Vizioner
...ne Timon
Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857
|
Shqipëria në hall të madh, mungon edhe Lorik Cana
Pas sëmundjes së Kuzhes, dëmtimit të Currit dhe kartonëve të Bogdanit, kuqezinjve u mungon edhe Cana.
Lorik Cana ka mbetur jashtë kombëtares për ndeshjen me Bjellorusinë për shkak të dëmtimit që pësoi në kavilje me Bosnjën. Futbollisti i Gallatasarajit nuk ka udhëtuar me skuadrën, pasi mjekët ia bënë të ditur që do ta kishte të pamundur të ishte në fushë të martën mbrëma në stadiumin “Dinamo” të Minskut. Fizioterapisti ka bërë të pamundurën dje për ta riaftësuar Canën, por shkalla e dëmtimit ka qenë e rëndë.
Dëshira e Canës për të udhëtuar me shokët ka qenë e madhe, madje ai ka kundërshtuar edhe mjekët që e këshillonin të mos shkonte në Bjellorusi, sepse analizat paraprake dhe rezonanca magnetike tregonin shkallën e lartë të dëmtimit. Ndërkohë që përfaqësuesja kuqezi ka marrë çartin për Bjellorusi, Cana ka udhëtuar drejt vendlindjes, Kosovë. Sot ai do të udhëtojë drejt Stambollit, për vijuar me fizioterapinë.
4 mungesa kryesore, s’ka më keq!
Përfaqësuesja shqiptare ndodhet në gjendje alarmi, sidomos në repartin e pasmë. Mungesës së Debatik Currit në qendër të mbrojtjes i shtohet edhe Lorik Cana.
Kuqezinjtë, mbështetje morale zëvendësuesve:
“Shqipëria nuk është ekip i madh, që mund t’i zëvendësojë pa problem lojtarët e dëmtuar. Megjithatë, kushdo që do të futet në fushë do të japë maksimumin,” - është shprehur kapiteni Ervin Skela. Ndërsa Hamdi Salihi beson se më entuziazmin e krijuar është e mundshme të merret rezultat pozitiv: “Ne kemi entuziazmin armën tonë të fortë.
__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|