Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekėsia > cfare semundje eshte ...? Vlerėsimi i Temės: 10 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 16 faqe: « E parė ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
capkenia durrsake
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 28/04/2005
Vendbanimi: ne boten e luleve
Mesazhe: 61

hmm

pershendetje miqte e mi te ketij forumi , kam nje shqetesim prej kohesh dhe spo di si ta kaloj , u be kohe qe ushqimin se ha me qef , madje ka dite qe ha nga zori dhe kjo ndodh dhe sepse kam nje gjendje ankthi qe zgjat shume dhe qe sme le te bej asgje . Jam vizituar dhe te nje neurologe duke menduar se e kam pas nga stresi po ajo me tha eshte thjesht periudhe provimesh do te kaloj dhe me dha nje lac antistres, ske asgje shqetesuese me tha.

un mund te mos kem asgje shqetesuese , po fakti qe sme le as te msoj as te ha , as te jem ne gjende te mire me ben te ndihem keq. hmm se di sa arrij te jem e qarte se e keqa eshte se askush sarrin te me kuptoj tamam.

 

ps: bera dhe analizat e gjakut dhe dola me nje mungese te vogel hekuri dhe pak anemike.(normal qe do jem anemike perderisa s ha dot) nejse phh sdi me cte bej ,,

__________________
te marresh dhe te falesh dashuri mmmm sa bukur.......

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Qershor 2009 11:26
capkenia durrsake nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė capkenia durrsake Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me capkenia durrsake (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: capkenia durrsake Shto capkenia durrsake nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto capkenia durrsake nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Ne rradhe te pare pershendetje capkene me urimin qe kjo periudhe provimesh te mbaroje sa me shpejt ne ty te kthehet oreksi ) une sjam doktoreshe por nje pjese te mire te jetes e kam kaluar neper spitale dhe kjo qe me thua ti sme duket nje "semundje(nuk shpresoj qe te jete e tille per ty ) " e panjohur te pakten per mua .
Anemia dhe mungesa e hekurit nuk vjen nga e pangrena dhe as sesa e shendoshe je sepse shikon femra te shendosha por anemike (por shkaqet me te shumta jane shkaku i nje cikli te bollshem o i nje problemi i rruazave te kuqe o dhe ajo mediterranea qe zakonisht eshte me shume tek femrat meditarraneo ku shqiperia nuk hyn )
Te keshilloj nje cikel "indovenash" hekuri ne gjak qe te sjelli pak fuqi dhe disa vitamina qe te hapin oreksin por kur ferretina eshte ne valore shume te ulta ,mos u dal thjesht ne analize normale bej nje me te specializuar si ajo "microcitosi " dhe aty shikon nga vjen kjo anemi .
Nese ti do kishe nje "atako di paniko o ne shqip "kriza frike "" besoj se neurologa do ta tregonte dhe sdo ndalej thjesht me kete ialce anti stres por gjeja me e mire eshte te flasesh me dike te mos mbash brenda cdo gje ....dhe nese kjo gje nuk iken ste kushton gje ndonje doktor me me esperience se neurologu

Modifikuar nga BIONDIA datė 02/06/2009 ora 13:14

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Qershor 2009 12:48
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BIONDIA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BIONDIA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Lela_Dr
** dream **

Regjistruar: 25/06/2004
Vendbanimi: Duke ėndėrruar
Mesazhe: 9455

Mungesa e hekurit te rruazat e kuqe nuk eshte ndonje dem i madh per shendetin, sepse edhe ne shtepine time kam persona qe vuajne nga anemia dhe mungesa e hekurit.

Normat e hukurit ne rruazat e gjakut mund t'i permiresosh per 2 muaj, duke marre nje ilac i quajtur FERROGRAD.
Ndryshe duhet te hash mish kali, shpnetka, ose melci. Ose edhe filete mishi jo te pjekur shume (gati pothuajse me gjak).
Eshte mire t'i hash 2-3 here ne jave.
Duhet te pish edhe shtryllje (leng) portokalli c'do mengjes.
Ose mund te pish Polase qe jane (sali minerali), japin fuqi sidomos per sportistes dhe nuk te lejne te jesh e debult.

Per sa i perket shijeve te ushqimeve dhe stresit per provimet, atehere kjo gjendje eshte edhe personale, sepse nuk duhet te kesh vetem situaten e mesime por dhe disa gjendje te tjera familjare ose personale qe te krijojne te tilla probleme (qe ti i quan shendetsore, por nuk jane te tilla)

Mos pretendo nga vetja me shume sec mund ti japesh, bej ate qe arrin te besh, dhe te keshilloj qe te argetohesh edhe me shoqerine, te dalesh, te besh shopping. Mos e mbaj mendjen vetem tek provimet.

Ne fillim fillo e ha gjerat qe pelqjne me shume, dhe avash avash, shto dhe ushqime te tjera.

Se pari fillo nga vetja, mos prit te te ndihmojne te tjeret kur ti vete nuk kujdesesh per veten tende.

Te gjithe kemi qene studente, por jemi munduar te mos krijojme probleme shendetsore trupit duke e forcuar me shume sec duhet.

__________________
L'ottimismo č il profumo della vita!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Qershor 2009 16:47
Lela_Dr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Lela_Dr Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Lela_Dr (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Lela_Dr Shto Lela_Dr nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Lela_Dr nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
capkenia durrsake
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 28/04/2005
Vendbanimi: ne boten e luleve
Mesazhe: 61

FALEMINDERIT

nje falenderim te vecante per bionden dhe lejlen dr. Do perpiqem te ndjek keshillat tuaja ,,,  Ne fakt lejla problemi qendron se un jam ne nje situate te mire ne pergjithsi , argetohem me shoqerine , dal po prap kjo gjendja e ankthit sme iken, dmth skam ndonje situate qe duhet te merakosem dhe per kete me vjen me teper inat, po do interesohem me teper se nga me vjen .

__________________
te marresh dhe te falesh dashuri mmmm sa bukur.......

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Qershor 2009 23:58
capkenia durrsake nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė capkenia durrsake Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me capkenia durrsake (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: capkenia durrsake Shto capkenia durrsake nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto capkenia durrsake nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

thjesht doja te beja disa pyetje:
- kur i ke bere keto analiza duke marre parasysh fundin e ciklit.
- kur thua anemike,sa jane keto vlera? nese vlerat e laboratorit jane ndermjet 11 dhe 13 psh dhe vlera eshte 10.9, nuk do shqetesohesha teper.
- prej sa kohesh ke qe oreksi te ka ndryshuar dhe sa ka ndryshuar ne krahasim me me para? cfare ka ndikuar ne kete gje?(sigurisht, stresi ka pjesen e vet por mund te jete ndonje gje tjeter me teper?)
depozitat e hekurit ne trup nuk eshte qe mbarojne sot per neser, keshtu qe per te thene qe dicka e tille vjen nga fakti qe nuk ha, duhet te kemi parasysh kohen dhe ditarin ushqimor (dhe jo vetem te nje dite te vetme).

mendoj qe pergjigja e ketyre pyetjeve mund te ndihmojne per te inkuadruar me mire situaten si dhe per te thene nese kerkohen analiza me te gjera,nese kerkohet te beje ilace etj etj.

mos harro qe femrat jane te predispozuara drejt anemise qe con ne nje ulje te hekurit. normalisht qe nje diete e ekuilibruar i zevendeson keto humbje keshtu qe nese eshte nje gje qe duhet te behet ajo eshte rregullimi i dietes.
perdorimin e ilaceve do ta evitoja dhe do ta lija vetem per momentin kur te gjitha nderhyrjet e tjera nuk kane bere fajde. mos harro qe cdo ilac ka efeket e veta anesore, keshtu qe sa me pak te perdoren (ose sa me shume te evitohen) aq me mire eshte.

te pakten ky eshte mendimi im.

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Qershor 2009 00:59
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
belga
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 01/02/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 279

pershendetje çapkenja durrsake!
shpresoj te gjesh nje rruge te drejte qe te te ndihmoje nga ana shendetsore si dhe gjithashtu te uroj suksese me provimet

respekte nga belga

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Qershor 2009 16:13
belga nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė belga Kėrko mesazhe tė tjera nga: belga Shto belga nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto belga nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
agata
idealiste

Regjistruar: 20/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

Nje vaksine kundra Kancerit te uterusit (mitres) Shpjegim dhe menyra e perdorimit.

Shfaqja e nje kanceri mbas nje infeksioni viral ose bakterien nuk eshte diçka e re. Psh: kanceri i stomakut, ne shume raste eshte si pasoje e nje mikro organizme i quajtur "helikobakter pylori" te cilen mjekesia qe prej disa viteve, fatmiresisht, eshte mesuar t'a kerkoj lokalizoj e shkaterroj.
Ne te njejten menyre shume kancer te melqise kane lidhje dhe jane si rrjedhoje e viruseve, nder kryesoret eshte ai i hepatit B, kjo ishte dhe arsyeja e krijimit te vaksines "hepatitB" qe lufton kete virus ne menyre qe ai te zhduket.
Arsyeja kryesore e kancerin te qafes se mitres, eshte nje familje virusesh te quajtur "papilomavirus". Deri me sot mjeket kishin per zakon te kerkonin anomalie (dysplazie) qe kishin te benim me prezencen e ketij virusi pergjate leximit te "frotit vazhinal" dhe te survejonin, e trajtonin ne menyre kirurgjikale, format rezistuese ose ato me shqetesuese ( dmth heqje e nje zone te uterusit). qe shpesh zhvilloheshin e jepnin kancer.
Keshtu lindi ideja e nje vaksine kundra ketij lloj virusi, e cila sot Egziston, rezultatet jane shume premtuese. Por duhet te behet e qarte kur dhe si te perdoret kjo vaksine.



Udhezimet e perdorimit
Vaksina mund te behet duke u nisur nga mosha 9 vjeçe. Por preferohet nga mosha 14 deri me 23, tek vajzat e reja, te cilat nuk kane pasur akoma maredhenie seksuale. Vaksina administrohet ne 3 here, nje inzheksion i pare intramuskulere, pastaj nje i dyte mbas dy muajsh, qe pasohet me nje inzheksion te trete mbas 6 muajsh...


Perse vaksina i eshte rezervuar ne menyre te preferueshme moshave midis 16 dhe 23 vjeç?
Vaksina behet midis moshen 16 dhe 23 vjeç per arsye te ndryshme:
Studimet qe kan dhene shume rezultat, jane bere midis ketyre moshave, pra nuk njihet dobishmeria e saj, jasht kesaj lapsi moshash.
Kjo moshe u zgjodh per arsyje se papilomavirus eshte nje semundje seksuale ngjitese. Vaksina nuk ben asnje dobi tek personat tashme te infektuar, per kete arsyje ajo eshte shume e keshilluar, para raportit te para seksual.
Studimet dhe provat, vazhdojne qe kjo vaksine te jete e mundur per mosha edhe me te "medhaja".
Vaksina nuk eviton te gjitha llojet e kancerit te mitres, per arye se ajo nuk permban te gjitha llojet e Papilomavirusit (ekzistojne me teper se 100 lloje), por permban viruset me kryesore qe jane shkaktare te kancerit te uterusit.
Kjo vaksine eshte shume efikase per te luftuar kancerin e uterusit, sepse provat kan treguar qe 98% te dysplazise jane evituar. Viruset e seleksionuara per elaborimin e vaksines jane afersisht responsabel te 70% te kancerit te mitres.
Megjithate per te qene te sigurte duhet te ndiqemi regullisht nga gjinekologu, per te evituar ndonje dysplazie, qe degjeneron nga nje forme tjeter papilomavirusi.

Mos harrojme

Akoma nuk dihet mire se sa kohe jan te mbrojtur personat e vaksinuar, per momentin jemi te sigurte qe vaksina eshte efikase per nje kohegjatesi 5 vjeçare.
Vaksina redukton ne menyre te konsiderueshme dysplazine, por akoma nuk eshte konfirmuar qe reduktimi i dysplazive do te reduktoj numrin e kancereve te mitres. Duhet te presim akoma disa vite per te arritur prova te sukseshme...

Si perfundim

Nje vaksine sikurisht shume efikase dhe e dobishme, por qe ne asnje menyre nuk perjashton vizitat gjinekologjike dhe perdorimin e prezervativit ne rast mardheniesh seksuale ku rezikohen infeksione, ose semundje te tjera seksuale ngjitese...

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Dhjetor 2009 18:09
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė agata Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė agata't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: agata Shto agata nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto agata nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Agata-1
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 18/02/2010
Vendbanimi:
Mesazhe: 69

Anemia, komplikacionet dhe kurimi

Anemia është një ndër çrregullimet më të të gjakut, që rezulton nga pakësimi, rënia e numrit të rruazave të kuqe të gjakut në organizmin e njeriut. Ky lloj çrregullimi mund të sjellë probleme të pariparueshme shëndetësore, si rezultat i uljes se nivelit të hemoglobinës në rruazat e kuqe, e cila është një ndër komponentët përbërës më të rëndësishëm të rruazave të kuqe të gjakut, që bën transportimin e oksigjenit në të gjitha indet e organizmit. Komplikacionet e shkaktuara janë të shumëllojshme.
Shkaktarët e anemisë janë të shumtë, por ndër më të rëndësishmit mund të veçohen si: Shkatërrimi i tejskajshëm i rruazave të kuqe, humbja e gjakut si pasojë e shumë faktorëve, prodhimi dhe rigjenerimi i pamjaftueshëm i rruazave të kuqe të gjakut, etj.
Por anemia rrjedh edhe nga shkaqe të tjera përveç këtyre që përmendëm më lart, siç janë: Çrregullimet e trashëguara në organizmin e njeriut, kequshqyerja, si mungesa e hekurit dhe vitaminave, infeksionet e ndryshme, prezenca e disa kacereve, ekspozimi ndaj medikamenteve toksike.
Anemia shfaqet në disa mënyra, disa prej të cilave përshkruhen më poshtë.
Anemia hemolitike
Anemia hemolitike vjen si rezultat i shkatërrimit të parakohshëm të rruazave të kuqe të gjakut. Jetëgjatësia e rruazave të kuqe normale mund të shkojë deri në 120 ditë, por në rastin e anemisë hemolitike, kjo jetëgjatësi shkurtohet deri në 25 % të jetëgjatësisë normale. Në këtë rast, indi kockor që prodhon rruazat e kuqe nuk është në gjendje që të plotësojë nevojat e indeve të ndryshme të organizmit me rruaza të kuqe.
Anemia hemolitike e trashëguar
Ka disa lloj anemish hemolitike të trashëguara, si: Sickle Cell anemia, talasemia, deficienca, mangësia e një enzime të quajtur G6PDHG (Glukoze-6-Fosfato-Dihydrogjeneze).
a) Sickle Cell anemia
Është një nga format më të ashpra të anemisë që mund të gjendet kryesisht tek popullsitë me prejardhje afrikane, por mund të prekë gjithashtu edhe popullsitë me prejardhje kaukaziane, arabe, indiane dhe mesdhetare. Në këtë rast, hemoglobina krijon një formë tejet të papërshtatshme gjatë procesit të shpërndarjes së oksigjenit, duke bërë kështu që ajo të ketë krijuar një formë anormale. Kjo çon në shkatërrimin e parakohshëm të rruazave të kuqe të gjakut dhe ulje të nivelit të hemoglobinës nga ana klinike.
b) Talasemia
Kjo është një formë anemie që prek kryesisht popullsitë me prejardhje mesdhetare, në veçanti dhe ato afrikane e jug-perëndimore aziatike. Kjo formë e anemisë karakterizohet nga rruaza të kuqe anormale dhe jetëgjatësi të shkurtër të tyre. Rezultojnë dy lloj talasemish: Talasemia major dhe ajo minor. Që të dyja shkatërrojnë rruazat e kuqe të gjakut, por talasemia major është më e ashpër, duke bërë që hekuri i ndodhur në gjak, të depozitohet në lëkurë dhe organet vitale të organizmit.
c) Mungesa e G6PDHG
Mungesa e G6PDHG prek kryesisht popullsitë me prejardhje afrikane, por në të njëjtën ka rezultuar që të prekë dhe grupe të tjera popullsish. Në këtë rast, rruazat e kuqe mund të mos prodhojnë sasi të mjaftueshme të kësaj enzime të rëndësishme ose sasia e prodhuar rezulton të jetë anormale.

Disa këshilla të nevojshme për anemikët

1- Lodhje, takikardi, zbehje janë simptomat e anemikëve.
2- Anemikët duhet të konsumojnë fruta më vitaminë C.
3- Anemikët duhet të konsumojnë spinaq dhe barëra jeshile.
4- Anemia zakonisht kurohet me metoda të zakonshme, si ilaçet.
5- Fiku, shalqiri dhe luleshtrydhja, efikase për të trajtuar
aneminë.
6- Anemia shkaktohet si pasojë e një ushqimi të keq.
7- Anemikët duhet të pinë 150 gram lëng karotash në ditë.
8- Çajin, kakaon dhe kafen duhet t’i marrin tri orë përpara se të hanë, pasi ndryshe vështirëson tretjen.

Anemia e rruazave të kuqe të gjakut
Kjo lloj anemie mund të shkaktohet nga humbja e madhe e gjakut si pasojë e një dëmtimi, operacioni apo edhe moskoagulim të rregullt të gjakut. Anemia e shkaktuar nga prodhimi i pamjaftueshëm i rruazave të kuqe të gjakut vjen si shkak i paqëndrueshmërisë së indit kockor në prodhimin e mjaftueshëm të rruazave të kuqe të gjakut, në mënyrë që të plotësojë nevojat e indeve të organizmit. Kjo mund të vijë si rezultat i pranisë së disa lloj kanceresh në organizmin e njeriut apo edhe nga sëmundje të ndryshme kronike. Anemia ndodh edhe në rastet kur organizmi nuk është në gjendje të prodhojë eritrocite, rruaza të kuqe, të shëndetshme si rezultat i mungesës së konsiderueshme të hekurit në sistemin e qarkullimit.

Shenjat dhe simptomat e anemisë
Nëse dikush është i prekur nga anemia, ndër shenjat më të mundshme dhe më të zakonshme mund të jenë: Zbehja e lëkurës, skuqje jo normale e buzëve dhe krijimi i një shtrati tek thonjtë. Mund të përmendim gjithashtu edhe gjendjen e lartë të irritimit, lodhjen fizike, marrje mendsh dhe takikardi, rrahje e shpejtë e zemrës. Ka edhe shenja apo simptoma të tjera të cilat janë më tepër për t’u trajtuar në rrugë klinike dhe nuk mund të dallohen lehtësisht. Ka disa raste të prekjes së grupeve të ndryshme nga mosfunksionimi si duhet i disa proceseve fiziologjike dhe kimike. Çdo pacient ka të veçantat e veta dhe kërkon një shpjegim fiziologjik dhe klinik të ecurisë së sëmundjes që nga parandalimi, fillimi, shfaqja dhe në fund trajtimi me medikamentet e duhura.

Diagnostikimi dhe kurimi i anemisë
Në shumicën e rasteve diagnostikimi i kësaj patologjie ndodh pasi të jenë kryer një sërë testesh të përbërjes së gjakut, siç mund të jetë testi i përbërjes së gjakut, duke përfshirë këtu të gjithë komponentët e tij. Trajtimi varet direkt në llojin dhe shkakun e anemisë. Zakonisht trajtimi fillon me ristrukturimin e niveleve të hekurit në gjak, që mund të çojë në degjenerim të sëmundjes. Gjithashtu edhe mungesa e acidit folik dhe vitaminës B12, që të dyja këto komponentë të rëndësishëm të gjakut në procesin e koagulimit. Trajtimi mund të realizohet me transfuzion të rruazave të kuqe të gjakut të marra nga një donor, heqja dhe transplantimi i shpretkës ose trajtimi me ilaçe që mbrojnë qarkullimin normal të rruazave të gjakut brenda sistemit të qarkullimit.

Si ta kurojmë aneminë me bimë mjekësore
Përvoja ka treguar se edhe kurat popullore kanë dhënë rezultate të shkëlqyera në shërimin e shumë sëmundjeve. Disa prej kurave të përgatitura me bimë mjekësore përdoren edhe për shërimin e sëmundjes së anemisë ose pagjakësisë. Anemia vjen shpesh pas një gjakderdhjeje të madhe dhe të fuqishme, mirëpo çrregullime mund të vijnë edhe si pasojë e ushqimit të dobët dhe të keq. Të sëmurët anemikë duhet të konsumojnë ushqime të shumëllojshme dhe të pasura me hekur, si mish, peshk, shpretkë, vezë, perime, fruta etj. Lëngu i shalqirit dhe mjalti ndihmon për të luftuar sëmundjen. Pirja e tri lugëve të vogla në ditë nga masa e përftuar me shalqi, karafil dhe sheqer është një kurë e mirë për të luftuar aneminë. Kjo kurë ndihmon për të trajtuar aneminë në kushtet e shtëpisë.



Burimi: Tirana Observer

__________________
Njerezit mendojne qe gjenite jane personat me te lumtur, ama nuk marrin parasysh qe ata duhet te merren gjate gjithe kohes me injorante!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Mars 2010 16:17
Agata-1 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Agata-1 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Agata-1 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Agata-1 Shto Agata-1 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Agata-1 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Straniero
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 07/12/2007
Vendbanimi: ne Toke te Allahut(s.b.w.t)
Mesazhe: 442

Semundjet reumatizmale

dua te dij per sem. reumatizmale dicka:
siptomat, diganistikimi,terapia, sa ndihmon Ca dhe banjat ujore te ngrohta ne zbutjen se semundjes cfare duhet te bejm si pacient nese jemi diagnostikuar me semundje te ketille para nje jave.dmth cka nese semundja eshte ne fazen fillestare. cka duhet te bejem ne semundjet reumatizamle qe semundja te mos zhvillohet edhe me teper....dua te dij cdo gje...

__________________
Nena eshte shkolle, ne qofte se e pergatite ate ke pergatitur nje popull....... .
O All-llah meshiroi prinderit e mi, sic u kujdesen per mua ne vegjeli

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Nëntor 2010 13:47
Straniero nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Straniero Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Straniero (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Straniero Shto Straniero nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Straniero nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Straniero
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 07/12/2007
Vendbanimi: ne Toke te Allahut(s.b.w.t)
Mesazhe: 442

Herniet e diskut lumbal

Herniet e diskut lumbal edhe per ket lloj te hernise dua te dij cdo gje, pse ndodh, mjekimi, si dhe cka ndihmon qe te parandalohet ose te zbuten siptomat e kesaj semundje. sa eshte e sukseshme kirurgjia ne kete rast a ka pasoja

__________________
Nena eshte shkolle, ne qofte se e pergatite ate ke pergatitur nje popull....... .
O All-llah meshiroi prinderit e mi, sic u kujdesen per mua ne vegjeli

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Nëntor 2010 13:54
Straniero nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Straniero Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Straniero (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Straniero Shto Straniero nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Straniero nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:54 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 16 faqe: « E parė ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekėsia > cfare semundje eshte ...?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.