Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Kinematografia > Enciklopedi e vogel e filmave italiane
Gjithsej 17 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Enciklopedi e vogel e filmave italiane

In nome del popolo italiano (1971)

Nje monument i vertete i firmosur nga Dino Risi (regjizori qe me vone beri sukses dhe ne Amerike). Skenaristet Age/Scarpelli kane bere nje pune te detajuar per te zhveshur me ironi kulturat kontradiktore te biznesmenit te madh dhe gjykatesit te thjeshte. Eshte e pamundur mos te shkoje mendja tek Shqiperia dhe aktualiteti i shume situatave politiko ekonomike. Shikuesi do marre dicka me vete nga ky film dhe do e gjeje veten te ndryshuar ne fund te filmit.

Dy kolonat aktoriale jane Ugo Tognazzi dhe Vittorio Gassman. I pari ne nje rol gjykatesi, ndryshe nga figurat komike gjysem femerore te interpretuar ne filma te tjere. I dyti si gjithmone i zoti ashtu si ne shume bashkepunime te tjera me regjizorin Dino Risi. Ky i fundit ndoshta e lidh filmin me zhgenjimin personal mbi Italine qe e detyron ne ato vite te emigroje ne Amerike. Dino Risi eshte larguar nga Italia sepse shteti vuri disa ligje te vecanta mbi financimin dhe prodhimin e filmave, ku filmi mund quhej italian vetem nese kishte nje perqindje te caktuar aktoresh dhe stafi. Nese nuk gabohem edhe financimi i jashtem u implikua ne ato ligje. Megjithate merita kryesore i mbetet skenaristeve (Furio Scarpelli, Agenore Incrocci), te cilet kane punuar bashke per dhjetra filma duke u bere dora kryesore e krijimtarise kinematografike te atyre viteve.

Nje permbledhje episodesh:


Nje citim nga filmi:
"La peggior forma di prepotenza e quella che si avvale del potere concesso dalla colletivitą"
(Forma me e keqe e prepotences eshte ajo qe perdor pushtetin qe i jep komuniteti)

Modifikuar nga Fajtori datė 26/11/2009 ora 12:43

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Maj 2008 19:28
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Finchč c'č guerra c'č speranza 1974

Drejtuar e interpretuar nga Alberto Sordi eshte nga filmat me domethenes qe kam pare dhe pse Sordi s'eshte nga te preferuarit e mi.

Historia e nje burri qe eshte tregtar pompash hidraulike ne aparence por ne fakt ben shitesin e armeve vendeve te botes se trete. Familja e tij e perbuz punen e tij dhe e quan te pamoralshme por kur vjen puna te zgjedhin ... nuk pranojne te lene komoditetet e jetes se pasur per te jetuar nje jete anonime por te ndershme keshtu mbyllin njerin sy e do te bejne sikur s'dine gje. Finalja eshte nje skene shume ironike e te ngelet ne kujtese.


__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Maj 2008 12:49
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tulipani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tulipani Shto Tulipani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tulipani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Kinematografia italiane dhe kryesisht ajo europiane ka krijuar nder vite filma shume te bukur,te cilet kane trajtuar tema shoqerore te kohes kur jane bere.Kryesisht kinemat tona jane furnizuar me te tille filma nga kinematografia italiane dhe ajo franceze+ plus edhe ato ruse.

Me kujtohen filmat ''Cocarja'' me te madhen S Loren,Burri me pantallona te shkurtra ,Gruaja me e bukur etj.Nuk me kujtohen emrat e regjizoreve sepse atehere kam qene femij,por kujtoj qe ato filma pelqeheshin e komentoheshin gjate nga shikuesit e kinemase.Ne kete moshe qe jam tani,une di te vleresoj se sa edukues kane qene ata filma dhe temat e mprehta shoqerore qe trajtonin.
Por sot sic e shohim te gjithe,kinemaja eoropiane dhe ajo boterore eshte bllokuar nga filmat hollivudian.Ekspasioni i Hollivudit eshte asfiksues per kineastet e vendeve me tradite kinematografike.Fantazite e cmendura te regjizoreve te Hollivudit me filma horror apo me alien, i kane bere corap mendjet e brezit te ri.
Mua me neveriten ata filma me vetura apo njerez qe fluturojne.Keta filma nuk bindin askend dhe vlerat e tyre edukuese jane negative.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Maj 2008 15:09
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Faleminderit per pjesemarrjen ne kete teme.

Sidoqofte ketu do mbeten vetem mesazhet informative, me data te sakta ose permbledhje dhe kuriozitete. Opinionet e pergjithshme dhe diskutimet do fshihen me vone.

P.s. Cocarja eshte drejtuar nga Dino Risi. Sofia Loren eshte thirrur te beje rolin e vajzes, por pas auditimit vendosen ti bejne nenen edhe pse ishte vetem 25 vjec. Aktorja shprehet se kishte frike te luante nje rol kaq te rendesishem, por u mundua te mbante parasysh marredheniet me mamane e vet, gje qe e ndihmoi te ndjente vertet skenat tragjike te filmit dhe te jape karakterin e forte qe shikuesit njohin nga filmi.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Modifikuar nga Fajtori datė 18/05/2008 ora 16:47

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Maj 2008 16:08
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Il sorpasso (1962)

Regjizor: Dino Risi
Aktore: Vittorio Gassman, Catherine Spaak (e bija).


Ky film eshte nga me te degjuarit edhe pse ideja kryesore nuk bie ne sy menjehere. Gassman luan rolin e nje djali te hedhur dhe te paskrupullt, por qe ne boten ku jetojme ka shume me teper sukses. Ne te kundert partneri i udhetimit te tij eshte nje student juridiku i takuar rastesisht, i cili eshte i turpshem dhe i terhequr. Karakteri estrovers i te parit e ben me te dashur dhe me te pelqyer ne pergjithesi, bile edhe nga vete familjaret e studentit.
Mbyllja e filmit le me nje shije te hidhur ne mbeshtetje te idese se e mira dhe e keqja nuk ecin sipas idealizmit te njerezve (gje qe ne filmat e sotem Hollywoodiane eshte retorike).

Sekreti i ketij filmi eshte tek perfaqsimi metaforik i Italise se viteve '60. Nje personazh euforik dhe sharlatan ecen cmendurisht me nje makine njesoj sic ecen Italia e hutuar ne mes te nje bumi ekonomik te papritur. Edhe fundi i filmit perfaqson kete ide, kur mes italianit te sjellshem dhe atij te cakerdisur mbijeton ky i fundit. Kritiket thone se kjo perfaqson me se miri stuhite qe do perjetonte Italia me vone, ne vitet '70, kur terrorizmi dhe kriminaliteti mbizoteroi mbi kohet e paqshme te dikurshme.

Kuriozitete:


  • Dino Risi tregon se ideja e filmit i erdhi pas nje udhetimi te ngjashem me nje producent kinematografik milanez (avokat Gigi Martelli), i cili nje dite e fton te shkojne bashke ne Varese. Kur mberrijne aty e fton perseri te shkojne te blejne cigare ne Zvicer, sepse kurfiri ishte fare prane. Ne Lugano avokati i thote Risit se do e coje te haje me princin e Lichtenstein, ku hyjne pasi avokati i tregon policeve abonene e autobusit duke i thene se eshte gazetar. Keshtu te dy perfundojne vertet te hane dreke me princin...
    Skenari i filmit eshte i ngjashem me historine e mesiperme. Ne krijimin e tij ka ndihmuar dhe Ettore Scola (nje mjeshter tjeter i skenareve).
  • Dino Risi i prezanton skenarit producentit Lombardi, i cili nuk tregohet i interesuar. Me pas rradhen e ka producenti Carlo Ponti, i cili e pelqen dhe mendon ta vere ne skene me Walter Chiari-n dhe Sophia Loren. Por Loren nuk eshte disponibel dhe filmi harrohet ne sirtar. Disa kohe me vone eshte producenti Mario Cecchi Gori qe pyet Dino Risin mos ka ndonje skenar interesant per aktorin Vittorio Gassman. Dino Risi nxjerr nga sirtari skenarin dhe ja jep. Ky e pelqen dhe nderkohe fillojne te mendohen kush do jete efektivisht aktori kryesor.
  • Ne fillim aktor kryesor mendohet te jete Alberto Sordi, por ky i fundit i thote ne konfidence Dino Risit se "duhet bere shume pune qe merita ti mbetet aktorit tjeter (pozitiv)".
  • Fundi tragjik i filmi eshte nje deshire e forte e regjizorit. Producenti nuk donte qe nje film komik te kishte nje fund tragjik por Dino Risi insistoi. Keshtu diten e fundit te xhirimi producenti (Cecchi Gori) i thote regjizorit (Dino Risi): "Le ta bejme keshtu. Nese neser bie shi ngrejme plackat dhe filmin e mbarojme me kaq. Nese nuk bie shi xhiro fundin qe do ti". Te nesermen nuk ra shi dhe filmi mori fundin tragjik me nje domethenie te madhe artistike.
  • Ne projektimin e pare personal producenti doli nga salla dhe ju drejtua regjizorit dhe aktorit kryesor me fjalet: "Me kete film ma keni futur bukur", duke menduar se publiku nuk do e pelqente. Por ndodhi e kunderta, ishte nje sukses i vertete.
  • Diten e pare te projektimit regjizori mori ne telefon kinemane per te pyetur sa veta shkuan. I thane se ishin nja 30 veta , por dolen te kenaqur. Dhe ne fakt... Diten e dyte ne kinema u mblodhen aq shume njerez saqe u desh te therrisnin policine qe te mbante rregull



__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Modifikuar nga Fajtori datė 07/09/2008 ora 21:18

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Maj 2008 16:38
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Disa karakteristika te kinemase se atyre viteve.

Ne panoramen e kinematografise boterore te viteve te pas luftes, kineastet italiane kane nje vend te privilegjuar, pasi krijuan nje kulture te mirefillte kinematografie qe u mor si shembull edhe nga vete kineastet amerikane. Nuk eshte e rralle te degjosh sot Quentin Tarantino apo Tim Burton te permende regjizore apo aktore italiane te marre si shembull ne filmat e vet. Jo me larg se vitin qe shkoi terheq vemendjen historia e filmit "The Pursuit of Happyness" me Will Smith. Aktori i vuri kusht shtepise prodhuese amerikane qe filmin ta drejtonte regjizori italian Gabriele Mucino ose ndryshe nuk do pranonte ate rol. Dhe kini parasysh qe nuk e njihte fare personalisht regjizori.

Kthehemi tek vitet e pas luftes. Italia arrin parpitur ne nje boom ekonomik qe terheq pak dhe ndryshimet sociale. Eshte e kote te kujtohet se bolleku financiar dhe zhvillimi ekonomik eshte faktori kryesor i prodhimit te nje numri te madh filmash. Ne pamje te pare te gjithe duken filma te vjeter, por nese lexohen titujt do shikohet disa grupe punonin me shpesh me njeri tjetrin. Baza e nje filmi te mire eshte sidoqofte skenari, i cili ne ato vite firmosej me shume nga Age/Scarpelli, Ettore Scola apo Stefano Vanzina (alias Steno). Disa prej tyre u improvizuan edhe regjizore, ashtu si anasjelltas regjizoret u moren me skenare per idete qe kishin ne mend.

Karakteristika kryesore eshte lehtesia me te cilen beheshin, shikoheshin dhe shiteshin filmat. Nuk kerkonte shume mund te kthehej ne film nje ide e caktuar dhe shpeshhere kjo dallohet ne frekuencen me te cilen prodhoheshin. Kishte regjizore qe arrinin te prodhonin 4 filma ne vit. Ne fakt shkujdesja me te cilen prodhoheshin filmat kishte dy aspekte te detajuara. Nga njera ane skenaret perpunoheshin mire para se te fillonte xhirimi, ndersa nga ana tjeter fermentimi social krijonte plot material qe mendjet pjellore te skenaristeve mund ti perdornin ose te stimuloheshin prej tyre. Shkujdesja ama ka edhe efektin e prodhimit te kryeveprave "padashje". Ne fakt ambjent i lire, ku nxjerrja e nje filmi nuk kushtezonte karrieren si sot, bente qe ne kinema te beheshin eksperimente dhe te ndiqeshin rruge jo te mirepritura nga kritika. Shembulli me i njohur eshte Totņ, i cili pjesen me te madhe te jetes u perbuz nga kritika, ndersa sot mbahet si nje nga aktoret me te zote te historise se kinemase.

Rasti i Toto-se na ben te kujtojme se kinemaja nuk eshte shuma e pjeseve qe bejne kritiket kur shkruajne pershtypjet e tyre, por dicka me shume qe publiku e nuhat ose e nevojit ne momente te caktuara historike. Nje shembull tjeter eshte "Febbre da cavallo" (Gigi Proietti, Enrico Montesano), nje film i bere shkujdesshem, por qe sot mbahet si cult i viteve 1980.

Nje influence te madhe ne mendjet e shikuesve ka patur rezgjizori Sergio Leone, i cili ne bashkepunim me muzikantin Enio Moricone ka krijuar 4-5 filma western qe mbahen mend edhe sot e kesaj dite. Per te shitur filmat ne amerike ndodhte shpesh qe merreshin aktore amerikane, ku njeri prej tyre ishte Clint Eastwood. Filmat xhiroheshin ne Spanje ose ne Milano dhe me pas shiteshin me emra regjizoresh amerikane ne menyre qe publiku i pertej oqeanit mos te kuptonte gje fare. Stili karakteristik i Sergio Leones dhe disa prodhimeve te tjera italiane eshte quajtur "spaghetti western" per shkak te skenave te forta dhe pranise se gjakut ne shume prej tyre.

Nga sa u tha seri ketu eshte e kuptueshme qe shperthimi kinematografik erdhi si pasoje e shperthimit ekonomik-social. Si rrjedhoje shumica e filmave trajtojne probleme sociale, qofte ne forme drame qofte komedie. E rendesishmja eshte qe filmi i asaj periudhe krijon nje panorame te plote te shoqerise ne ndryshim, pak a shume sic ishte Shqiperia optimiste pas renies se diktatures. Ne keto raste tragjikja dhe komikja eshte kollaj te permblidhet, sidomos sepse vete koncepti i komikes ka liindur si dicka shume tragjike per te qene e vertete. Mjafton te kujtojme sesi kinemaja pa ze zbuloi se nje njeri qe pengohet tek tavolina ben per te qeshur dhe jo per te qare.

Si perfundim, te shikosh filmat e atyre viteve eshte nje ekskursion ne kohe, por ajo qe kupton ne fund fare eshte se eshte e pamundur te kete krijimtari artistike pa nje mireqenie ekonomike. Ne menyre analoge ndryshimet e medha kulturore nuk mund te vijne pa nje zhvillim ekonomik. Kjo do te thote shume sot per Shqiperine, edhe pse skenaristet apo producentet tane jo gjithmone mund te justifikohen nga thatesia ekonomike. Eshte me se shumti deshira per te prodhuar dicka dhe per te ndryshuar dicka ne kete bote qe ben nje artist te punoje, dhe jo thjesht deshira per te fituar me shume leke. Kete e thote bukur edhe Emir Kusturica (regjizor i rrymave te pavarura), i cili fton kineastet ti jene besnik vetes dhe te besojne ne ate qe duan te japin, ne vend qe te krijojne kopje te stileve hollywoodiane sa per te shitur filmin. Pra eshte artisti qe duhet ti jape publikut pikeveshtrimin e vet dhe jo moda qe duhet te prodhoje filma te paketuar. Si rrjedhoje eksperimentimi dhe prodhimi i vazhdueshem eshte i nevojshem per te formuar eksperiencen e duhur pa tradhetuar idene tone mbi boten.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Maj 2008 17:41
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Detenuto in attesa di giudizio (1971)

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re zfc013.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 82 herė.

Regjizor: Nanni Loy
Aktore: Alberto Sordi

Historia e nje emigranti qe vjen nga Suedia per te kaluar pushimet ne vendlindje, por arrestohet ne kufi per nje gabim gjyqesor. Nga casti i arrestimit kalon nga nje burg ne tjetrin pa arritur te deshmoje pafajesine. Filmi eshte nje denoncim per kushtet makabre te burgjeve duke nenvizuar pamundesine qe njeriu te mbetet besnik i normave shoqerore kur izolohet dhe peson abuzimin e vete shtetit. Dalja nga burgu e gjen emigrantin thellesisht te ndryshuar, te trembur nga jeta dhe me pasoja fizike dhe mendore. Impakti i filmit ne publik ka qene i forte, sepse per here te pare denoncohet hapur prapambetja dhe paaftesia e sistemit gjyqesor. Natyrisht denoncime te tilla vijne vetem pas nje zhvillimi shoqeror, i cili pretendon emancipimin e shtetit perkrah emancipimit shoqeror. Jo me kot viti i filmit eshte 1971, pak vjet pas ndryshimeve te viteve 1960.

Vlen te thuhet se kjo eshte nje drame nderkombetare e cila do mbese ne mendjen e kujtdo e shikon per here te pare. Praktikisht eshte nje nga ato filma qe mbeten ne mend gjate, sepse drama dhe shkaterrimi shpirteror i personazhit merr me vete cdo shikues.

Alberto Sordi fiton me kete film ariun e arte ne festivalin e Berlinit.




Ky film te kujton dy filma te tjere:
1. Midnight express (1978, it. Fuga di mezzanotte), i bazuar ne historine e vertete te nje amerikani (Billy Hayes) qe kapet me hashash ne Turqi dhe perfundon ne kalvarin e burgjeve te tmerrshem turke. Arrin cuditerisht te arratiset dhe shkruan nje autobiografi ne SHBA, i cili kthehet ne nje nga filmat me te forte mbi burgjet. Qeveria turke e ka akoma ne listen e te kerkuarve, me shume per filmin qe goditi rende Turqine dhe akoma sot ka efekt ne industrine e turizmit. Billy Hyes ka dale disa here ne intervista per te thene se nuk ka dashur kurrsesi te demtoje imazhin e Turqise, por eshte veshtire te vihet theksi tek aspekti personal kur vjen puna tek marredhenia mes shtetesh. Aktori kryesor (Brad Davis) vdes pak vite pas daljes se filmit nga droga.

2. Murder in the first (1995) dhe ky i bazuar ne nje histori te vertete. Gary Oldman, Kevin Bacon dhe Christian Slater krijojne historine e nje te burgosuri te keqtrajtuar qe hedh ne gjyq burgun e Alkatrazit, nje nga me te tmerrshmit ne SHBA. Filmi eshte historia e gjyqit ne fjale dhe duhet theksuar se nuk eshte shume e qarte sa e vertete eshte si histori, pasi regjistrat e burgut deshmojne per nje kontekst shume me te lehte te fakteve. Nese deformimi vjen nga propaganda e  e qeverise amerikane apo thjesht nga autoret e filmit kjo nuk dihet mire.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Modifikuar nga Fajtori datė 08/09/2009 ora 16:17

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Maj 2008 21:03
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Bello, onesto, emigrato Australia sposerebbe compaesana illibata (1971)

Regjizor: Luigi Zampa
Aktore: Claudia Cardinale, Alberto Sordi

I gjithe filmi zhvillohet ne Australi, ku nje emigrant italian eshte ne kerkim te nuses prej disa kohesh. Ashtu si shume emigrante te tjere merr pjese ne ballo italianesh ku femrat jane te pakta dhe te shemtuara (shikoni episodin me poshte). Si perfundim lidhet me nje prift qe zakonisht gjen gra nga Italia per ti martuar me emigrante ne Australi. Titulli i filmit eshte lajmerimi qe emigranti ve per te gjetur grua.
Historia komplikohet kur emigranti genjen per identitetin e vet duke gjetur nje grua te bukur por prostitute, e cila genjen nga ana e saj mbi profesionin. Perfundimin duhet ta shikoni vete.

Fotografia e filmit le shume per te deshiruar nga ana teknike, por historia e luajtur nga Cardinale-Sordi eshte nje spektakel i vertete. Ne film dalin ne pah gjithe difektet e emigranteve, ekzagjerimet, endrrat e parealizuara kurre dhe realiteti i ulet ku jetojne. Cdo gje perkon thuajse komplet me emigrantet shqiptare sot dhe mohimin e realitetit te ulet ku shpesh jetojne. Perkon edhe kerkimi i nuses nga vendlindja, sa me e mire dhe e virgjer te jete e mundur. Perkon edhe sjellja si "vajze per shtepi" e femrave sa per te mashtruar emigrantin. Se pse ndodh kjo nuk e di, por ndoshta adhurimi i botes se jashtme ben te krijohen iluzione qe nuk mund te hidhen poshte kollaj. Ndoshta pikerisht per kete edhe emigrantet tane sot mundohen te jetojne ate "1 muaj gango" ne veren e Shqiperise per tu kthyer tek "11 muaj lango" te punes se krahut, kamarierit, etj. Ne fakt filmi ironizon hapur idene e emigranteve se nje dite do hakmerren per vuajtjet qe po heqin duke u bere te pasur e duke hapur biznese. Ideja e hakmarrjes ndaj botes se eger te emigracionit eshte shume e goditur edhe njehere.

Historia eshte unike ne shume aspekte, qofte ne lojen e vecante te Sordit, i cili nxjerr nje personazh krejt ndryshe nga filmat e tjere, qofte edhe ne pejsazhet e largeta australiane. I vetmi film qe i afrohet si histori eshte Permette? Rocco Papaleo (1971), i xhiruar thuajse ne te njejtin vit. Kesaj rradhe emigranti italian gjendet i fresket ne New York, ku bie ne kontakt me nje kulture shume te rafinuar, komplet larg kultures se thjeshte nga e cila vjen.

Ne episodin e meposhtem Alberto Sordi gjendet ne nje feste patriotesh ku te gjithe burrat kerkojne nuse. A nuk ngjan ambjenti me disa festa emigrantesh shqiptare... sidomos aty nga fundi ku fillon te kendoje njeri. Gjykojeni vete :

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Modifikuar nga Fajtori datė 19/02/2010 ora 21:04

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Maj 2008 22:21
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Le miserie del signor Travet (1945)

Regjizor: Mario Soldati
Aktore: Carlo Campanini, Gino Cervi, Albertp Sordi.

Film pak i avashte per tu pare me skena gati teatrale. Viti i hershem i prodhimit dallohet qe nga cilesia e keqe teknike, por edhe nga skenari teper i ngushte. Duket sikur autoret jane munduar te evitojne me cdo kusht gjykimet mbi shtetin apo shoqerine, duke u perqendruar tek historia e ngushte e nje punonjesi ne ministri. Filmi ka nje sterilitet, pra, ku ndjehet frika per te kapur argumente qe kushtojne shtrenjte. Ne fakt eshte e pamundur te krijohet nje film nese nuk mund te kritikosh as shtetin dhe as shoqerine perfekte qe shteti mendon se ka krijuar. Kjo ka qene dhe fatkeqesia e kinematografise shqiptare gjate diktatures. Aktori kryesor (Carlo Campanini) eshte shume i zoti dhe eshte e cuditshme nuk ka luajtur shume role kryesore duke mbetur pergjithesisht aktor ndihmes ne filmat e Walter Chiarit me vone. Ne fakt te dy bashke kane kryer dhe shume spaktakle teatrale, keshtu qe jane nje cift aktoresh te njohur per epoken.

Tema:
Nje punonjes ne ministrine e atyre viteve eshte shume i tulatur dhe nuk arrin te kuptoje makinacionet dhe servilizmat qe koleget bejne per te fituar vendin e punes. Ne skene hyn e shoqja, nje grua e bukur qe mundohet te perdore terheqjen e saj per te bindur shefin te ngreje burrin ne detyre. E gjithe historia zhvillohet ne nje ambjent tejet formal, gati steril, dhe me nje perulje te ekzagjeruar ndaj hierarkise. Ky detaj nuk eshte krijim i autoreve me shume sesa sfond real i ministrise se atyre koheve, ku "shkelqesia" ishite epitet domethenes ne rendin social.

Lidhjet me Shqiperine?
Asnje. Me perjashtim te karaktereve servile ky film nuk ka asgje te perbashket me Shqiperine. Kuriozet e historise mund te kujtojne si kane qene ambjentet ministeriale ne Shqiperi, ku pak a shume italianet kishin sjelle te njejten kulture.

Ne episodin e meposhtem shefi (Gino Cervi) eshte me gruan e zotit Travet, i cili hyn ne dhome. Dallohet qarte superioriteti i shefit dhe perulja e punonjesit, i cili si gjithe te tjeret ne ministri gati merr formen e nje femije para plakut te vitit te ri.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Modifikuar nga Fajtori datė 20/10/2009 ora 21:35

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Maj 2008 13:36
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Travolti da un insolito destino nell azzurro mare d'Agosto (1975)

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re 801072555_0af433f7a1.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 56 herė.

Regjia: Lina Wertmuller
Skenari: Lina Wertmuller
Aktore: Giancarlo Gannini, Mariangela Melato

Regjizorja shkruan dhe prodhon kete film ne 1974 me nje sukses te menjehershem ne kinema. Filmi riprodhohet ne 2002 perseri, kesaj rradhe me Madonnen aktore kryesore (Swep away) por ky i fundit eshte nje kopjim skandaloz pa asnje lidhje artistike me filmin origjinal. Per tu theksuar fakti qe ky film prodhohet vetem nje vit para se regjizorja te krijoje nje tjeter film qe do e beje ne 1975 te jete regjizorja e pare femer qe kantidohet per Oscar (Pasqualino Setebellezze, 1975).

Historia:
Nje grup pasanikesh po kalon pushimet ne nje yaht ku diskutojne me arrogance aspektet politike-shoqerore te vendit. Divergjencat mes tyre dhe klases se varfer dallohen heret dhe dy marinaret ne bord ndihen te keqtrajtuar nga trajtimi qe i bejne padronet. Sidoqofte filmi merr shpejt nje kthese kur nje nga grate pordhace te pasanikeve del ne det me gomone duke marre nje nga dy marinaret me vete. Varka prishet dhe te dy humbasin orientimin, per te mbetur ne nje ishull te pabanuar. Aty perplasen teresisht divergjencat e tyre shoqerore. Qendrimi larg civilizimit permbys hierarkite dhe marredhenia mes tyre merr papritmas trajtat e nje dashurie te madhe qe shikuesi do e ndjeje mbi lekure.
Fundi do ju lere nje lemsh ne gryke dhe nje histori te jetuar ne veten e pare.


Vecantia e filmit eshte koklavitja qe merr. Asgje nuk eshte retorike, as renia ne dashuri, as marredhenia mes te dyve. Ne momente te caktuara filmi behet i dhunshem, por sidoqofte nuk te lejon te mbash anen e askujt, pervec se te ndjesh dy personazhet ne situaten e tyre unike. Pikerisht per kete aresye te ben per vete packa se i njeh historine. Ndjenjat personale te dy personazheve mpleksen dhe alternohet me trajtime politike qe regjizorja injekton gjate gjithe kohes. Deklaratat dhe predikimet politike vihen ne gojen e pasanikeve dhe varfanjakeve si per te perplasur dy bote te ndryshme qe ne thelb kane diferencen ekonomike. Kjo duket qarte kur dy perfaqsues te shtresave te ndryshme zhvishen nga statusi i tyre per te perfunduar ne nje bote shpirterore.

Te dy aktoret jane perfekte. Giancarlo Giannini sjell nje personazh te paperseritshem ndersa Mariangela Melato e ben perfekt rolin e pasanikes nga Milano. Djali i Ganninit zevendeson te jatin ne 2002, por trupi i tij sexy dhe lidhja farefisnore nuk mjaftojne per te arritur mjeshterine e te atit.

Filmi fiton ne 1975 David di Donatello (cmim italian) per muziken me te mire. E kote te kujtoj qe filmat me te paharruar e kane shpesh celesin tek kolona zanore.

Ne skenen e meposhtme rolet jane permbysur dhe pasanikja detyrohet ti sherbeje marinarit:

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Modifikuar nga Fajtori datė 08/09/2009 ora 16:35

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Qershor 2008 13:25
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 20:43 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 17 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Kinematografia > Enciklopedi e vogel e filmave italiane

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.