Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > Pavarsia e Kosoves Vlerėsimi i Temės: 3 votime, mesatarja 4.67.
Kur do ta marri pavarsine Kosova
Ne keto 2 vjet
Pas 5 vjetesh
Pas 10 vjetesh
Asnjehere
Nuk e di
Do vazhdoje te udhehiqet me rezoluten e UN
   Ky sondazh nuk mbyllet asnjëherë [Modifiko Sondazhin (vetėm moderatorėt)]
Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
genco
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 16/11/2005
Vendbanimi: Pe
Mesazhe: 72

Pavaresi dhe asgje tjeter

Tung Beta dhe flm qe po ja thush do fjal atij cop akullit !![shkrihet edhe ai]

Pavaresia tashme ka mar drejtimin e vet edhe pse mund te ndodh edhe nje trazire ne veri te Kosoves Atje jan disa formacione paraushtarake serbe , gje qe u konfirmu sot edhe zyrtarisht se ekzistojn,[gjoja skan qen ] po sidoqoft ato sjan per me u bezdis ndofta edhe me mire qe jan se pastrohet edhe pak Kosova prej disa Si thush ti shkijeve shqipfoles.

me ka pelqy nji pergjigje e Richard Holbrook-ut mediave.
Citoi:Ua kem borgj Shqiptarve qysh nga 1918 e mos te shkoi deri tek 1389,
Me fjale tjera dua te them se Politikanet Europian jan ngopur me rrenat dhe mashtrimet e Serbeve dhe se ju erdh Fundi .
E ne cka duhet te bejm esht vetem te punojm shume te ngrihem si komb ne cdo aspekt dhe Rinis tone qe ja ka lakmi krejt Europa ti mundesojm nje shkollim sa ma kualitativ e mepastaj qrenjosja e te Keqijave shekullore vjen vetvetiu .

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Shtator 2006 21:49
genco nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė genco Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me genco (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: genco Shto genco nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto genco nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
HERO
vampir

Regjistruar: 06/08/2005
Vendbanimi: topana
Mesazhe: 412

Sondazhet ne serbi tregojne se mbi 50% e popullit serb mendojne se kosova do te behet e pavarur.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Shtator 2006 15:43
HERO nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė HERO Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me HERO (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: HERO Shto HERO nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto HERO nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Petrit Kola
Mbushes topi.

Regjistruar: 09/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996

PAVARESI ME BISHT

Europa

Ishte Europa ajo qe ne vitet 1900 na coptoi ne pese shtete. Ishte Europa (Itali, Greqi) qe kundershtoi bombardimet e NATO-s kunder Milloshevicit, (kjo gje u be e mundur vetem pas nje presioni te forte amerikan). Ishte Europa (francezet) te cilet furnizonin Milloshevicin me informacion ushtarak per t’ju shmangur bombardimeve te NATO-s. Eshte Europa (Greqia) ajo qe mban toka te grabitura shqiptare dhe i mohon popullsise shqiptare Came te drejten e prones, shtetesise... Eshte Europa (Greqia) ajo qe vazhdon te persekutoje shqiptaret edhe ne ditet e sotme.

Kukullat shqiptare

Urdheri i Europes per hapjen e dosjeve te bashkpunetoreve te Sigurimit te Shetit dhe nxitimi parlamentar shqiptar per te zbatuar urdhrin tregon se politikanet shqiptar jane thjesht kukulla.Rigrupimi i deputeteve shqiptar ne PDK-ne tregon te njejten gje. Dikush leviz telat e kukullave shqiptare.

Pavaresi me bisht

Pavaresia e kushtezuar (ka sinjale se ate do te marrim ne Kosove) qe trumpetoi kukulla Besnik Mustafaj,ne fakt eshte nje propozim Europian dhe une kete pavaresi e quaj PAVARESI ME BISHT. A vazhdojne europianet ti konsiderojne shqiptaret njerez me bisht si dikur ne vitet 1900 qe mendojne te na i japin pavaresine me pikatore apo nuk jemi te krishteruar mjaft sa te meritojme nje jete te lire dhe me dinjitet ne trojet tona?

Marre nga http://vertet.blogspot.com

__________________
Kolonel Anastas Janullatosi, jashte nga Shqiperia!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Nëntor 2006 00:58
Petrit Kola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Petrit Kola Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Petrit Kola (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Petrit Kola't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Petrit Kola Shto Petrit Kola nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Petrit Kola nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lost_soul
going nowhere..

Regjistruar: 11/12/2005
Vendbanimi: orders of magnitude
Mesazhe: 2692

Re: PAVARESI ME BISHT

Citim:
Po citoj ato që tha Petrit Kola

Pavaresia e kushtezuar (ka sinjale se ate do te marrim ne Kosove) qe trumpetoi kukulla Besnik Mustafaj,ne fakt eshte nje propozim Europian dhe une kete pavaresi e quaj PAVARESI ME BISHT. A vazhdojne europianet ti konsiderojne shqiptaret njerez me bisht si dikur ne vitet 1900 qe mendojne te na i japin pavaresine me pikatore apo nuk jemi te krishteruar mjaft sa te meritojme nje jete te lire dhe me dinjitet ne trojet tona?

Marre nga http://vertet.blogspot.com

fatkeqsit petrit, besoj ne jemi i vetmi popull ne bote qe e presim pavaresine nga te tjeret. kur s'ke b^the me e fitu vete, atehere mos pretendo shume nga te tjeret. dy rruge jane, ose do luftosh me te tjeret ose do luftosh me veten tende, ne shqiptaret kemi zgjedhur gjithmone kete te dyten fatkeqsisht.. kaq ne parim.

tani nqs eshte e vertete kjo qe thua ndoshta s'duhet te dekurajohemi. duhet te shohim cilat jane keto kushte. nqs kushtet do te jene thjesht disa kushte politike ose ndoshta fetare, por nga ana tjeter kosova do te kete pavaresi ekonomike, une mendoj qe ky eshte sinjal i mire. e rendesishme eshte qe kosovaret ta mbajne pasurine e tyre ne vend te tyre, dhe te prosperojne ne vend te tyre. shume shpejt pastaj do te arrihej edhe pavaresia e plote.

qe te mos keqkuptosh, shqiptare duhet te synojne me te gjitha forcat pavaresine e plote, por thjesht s'duhet te dekurajohen dhe pavaresia me kushte, nqs kushtet nuk jane te mbrapshta, por thjesht per te qetesuar pak shkjajt he per he..

pershendetje

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Nëntor 2006 15:23
lost_soul nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lost_soul Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lost_soul (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lost_soul Shto lost_soul nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lost_soul nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Green_Mamba
'

Regjistruar: 11/03/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 205

Ore djem e vajza Shqipetare!

E gjithe bota eshte e mbushur me konflikte territoriale. Nuk ka kontinent dhe shtet qe te mos te kete probleme te tilla. Ne shqipot jemi tipike se arrijme deri ne vella vrasje per nje rrenje fiku. Nese dikur merr pavarsine kosova kjo eshte vullnet i forcave dhe qellimeve te tjera. E c'polli valle shqiperia keto 16 vjet. Mos valle "plloshtane te demokracise dhe lirise )"?
Jo! nuk besoj as une dhe askush. S'a e rendesishme eshte "perthithja" e projekteve te tipite "globalizim"?? kush shtet harxhon miliona US $ per lirine e nje shteti tjeter?

SHpresojme qe qindra konflikte territoriale te marrin zgjidhe ose te vihen ne piken e diskutimit (kaq prane pavarsise) sa jane kosovaret sot.

Kjo bote eshte deshire per pushtet...dhe asgje tjeter (tha ai i varfri atehere)
Dhe une pres qe ne dhe kosovaret te jemi njerez...te denje te komunikojme si njerez me njerez te tjere...qe ka kohe qe i thoone vetes njerez...nderekohe qe edhe kafshet trajtohen me mire se ne shqiptaret...them ne kuadrin e te drejtave te njeriut, dhe disa kartave qe i quajne universale etj etj.

Homo Sapient (ne rradhe per nje vize dhe me shprese per pavarsine e Kosoves)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Nëntor 2006 17:21
Green_Mamba nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Green_Mamba Kėrko mesazhe tė tjera nga: Green_Mamba Shto Green_Mamba nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Green_Mamba nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Endri
Moderator

Regjistruar: 02/01/2003
Vendbanimi: Today
Mesazhe: 1498

Kane kaluar 3 vjet qe kur u hap kjo tema edhe si duket Pavarsine Kosova e morri pas 3 vjetesh.

Shume afer me shumicen e votave...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Nëntor 2006 20:09
Endri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Endri Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Endri (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Endri Shto Endri nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Endri nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Petrit Kola
Mbushes topi.

Regjistruar: 09/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996

Lost_Soul

PAVARSIA E KOSOVES DUHET TE VINTE SI NJE E DREJTE E PLOTE DHE NJE NDESHKIM PER SERBET DHE JO SI NJE FARE KOMPROMISI.

Shkruan: Arlinda Desku Gazeta “EXPRESS”

Në pakon e statusit të Kosovës, Martti Ahtisaari nuk ka përmendur fjalën pavarësi. Por, kompetencat që janë dhënë në këtë dokument - kanë vetëm një domethënie: pavarësi me sovranitet të kufizuar. Kjo është e ardhmja, ashtu siç e ka projektuar finlandezi. Një shtet, me eufemizma. Në 53 faqe.

PRISHTINË, 29 tetor 2006

Një shtet të skicuar në letra - ka dorëzuar Martti Ahtisaari në Grupin e Kontaktit, kur më 21 tetor ka hedhur mbi tavolinë pakon e statusit të Kosovës, brenda së cilës ka projektuar të ardhmen e vendit të administruar nga Kombet e Bashkuara.

Finlandezi, i cili dhjetë muaj më parë ka marrë përsipër zgjidhjen e një konflikti të zorshëm, me një kujdes të hollë ka zgjedhur gjuhën për "fundin e lojës", pas negociatave të pasuksesshme mes shqiptarëve dhe serbëve. Diplomati me karrierë të begatë diplomatike ka gjetur çelësin - në eufemizma, kur ka përshkruar statusin e Kosovës.

Një kompromis me fjalë, për Rusinë dhe Kinën, dy vendet që për çështjet e tyre të brendshme - përdorin Kosovën si luftë në Këshillin e Sigurimit të OK-B‘së. Një zyrtar i lartë i Grupit të Kontaktit, i cili ka lexuar dokumentin, ka treguar se përmbajtja e tij flet për pavarësinë. "Fjala pavarësi nuk ekziston në tekst. Megjithatë, është e qartë se kompetencat sovrane që janë dhënë në këtë dokument - kanë vetëm një domethënie: pavarësi me sovranitet të kufizuar". Pako nuk do të jetë e lidhur me fjongo të kuqe - si një dhuratë e mrekullueshme për Prishtinën dhe as për Beogradin. Shqiptarët do të shohin se kanë fituar një shtet të cunguar, ndërsa serbët do ta kuptojnë se kanë humbur përfundimisht sovranitetin mbi territorin e pushtuar gjatë. "Nuk ka ndodhur diçka që nuk është pritur. Të dyja palët, në fakt, e kanë ditur këtë përfundim, pak a shumë", ka thënë ky zyrtar i Grupit të Kontaktit. Finlandezi ka rekomanduar shtetin më të ri në Ballkan, i cili shënon shkatërrimin e fundit të ish Jugosllavisë, me një sovranitet të kufizuar - ku bashkësia ndërkombëtare do të vazhdojë të mbetet aty, me kompetenca në fusha të rëndësishme.

Bashkimi Europian merr sovranitetin.

Një shtet pa ulëse në OKB, pa Ministri të Jashtme dhe pa ushtri. Por, për të tria këto atribute shtetërore - ka gjetur shefi zëvendësime. Me kompromis fjalësh.

Martti Ahtisaari, dy muaj më parë, ka prezantuar para Grupit të Kontaktit idetë e tij preliminare për statusin, ndërsa para një jave - ka dorëzuar anekset. "Më 31 gusht ka sjellë tekstin bazë, ose dokumentin kryesor. Më 21 tetor, ndërkaq, ka dhënë 11 anekset".

Finlandezi, i cili ka ndërmjetësuar procesin e paqes ndërmjet Indonezisë dhe Lëvizjes për Lirinë e Aceh‘ut më 2005, si dhe udhëheqjen e operacionit të OKB‘së UNTAG në Namibi në vitin 1990, ka përmbyllur edhe kaptinën e Kosovës në dokumentin 53 faqesh.

Ai është duke pritur komentet nga Grupi i Kontaktit për rekomandimet e tij. Përpos vendimeve të papritura që mund të ndodhin, gjërat janë të qarta.
Pako e Ahtisaarit mund të ndryshojë vetëm nëse një gjë të tillë e konsideron Grupi i Kontaktit, me intervenimet eventuale.

Negociatat për Kosovën tashmë kanë kaluar mes anëtarëve te GK, pas atyre mes shqiptarëve dhe serbëve, të zhvilluara në Pallatin Auersperg, ku palët kanë dhënë qëndrimet e tyre për decentralizimin, trashëgiminë kulturore, të drejtat e minoriteteve dhe çështjet e ekonomisë.

Një zyrtar i lartë i këtij mekanizimi ka sqaruar detajet.

"Pako, pa tekstin kryesor, ka - 44 faqe. Ndërsa, teksti kryesor ka - 9 faqe. Pakoja u është dhënë anëtarëve të Grupit të Kontaktit me numra, për çdo delegacion, për shembull, 1, 2, 4...6... për shkak të sigurisë". Ai ka shpjeguar se hyrja e pakos paraqet në mënyrë të përgjithshme zgjidhjen e statusit - nenet që kanë të bëjnë me parimet e përgjithshme.
Ka bërë të ditur, po ashtu, se faqja e parë e tekstit kryesor i është treguar një pjesë të Delegacionit të Kosovës, më 7 shtator, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ka thënë se neni i parë ka të bëjë me statusin dhe është në këtë faqe. "Mes tjerash, në këtë faqe thuhet se vendi juaj duhet të ketë ‘treaty-making powers‘, kompetenca për të lidhur marrëveshje ndërshtetërore dhe ndërkombëtare, përfshirë edhe anëtarësim, në organizatat ndërkombëtare. Kjo është gjëja më e rëndësishme për statusin".
Emisari i OKB‘ së për Statusin e Kosovës, pas raportimit të tij të fundit në New York, është shprehur se palët në negociata nuk do të habiten nga propozimi i tij për statusin, meqë në pako do të përfshihen çështjet e diskutuara në Vjenë. Decentralizimi - tema që ka shtjerrë energjitë e delegacioneve të të dyja kryeqyteteve, rreth së cilës ka pasur qëndrime diametralisht të kundërta, është mbyllur me numrin e komunave të reja, por mbetet e hapur për zgjerimin e territoreve.

Martti Ahtisaari ka pranuar ofertën e fundit të Prishtinës, e cila kishte bërë kompromise të mëdha dhe të dhimbshme.

Zyrtari nga GK, që ka lexuar pakon, ka treguar hollësitë.

"Presidenti Ahtisaari ka propozuar 5+1 komuna të reja. Kryesisht është propozimi i Kosovës. Gracanica, Mitrovica Veriore, Ranillugu, Parteshi, Kllokoti dhe zgjerimi i Novo Bërdos... Numri i komunave mbetet i njëjtë me atë që ka ofruar vendi juaj, p or numri i territorit të këtyre komunave nuk është i njëjtë. Duket se do të ketë shtim të zonave kadastrale". Statusi i ri i Kosovës, i vendosur me Rezolutën e re nga Këshilli i Sigurimit, fillimisht pritet të njihet ndërkombëtarisht - ashtu siç definohet në pakon e Martti Ahtisaari.

Zyrtari nga GK ka pohuar se - pas aprovimit të Rezolutës së re nga Këshilli i Sigurimit, do të ketë qëndrim të përbashkët të Bashkimit Europian. "Spanja dhe Greqia nuk mund ta parandalojnë këtë, për shkak të Rezolutës së Këshillit të Sigurimit për Kosovën", ka thënë ai. Nuk është ende e qartë nëse pakoja e statusit do të jetë si aneks i Rezolutës së KS, apo do të përfshihet në pjesën hyrëse të tekstit.

"Rezoluta mund ta përmbajë tekstin hyrës dhe anekset e tanishme, ose Rezoluta mund të jetë e shkurtër dhe gjithçka tjetër të jetë aneks i saj". Këshilli i Sigurimit do të nxjerrë një rezolutë të re për Kosovën, me të cilën hedhet poshtëë Rezoluta 1244, si i vetmi link që mban të lidhur Kosovën me Serbinë.

Në Rezolutën e re i jepet fund misionit të UNMIK‘ut dhe autorizohet vendosja e prezencës së re ndërkombëtare - civile dhe ushtarake. Të tjerat pastaj, kalojnë në Prishtinë.

Kuvendi miraton Kushtetutën e re të Kosovës, në preambulën e së cilës do të thuhet se - Kosova është shtet i pavarur, dhe njëkohësisht shpall edhe pavarësinë. Qeveria e Kosovës, pastaj, kërkon njohjen zyrtare dhe aplikon në organizatat ndërkombëtare, veç e veç.

Për ulësen, ministritë, ushtrinë...

Qëndrimi me ngulm i palës shqiptare se Kosova do ta ketë pavarësinë e plotë, nuk është përfshirë në 53 faqet e Martti Ahtisaarit. Ulësja për Kosovën në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe përfaqësimi në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare - nuk janë rekomanduar në mënyrë eksplicite nga finlandezi.

Zyrtari nga Grupi i Kontaktit ka bërë të ditur përmbajtjen.

"Çështja e anëtarësimit në OKB - nuk është përmendur në pako. Por, sipas dokumentit, Kosova do të ketë të drejtë të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare. Unë këtë gjë e interpretoj në këtë mënyrë: pas një kohe, 1-2 vjet, pas aprovimit të Kushtetutës, zgjedhjeve të reja, Qeverisë se re, Kosova do të jetë në gjendje të aplikojë për anëtarësim formal (zyrtar) në OKB. Madje edhe Ish-Republika Socialiste Sovjetike e Ukrainës dhe ish-Republika Socialiste Sovjetike e Bjellorusisë kanë qenë anëtare të OKB‘së gjatë kohës së BRSS".

Emisari i OKB‘së për Statusin, po ashtu, nuk ka rekomanduar Ministrinë e Jashtme për Kosovën, por kjo nuk duket të jetë problem i madh. "Jo, as kjo nuk është përmendur në pako, si e tillë". Zyrtari nga GK, i përfshirë në mbylljen e kaptinës së procesit negociator, është i bindur se kjo çështje nuk do të pengohet.

"Për mua është e qartë se Qeveria e ardhshme e Kosovës mund ta ketë këtë Ministri".

Kosovarët do të mund të ndjehen më të çliruar, kur të kuptojnë rekomandimin e Martti Ahtisaarit për ushtrinë e ardhshme të Kosovës. Edhe pse me kujdes, në këtë pikë të ndjeshme, ai ka paraparë forcën mbrojtëse, në pakon e tij. Por, duke mos qenë i drejtpërdrejtë me emërtimin. Fjala ushtri - nuk ekziston në tekst. "Në vend të saj - është Forca e Sigurisë së Kosovës (Kosovo Security Force), që sinqerisht është e njëjta gjë".

Numri i përgjithshëm i pjesëtarëve aktivë do të jetë 2500, ndërsa 800 do të jenë rezervë, të armatosur lehtë. Zyrtari nga Grupi i Kontaktit ka sqaruar tutje se pako e Martti Ahtisaarit parasheh edhe Ministrinë e Mbrojtjes.

"Po, do të ketë Ministri të Mbrojtjes. Mirëpo, emërtimi i saktë është - Civilian Led Organization. Për mendimin tim, është plotësisht e pakuptueshme kjo, sepse duhet te quhet qartë se është Ministri e Mbrojtjes. Sqarimi për këtë është bërë për nevojën e gjetjes së një gjuhe të kompromisit".

Takimi i ardhshëm i Grupit të Kontaktit me Emisarin e OKB‘ së për Statusin e Kosovës është caktuar të mbahet me 10 nëntor. Në këtë takim - pritet të dilet me vendim nëse ndryshon ose jo orari aktual për statusin e Kosovës, pasi që Serbia të deklarohet për datën eventuale të zgjedhjeve.

Nëse zgjedhjet në Serbi mbahen para përfundimit të këtij viti, atëherë është e mundshme që Ahtisaari të marrë rekomandimin nga Grupi i Kontaktit për të shtyrë afatin kohor për prezantimin e pakos në Këshillin e Sigurimit.

Por, kur do ta marrin palët në negociata pakon?

"Nëse nuk ndryshon orari aktual për zgjidhjen e statusit, Martti Ahtisaari do të raportojë në Këshillin e Sigurimit diku në muajin dhjetor, ose edhe më herët. Takimi i ardhshëm i GK është me 10 nëntor. Mendoj se deri në këtë kohë, 10 nëntor, të dyja delegacionet - Kosova dhe Serbia, do të marrin propozimet për status. Rusët duan që propozimi së pari t‘u jepet delegacioneve, pastaj të zhvillohen negociata lidhur me pakon për status, e pastaj pakoja të kalojë në Kë shillin e Sigurimit të OKB‘ së". Serbia ka dalë të shtunën dhe të dielën në referendum, për ta votuar Kushtetutën e re, e cila parasheh Kosovën si pjesë të saj. Liderët serbë janë shprehur se Kushtetuta paraqet diskontinuitet me kohën e Sllobodan Millosevic dhe se është më e mirë se e kaluara.

Suksesi i mundshëm i këtij referendumi - sjell mbajtjen e zgjedhjeve në Serbi, përcaktuesi kryesor për orarin e zgjidhjes së statusit të Kosovës. Nëse Serbia mban zgjedhje parlamentare para përfundimit të vitit 2006, Marti Ahtisaari do të raportojë në janar në Këshillin e Sigurimit. "Kështu e ka në plan. Megjithatë, në janar, kryesues i radhës në Këshillin e Sigurimit është Rusia, prandaj kjo çështje mund të shtyhet për muajin shkurt, kur Sllovakia është kryesuese e radhës", ka pohuar zyrtari nga GK.

Martti Ahtisaarit i është vazhduar kontrata e punës deri në qershor. Sidoqoftë, ai nuk planifikon të qëndrojë si Emisari i OKB‘ së pas çerekut të parë të vitit 2007. "Pra, Ahtisaari qëndron në këtë post më së largu deri më 31 mars të vitit 2007". Finlandezi, në misionin e tij më sfidues, në zgjidhjen e konfliktit shumëvjeçar mes shqiptarëve dhe serbëve, nuk do të arrijë një kompromis mes tyre. Por, zgjidhja e tij do të jetë - kompromis.

Këtë fundjavë, serbët tentojnë të aprovojnë Kushtetutën e re, duke riafirmuar Kosovën si pjesë e Serbisë, përderisa shumica shqiptare e Kosovës aspiron fuqimisht dhe pret me besim një pavarësi të plotë. Grupi Negociator i Kosovës e ka parë Emisarin e OKB‘së si njeri që do t‘i japë fund asaj që ka mbetur e papërfunduar më 1999.

Në vizitën e tij të parë në Kosovë, sapo kishte marrë mbi supe një detyrë të rëndë, me të cilën do t‘i vë majë karrierës, finlandezi ka pranuar se pikëpamja e tij e pasluftës në Kosovë - se pavarësia nuk ishte zgjidhje e duhur, duhet të shikohet në kontekstin e atëhershëm.

***

(Në pakon e statusit të Kosovës, Martti Ahtisaari nuk ka përmendur fjalën pavarësi. Por, kompetencat që janë dhënë në këtë dokument - kanë vetëm një domethënie: pavarësi me sovranitet të kufizuar. Kjo është e ardhmja, ashtu siç e ka projektuar finlandezi. Një shtet, me eufemizma. Në 53 faqe.)

***

(Mes tjerash, në këtë faqe thuhet se vendi juaj duhet të ketë ‘treaty-making powers‘, kompetenca për të lidhur marrëveshje ndërshtetërore dhe ndërkombëtare, përfshirë edhe anëtarësim, në organizatat ndërkombëtare. Kjo është gjëja më e rëndësishme për statusin.")
***

11 ANEKSET E PAKOS SË STATUSIT

1. Të drejtat e njeriut
2. Të drejtat e komuniteteve
3. Të drejtat e refugjatëve dhe personave të zhvendosur
4. Personat e pagjetur (të zhdukur)
5. Vetëqeverisja lokale dhe decentralizimi
6. Të drejtat pronësore, borxhet, asetet (pasuria)
7. Çështjet e sektorit të sigurisë
8. Konferenca kushtetuese dhe zgjedhjet në Kosovë
9. Mandati i misionit civil ndërkombëtar, roli i pranisë së ardhshme ndërkombëtare, roli i pranisë së ardhshme ndërkombëtare në fushën e sundimit të ligjit në Kosovë
10. Misioni ushtarak ndërkombëtar (NATO / KFOR)
11. Klauzolat kalimtare

***

KUSHTETUTA, PAS MIRATIMIT TË REZOLUTËS SË KS

UNOSEK dhe Grupi i Kontaktit e shohin tepër të rëndësishme që Kosova të fillojë përgatitjet për hartimin dhe aprovimin e Kushtetutës së ardhshme. Por, mekanizmat ndërkombëtarë që marrin vendime për të ardhmen e vendit, kanë tërhequr vërejtjen se aprovimi zyrtar i Kushtetutës nuk është i pëlqyeshëm para aprovimit të Rezolutës së re të Këshillit të Sigurimit.

"Kjo nuk është mirë të bëhet", ka thënë zyrtari i GK. Ai ka shtuar se ndërkohë, para Rezolutës, kosovarët do të mund pajtoheshin rreth trupit që do të merret me hartimin e Kushtetutës. "Ky organ - që quhet ‘Konferencë Kushtetuese‘, do të përbehet nga 18 vetë, prej tyre 14 shqiptarë, 2 serbë dhe 2 nga pakicat tjera. Këta 14 persona duhet të përzgjedhen nga Presidenti i Kosovës, në konsultim me Kryesinë e Kuvendit të Kosovës. Një marrëveshje paraprake brenda Ekipit Negociator do të ishte e mirëseardhur. OSBE tashmë ofron ndihmë për ndërtimin e kapaciteteve institucionale. Me aspektet politike të procesit kushtetues do të merren SHBA dhe BE". Për rolin dhe rregulloren e punës për Konferencën Kushtetuese thuhet se duhet të arrihet pajtimi para votimit të Rezolutës së re në Këshillin e Sigurimit, në këtë mënyrë të mos humbet kohë duke u marrë me këtë çështje pas aprovimit të statusit. Ideja fillestare për numrin e kësaj trupe ka qenë 30 + 5 + 5, por tani është zvogëluar në 14 + 2 + 2, me insistimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

"Megjithatë, aktualisht qëndrimi është që kjo trupë t‘i ketë 18 vetë. Por, edhe pse ky nuk është numri përfundimtar, besoj se kjo është fjala e fundit". Kushtetuta e re e Kosovës, siç ka theksuar Martti Ahtisaari në pakon e tij, duhet të aprovohet nga Kuvendi i tanishëm i Kosovës, me shumicë votash, 2/3 e deputetëve. "Minoritetet nuk kanë të drejtë vetoje, por duhet të konsultohen". Ahtisaari nuk ka paraparë hedhjen e Kushtetutës në referendum.

__________________
Kolonel Anastas Janullatosi, jashte nga Shqiperia!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Nëntor 2006 20:31
Petrit Kola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Petrit Kola Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Petrit Kola (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Petrit Kola't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Petrit Kola Shto Petrit Kola nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Petrit Kola nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Green_Mamba
'

Regjistruar: 11/03/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 205

Re: Lost_Soul

I nderuari miku im Petrit!
Do te lutesha shume te mos behesh pre e carcafeve qe shkruajn bajgat pseudokomunisto-demokrate. Nuk ja vlen te citosh shume artikuj gazetash se me se shumti gazetat ne shqiperi nuk vlejne as per ...atje...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Nëntor 2006 22:19
Green_Mamba nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Green_Mamba Kėrko mesazhe tė tjera nga: Green_Mamba Shto Green_Mamba nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Green_Mamba nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Petrit Kola
Mbushes topi.

Regjistruar: 09/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996

Pavarsia me bisht u shty perseri...

Europa? Ne Djall

Europa, Europa! Vritini te gjithë myslimanet boshnjake.
Ne se nuk do të ishte ndërhyrja amerikane, te gjithë myslimanet boshnjake do të kishin kaluar ne hanxharin serb. Europa e dinte qe me pare për planet serbe te spastrimit etniko-fetar dhe e mbylli syrin duke e bërë te mundur me ndërgjegje masakren sebe dhe veçanërisht atë te Srebrenices. Ishin trupat hollandeze qe pretenduan mbrojtjen e civileve boshnjake ne Srebrenice dhe me pase i lane ne meshiren e bishes serbe. Gjashte mijë civile boshnjake u masakruan brenda 48 orëve. Një rritem te therrurish për ore nga me te lartat qe ka njohur ndonjëherë historia sa qe edhe Hitleri do t’ja kishte zili.
Europa, Europa. Vritini te gjithë turqit.
Është Europa ajo qe kërkon ti marri frymën,ta coptoje dhe poshteroje Turqine. Po, po “problemi” i grekeve te Qipros, kurdet dhe pastaj armenet, të drejtat e njeriut dhe te putanave... “E moralshmja” Europe qe diskriminon dhe persekuton edhe qytetaret e saj, Irlanda, basket, korsikasit,camet... pakicat eniko-fetare ne Greqi... A i pranoi masakrat ndaj Algjerise Franca...?
Europa, Europa. Vritini gjithë shqiptarët.
Ishte Europa ajo qe e ndau Shqipërinë ne pesë pjesë dhe copat ja dha cakenjeve...
Pa ndërhyrjen amerikane te gjithë shqiptarët e Kosovës ose do ishin shfarosur ose debuar nga vatrat e tyre me dijenine dhe ndihmën e Europes.
Është Europa ajo qe bene biznes me kukullat e saj shqiptare, banditet politikane shqiptare. Atje ne Europe, ata (politikanet shqiptare) depozitojne edhe pasurinë e grabitur te popullit shqiptar. Ishte Europa ajo qe desh te na rindante ne vitin 1997 por u pengua nga turqit dhe amerikanet dhe me qe nuk e realizoi dot atë projekt ka shpikur metoda te tjera te asimilimit etnik te Jugut te Shqipërisë nëpërmjet terrorit te urise te realizuar prej saj dhe veglave shqiptare, qe te bëjnë realitet projektin e parafundit për likuidimin e shqiptareve.
E di c’fare Europe? Vafsh ne djall.

target=_blank>http://VERTET.blogspot.com

__________________
Kolonel Anastas Janullatosi, jashte nga Shqiperia!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Dhjetor 2006 04:59
Petrit Kola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Petrit Kola Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Petrit Kola (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Petrit Kola't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Petrit Kola Shto Petrit Kola nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Petrit Kola nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Re: Pavarsia me bisht u shty perseri...

Citim:
Po citoj ato që tha Petrit Kola
. Ishte Europa ajo qe desh te na rindante ne vitin 1997 por u pengua nga turqit dhe amerikanet

Po, kjo eshte me se e vertete.
Sidomos nga amerikanet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Dhjetor 2006 03:34
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 09:49 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > Pavarsia e Kosoves

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 
Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.