robert
Veteran ne forum
Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871
|
Vazhdim: Po ne kapitullin ku jemi, paragr. fundit thua: "Emrat gjeografike kanw historine e tyre dhe territoret qe pershkruajn ndryshojne ndonjehere, sic eshte rasti i Maqedonise antike, por edhe ai i Belgjikes se Jul Cezarit, qe nuk duhet ngaterruar me Belgjiken aktuale.Nje shembull tjeter perbejne turqit, te cilet nuk e kane turqizuar historine e Azise apo te Trojes, ndersa maqedonasit kerkojne ta pervetsojne Maqedonine Antike."
Une nuk njoh ndonje komb, shtet, vend qe nuk i ka ndryshuar kufinjte gjate dhjetra dhe qindra vjeteve. po ashtu te gjitha vendet europiane kane patur levizje popullsish, dhe asgje ka ngelur e palevizshme. Persa i perket turqeve, une kam lexuar nja dy permbledhje studimesh mbi hetitet. ketu zerin kryesor e kane studjuesit gjermane. Por ka dhe turq qe kane shkrimet e tyre. Megjithse te vetpermbajtur, sheh her-here edhe tek keta autore turq tentativa per lidhje te kultures turke me ate hetite. Me kete ata nuk kuptojne kulturen mongole, respektin dhe kujtimin ndaj te ciles shume syresh e shprehin qofte edhe tek emrat e femijve te tyre, Atila p.sh., por kuptojne ato shenja te tyre kulture te sotme me ate te dikurshme ne Azi te Vogel. Meqe solle rastin e studjuesve turk, duhet thene se sot popullsia turke dallon per nje nacionalizem te smure dhe paksa fanatizem fetar; sa per shembull po sjell nje diskutim mbi emrin e Detit te ZI, pse ky det quhet keshtu. Nuk habitesh qe diskutante turq thone: kjo vjen nga 'kara deniz' (!), nga nje fis turk 4 mij-vjecar (?). Besoj nuk ka nevoj per koment.
Ne kap. 'SUGJERIME dhe pergjigje', paragr. dyte, thua: "Mendoj se ne kushtet dhe rrethanat e sotme shtetaret maqedonas duhet te pranojne se Maqedonia eshte nje shtet multietnik i perbere nga shqiptare, bullgare, serbe, turq, vllehe dhe trakas." Pa hyre ne komente politike, dua te pyes: c'kupton ti me trakas? Apo, kush jane sot trakasit aty? Nga dallojne keta dhe ku banojne ne Maqedoni?
Ne kap. e fundit PERFUNDIME, pika e trete thote: "Mosgjidhja e ceshtjes se emrit per Maq. do te thote ngecje dhe izolim..." Pra ti sugjeron nen aludime qe ky emer duhet ndryshuar. Deri ketu ne rregull. Gjithkush ka mendimin e tij, aq me teper pas gjith sa u tha, ate se sllavet e sotem aty nuk kane te bejne me maqedonasit e lashte.
Dhe pika e katert thote: "Mospajtimi i diplomacise maq. per nje emer tjeter eshte i lidhur ngushte me historine e gjate te kontestimeve rreth saj dhe cenimin e identitetit kombetar." Pra ketu behet vetem nje konstatim i qendrimit te dipl. maq., por nga sa tha pika me lart (3), kuptohet se autori nuk na jep as peshk e as mish. Pra, duhet te ndryshohet ky emer apo jo? Sepse gjithe kjo analize duhet te konsistoje ne nje mendim rreth ceshtjes se emrit. Pra Gips analizon Maq. e lashte, veshtron dhe popujt e shumte te sotem aty dhe se fundi nuk jep asnje zgjidhje (mendim te pakten)! Aq me teper, permend identitetin kombetar (maqedonas) ne nje kohe qe ka pohuar se aty jetojne nje sere popujsh qe nuk kane aq lidhje me ata te lashtet. Biles kesaj lidhje Gibsi nuk i eshte futur thelle ta trajtoje por vetem sa e ka cikur me aludime dhe shembuj larg e larg.
Nejse, keto ishin disa verejtje jo dhe aq tw rendesishme Gips. E rendesishme eshte shija qe te le punimi yt. Nuk e di tek te tjeret, por mua me kujtoi ato punimet e sotme per marrje dipllomash dhe titujsh, ku punimet jane me se shumti te kopjuara. I gjithe punimi ecen ne te lexuar si vaj. Ai kap thuajse te siperfaqmet, dhe as merrguximin ti hyje thembres se Akilit: ku jane maqedonasit e vjeter apo ku iken? C'gjuhe flisnin? Kur dhe nga erdhen aty bullgaret, serbet , turqit, grekerit, shqiptaret, vllehet, arumunet etj.? Cili eshte roli i sotem i ketij shteti ne perplasjen e shteteve te tjere ballkanike? Cilet shtete kane me shume interes ne ruajtjen e ketij shteti dhe cilet jane per shperberjen e tij? Apo cilet grupime? Ka dhe me dhjetra pyetje qe e bejne interesant nje punim. Me thene te drejten, punimi yt kalon shpejt dhe eshte harruar pas nje ore. Shumica e gjerave qe thuhen aty jane te verteta, por duket si nje tekst i kopjuar mesimi dhe jo dicka e re. Nota ime, meqe ke vene gjashte kombe aty dhe ke bere paralelizem me gjashte kombe ne Kosove, pra i ke qendruar besnik gjashtes biblike judease (hebrehe), e perdorur an e pa ane nga 'ta, po te jap noten gjashte. Te me kuptosh, e bej kete kritike per mire dhe jo per keq. Dhe te uroj te vazhdosh me tej me punime sa me cilesore.
__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|