Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > Rruga e pavaresise se Kosoves
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
dvorani
Student/Studimet MASTER

Regjistruar: 11/02/2004
Vendbanimi: Korēė
Mesazhe: 1

Rruga e pavaresise se Kosoves

Historia e politikës së Europës Juglindore cdo herë ka qënë komplekse dhe me ngjarje dhe politika të ndryshme, gjë e cila shume herë është demostruar me dilema apo burime konfliktesh politike, por objekti i trajtesës së mëposhtme është të risjellë në vëmendje, historinë e trajtimit juridik të procesit konstitucional të shkëputjes së Kosovës nga Serbia dhe të procesit të heqjes konstitucionale të autonomisë federative të Kosovës nga ana e Serbisë dhe të ballafaqojë këto dy procese juridike të përkundërta me tre parime themeltare të së drejtës ndërkombëtare në njohjen e pavarësisë së një shteti: parimin e vetvendosjes, mbrojtjen e një populli nga genocidi dhe doktrinën e uti possidetis, të argumentojë se statusi i ardhshëm i Kosovës, nuk mund të ketë fill të ndryshëm shqyrtimi nga diplomacia perëndimore nga startet e ndjekura edhe për njësitë e tjera federative të ish RSFJdhe se kuadri legal i krijuar mbi Kosovën në kornizën e të drejtës ndërkombëtare nga Rezoluta 1244 ka qenë vetëm një situatë e përkohshme juridike dhe plotësisht paradoksale nga pikëpamja teknike, e ndërtuar nga nevoja e kompromisit politik me Rusinë postdiktatorialedhe se paketa e Presidentit Ahtisaari është vetëm një rikthim logjik i të drejtës ndërkombëtare mbi Kosovën afërsisht në të njëjtat linja që kjo e drejtë është zbatuar edhe për njësitë e tjera shtetformuese të ish RSFJ

Disa zhvillime politike për situatën aktuale te atyre diteve te negocimit

Procesi vijues 120 ditor i bisedimeve të përsëritura u dha mundësi shqiptarëve dhe ekipit të tyre negociator, të argumentojnë jo vetëm se plani i President Martti Ahtisaari është rruga e kompromisit të mundshëm për tu pranuar prej shqiptarëve, por njëkohësisht kjo mund të kosiderohet si një periudhë e artë për të filluar procesin e njohjes ndërkombëtare të Kosovës si shtet i pavarur, bazuar në pretendimin dhe faktin e të sjellurit si shtet . Pra, ka ardhur momenti për një argumentim, të bazuar në parimet e të drejtës ndërkombëtare, dhe në logjikën e ndjekur nga komuniteti ndërkombëtar edhe për rastet e shteteve të tjera të ish Jugosllavisë, se Kosova, aktualisht protektorat i OKB, zotëron de facto, të gjitha elementet e shtetësisë. Këto elementë, që në planin e brendshëm kosovar kanë filluar të krijohen nga momenti i shpalljes së Republikës së Kosovës, në planin e jashtëm ndërkombëtar janë njohur deri në nivelin e kushteve të vecanta te krijuara nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB dhe më vështirësi po zgjaten drejt projektit Ahtisari.
Të njëjtën gjë, por në kahun e kundërt, po bënte Serbia dhe institucionet e saj: ajo po përpiqet te argumentojë se Kosova, në bazë të të drejtës ndërkombëtare, është pjesë integrale e Serbisë. Serbia, e ndodhur në pozicionin e vështirë të humbjes de facto, të territorit të fituar si plackë lufte nga vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër më 1913 (Rezoluta 1244 e KS të OKB përjashtoi autoritetin e Serbisë mbi Kosovën, por pranoi tërësinë territoriale të RFJ), ajo po përpiqej të shpërbëjë përgjegjësinë shtetërore të Serbisë aktuale nga ajo e Serbisë së drejtuar nga Sllobodan Millosheviq. Dhe kjo shpërbërje mund të ndodhë vetëm në rast harrese të etnocidit shtetëror të Serbisë, 1998-1999, dhe të historisë politiko-juridike të shkëputjes së Republikës së Kosovës nga RSFJ. Vetëm kjo harresë mund ta shpëtojë, mund ta nullifikojë të drejtën e një populli për shkëputje. Një objektiv mjaft i vështirë, por jo i pamundur, kur mendon se Serbia ka në krah një aleat aq të rëndësishëm dhe aq të fuqishëm si Rusia, trashëgimtare e denjë e Perandorisë Cariste. Serbia mund ta realizojë objektivin e saj vetëm nëse SHBA dhe BE do të detyrohen të lëshojnë terren në mbrojtjen e parimeve të së drejtës ndërkombëtare të pranuara botërisht për njohjen e shteteve të reja të cliruara nga zgjedhat kolonialiste, të shpëtuara nga genocidi dhe shteteve të tjera të lindura nga shpërbërja e ish Jugosllavisë, para presioneve anakronike të Rusisë.
Kosova de facto shtet
Megjithëse Kosova në atë moment, në aspektin ndërkombëtar nuk njihej si shtet, ajo zotëron karakteristikat materiale dhe ato të brendshme juridike të shtetësisë. Shtetësia, vertetë është një koncept i rregulluar prej të drejtës ndërkombëtare dhe jo një ceshtje materialisht faktike, por të qenurit materialisht dhe faktikisht shtet është thelbësisht një cilësi ligjore, e cila e bën një entitet parimisht shtet. Shteti, si një person i të drejtës ndërkombëtare, duhet të zotërojë cilësimet e mëposhme:
1.të ketë një popullsi të përhershme;
2. një territor të përcaktuar qartë;
3. një qeveri sovrane;
4. kapacitetin për të hyrë në marrëdhënie me shtetet e tjera.
Rezoluta 1244 e KS tË OKB, pas etnocidit të viteve 1998 dhe 1999, dhe ndërhyrjes së NATO-s për shpëtimin e popullit shqiptar nga spastrimi etnik, ka krijuar mbi Kosovën, si njësi e vecantë federative i ish RSFJ, kushtet për zhvillimin e një qeverisjeje të strukturuar sovrane. Kosova, nga 15 maji 2001, ka një Constitutional Frameëork for Provisional Self-Government." Kjo kornizë kushtetuese për vetqeverisjen e përkohshme e përcakton Kosovën një entitet të vecantë, një protektorat nën administrimin e përkohshëm ndërkombëtar dhe një territor të pandashëm . Kosova ka një sistem ligjor të vecantë, ka një sistem qeverisjeje qendrore dhe lokale të zgjedhur në mënyrë demokratike, ka një sistem të drejtësisë të vecantë dhe kapacitetin de facto për të pritur misionet diplomatike të shteteve tË tjera. Sovraniteti i këtyre institucioneve është i kufizuar vetëm nga pozicioni i kreut të Misionit të UNMIK dhe funksioni mbrojtës i KFOR. A është e vertëtë që Rezoluta 1244 respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të RFJ përfshi Kosovën, por natyra e këtij sovraniteti ka qenë pastërtisht nominale, përderisa kjo rezolutë, nepërmjet konsiderimit popullor të banorëve të kësaj krahine, ka njohur nëfakt edhe të drejtën për vetvendosje të këtij entiteti. Kosova është de facto protektorat i OKB dhe protektoratet e deritanishmee të OKB kanë përfunduar me pavarësi.
Territori mbi të cilin ushtron aktivitetin qeveria e zgjedhur e Kosovës është gjegjësisht territori i njëres prej 8 njesive të barabarta federative të ish RSFJ, Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, bazuar në kushtetutën e vitit 1974, që përkon me territorin që Serbia pushtoi nga tokat e konsideruara shqiptare të Perandorisë Osmane më 1913. Me Rezoluten 1244, u ndërmor vetëm hapi i parë për shkëputjen e njësisë federative të radhës së ish Jugosllavisë nga Serbia. Kjo sepse ndarja konsensuale e kërkuar nga shqiptarët, si një opsion i pranuar nga e drejta ndërkombëtare, u kapërcye nga terrori i viteve 1998-1999. Duke njohur realitetet konstitucionale të ish RSFJ, Rezoluta 1244 u përpoq ta trajtonte Kosovën si një prej shkëputjeve të radhës së njësive përbërëse të Federatës jugosllave, por u detyrua të ndiqte një rrugë të ndërmjetme nga nevoja për të bërë llogari me kundërshtimin sistematik të Rusisë. D.m.th., nevoja e një kompromisi politik me Rusinë, krijoi një realitet të pangjashëm juridik në marrëdhëniet ndërkombëtare për Kosovën, me të cilin po duhet sot të bëjë llogari jo vetëm Kosova, por edhe fuqitë perëndimore në këtë moment final vendimarrjeje.

Procesi konstitucional i shkeputjes së Kosovës ngaSerbia . 1990-1998
Duhet te kujtojme se, njelloj si te gjitha njesite e tjera perberese federative te ish Jugosllavise, Kosova, nen drejtimin e urte te presidentit te saj legjendar Ibrahim Rugova, ndoqi deri me 1999, rruget normale te vetvendosjes, duke u udhehequr nga ky parim udherrefyes i te drejtes nderkombetare, per krijimin e Shtetit dhe percaktimin e njohjen e kufijve te saj. Delegatet e Kuvendit te Krahines Socialiste Autonome te Kosoves me 2 korrik te vitit 1990 miratuan shpalljen e DeklaratËs Kushtetuese pËr KosovËn, si njËsi e pavarur dhe e barabartë në kuadër tëFederatës Jugosllave. Materializimin kushtetues kjo deklaratë e mori me 7 shtator 1990 në Kacanik, ku Kuvendi i Kosovës (pas shpartallimit që i bëri Serbia ligjit kushtetues të saj), shpalli Kushtetutën e Republikës së Kosovës . Pas fillimit të proceseve dezintegruese të Jugosllavisë, më 26-30 shtator 1991, nË Kosovë u mbajt një referendum mbarëpopullor, i cili njohu konstituimin e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. Kuvendi i Kosovës, më 18 tetor 1991, miratoi mË pas RezulutËn pËr KosovËn si shtet sovran dhe i pavarur, amandamentet kushtetuese në kushtetutën e Republikës së Kosovës (19 tetor 1991), ndërsa zgjedhjet e lira shumëpartiake për Kuvendin e Republikës së Kosovës, u mbajten më 24 maj 1991 dhe për të dytën herë më 22 mars 1998.
Si mund të vërehet qartë, tërësia e rregullave ligjore të të drejtës së vetëvendosjes ka pasur dhe ka një impakt të thellënë idenë dhe praktikën e shtetësisë. Ndaj rruga e ndjekur nga liderët historikë të Republikës së Kosovës, fillimisht si njësi e barabartëe RSFJ e më pas si shtet i shkëputur nga Jugosllavia, mund të themi ishte një rrugë e vlefshme nga pikpamja juridike, por politikisht dhe ushtarakisht e pamundur nga pikpamja praktike, për shkak të përmasës së turbulencës që shkaktoi në politikën globale procesi tërësor dezintegrues i Jugosllavisë dhe vonesa që liderët botërorë bënë në dhënien e përgjigjeve të vlefshme këtij procesi mjaft të ndërlikuar, juridik, politik dhe mbi të gjitha ushtarak. Rruga e ndjekur nga udhëheqësit kosovarë u nullifikua nga regjimi ushtarako-policor që Serbia vendosi në Kosovë, që imponoi de facto një periudhë të gjatë dypushtetesh: pushtetit të krijuar nga liderët e Republikës së Pavarur të Kosovës dhe atë të imponuar ushtarakisht nga regjimi i Millosheviqit, nepërmjet një sërë aktesh me veshje kushtetuese. Për 9 vite, në mes të Europës, ndodhi që qeveria qendroree një shteti nuk përfaqësonte dot një entitet të përbërë nga më shumw se dy milion banorë.

Procesi i heqjes së autonomisë federative të Kosovës nga ana e Serbisë 1989-1991

Dhunimi i pozitës juridike kushtetuese të Kosovës, të kushtetutës së 1974, është bërë me një mori veprimesh dhe aktesh antikushtetuese nga pala serbe duke filluar që nga viti 1981. Projekti i shkatërrimit të pozitës konstitucionale është mbështetur në të ashtuquajturin "Libri i Kaltër", ku në kuadër të udhëheqësisë politike të Serbisë, përcaktohej strategjia e veprimit politik për ta ngushtuar dhe rrënuar mëvetësinë kushtetuese dhe politike të Kosovës. Sulmet ndaj pozitës kushtetuese të Kosovës u intensifikuan pas demostratave të vitit 1981 . Që nga viti 1981, e sidomos pas debateve kushtetuese të vitit 1988-89, në opinionin serb dhe jugosllav u trajtua e ashtuquajtura "padrejtësi", që i ishte bërëSerbisë në raport me njësitë e tjera federale të Jugosllavisë. Aktet më të rëndësishme antikushtetuese të Serbisë, mbi bazën e të cilave ajo e rrënoi ushtarakisht subjektivitetin politik të Kosovës, janë si më poshtë vijon: amandamentet 4-49, të Kushtetutës së Serbisë, 28 mars 1989; ligji mbi veprimin e organeve republikane nërrethana të vecanta, 26 qershor 1990; Kushtetuta e Republikas sa Serbisa, 28 qershor 1990; Ligji mbi Ndalimin e Punës së Kuvendit të Kosovës dhe të Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit të Kosovës, 5 korrik 1990; Ligji mbi Pezullimin e Punës së Kryesisë së KSA të Kosovës, 18 mars 1991; vendimi i Kuvendit të Serbisë për shkarkimin e përfaqësuesit të Kosovës në kryesin e RSFJ-s, 18 mars 1991, Kushtetuta e RFJ 27 prill 1991.

Rruga e mundimshme e drejt njohjes dje….
Në fillimet e procesit të dezintegrimit të ish Jugosllavisë, vendet e Komunitetit Europian (më tej KE) qenë fillimisht pro ruajtjes së unitetit të Jugosllavisë dhe me lejen e autoriteteve federative, u përfshinë në proceset politike të trajtimit të situatës. Shtetet e KE synonin në këtë fazë fillestare, një Jugosllavi të re më pak të centralizuar nga pikpamja konstitucionale. Për të mbështetur lëvizjet politike, shtetet e KE themeluan Komisionin Badinter, një njësi vlerësuese, që ndihmonte me këshilla përfaqësuesit e vendeve të KE për Jugosllavinë. Mirëpo, zhvillimet e vrullshme jugosllave, e bënë gjithnjë e më evidente shpërbërjen e federatës, e kjo ndikoi që në vjeshtën e vitit 1991, vlerësimi i vendeve të KE të ndryshojë. Këto vende u përpoqën të ushtrojnë një lloj ndikimi mbi mënyrën se si do të duhej të menaxhohej procesi. Kjo sepse ishte e qartë që shtete të reja do të lindnin, e me këtë rast do të duhej të krijoheshin disa linja bazore mbi të cilat do të duhej të mbështetej identifikimi shtetësisë. Për këtë, më 16 dhjetor 1991, ministrat e jashtëm të vendeve të Komunitetit Europian shpallën të ashtuquajturen Declaration on the Guidelines on Recognition of Neë States in Eastern Europe and the Soviet Union. Në bazë të këtij dokumenti, vendet anëtare shprehen gadishmërinë për të njohur si subjekte shtetet e reja, bazuar në standartet normale të praktikës ndërkombëtare dhe realiteteve politike në secilin rast. Deklarata asokohe vendosi një numër kushtesh, për garantimin e minoriteteve, respektimin e kufijve, të cilët mund të ndryshoheshin vetëm me mjete paqësore, nepërmjet marrëveshjeve të përbashkëta, pranimit të një marrëveshjeje për kontrollin e disa armëve, dhe angazhimit për të zgjidhur nëpërmjet marrëveshjes të gjitha cështjet e trashëgimisë shtetërore të RSFJ. Në fund, deklarata përfundonte se shtetet e KE nuk do të njihnin entitetet, të cilat ishin krijuar si rezultat e agresioneve. Ć është për të ardhur keq që vendet e KE dështuan aso kohe në artikulimin e frazës finale që mund të kishte shmangur shumë orekset nacionaliste të Serbisë, jo vetëm mbi Kosovën: ata ndoshta do të duhej të deklaronin se nuk do të njihnin edhe sovranitetet e shteteve pasuese të Jugosllavisë, të shtrira mbi entitetet e vecanta federative të Jugosllavisë, nepërmjet agresionit ushtarako-policor dhe jo nepërmjet veprimit demokratik dhe konstitucional .
Me kalimin e kohës, vendet e KE paraqiten një element tjetër të ri për sa i përket Jugosllavisë. Nepërmjet Declaration on Yugoslavia, këto vende propozuan një procedurë për të përcaktuar kushtet që duhet të plotësoheshin për njohjen: së pari, duhej që vetë entitetet të dëshironin njohjen si shtete të pavarura; së dyti, këto entitete duhej të pranonin angazhimet e përcaktuara në Guidelines...; së treti ata duhej të pranonin që mbrojtja e të drejtave njërëzore të minoriteteve të merrej në shqyrtim prej Konferencës mbi Jugosllavinë; së katërti, që këto entitete të përshtasnin garanci kushtetuese dhe politike, se nuk paraqisnin pretendime territoriale përkundrejt ndonjë vendi të KE.
Në këto rrethana, njëlloj sikurse Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Maqedonia, qeveria kosovare e drejtuar nga Rugova, pavarësisht se në kushtet e pushtimit ushtarak, që në fillimet e veprimtarisë së vet, aplikoi për njohje pranë shteteve të KE. Kërkesa për njohje u shqyrtua nga Badinter Commission. Megjithëse komisioni i lartëpërmendur dha mendimin se statusi si shtet ishte një cështje fakti dhe njohja një cështje deklarative, dhe megjithËse komisioni shkoi përtej pozicioneve tradicionale duke vendosur theksin në të drejtën e popujve për vetvendosje mbi bazat e kufijve ekzistues territoriale, vendet e KE, nën presionin e vendeve mike të Serbisë brenda kësaj bashkësie (Greqia dhe disa lobe drejtuese ë politikës italiane), hodhën poshtë kërkesen e qeverisë kosovare. Në këtë rast, jo e drejta ndërkombëtare, por arsyet e nevojave politike për kompromis brenda KE ndërhynë në dhënien e një përgjigjeje, që duhej të ishte plotësisht juridike, në një kohë që përgjegjësia politike duhej të ishte para së gjithash humanitare.

Rruga e mundimshme drejt njohjes sot…..
Duke kapërcyer tërësinë e ngjarjeve të mirënjohura në historinë e vështirë të mëvetësimit të Kosovës, nga 1991 deri më 1999, më duhet të sjell trajtesën edhe një herë në kohën tonë. Dy janë cështjet me të cilat tashmë po merret intensivisht diplomacia lëvizëve dhe jo lëvizëse e aktorëve kryesorë tëpolitikës globale, pas shpalljes së planit Ahtisaari: 1.Njohja ose jo e pavarësisë së mbikqyrur; 2. territori mbi të cilin do të duhet të njihet kjo lloj pavarësie.
Para së gjithash duhet të nënvizojmë se për arsye historike, juridike dhe politike, të dyja cështjet janë tË lidhura dhe të ndërvarura. Ato janë pjesë e aktit të fundit të shpërbërjes sË ish Jugosllavisë, krijesës që Franca realizoi në përfundim të Luftës së Parë Botërore, dhe mund të them pa ndrojtje, lindjes së vështirë tË shtetit të fundit nga ish RSFJ. Si pasojë e kësaj lindjeje të mundishme, Serbia do të mund të kthehet në kufijtë e saj natyrorë duke pritur procesin integrues në BE, ndërsa Kosova, e banuar historikisht përhershmërisht nga shqiptarë, serbë dhe të tjerë, do të mund të konstituohet si shtet europian, që respekton njimendësisht standardet europiane e të drejtat politike dhe kulturore të barabarta të të gjitha popujve dhe pakicave.
Kostituimi i këtij shteti nuk mund të ndodhë ndryshe vecse brenda territorit të ish KSA të Kosovës. Kjo sepse në të gjithëhistorinë 16 vjecare të dezintegrimit të Jugosllavisë, linjat territoriale dezintegruese dhe shteformuese janë bazuar tërësisht dhe pa asnjë përjashtim në parimin e të drejtës ndërkombëtare të UTI POSSIDETIS. Uti posidetis është një parim i përgjithshëm, i cili është logjikisht i lidhur me fenomenin e fitores së pavarësisë, kudo ku ky fenomen shfaqet. Qellimi i tij i vetëm është që të parandalojë që pavarësia dhe qendrueshmëria e shteteve të reja të dëmtohet prej luftrave vëllavrasëse të shkaktuara prej ndryshimit të kufijve që pason tërheqjen e ish administruesve të dikurshëm. Ky parim, i formuluar kështu, nuk është vetëm një parim teorik i shkencëtarëve të së drejtës ndërkombëtare, por ka gjetur zbatim edhe në një interpretim i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i mirënjohur nga të gjithë, realizuar më 1986 në kohën e shqyrtimit të cështjes Burkina Faso-Mali.
Për të qenë më të qartë le të ndjekim pak historinë: Pas Luftës së Dytë BotËrore, në përgjithësi, shtetësia u njoh ose u vendos brenda territoreve të secilës njësi administrative koloniale, kufijtË e të cilave ishin nganjëherë kufijtë ndërkombËtare nË mes kolonive tË shteteve tË ndryshme, ose ishin kufijtË e brendshËm administrativë të një fuqie të vetme koloniale. Kjo praktikë e ndjekur për njohjen e shtëtësisë dhe kufijve ishte një adoptim i parimit të së drejtës romake të uti possidetis, që kishte filluar të zbatohej që me krijimin e shteteve në kolonitë spanjolle të AmerikËs Latine. Duke përdorur kufijtë tashmë të vendosur, krijohej thelbësisht mundësia për të identifikuar si territorin në të cilin opsioni i shtetësisë do të ushtrohej, ashtu edhe popullsinëe këtij territori, e cila është e titulluar për ta bërë këtë zgjedhje pavarësimi. Parimi i uti possidetis është tashmë një parim që zbatohet në formë të përgjithshme dhe të padiskutueshme. Gjithashtu është e nevojshme të cilësojmë se në mes parimit të uti possidetis dhe parimit të vetvendosjes, ekziston një marrëdhënie e ngushtë. Nw kuptimin normativ më së pari duhet të bazohemi në dy konventat e Kombeve të Bashkuara mbi të drejtat e njëriut, të cilat flasin për të drejtën e vetvendosjes për të gjithë popujt. Zhvillimi i të drejtës së vetvendosjes ka pasur një impakt thelbësor mbi përmbajtjen e kritereve të shtetësisë. Parimi i vetvendosjes ka qenë operativ jo vetëm në procesin e dekolonializmit, por u bë veprues edhe përtej kontekstit kolonial, duke u shtrirë edhe në rastin e dezintegrimit të ish Jugosllavisë, nga i cili proces Kosova ska pse të bëjë përjashtim .
Gjithsesi, këto parashikime nuk u japin të drejtën cdo grupi të vetshpallur popull, të formojnë një shtet. Si mund të interpretohet sa mw sipër për rastin tonë? Kosova nuk përbëhet nga një grup minoritar brenda një shteti, që kërkon të vetëngrihet në statusin e një populli. Kosova banohet nga më shumë se 2 milion shqiptarë dhe popuj të tjerë, është ish pjesë shtetformuesee Jugosllavisë, një lloj si Sllovenia, Kroacia, Bosnja, Maqedonia, Mali Zi, Serbia, territor i cili, nga viti 1981 deri më 1999, iu nënshtrua një terrori diktatorial policor të mirënjohur, ndërsa më 1999 popullsia e këtij tërritori iu nënshtrua as më pak dhe as më shumë, por një etnocidi të paparë, ndjekur live nga e gjithë bota. Vetë rezoluta 1244 i cilëson banorët e këtij entiteti të popullit. Rasti i Kosovës nuk është rasti i një grupi popullsie të një territori të një shteti, le tË themi si rasti i Quebec nË Kanada, ku qeveria qendrore e pËrfaqËsonte popullin në tëresi mbi bazën e barazisë dhe pa diskrimim, por rasti i një populli të barabartë shtetformues të ish Jugosllavisë, që në momentin e trazirës jugosllave iu nënshtrua etnocidit më të pashembullt të fundshekullit të XX, ku nga viti 1990 e deri më 2007 ka qenë e papërfaqësuar në qeverisjen qendrore në Beograd, qoftë në planin republikan qoftë nëplanin federativ dhe konfederativ. Kësisoj, Serbia aktuale nuk mund të fshijë këtë boshllek 18 vjecar mospërfaqësismi institucional dhe politik, dhe nuk mund ta shpërbëjë vetvehten nga përgjegjësia shtetërore e Serbisë së drejtuar nga Millosheviq për genocidin e ushtruar. Kosova është një prej njësive shtetformuese trashëgimtare e ish Jugosllavisë bazuar në kushtetutën e vitit 1974. Ndokush mund të pretendojë se ky status shtetformues i është hequr Kosovës mbi bazën e atyre akteve akteve kushtetuese qëë i dhamë më lart, por kushdo qe ka ndjekur me vëmendje ngjarjet e ish JugosllavisËë dhe ka parë tanket e Millosheviqit mbi Slloveninë, Kroacinë dhe mbi fëmijët e Bosnjës e Kosovës, mund ta kuptojë mjaft mirë se nuk kemi të bëjmë me një akt të vlefshëm për tu marrë në konsideratë nga pikpamja juridike, përderisa një gjë e tillë nuk është kryer në kushtet normale të funksionimit të mekanizmave demokratikë ligjore dhe referendarë. Kësisoj, vendimi i ardhshëm, bazuar në konceptet ligjore të shtetësisë dhe të vetvendosjes, njëlloj sikurse për të gjitha njësitë e tjera përbërëse të ish-Jugosllavisë, do të duhet të zbatohet edhe në rastin e njohjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës. Shqiptarët kanë ndjekur vetë të njejtat rrugë sikurse edhe njësitë e tjera shtetformuese të ish Jugosllavisë, pavarësisht se tanket e ushtrisë serbe e bënë praktikisht të pamundshme ushtrimin e plotë të pavarësisë. Rasti i Kosovës nuk ka asgjë të përbashkët me rastin rajonit të Krajinës në Kroaci, ku kemi të bëjmë me një grup etnik territorial, që asnjëherë nuk i ka pasur të drejta shtetformuese të njohura konstitucionalisht.
Pranimi i paketës së propozuar nga Ahtisaari do të përfaqësojë kthimin më të përafërt në legjitimitetin në tëdrejtën ndërkombëtare, njohjen e një realiteti juridiko-politik të ndërtuar tashmë nga populli kosovar, ngjashmërisht me popujt e tjerë shteformues të ish RSFJ nga viti 1990, është njohja de jure e të drejtës së një populli për vetevendosje deri në shkëputje, në rrethanat e një shtypjeje genocidale dhe në kushtet e mospërfaqësimit institucional e demokratik nga Serbia nga vitit 1990 deri më 2007. Pranimi i këtij plani do të përmbyllte paqësisht fazën e fundit të dezintegrimit të Jugosllavisë së dytë dhe hapjen e rrugës për integrimin europian të Serbisë dhe europianizimin politik e institucional të Kosovës .
Si përfundim pas shumë përpjkjesh diplomatike, dhe interesash të ndryshme politike , duke u bazuar në të drejtën nderkombëtare dhe ato natyrore Kosova me përkrahjen e fuqive të mëdha u shpall shtet i pavarur dhe Sovran. E pranueshmë ky realitet për ato shtete të cilat I japin përaprësi respoektimit dhe mbrojtjes së vlerave dhe të drejtave të njeirut, dhe konfuz ky realitet për ato shtete të cilat për arsye dhe interesa të tyre duan që ta keqpërdorin rastin unik të Kosovës.Ajo që mund të thuhet për Kosovën është se , ajo e ka vuajtur për shekuj torturën dhe diskriminimin e shofinizmit serb, gjë e cila solli deri dhe tek rënia e perndorisë së kuqe jugosllave dhe hapi rrugën drejt integrimit të europës, hapi rrugën për fitimin e të drejtës së saj dhe ajo ishtë e drejta për të vendosur në shtëpinë e tyre. Për më tepër se kaq ky sot është një realitet , Kosova është një shtet me të gjitha atributet e saj,se si do ta përballojë këtë realitet Serbia kjo është punë e karakterit dhe vetëdijes së tyre,pasi Kosova nuk mund të jetë më nën sundimin e saj .

Ibrahim Feimi ibrahimfeimi@hotmail.com
University of Pristina
Faculty of Law
Department of Criminal

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Tetor 2008 16:24
dvorani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė dvorani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me dvorani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: dvorani Shto dvorani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto dvorani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
SHKODRA4001
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 18/09/2011
Vendbanimi: BELGJIKE DHE SHKODER
Mesazhe: 599

Serbia tregoi realisht kete here se vertete Kosova nuk do jete me pjese e saj por me teje per palen e SHqiperise si do perballemi dhe si do arrijme tani te kerkojme bashkim kombetar se??, sepse Serbia sikur mire na e futi edhe kete radhe...........a do mbetet perfaqesia diplomatike e Shqiperise ne PRISHTINE ??a do kemi me ender per nje shqiperi etnike e cila kurr enuk ka egzistuar.....pervec se ILIRISE.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Mars 2012 16:35
SHKODRA4001 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė SHKODRA4001 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me SHKODRA4001 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: SHKODRA4001 Shto SHKODRA4001 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto SHKODRA4001 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
F_xhunior
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 14/02/2012
Vendbanimi: Skandinavia
Mesazhe: 523

Citim:
Po citoj ato që tha SHKODRA4001
Serbia tregoi realisht kete here se vertete Kosova nuk do jete me pjese e saj por me teje per palen e SHqiperise si do perballemi dhe si do arrijme tani te kerkojme bashkim kombetar se??, sepse Serbia sikur mire na e futi edhe kete radhe...........a do mbetet perfaqesia diplomatike e Shqiperise ne PRISHTINE ??a do kemi me ender per nje shqiperi etnike e cila kurr enuk ka egzistuar.....pervec se ILIRISE.


Kete here na e futi amerikani, thjesht dhe qarte.

__________________
Dashurohem ndersa tjetra lendohet dhe vuan.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Mars 2012 22:08
F_xhunior nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė F_xhunior Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me F_xhunior (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: F_xhunior Shto F_xhunior nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto F_xhunior nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kurt
.........

Regjistruar: 29/12/2007
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 5021

Kosova the shqieperia duhet patjeter te investoj ne armatim, udheheqesit e dy vendeve duhet te shfrytezojn sa me shume jet periudhe te te shkurter ne favorin tone qe na eshte dhene per here te pare si komb.
Po nuk patem nje armatim modern te fort dhe te jemi te bashkuar te gatshem si komb, serbia dhe gjithe bota do lozin me neve, pergjithmone.

Amerika na ndihmoi ket rradhe por ne duhet te fuqizohemi qe te vendosim vet sigurine dhe te ardhmen tone si komb i lashte, jo kshtu si popull bastard te percare qe jemi bere dhe po i tregojm botes qe jemi.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Mars 2012 02:02
kurt nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kurt Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kurt (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kurt Shto kurt nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kurt nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
al74
hamall

Regjistruar: 29/04/2009
Vendbanimi: meran- It
Mesazhe: 6675

Citim:
Po citoj ato që tha kurti
Kosova the shqieperia duhet patjeter te investoj ne armatim, udheheqesit e dy vendeve duhet te shfrytezojn sa me shume jet periudhe te te shkurter ne favorin tone qe na eshte dhene per here te pare si komb.
Po nuk patem nje armatim modern te fort dhe te jemi te bashkuar te gatshem si komb, serbia dhe gjithe bota do lozin me neve, pergjithmone.

Amerika na ndihmoi ket rradhe por ne duhet te fuqizohemi qe te vendosim vet sigurine dhe te ardhmen tone si komb i lashte, jo kshtu si popull bastard te percare qe jemi bere dhe po i tregojm botes qe jemi.



asnje nga keto dy shtete nuk ka pavaresi ekonomike . ene ato armet qe thu ti kurt nuk blehen me gogla. pa nje ekonomi te fuqishme nuk je i zoti me mbajt vendin tat jo me te besh bashkim.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Mars 2012 11:21
al74 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė al74 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me al74 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: al74 Shto al74 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto al74 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
F_xhunior
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 14/02/2012
Vendbanimi: Skandinavia
Mesazhe: 523

Citim:
Po citoj ato që tha al74


asnje nga keto dy shtete nuk ka pavaresi ekonomike . ene ato armet qe thu ti kurt nuk blehen me gogla. pa nje ekonomi te fuqishme nuk je i zoti me mbajt vendin tat jo me te besh bashkim.



Plotesisht pajtohem. Marreveshjen nenshkruanë tradhtisht - Thaci analfabet.

__________________
Dashurohem ndersa tjetra lendohet dhe vuan.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Mars 2012 12:00
F_xhunior nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė F_xhunior Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me F_xhunior (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: F_xhunior Shto F_xhunior nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto F_xhunior nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kurt
.........

Regjistruar: 29/12/2007
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 5021

Citim:
Po citoj ato që tha al74


asnje nga keto dy shtete nuk ka pavaresi ekonomike . ene ato armet qe thu ti kurt nuk blehen me gogla. pa nje ekonomi te fuqishme nuk je i zoti me mbajt vendin tat jo me te besh bashkim.

Ktu besoj se gabon.
Shteti shqiptar as i kosoves nuk eshte i mbyt ne borxh si greqia, dhe ekonomia eshte me active dhe me nje te ardhme premtim te mire se e serbise.

Tani kur them une te shfrytezojm rastin, kjo do thote qe politikanet kosovar the t'anet duhet te negociojne me americanet qe armet te merren si borxh apo dhurat, gjithashtu me israelin meqe mardheniet i kemi te mira me to.

Ktu duhet lozur nje loje e sgjuar dhe patriotike nga ana e lidearve tane qe jane complete jokes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Mars 2012 01:34
kurt nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kurt Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kurt (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kurt Shto kurt nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kurt nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
SHKODRA4001
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 18/09/2011
Vendbanimi: BELGJIKE DHE SHKODER
Mesazhe: 599

Citim:
Po citoj ato që tha kurti
Ktu besoj se gabon.
Shteti shqiptar as i kosoves nuk eshte i mbyt ne borxh si greqia, dhe ekonomia eshte me active dhe me nje te ardhme premtim te mire se e serbise.

Tani kur them une te shfrytezojm rastin, kjo do thote qe politikanet kosovar the t'anet duhet te negociojne me americanet qe armet te merren si borxh apo dhurat, gjithashtu me israelin meqe mardheniet i kemi te mira me to.

Ktu duhet lozur nje loje e sgjuar dhe patriotike nga ana e lidearve tane qe jane complete jokes.

me fal per nderhyrjen por me bani pershtypje komenti yt ndaj borxhit qe gjoja spasken ane ....te siguroj ty se cdo shqiptar i ka borxh aktualisht ndaj bankes boterore rreth 12 mije eur per person ,pa logaritur borxhet e vogla milionshe ne eur nga shtete si :ITALIA,GJERMANIA,AUSTRIA e deri tek TURQIA e vete Greqia e falimentuar sot.Izraeli nuk jep borxhe ne asnje vend te botes sepse si shtet ka si parim perfitimin 200%,ajo vetem operon dhe koperon ne interesa ekonomike,duke u siguruar ne fitim pa bere levizje monetare gje qe saktesisht e tregoi me viziten lapere qe servili yne SALI BERISH ENVER HOXHA I 2,kujtoi se do mashtroje IZRAELIN duke deklaru mos njohjen e shtetit te PALESTINES duke harru s ene TIRANE ka perfaqesin diplomatike PALESTINEZE.....pra Shqiperia kurre nuk do mundet te jete shtet me potencial luftarak ,sespe ne kujtojm ne aderim ne NATO ne kemi gjithcka ok?? jo jo na ka fut ne nato amerika me na shpetu kryt prej agresioneve ballkanike .

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Mars 2012 18:11
SHKODRA4001 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė SHKODRA4001 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me SHKODRA4001 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: SHKODRA4001 Shto SHKODRA4001 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto SHKODRA4001 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 14:38 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > Rruga e pavaresise se Kosoves

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.