Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Analiza > Si mund te luftohet Berisha dhe berishizmi.
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
ishpeshtimi
Rest in peace

Regjistruar: 04/05/2007
Vendbanimi: Ne Ferrin e Dantes.
Mesazhe: 1106

Si mund te luftohet Berisha dhe berishizmi.

Ne fund te vitit 1997, kur isha larguar nga vendi im i detyruar, nuk mendoja kurre se edhe pas 12 vjetesh, shkaktari i te paberes se atij viti do mbetej ne skenen politike shqiptare.

Nuk dua te hyj ne analiza te gjata te ngjarjeve te 1997-es, apo ne te tjera parashikime afatgjata se nuk kam bagazhin e duhur te nxjerr dicka te sakte. Megjithate me mundon pyetja:

SI NUK LARGOHET SALI BERISHA?

Nxitje per te hapur kete teme u be nje interviste e tij me gazetarin Fevziu e botuar sot, ku "Luciferri" i skenes politike shqiptare paraqitet si nje engjellush buzeqeshes e fitimtar.

Largimi i tij fizik mund te jete vetem veper e forcave madhore te natyres. Nuk besoj dhe nuk uroj t'i behet atentat se do kthehet ne Martir i Perjetshem i kombit tone.

ESHTE E PAMUNDUR TE LARGOHET? PO TE LARGOHET AI A MER FUND BERISHIZMI?

Ne rast se egziston kjo dukuri politike qe quhet berishizem, po mundohem ta perkufizoj sipas mendjes sime.

"Forme pragmatike dhe e paskrupullt e drejtimit te nje force politike pa lejuar asnje alternative idesh apo figurash te tjera, per te perfituar PUSHTET dhe te mirat qe vijne prej tij."

Njerezit ne vitet 1994-95 ishin shume te ndjeshem ndaj lindjes se kesaj dukurie. Ne fund te vitit 1995, megjithe friken e rikthimit ne pushtet te ish-Partise se Punes, njerezit votuan kunder Kushtetutes qe do forconte shume pozitat e Berishes. Ishin te fundit zgjedhje te pamanipuluar a ne Shqiperi. Pas kesaj erdhen zgjedhjet e vitit 1996 ,ku Berisha humbi thelle,por vodhi ne menyre te paturpshme votat. Pastaj rrodhen ngjarjet qe jane te fresketa per te gjithe.

Po si eshte e mundur qe ai mbetet ne pushtet?
Per te ndryshuar s'ka ndryshuar aspak(mund te jete bere me dinak).
Skandalet rreth tij jane te shumta dhe ne shifra marramendese.

Dikush thote qe populli eshte injorant, nje tjeter qe eshte analfabet, nje i trete thote qe cdo popull meriton udheheqesin qe nxjerr.
Asnje nga keto nuk besoj,se popuj shume te zhvilluar kane sjelle e vazhdojne te sjellin ne krye te tyre MONSTRA.

Do mundohem te sjell here here ato qe me shkojne nder mend rreth kesaj teme. I ftoj edhe te gjithe te tjeret, duke ju lutur qe te kursejne fyerjet dhe te sharrat ndaj njeri tjetrit.
(A mbase kjo eshte nje nga arsyet?)

__________________
U tret per Pellazgji.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Korrik 2009 02:27
ishpeshtimi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ishpeshtimi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ishpeshtimi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ishpeshtimi Shto ishpeshtimi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ishpeshtimi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Simbas opinionit tim berishizmi eshte semundje mbare shqiptare,por ka emra te ndryshem,nanoizmi,edvinizmi,metizmi ,xhuvelizmi ,qenushizmi etj. Kjo semundje tek ne do te vazhdoje edhe per nja dy dekada,simbas meje.
Une mendoj se shqiptaret nuk jane injorant.Duke pare lukunine e madhe te pinjollve te ishve,disa te vjeter qe lideri i PS u mundua t'i shiste per fringo ,perjashtimi total i te vjeterve te dobishem e beri popullin te mendoje:Berisha u ngop keto kater vjet,ndersa keta zorrethate e djem ishesh ka rrezik ta rjepin Shqiperine po erdhen ne pushtet.Pra per votuesit shqiptare e keqja me e vogel ishte Berisha.Kur kujtojne 8 vitet e socialisteve ne pushtet,njerzit friksohen prej tyre.Korrupsioni berishian u be ne sferat e larta,ne qeveri,ndersa ne kohen e socialisteve arriti gjer tek portieri i nje zyre, tek fshesaxhova,apo portieri i spitalit.Keshtu ata ju thane jo xhepaboshve.Ne kater vjet u pane ndryshime,u be edhe pune,ndersa per 8 vjet vetem u vodh.
Pervecse populli me vote mund ta largoje Berishen dhe berishizmin nga kali ku ka hipur.Nuk ka burre nene qe e largon ndryshe.Nqse keto kater vite ai do te beje ato qe ka premtuar,uje 24 ore dhe rruge te asfaltuara,heqjen e vizave,poulli perseri do ta votbesoje berishizmin.PS do te mbetet per shume kohe ne opozite!

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Korrik 2009 12:08
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ishpeshtimi
Rest in peace

Regjistruar: 04/05/2007
Vendbanimi: Ne Ferrin e Dantes.
Mesazhe: 1106

Pritet te bjere bresher.

Parashikimi i motit eshte shume i keq.Pritet bresher kokerrmadh,ndaj po i kthehem PC-se dhe Berishizmit.

Ne nje vend te posadale nga Diktatura dhe qe enderronte te shijonte lirine qe te tjeret e kishin patur te pakten per 45 vjet,prirjet per te komanduar dhe mbytyr fjalen e te tjereve nuk shiheshin mire nga shumica e popullsise. Keshtu ishte ne vitet 1991-92,kur Berisha po shtinte ne dore kontrollin e plote te Partise se tij. Njerezit besonin ne menyrat demokratike dhe ne toleranca dhe leshimet ndaj njeri tjetrit,kur behej fjale per maredheniet brenda nje partie. Ishin te ashpra shkembimet midis kraheve politike, por brenda njesive politike kishte liri dhe rrahje mendimi. Ishte nje lloj demokracie foshnjarake tek e cila besonin dhe shpresonin shume.
Nje mjek kardiolog,ne ate kohe kur Berisha deklaronte se do udhehiqte ne menyre kolegjiale, duke qene koleg dhe antar i te njejtes org-baze, me ka thene se shume shpejt do e shihni udheheqjen e tij kolegjiale. Jo me shume se nje vit me vone fjala e tij u vertetua.

Po a eshte pikenisja e Berishizmit tek Partia e Punes, tek edukimi i tij feminor patriarkal, tek te dyja bashke apo ne asnje syresh?

Partia-shtet e viteve '50 deri '80 ishte plotesisht ne kontroll te Hoxhes. Duke ndjekur modelin titist dhe me vone ate stalinist, Enver Hoxha jo vetem qe informohej per cdo gje qe ndodhte ne Shqiperi, por edhe drejtonte ne detaje cdo fushe te veprimtarise jetesore te ketij vendi te vogel. Ishte nje ngarkese jo e paket pune dhe qe jo cdo lloj Diktatori eshte ne gjendje ta beje.
AMBICIA E PAKUFI PER PUSHTET DHE KONTROLL SI DHE PUNA E VAZHDUESHME PER TA ARRITUR DHE MBAJTUR PUSHTETIN ishin karakteristika kryesore e Hoxhes.
Sigurisht,kjo nuk ka te beje shume me komunizmin. Keto ishin cilesi individuale te nje njeriu,qe mund te behet Diktator edhe i Majte edhe i Djathte.
Po a percillej ky model i Hoxhes ne nivele me te ulta?A kishte ne ate kohe Envere te vegjel,qe mund te ishin Ministra, Drejtore Ndermarjesh, Gjenerale apo Sekretare te Pare rrethesh?
Pergjigja per mendimin tim eshte me shume JO se PO.
(vijon)

__________________
U tret per Pellazgji.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Korrik 2009 00:59
ishpeshtimi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ishpeshtimi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ishpeshtimi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ishpeshtimi Shto ishpeshtimi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ishpeshtimi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Fenomeni "berishizem" nuk eshte nje fenomen i ri dhe as vetem shqiptar. Ai i ka rrenjet ne kohe dhe deget ne trute e kombeve.

Nje veshtrim i shkurter i historise se ketij kombi te con vetvetiu ne nje tjeter fenomen-Zogolliun e pare te vetequajturin mbret te shqiptareve.

Por edhe me tej megjithse me kushte te tjera te del ne skene nje tjeter figure Aliu i Tepelenes.

Dhe pak me vone nga Zogolli, eshte nje figure po aq gjememadhe Enveri i Gjirokastres.

Pse ky vend ka nxjerre kaq mostra?

Shqiperia pati nje histori pak te vecante e krahasuar me kombet e tjera ballkanike, megjithse edhe tek ato pati fenomene te peraferta, por me ngjyrime te tjera.

Princat shqiptare te viteve 1200 e pak me vone u vune nen sherbimin e pushtimit otoman duke u ndjere inferiore dhe te pafuqishem. Per kete gje ka luajtur rol pecarja e tyre e madhe, tendenca bajraktare, injoranca, mungesa e nje ideje, apo besimi dhe femomene te tjera te vogla. Sigurisht keto nuk gjenden neper faqet e historive te shkruara, ku lexon vetem lavde dje glorifikime te "luftrave" bombastike te bera kunder pushtimit.

Situata e krijuar ne vitet 1012 e pak me vone beri qe Shqiperia te shkiste gati ne mosegzistence: nje revolucion demokratik i bere nga nje person qe vetem demokraci nuk kishte si perhapte.  Megjithse ka qene faqja me e ndrutur e historise se pasotomanise, ai revolucion ishte i destinuar qe te deshtonte per shume arsye qe nuk ka rendesi te shtjellohen tek kjo teme.

Nje mbret i veteshpallur, nepermjet te zakonshmes "vote te popullit" apo perfaqesuesve te tij te perdhunuar, nje mbret qe kur i sulmohet vendi nga nje fqinj, vjedh sa mund nga thesari i shtetit dhe iken me bisht ndershale. Nje mbret qe me paturpesi edhe mbas kesaj gjeme, kthehet dhe kerkon fronin. Nje qeverri qe e quan normale qe po ky mbret,(te cilit i takonte burgu si tradhetar i kombit) i kthen ne menyren me bastarde pronat dhe me kete rast ligjeron edhe pronat dhurata qe ai u kishte dhene bashkepunetoreve te tij.

Ja keshtu rrjedhin ngjarjet me gabime historike te njepasnjeshme.

Hoxhen nnuk po e prek fare se duhet nje jave e tere te shkruash, por po hidhem mbas 1990-tes.

Qeverrira dhe qeverritare nga me te cuditshmit. Pronare tokash pa kufij qe kthehen te rimarrin ate qe ju kishte falur pushtuesi otoman (Vrione e te tjere) Po. Pushtuesi ju kishte falur toka per sherbime te bera ndaj tij(lexo: shitje te bashkeshqiptareve, therje, fyerje, vrasje dhe tradheti kunder pikerisht atyre qe luftonin pushtuesin.)

Keta sot jane ne udheheqje, sepse kane pasurine, kane edhe nje shpirt te mesuar me hile dhe tradhetira.

Midis tyre spikat bajraktari i veriut. I varfer (kjo eshte mire vetem per biografite komuniste), por shume i zgjuar, shume kembengules, pak i cartur, dhe dominues.

Ai nuk eshte gje tjeter vecse nje Ali Pasha i ri, nje Met Zogoll i ri, nje Hoxhe i ri. krejt normal per keto troje ku keto lloj mostrash perhere kane sunduar.

Pse cuditeni? Berishizmi eshte shume me i vjeter-eshte bajraktarizmi tipik i vendeve qe nuk kane arritur shkallen e duhur sociale te zhvillimit. Kjo ben qe te rivotohet, rizgjidhet nje tip i tille lideri.

Pra, ai eshte ne trute e shqiptarit, para se te jete ne pushtet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Korrik 2009 14:36
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ishpeshtimi
Rest in peace

Regjistruar: 04/05/2007
Vendbanimi: Ne Ferrin e Dantes.
Mesazhe: 1106

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus
Fenomeni "berishizem" nuk eshte nje fenomen i ri dhe as vetem shqiptar. Ai i ka rrenjet ne kohe dhe deget ne trute e kombeve.

.............................

Ai nuk eshte gje tjeter vecse nje Ali Pasha i ri, nje Met Zogoll i ri, nje Hoxhe i ri. krejt normal per keto troje ku keto lloj mostrash perhere kane sunduar.

Pse cuditeni? Berishizmi eshte shume me i vjeter-eshte bajraktarizmi tipik i vendeve qe nuk kane arritur shkallen e duhur sociale te zhvillimit. Kjo ben qe te rivotohet, rizgjidhet nje tip i tille lideri.

Pra, ai eshte ne trute e shqiptarit, para se te jete ne pushtet.



Pajtohem plotesisht me dy fjalite e para. Kam shume rezerva per pjesen tjeter dhe per dy frazat e fundit.

Ambicia e pakufi per pushtet dhe energjia e jashtezakonshme per te realizuar ambicien, nuk eshte karkteristike e prijsave shqiptare gjate historise. Ne te kundert, ne do kishim krijuar nje shtet shqiptar(te madh apo te vogel)shume kohe para te tjereve dhe para 1912-es.
Gjate 500 vjeteve te sundimit turk ka patur qindra shqiptare qe kane qeverisur pashalleqet shqiptare apo pashalleqe te tjera te Turqise. Po mes tyre, ne vecojme vetem Ali Pashen. (P.sh.Vaso Pasha ishte guvernatori i Libanit.Po a kishte ai ambicie te tilla ?)
Le te supozojme se KaraMahmud Pashe Bushatlliu do ishte si Berisha. ADo kishte bere perpjekje per nje shtet te pavarur dhe te sunduar vetem nga ai?
Zogu dhe Hoxha verte ngjajne me Berishen(ose me mire ky i fundit i ngjet dy te pareve). Po i dyti nuk vinte me ndonje mentalitet barjaktari. Megjithate, e krijoi pushtetin absolut ne Shqiperi.
Une nuk ja ve popullit fajin. Bile ne krahasim me te tjeret ne kemi nxjerre me pak Tirane. Ne dymije vjetet e fundit mund te numurojme vetem 3-4.

SUNDIMI ABSOLUT I NJE PARTIE PER TE FITUAR PUSHTET DHE PASURI, NE RASTIN E SHQIPERISE ESHTE NJE RISI E KRIJUAR KRYESISHT NGA BERISHA.

__________________
U tret per Pellazgji.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Korrik 2009 21:08
ishpeshtimi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ishpeshtimi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ishpeshtimi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ishpeshtimi Shto ishpeshtimi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ishpeshtimi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ishpeshtimi
Rest in peace

Regjistruar: 04/05/2007
Vendbanimi: Ne Ferrin e Dantes.
Mesazhe: 1106

Re: Pritet te bjere bresher.

Citim:
Po citoj ato që tha ishpeshtimi


Ne nje vend te posadale nga Diktatura dhe qe enderronte te shijonte lirine qe te tjeret e kishin patur te pakten per 45 vjet,prirjet per te komanduar dhe mbytyr fjalen e te tjereve nuk shiheshin mire nga shumica e popullsise. Keshtu ishte ne vitet 1991-92,kur Berisha po shtinte ne dore kontrollin e plote te Partise se tij. Njerezit besonin ne menyrat demokratike dhe ne toleranca dhe leshimet ndaj njeri tjetrit,kur behej fjale per maredheniet brenda nje partie. Ishin te ashpra shkembimet midis kraheve politike, por brenda njesive politike kishte liri dhe rrahje mendimi. Ishte nje lloj demokracie foshnjarake tek e cila besonin dhe shpresonin shume.
Nje mjek kardiolog,ne ate kohe kur Berisha deklaronte se do udhehiqte ne menyre kolegjiale, duke qene koleg dhe antar i te njejtes org-baze, me ka thene se shume shpejt do e shihni udheheqjen e tij kolegjiale. Jo me shume se nje vit me vone fjala e tij u vertetua.

Po a eshte pikenisja e Berishizmit tek Partia e Punes, tek edukimi i tij feminor patriarkal, tek te dyja bashke apo ne asnje syresh?

Partia-shtet e viteve '50 deri '80 ishte plotesisht ne kontroll te Hoxhes. Duke ndjekur modelin titist dhe me vone ate stalinist, Enver Hoxha jo vetem qe informohej per cdo gje qe ndodhte ne Shqiperi, por edhe drejtonte ne detaje cdo fushe te veprimtarise jetesore te ketij vendi te vogel. Ishte nje ngarkese jo e paket pune dhe qe jo cdo lloj Diktatori eshte ne gjendje ta beje.
AMBICIA E PAKUFI PER PUSHTET DHE KONTROLL SI DHE PUNA E VAZHDUESHME PER TA ARRITUR DHE MBAJTUR PUSHTETIN ishin karakteristika kryesore e Hoxhes.
Sigurisht,kjo nuk ka te beje shume me komunizmin. Keto ishin cilesi individuale te nje njeriu,qe mund te behet Diktator edhe i Majte edhe i Djathte.
Po a percillej ky model i Hoxhes ne nivele me te ulta?A kishte ne ate kohe Envere te vegjel,qe mund te ishin Ministra, Drejtore Ndermarjesh, Gjenerale apo Sekretare te Pare rrethesh?
Pergjigja per mendimin tim eshte me shume JO se PO.
(vijon)


Ne kushtet e nje Diktature shume te ashper, njerezit me ambicie stermedha nuk e kishin te lehte te ngjitnin shkallet e pushtetit. Arsyeja ishte qe i gjithe rrjeti i Diktatorit vigjelonte. Diktatoret jane nga natyra paranojake,ndaj ambicie te nje lloji te tille mund te toleroheshin vetem deri ne njefare niveli. Pas ankimeve nga militantet(qe pergjithesisht nuk mungonin) "diktatoret" e vegjel shpejt do akuzoheshin per "shkeputje nga masat","arrogance", "perpjekje per te dale mbi Partine" etj.etj. deri sa nje dite perfundonin ose ne burg ose te perjashtuar nga Partia.
Si rrjedhoje, ata qe benin karriere,ishin njerez te tipit "peqe-lepe" ose ata qe dinin t'i fshihnin mire ambiciet.
Ndaj mendoj,qe qenia sekretar i nje organizate baze nuk ka kultivuar shume ambiciet e Berishes per te arritur kulmin. Ajo eksperience e ka ndihmuar per te qene i afte ne intriga dhe prapaskena.

Le te hidhemi ne formimin e tij mes bjeshkeve.
(vijon)

__________________
U tret per Pellazgji.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Korrik 2009 22:55
ishpeshtimi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ishpeshtimi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ishpeshtimi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ishpeshtimi Shto ishpeshtimi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ishpeshtimi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Nuk ka berishizem. Ashtu sikurse nuk kishte nanoizma e edvinista e keshtu me rradhe.
Ishte Fatosi ne krye te ps kishte me mijra njerez qe e ardhuronin sapo u largua nga Ps nuk eshte me i njejti njeri.
Votimet e fundit e treguan edhe kete.
Keshtu ndodh edhe me berishen nese largohet nga Pd.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Korrik 2009 20:55
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ishpeshtimi
Rest in peace

Regjistruar: 04/05/2007
Vendbanimi: Ne Ferrin e Dantes.
Mesazhe: 1106

Piktor, kur ishe puntor sikur te punonte koka me mire. Mos ke filluar te hash bojrat si Van Gogu?

__________________________________________________


Berisha u rrit ne nje nga zonat me te izoluara dhe me te prapambetura te vendit. Sipas anekdotave, ne vitet '50 kur shkoi per here te pare makina, bashkefshataret e tij i nxorren tagji.
Pamvaresisht nga to, dihet mire qe ne ato zona sundonte varferia dhe injoranca, si edhe nje "kod" moral i disa shekujve me pare.
Familja(ose me mire klani)i bindet patriarkut dhe te gjithe femijet meshkuj enderrojne qe nje dite te zene vendin e tij. Patriarku vendos per gjithshka,deri ne jeten e antareve te tribuse(qe mund te jete edhe e vogel,ne varesi te femijeve qe kane lindur). Ne shumicen e rasteve, eshte nje bashkejetese e shume familjeve te vogla. (Haklat e Tropojes jane nje nga shembujt edhe ne ditet e sotme.)
I vogli Berisha u rrit ne keto kushte deri ne moshen 15-16 vjet, kur shkoi ne Tirane dhe cdo gje ndryshoi per te. Megjithate, nuk mundet te ndryshoje dicka e rrenjosur fort ne psikiken e femijes. AMBICIA PER TE QENE I PARI DHE PER TE SUNDUAR.

Megjithate, edhe kjo nuk jep nje spjegim te plote te lindjes se ketij fenomeni. Demokracite Perendimore njohin shume shembuj te politikaneve qe kane kontrolluar me Dore te Forte partite e tyre. De Gol, Kraksi, Trudo, Papandreu(Ati) jane disa nga shembujt e liderve qe ishte zor t'i shkulje nga vendi numur 1 ne parti. Dhe asnje syresh nuk ishte rritur ne rrethana te ngjashme me Berishen.

__________________
U tret per Pellazgji.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Korrik 2009 12:30
ishpeshtimi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ishpeshtimi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ishpeshtimi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ishpeshtimi Shto ishpeshtimi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ishpeshtimi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

2005 Xhuveli, 2009 Meta, 2013?
Kush do te jete berishisti i rradhes?.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Korrik 2009 20:59
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ishpeshtimi
Rest in peace

Regjistruar: 04/05/2007
Vendbanimi: Ne Ferrin e Dantes.
Mesazhe: 1106

Berisha u rrit ne nje nga zonat me te izoluara dhe me te prapambetura te vendit. Sipas anekdotave, ne vitet '50 kur shkoi per here te pare makina, bashkefshataret e tij i nxorren tagji.
Pamvaresisht nga to, dihet mire qe ne ato zona sundonte varferia dhe injoranca, si edhe nje "kod" moral i disa shekujve me pare.
Familja(ose me mire klani)i bindet patriarkut dhe te gjithe femijet meshkuj enderrojne qe nje dite te zene vendin e tij. Patriarku vendos per gjithshka,deri ne jeten e antareve te tribuse(qe mund te jete edhe e vogel,ne varesi te femijeve qe kane lindur). Ne shumicen e rasteve, eshte nje bashkejetese e shume familjeve te vogla. (Haklat e Tropojes jane nje nga shembujt edhe ne ditet e sotme.)
I vogli Berisha u rrit ne keto kushte deri ne moshen 15-16 vjet, kur shkoi ne Tirane dhe cdo gje ndryshoi per te. Megjithate, nuk mundet te ndryshoje dicka e rrenjosur fort ne psikiken e femijes. AMBICIA PER TE QENE I PARI DHE PER TE SUNDUAR.

Megjithate, edhe kjo nuk jep nje spjegim te plote te lindjes se ketij fenomeni. Demokracite Perendimore njohin shume shembuj te politikaneve qe kane kontrolluar me Dore te Forte partite e tyre. De Gol, Kraksi, Trudo, Papandreu(Ati) jane disa nga shembujt e liderve qe ishte zor t'i shkulje nga vendi numur 1 ne parti. Dhe asnje syresh nuk ishte rritur ne rrethana te ngjashme me Berishen. [/B][/QUOTE]

Ka shume arsye te tjera qe krijojne liderat e "dores se forte". Disa prej tyre jane prefeksioniste, ka te tjere qe jane paranoiake, disa jane delirante dhe ka te tjere qe i nenvleftesojne te tjeret.

Po si eshte e mundur qe ne grupime njerezish, ku nuk perdoret asnje lloj violence,por vetem prapaskena, nje lider te sundoje per vite bile per dekada te tera? Sigurisht jo te gjithe rastet jane te ngjashem.
Rasti i Berishes eshte me i vecante se i te tjereve.
Nuk ka ngjare,qe nje njeri i vetem jo vetem te uzurpoje vendin e pare ne nje Levizje,me te cilen s'kishte asnje lidhje,por edhe ta mbaje ate vend pasi shkaterroi vendin dhe deshtoi ne shume fushata elektorale.
(vijon)

__________________
U tret per Pellazgji.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Korrik 2009 22:06
ishpeshtimi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ishpeshtimi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ishpeshtimi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ishpeshtimi Shto ishpeshtimi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ishpeshtimi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 02:19 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Analiza > Si mund te luftohet Berisha dhe berishizmi.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.