Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekėsia > cfare semundje eshte ...? Vlerėsimi i Temės: 10 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 16 faqe: « E parė ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Mister_DXP
cloudmixer

Regjistruar: 10/06/2007
Vendbanimi: asgjekundi
Mesazhe: 1119

Sinuziti

Cod. A06082006

 

.

 

.........Sinuziti eshte nje inflamacion i sinusit, pra semundje e sinusit.
Sinuset jane hapesira, boshlleqe apo zgavra qe ndodhen ne kafke. Sinuset nuk kane ndonje funksion jetesor tek njeriu, por jane ata qe krijojne timbrin e zerit dhe individualitetin e tij. Kjo do te varet nga madhesia, forma shperndarja e sinuseve qe eshte shume individuale.

Te gjitha hapesirat e brendeshme te trupit lagen nga sekrecione ne menyre te vazhdueshme, per te siguruar keshtu funksionin e tyre. Keshtu ndodh me syte, veshet edhe me sinuset. Lengu qe prodhohet brenda tyre qarkullon, rrjedh pra ne hapesirat e hundes dhe prej andej ekskretohet. Neqoftese kanali ku drenohet ky lend mbyllet, atehere presioni brenda zgavres sinusale do te rritet me pasoje dhimbjen, e cila disa here eshte shume e forte.
............Kur semundja perparon lengu mund edhe te qelbezohet dhe te krijoje probleme serioze per shendetin. ka edhe disa forma kronike te sinuzitit kur brenda zgavres krijohen septe, (ndarje) qe nuk lejojne mjekimin te hyje dhe lengun te drenohet. Ne keto raste duhet nderhyrje kirurgjikale.


............Zakonisht mjekimi me i mire per sinuzitin eshte antibioterapia.
NJe nga antibiotiket e zgjedhur eshte Penicillina dhe sidomos formay e saj semisintetike.
Po ashtu shume te mire bile te preferuara jane cefalosporinat (une do te preferoja ato te gjeneracionit te dyte psh Zinnat 250mgx2 apo500mgx2 ne format me te renda)
Ky mjekim mund te shoqerohet me ilace te ndryshme me pika nga hunda per te ndihmuar drenimin e lengut.

DXP

Modifikuar nga NS-6 datė 06/09/2007 ora 12:08

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Gusht 2007 02:31
Mister_DXP nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Mister_DXP Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Mister_DXP (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Mister_DXP Shto Mister_DXP nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Mister_DXP nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Gjinni
Anetar i ri

Regjistruar: 09/09/2007
Vendbanimi: Prishtine
Mesazhe: 2

Informacion korrekt. Desha te shtoj qe problemi i sinuseve eshte mjaft kompleks . Perveq mjekimit konservativ qe shpeshhere eshte i pasukseshem aplikohet edhe kirurgjia. Viteve te fundit aplikohen teknika te reja per operimin e sinuseve si:
FESS- Functional Endoscopic Sinus Surgery qe mundeson nepermjet endoskopeve te drejtuar nga kamera te depertohet nga vrima e hundes per ne hapesirat e sinuseve dhe te nderhyhet per mjekimin e patologjise ekzistuese.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Shtator 2007 23:55
Gjinni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Gjinni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Gjinni (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Gjinni Shto Gjinni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Gjinni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
MARSMED
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 09/07/2007
Vendbanimi: tirane
Mesazhe: 103

shenjat e semundjeve tek thonjte

Cod. B15092007

Po mundohem te jap disa shembuj se si mjafton nje shikim i mire i thoit qe te te jap nje ide mbi funksionimin e organizmit ne teresi.

Crregullime ne rritjen e thonjve.

Ne kete foto paraqitet ndertimi i thoit,pjeset e tij perberes.


Tek fotoja e dyte jane te permbledhura disa nga crregullimet kryesore te thoit qe pershkruhen poshte.



1.Gishtat si xham sahati (Pjesa qendrore e tyre eshte e fryre sic duket dhe ne figure .Nje karakteristike dalluse eshte vendosja perballe njeri tjetrit e dy thonjve te gishtave tregues dhe do shihet si ne figure qe eshte zhdukur hapesira ne forme rombi qe normalisht duhet te ishte ne nivelin e dy lunulave,qe eshte ajo gjysem heneza e bardhe qe dallojme ne rrenjen e thoit)E hasim kete crregullim ne keto semundje: semundja inflamatore e zorreve/semundje malinje te mushkerive/asbestoze/bronkit kronik/cirroze/semundje te lindura te zemres/endokardit/malformacione atrio-ventrikulare.



2.Koilonikia(thonj si govate) -mungese hekuri-anemi/hemokromatos/ semundja thua-patela.

3.Onikoliza (prishje e thoit) -( Sic duket dhe ne figure ne cepin e djathte te thoit ai eshte i shkeputur nga baza e tij.-psoriasis/infeksione /hipertiroidisem/sarkoidoz/trauma/Amiloidos/crregullime te indit lidhor


4.thoi me gropa (Ketu ne te tere siperfaqen e thoit gjejme disa gropezime pikesore, te vogla)-psoriaz/sindroma reiter/alopecia areata.

5.Beau’s line (Jane depresione horizontale qe i korespondojne momentit te kalimit te nje semundje te rende ose te traumes etj) - semundje te renda sistemike/semundja e raynaund/pemfigus/trauma.


6.Thoi I verdhe - limfedema/efuzione pleurale/imunodeficenc/bronkektazi/sinuzit/artrit rheumatoid/sindroma nefrotike/tiroiditis/turbekulos/semundja e raynaund

Crregullime te ngjyres

1.Thoi I bardhe - insuficens hepatike/cirroz/diabet melitus/insuficens kronike e zemres/hypertiroidisem/kequshqyerje.

2.Heneza e kalter- semundja e Wilsonit/helmim me argjend/terapia me quinacrin

3.Thoi gjysem-pergjysem- specifike per insuficensen renale


4.Muehrcke’s line (jane vija te bardha te vendosura ne cifte qe pershkrojne tere gjeresine e thoit,nuk zhvendosen me rritjen e thoit)- specifike per hipoalbuminen.

5.Mees line(vija te bardha transversale qe zhvendosen me rritjen e thoit)- helmim me arseniku/semundja Hodgkin/insuf kronik e zemres/lepra/malaria/kemioterapi/helmim me monoksid karboni/

6.Vija te errta longitudinale -melanoma/nishan beninj/variant normal tek zezaket

7.Kanaleza longitudinal -alopecia areata/vitiligo/dermatitis atopik/psoriasis

8.Splinter hemorragji - endokardit subakut bacterial/lupus eritematoz sistemik/artrit rheumatoid/sindromi antifosfolipid/ulcer peptike/tumore/perdorimi I kontaceptiveve oral/shtatzania/psoriasis/trauma



9.Telangiektazia - artrit rheumatoid/lupus eritematoz sistemik/dermatomiosit/sclerodermia

10.Leukonikia(Jane ato pikat apo viza te vogla horizontale ose vertikale te bardha qe shohim shpesh neper gishta .Nuk kane asnje lidhje me ndonje crregullim te organizmit,jane te parendesishme.)

Per secilen nga crregullimet ka nje shpjegim mjeksor por nuk po ndalem sepse personat e kesaj fushe i dine ose dine ku ti gjejne,kurse per te tjeret sdo ishte me shume interes mendoj

__________________
ESHTE NJE KOMPLIMENT ME I MADH TE BESOHESH SESA TE DASHUROHESH NGA DIKUSH.

Modifikuar nga NS-6 datė 17/09/2007 ora 14:17

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Shtator 2007 01:46
MARSMED nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė MARSMED Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me MARSMED (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: MARSMED Shto MARSMED nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto MARSMED nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Dr_Devil
www.Mjeksia.INFO

Regjistruar: 09/12/2005
Vendbanimi: Italy
Mesazhe: 471

Citim:
Po citoj ato që tha Vlonjati99Tave
ns6 ca je ti vlla... doktorr?



Student mjeksie si edhe ne te tjeret!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Nëntor 2007 21:38
Dr_Devil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Dr_Devil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Dr_Devil (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Dr_Devil Shto Dr_Devil nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Dr_Devil nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Straniero
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 07/12/2007
Vendbanimi: ne Toke te Allahut(s.b.w.t)
Mesazhe: 442

Cfare semundje eshte aplasia modullar

Se di se cfare semundje eshte???
Por dua ta di se cfare semundje eshte??




______
MOS E MJEKONI SEMUNDJE- MJEKOJENI NJERIUN---thenie kineze

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Dhjetor 2007 10:49
Straniero nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Straniero Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Straniero (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Straniero Shto Straniero nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Straniero nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

aplazia midulare

Cod. A21122007

atehere nese nuk gabohem semundja qe ke kerkuar eshte aplazia midulare dhe eshte nje semundje qe ka te beje me palcen kockore. fjala aplazi nenkupton mungese te ndarjeve te qelizave qe mund te vije edhe si pasoje e mungeses se qelizave qe mund te ndahen (1). kjo eshte ajo qe ndodh edhe ne kete semundje. ne kete semundje qelizat qe ndodhen ne palcen kockore te cilat do te trasformohen ne qeliza te gjakut zhduken ose zvogelohen si numer dhe si pasoje numri i qelizave te gjakut ulet mjaft. si pasoje e ksaj vijne edhe simptomat. psh infeksioni sepse kemi nje ulje te neutrofileve,lodhje ose keputje sepse kemi nje mungese te prodhit te qelizave te kuqe te gjakut,hemorragji sepse nuk kemi nje numer te mjaftueshem trombocitesh etj etj...kjo sa per te dhene idene se cfare ndodh me secilin tip qelizash qe ulet
ne kete emertim gjithsesi nuk futen rastet kur zevendesimi i ketyre qelizave behet nga qeliza kancerogjene sepse keto raste futen ne forma te tjera emertimesh si psh leucemi ose mielome ose metastaza etj...
tek format gjenetike te aplazise futet ajo qe merr emrin si sindroma e Fankonit qe eshte nje semundje ne te cilen ka nje problem ne mekanizmat e riparimit te ADN (shihni rendesine e mekanizmave te riparimit te ADN-s) dhe si pasoje shkaktohet nje problem ne rritjen e qelizave paraardhese qe pastaj do te ndahen ne neutrofile ose qeliza te kuqe te gjakut ose trombocite!
pervec kesaj semundje gjenetike ka edhe semundje te tjera jogjenetike qe mund te shkaktojne aplazi midulare sic mund te jene semundjet infektive (citomegalovirusi psh mund te jape nje problem te tille ose edhe virusi i ebstein-barrit etj) ose rrezatimet ose ilace te ndryshme
thashe qe shenjat vijne si pasoje e mungeses se nje prodhimi te mjaftueshem qelizash te gjakut. per te pare qelizat qe mungojne do te mjaftonte nje analize gjaku. per nje konfirmim dhe per te pare graden e interesimit te palces kockore mund te kryhet nje biopsi qe do te konfirmoje mungesen qelizave qe do ndahen ne qeliza gjaku (duhet me gjet i term me te shkurter per kete fjale)...

pak a shume mendoj qe keto gjera mjaftojne per te bere nje ide rreth kesaj semundjeje!me kalimin e kohes mund te shtohen te tjera gjera ne tema te ndryshme


(1)disa terma qe mund te ngaterrohen: HIPERPLAZIA dhe APLAZIA (Cod. B 17032005)

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datė 21/12/2007 ora 20:19

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Dhjetor 2007 20:02
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Straniero
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 07/12/2007
Vendbanimi: ne Toke te Allahut(s.b.w.t)
Mesazhe: 442

Hepatiti i melcise

Hepatit është inflamacion i mëlçisë. Shoqërohet me vdekje të hepatociteve. Zverdhja (ikteri) është një nga shenjat e sëmundjes dhe është pasojë e kolestazës intrahepatike. Gjithashtu shihen dhimbje barku, diarre, dobësi, mungesë oreksi, ethe. Transaminazat janë të rritura.

Hepatiti viral
1. Viruset shkaktare janë viruset e hepatitit (HAV, HBV, HCV, delta-virusi, HEV), si dhe viruse të tjera si CMV, EBV, HSV, etj.
2. Diagnoza: Bazohet në analizat serologjike dhe në rritjen e transaminzave.
3. Hepatiti A:
o a. Shkaktohet nga virusi i hepatitit A, një picornavirus i njohur si HAV (Hepatitis A Virus).
o b. Përhapet me rrugë fekalo-orale. d.m.th., infeksioni merret nëpërmjet ngrënies të ushqimeve të infektuara.
o c. Inkubacioni = 2 deri 6 javë; transaminazat rrinë të rritura për rreth 4 javë.
o d. Hepatiti A ka vdekshmëri të ulët, rrallë përparon në hepatit fulminant, dhe tek fëmijët mund të jetë krejt asimptomatik.
o e. Serologjia: Antikorpet IgM anti-HAV arrijnë kulmin në javën e parë të sëmundjes, dhe niveli i tyre pastaj ulet brenda 3 - 6 muajsh; prania e IgM kundër HAV vendos diagnozën e hepatitit A akut. Antikorpet IgG anti-HAV rrinë të rritura për shumë vjet dhe janë bartëse të imunitetit.
o f. Trajtimi i hepatitit A: Ushqim normal, pa e tepruar. Pacienti nuk duhet të pijë alkool, nuk duhet të bëjë punë të rënda, dhe duhet të shtrihet në shtrat nëse dëshiron. Pacienti duhet vëzhguar për komplikime, si dehidrim, hepatit fulminant, etj.
4. Hepatiti B:
o a. Shkaktohet nga virusi i hepatitit B, një hepadnavirus i njohur si HBV (Hepatitis B Virus).
o b. Përhapet nëpërmjet seksit, shiringave, dhe nga nëna shtatzanë tek bebja (njësoj si virusi HIV i SIDAs).
o c. Inkubacioni = 2 deri në 6 muaj. Transaminazat janë më të larta se në hepatitin A dhe rrinë të rritura për rreth 3 muaj.
o d. 1-2% e të sëmurëve bëhen bartës kronikë të virusit; përqindja është më e lartë në të sëmurët me mangësi imune dhe në fëmijët; deri në 90% e bebeve të lindura nga nënat me hepatit B bëhen bartës kronikë. Bartësit kronikë kanë rrezik të shtuar për cirrozë dhe kancer të mëlçisë. Më pak se 1% e infeksioneve akute me HBV përparojnë në hepatit fulminant (mortalitet 60%). Infeksioni me HBV mund të shoqërohet me artrit, glomerulonefrit, poliarterit nodoz.
o e. Serologjia: si antigjenet e virusit B ashtu dhe antitrupat e drejtuar ndaj tyre mund të maten: (i) HBsAg është antigjen kapsular i virusit B (Hepatitis B surface Antigen); HBsAg shfaqet para rritjes të transaminazave dhe qëndron i rritur gjatë kohës të sëmundjes; prania e HBsAg pas zhdukjes të simptomave do të thotë që i sëmuri po e bart virusin kronikisht. (ii) Anti-HBs është antitrup i drejtuar ndaj HBsAg. Antitrupat anti-HBs shfaqen pas zhdukjes të antigjenit kapsular nga serumi; shfaqja e antitrupave anti-HBs do të thotë që infeksioni u mund. Anti-HBs gjithashtu është antitrupi që shfaqet pas vaksinimit. (iii) Antigjeni HBcAg (antigjen jokapsular) nuk shihet në serum por antitrupat anti-HBc fillojnë e rriten shpejt pas shfaqjes të HBsAg. Prania e antitrupave IgM anti-HBc do të thotë që kemi të bëjmë me hepatit B akut ose me keqësim të hepatitit kronik; niveli i antitrupave IgM anti-HBc qëndron i rritur për 3 deri 6 muaj. Antitrupat IgG anti-HBc qëndrojnë të rritur për jetë pas infeksionit me virusin e hepatitit B. (iv) HBeAg është një antigjen viral që shihet vetëm në serumet që janë pozitivë për HBsAg; HBeAg është një formë e sekretuar e antigjenit HBcAg dhe prania e HBeAg do të thotë që virusi po shumëzohet me shpejtësi. Kur HBeAg qëndron i rritur për më shumë se 3 muaj shanset e kthimit në hepatit kronik rriten. Shfaqja e antitrupave anti-HBe shpesh pason zhdukjen e HBeAg. (v) HBV DNA: prania e materialit gjenetik të virusit shkon paralel me praninë e HBeAg, porse prania e HBV DNA është më sensitive dhe më specifike sesa prania e HBeAg.
o f. Trajtimi i hepatitit B: Ushqim normal, pa e tepruar. Pacienti nuk duhet të pijë alkool, nuk duhet të bëjë punë të rënda, dhe duhet të shtrihet në shtrat nëse dëshiron. Pacienti duhet vëzhguar për komplikime, si dehidrim, hepatit fulminant, etj. Barnat që mund të përdoren për hepatitin B janë interferoni alfa dhe lamivudina.
5. Hepatiti C:
o a. Shkaktohet nga virusi i hepatitit C, një virus i përbërë nga një fije acidi ribonukleik dhe i ngjashëm me flaviviruset.
o b. Përhapet me shiringa. Rreziku i transmetimit me rrugë seksuale ose nga nëna tek fetusi është i vogël. Transmetimi nëpërmjet gjirit nuk është i dokumentuar.
o c. Inkubacioni = 6 - 7 javë.
o d. Hepatiti C shpesh nuk ka shumë simptoma; transaminazat ulen dhe rriten herë pas here dhe 80% e rasteve përfundojnë me hepatit kronik.
o e. Serologjia: ELISA për antitrupat anti-HCV nuk është shumë sensitive dhe ka specicitet rreth 50%; RIBA (recombinant immunoblot assay) ka specificitet më të lartë; prania e antitrupave anti-HCV me RIBA do të thotë infeksion aktiv por nganjëherë personat RIBA-pozitivë nuk kanë HCV RNA në serum (HCV RNA matet me PCR); prania e antitrupave anti-HCV pa HCV RNA do të thotë infeksion i pasuar me shërim të plotë.
o f. Trajtimi i hepatitit C: Interferon alfa + ribavirinë.
6. Hepatiti D (agjenti delta):
o a. Virusi i hepatitit D është një virus gjysmak prej acidi ribonukleik që shkakton infeksion vetëm në praninë e virusit të hepatitit B; virusi D ka nevojë për kapsulën e prodhuar nga virusi B.
o b. Kur të sëmurët me hepatit B kronik infektohen me virusin D sëmundja mund të keqësohet shpejt, me hepatit të rrufeshëm ose me përparim të shpejtë në cirrozë.
7. Hepatiti E:
o a. Virus prej RNA-je i ngjashëm me caliciviruset.
o b. Përhapet me rrugë fekalo-orale, dhe nëpërmjet ujit të pijshëm të ndotur.
o c. Sëmundja e shkaktuar nga virusi E është e lehtë dhe nuk shkakton infeksion kronik.
o d. Tek gratë shtatzana mortaliteti i hepatitit E është i lartë (rreth 10-20%).
Hepatiti granulomatoz
1. Shkaktohet nga tuberkulozi, funget (Coccidioides, Candida, Aspergillus), sarkoidoza, brucella, rickettsia, sifilizi, leptospiroza.
2. Diagnoza: biopsi.
3. Trajtimi: Sipas shkakut: antibiotikë ose antifungalë, ose prednizon për sarkoidozë.
Hepatiti alkoolik
1. Alkooli është shkaktari numër 1 i sëmundjeve të mëlçisë në USA.
2. Shenjat/simptomat: verdhëz, eritemë palmare, kontrakturë Dupuytren, teleangiektazi, gjinekomasti, etj.
3. Diagnoza: shenjat klinike, rritja e transaminazave, AST (GOT) afërsisht 2 herë sa ALT (GPT).
4. Trajtimi: Ndalim i alkoolit; cirroza trajtohet me transplant.
Hepatiti autoimun
1. Tipi I prek gratë e reja, shoqërohet ne antitrupa ANA, anti-muskulaturë e lëmuar.
2. Tipi II prek fëmijët, zakonisht ata me prejardhje mesdhetare; shoqërohet me antitrupa anti-LKM (anti-liver-kidney-muscle, kundër-mëlçisë- veshkës-muskulit).
3. Shenjat dhe simptomat: verdhëz, etj., si në hepatitet e tjera.
4. Trajtimi: prednizon, azatioprinë.
----------------------

>>>>>>>> MATRIALI E KA BURIMIN E INFORMACIONT TJETERKUND(Nga Wikipedia)(COPY->PASTE->RREGULLOJME PAK TEKSTIN=MERITON TE LEXOHET) PO TREGOJ VETE PAR SE DIKUSH TA ZBULOJE.....ME MIRE TE TREGOJ UNE APO JO......

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Dhjetor 2007 11:06
Straniero nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Straniero Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Straniero (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Straniero Shto Straniero nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Straniero nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Straniero
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 07/12/2007
Vendbanimi: ne Toke te Allahut(s.b.w.t)
Mesazhe: 442

Semundja cirroza

>>>Semundja Cirroza


Cirroza është gjendja në të cilën përfundon mëlçia pas sëmundjeve kronike që shoqërohen me dëmtim të qelizave të mëlçisë, fibrozë, rigjenerim nodular, dhe shtrembërim të mikroarkitekturës të mëlçisë. Fiziologjikisht, cirroza shkakton pamjaftueshmëri të mëlçisë (pamjaftueshmëri biokimiko-metabolike dhe pamjaftueshmëri të qarkullimit të gjakut në mëlçi).Shkaku numër një i cirrozës është alkooli; shkaku numër 2 është hepatiti viral. Shenjat dhe simptomat e cirrozës janë pasojë e tre gjërave:
1.
o a. Pamjaftueshmëria e qelizave të mëlçisë.
o b. Hipertensioni portal.
o c. Anashkalimi i qelizave të mëlçisë që vjen si pasojë e shunteve portosistemike.

-->>Shenjat, simptomat, analizat e gjakut
1. Dobësi, lodhje.
2. Lëkura: verdhëz, teleangiektazi, eritemë palmare, purpura, ekimoza, glossit e keilozë.
3. Barku: hipertension portal, splenomegali, ascit, varice ezofageale, caput medusae, hemorroide, hematemezë, melena, hematokezi.
4. Sistemi endokrin: amenorre, impotencë, gjinekomasti, sterilitet.
5. Sistemi nervor: encefalopatia shfaqet me asteriksis, dizartri, delir, koma.
6. Analizat e gjakut: hipoalbuminemi, hipergamaglobulinemi, zgjatje e PT-së dhe e aPTT-së, transaminaza të rritura, anemi, trombocitopeni.
-------------------
MATRIALI E KA BURIMIN E INFORMACIONT TJETERKUND(COPY->PASTE->RREGULLOJME PAK TEKSTIN=MERITON TE LEXOHET) PO TREGOJ VETE PAR SE DIKUSH TA ZBULOJE.....ME MIRE APO......

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Dhjetor 2007 11:08
Straniero nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Straniero Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Straniero (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Straniero Shto Straniero nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Straniero nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

nese shkrimet kane origjine nga ndonje sit tjeter duhet te japesh origjinen,daten e publikimit si dhe autorin ne formen qe po te paraqes:

Burimi i Informacionit : emri i sitit
Data e Publikimit : data
Autori : emri i autorit ose nese nuk ka shkruaj pa autor.

keshtu mund te sigurohemi per origjinen e sakte te saj si dhe nuk kemi probleme nese thone qe ky postim eshte marre pa shenuar origjinen.

per cdo permirsim te shkrimit per nga ana grafike ose gjera te tjera mbetet detyre e imja pastaj

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Dhjetor 2007 11:26
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Straniero
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 07/12/2007
Vendbanimi: ne Toke te Allahut(s.b.w.t)
Mesazhe: 442

Unhappy

sepsis kriptogjeni

Dua te di se cfare semundje eshte sepsis kriptogjeni??? Lexoni per lidhjen e kesj semundje me nikotinen ja kodi : Cod. C05012008 ose Lajme nga Mjeksia faqe 5!!!!

__________________
Nena eshte shkolle, ne qofte se e pergatite ate ke pergatitur nje popull....... .
O All-llah meshiroi prinderit e mi, sic u kujdesen per mua ne vegjeli

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Janar 2008 18:23
Straniero nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Straniero Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Straniero (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Straniero Shto Straniero nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Straniero nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 00:32 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 16 faqe: « E parė ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekėsia > cfare semundje eshte ...?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.