Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Historia > Kanuni i Lekė Dukagjinit Vlerėsimi i Temės: 2 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 5 faqe: « 1 2 [3] 4 5 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Piktor ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Parathenia e P. Gjergj Fishtes. O.F.M

Citim:
Po citoj ato që tha tresh
te plote KANUNIN E LEKE DUKAGJINIT mund ta merrni tek adresa....

http://www.ganixhafolli.com/Kanuni/hyrje.htm

por aty mungon hymja nga at.Gjergj Fishta qe i bahet librit te At Shtjefen Gjeqovit (Kryeziu) me permbledhjen e kanunit....
kur ta gjej do ta nisi edhe ate..

ciao 3Sh

PARATHANE
1. Randesia e folklores komtare
Kushdo nieri i letres e i kalemit, e qi te jet i zoti me perftue ne mende te vet iden "Atdhe", kupton mirfillit randesine e madhe qi per kom(b) ka ne vedvedi te mbledhunit e "folklores" se tij kombetare.
"Folklora" asht pasqyre e kthjellte e psihes se kombit, asht rrasa e mermerit, ne te cilen historia zgavron t'endunt e t'shendut e popujve, asht cehja e pashterrshme e gjuhesise e e letersis komtare. "Folkloren" po do te skjyrtojsh, po deshe me shkrue historine e komit, e cila me hamende nuk shkruhet, por qi edhe po te jete komi jete nuk ka. "folklores" do ti siellesh, po deshte me shtue pasunine e gjuhes me fjale te permvetsueme, me frazeologji shprehsore, me shembelltyra te gjalla, dramatike, ne "folklore" prape ke me ndeshe me type ma te nalta, me karaktere ma te forta, e me motive ma te adhuna e te perkueshme per zhvillimin e leteratyres komtare. Epopete ma te medha e ma te bukura te botes: si nji "Iliade", nji "Shah-Name" nji "Niebelungen", nji "Fingal" etr. etr. kane ngallite e jane zhvilliue mbi bazen e "folklores" komtare.
Mjerisht disa nder ata bij te fisit shqyptar, qi mbahen per intelektuala e udhhjeksa te fatit e te shartevet te komit, por qi shkolla, neper te cillen paten kene pershkue, nuk mrrijne me u a qirue shpirtin krejt prej zdramit te do parimeve sterilizuese e shkatrrimtare, e as me ua hjeke at lmashk pedantizmin e kulimlleku vagabond-modern, qi ata vallen popullore, bajn asgja, bukurine gjithmone te njethhte e te kerthneste te rapsodijave kreshnike, kerveshin buzen mbi randesi t'vendimeve te kanunit doketar- droit coutumier -mbi fjeshtsin e arte te mytologjis, te perrallavet e mbi mbare "folkloren" tone komtare....
(Vazhdon)

ps 1: kush e do ne gjuhe letrare te me njoftoje dhe do t'ia dergoj me kenaqesi.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Janar 2010 18:47
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Parathenia e P. Gjergj Fishtes. O.F.M

...
E pra , sa bukurija thanjesh, sa njomesija e naltsija mendimesh nuk asht struke permbrenda ksaje "folklore", me te cilen ka punue psihja heroike e komit mare, e i kane ra ne lime kavaljetet e gjata, te palodhshme!
Per shembull: ku ma ke -spo tham ne leteratyra shqype: se ma kjo e shkreta hece faqe perdhe, si grami, por edhe nder leteratyra te reja te komvet te gjytetnueme nji pershkrim, pru me ngjyre ma te gjalla, me shembelltyra ma te pershtatuna, e me nji burrni ma bujare, ma fisnike e te njerzishme mbi hijen e nji vashe, se, pershkrimin me te cillin fatosi i rapsodise "Martesa e Halilit" botue ne "Hyll te Drites" (1924, f.261) paraqet hijeshin e Tanushes, se bijes se krajlit:

"... E un Tanushen vete e ko' pa
Kur kem pase bese ne Krajli.
Gja ma te mire s'shef men n'ket dielli.
Vetulla e saje, ndrejt si fiskaja,
Shtegu i ballit, si shtegu i malit
kur merr hana me perendue.
Syni i saje, si kokerra e qershise.
E ka qerpikun si krahu, si krahu i dallendyshes.
Ftyra e saje, si kuqet molla n'dege
Hunda drejt, si kalemi i Tushes.
Goja e vogel si lulja qi shpethen.
Dhamet bardhe, si gurzit e lumit,
fill mbas shiut, kur po i shndrinte dielli.
Qafa e saje, si qafa e pllumit.
Shtati i saj, si shtat çetine.
Mishi i dores, porsi rremi i shemshirit."

Ku e ka Petrarca- mbret i vjershes se bukurise e te dashnise- nji pershkrim te hijeshise se grues, ma te bukur se ky!
Petrarka, mshile prej mbramjet n'ode te vete, hupe - te thuesh- krejt nder libra e karta te vjetra, ne drite te zbehte e te marrte te nji flake kandilit vojit, e cilla here trashet e here terhollohet -thue se po fiket m'ilik te vetin te shkrumuem: grumbullue ne magazine te fantazis se vet allabastra, fildisha, ixhi, zadefa, perle etr. qi ka mujte me pa kund ne ndonje ne ndonje kishe, ne ndonje salon sendesh te rralla e te kushtueshme: si edhe kroje e gurra te hartueme, lule e lulishta, kodra e suka te blera, orgaje e sinjorezotnish etr. edhe me nji cene, me nji durese pernjimend monakale, verehet e pershkruen ne poezi idealin e vet te bukuris - Lauren, tue peshue çdo mendim. tue mate ç'do fjale, tue limue çdo germe, e gjithmone tue fsha, tue rektue mbas saje, sa qi edhe sod-mbas gjashtqind-shtateqind vjetesh- te bahet se po ndien ato te fshame e te dihame te tijat.
(vazhdon)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Janar 2010 19:31
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Petter
kazmolog

Regjistruar: 20/07/2009
Vendbanimi: New York
Mesazhe: 2058

Nje kanun idjot qe akoma dhe sot po i le njerzit maleve. Nje kanun qe ka fuqi vetem kur nuk ka shtet. Kuptohet qe ne Shqiperi shteti ka 20 vjet qe se ka fuqine te ndaloj nje fenomen kaq te prapambetur

__________________
A question that sometimes drives me hazy: am I or are the others crazy?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Janar 2010 19:45
Petter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Petter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Petter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Petter Shto Petter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Petter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Pershendetje Petter.

Citim:
Po citoj ato që tha Petter
Nje kanun idjot qe akoma dhe sot po i le njerzit maleve. Nje kanun qe ka fuqi vetem kur nuk ka shtet. Kuptohet qe ne Shqiperi shteti ka 20 vjet qe se ka fuqine te ndaloj nje fenomen kaq te prapambetur

E ke lexuar Kanunin ndonjehere?
Po ta kesh lexuar sadopak besoj se nuk do shpreheshe keshtu.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Janar 2010 19:53
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Petter
kazmolog

Regjistruar: 20/07/2009
Vendbanimi: New York
Mesazhe: 2058

Nuk ka nevoje ta lexosh, eshte nje kanun i lasht, qe ka qen i vlefshem per kohen e shpatave. Une ju kuptoj qe jeni nga ajo zone dhe per ju duket dicka shume e vlefshme. Me vjen keq tju them se per kohen e civilizuar qe jetojme sot, ka ligje.

__________________
A question that sometimes drives me hazy: am I or are the others crazy?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Janar 2010 20:05
Petter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Petter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Petter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Petter Shto Petter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Petter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Po ti lexoje njehere e pastaj diskutojme.
Vlefshmerine e Kanunit e shoh ne aspektin historik dhe folkloristik dhe aspak ashtu siç mendon ti.
Kanuni sot nuk ka vend as menyre per tu zbatuar dhe une jam plotesisht dakort me ty kur thua sot ka ligje dhe keshtu duhet te jete.
Pavarsisht se ca plage te vjetra kane ngelur dhe i vishen Kanunit, çdo gje mund te jene e mund te quhen , vetem Kanun jo.
Vlerat historike dhe folkloristike te Kanunit duhen mesuar dhe studiuar sepse ka shume aty per te mesuar, dhe prape e theksoj aspak ne rregullimin e jetes se perditeshme.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Janar 2010 20:14
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Petter
kazmolog

Regjistruar: 20/07/2009
Vendbanimi: New York
Mesazhe: 2058

Jam dakort kur kanuni lexohet ne aspektet qe ti permende dhe skam asgje kunder. E quaj te pavleshem ne aspektin e perdorimit te tij ne kohet moderne.

__________________
A question that sometimes drives me hazy: am I or are the others crazy?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Janar 2010 20:17
Petter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Petter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Petter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Petter Shto Petter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Petter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Parathenia e P. Gjergj Fishtes. O.F.M

(Vijon)
...
Ndersa rapsodi i maleve tona neper biga e hije te blinit- atje ku ktheter-rrmysja shqype murroje ban çerdhen neper gallushtra te stenavet t'ashkalitisuna, ça neper duhme te ndonji rrfeje zharritese, dermuese- gjithkah asht rrethue me madhni te pamate te natyres e me at bukuri dermore te luginave te karmatisuna e te grykave t'erreta hijet e te qarrave e te lisavet disa heresh shekullor. Ktej nji mal i blerte, me vithna tbana,e stane, andej nji bjeshke e nalte e rryeshme, rande ngarkue me bore: pertej nji humnere mija metrash shpatit te malit thike n'teposhte zgavrrue; ne fund t'asaj humnereje nji lum tue gjimnue zallit; nji çuterr m'at ane, krejt bardh prej shkumet, tue u diktue nper krepa, e gurgullo gurra te cemta, e vallzo bylbyla neper brej, aha e çetina: edhe huti tuj hukue, edhe ujku tuj ulrue, çakalli tuj lehe: Prape tingllo koçana e capit, blegro kingji i delmes, thuja bariu kanges "terthorçe" e "maja krahit", çurliko fyell e zanamare: kce blegreshat hijevet, porsi zanat mrizevet: e rrethon, po , nji jete, nji gjallni, nji galldim, nji gaz i prandveres se rruzullimit ! Edhe ky rrapsodi, a se ne zheg te dites te mrizi i ahit, a se ne mbramet mbas darke ure votres se vet mikpritese, kape lahuten ne dore, e plot menden e zemren me Zot e Shen Nikolle,, me Ore e me Zana, me drangoj e kulshedra, e me fatosa, kreshnike, pleq, kren, bajraktare, pansira, heshta, arme te ngrijta, tagana, kaul mejdanash, bese e burrni shqyptare, pa mate vjerrshe, pa lmue fjale, e rrmye mendjet ne naltsi e bukuri t'argumentit, lshue krejt vedin mflatra te fantazise se vet t'entuzjasmueme si i thote Ovidi:
"est deus in nobis: agitante calescimus illo,
sedibusetheris spiritas iste venit"
(fast. VI. 6.7)
tue perkue zanin me tingull te lahutes, e ia hin me me pershkrue bukurine e Tanushes, se bijes se Krajlit, e tue ndigjue nji qiell e kalter, do bjeshke te nalta, ulkonja e bylbyli, e shoket e vet zemret bujare, kndon: E un Tanushen vete e ko' pa-Gja ma te mire s'shef men n'ket diell' ! E pse s'din shka jane allabastrat, fildishat, ixhit, zadefat, perlat, mergjanet, rubinat e te tjera kso çikrrinash salonash e duqanesh, per me pershkrue nji bukuri grueje, jo femne- ecilla e hijshme mund te ndohde edhe ne mal, ne fushe, ne stan e nder shpija te nderit te dyshimte- por bukurine e nji vashe fisnike, e nji typi grueje bujare, ky- titan i ri- me fuqi te fjales se vet rrmyese, te pushtetshme, perkul madhnine e natyres nene lemaje te harkut te lahutes se vajtueshme, edhe merr ketu nji shtek malit, ku perendon hana: atje nji çetine.: nji qafe pllumi: nji krah dallendyshet: gurzit e lumit, fill mbas shiut kur po i shndrin dielli: lulet qi shperthejne: prape kalemin e Tushes, rremin prej shemshirit, edhe kta, kaq me nji force e gjallni shembylltyrash, naltesi mendimesh, pershtatsie permvehtesi fjalesh, sa me te vojte mendja, se je tue ndigju kund, ndonje therrmi te " Titonomakis" s'Eziodit. Pose te damit te Hektorit prej Andromaket, pershkrue prej Homerit n'Illiade, nuk me bjen ndermend se kam lexue kund ndonji pershkrim ma t'frymzuem me fisniki e me burrni. E ku titanizmi e njomsia e shembelltyravet te perkojn ma te ambel me naltesin e idevet, se ket pershkrimin e rapsodit malsuer mbi bukurine e Tanushes, se bijes se krajlit.
(vazhdon)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Janar 2010 21:08
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Parathenia e P. Gjergj Fishtes. O.F.M

(Vijon)
...
Prandej mund te jete ndoshta, se "Laura" e Petrarkes asht nji "Venus", mbru me shkume te detit por sigurisht se "Tanusha" e rapsodit te Dukagjinit asht e bardha ajo "Athenaja" shpethye e armatisme prej rrashtet te Zeusit rrufeflakerues.
Prej ketyre fjalvet shihet kjartas randesija e madhe, qi per kom(b) mund te kete te mbledhunt e "folklores"; poezine popullore. Po t'ishte vendi, po ta lypte puna me e peshue ket randesi nder te gjitha pikpamjet shkencore e letrare, kishjte me u pa fort ma kjarte detyra, qi ka Qeveria e intelektualit shqyptare, mendjet te kthjellte e te vullndeset te mire, me u perkujdese per te mbledhunt e te bashkuemt e ktij visari komtar, qi asht "folklora".
(vazhdon).

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Janar 2010 21:29
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Parathenia e P. Gjergj Fishtes. O.F.M

2- Randesija e te mbledhunit te ligjeve dokesore
Françeskajt shqyptare kjene njata qi nder ma te paret ne Shqypni pan randsine e madhe e ndjen nevojen e te mbledhunit te "folklores" komtare, e nder kta ma i pari kje-drite paste!- At Shtjefen Konstadin Gjeçov, qi me zell, entuzjazem e durese i u vu k'saj pune.
Te kryemen kndimet e veta e te marrmen qi muer Urdhnat e Meshtarise, ky françeskan i shkelqyshem me nji here i a nisi me mbledhe kange e valle popullore, prralla, bestytni mitologjike, thanje, fjale e kashe-te lashta, lojna, loje fjalesh, fjale synonime etr. te popullit t'one. Edhe mbas pak vjetsh bashkoi nji materjal folkloristik mjaft te madh. Françeskajt, at here ndertuen mbrenda rrethit te vete vepren "Vsari komtar", per te mbledhunt e te botuemt e "folklores", ne te cillen veper mueren pjese edhe do djelm civila, atdhetare entuzjaste shkodrane. Edhe keshtu vjetin 1910 botuen te parin blč te ketij kolekcioni folkloristik, nen titullin "Visari Komtar" te perbam prej kangesh, vallesh popullore e rojmesh fmijsh, te mbledhuna sidomos prej At Shtjefen Gjeçov- n'ane te Gegnise. Kjo veper do te kishte vijue botimet e veta metodikisht, por erdhen kryengritjet, luftrat, kohet e veshtira e jo veç se nuk u botue ma ndonje blč tjeter, mu hupi shumica e materjalit te bashkuem.
(vazhdon)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Janar 2010 07:53
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:21 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 5 faqe: « 1 2 [3] 4 5 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Historia > Kanuni i Lekė Dukagjinit

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.