Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Kinematografia > Personazhe > Brezat e aktoreve shqiptare!
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Eria
... smile ...

Regjistruar: 19/10/2005
Vendbanimi:
Mesazhe: 10645

Brezat e aktoreve shqiptare!

Gjithmone kam qene e mendimit se aktoret e para viteve “90 ne Shqiperi,jane te paperseritshem,jane te pavdekshem.Amund te zevendesohet Naim Frasheri,Pandi Raidhi,Stavri Shkurti etj,gjeni te skenes dhe ekranit shqiptare?A mundet te rinjte sot,te sjellin dhe percjellin te njejtat emocione si ATA?
A mendoni se ka ende shpresa per nje ringritje me sukses te kinematografise shqiptare?
A mendoni se te rinjte do arrijne te thyejne mitet e te medhenjve?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Prill 2006 14:17
Eria nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Eria Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Eria (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Eria Shto Eria nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Eria nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Zhylien Sorel
animas

Regjistruar: 26/09/2004
Vendbanimi: ishull
Mesazhe: 5141

komplimenta per temen

nuk behet fjale qe jo dhe keu ndikojne shume faktore.
ata ngelen em te medhenjt dhe nuk kthehen me.
Ata kan punuar shume kurse sot fatkeqesisht nuk punon askush.....
Jemi ne nje gjendje vertet te mjeruar.
Po si thot i madhi Sulejman pitarka tek filmi Gjeneral gramafoni
"sa te kete frymen njeriu do kete dhe shpresen"

ne duhet te mundohemi qe te pakten emri i tyre te mos vdes
dhe te thithim prej tyre maksimumin.

KY ishte mendmi im.

__________________
Kisha kaq shume... kaq teper per te thene...ndjenja qe mu plaken, vyshken ne kraharore....ndjenja qe me grryen e ende me kane lene...mbi vete te kaluaren te ndryshkur si kurore...(Pjesez-poezie-AG)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Prill 2006 19:56
Zhylien Sorel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Zhylien Sorel Kėrko mesazhe tė tjera nga: Zhylien Sorel Shto Zhylien Sorel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Zhylien Sorel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Njė "vampire" shqiptare nė Hollywood

Alma Saraçi, rrëfimi i aktores nga Elbasani, largimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, karriera si aktore dhe bashkëpunimet me emrat e suksesshëm të Hollywood-it.



Ajo do të luajë rolin e një vampireje në një film të regjisorit amerikan Xhon Regan. Është Alma Saraçi nga Elbasani, por që prej 8 vitesh jeton në Amerikë. Po aq sa këto vite, numërohen dhe filmat ku ajo ka interpretuar si aktore. Saraçi ka lindur në prill 1984, në Elbasan. Ka luajtur në teatër qysh në moshë të vogël dhe është angazhuar në televizione lokale, përpara se të zhvendosej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në moshën 17-vjeçare. Tashmë, ajo po përjeton një nga periudhat më të suksesshme të jetës.


Sa të vështirë e kishte Alma që ta gjente veten në një vend të madh dhe të ëndërruar nga të gjithë?
-Vitet e para ishin më të vështirët, për të mbijetuar, duke mësuar gjuhën, duke shkuar në shkollë, duke punuar gati çdo ditë pas shkolle dhe duke iu adaptuar jetës. Gjëja më e lehtë ishte gjimnazi, këtu gjimnazi është shumë i lehtë, dhe detyrat ishin shumë më të lehta se në Shqipëri. Kështu që e përdora kohën duke mësuar anglisht. Kur arrita në universitet i ndjeva shumë më tepër ato diferencat kulturore dhe stresin që ndjen kur je imigrant. Unë isha me fat se gjithmonë kam pasur prindër dhe shoqëri që kanë qenë pozitivë. Jeta në Amerikë nuk është kaq ideale. Pjesën më të madhe të kohës je duke punuar ose duke i dhënë makinës. I ka avantazhet, por në të njëjtën kohë çdo gjë e mirë në jetë vjen me një çmim që duhet ta paguash me një lloj mënyre.


Keni mbaruar një shkollë, çfarë?
-Po, kam shkuar në "Kolegj" që është i njëjtë si Universiteti në Shqipëri. I fillova studimet për Biologji dhe Literaturë franceze, por pas vitit të parë e lashë Biologjinë dhe studiova Teatër, Literaturë franceze dhe Filozofi.


Alma, ju keni ikur adoleshente nga Elbasani, si e kujtoni fëmijërinë tuaj në atë qytet?
-Elbasani ka një melankoli të bukur si qytet që gjithmonë më ka frymëzuar që kur isha e vogël. U rrita si me jetën tipike shqiptare. Me prindërit dhe vëllanë dhe me shumë kushërinjtë.


Çfarë ju ka lidhur me aktrimin dhe cilat janë angazhimet e tuaja?
-Për mua, aktrimi është mënyra më e bukur për vetë shprehjen. Është një pjesë shumë e rëndësishme në jetën time si njeri dhe si artist. Që kur kam qenë e vogël më ka pëlqyer shumë dhe sa më shumë jam rritur, aq më tepër e shikoj veten si aktore, është një mënyrë për të treguar histori dhe përralla. Tani për tani kam punuar pjesën më të madhe në role kryesore në filma të pavarur dhe në të ardhmen shpresoj të punoj në filma më të mëdhenj.


Kemi lexuar që së fundi do të luani rolin e një vampireje në një film, na tregoni pak më gjatë për të dhe për këtë rol?
-Luaj rolin a Marianës, një vampirë elitiste që kapet nga Robin Hud dhe bashkë krijojnë një marrëdhënie të rrezikshme.


Pse ky rol?
-Unë u kontaktova nga producentët para disa muajsh të bëja një konkurrim për këtë rol. Sa fillova ta lexoja, më pëlqeu shumë projekti dhe personazhi, kështu që u përgatita për konkurrim dhe ia dërgova regjisorit. Nuk e vrava shumë mendjen, por në të njëjtën kohë doja ta luaja këtë rol se është shkruar shumë bukur. Mariana është një femër e fortë dhe shumë komplekse, edhe pse ajo është një vampirë nuk është një karikaturë.


Kush do të jenë bashkëpunëtorët tuaj në këtë film?
-Aktori që do të luajë rolin e Robin Hud është DJ Perry dhe ne kemi bashkëpunuar në dy projekte të tjera. Ai është një aktor dhe producent shumë i talentuar. Kemi punuar bashkë në filmin "Karma, Crime Passion Reincarnation" që u xhirua në Indi dhe në filmin "Benjamin" xhiruar në verën e vitit të kaluar në Nju Jork. Xhon Regan (John Regan) do jetë regjisori, dhe Xhon është një nga regjisorët më pasionantë që kam takuar në Hollivud. Ai ka një sy shumë të fortë si regjisor dhe është gjithashtu një shkrimtar shumë i mirë.


Keni takuar emra të rëndësishëm të kinematografisë, na përmendini disa prej tyre dhe komplimentin më të bukur që keni marrë për talentin tuaj?
-Para dy vjetësh, kur fillova të punoja në Los Anxhelos, pata një pjesë të vogël në një film me Orlando Blum. Në këtë skenë, unë isha një "groupie", një vajzë që ndjek grupin e atij muzikanti, ai ishte një "rockstar". Orlando ishte një aktor shumë i sjellshëm, edhe më bëri pyetje për Shqipërinë. Vjet punova në filmin "Get him to the Greek" dhe pata mundësinë të punoja shumë afër aktorit anglez Russell Brand, ne improvizuam bashkë një video muzike për filmin, ai është një shakaxhi i madh. Mendoj se komplimenti më i bukur dhe i rëndësishëm është momenti kur fiton një konkurrim, kur ke mundësinë të punosh me artistët e tjerë. Sigurisht, është mirë kur puna jote si artist komplimentohet dhe unë jam shumë mirënjohëse për ato fjalë të mira që më thonë për ndonjë rol ose film që kam bërë, sidomos në fillimin a një karriere.


I ruani kontaktet me miqtë e tu këtu në Shqipëri?
-Pak, në facebook kam pasur mundësinë të lidhem me shoqërinë nga shkolla e mesme.


Na përshkruani pak atmosferën ku jetoni, lagjen, shtëpinë?
-Jetoj në Uest Hollivud, një nga lagjet më të famshme në Los Anxhelos. Është shumë bukur, shumë aktorë jetojnë në këtë pjesë të qytetit. Është pak si Elbasani se ka kodra shumë të bukura me shtëpi moderne. Los Anxhelos është një qytet shumë i madh, dhe lagjet janë shumë të shpërndara. Zakonisht je në makinë për një kohë të gjatë, se ka gjithmonë trafik. Unë jetoj në një apartament shumë të lezetshëm, quhet "loft". Muret janë të larta dhe dyert, dhe muret në pjesën më të madhe janë me xhama. Nga ballkoni shikoj gjithë Los Anxhelosin nga ana perëndimore. Më pëlqen shumë të jetoj në këtë anë të qytetit se ka edhe shumë kafe dhe parqe të këndshme.


Cili është koncepti juaj për dashurinë, çfarë është dashuria për ju?
-Dashuria është një nga ndjenjat më të bukura në jetë, po gjithashtu një ndjenjë shumë delikate, që duhet ta respektosh dhe ta marrësh seriozisht. Dashuria është më e lehtë ta ndjesh se sa ta përshkruash. Për mua dashuria është një pjesë shumë e rëndësishme e jetës.


A po përjetoni tani një dashuri. Keni momentalisht një djalë pranë, me të cilin jeni e dashuruar?
-Po, kam një njeri shumë të veçantë në jetë, që më frymëzon si femër dhe si artiste. Është një nga marrëdhëniet më të forta që kam në jetë.


Do të preferonit më shumë një mashkull shqiptar, apo të huaj?
-Nuk është shumë e rëndësishme nga vjen, më të rëndësishme janë kualitetet që ai ka si njeri.


Cilat janë projektet e tuaja për të ardhmen, mendoni ndonjëherë të ktheheni në Shqipëri përgjithmonë, apo çdo gjë është relative?
-Kam dy projekte në vitin që vjen që do të xhirohen në Evropë. Gjithashtu, jam duke u përgatitur për rolin e Anxhelinës në një film që e kam shkruar me shoqen time Aleksandra Uedenig, një regjisore nga Austria. Filmi në anglisht quhet "Cruel Innocence: A Fairy tale of Madness', xhirimet do të fillojnë këtë vit në Kaliforni dhe Nju Meksiko. Një projekt me temë shqiptare është gjithashtu në horizont për vitin që vjen. Nuk e di në qoftë se do të kthehem në Shqipëri përgjithmonë, por e di që do të kthehem të paktën për të xhiruar filma me tema shqiptare, dhe për pushime. Po, çdo gjë është relative dhe jeta është gjithmonë duke ndryshuar, çdo moment të sjell një mundësi të re, dhe një mendim të freskët. Po shpresoj që në vitet që vjen të jem në Evropë më shpesh.


Cili është roli juaj i preferuar që do të donit ta luanit në një film dhe pse?
-Në fakt, do të më pëlqente të luaja rolin e një vajze shqiptare. Jam gjithmonë duke luajtur ndonjë vajzë nga Italia ose Franca ose Spanja, Armenia etj. Do të më pëlqente të luaja një rol ku jam nga Shqipëria dhe kam mundësinë të flas shqip dhe të përdor eksperiencën dhe rrënjët e mia si shqiptare. Shpresoj që me shumë filma xhirohen në Hollivud dhe Evropë ku shqiptarët të jenë personazhe kryesore.

Çdo gjë tjetër që ju ka ngelur po thënë nga pyetjet, mund ta thoni vetë pa problem...
-Unë jam krenare që jam nga Shqipëria dhe zakonisht këtu në Los Anxhelos njerëzit nuk para kanë njohur shqiptarë me përpara. Ndonjëherë ato nuk e dinë ku është Shqipëria ose se është shtet i vërtetë. Pak nga pak, mendoj se Shqipëria do të fillojë të njihet më tepër dhe mendoj se artistët janë pjesë e kësaj lëvizje. Iu uroj gjithë shqiptarëve dhe sidomos brezit të ri të kenë suksese dhe gjithmonë t'i ndjekin ëndrrat që kanë.




p.s. Tamam si Mami i vet eshte. Sikur t'ja kete "prere" koken asajt.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Shkurt 2011 11:16
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Pjese Filmi te Alma Saraēi

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Shkurt 2011 11:50
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Kjo mund te arrije majat e star systemit amerikan, por si aktore qenka e dobet. Ne cdo cast ndjen prezencen e telekameras, per te mos permendur batutat qe i dalin me zor dhe fallco.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Shkurt 2011 07:01
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Kjo mund te arrije majat e star systemit amerikan, por si aktore qenka e dobet. Ne cdo cast ndjen prezencen e telekameras, per te mos permendur batutat qe i dalin me zor dhe fallco.


Ke te drejte Fajtor. Gjithsesi, duke menduar se eshte e re ne prefesion, dhe me kohe e pune mund te arrije dicka.
Gjithashtu, eshte per t'u theksuar se, per nje kohe te shkurter atje, ne Amerike, ka arritur dicka,- mendoj une.


Eeeehhhh, u rriten komshijet. Na u bene dhe Aktore ne Hollywood

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Shkurt 2011 07:51
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Nje artiste e mrekullueshme shqiptare nuk jeton me! Nuk ia kam ditur emrin, por nuk ka kush qe nuk e njef! Po sjell ketu linkun:
http://www.mapo.al/2016/11/vdes-akt...uge-te-bardha/1

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Nëntor 2016 12:21
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 18:33 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Kinematografia > Personazhe > Brezat e aktoreve shqiptare!

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.