Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Historia > Kanuni i Lekė Dukagjinit Vlerėsimi i Temės: 2 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 5 faqe: « 1 2 3 4 [5]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Piktor ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Parathenia e P. Gjergj Fishtes. O.F.M

vijon
3- Kanuni i Leke Dukagjinit
Por pse i thone i Leke Dukagjinit? Qe nji çashtje e cilla ene nuk asht zhvillue krejt mire e me siguri te plote. Nje pale thone se quhet I Leke Dukagjinit, per arsye qi ky Leka e paska mbledhe e kodifikue i pari.
Ktij menimi duket se ka kene edhe Dr Milan Suflay, i cilli ne librin e vet " Serbet edhe Shqyptaret" (perkthye prej sllavishtes) thote faqe 90.
"Gojdhana, mbas se cilles keto zakone ligjare te quajtuna me emrin "Kanuni i Lekes ", asht ne lidhje me Leken e III, Dukagjinin" (1459-1479). E vertet se auktori i famshem, nuk thote, se ky Leke Dukagjini III ka permbledhe e kodifikue Kanunin ne fjale, por prej do vendesh te tjera te librit te tij te siperpermendun mund te thohet edhe, se pernjimend Kanuni ka mujte me kene kodifikue prej Lekes III.
vazhdon

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Shkurt 2010 19:53
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Parathenia e P. Gjergj Fishtes. O.F.M

vijon
3- Kanuni i Leke Dukagjinit
Prej vepret te citueme te Dr Suflay theksohen do fakte, qe mund te kene te perpjekun me kodim te ligjevet ne Shqypni. Qe nji here auktori, (f.23 et seq) se qe prej te trembedhetes qindvjete nder do qytete te Shqypnis gjindeshin zyre noterjale, ku shkrujshin e prej kaah u perhapshin lajmet gjygjtare te vendit. "Prej trajtes e prej mbrendsis se lajmevet noterjale shqiptare- dukljane, shkruen mandej (f.25 et seq) mund te nxjerrim ndonji gja mbi faret e statutevet te gjytetevet..." ne nji tjeter vend mandej shton (f.27) "...qytetasit e Durrsit kishin qene te shtrenguem t'i mshehshin statutet e veta. Ne fillimin e periudhes se Venedikut (1398) u gjet vetem nder Françiskajt e atjeshem mbi papir"
Paska pas pra asi kohe statute te shkrueme ne Shqypni.
vazhdon

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Shkurt 2010 20:33
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Parathenia e P. Gjergj Fishtes. O.F.M

vijon
3- Kanuni i Leke Dukagjinit
Ma teper (op. cit.f.87 et seq) Dr Sufflay kallxon, se si rreth se te trembedhetes qindvjete filluen me u trajtue ne Shqypni si do republika te vogla te perbame prej disa fshatrash a bajrakesh, "tue marre me vedi dy elemente te reja: nji ushtarak e nji ligjuer" Keshtu (1414 "e ma tutje") bahet jashtzakonisht i forte fisi i Hotit, kryetar i te cillit quhej :Kapetan (Capitaneus montanae Hottorum) , e rreth vjetit 1415 trajtohet lidhja e bajraktarvet te Mirdites e cilla asokohe mund te dyndte nje ushtri 12.000 luftaresh. Se do te kete pase dikur kso republikash te vogla ne Shqypni, na difton - mbas mendimit t'em - fakti, qi ktu ka vise, qe quhen me dy emra pllojce, Per shembull: Shale e Shosh, Puke e Iballe, Shllak e Temal, Mat e çillen etr. tash, tue kene se auktori thote, se edhe Drishti n'iterland te verit te Shqypnise - ka pase Statutin e vet te kodifikuem (op, c, f.25) nuk asht krejt fjale ppa vend, me thane, se edhe keto republika kane mujte me pase te kodifikueme legjet e veta - mos seecilla m'vedi, nji kanun te perbashkte te gjitha.
vazhdon

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Shkurt 2010 16:59
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Parathenia e P. Gjergj Fishtes. O.F.M

vijon
Masandej Auktori shkruen, (f.91 e 180 op.c.) se disa nder kryetare fisesh ne Shqypni u naltsuen ne dinast te pamvarun. Ta merr mendja pra, se kta duke e princa per se drejti e n'emen te vet lidhshin bese e merrshin e epshin me shtete te medha t'Europes, s'do te kene lane mbas doret kodifikimin e ligjvet per vise te veta.: mbasi aso kohe u gjindshin kso ligjesh e kso statutesh te kodifikuem. Ket pune e dishmojn edhe analogit e shumta, qe ligjet e Kanunit te sodshem, kan me ligje te Romes, te Byzantit, te Serbvet. -Merret vesh prej vedit, se, mbas te himit te turqvet ne Shqypni, "Kanuni i Lekes" ka hupe forme kodi, e asht perdhose li lende drejtsije.
vazhdon

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Shkurt 2010 20:29
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Parathenia e P. Gjergj Fishtes. O.F.M

vijon
3- Kanuni i Leke Dukagjinit
EE po nder cillat vise te Shqypnise qitej ne pune, a- si thone sot - zbatohej "Kanuni i Leke Dukagjinit" ?
Qe nji tjeter pyetje, se cilles nuk mundet t'i pergjegjet me siguri: pse mjerisht per shume do arsye mungojn shenime pozitive mbi ket çashtje. Por, per me fole pergjithsisht, mund te thohet se ka pase vlere legale nder Leke. (Malsore te Mbishkodres) e ne Dukagjin. Dukagjini nderkohe te kalueme perfshinte Shale e Shosh, Puke e Iballe, Mirdite, Kthelle e Selite e Zhuben (Malsine) e Lezhes. -Per ket pune thone nji pale, se kanuni quhet i Leke Dukagjinit, jo pse ka kene kodifikue prej Leke Dukagjinit, por pse ka kene zbatue nder "Leke","Dukagjin"; pra: Kanuni "Leke Dukagjinit" kto çaste tash i zhvillon me kohe historia.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Shkurt 2010 15:54
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Parathenia e P. Gjergj Fishtes. O.F.M

4-Kanuni i Leke Dukagjinit ne pikpame juridike.
A ka pase vlere juridike "Kanuni i Leke Dukagjinit"?
Kjo pyetje e kupton Kanunin ne fjale, si ky ka ngele mbas pushtimit te Shqypnise prej anes se Turkut; pse,
mbas fjalve qi u thane sypri, merret vesht, se perpara ka pase sugurisht vlere juridike, due me thane, se
ka kene mbajte si ligje e detyrueshme e visevet, ku ky Kanu shtihej ne pune.
vazhdon

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Shkurt 2010 13:56
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

4 Kanuni i Leke Dukagjinit ne pikpame juridike.
vijon
Nji çdo shoqni, nji ç'do shtet quhet i lire jo aq pse ka per krye nji mis te vetin, sa per pune qi ligjet i ka te preme mbas psihes se vet, si edhe mbas nevojave te njimenta a se reale te veta. Per shembull: Shqypnija
per katerqind e pesedhete vjet ka kene robneshe e Turkut, jo aq pse Sulltani i Turkis ishte edhe sovrani i saje, sa per pune qi ky Sulltan ligjet per kte i pritte me hamende te vet, e ma fort se m'interese te ksaje, n'interese te Turkis a se te nji kastes rebele, qi neper korrupcion erdh tuj u formue perpara gjiut te saje. Liria e nji shoqnije a se e nji shteti bazen e vet e ka m'vullndese te kolektivitetit te tyne. Tash tue kene ligja hullija e vullndeses se tyne asht e çline ne drejtim te qellimit, per te cillin ata u unjisuen ne kolektivitet.
Kur pra nji popull ma i forte pushton nji tjeter ma te vogel a ma te ligesht, po kje se ai ma i forti nuk e pushton ate ma te ligshtin, per me e mbajte rob, por per me lehtsue neper kte sa ma plotsisht zhvillimin moral e materjal te vetein e te ktij, zakonisht populli pushtues ia len te pushtuemit ligjt e doket, mbas te cillave ky kje sundue, mos tjeter, der ne nji kohe, ne te cilen interesja e perbashkte e te dyvet mos t'ua keshillojne ndrrimin e tyne.
vazhdon

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Shkurt 2010 20:01
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Parathenia e P. Gjergj Fishtes. O.F.M

vijon
4-Kanuni i Leke Dukagjinit ne pikpame juridike
Kjo pune asht vertetue heret a vone ne historine e popujvet. Per mos me fole mbi popuj te gjytetnuem te sodshem, te cillet te gjithe - sidomos inglizi - jane rregullue ndaj kolonit e veta mbas k'tij parimi, k'tu po bijme nji shembull prej historijet t'Romakvet. - Kur evrejt zune Krishtin e ia çuen Pilatit (si kallxon Ungjilli), u thote atyne: "Merrnje pra ju vete, e mbas ligjet t'uej gjykonje". Shifet kjartas pra, se Romaket, edhe mbasi kishin pushtue Palestinen, pergjithsisht m'ligje e m'doke t'Evrejvet s'kishin preke.
Por edhe Turku - sado qi jo shtet i gjytetnuem - jo veç se maleve t'ona nuk ua preku Kanunin e doket, mu ma teper ua njofti nji autonomi te vertete, tue i detyrue vetem me i ndihmue nder lufta edhe vjete per vjete me i la nji parez a se "haraç" te vogel. Edhe ket "haraç" qeverija s'do ta xierrte vete drejt per se drejti mbrenda vendit te Kanunit, por do ta mblidhte vendi e do t'ia dorzote qeverise Otomane jashta kutive te kanunit.
E verteta e kesaje fjale forcohet prej nji dokumenti te vjetes 1639, qi ruhet n'arkiv te hospicit françeskan ne Shosh, gjete e botue ne librin "Skenderbegu mbas gojdhanash" (f.122) prej Marinit Sirdani, e qi thote "Cum namque quidam Sangiacus, armis e militibus stipatis, ut eis (Dukagjinit) nova vectigalia imponeret et malis eos afficeret, et decrevviset contra consuetudinem ad eos intrare: Quod ut primum cognoverunt, miserunt nuncium qui significaret, illos paratos esse ad defferenda consueta tributa usque ad confinia, et propterea eum haud debere ultro progredi".

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Shkurt 2010 10:48
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vitriola
Anetar i ri

Regjistruar: 29/11/2010
Vendbanimi: Aty ku lind dielli ...
Mesazhe: 25

Fatkeqsisht ende esht ne fuqi ligjet e kanunit! sidomos andej ka malsija ku hakmarrja edhe sote zbatohet..

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Dhjetor 2010 22:06
Vitriola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vitriola Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vitriola (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vitriola Shto Vitriola nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vitriola nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
SHKODRA4001
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 18/09/2011
Vendbanimi: BELGJIKE DHE SHKODER
Mesazhe: 599

Citim:
Po citoj ato që tha Vitriola
Fatkeqsisht ende esht ne fuqi ligjet e kanunit! sidomos andej ka malsija ku hakmarrja edhe sote zbatohet..


MALSI eshte e gjithe shqipnija!
Ligjet ose ma kjart,zokonet burrnore ne malcin e dukagjinit prefektura shkoder,dhe po sot ne qytetin e shkoders....po detyrohen te bien pre e interesave materialiste,nga njerez dashakeqes gjoja sikur lozin rolin e ndermjetesit per te qetesuar situaten mes dy konflikteve,dhe ato realisht jane te vetmit qe nxisin kete konflikt,duke perdorur imazhin e KANUNIT TE LEKE DUKAGJINIT.Mediat e shkruara dhe ato elektronike sot ne shqiperi,duhen goditur e pse jo vene para drejtesise sebashku me njerez(kryepleq) te cilet imazhin e gabuar qe ato po ndertojne ndaj nje kushtetute nder me te vjetrat ne hapesiren shqiptare,arriten ta trazojne ne lloj lloj ngjyrash,te cilat nuk jane te verteta.Kanuni ka qene provincial teper i pershtatshem per kohen ku ne vende perendimore europiane zbatoheshin nen urdhrat monarkiste,ku dhe sot jane ne vijim por te modifikuara me ligj.Mos harroni se sot nje qytetar shqiptar denohet me ligje te huazuara nga kushtetuta e republikes popullore socialiste te shqiperise.....keto media nuk i trajton ?ne kohen e sundimeve krahinore LEKE DUKAGJINI ishte kufirin e tij deri ne vijen lumore drin me saktesisht fshati GJADER -LEZHE,me pas vijonte principata e KASTRIOTVE me kanunin e KURBINIT ku dhe ai kishte po thuajse te njejtat ligje.Mungesa e shtetit ligjor sot ne shqiperi,njerezit detyrohen te mbeshteten dikund me shpresen se drejtesia egsiston .....por mjerisht vetem mashtrime ka sot ne shqiperi.Ne kohen e qeverisjes komuniste ska pa shakmarrje sepse kishte shtet ligjor,hakmarja lindi me pas ku datonte inate ose gojdhena te liga,te cilat vetem rizgjuan nervin e kujtuar te fikur......Ne shkoder thuhet nje fjale popullore,me i keq DORACI SE SA VRASI(me i keq nxitesi se sa personi qe vret).Ne vitet e grevave te medha ne kosove,lindi PAJTIMI KOMTAR ne te u kryen akte vertet burrnore e shqiptare,ku tek ne ne shqiperi asnje person politik nuk po merr kete gjest human,i cili eshte vertet urgjent e i nevojshem pe rdisa qindra familje te cilat ngujohen nga friga se mos po i vret kush?e ne kosove falja e gjakut u be ne kohen ku kerkohej bashkim komtar pe rte luftuar armikun shekullor (serbine) ku ajo (serbija)bazohej tek percarja qe kishin mes tyre (kosovaret)....ne vend qe sot opinioni publik vendas ne shqiperi te huazoje gjestin human kosovar,ato po arrijne te pergojojne e komentojne vuajtjet e shpirtrave te nenave te veshura ne te zi,femijve pa baba,buken qe sonte ato nuk e kane ne sofer.....turp per shqiptaret kudo qe jane.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Tetor 2012 12:16
SHKODRA4001 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė SHKODRA4001 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me SHKODRA4001 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: SHKODRA4001 Shto SHKODRA4001 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto SHKODRA4001 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:49 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 5 faqe: « 1 2 3 4 [5]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Historia > Kanuni i Lekė Dukagjinit

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.