agata
idealiste
Regjistruar: 20/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981
|
Ja nje frangment nga libri.
Dibranet e hidhnin veshtrimin drejt lindjes,per nga Ohri,selia e nje kryepeshkopate te famshme ne te gjithe Ballkanin.Si kryeqender kishtare e Ballkanit qendror ortodoks.Ohri rrezatone deri thelle ne krahinat perreth.Kishat e pallater e tij dibranet i shihnin prej se largu,kur zbrisnin nga malet e tyre ne fushen pjellore qe rrethon Ohrin.Kush jeton ne Diber i kishte rrenjet thelle ne besimin ortodoks; ai ishte ballkanas i brendshem, i karakterizuar nga kultura e tij e larte sllave-bizantine.Fisniket arber administronin pasurite e Ohrit, nga rrethinat e te cilit, sipas rrefimeve te shekullit 15, vinin te ardhura te pergjitshme ne rreth 12 mije dukate ari.Ne pjesen e dyte te shekullit 14 ishin vendosur nder zoterinjte serbe te brigjet e liqeneve maqedone edhe fisnike shqiptare, ne gropat rreth Ohrit, Komnino Prespa prane Prespes,aty ku car Samueli kishte prure prej Thesalie eshtrat e shen Akileut; ne Arberi e njihin ate bazilike te mrekullueshme qe ishte ndertuar per nder te shenjtorit te nje ishulli te Prespes se vogel, rrenojat e se ciles edhe sot pervijohen mbi sfondin e bregut te mbuluar me kallamishte dhe malleve perreth.
Nga kjo bote vinte familja Kastrioti,me rrenjet e vete modeste qe humbasin ne erresirat e nje rajoni. i cili per te huajt ne shekullin 14 ishte po aq i panjohur sa edhe ne shekullin 21.Emri i familjes tregon nje trajte greke, ai vjen pa dyshim prej greqishtes "kastron" ( qe edhe ajo vete eshte huazuar nga latinishtja "castrum"), cka do te thote "keshtjelle"; pas kesaj nje "Kastriotes" eshte nje banor, noshta edhe komandant i ndonje keshtjelle.Meqe asnje nga burimet e kohes nuk thote gje per prejardhejn e emrit, nuk do te ngreme ketu ndonje hiopteze qe eshte e zorshme per t u vertetuar.E sigurt eshte se ky emer shkon me boten kulturore bizantine.Rreth mesit te shekullit 14 dokumentohet nje "Kastriot" si " kefalia" (kapiten) i kalase se Kanines prane Vlores.Nese ka qene ky ndonje pasardhes i Kastriotve te Dibres e sesi mund te kete ajo familje prej jugu ne lindje, te hapesires arbere, ky mund te jete vetem nje objekt spekullimi.
Lidhur me prejardhjen e Kastriotve mbreteron nje heshtje e dyfishte; ne fillim as qe nuk ishte rene ne sy ai fis zoterinjsh te vegjel fshati, por pastaj kur papritur u rrit lavdia, biografet e pinjollit me te famshem te familjes hodhen pelhuren e harreses mbi fillimet modeste.Do te ishte nje pjesetar i fisnikerise se vjeter arbere Giovanni Mussachi (Joan Muzaki), i cili ne kundershtim nga verifikuesit e Skenderbeut pershkroi me te gjitha hollesite se c origjine kishin Kastriotet.Ndoshta per kete ishte nje kenaqesi e vone qe te pershkruante prejardhjen e thjeshte te asaj familje e cila kishte shfuqizuar te veten, shume me te mocme e me te respektuar."Gjyshi i zotit SKenderbe quhej Paul Kastrioti dhe nuk zoteronte me shume se dy katunde te quajtura Sinja dhe Gardipostesi; nga ky zoti Paul lindi zoti Johan Kastriota, i cili u be zot i Matit ; e nga ky lindi zoti Skenderbe; nene e zotit Skenderbe edhe grua e te lartpermendurit zotit Johan ishte zonja Vojsava Tribalda qe vinte nga nje familje e mire".
Kronika e Muzakit te con ne atdheun e Kastriotve, nje krahine e vogel ne bregun e majte te Drinit te Zi, larg nga c do kulture qytetare.Ishte kjo bota e vogel fshatare ortodokse e Ballkanit te brendshem.Sinja dhe Gardi i poshtem, sic quheshin keto dy katinde ne shqipen e sotme,dnodhen ne zonen e Qidhines.Shume pak te huaj shtyheshin deri ne keto ane te Ballkanit; nje vizator katolik qe kalonte kendej pari ne fillim te shekullit 18 shkruante se Qidhina perbehej nga nje pjese e poshtme dhe nje e siperme e ndodhej ne nje shpat jo fort te pjerret te disa maleve jo shume te larta, ndare nga Dibra prej lumit Drin, nje ishull ne mes te "tmerrit te malesive", nje copez vend i i bukur, por i mbuluarme bore ne pjese te medha te vitit; aty-ketu gjeje te shperndara kisheza te shumta,deshmi te nje jete te gjalle te krishtere.Kastriotet ishin gjithashtu malesore qe ishin vene ne krye te dy katundeve te vogla.Per prejardhjen e tyre etnike eshte diskutuar aq shume, sa edhe per vendin e origjines; komunsa te sotme shqiptare rivalizojne per ta pasur kete lavdi sikurse dikur e kerkonin per njeri-tjetrin Homerin qytete greke.
Ndersa fale Muzakit kjo grindje eshte e zgjdhur, mbetet pyetja me thepa lidhur me perkatesine etike te Kastriotve, qe ne ditet tona trazon ndjenjat kombetare te popujve ballkanike.Eshte kjo nje pyetje se zor do i interesonte dikujt ne mesjetene vone, hiq ndonje grindje dijetaresh te shekullit te 17,por qe u ngrit si c eshtje ne shekullin 19, ku propagandistet e mendimit kombetar neogrek dhe serb, atij shqiptar e ne shekullin 20 edhe atij maqedone filluan te kerkonin per panteonet e tyre popullore figura te rendesishme te se kaluares, mirepo kjo eshte jo vetem anakronike, por nuk perfill fare karakterin e perzier etnik te fisnikerise europiane, i cili sapo qe le parendesine e hapesirave te vogla, ben martesa pa marre parasyh kufijte kombetare.Kjo vlen edhe per Ballkanin e brendshem ne mesjeten e vone.
Vjen dhe shtohet ketu ceshtja qe prejardhja etinke nuk te thote asgje per vetkuptimin enje personi; Johan Huniadi, luftetari i madh i shekullit 15 kunder turqve, vertet qe vinte nga nje familje e vogel me prejardhje rumune, por , si mekembes perandorak hungarez ai vepronte ne kuadrin e Perandorise se kurores se Stefanit e jo bie fjala ne emer te ndonje ndjenje shteterore apo kombetare rumune qe aso kohe nuk ekzistone.Po kjo gje vlen edhe per Kastriotet.Pinjolli i tyre me i famshem Skenderbeu, arriti te behej zot i Arberise; se c gjak etnik rridhte ne dejet e tij, kjo njerzve qe i shkonin pas nuk i interesonte.Ne rast se do shqetesoheshin per kete gje SKenderbeu nuk do ishte ngjtur dot ne ate lavdi te madhe, duke qene se vinte prej nje rajoni te perzier etnikisht.Ajo c ka dime per prejardhjen etinike te Kastriotve mbeshtetet ne disa burime,Kurse nena e Skenderbeut ishte nje sllave e jugut, bije e zotit te fushes pjellore te Pologut.Kjo ne fund te shekullit 14 ishte nje dege e deres se madhe fisnike serbe te Brankoviqeve.
Duhet supozuar se i ati i Vojsaves do te kete qene Grgur Brankoviqi, kjo do te thote qe djemte e Vojsaves ishin kusherinj me familjen qe do te ngjitej ne 1427 ne fronin (princeror) te desopotve serbe.Joan Muzaki e pershkruan SKendebeun, me te famshmin Kastriot, si burre "me natyre serbe" - prejardhjen ose me fort zakonet - mendesine e Skenderbeutm nbetet e hapur per shkak te mungeses se burimeve te tjera.Duhet vene re sidoqofte se Muzaki ndjente ndaj Kastriotit te madh nje perzierje admirimi dhe refuzimi; tek e fundit ky Muzaket i kishte demtuar rendshem politikish.Sesa e veshtire e kishte klasifikimin etnik te Kastriotve edhe vete bashkekohesit, kete e deshmon edhe nje element tjeter; edhe fisniku Arber Muzaki te Gjergj Kastrioti shihte nje serb, kurse murgjit serbe ne manastirin Hilandar ne malin Atos e quanin kulle qe kishte banuar i ati i Skenderbeut Ivani, "kulla e Arberit".
Keshtu Kastriotet per nje fisnik arber ishin serbe, ndersa per murgj serbe ishin arber.Asgje nuk e deshmon me mire pozicionimin e tyre ne nje hapesire kalimtare misis dy trevave gjuhesore.
__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|