejmë.
Disa thonë se ajo shkruhet me dy “LL” prandaj nuk rrjedh nga “Pela”, por sido që të jetë gjuha
shqipe ka dhe “L”-në e trashë, pra “LL”- në.
Veç kësaj, rrënja e fjalës “pelë” i afrohet më tepër rrënjës shqipe, kemi fjalën “pjell”, “pjellore” dhe
fjalët “pellet “, “pellon” që përdoret vetëm në Myzeqe .
Tani do t’i marrim emrat e krahinave me rradhë:
ELIME: çuditërisht fjalë shqipe, se në librat klasike greke shkruhet me “y” e cila mund të këndohet
edhe “Elyne, fjalë që ka formën shqipe dhe me shenjën e mbiemrit femëror “e” lyme ose lime, njëra
nga të lyerat , tjetra nga të limuarit .
Edhe emri i qytetit Eane , rrjedhë nga fjala Anë .
Vargu i kodrinave dhe i maleve që shtrihen mbi Vodenë, Negoshë, Karaferie, quheshin që moti
brigje .
Emri i vjetër i Karaferjes është shkruar Beroja, e cila në gjuhën shqipe ka kuptimin e një dhie ose
dele që nuk ka pjellë.
Emri i liqenit që ndodhet në veri të maleve të Halqidiqjes , është Bolbe.
Në gjuhën shqipe e sidomos në djalektin (të folmen) e Elbasanit ka kuptimin e njollës, leqes ose
gjësë së turbullt . Sipas mendimit të Louis Beloev-it, fjalët ( emrat) Pellagonia dhe Argo janë
shqipe.
Pellagonia vjen nga plakomia dhe Argo nga argoma.
Të këtillë emra janë shumë, që kanë një karakter më shumë shqip se sa greqisht .
Shpesh herë në historiografinë botërore shtrohet pyetja:
Kush ishin Maqedonët e lashtë?
Kësaj çështjeje të ndieshme më së miri i përgjigjet studiuesi dhe historiani i madh kroat Dr . Petar
Lisiar, në veprën “ Grçi i Rimjani” (Greqia e Roma ), ku midis tjerash thotë:
“ Maqedonët e lashtë janë popull indoevropianë që janë formuar nga grupe etnike ilire dhe
pjesërisht nga fise trake dhe më pak helene, rreth shekullit të VIII p.e.s , të cilët formuan shtetin e
tyre në territorin: në veri të Tesalisë rreth lumit Haliakomona, (Bistrica e sotme), në prapashpinën e
gjirit të Termeit (Selanikut)”, ndërsa në " Historinë e Popujve Jugosllavë " ( Historia Naroda
Jugosllavie ), V. I, Zagrep 1953 f. 21 lexojmë se :
“maqedonët e lashtë janë padyshim me prejardhje ilire ndërsa më vonë helenizohen.”
Pra, maqedonët antikë (greqisht Makedones) janë popull i ri indoevropian të cilët u formuan nga
grupet etnike ilire dhe të tjera dhe rreth shek. VIII p.e.s, themelojnë shtetin e tyre në territorin:
në veri të Thesalisë , rreth lumit Haliakomona dhe në prapashpinë të gjirit të Termeit.
Në veri kufizoheshin me fiset tjera ilire të Linkestëve, Pellagonëve dhe Peonëve, në lindje arrinin
deri tek lumi Struma, ndërsa në perëndim deri te malet e Pindit. Maqedonët e lashtë nuk përmenden
në këngët (Epet) e Homerit në “Iliadën” as në “Odisea”. Dëshminë më të vjetër letrare të emrit “
maqedon “, e gjejmë në shënimet mitike të Hesiodit se :
“Maqedoni është i biri i Eolit”. Kjo është gojëdhënë mitike mbi lidhjet e maqedonëve me eolët
grekë, ndoshta me emrin e Tesalëve fqinjë .
Sipas Herodotit , Doret rrëzë Malit Pind, dikur quheshin Maqedon .
Nuk është pa vlerë (rëndësi) thënia e Herodotit mbi vëllezërit Temenidë , të cilët vijnë nga Arga e
vendosen në Iliri e me pas në Maqedoni, dhe aty falë rrethanave momentale themelojnë shtetin e
tyre maqedonas. Sipas një legjende thuhet se aty nga fundi i shekullit VII p.e.s në atë kënd të Ilirisë
së lashtë , ku sot gjendet kufiri mes Bullgarisë, Greqisë dhe Shqipërisë, jetonin tre vëllezërit
Temenid: Gauani, Eropi dhe Perdika. Ata, pretendonin se kishin prejardhjen nga heroi i Argivit,
Temeni i biri i Aristomakut, i Kleodemit, i Hylosit i Herakliut të fuqishëm ose i Herkulit siç e
thërrisnin romakët, pra biri i perëndisë më të lartë, i Zeusit.
Thuhet, se tre vëllezërit kishin ardhur nga Argosi që ndodhej në bregun lindor të Peloponezit.
Përderisa edhe në këtë pjesë të Ilirisë gjendej një vend i quajtur Argos emër që në gjuhën
maqedonase d.m.th, “fushë” ka mundësi që lidhja me Argosin e Peloponezit t’i përkas një faze më
të hershme të historiesë së familjes. Vëllezërit Timenidë, shtegtojnë drejt lindjes në kërkim të fatit.
Më në fund arritën në një vend sipër në veri të gjirit të Tesalonikit, hynë në shërbim të sundimtarit
të një qyteti të vogël të quajtur Lebea, të cilit nuk mund t’i përcaktohet vendndodhja .
Sipas gojëdhënës, Gauni ruante kuajt e sundimtarit, Eropi ruante lopët dhe Perdika më i riu dhe me i
zoti i të treve mbikqyrte dhitë, derrat dhe kafshët tjera të imta . Pas disa kohësh ranë në sy se kulaqi
i Perdikës së hijshëm, racioni i ushqimit qe edhe më i madh se sa i shërbyesve të tjerë.
Sundimtari i fisit dyshoi për ndonjë ( lidhje ) hatërllëk dhe e pyeti të shoqen e cila piqte dhe ndante
bukën, se si t’a shpjegonte këtë?! Ajo, iu përgjigj me gjakftohtësi se edhe asaj i kishte rënë në sy kjo
dhe i dukej një mrekulli!...
Kulaqi zmadhohej, sa po e prekte dora magjiplote e djaloshit. Sundimtari i Lebeas u përgjigj ftohë
se atij nuk i pëlqenin magjitë dhe urdhëroi djaloshin e hijshëm (Perdiken ) dhe vëllezërit e tij të
shporreshin që andej sa më parë.
Tre vëllezërit, thanë pothuaj se njëzëri se ishin gati të niseshin po t’ua paguante hakun e premtuar.
Në vend të përgjigjes sundimtari i fisit duke treguar një njollë dielli që binte në tokë prej oxhakut të
rrumbullakët të çatisë u tha me ironi:
" ky është i tëri shpërblimi që meritoni"!
Merreni po ua jap!
Legjenda në vazhdim thotë se:
dy vëllezërit më të mëdhenj shtangën nga kjo përgjjigje e poshtër (e pa pritur), ndërsa Perdika që
ishte shkaktari, e vizatoi një çark ( rreth ) në tokë dhe e rrethoi njollën e diellit.
Pastaj, i tha sundimtarit se qe i kënaqur me pagën dhe se tani e tutje, ai dhe vëllezërit do t’a mbanin
veten si zotrinj dhe pronarë të asaj toke brenda viseve që i përkisnin sundimtarit.
Që ta merrte në dorëzim, ai hyri brenda rrethit u këthye me fytyrë nga dielli dhe e zbuloje tri herë
“parzmin”. Sundimtari i Lebeas nuk e vuri re gjestin kuptimplot të Perdikës.
Sapo të tre vëllezërit u nisën për në rrugë, dikush i tregoi atij çfarë kishte ndodhur.
Sundimtari menjëherë dërgoi në ndjekje të tyre, njerëzit e tij me urdhër që t’i sulmonin dhe t’i
vrisnin, por pasi ata e kishin kapërcyer lumin një stuhi që shpërtheu papritur e bëri të pamundur
kalimin. Kështu, ndjekësit u detyruan që të hiqnin dorë nga ndjekja e mëtejshme.
Vëllezërit u ndalën në një breg të përmendur i cili për shkak të trandafilave plotë erë kishte marrë
emrin "Lulishtet e Midas", rrëzë Malit Bermion ku shtrihej një rrip toke e mrekullueshme.
Këtu vëllezërve u vajti mbarë, ata u bënë njerëzit më të rëndësishëm të bregut.
Perdika u zgjodh udhëheqës i asaj treve, e cila sa vinte e zgjerohej dhe menjëherë mori në zotërim
pronat e sundimtarit të Lebeas. Ka të ngjarë që Perdika u martua me të bijën e mbretit të vdekur.
Jo vetëm miti , por edhe gojëdhëna tregon se shtëpia mbretërore e Maqedonisë antike, pra dinastia e
Argeadëve e ka zanafillën te Perdika . Ka qenë i fuqishëm edhe mendimi tradicional mbi elementin
grek në përbërjen etnike të maqedonasëve të lashtë.
Për këtë, disa studiues mendojnë se maqedonasit e lashtë kanë qenë grekë të cilët për shkak të
izolimit të tyre në aspektin kulturor ngelën pas grekëve që shtriheshin në jug.
Disa të tjerë janë të mendimit se maqedonasit antikë janë një përzierje e fiseve ilire dhe helene.
Paraprakisht, populli i lashtë maqedonas nuk ka qenë grek ose helen e cila gjë provohet me
argumentet e poshtëshënuara:
1. Në fjalimet e oratorit grek me famë Demostenit, shohim shpeshherë fjalën “barbar” e cila në
greqisht është sinonim me fjalën “i huaj”.
Kjo fjalë kundër maqedonasve është përdorur dy herë nga ana e historianit grek Tucididit , si një
fjalë që ka dalur nga goja e Bresidas në kohën e luftës së Peloponezit (431-404 p.e.s.)
2. Në kohën kur persianët sulmuan Greqinë duke kaluar prej Maqedonisë, mbreti i këtij vendi
megjithëse mbeti asnjanës, neutral, i vëllai natën u dha lajmin grekëve për lëvizjen ushtarake të
persianëve të Darit të I-ë. Si shpërblim kundrejt këtij shërbimi grekët i dhanë titullin:
Philohelen, d.m.th filogrek, titull që u jepej të huajve kur i shërbenin Greqisë.
3. Grekët, sado që të kishin qeveri të ndryshme, pra polise (Qytet-shtete) por kishin edhe mbledhje
fetare e nacionale të ndryshme, ku merrnin pjesë të gjithë grekët, por, të huajt ishin të ndaluar të
merrnin pjesë.
Në këtë mënyrë maqedonasit si të huaj nuk figuronin në mbledhjet panhelenike (gjithë greke) që
quhej “ Amphyction”. Filipi II, i ati i Lekës së Madh me fuqinë e armëve u bë anëtar i kësaj
mbledhjeje.
4. E tërë popullata që formote kombin Helen (grek) kanë pasur tradita, mitologji, histori, etj, .
Maqedonasit antikë të tilla gjëra nuk kanë pasur.
5. Në kohën e Aleksandrit kur dënohej ndonjë gjeneral, sipas zakonit lipsej të gjykohej para ushtrisë
dhe të mbronte veten, kur gjenerali Filota u gjykua përpara ushtrisë deshi të fliste në dialektin e
athinës d.m.th me dialektin atik, por Leka i Madh i tha të fliste maqedonisht .
Nga kjo merret vesh se populli i Maqedonisë i përfaqësuar në këtë rast prej ushtrisë ka pasur në
gjuhë të veçantë dhe kësisoji gjuhën kulturale të Athinës nuk e merrnin vesh .
Atëherë, del çështja se ç ’janë maqedonasit kur nuk kanë qenë grekë? Gjeografi dhe historiani i
madh grek, Straboni nga Ponti (63 p.e.s. - 20 e.s.) thotë se:
,,Maqedonia formon një paralelogram, i cili zgjatet deri në adriatik, duke marrë edhe korfuzin
brenda e duke vazhduar udhën egnatia”.
Sipas thënieve të Strabonit:
,,Ndenjësit e këtyre vendeve përdorin një gjuhë, një rrobe dhe njësoj kësule”.
Profesor Oto Muleri thotë:
,, mbretërit e këtyre tri provincave: Epir, Iliri dhe Maqedoni:vishnin një lloj rrobash dhe ishin
lidhur me krushqi e me gjini përherë në mes tyre, kështu nunela e Aleksandrit të Madh ishte iliriane
dhe e ëma, Olimpia, prej Epiri nga dera e Pirros”.
Historiani romak, Kurt Rufi, që jetoi dhe punoi në shekullin I-rë të e.s., në veprën e tij ,,Historia e
Aleksandrit të Madh”, në 10 libra, në mes tjerash gjejmë të dhëna shumë interesante për studimin e
periudhës së Lekës së Madh, ku ndër të tjera mësojmë se:
,,Gjuhën e Aleksandrit ushtarët e tij helenë nuk e merrnin vesh.
Ndërkaq, përsëri, Straboni, thotë:
... Akoma edhe sot, Maqedoninë dhe një pjesë të thesalisë e mbajnë barbarët si molosë dhe
thesprotë e të tjerë".
Dion Kasi (155 - 235 e.s.), histirian i madh grek i epokë së Perandorisë Romake, me
veprën,,Historia Romake”, në 80 libra, që dallohet për pasuri faktesh dhe pë pëshkrimin e gjërave.
Për historinë e Ilirisë vepra e Dion Kasit, ka një rëndësi të madhe sepse në të gjejmë një mal të
dhënash mbi fushatën e Pirros në Itali, mbi luftërat iliro-romake qëndresën e ilirëve kundër
pushuesve romakë.
Ndër të tjera po veçojmë:
... vetëm ky vend që quhet Maqedoni ish i ndenjur (banuar - n.d.) prej barbarëve: ilirinj dhe
bardhë”.
Kronisti bizantin Halkokondili thotë, KËTA TRIMA QË QUHEN ARBANË JANË NJË POPULL
MAQEDONAS”.

__________________
Si nuk u bera njehere moderator...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Dhjetor 2010 11:50
RIP Gibbs nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RIP Gibbs Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RIP Gibbs (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RIP Gibbs Shto RIP Gibbs nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RIP Gibbs nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
RIP Gibbs
Victim at Finnegans Wake

Regjistruar: 13/05/2006
Vendbanimi: Bitchfield
Mesazhe: 2637

Sa i përket gjuhës maqedone Otfried Muller në veprën e tij ,Ueber die Wohnsitz, die Abstammung
und die altere Geschicht des Makedonischen Volkes” (1825), thotë:
"maqedonasit në vend që të flasin si grekët e tjerë, shkronjave: f, h, th u thonë b, g, d ashtu si popujt
barbarë, fqinjët e maqedonasve, e sidomos ilirianët”.
Historia e lashtë e Maqedonisë antike është pak e njohur.
Megjithatë, veprat e pakta të shkruara burimore, si edhe materialet e gjetura arkeologjike na japin
dëshmi e mundësi për të gjykuar për historinë e Maqedonisë së lashtë.
Historia e Maqedonisë antike kryesisht ndahet në dy periudha:
a. periudha legjendare (që mbështetet kryesisht në të dhënat gojore (deri në vitin 500 p.e.s.),
b. periudha historike fillimi i shek. V p.e.s. - ( deri në vitin 148 p.e.s.).
Rrënjët e popullit të lashtë maqedonas, zënë fill në fillim të mijëvjeqarit të parë p.e.s., por ende janë
të mbuluara me misteriozitetin e parahistorisë. Për fat të mirë shumë shkrimtarë të antikitetit i kanë
shënuar ose evidentuar gojëdhënat, mitet dhe legjendat, që megjithëse janë pak narrative
(përshkruese), o pak a shumë me karakter mitik (legjendar), megjithatë ato na japin të dhëna tepër
me rëndësi për errësirën parahistorike maqedonase.
Sipas gojëdhënës, Eponimi - udhëheqësi fisnor i maqedonasve të lashtë është Maqedoni.
Për origjinën e tij, burimet ofrojnë versione me bollëk e të llojllojshme si: Heroi mitik (legjendar),
themeluesi i Maqedonisë ishte bir i Perëndisë së Zeusit të fuqishëm (mendimit, trurit), zotit suprem
të të gjithë hyjnive dhe perëndeshës së kohës, Hronosit.
Legjenda thotë se:
nëna e tij ka qenë Tija, e cila ishte e bija e Denkalionit dhe Pirit.
Këta të dy (Denkalioni dhe Piri), i lindën Amfiktion, Helenin dhe Magnetin.
Edhe Maqedoni ka pasur dy djemë:
Pierin dhe Emat - in, heronjt eponim të dy krahinave në Maqedoninë antike, Pieria dhe Ematia.
Sipas një legjende të dytë:
Maqedoni, ka qenë biri i Perëndisë së Egjyptit, Ozirisit, ndërsa për vëlla ka pasur Anubisin.
Atributi karakteristik i Maqedonit ka qenë Ujku, ndërkaq i vëllai i tij Anubisi ka pasur Qenin.
Ozirisi, ia lëshoi pushtetin e Egjyptit Izidës, duke u nisur për pushtime të reja, i shoqëruar nga dy
djemtë e tij, Maqedonin e Anubisin.
Në Thraki, Ozirisi arriti të vras mbretin Likurg, të cilin e zëvendësoi me të birin Makedonin, i cili u
bë mbret i kësaj treve.
Vendi ku sundonte i biri i Ozirisit u quajt MAQEDONI.
Sipas një legjende tjetër Maqedoni ishte njëri prej 50 bijëve të mbretit Liakon, që sundonte në
krahinën e Arkadis[ (Peleponezit).
Legjenda e katërt thotë se Maqedoni ishte njëri prej bijëve të Eol - it, eponim i heroit të Eolëve,
ndërsa vëllezër të tij ishin:
Pieri, Magneti, etj.
Kuptohet, se në këto raste duhet të jemi tepër të kujesshëm në orvetjet për të interpretuar gojëdhënat
e legjendat e lashta, edhe pse përvoja na ka mësuar se secila prej tyre, përmbanë një fije shkëndije të
vërtetë. Domethënia linguistike e emrit Maqedon është si vijon:
Emri Maqedoni rrjedh nga Makednos, që e hasim për herë të parë te Homeri, me kuptimin: ,,shtrat i
mirë” ose ,,tridhje, i lartë ose i ngushtë”.
Këto fjalë e kanë të njejtën rrënjë me fjalën ,,makro” ose i lartë.
Shtesa Maked - onia është sufiks me prejardhje ilire ose thrako - frige, që e definon tërë emrin
Maqedoni, që do të thotë: "tokë e lartë".
Me një fjalë, emri Maqedoni do të thotë: vend i lartë, kodrinor - malor, e cila kishte të bëjë,
parasëgjithash, në një rajon të Maqedonisë së Epërme në rajonin e Orstidës (Kosturit), prej nga nis
dinastia e parë mbretërore maqedonase e Argeadëve, e cila kohë pas kohe i ka zgjeruar territoret me
pushtime të tjera. Në bazë të analizave paleo - linguistike, madje edhe të burimeve historike,
legjendave të lartëshënuara, gojëdhënave dhe gërmimeve arkeologjike, studiuesit seriozë, që nuk
janë të paktë, që merren me gjenezën e popullit të lashtë maqedonas kanë ardhur në disa teza.
Studiuesja, Barbara Jelavich (,,Historia e Ballkanit”, V I,Tiranë 1999, f. 20) do të shprehet:
"rrënjët etnike të maqedonasve të lashtë qenë sipas të gjitha gjasave ilire, megjithëse në atë kohë
shtresa e lartë kishte rënë nën ndikimin e kulturës greke”.
Albanologu shqiptar, prof. Eqerem Çabej (,,Studimet gjuhësore”, III,Tiranë, 1976, f. 52) thekson:
,,Prandaj në Ballkanin e vjetër më shumë se me kufi gjuhësorë, kemi të bëjmë me kufi kulturash.
Duke shiquar çështjen në dritën e këtij realiteti, do të përfundojmë se krahas me dy gjuhët klasike të
Gadishullit u mbajtën gjallë, sidomos nëpër krahinat malore, elementi autokton edhe në shekujt e
më pastajmë".
Këtë gjë e vënë re që në shek. XIX, historiani i madh Teodor Momzeni, në veprën kapitale
,,Historia e Romës” (f. 185), në mes tjerash shton se:
,,viset ballkanike që në kohën romake krahinat e brendshme të maqedonisë krahas greqishtes dhe
latinishtes, duhet të jetë e ruajtur edhe gjuha e popullit, ilirishtja”.
Studjuesit, Todi Dhamo dhe Faik Lama, njohës dhe ekspertë të historisë së antikitetit Ballkanik, në
veprën ,,Historia e Kohës së Vjetër” (V. II, Tiranë 1992, f.128), në mes tjerash do të shprehen:
"popullsia e maqedonisë që përbëhej nga fise ilire, thrakase dhe nga disa fise të afërm me grekët,
banorët e Maqedonisë flisnin një gjuhë të afërt me greqishten, por megjithatë të pakuptimshme me
grekët..."
Studiuesi arbëresh nga Zara, Aleksandër Stipçeviq, në veprën ,,Ilirët” në faqen 39 do të shprehet se:
" në viset e brendshme jetojnë një varg fisesh, disa prej të cilëve na janë fare mirë të njohura nga
burimet historike dhe epigrafike.
Duke shkuar nga jugu kah veriu i hasim së pari Maqedonët, për karakterin etnik të të cilëve është
diskutuar shumë në shkencë.
Grekët, deri në shek. VI-V p.e.s. i rradhisnin në mesin e popujve barbarë".
Në vitin 1854, albanologu i famshëm gjerman Hahni, që me të drejtë shikohet si themeluesi i
shkencave albanistike, i formulon këto teza:
Epirotët dhe Maqedonët edhe në kohën e Strabonit ishin jogrekë ose barbarë,
Epirotët, Maqedonët dhe Ilirët janë farefis në mes tyre,
Ka shumë shenja që shqiptarët e maqedonët përbëjnë thelbin e fisit tireno - pellazgjik, skajet e
mëtutjeshme të të cilit në Itali e në Thraki hyjnë brenda në histori,
Ilirishtja, është gjuhë pellazgjike në një kuptim më të gjërë.
Me këto teza albanologu gjerman Hahn, te ilirët, si paraardhës të shqiptarëve, përfshinë edhe
Epirotët e Maqedonët e lashtë, pra të gjithë këta popuj i bënë të ardhur nga pellazgët.
Teza e afërsisë së Epirotëve, Ilirëve dhe Maqedonasve është sot një mendim i pranuar pothuajse
gjithkund, sepse edhe ato pak dëshmi që kanë ngelur nga gjuhët e këtyre popujve, flasin qartë për
një afërsi të tillë. (Prof. E. Çabej, Studime gjuhësore, III, f. 43 - 44).
Në fillim të shek. XX Mis Edit Durham, në ,,Brenga Ballkanike” (Tiranë, 1998, f. 7 - 8) do të
shkruante: "dihet se Gadishulli Ballkanik në krye është banuar nga fise ilire, trake e maqedonase,
popuj barbarë, pra jogrekë.Ishin një mori fisesh të egra nga prijësit e tyre që duhet të kenë qenë
mjaft të afërt si racë.
Trajta e gjuhëve të tyre nuk njihet.
Herodoti thotë se:
" në qoftë se trakasit do të kishin qenë nën sundimin e një personi të vetëm ose të bashkuar me njëri
- tjetrin, për mendimin tim, do të ishin të pathyeshëm. por, kjo ishte e pamundur.
Dhe ai, (Herodoti ka plotësisht të drejtë në vlerësimin që u bënë këtyre popujve.
Filipi II i Maqedonisë i shkriu këto fise të egra në një fuqi të vetme, ndërsa trakët, maqedonët e
ilirët u bënë themel i ushtrisë ngadhnjimtare të Aleksandrit të Madh. Ballkani është vendi ,,i
perandorive të një njeriu”, perandori të cilat rrojnë sa është gjallë njeriu që e kanë në krye. Vetë
perandoria e Aleksandrit nuk e pati jetën e gjatë, pasi vdes në vitin 323 p.e.s. Megjithëse ka kaluar
një kohë e gjatë ende është i gjallë në mesin e njerëzve, gjaku i të parëve u vlon në deje.
Besoj se tashmë nuk vihet në dyshim fakti se shqiptarët e sotëm janë pasardhësit e drejtëpërdrejtë të
atij populli të egër e primitiv të Ballkanit. Aleksandri i Madh ishte maqedonas dhe Olimpia, nëna e
tij ishte princeshë Epirote, pra s’ka dyshim se Aleksandri ishte shqiptar. Deri këtu jemi në rregull,
por gjithnjë është thënë se nga i ati kishte prejardhje greke, vërtetë të largët, por që grekët e kanë

__________________
Si nuk u bera njehere moderator...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Dhjetor 2010 11:51
RIP Gibbs nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RIP Gibbs Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RIP Gibbs (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RIP Gibbs Shto RIP Gibbs nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RIP Gibbs nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
RIP Gibbs
Victim at Finnegans Wake

Regjistruar: 13/05/2006
Vendbanimi: Bitchfield
Mesazhe: 2637

Ambasadori amerikan George Fred Uiliams (,,The shkypetars”, Tiranë 1999), në Athinë e Mal të Zi
në vitet 1912-1914, do të shtonte se:
,,në kohët prehistorike para se poeti, Homeri, të këndonte për zotërat e tyre dhe heronjt e
përrallave, përpara se të shkruhej gjuha greke, rronte një popull i quajtur Pellazg. Herodotus, ju
hedhë pellazgëve historinë e cila këto i përmend shumë më përpara se sa civilizimin e grekëve dhe
se punimi i ashpër që mbulon anët e Pantenonit në Athinë, akoma quhet pellazgjik.
Këto mure të mëdha që ne i quajmë Cyclopean dhe për të cilat thotë profesor Po*****e që qenë
ndërtuar shumë përpara se të ekzistonin grekët e Homerit.
Prej kësaj race të fortë prehistorike mbetën vetëm shqiptarët.
Vetëm në kohët më të vona u shkoqit se pellazgët qenë ilirianët e vjetër, e para degë indo -
evropiane, perandoria e të cilëve shtrihej që nga Azia e Vogël e deri në Adriatik e nga veriu deri në
Danub. Nga studimet e shkencëtarëve si prof. Pot e prof. Max Miller në gjuhën shqipe u stabilizua
kjo origjinë. Këta ilirianë u shpërndanë edhe në Itali, si në Toskani (Toscs, Toscans, Etruskans e në
Shqipëri njihen si Toskë)... shqipja qe gjuha amtare e Aleksandrit të Madh, që zaptoi botën dhe e
Pirros së Epirit, një nga gjeneralët më të mëdhenj që përmend historia. Historiani romak
Justini,bashkëkohës i perandorit August Oktavianit, në vitin 9 p.e.s. në Romë boton ,,Historia
Philippicae” në 44 libra, ku në mes tjerash shënon se:
,,edhe populli i Maqedonisë quhej Pellazg”.
Duke shfletuar Historinë e Popujve Jugosllavë (Historia Naroda Jugosllavije), V. I, botuar, në
Zagreb 1953, faqe 21, në mes tjerash veçojmë se: ne kohën e Aleksandrit të Madh, Maqedonia
përfshinte : maqedoninë e egjeut, thesalinë , halkidikun, një pjesë të Epirit nje pjesë te r.p të
Maqedonise, afërsisht deri te linja e cila shkonte nga liqeni i ohrit deri te manastiri ku shtriheshin
peonet, aty ndikimi grek ishte më i madh. populli maqedon është mesiguri me preardhje ilire, të
cilët me të madhe me vonë u henelizua.
Mendoj, se ky studim modest për Maqedoninë e lashtë do të ishte i zbehtë nëse nuk i shfrytezojmë
te ariturat shkencore të prof. Shaban Demirajt në studimin “Preardhja e shqiptareve” (Tiranë, 1999)
në mes tjerash shkruan se: “Por, ndërsa për grekët e vjetër dhe për gjuhën e tyre kemi të dhëna
relativisht të pasura, për popujt të tjere indoevropian të Ballkanit dhe për gjuhën e tyre në lashtësi,
njohuritë tona janë shumë të pakta, për mungesë dokumentash dhe të dhënash të tjera të
mjaftueshme. Prandaj, do të vihen ato të dhëna, që kemi mbi ata popuj të lashtë të Ballkanit dhe mbi
gjuhët e tyre. Një parashtrim çoftë edhe i përmbledhur, është i nevojshëm për të ndriçuar më mirë
çështjet që do të trajtohen, lidhur me stërgjyshërit e shqiptarëve dhe me gjuhën e tyre. Dhe po e
nisim me fqinjët me të afërt të grekëve të vjetër dhe pikerisht me fqinjët e tyre veriorë".
Pyetja për fqinjët veriorë të grekëve te vjetër dhe gjuhëve të tyre, paraqitet tejet e vështirë, gjithnjë
për mungesë dokumentimi të mjaftueshem. Informatat që na kane aritur për ta i kemi kryesisht nga
autorët e vjetër grekë e romakë. Për autorët e vjetër grekë, jo vetëm Thrakasit dhe Ilirët, por edhe
Maqedonët dhe Epirotët ishin barbarë “ jo grekë- Katici, 1976, faqja 100-107.
Duke u mbështetur edhe në intepretimet e atyre pak “glosave” dhe toponimeve studiuesit janë ndarë
dysh. Për disa nga këta, ata nuk kanë qenë grekë, por natyrisht kanë pasur një ndikim të fuqishëm
prej fqinjëve të tyre jugorë, që kishin një kulturë shumë më të zhvilluar.
Kurse, sipas studiuesve të tjerë, ato kanë qenë fise greke, që flisnin një gjuhë dialektore disi të
ndryshme nga ajo e grekëve të tjerë. Në këto rrethana, duhet mbajtur një qëndrim të matur, duke u
mbështetur sidomos në analizën e atyre pak elemneteve, që kanë mbetur prej maqedonishtes së
vjetër dhe prej gjuhës së të ashtuquajturve epirotë. Duke pasur parasysh se gjuhët indoevropiane, në
përgjithësi, kanë qenë me afër njëra tjetrës, sa me shumë të ngjitemi në lashtësi e kjo vërejtje vlenë
edhe për gjuhët e popujve indoevropianë, që erdhën dhe u vendosën në trevat ballkanike. Për më
tepër edhe kufijtë etnik dhe gjuhësorë në Ballkanin e lashtë nuk kanë qenë të palëvizshëm nga koha
në kohë.
Për maqedonasit e lashtë dihet se gjatë shek.V- IV p.e.s formuan një mbretëri që arriti kulmin e
madhështisë së saj me Lekën e Madh ( 356-323 p.e.s).
Kjo mbretëri , që në fillim pati kryeqendër, Aegae,(Edesa) dhe më pas Pella që shtrihej në rrjedhën
e poshtme të lumit,Vardar (Axios Antik), në veri të malit Olimp, në lindje të malit Gramoz dhe të
liqenit të Ohrit. Në lindje ishin vendosur Thrakasis dhe në veri fisi i Peonëve, të cilët shumë
studiues i mbanin për fis ilir. Por, kufijtë e mbretërisë maqedone kanë ndryshuar nga koha në kohë
si rrjedhim i pushtimeve të saj. Pyetjes a kanë qenë amqedonasit e lashtë grekë apo jo i kanë dhënë
dy përgjigje te kundërta. Sipas qëndrimit të disa historianëve grekë të lashtësisë ata ishin barbarë
(pra jo greke) . Vetë grekët e vjetër në përgjithësi i mbanin ata për barbarë.
Mjafton të përmendin këtu kritikat e Demostenit kundër Filipit të parë të Maqedonisë të cilin ai e
konsideron barbar. E njëjta pyetje është shtruar natyrisht edhe për gjuhën që flisnin maqedonët e
vjetër, nëse ajo ishte një gjuhë në vete apo ishte një dialekt i greqishtes. Edhe për këtë pyetje, ashtu
siç pritej përgjigjet kanë qenë të kundërta. Sot për sot nga maqedonishtja e vjetër janë zbuluar
vetëm një numër “glosash” të shkeputura, të cilat pjesërisht janë interpretuar si huazime nga
greqishtja, por pjesërisht nuk janë gjegjeset e tyre në greqishte, por ndryshojnë prej tyre në trajtën
fonetike në një masë të tillë që i kalon shumë kufijtë e variacionit( lëvizjes ) dialektore në
greqishten e vjetër (Radosllav Katiciq, Ancient languages of the Balkans, 1976 f. 104).
Por, është vënë në dukje edhe ndonjë pikë takimi. Kështu, mbi bazën e atyre pak materialeve të
disponueshme siç shprehet prof. Shaban Demiraj, “është arritur në përfundimin që maqedonishtja e
vjetër ishte një gjuhë e tipit “kentum” ashtu si greqishtja. Por, ajo ndryshonte nga greqishtja në
reflektimin e bashkëtingëlloreve të aspiruara indoevropiane. Gjithashtu janë vënë re edhe ndryshime
të tjera të rëndësishme, si prani e zanores “a” në maqedonishte, përkundrejt zanores “o” në
greqishte, prania e bashkëtingëllores “v” në maqedonishte, përkundrjet “p/h” në greqishte etj.
Këto ndryshime të karakterit fonetik do të dëshmonin më fortë në të mirë të mendimit të atyre
dijetarëve, që e konsiderojnë ose e ndajnë mendimin se gjuha maqedonishte si gjuhë indoevropiane
më vehte, që ndryshon nga greqishtja, por, natyrisht me ndikime të fuqishme, të kësaj të fundit
sidomos pas epokës së Lekës së Madh.” Për të qenë edhe më konkret në çështjen që po trajtojmë,
rreth gjuhës së maqedonëve të lashtë, do të ndalemi pak në kohën e Lekës së Madh, mbështetur
gjithnjë në fakte burimore: Kuint Kurtusi, na jep një dialog midis Lekës së Madh dhe gjeneralit të tij
Filotes të akuzuar për tradhëti të lartë: Leka e pyet Filotën, nëse donte të mbrohej ne greqisht apo
maqedonisht për të qenë sa më autentik po japim fragmentin që flet për këtë ngjarje:
“Mbreti, atëherë duke e shikuar në sy Filotën, tha: DO TË GJYKOJNË MAQEDONASIT".
Unë, të pyes nëse ti don t“u flasësh atyre në gjuhën amtare”.
Filota, atëherë u pergjigj:
”Përveç maqedonasve ka mjaft njerëz, që për mendimin tim, i kuptojnë mjaft lehtë fjalët e mia, nëse
unë përdorë gjuhën që ty të ka shërbyer pa ndonjë qëllim tjetër, mendoj që fjalët e mia do të bëhen
të kuptueshme për shumë ndëgjues”
Mbreti, atëherë - tha:
”Apo shihni deri ne ç“pikë kanë mbërritur përbuzja e Filotës për gjuhën tonë amtare?
Është padyshim i vetmi që nuk denjon ta mesojë atë, por, që ai të flasë ashtu siç i pëlqen, duhet që
ju të thoni se zakonet tona dhe gjuha jonë i shkaktojne atij të njejtën neveri”.
Kjo bisede midis Aleksandrit(Lekës) të Madh dhe Filotës zbulon qëndrimin antipatriotik të Filotës,
që përbuzë zakonet dhe gjuhën maqedonase, duke qenë vetë maqedonas. Filota, detyrohet nga vetë
Aleksandri të rrëfehet (pronocohet) publikisht.
G. J. Hahni, thotë me të drejtë:
“a do t`i binte ndërmend ndonjë gjenerali gjerman që në rast analoge t“i bënte pyetje të akuzuarit
nëse për mbrojtjen e tij do e zgjedhte dialektin e gjermanishtes në vendet e ulëta, apo gjuhë letrare

Pra, shihet qartë se: gjuha maqedonase nuk ishte një dialekt i gjuhës greke i vështirë për tu kuptuar,
por rrënjësisht i ndryshëm prej gjuhës greke.
Në një moment tjetër, një oficer maqedonas i quajtur Bolon, trim por fshatarak, akuzon gjeneralin
Filota për atë se : “gjithnjë tallet me maqedonasit harbuta, duke i thirrur me emra nënçmues frigjan
e pafllagonas”. Ai, (Fillota) nuk i pranonte ata duke qenë vetë maqedonas qysh në lindje, nuk
pranonte as t`i dëgjonte e as të fliste me ta. Ata, i takonte vetëm në ato raste, kur maqedonasit
shoqëroheshin me një përkthyes”. Ky fragment, tregon qartë se Fillota e kishte harruar gjuhën
amtare (maqedonishte) edhe në komunikimin e tij me maqedonasit, që nuk flisnin greqisht, përdorte
përkthyes. Ndërkaq Plutarhu, historiani, filozofi dhe moralisti i shquar dhe njeriu më i ditur i kohës
së tij, (46 - 120 e.s), autor i shumë veprave, e në veçanti i “Vitae Paralele” (biografite paralele), në
“Jeta e Aleksandrit”, 51, 4, shkruan se: “Aleksandri në zënkën që ndodhi në Marakanda me
gjeneralin dhe mikun e tij, Klitin, që përfundoi me vdekje e këtij të fundit, thirri në maqedonisht
rojet e tij”.
Por, i njëjti autor tek “Biografia e Eumenit” 14, 5, pohon se “maqedonët e Aleksandrit, që luftonin
në atë kohë nën urdhërat e Eumenit, gjatë luftës civile që zhvillohej në mes atij dhe Antigonit”),
nderuan në maqedonishte gjneralin e tyre”. U përkujtojmë historianëve grekë po edhe atyre sllavomaqedonas
që nderimi bëhej duke përdorur fjalë që tregojnë:
stime, respekt, veneracion, dhe në këtë rast ( ështe fjala për Eumemin), “ato fjalë u thanë në gjuhën
maqedonase". Këtë e dëshmon prof. Sherif Delvina, në veprën, “E vërteta mbi Epirin”, faq. 138 -
139, botuar në “Rilindja”, 19 mars 1994.
Në një pasazh tjetër Plutarhu na tregon se:
“Ptolomenjtë nuk kanë dashur të mësojnë në gjuhën egjyptiane dhe disa prej tyre e kanë harruar
gjuhën maqedonase”.
Studijuesi i madh gjerman G.J. Hahni në “Albanischen Studdien”, Wien, 1854 prononcohet se:
“pa qenë nevoja që të marrim në ndihmë filologjinë, por vetëm korespondencën e thjeshtë të të
dhënave të marra prej kohës së lashtë, sot na lejohet që të nxjerrim konkluzionin se epirotët dhe
maqedonasit bëjnë pjesë në fisin e madh ilirian”.
Dr. J. Ph. Falmerayer në “Elementi shqiptar në Greqi” Mynhen, 1861, shkruan “maqedonasit e
vjetër, fitimtarë të Athinës dhe Babilonisë, kishin farefisni gjaku dhe gjuhe me shqiptarët Epirotë -
Ilirë.
Me tej Falmrayer vë në dukje se: “në veprat e mëdha të Aleksandrit në Granik, në fushën e Arbelës,
etj, helenëve nuk u takon pjesë e lavdi se sa, të themi në ditët tona për trupat federale të Rhinit në
fitoret e Napoleonit në Austrelic, Friedland dhe në Moskvë. Edhe në vetë kohën e Aleksandrit,
maqedonasi i vendit nuk mund të merrej vesh me një grek nga Peleponezi dhe Atika, pa pasur
ndihmën e një përkthyesi”.
Historiani grek, Apijani (shek. I - II e.s) nga Aleksandria, autor i “Historia e Romës” , më 24 libra
në një vend do të shprehet se: “Panonët ishin fis Ilir, Japodët, Istrët, Dalmatët, Liburnët, Dardanët,
Ardianët, Autarianët, ( me një fjalë të gjithë popujt deri në malet Karaune), përgjithësisht njiheshin
si ilirë. Por, ata gjendeshin kudo në Epir, Thesali e në Maqedoni”.
Ende në Epir banonin vetëm popujt jogrekë, të cilët, flisnin në gjuhën maqedone, ose e cila është e
njëjtë me gjuhën ilire”. Këtë e mbështet edhe studiuesi gjerman, Johan Tunmar “Autoktonia
shqiptare në studimet gjermane”, Prishtinë, 1990 faq. 59, i cili shton se: "Ilirët dhe Thrakët ishin
prej kohësh pupuj kryesorë të Evropës. Por, a ishin ata të të njejtit trung apo i përkisnin fiseve të
ndryshme. Thrakët dhe Ilirët në lashtësi shiheshin si popuj me zakone të njëjta”.
J. Tunman vazhdon: “Maqedonët dhe Epirotët, të cilët herë pas here i kanë zgjeruar zotërimet e
tyre mjaft në thellësi të vendit, ka shumë të ngjarë që të kenë folur të njëjtën gjuhë me ta".
Dhe, J. Tunman ka një përparësi se në 80-të vjetët para G.J Hahnit do të arrinte në të njëjtin
konkluzion në idenë se: Maqedonët, Epirotët dhe Ilirët flisnin të njëjtën gjuhë, pra ilirishten.

__________________
Si nuk u bera njehere moderator...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Dhjetor 2010 11:52
RIP Gibbs nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RIP Gibbs Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RIP Gibbs (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RIP Gibbs Shto RIP Gibbs nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RIP Gibbs nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
RIP Gibbs
Victim at Finnegans Wake

Regjistruar: 13/05/2006
Vendbanimi: Bitchfield
Mesazhe: 2637

Dhe, merita e G.J. Hahnit është se: “duke shfrytëzuar të dhënat e autorëve të lashtë grekë e romakë,
ai arriti në konkluzionin se Ilirët, Epiriotët dhe Maqedonët, si fise të afërm me njëri-tjetrin e me
gjenezë të përbashkët, formonin bërthamën e trungut të popujve Tireno-Pellazgjik, e rrjedhimisht
edhe të popullit shqiptar”.
G.J. Hahni me një mal argumenesh historike, mitologjike, etnografike, gjeografike e linguistike, e
argumenton edhe përkatësinë etnike të përbashkët të maqedonëve të lashtë me Ilirët dhe Epirotët.
G.J. Hahni, është i pari që gjeti një argument logjik me forcë të madhe bindëse nga fusha e
demografisë në të mirë të autoktonisë së shqiptarëve në Kosovë dhe në trevat tjera etnike lindore.
Argumenti i tij teorik është i kësaj natyre: “po të jetë që një kufi gjuhësor është i tillë që njëra gjuhë
flitet në male kurse tjetra në fusha që shtrihen rreth tyre, atëherë, kjo shpjegohet si pasojë e një
pushtimi, kurse gjuha e parë i takon popullit që u praps në male, kurse e dyta (në fusha), atij që
erdhi më vonë si pushtues”. (J.G. Mon Hahn: “Reise von Belgrad nach Salonik” Wien 1868,faqe
228).
Gjeografi danez Malterbun (1758-1826), autori i njëres nga veprat gjeografike më me autoritet të
shek.XIX,”Precis de la Geographie Univerzale”, vëllimi i I - IV, 1810 - 1829, Paris, e cila përfundoi
së botuari pas vdekjes së tij, në analizën e vet mbi Gjeografinë e Strabonit, thotë: " Etolia dhe
Akanania konsideroheshin nga grekët gjysëm barbare. Për sa i përket Epirit, gjithë autorët grekë të
lashtësisë e përjashtojnë nga Greqia. Ai, është përshkruar nga Straboni së bashku me Ilirinë dhe
Maqedoninë. Fiset kryesore të tij ishin: Kaonët,Thesprotët dhe Molesët, Straboni e Plutarhu
pohojnë se: “Epirotët flasin një gjuhë të veçantë dhe kjo gjuhë është e njëjta me maqedonishten.
Me sa duket gjuha shqipe rrjedh prej saj”.
Edhe udhëpërshkruesi francez, Pukevili në veprën e tij “Udhëtime në More, Konstatinopojë, në
Shqipëri dhe në vende tjera të Perandorisë Osmane", gjatë viteve 1798-1801, botuar në Paris, 1805,
kur flet për Arkananinë dhe Etolinë, thekson se këto vende në kohën e tij quheshin Shqiper dhe
banorët e tyre quheshin shqiptarë”.
Studiuesi korçar, Spiro Kondo (1862-1967), duke njohur të gjitha gjuhët e vjetra të popujve të
Ballkanit dhe gjuhët moderne botërore(anglisht, frengjit, italisht, gjermanisht, greçishten e re etj),
shkruan veprën kapitale, "Shqiptarët dhe problemi Pellazgjik”, Tiranë, 1962, ku në mes tjerash thotë
se”: "Pellazgët përmenden që në eposet më të hershme të Homerit, si një popull hynor dhe më i
vjetër, si një popull drejtpërdrejt i lindur nga dheu".
Edhe studiuesi Engjëll Sedaj në veprën “Etnonimi Arbëresh-Shqiptar”,(Prishtinë, 1996 faqe, 18),do
të prononcohet se: ”Epirotët dhe Maqedonët edhe në kohën atnike ishin jogrekë, duke u bazuar në
dijetarin gjerman G.J.Hahn, epirotët, maqedonët dhe ilirët në mes tyre qëndrojnë në afërsi dhe ky
mendim është i pranueshëm sot".
Duke shfletuar punimet dhe studimet e shumta ku trajton Maqedoninë Antike, tek Prof.Dr.Reshat
Nexhipi nga Manastiri, me këtë rast do të ndalemi kalimthi në një intervistë që i jep gazetës,
”Fakti”, më datën 10.07.2000, ku në mes tjerash profesori i nderuar shprehet:
”Kalimthi të kujtoj se gjatë polemikave të mia autorëve maqedonas të cilët pa pikën e turpit
kërkojnë që ta përvetësojnë Lekën e Madh, iu kam thënë se ata kanë lidhje vetëm sipas mbiemrit të
tyre gjeografik, ndërkaq ne shqiptarët mburremi vetëm me përkatësinë ilire të tij, kurse grekët me
atë që ai e adhuronte së tepërmi kulturën e tyre, dhe mburrej që quhej grek prandaj edhe fqiu i Jugut
( Greqia N.D), ka vënë këmbë për ndryshimin e emrit Maqedoni”. “Në polemikat e mia autorëve
maqedonë u kam thënë se pa gjuhën dhe alfabetin shqip nuk mund të kuptojnë drejt periudhën më të
vjetër të historisë, sepse ajo është e lidhur edhe me periudhat tjera, kështu që historiografia
maqedonase, sot i përngjet shtëpisë pa themel ”.
Edhe Prof. Dr. Skënder Rizaj, “Diaspora iIlire në Antike” (Prishtinë, 1992 në mes tjerash do të
shtojë se: "Gjatë fushatës së Lekës së Madh për të cilët ishin Pellazge-Ilire, në viset aziatike u
shpërngulën edhe më shumë Tribalë dhe Dardanë të cilët më parë iu nënshtruan Lekës së Madh”.
Hesiodi - poet grek që jetoi ne shek. VIII-VII p.e.s , autor i “punëve dhe dijeve” na thotë:
“Dhe ajo, vajza e Deukalionit, lindi dy djemë, nga Zeusi- rrufehedhësi: Magneti dhe Maqedonasi,
Kalorësi dhe Luftëtari, vajza e dytë e Deukaleonit, gjithashtu lindi dy djemë : Grekos dhe Latinos,
Me këto metafora e mite poetike na dalin vëllezër grekët dhe romakët e ç“ka thënë, me gjuhën e
shkencës është fund e krye absurde, sepse po të besojmë Hesiodin , atëherë maqedonasit e lashtë
dhe grekët dalin kushërinj. Versionet vijuese në mitologjinë greke rrjedhin nga “Tregimet artistike”
të kohës historike. Në to thuhet eukalioni dhe Pirro e popullojnë botën në mënyrë jo shumë me të
mrekullueshme dhe ndërmjetësinë e birit të tyre, Helenit i cili u bë stergjysh i helenëve.
Dhe me të drejtë prof. Sherif Delvina shprehet se:
”është e udhës t“u themi historianëve grekë që origjinën e maqedonasve të mos e ndërtojnë me
tregime artistike të lashtësisë , dhe sa për emrin Maqedoni mund të themi dy fjalë:
koha e gurit nuk njohu emra ( popujsh - N. D). Emrat dolën në kohën e metaleve”.
Prof. I. Ellis, autor i veprës “ Imperializmi maqedonas”, pretendon se maqedonasit e lashtë para se
të vinin në atdheun e tyre në Maqedoni, quheshin maqedonas. Edhe arkiologu i njohur grek, Photis
Patas është i një mendje me prof. Ellisin, se Maqedonia e mori emrin nga maqedonët e lashtë.
Ky arkiolog pohon se emri Maqedoni, ishte fillimisht emër etnik dhe vetëm pastaj u kthye në një
term gjeografik dhe historik.
Historianti grek Tukitidi (460 - pas dhe 404 p.e.s) në veprën “Lufta e Peleponezit”, libri 4, 124,
dëshmon se: “Perdika II, i biri i Aleksandrit të I të Maqedonisë , gjatë ekspeditës së dytë kundër
Arhabajosit, mbretit të Lynkestëve, përveç ushtrisë së tij maqedonase, kishte nën urdhërat e tij edhe
kontingjentet e hoplitëve të rekrutuar nga grekët, që banonin në Maqedoni.
Tek Pseudo-Skilasi (gjeograf e historian grek i shek. V-IV p.e.s), gjejmë pohimet se në bregdetin
maqedonas ndeshim qytete maqedonase, pranë qyteteve greke (Polis, Elinidhes). Në lashtësi nuk
mund të kishte koloni ose ngujime greke në bregdetin grek.
Dy shembujt e mësipërm flasin qartë se maqedonasit nuk janë grekë. Legjenda e preardhjes greke të
shtëpisë mbretërore maqedonase është një nga shembujt me kuptimplotë të shtrirjes të
filohelenizmit në Maqedoni.
E. Borza është autor i veprës “ The phihellinism of Archelaus “, ku në mes tjerash shprehë
mendimin se trillimi i preardhjes argive (nga Agrosi) i mbretërve të dinastisë maqedonase, është
krijuar para Herodotit. Ka të ngjarë që Herodoti ta ketë lexuar këtë nga shpikësi i këtij trillimi pra
nga Aleksandri I. Në librin tjetër “ Deparament of history Penylvania state University, USA”, E.
Borza shkruan: “ me sa duket asnjë mbret maqedonas nuk kishte marrë pjesë në Lojërat Olimpike
para Filipit II. Pjesëmarja e Aleksandrit I në ato lojëra ishte thjeshtë propagandë e zhvilluar prej tij.
Burimet hisorike na bëjnë të ditur se Arkelau, nipi i Aleksandrit I, nuk merrte pjesë në lojërat
olimpike panhelenike”. Mesiguri zotërinjtë historianë të sotëm grekë nuk mund t“i përgjigjen dot, se
nuk kanë argumente. Grekët në lashtësi nuk arritën të krijojnë bindje se Arkelau rridhte nga
Argivetm, prandaj ky mbret gjatë kohës së tij nuk pati kurrë të drejtë të merrte pjesë në lojërat
olimpike panhelenike (gjithë greke). Për origjinën (gjenezën) e maqedonasve të lashtë edhe njëherë
do t“u referohemi autorëve antikë të kohës te Filipit të II të Maqedonisë:
Demosteni (382-338 p.e.s) oratori më i madh i Greqisë antike shkoi në Pela në cilësinë e anëtarit të
delegacionit të Athinës i përbërë prej 10 vetash. Gojëtari i dëgjuar, Demosten ishte 38 vjeç, ndërsa
Filipi i II i Maqedonisë 36 vjeç. Që të dy këta politikanë ishin pothuajse moshatarë.
Në gostinë e shtruar për nderë të delegacionit të polisit të Athinës, nga mbreti Filipi II i
Maqedonisë, oratori Demosten shpërtheu kundër mbretit me fjalët e tia jo të akrepta, por
kuintesenca të së vërtetës që më vonë u shkrua nga ai, (Demosteni), jo me gjuhën nepërke po me
vërtetësi historike. Fjalët që ju thanë mbretit Filip II dhe popullit ( Demosit) të Athinës në atë kohë
nga Demosteni, quhen “Filipike”. Deri më sot nuk është gjetur (me sa dijmë ) në ndonjë dokument
që Filipi II t“i ketë përgënjeshtruar ato. Mund t“u përgigjemi shovenistëve grekë në mënyrë të
paanëshme se: “Maqedonia kurrë nuk ka qene greke”.
Demosteni, ishte kundërshtar i mbretit Filipi II të Maqedonisë dhe me vonë për këto “Filipike” u
detyrua të pijë helmin, nga ndjekëjet që iu bënë prej Filipit të II, duke i dhënë fund jetës së tij në
ishullin e Kalaurit pranë tempullit të Posejdonit, në vitin 338 p.e.s, pas betejës së Heronesë, ku
ushtritë e bashkuara të botës greke u mundën nga “Falangat”, maqedonasit të Filipit të II.
Dhe me të drejtë prof. Sherif Delvina thotë se: “e vërteta e thënë prej tij për origjinën e
maqedonasve nuk u zhduk me vdekjen e tij por fitoi pavdekesine”, sepse Demosteni deklaronte :
"Filipi jo vetëm që nuk është grek dhe asgjë se lidhë me grekët por është edhe një barbarist që
s’është barbar nga ato që kanë emër të mirë por është një maskara maqedonas që njëherë e një
kohë ata nuk i blinin as si skllevër " (filipika , III , Faqe 119).
Filipin e II të Maqedonisë kur e quan në Tebë disa vjetë si peng, ai atje u mbingop me kulturën
helenistike dhe artin ushtarak të Epaminondes, pastaj sipas historisë oborri dhe mbretërit e
Maqedonisë kishin marrë që me kohë kulturën (verrnikun) helen.
Prandaj bien supozimet (thëniet) që ai quhej barabar, sepse i mungonte kultura helene dhe se me
bindje të plotë e themi se ai nuk ishte grek. Autorët e vjetër të lashtësisë i quanim barbarë të gjithë
ata që nuk ishin greqishtfolës. Për të qenë edhe më bindës le të dëgjojmë dhe palën promaqedonase
në Athinë. Për këtë kemi zgjedhur oratorin e famshëm bashkohës, Izokratin Athinas me origjinë, që
në atë kohë ishte dëshmitar entusiast i ngritjes së Filipit të II , në pozitën më të privilegjuar.
Në “FILIPIKËN” 108, Izokrati pohon kështu: “Filipi vendosi të mbreterojë (sundojë ) mbi grekët
që ishin fise jo të trungut të tij”. (Sherif Delvina, e vërteta mbi Epirin, faqe 132).
Për origjinën e Filipit të II, mbretit të Maqedonise, flet edhe antropologjia. Varri i Filipit të II mbanë
të skalitur jo vetëm një simbol jo grek në kapak por edhe një skelet dhe një jogrek në sarkofag.
Kafka e Filipit të II ka tipare antropologjike të njëjta me ato të trungut tonë ilir, gjë që flet për bazën
etnike të përbashkët. Treguesit sefalik të tij i jep mjaft mirë forma brakikane.
Diametri tranverzal paraqet vlera të mëdha dhe është përgjegjës për brakikraninën e theksuar.
Fytyra e tij është e shkurtër dhe e gjërë kameprosope. Është e udhës që antropologët grekë t“i
botojnë tiparet antropologjike të këtij mbreti dhe të përpilojnë një pasqyrë krahasuese të këtij skeleti
me disa seri mashkullore të kafkave të helenëve.
Prof. Sh. Delvina, shton se: ”jam i sigurt se, po të kryhet kjo punë, të dhënat antropologjike të
Filipit të II të Maqedonisë do të vulosin përfundimisht nga ana antropologjike se oratori Demosten
kishte të drejtë kur thoshte me vendosmëri të papërkulur se: “Filipi II i Maqedonisë nuk është
grek”.
Për të qenë edhe më bindës në tërë këtë studim modest kushtuar “vërtetësisë për Maqedoninë
antike”, do të shfrytëzojmë edhe Arture Vajgelli, i cili duke shfrytëzuar të arriturat e fundit të
histografisë botërore, arrinë të kompilojë ( përpiloj ), një monografi kushtuar “Aleksandrit të
Madh”, që është e shqipruar dhe e botuar në Tiranë në vitin 1993. Në mes tjerash Vajgelli thotë:
“maqedonët, ishin një popull flokëartë dhe sykaltër, me lëkurë më të bardhë se sa grekët. në
damarët e tyre rridhte gjak nordik. Ata, kishin zbritur në jug nga viset e Danubit në kohën
parahistorike kështu që ekzistone një farefisni e largët midis tyre dhe grekëve të veriut. por, grekët
nuk donin ta pranonin këtë farefisni, para së gjithash duke u nisur nga fakti se gjuha e
maqedonasve kishte pak gjëra të përbashkëta me gjuhën e tyre. grekët, në kohën e hershme nuk
shihnin ndonjë dallim midis maqedonasve, ilirëve, thrakasve dhe mezeve. që të gjithë, për grekët
ishin njësoj të paqyteteruar, sepse banonin në trojet e panjohura e jashtë botës greke. grekët, i
përshkruanin maqedonasit pa dashur të jepnin një gjykim të prerë si një popull që i pëlqente të
endej sa andej e këndej, të jetonte i ndarë në fise, të vishej me lëkurë kafshësh dhe ta kalonte kohën
më të madhe duke u përleshur për kullotat e bagëtive. i mbanin për luftetarë të rrezikshëm. ata,
tregonin se ai maqedonas që nuk kishte vrarë ende një armik, ishte i detyruar te lidhte rreth trupit
një gjalme, si shenjë dobësie. i vlersonin dhe si gjuetarë të zotët e pijanecë me namë, e kishin zakon
që me të filluar gostia të pinin kaq shume verë sa që menjëherë bëheshin xurxull”.
Kohë më parë në gazetën “Lajmi”, të datës 25 prill 2005, prof. Dr. Arsllan Selmani është
prononcuar me këtë se: “Në Maqedoninë antike kanë jetuar Ilirët dhe pranë tyre Thrakët.
Grekët, kanë jetuar në skajin më jugor të Ballkanit, në ishujt e Egjeut e të Mesdheut, kurse
sllavomaqedonët e sotëm kanë ardhur nga përtej maleve Karpate në shek. VII - VIII.
Prof. Arsllani ka plotësisht të drejtë kur gjykon se: “ Grekët nuk kanë kurrfarë lidhje me
Maqedoninë andaj nuk mund të kenë pretendime për emrin e saj” dhe se shqiptarët duhet të orvaten
me çdo kusht të mbrojnë emrin e saj, Maqedoni. Partitë shqiptare që veprojnë në Maqedoni në
pozitë ose opozitë, duhet të angazhohen shumë më tepër për ruajtjen e emrit Maqedoni, sepse ai nuk
u takon as grekëve e as sllavomaqedoneve, por me së shumti ose eksluzivisht u takon shqiptarëve”,
si popull autokton dhe pasardhës i pellazgëve, gjegjësisht ilirëve. Dhe fare në fund, mjaftoi ky
prononcim i prof. dhe studiuesit dr. Arsllan Selmani në gazetën “Lajmi”, që edhe unë të japë një
kontribut modest në ndriçimin e së kaluarës sonë të errët.
Strugë, 05. maj 2005 Nga Dr. Nebi DERVISHI - Strugë, Maqedoni

__________________
Si nuk u bera njehere moderator...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Dhjetor 2010 11:53
RIP Gibbs nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RIP Gibbs Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RIP Gibbs (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RIP Gibbs Shto RIP Gibbs nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RIP Gibbs nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 20:36 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Historia > E vėrteta mbi Maqedoninė antike

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.