Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Analiza > quo vadis qytetari e shqiperise?
Gjithsej 4 faqe: « 1 2 [3] 4 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
ksenia
Ne vendlindje

Regjistruar: 10/10/2004
Vendbanimi: TR
Mesazhe: 894

Citim:
Po citoj ato që tha Perendia
Shumica e Historisë së njerëzimit është hamendësi, por çfarë të duhet ty personalisht nga Kombi shqiptar (meqë s't'u dashka Historia e Tij)?
----------------------------------------------
perendia vete!
Se kisha per veten po per te tjeret. Faktet tona historike si duhen as dreqit dhe nuk eshte tek fakti qe ne jemi me te vjetrit etj etj se kjo si hyn ne xhep askujt.
----------------------------------
Meqë "fuqitë na i kanë kthyer shpinën para fqinjëve", na jep (qoftë edhe 1 rast të vetëm) kur fqinjët tanë (tokësorë) na kanë shtrirë dorën për për të na NDIHMUAR!
-------------------------------------
sishte e nevojshme ta veje si replike kete te fundit se edhe ti si mua mendoke
-------------------------------------
Mendimin e fundit e mbështet në dëshirat e tua apo në ndo1 "model" llogjikimi?


---------------------------------
kete model e mbeshtes ne analizen e Manfred Steger per Globalizimin dhe jo vetem te tij. kjo nuk eshte deshire e imja se e shoh qe po te dukem si antishqiptare. kurrsesi, jam puro shqiptare ne kulture ne perberje gjenetike dhe ne bindje politike.

__________________
O Perandor - O Hic!!!(Hitler)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Prill 2005 11:36
ksenia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ksenia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ksenia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ksenia Shto ksenia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ksenia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
jimmy84
Veteran ne forum

Regjistruar: 11/12/2003
Vendbanimi:
Mesazhe: 1021

Citim:
Po citoj ato që tha ksenia
[QUOTE]Po citoj ato që tha jimmy84
[B]

Sa te kete greke e turq nuk humbasim ne gjalle ne bote (apo jo Kontinento? )
-------------------------------------------------------------
e papare kjo thenie
NO COMMENT



Varet si e kupton. Une nuk jam ndonje grek i lajthitur qe te dua zhdukjen e nje kombi tjeter. Perkundrazi e urrej qe te gjithe kombet te jene njesoj. "Rrofshin ndryshimet" thone francezet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Prill 2005 11:40
jimmy84 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė jimmy84 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me jimmy84 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė jimmy84't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: jimmy84 Shto jimmy84 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto jimmy84 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

identiteti kombetar i shqiptareve eshte krijuar me shume si pasoje e rrezikut te jashtem prandaj edhe shpjegimi i jimmyt.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Prill 2005 12:00
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Perendia
Perėndia s'ka fe!

Regjistruar: 12/04/2004
Vendbanimi: ©
Mesazhe: 328

Citim:
Po citoj ato që tha ksenia
Se kisha per veten po per te tjeret. Faktet tona historike si duhen as dreqit dhe nuk eshte tek fakti qe ne jemi me te vjetrit etj etj se kjo si hyn ne xhep askujt.

Atëherë, as neve s'kanë pse të na hyjnë në xhep faktet historike të dreqit dhe të të tjerëve!
Respekti (edhe midis kombeve) është reciprok.
Citim:
Po citoj ato që tha ksenia
sishte e nevojshme ta veje si replike kete te fundit se edhe ti si mua mendoke.

Nuk mendoj si ty, prandaj edhe kërkesa (, megjithëse ngeli pa përgjigje).
Citim:
Po citoj ato që tha ksenia
kete model e mbeshtes ne analizen e Manfred Steger per Globalizimin dhe jo vetem te tij. kjo nuk eshte deshire e imja se e shoh qe po te dukem si antishqiptare. kurrsesi, jam puro shqiptare ne kulture ne perberje gjenetike dhe ne bindje politike.

Të them të drejtën s'e di cilën anë të "globalizimit" mban Manfredi, por ai globalizim që kërkohet të shitet nuk është gjë tjetër veçse marksizëm i mbështjellë me 1 cipë demokracie për "klasën borgjeze" (mendimi im).

Më duket normale të dukesh si antishqiptare kur hedh shprehje si: "Perfundimisht jam e mendimit qe ne jemi ne zhdukje si popull dhe si komb". Prandaj edhe pyeta në ishte dëshirë e jotja a jo.
Një paqartësi tjetër:
Si kuptohet "1 puro shqiptar në bindje politike"?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Prill 2005 02:20
Perendia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Perendia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Perendia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Perendia Shto Perendia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Perendia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ksenia
Ne vendlindje

Regjistruar: 10/10/2004
Vendbanimi: TR
Mesazhe: 894

Citim:
Po citoj ato që tha Perendia


Një paqartësi tjetër:
Si kuptohet "1 puro shqiptar në bindje politike"?


----------------------------------------
te mbrosh interesat e saj politike perendi

__________________
O Perandor - O Hic!!!(Hitler)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Prill 2005 07:20
ksenia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ksenia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ksenia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ksenia Shto ksenia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ksenia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
jimmy84
Veteran ne forum

Regjistruar: 11/12/2003
Vendbanimi:
Mesazhe: 1021

Globalizmi? Globalizmi eshte thjesht nje emer modern per fjalen "rend skllavopronar". Dhe kjo e gershetuar me ca doza te forta marksizmi.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Prill 2005 17:55
jimmy84 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė jimmy84 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me jimmy84 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė jimmy84't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: jimmy84 Shto jimmy84 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto jimmy84 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Perendia
Perėndia s'ka fe!

Regjistruar: 12/04/2004
Vendbanimi: ©
Mesazhe: 328

Zakonisht 1 Komb s'ka interesa politike. Politika është mjet, jo qëllim (interes)!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Prill 2005 19:53
Perendia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Perendia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Perendia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Perendia Shto Perendia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Perendia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Detyra qytetare per te votuar mosqytetarine.

Mezi e gjeta këtë temë. Nuk doja të ndosja shkrimet e mia me ata që ulerijnë, mallkojnë, pështyjnë e vjellin në prag zgjedhjesh.

Ky mesazh, pra, është i lidhur me zgjedhjet.

Sot hapa televizorin dhe ktheva antenën nga kanalet shqiptare. Shikoja fytyrat e njerëzve në mitingje dhe dëgjoja inkongruencën dhe llustrat e politikanëve në podiume. Befas kuptova dicka.

Zgjedhjet e ardhshme nuk do e ndryshojnë Shqipërinë dhe këtë e dimë mirë të gjithë, pavarësisht se disa iluzionohen për të kundërtën. Zgjedhjet e ardhshme janë prodhim i sëmundjes shqiptare, i difekteve shoqërore që askush nuk guxon ti përmendë. Sipas Berishës "Ju jeni liria, ju jeni e ardhmja ...bla bla bla". Ndërsa sipas Nanos "Me ju do shkojmë në Evropë, do përmirësojmë Shqipërinë ...bla bla bla". Asnjëri nuk i thotë atyre fytyrave që ka përpara se "Ju jeni krimi, jeni prapambetja, jeni zgjyra e korrupsionit nga i cili po ankoheni. Ju jeni unë pra. Unë jam një prodhim i juaji". Asnjëri se thotë këtë, sepse të këqijat e vetes nuk duhen përmendur asnjëherë. Nuk kërkoi askush falje për gabimet e veta. Berisha nuk kërkoi për 1997-en, Nano nuk kërkoi për korrupsionin, Meta nuk kërkoi për skraparizimin e Tiranës. Jooooo, ne jemi të pagabueshëm. Fajtori duhet të jetë gjithmonë dikush tjetër.

Madje jo! Jo fajtori.
Na nevojitet krimineli, horri, derri, mafiozi, i rrezikshmi. Këto janë epitetet që dëgjohen në televizor. Fushata elektorale nuk është konkurrencë programesh por sfidë urrejtje. Nano ka hall mos vijë Berisha në pushtet, Berishia ka hall mos qëndroje Nano. Meta i urren të dy. Edi Rama urren Berishën, Balli Kombetar komunistët... etj etj. Pra këto zgjedhje nuk i fiton ai që do qeverisë më mirë, po ai që di të urrejë më mirë. Këta politikanë nuk hipin në pushtet për ti ofruar një shërbim popullit. Këta luftojnë që mos lënë tjetrin në pushtet, sepse tjetrit i veshin gjithë të zezat e botës, a thua se ajo pjese e popullit që i voton nuk është pjesë e shqiptarëve.


Këtë mentalitet e përthithin edhe shqiptarët e rrugës, ata që Shqipërinë e njohin sepse jetojnë në të, por edhe ata që nuk dinë më ku bie Shqipëria dhe cirren nga jashtë. Dhe kështu kuptoj dicka.

Shqipëria jonë është bërë si kullesë makaronash, plot me vrima dhe difekte. Këto janë vrimat që la hapur Nano. Pra këto janë vrimat e Nanos, Berisha do të krijojë vrimat e veta. Berisha do kryejë "reforma të fuqishme". Me pak fjalë: "Vrimat që ka hapur Nano do mbyllen të gjitha, unë do hap të miat".

Në fakt fushata elektorale ngjan me një xhelozi vrimash, ashtu si ndodh rëndom mes meshkujsh në pubet e Tiranës. Megjithatë kjo është maja e piramidës politike. Poshtë vijnë simpatizantët, militantët, fanatikët dhe adhuruesit e prijësave. Drita e bardhë e prijësave shpërbëhet në prizmin e normalitetit dhe banalitetit. Vijnë me rradhë ata që duan të hedhin PS-në që tu hiqen mandat-arrestet prej krimnelësh që i kanë syrgjynosur jashtë, ata që urrejnë konceptin e komunizmit kot për sport, ata që nuk kanë bukë të hanë dhe shpresojnë që qeveria e ardhshme të jetë më humane, ata që duan vaskë të madhe tek banja e vogël, ata që dëgjojnë mamin me babin, ata që duan Shqipërinë me mënyrën e tyre, ata qe duan të hakmerren e të mbushin burgjet, ata që duan të ruajnë monopolet e sotshme.

Në këtë rrumpallë kriminelësh, inatcinjsh dhe njerëzish te ndershëm ekziston vetëm një gjë e përbashkët. Të gjithë bëhen pjestarë të një bande, sepse kryetarët e partive të medha nuk ofrojnë një të ardhme të qartë, ofrojnë bandën e tyre për të kulluar makaronat shqiptare. Në të mirat dhe të këqijat e saj një alternativë do fitojë. PS apo PD kjo s'ka rëndësi. Rëndësi ka që ato kanë rënë në ujdi të mos i japin shanse partive të tjera. Dhe pas fitores turma e ylbertë e njerëzve do dyndet të lajë hesapet që ka bërë para zgjedhjeve. Do pëlcasin pushime nga puna, burgosje, arratisje, vrasje, rrahje. Kriminelet mund të marrin ministrine rendit, hakmarrësit shikun, grykësit drejtorinë e tenderave, ndërsa të ndershmit... nuk ka rëndësi, mjafton ti jepet një detyrë pa portofol!


Difektet e shqiptarëve do vazhdojne të quhen përparime, rrugë normale drejt zhvillimit, ose opozitë. Askush nuk do ti thotë shqiptarëve se janë jashtë botës me mentalitetin e tyre maskilist. Femrat do vazhdojnë te shiten e të blihen nëpër botë, të bëjnë të gjitha punët e shtëpisë, të rrisin vetë këlyshët e rastit. Ndërsa meshkujt do vazhdojnë të mbijetojnë me vrasje, përdhunime dhe luftë politike. Humori do vazhdojë të luajë me seksin e shumë-ëndërruar. Vajzat do vazhdojnë të jenë seksi i dobët. Seksi i dobët do vazhdojë të ketë orare kthimi në shtëpi. E verteta pra do mbetet po ajo, vetëm se prijësi do ju thotë se kjo është rruga e duhur. Do ju bindë se përparimin po e sjell ai, se gjakmarrjet kanë rënë dhe se Shkodra po zhvillohet. Do ju bindë se problemi socio-kulturor që konsideron njerëzit "malokë" nuk ekziston. Pra, çdo gjë do vazhdojë të neglizhohet dhe ju shqiptarë, simpatizantë e militantë bandash të quajtura parti do vazhdoni të jetoni në mënyrë aprosimative (të përafërt).

Plaga e kombit që quhet "Emigracion" do vazhdojë të rrjedhë tru në drejtim të paditur. Nuk ka si të jetë ndryshe duke parë fushatën elektorale. Cdo shqiptar i emigruar do ti trëmbej kthimit. Emigrantët jetojnë të qetë tashmë. C'i duhet të bëhen pjesëtarë të detyruar të bandave shqiptare. C'i duhet të bëjnë detyrën e tyre qytetare kur politikanët nuk kanë asgjë qytetare në fjalimet e tyre.

Bandat partiake kanë nevojë për ju që jetoni ne Shqipëri, jo per ata që mund të kthehen nga emigracioni. Po të kishin nevojë për ata, jo vetëm që do kishin hapur zyrë në qytetet e botës (sic bënë në Athinë), por do kishin matur fjalët kur shanin njëri tjetrin në televizor.

Fantazia ime shquhet për krahasimet seksuale. Dhe kështu ka momente që i gjithë kombi shqiptar, maskilist sic është, më ngjan me një mashkull gjigand. Hormonet e penisit ja japin në tru dhe sjellja bëhet agresive. Mundohem te kuptoj nëse organin në fjalë e përfaqsojnë këta politikanë që vjellin hormone agresiviteti në popull. Apo është populli që ka llogjikën e një penisi dhe dërgon substancat e agresivitetit në trurin e politikës. Dilemë! Një gjë është e sigurtë. Gjithë këto hormone i lëshon prania e afërt e përfutjes zgjedhore.

Në këtë panoramë makabriteti pushtetar sot pashë një reklamë ku i kërkohej njerëzve të mos votonin si tu thoshte familja. U kërkohej të votonin si ta ndjenin vetë pasi vota është individuale. Kjo rreze drite mundohet së paku të edukojë dhe të zbusë efektet e idiotesisë së përbashkët duke i kujtuar publikut se shqiptarët janë akoma grumbuj klanesh familjare, jo votues civilë që bëjnë "detyrën e tyre qytetare".

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Korrik 2005 03:52
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Injoranca, sa shtrenjtė po e paguajmė!


Kiço Blushi

Edhe pse e dimë që injoranca nuk vlen asnjë grosh, ne, çuditërisht ende vazhdojmë ta paguajmë si mallin më të shtrenjtë, duke e vënë shpesh edhe kokën, apo familjen për kapar.“Ju shqiptarët, ka thënë një i huaj, atë që kushton më pak e vlen më shumë nuk e dini”. Kjo është fjala e mirë. Në të kundërt, injoranca kushton shumë e vlen një hiç, e megjithatë, ne nuk po e luftojmë as individualisht, e aq më pak shoqërisht! Injoranca gjithnjë e më tepër po bëhet feja sunduese në mjediset tona, sepse edhe politika ngrihet e qëndron më këmbë me investimin e saj. Mjafton të shohësh vetëm një seancë nga Kuvendi për t’u bindur. Nga përplasja e katundarisë me qytetarinë, e cila realisht është në minorancë jo vetëm në politikë e në qeverisje, po edhe nëpër media dhe biznese, gjeneron energjia e më të fortit dhe më i fortë e më triumfues, vetëkuptohet, del ai që ka hyrë në luftë me armët e papërballueshme e prepotente të injorancës dhe të harbutllëkut. Mjafton të vini re fjalorin e sjelljen e Berishës për t’u bindur se vetëm duke sharë e fyer mund të dalësh i fituar e mund të mposhtësh sa herë të duash cilindo kundërshtar.
Eshtë injoranca që na bën të vetëngujohemi e të mos integrohemi së pari mes vedi, që na shtyn të vrasim, të eliminojmë, ta kriminalizojmë pa prova, të poshtërojmë, të zilepsemi e të mallkojmë njëri-tjetrin edhe pa shkak, sepse, mjerisht, ne vazhdojmë t’ia besojmë injorancës fatin tonë, sjelljen tonë dhe madje edhe fëmijët tanë shumë më shumë se arsimimit, kulturës, arsyes, tolerancës, në daç besimit te Zoti e te bashkëjetesa në komunitet, si dhe besimit te ligji, te shteti, te toka e djersa e domosdo edhe te njëri-tjetri.
Analfabetizmi në rritje është vetëm njëra anë e medaljes. Ata që kanë lindur në vitin ‘90, kur ra sistemi komunist, tani janë 16-vjeçarë! Ne çuditemi kur dëgjojmë se si dhe pse fëmija adoleshent i një të pasuruari këto vitet e fundit është drogmen, është bërë kriminel, prostitutë, apo bandit. Nuk e kuptojmë se kur injoranca bie në luks e në para dhe për më tepër merr pushtet politik, bëhet edhe më rreziksjellëse për veten, po edhe për shoqërinë.
Ne nuk kemi as edhe një profilaksi, pale më strategji, për të përballuar sfidat asgjësuese të globalizmit dhe të konsumizmit, përkundrazi e lemë veten të bëhet skllav i tyre, duke humbur së pari personalitetin e më pas edhe identitetin.
* * *
Shumë njerëz vazhdojnë të dergjen nëpër humbellat e kotanisë orientale, nëpër burgje e nëpër varre, sepse e kanë lënë veten peng te injoranca kolektive, duke e paguar paditurinë shumë shtrenjtë, nga që kujtojnë se ajo, injoranca pra, është shkalla më e lartë e burrërisë, e mënçurisë, e dinjitetit, është mjeti më efikas që të bën lehtësisht e po aq shpejt të pasur e të famshëm. Shumë të vetëquajtur vipa vijnë nga “sferat e kulturës së spektaklit”, përndryshe, të injorancës, ndonëse janë të veshur me rroba firmato. Ne vetë zgjedhim deputetë arrogantë dhe mediokër për të cilët më vonë pendohemi e na vjen turp.
Rrugët tona janë të zaptuara nga harbutëria dhe vulgariteti i horrave dhe horreshave të ngrefosur më keq se gjeli majë plehut. Po jo vetëm rrugët dhe trotuaret. Ekrani i vogël, nëpërmjet kulturës së spektakleve dhe sfilatave, le më pastaj të shfaqjeve me pulla të kuqe, po mbjell në mënyrë krejt të papërgjegjshme një model jetese e një moral që vetëm moral nuk mund ta quash. Debatet politike të përnatshme, fytyrat e pangopura me narcizizëm të krerëve partiakë që shajnë e përbaltin njëri-tjetrin po e helmojnë mjedisin dhe po krijojnë modelin e vipit të përjetshëm dhe të pazëvendësueshëm, për faktin se është një arrogant i paturpshëm që nuk mban asnjë përgjegjësi për fjalët që thotë në publik. Shumica e popullsisë sonë, duke qenë rurale, d.m.th. me origjinë katundarërore, e ha dhe e gëlltit pa e përtypur këtë propagandë, edhe pse nuk mund ta përballojë dot këtë trysni të egër, veç nëpërmjet traumave që përfundojnë shpesh me tragjedira familjare e sociale.
Në vitet nëntëdhjetë badiguardët leshgjatë e muskulozë ishin të adhuruarit e sunduesit realë të qyteteve e katundeve tona e tash janë po ata, po kokërruar e me makina luksoze, që të fyejnë e mund edhe të të vrasin në vend po ua gërvishte makinën e po i pe vëngër! Nuk ka polic trafiku që mund të guxojë t’i ndalojë, kur ata kalojnë semaforin me të kuqe! Një miss shalëgjatë e gjoksjashtë vlen më shumë se një shkrimtar e sidomos se një shkencëtar shqiptar! Nuk ka TV që nuk i merr e nuk i interviston ata për t’ua dhënë të rinjve si model imitimi e suksesi! Një baba në një provincë kërkoi të vriste tutorin e së bijës, se ky e kishte shkelur “kontratën”, se nuk po i sillte pagesën e vajzës prostitutë, sipas marrëveshjes. Vajza prostitutë i ngriti babait një vilë, pastaj u kthye në katund me veturë dhe iu vrau sytë fshatarëve, duke iu lënë të kuptojnë, qoftë edhe me paraqitjen e saj sfiduese:
- O gjynahqarë! Lëroni ju tokën, milni ju dhitë, hani gurë e rropatuni, pa shikoni se kush jam unë e ku kam arritur!
Një 40-vjeçare me tri fëmijë në Vishocicë të Korçës vrau para disa muajsh nipin e dashnorit dhe e hodhi në pus, se i dashuri kishte ikur në Greqi prej dy vjetësh e nuk po bëhej i gjallë. Tre djem të rinj vranë shokun dhe e hodhën në malin e Dajtit, për një llogari të papaguar prej 15 mijë lekësh!
Të gjithë këto personazhe më së pari janë viktima të injorancës, e cila, e nakatosur edhe me varfërinë dhe trysninë e papërballueshme të reklamave, sfilatave, top-shoë-ve të përnatshme e gërmëreve politike nëpër TV-ra e nëpër lokale nate, krijojnë te adoleshentët, po edhe te më të mëdhenjtë, një botë virtuale, një parajsë që e kanë kapur dhe po e gëzojnë të tjerët, vetëm ti jo, e, rrjedhimisht, krijojnë një stres të papërballueshëm, i cili fillon me pyetjet cfilitëse që mbeten pa përgjigje: Po unë, kot jetoj? Pse të jem kaq fatkeq, xhanëm? Kush e ka fajin? Prindërit, sigurisht, që më lindën në këtë humbëtirë e që janë kaq të varfër!
Imagjinoni gruan nga Vishocica, që rropatet tërë ditën e ditës në arë, mbjell patate e mjel lopën, zhgërryhet në baltë e në pluhur dhe në darkë, e drobitur, pasi i ka bërë darkën burrit kokorroç dhe fëmijëve mosmirënjohës, ulet në divan e shikon filma me pullë të kuqe! ǒmendon ajo vallë, teksa zbulon se ç’qejf bëjnë moshataret e saj në lokalet dhe skenat e Tiranës? Si e gjykon ajo të dashurin që e ka braktisur dhe a nuk ka të drejtë t’i vërë zjarrin gjithë fshatit? Sepse injoranca dhe instinkti i mishit të jep të drejtë të arsyetosh vetëm kështu.
* * *
Nganjëherë të duket, po të kalosh nëpër rrugët e klubet luksoze të Bllokut, se zor mund të gjesh ndonjë nënë tiranase që nuk ëndërron ta bëjë vajzën topmodele e djalin badiguard, apo balerin, sepse, ndoshta, kjo iu duket shkalla më e lartë e famës dhe e pasurimit të lehtë! Veturat tejet luksoze, mjaft të shtrenjta, po edhe veshjet firmato, lakuriqësia gjinjekërthizëjashtë, shpenzimet e lokaleve e të diskove të kushtueshme si në Trokaderonë e Parisit, kanë një faturë, kushtojnë tepër, po sigurisht që shpenzimet për një jetë të tillë nuk janë në përputhje me nivelin ekonomik të prindërve të rinisë së harlisur nga kultura e pub-eve dhe e hit popit! Atëherë, kush i paguan faturat e fëmijëve të papunë që dergjen kafeneve e derdhin djersë nëpër pub-e e disko? Sepse prindërit, në mos janë të papunë, janë aq të varfër, sa tronditen kur paguajnë faturën e energjisë elektrike e të celularit, të cilat, të dyja bashkë, janë sa rroga mujore e një nëpunësi të mesëm!
Kjo është drama e familjes së sotme shqiptare e jo vetëm e familjes, po e mbarë shoqërisë që po noton, pa e vrarë mendjen, në pellgjet e injorancës, vulgaritetit dhe parazitizmit.
Nuk e teprojmë po të pohojmë se gjysma e fëmijëve shqiptarë shesin cigare rrugëve e bëjnë punëra të zeza e gjysma tjetër shkon nëpër shkolla, po pa e ditur si e me ç’bagazh do të kthehen në shtëpi e ç’do të bëjnë pasi të mbarojnë shkollën... Mësojnë vërtet fëmijët të shkruajnë e të lexojnë shqip dhe aq, se nuk lexojnë më pas as edhe një libër, sepse edhe diploma e universitetit, madje edhe doktoratura mund të blihen me para! Kësisoj është e natyrshme që gjimnazistët, sipas një ankete televizive, të mos dinë as kur është shpallur pavarësia e Shqipërisë! Shkolla shqiptare është shkollë që me shumicë prodhon gjysmë injorantë, gjysmë analfabetë, gjysmë mediokër, snobë dhe kotanakë, të cilët shkallën më të lartë të inteligjencës e të suksesit quajnë imitimin e majmuntë të modës e të këngëtarëve amerikanë dhe që, jo për faj të tyre, nuk mësojnë asnjë zanat, sepse askush nuk ua ka thënë e mësuar as abecenë e qytetërimit, që fillon e mbaron me vetëdijen, se djersa dhe mundimi janë burimi i suksesit vetjak.
Ironia është se në këto kushte premtohet të futet interneti në shkolla. Por para futjes së tij duhet të futet kultura e vërtetë nëpër shkolla, disiplina dhe vetëdija e besimi se vetëm njerëzit e ditur, të pasionuar dhe profesionistë mund ta kenë të garantuar të ardhmen.
* * *
Popuj e shtete më të mëdhenj, po edhe më të vegjël se ne, trysninë e globalizmit dhe shoqërinë e konsumit e përballojnë duke ecur mbi dy këmbë, shkollën dhe kulturën. Në Shqipëri këto dy këmbë janë të paralizuara e nuk mund t’i quash as paterica. Kryeqyteti i vendit, Tirana, është ndoshta i vetmi kryeqytet në botë që, ndonëse ka ministri e ministër kulture, nuk ka një librari për të qenë; ka vërtet një Bibliotekë Kombëtare, po aty edhe thesari i librit po dëmtohet, ka një Teatër Kombëtar, po aty mungon drama shqiptare dhe megjithatë edhe atë donin ta prishnin, ka një Akademi Shkencash, po edhe atë po e prishin, ka një Lidhje shkrimtarësh, po aty veç shkrimtarë dhe artistë nuk gjen, ka një arkiv filmi, po aty edhe kujtesa në celuloid e kombit është dëmtuar dhe shitur, ka disa universitete, po edhe atyre po u vihen minat!
Tirana është kryeqyteti i vetëm në botë që nuk ka një klub a një mjedis ku të mblidhen shkrimtarët, shkencëtarët, politikanët, gazetarët, a biznesmenët veçmas. Edhe në kohën e Zogut, po edhe në diktaturë, ka pasur klube të tillë. Ne jemi i vetmi shtet në botë që nuk kemi një revistë kombëtare të shkencës, pa le të letërsisë a të kulturës! Kemi një gjuhë letrare, po edhe atë duam ta prishim! Kemi histori, po as atë nuk e shkruajmë dot, se po zihemi për datat 28, apo 29 nëntor! Kemi kalara, po gurët e tyre po i marrim për të ndërtuar lokale e qebaptore! Kemi ikona dhe Onufër, ikonostase dhe kodikë, po edhe ato, në mos po vidhen e po shiten jashtë, po dëmtohen. Kemi folklor e polifoni të mrekullueshme, po ato ia kemi lënë në dorë Sinan Hoxhës e duhej të vinte një serb, si Goran Bregoviçi, që të na zbulonte dhe mallëngjente me parfumin folklorik të Ballkanit! Kemi dhjetëra shtëpi botuese, po ato vetëm autorë shqiptarë nuk botojnë, se nuk ka një ligj që të mundësojë sponsorizimin e autorëve shqiptarë, se ministrat tanë të kulturës dhe kryetarët e bashkive sponsorizojnë vetëm spektakle me mise e me sfilata! Kemi pasur pyje, po ato po priten, kemi pasur lumenj, po ato po gërryen, kemi pasur fusha, po ato po i ha erozioni dhe ndërtimet, kemi pasur vreshta, po rrushin e marrim nga Maqedonia...
Është injoranca që buron nga lart e zbret deri në qelizë të shoqërisë, që po e gërryen shtyllën kurrizore të Shqipërisë më keq se një krimb dhe ne nuk bëjmë gjë tjetër, veç pijmë kafe e hedhim fall në filxhan.
Në romanin “100 vjet vetmi”, Markezi rrëfen se si indianët e izoluar të Amerikës gënjeheshin nga tregtarët çifutë herë me një copë akull, herë me një pasqyrë e herë me magnet dhe i këmbenin ato sende të habitshme me florinj.
Injorancën e vetmisë e paguanin pra me florinj.
Po ne, shqiptarët e tejvonuar në integrim, me se e kemi paguar dhe po e paguajmë vetminë tonë?
Me votën nëpër zgjedhje, sigurisht, të cilën e këmbejmë herë me një copë “magnet”, herë me një copë “akull”, herë me një “pasqyrë’ ku shohim, sigurisht me vonesë, fytyrën tonë të vërtetë...

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Prill 2006 17:24
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Cindi
larguar

Regjistruar: 01/09/2005
Vendbanimi: arratisur
Mesazhe: 2664

Eshte vertet turp i madh qe nuk ekzistoka me klubi i shkrimtareve dhe artisteve. Eshte akoma me turp qe eshte zhdukur revista "Shkenca dhe Jeta". Integrimi i shqiptareve po behet mbrapsht nga etja e madhe per para. Injoranti gjithmone e ka dashur parane shume.
Ka dy etje ne kete bote, per pasuri dhe art. Jane kaq te kunderta me njera-tjetren.

__________________
arratisur syrgjynosur...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Prill 2006 18:04
Cindi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Cindi Kėrko mesazhe tė tjera nga: Cindi Shto Cindi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Cindi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 11:21 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 4 faqe: « 1 2 [3] 4 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Analiza > quo vadis qytetari e shqiperise?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.