Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Analiza > quo vadis qytetari e shqiperise?
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

quo vadis qytetari e shqiperise?

me poshte po ju sjell nje shkrim qe e lexova sot ke shekulli. me ka prekur shume, me ka revoltuar dhe nuk kam shpjegim per fenomenet barbare qe shfaqen ne shoqerine tone. si ka mundesi qe brenda 12 vjetesh nje shoqeri te degradoje deri ne kete fare shkalle, a ka me vlera ajo shoqeri, cilat jane rrenjet mbi te cilat te qendrojme, a ka mbetur valle dicka per te cilen te jemi krenare ???


Duhet të vdiste një fëmijë që të kujtoheshim për Armirët?

Nga Adrian Thano

Një proverb latin thotë që perënditë u merrnin fillimisht mendjen atyre që donin të shkatërronin. Duhet korrigjuar ca: u marrin sytë dhe veshët.
Ndjenja jonë qytetare në agoni, nxori këto ditë në pah edhe njëherë në mënyrën më të qartë trashëgiminë e saj të vdekjes dhe llahtarit. Një foshnje vdiq. I kallkanosur. I pangrënë.
Përfytyrojeni atë njomëzak të zbehtë duke vëzhguar në heshtje tavanin-qiell të shtëpisë-gërmadhë, përpara se ngrica dhe uria t’ia kafshonin për vdekje zemrën e vogël.
Ajo kufomë fëmije që pamë në TV, me atë vështrim ngurrues e të palëvizshëm ku mungonte edhe drithma më e lehtë, me kurmin gjysëm të zbuluar nën një batanije rreckë, ajo kufomë pra është ndëshkimi ynë.
Përse qajmë nga dhimbja e zemërimi? Duhet të vdiste një fëmijë që të kujtoheshim për Armirët? Sa e shtrenjtë kjo “qytetaria” jonë. Ata kanë qenë përherë mes nesh, pjesë e jona. Skamjen dhe mizerjen e tyre e kemi shpërfillur. Kemi dëgjuar që ata nuk shkonin më në shkolla, dhe nuk vepronim, i kemi parë se si rrokullisen rreckash bash në qendër të Tiranës dhe kemi kthyer kokën në anën tjetër, kemi dëgjuar që shiten, përdhunohen, shfrytëzohen dhe kemi nënqeshur e harruar në çast, i kanë dërguar të punojnë këta skllevër të vegjël ende pa u blerë lodrën e parë dhe ne nuk i kemi ndalur.
Tani i shohim kufoma. Ndoshta do të mësohemi edhe me këtë…
U stërvitëm me të keqen, duke nxjerrë përditë e nga pak prej vetëdijes sonë pseudo-qytetare, subkoshiencën e xhelatit.
Sa Armirë të tjerë kemi proskave e shkëmbinjve të harruar veriut e jugut? Sa Armirë të tjerë janë rrotull nesh nëpër periferitë e qyteteve, që ndoshta i kanë shpëtuar izolimit, por jo mizerjes dhe pasigurisë?
Gjithë këto vite jemi treguar të paaftë për të reaguar në kohë.
Gjithë këto vite kemi pranuar të papranueshmen, kemi toleruar të patolerueshmen. Kemi rendur si të çmendur, për të shpëtuar veten, duke shkelur e shtypur të tjerët, duke pështyrë e braktisur të dobëtit. Shushunja të verbra. Të panginjur me pushtet, të panginjur me para. Kemi menduar vetëm si të lartojmë e të lartojmë pa fund muret e bahçes sonë të profitit personal, duke selitur qoshet tona të rehatshme, pa u përpjekur madje as të gjejmë alibi për indiferentizmin dhe pasivitetin ndaj dhimbjes së të tjerëve. Dhe ja ku mbërritëm vonë dhe keq në atë shtëpinë e vogël gërmadhë në Gjinaj të Hasit.
Lamtumirë Armir. Ndoshta emri yt do të na kujtojë se nuk kemi rrugë tjetër shpëtimi përveçse të bëhemi përditë e më njerëzorë. Të gjithë.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Shkurt 2003 06:59
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Visitor
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 28/01/2003
Vendbanimi: Diku ne Sh.B.A.
Mesazhe: 118

Angry

Asgje nuk ka ne Shqiperi qe te te beje te ndjehesh krenar, ASGJE. Ai popull eshte i kalbur ne maksimum dhe ne kemi marre fund bashke me te sepse nuk i presim dot lidhjet me te kaluaren.

__________________
"Oderint dum metuant"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Shkurt 2003 19:50
Visitor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Visitor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Visitor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Visitor Shto Visitor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Visitor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

vizitor dje e pashe edhe ne nje teme tjeter qe ishe pak si sh me nerva. per pjesen e pare te fjalise jam dakort. sa per ate qe ne kemi mare fund bashke me te duhet te te kundershtoj sepse te pakten une per vete ne 90 kam qene 14 vjec prandaj lidhjet e mia me te kaluaren komuniste nuk egzistojne fare. jam formuar ne shoqeri te lire me mendim te lire, dhe meqe pata fatin te vazhdoj studimet jashte kam marre nga kultura e ketij vendi ku jetoj apo nga kultura e njerezve qe kam takuar. keshtu qe nuk mendoj se eshte e sakte, pasi te gjithe qe jane ne kete forum e shume e shume te tjere, te ishte ashtu sic thua ti, as nuk do diskutonin as nuk do interesoheshin per asgje qe ndodh ne shqiperi.

mendoj se vete niveli i ketij forumi e tregon qe jemi brez tjeter me shume botkuptim me shume ide me shume endrra dhe te shqetesuar me fatin e vendit tone. ndoshta duhet arritur ne nje strategji si mund te ndihmojme ne krijimin e vlerave te shoqerise edhe pse jemi larg

me respekt

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Shkurt 2003 18:41
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Visitor
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 28/01/2003
Vendbanimi: Diku ne Sh.B.A.
Mesazhe: 118

Eh e si te mos jesh me nerva me Shqiperine apo me Shqiptaret, si eshte e mundur qe mos te te vloje gjaku kur lexon shtypin, forumet, apo takon Shqiptare ketu. E vertete, ka shenja per te mire nga Shqiperia; te rinj qe edukohen jashte, nje kryetar bashkie qe ben ca riparime, pakesimi i trafikut te klandestineve ne Otranto etj. Por e keqja eshte se mentaliteti i njerzve, politikaneve, "elites" nuk ka ndryshuar dhe nuk shpresa te ndryshoje. Ne rrime ketu e grijme sallate, kemi ide, kemi shpresa, kemi deshira por nuk kemi as mundesine me te vogel qe ti realizojme dhe nderkohe Shqiperia ngelet ne vend ndersa fqinjet tane perparojne, ecin, thithin ato para qe mund te investoheshin ne Shqiperi dhe vala e emigracionit vazhdon vit per vit. Kur i shikon gjithe keto gjera balanca anon nga negativja, mund te jete me mire se 10, apo 5 vjet me pare por ama akoma balanca e gjerave eshte negative. Uh, kemi 12 vjet qe flasim per "tranzicion", fjale koti qe vetem sa ne justifikon per te gjitha deshtimet tona deri tani!

__________________
"Oderint dum metuant"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Shkurt 2003 19:18
Visitor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Visitor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Visitor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Visitor Shto Visitor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Visitor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Eshte e vertete qe Shqiperia dhe shqiptaret shpesh behen shembull i negativitetit. Por vizitor duhet llogjikuar pak kur thua se s'ka asgje per tu bere krenare. Ne jemi popull me tradita te hershme, jemi nga popujt me te vjeter te Evropes. Historia jone nuk mund te shuhet ne nje cast dhe mungesa e krenarise dmth te mos kesh respekt as per historine tone, as per ata qe vertet jane munduar per Shqiperine. Do te thote te hedhesh ne plehra punen e tyre, te poeteve, artisteve, te burgosurve politike, historianeve.

Momentet qe jetojme jane vertet nga me te uletat qe njeh historia jone. "Lufta" e 97 preku piken me te ulet ku mund te ulej ky popull. Por mungesa e krenarise dhe mizerja ku jetojme jane te lidhura me njera tjetren. Shqiptaret hodhen ne plehra patriotizmin ne vitin 90, u dukej gjetje komunistesh ajo. Prishja e atij sistemi solli dhe fshirjen e krenarise qe shqiptaret kishin deri ne vitin 90. Kjo nuk eshte e drejte.

Eshte pikerisht ajo mungese patriotizmi qe beri huligane, hajdute dhe alabake shume shqiptare.

Para pak minutash po shikoja nje dokumentar mbi Hitlerin. Dilnin qarte etapat e ngritjes se Gjermanise se Madhe. Dhe sic mund ta dije shumica prej nesh Hitlerin e ndoqi populli, prandaj arriti te realizoje planet e tij. Dhe populli e ndoqi sepse Hitleri solli krenari ne zemrat e popullit gjerman. Kur ushtria gjermane hyri ne Austri ajo u prit me lule, sepse populli austriak e ndjente veten te sigurte nen petkun e mbreterise se madhe gjermane.

Sesi u perdor krenaria e te qenit gjerman tashme kjo dihet. Por sic e dini gjermanet nuk zhvleresuan vehten e tyre dhe ju perveshen punes pas luftes se dyte boterore dhe bene kete Gjermani te fuqishme qe eshte sot. Kete nuk ta them qe te konfermoj ate qe ne nje fare menyre thua ti, Vizitor, se ne jemi popull me i keq se gjermanet dhe nuk ja vlen te jesh krenar.

Ajo qe i mungon popullit tone eshte gjetja e identitetit. Dhe kete e kemi ne dore ne, rinia e sotshme. Nuk ndihmon aspak Shqiperine nese zhvlereson popullin tend me autoritetin e nje shqiptari me banim ne amerike. Une rroj ne nje vend ku ndihet shume me teper racizmi ndaj shqiptareve, sepse vertet kane bere kerdine me prosituta, droge, vrasje dhe vjedhje. E prape se prape di te ndaj shapin nga sheqeri.

Eshte detyra jone te gjejme identitetin tone, te pyesim vehten kush jemi, dhe mos te harrojme historine. Te veme ne vend figuren e cdo shqiptari qe ka ndihmuar te rritet Shqiperia, jo te hedhim poshte punen e tyre. Te kapim nje me nje cdo njeri e te kalojme ne analize jeten e tij. Te dime kush vodhi e kush u vodh, kush burgosi e kush u burgos. E ne fund fare te mesohemi te ecim para me kthjelltesi per te zhvilluar ate qe Gjergj Fishta, Skenderbeu, Fan Noli, Ahmet Zogu e kushedi as figura te tjera na lane trashegim.

Edhe justifikimin e analistes se kuptoj. Clidhje ka lidhja e secilit me periudhen komuniste. Mos valle Shqiperine duhet ta ndertojme vetem ne kolopucet qe nuk u prekem nga komunizmi? Komunizmi tashme iku. Nese vertet duam te shfrytezojme edhe ato 50 vjet ne krijimin e nje sistemi stabel ekonomik-politik-shoqeror atehere duhet te zbardhet ajo periudhe e zymte. Te dalin emrat e atyre qe burgosen dhe pushkatuan. Nuk dua ti behet gje atyre personave, vetem tu dalin emrat dhe faktet e veprimtarise se cdo lloji. Ne kushtet e sotshme eshte plotesisht e mundur sepse televizionet jane zhvilluar goxha ne Shqiperi. Eshte vetem ceshtje kohe dhe do fillojne dokumentare te atille. Sa te kuptojne qe deshimtaret e asaj periudhe po vdesin para syve tane (nga pleqeria) dhe askush nuk shkon te marre deshmite e jetes.

E perseris Vizitor, une nuk rri te mendoj ne pergjithesi per popullin tone. Une po mundohem vete te bej dicka qe te sherbeje. Per kete jam krenar... dhe po ashtu jam rehat me ndergjegjen. Nese te gjithe bejme nga pak jam i sigurte se mund te ndertohet dicka. Dhe ne fund nuk do na vije turp nga femijet tane, nuk do na mbushen syte me lot kur te na perplasin ne fytyre realitetin.

Ah se mos harroj! Eshte pak si veshtire te ndihmosh Shqiperine kur nuk jeton ne Shqiperi. Ne flasim e flasim por ata qe vertet krijojne popullin shqiptar jane ata qe rrine atje, qofte nga pamundesia per te ikur, qofte nga zgjedhja e tyre. Ne qe rrime jashte jemi ishuj shqiptare te influencuar nga mentalitetet perendimore.

Edhe kthimi ne Shqiperi nuk mendoj se sherben shume pa dale nje politikan qe te vere ne vend identitetin e kombit tone e te nxise patriotizmin e krenarine. Nje figure e panjollosur qe te zgjoje paksa shqiptaret e te vere grushtin ne tavolinen politike ndaj spurdhjakeve qe e heqin veten si opozitare ose pozitare (e ne fund nuk shohin kurre interesat shqiptare).

UUU, me erdhi dhe dicka ne mend, e zgjata shume. Krenarine e shqiptareve mund ta shikosh ne kushte te veshtira, sic ishte kantidaturat filo greke te dy vjeteve me pare ne Himare. Aty Shqiperia u be grusht bashkuar dhe partite tona u bashkuan per ti treguar vendin influencave dinake greke.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Shkurt 2003 01:05
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

fajtor kesaj radhe mu desh teprintoj shkrimin tend se ishte pak i gjate dhe nekompj nuk e lexoja dot.

praktikisht jam dakort me ty dhe mendoj se jemi ne fazen e kerkimit te identitetit. populli jone shquhet per kujtese te shkurter historike. sa per justifikimin tim nese lexove komentin e vizitorit para, ai tha qe edhe ne kemi marre fund me popullin pasi nuk shkeputemi nga e kaluara, e un i thashe qe skam lidhje me te kaluaren, prandaj mund te bej dicka me shume pasi kam formim tjeter, i shikoj gjerat ndryshe dhe di ti ve pikat mbi i.

dhe mendoj se vetem ne kolopucet mundemi dhe duhet ta ndertojme shqiperine. te tjeret jane te gjithe te formuar me te njejtin brume, me shkollen komuniste, edhe sado opozitare ta quajne veten, te njejtat praktika ndjekin gjithmone.

ju pershendes ty dhe vizitorin

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Shkurt 2003 16:53
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
xeni
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 16/01/2003
Vendbanimi: gjakovė
Mesazhe: 149

ANALISTES

PASI PUNOJ NE X INSTITUCIONIN,QE PER SHUME ARSYE SME LEJOHET TA THEKSOJ JO SE JEMI ILEGAL SEPSE SHTYPI SHPESH MIRRET ME PUNEN TONE(NGANJEHERE JA FUT KOT),MIRPO ESHTE NJE KRITER PER PRANIMIN E KUADROVE PRA POS EDUKIMIT PERKATES UNIVERSITAR PRA MBI 95% TE TE PUNSUARVE JANë TE DIPLOMUAR ESHTE EDHE KRITERI MOSHË PRA MOSHA 25-35,SI DHE NJERZIT QE JANË TE BINDUR QE SI DIN TE GJITHA GJERAT DHE QE DUHET TE TRAJNOHEN SISTEMATIKISHT,PRA NORMA MORALE,PROFESIONALE DHE MOSHA E RE DO TA SHPIEN EDHE KOSOVEN DHE EDHE SHQIPRINË DREJT EUROPES & NUK PAJTOHEM ME ATA NJEREZ QE MENDOJNË QE 1 APO 2 NJEREZ JANË PROBLEMI I NJE VENDI.POR KTU KEMI TE BEJME ME NJE SISTEM TE TERE.
PER SOT KAQ, SHENDET!!!!!!!!

__________________
lufto pėr te verteten,pamvarsisht nga qmimi

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Shkurt 2003 15:12
xeni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė xeni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me xeni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė xeni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: xeni Shto xeni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto xeni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
xeni
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 16/01/2003
Vendbanimi: gjakovė
Mesazhe: 149

Lightbulb

ANALISTE-EDHE NJE PLOTESIM

SA I PERKET TOSIT SKAM KOMENT SEPSE PO E KRYEN DETYREN ASHTU SI ESHTE BETUAR QE DO TA KRYEJ?
POR KU JEMI NE QE GJENETIKA NA DETYRON TE QENDROJME SHQIPTAR .

__________________
lufto pėr te verteten,pamvarsisht nga qmimi

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Shkurt 2003 15:17
xeni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė xeni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me xeni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė xeni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: xeni Shto xeni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto xeni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ana
Whatnot

Regjistruar: 17/02/2003
Vendbanimi: Ja ketu
Mesazhe: 405

Smile

Jam shume dakord me analisten, dhe nga c'pashe qenkemi shume afer ne moshe, madje une jam pak me e vogel, pra vertet shumicen e moshes shkollore e kam kaluar ne pluralizem politik, duke degjuar muzike te huaj, duke lexuar libra ne gjuhe te huaj, duke qene ne kontakt nga mediat me ate cfare ndodhte ne Ballkan e ne bote, pra jo shume ndryshe nga moshataret e mi jashte shqiperie. Dhe une nuk kam as mall, as nostalgji, as urrejtje, asnje lloj ndienje per ate periudhe, asgje, aspak nuk ka ndikuar ajo periudhe ne formimin tim.
Vertet shqiptaret kane bere lloj lloj gjerash, por ne fund te fundit cdo njeri perfaqeson veten, jo kombin.
Une nuk jam krenare per gjendjen ekonomike te Shqiperise, por jo per Shqiperine.
As per Fishten e Mjeden, ata jane shume te medhenj, shume te medhenj, por ketu ne Amerike nuk para i njeh njeri.
Jam krenare qe vij nga nje komb i lashte, me renje te thella, shume te privuar historikisht nga shume gjera, por unik. Sa here me pyesin qe cfare gjuhe eshte shqipja, une me vrap u them eshte gjuhe unike, nuk ka simotra, dhe njerezit cuditen, sepse presin te them greke apo sllave. Fakti qe vetem ne flasim shqip do te thote qe ne jemi nder me te vjeterit ne Ballkan, madje me te vjeterit, sepse po te kishim ardhur nga diku tjeter, shqipja do flitej dhe atje, sic eshte rasti i serbeve dhe ruseve.
Sa per ate artikullin, analiste une nuk e lexova dot sepse me dilte me karaktere te tjera ne kompiuter, mbase ngaqe ishte i gjate.

Dhe nga ana tjeter,dikush permendi qe te vijme ne nga jashte dhe te rregullojme shqiperine, dhe kjo eshte e logjikshme, ashtu si bejne kosovaret per kosoven, por kjo do doje shume vite, qe dhe shqiptaret ketej te behen 2-3 breza ketej, pra te heqin problemet e integrimit e te jeteses ketu, pastaj flasim.

Shumica tani mendon si te paguaje fee-t e shkollave apo te punoje per te rritur femijet, askujt nuk i shkon ne mendje per idealizma.

__________________
Success stands mostly in not giving up, when the others have let go.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Shkurt 2003 20:55
Ana nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ana Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ana Shto Ana nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ana nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
xeni
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 16/01/2003
Vendbanimi: gjakovė
Mesazhe: 149

ANES

O ANA NJE PERSHENDETJE TE DERGOJE NGA KOSOVA,DHE PO TA KUJTOJE NJE THENJE TE URTE POPULLORE SHQIPTARE QE THOTE:
"KUSH E KUJTON TE KALUAREN JU VERBOFTE NJERI SY,KURSE KUSH E HARRON JU VERBOFSHIN TE DY SYTË"

P.S.PASI QE JETOKE NE SHBA,KAM DEGJUAR SE AFORIZMAT ATJE JANE SHUME TE PERDORUR DHE NESE I KRAHASON ME FJALET E URTA POPULLORE TEK NE SHQIPTARET SHEFË ANOLOGJI TE PLOTE(SE DIJ A KA MBETUR DIQKA NGA KTO FJALË NE SHQIPRI,SE KOMUNIZMI KA SHKATRRUAR SHUMEQKA)!
PERSHENDETJE!!!!!!

__________________
lufto pėr te verteten,pamvarsisht nga qmimi

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Shkurt 2003 10:24
xeni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė xeni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me xeni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė xeni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: xeni Shto xeni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto xeni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 10:57 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Analiza > quo vadis qytetari e shqiperise?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.