Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekėsia > cfare semundje eshte ...? Vlerėsimi i Temės: 10 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 16 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
~Enigme~
Simplexity

Regjistruar: 08/10/2005
Vendbanimi: My soul
Mesazhe: 4073

gjendrra e timusit

Cod. C24042006

Amoxil me sa mbaj mend nga leximet thymus (ku nuk e di perkthimin ne shqip dhe shpresoj NS-6 apo agata apo ndonje tjeter te ndimoje ne kete aspekt) eshte emertuar si nje organ paresor limfatik sepse eshte i interesuar me prodhimin e lymphocytes (nje nga tipat e qelizave te bardha leukocitet). Pra rruazat e bardha derivojne nga palca e kockave dhe nga gjendrat limfatike, e keto ndahen ne tipe te ndryshme, sipas funksionit qe kane. Zhdukja e ketij organi qe perfundon plotesisht ne moshen 30 vjecare dhe pakeson prodhimin e qelizave te reja te quajtura lymphocyte qe permenda me siper nuk demton imunitetin pasi keto jetojne gjate dhe riperterijne.

__________________
Fillimi i nje ngjarje, ku shpaloset ne kohe por lind jashte asaj, eshte njekohesisht perfundimi.

Modifikuar nga NS-6 datė 11/04/2007 ora 22:27

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Prill 2006 22:49
~Enigme~ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ~Enigme~ Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ~Enigme~ (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė ~Enigme~'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: ~Enigme~ Shto ~Enigme~ nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ~Enigme~ nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

epilepsia dhe te rejat e fundit rreth saj (2)

Cod. A28042006

Ne fillim u mendua qe mund te ishte nje prodhim ose nje leshim i nje sasije me te vogel te GABA-s(acidi gama- glutamil butirriku),qe eshte neuropercuesi kryesor bllokues ne sistemin e trurit(eshte i njejti qe mban edhe prolaktinen psh nen bllokim derisa te vije koha qe lind femija dhe me pas heqja e kesaj ben ne leshimin atij hormoni qe fillon te veproje tek gjijte e femres dhe te beje te mundur te arrije qumshi per femijen), dhe leshimi i GABA-s nga ana e qelizave bllokuese, aktivizonte receptoret e neuronit shenjester duke ulur mundesine qe ky te filloje nje impuls te ri nervor.
Rezultatet e gjetura treguan qe bllokim nuk eshte shume efikas duke qene se receptori i GABA-s humbte sensibilitetin kur aktivizohet ne menyre te vazhdueshme dhe prandaj hipereksitimi i qelizes shenjester nuk bllokohet gjate shkarkimit epileptik.
Kjo mund te tregoje edhe pse nuk arrijne ilacet ndryshme te veprojne,aftesia te e cilave ka qene rritja e sasise se GABA-s. Por ky rezultat ishte edhe me i rendesishem per faktin se duke bllokuar disa enzima si fosfatazi qe ndodhet ne qelizat nervore mund te arrihet riaktivizimi i ketyre receptoreve.

Ne shume raste epilepsia sic e thashe shoqerohet me tkurrje ose me moskoordinim te muskujve. Nje person epileptik mund te jete duke ecur dhe papritur te bie ne toke duke qene se peson nje krize te momentit. Per diagnozen ne fillim behet analiza objektive ku personit i kerkohet te beje veprime te thjeshta por qe kane aftesine te tregojne me perafersi se cila eshte zona qe eshte e prekur...veprime si psh te hape krahet dhe duke i afruar ne qender te mundohet te vendose 2 gishta drejt njeri tjetrit,ose te mbaja duart ne nje lartesi te caktuar.

Pastaj ajo qe zbulon detajet me te medha te zones dhe dimensionet e saj eshte elektroencefalograma. Kjo tregon edhe nese kemi te bejme me nje epilepsi me shume burime (multifokolare) si dhe sa shkarkojne ato dhe ne nje fare menyre japin edhe idene nese eshte forme e kurueshme ne menyre kirurgjikale apo jo.

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datė 11/04/2007 ora 22:29

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Prill 2006 23:32
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
agata
idealiste

Regjistruar: 20/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re thymus.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 347 herė.

Cod. B28042006

Citim:
Po citoj ato që tha amoxil
Kush di të më shpjegoj ndonjë gjë mbi thymus=fjalë anglishteje.....


Pershendetje Amoxil..
Sikurse e keni lexuar edhe vete ne internet, Thymus, eshte nje gjender e vogel qe ndodhet ne kraharor dhe luan nje rol te madh ne mbrojtjen e rezistencen se organizmit ndaj infeksjoneve te ndryshme.. Sikurse e ka shpjeguar edhe Enigma, ndihmon ne pjegurine e rruazave te bardha, dhe ndarjen e tyre.. (limfocite T ose B)
Kjo gjender zvillohet shume ne vitet e para te jetes dhe pastaj me kalimin e kohes zvogelohet shume, duke luajtur me teper rolin e rezervave proteinike...
Por ne cdo moshe, kjo gjender mund te jete origjine e Thymome, (tumor i thymus) i rezikshem ose jo...

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Modifikuar nga NS-6 datė 11/04/2007 ora 22:30

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Prill 2006 11:22
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė agata Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė agata't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: agata Shto agata nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto agata nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shen_lleshi
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 29/01/2006
Vendbanimi: ne Toke
Mesazhe: 38

Tuberkulozi

Cod. B11062006

10 fakte tragjike rreth tuberkulozit


Nga Adriatik Daku, Ankara

1- HIV/SIDA, Tbc dhe malaria shkaktojne vdekjen e 6 million njerëzve çdo vit, afersisht rreth 2 million vdekje shkaktohen nga Tuberkuloza.

2- Tbc është sëmundje e kurueshme por fatkeqësisht është shkaku i vdekjes te 5000 personave ne dite.

3- Tbc konsiderohet si semundje e te varfeve, pothuajse te gjithe vdekjet nga Tbc ndodhin ne vendet e prapambetura, duke ndikuar me shume ne moshen e re ne vitet me produktive te jetes tyre.Tbc pergjithesisht ndikon njerezit me delikat, sic jane ata te kequshqyerit dhe te varferit ekonomikisht.

4- Tbc konsiderohet si nje vrases kryesor ne pacientet e infektuar me HIV qe jane me sistem imunitar te supresuar; ¼ e nje million vdekjeve nga Tbc ka lidhje te dretperdrejte me HIV- dhe me shume ne Afrike.

5- Incidenca globale e Tuberkulozes vjen duke u rritur cdo vit me 1 % si rrjedhoje e rritjes se shpejte ne Afrike; ndihmat dhe sakrificat e bera intensivisht po ndihmojne ne stabilizimin e semundjes ne rajonet e tjera.

6- Rreth 2 miliard njerez – nje e treta e popullsise botes- figurojne te infektuar me Bacillus Tuberculosis. 1 ne cdo 10 persona i infektuar me Tbc do te semuret duke u shendrruar ne Tbc aktiv gjate gjithe jetes, personat e infektuar me HIV permbajne nje risk shume me te madh.

7- Tuberkuloza eshte ngjitese dhe perhapet me ane te ajrit; n.q.s nuk mjekohet, cdo person mbartes aktiv mesatarisht shkakton infektimin e 10-15 perosnave tjere.

8- Tuberkuloza konsiderohet si nje pandemi mbareboterore dhe shkallen e rekordit me te larte per capita e mban Afrika (29% te te gjitha rasteve), gjithashtu gjysma e te gjitha rasteve te reja
perfshin 6 vende Aziatike—Bangladeshi, Kina, India, Indonezia, Pakistani, dhe Filipinet.

9- Afersisht 9 million raste te reja qe u demonstruan ne vitin 2004- 80 % te cilave jane ne 22 vende.

10- Multidrug-resistent TBC (MDR-TBC) perkufizon nje forme te Tbc e cila nuk jep efektshmeri me trajtimin e ilaceve standarte. MDR-TBC eshte prezent pothuajse ne 109 shtete momentalisht te vezhguara dhe te kontrolluara nga WHO (Organizata Shendetit Boteror) dhe
partneritetet e saj.

Modifikuar nga NS-6 datė 04/03/2007 ora 00:09

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Qershor 2006 22:11
shen_lleshi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shen_lleshi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shen_lleshi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shen_lleshi Shto shen_lleshi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shen_lleshi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
~Enigme~
Simplexity

Regjistruar: 08/10/2005
Vendbanimi: My soul
Mesazhe: 4073

Prospagnosis!----Te njoh une ty?

Cod. A17072006

Imagjinoni te mos dalloni fytyrat e femijeve tuaj akoma dhe fytyren tuaj. Kjo semundje ne anglisht quhet prospagnosis qe do te thote verberi e fytyres. Ky cregullim mendohet sipas nje shkencetari gjerman qe publikoi rezultatet ne American Journal of Medical Genetics se eshte nje cregullim i trasheguar.  5 milion vuajne nga ky cregullim vetem ne amerike. Per shumicen nuk eshte veshtiresia thjesht tek dallimi i fytyres por me shume njohtia e te njejtave tipare. Gruter dyshon qe ky cregullim shfaqet nga nje difekt e nje gjeni dominant keshtu qe nqs nje prind e ka cdo femije ka 50 % shans per ta trasheguar. Zona (lobe) Temporal-e dhe occipital-e perfshihjne njohtjen e fytyres pra ky cregullim ka nje demtim ne keto zona.

__________________
Fillimi i nje ngjarje, ku shpaloset ne kohe por lind jashte asaj, eshte njekohesisht perfundimi.

Modifikuar nga NS-6 datė 11/04/2007 ora 22:31

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Korrik 2006 00:59
~Enigme~ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ~Enigme~ Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ~Enigme~ (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė ~Enigme~'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: ~Enigme~ Shto ~Enigme~ nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ~Enigme~ nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

E hengert mortja kte faqen e bardhe. Kisha shkruar nje derr mesazhi dhe me iku padashje. Hajt meeee. Prosopagnosia nuk e dija qe eshte gjenetike. Zakonisht vjen si rezultat i demtimit te pjeses se poshtme te lobit temporal (sidomos te hemisferes se djathte). Ka patur raste qe deficiti eshte shfaqur ne paaftesi per te njohur kafshet, sic ishte rasti i nje bariu diku nga Anglia. Mesa di une prosopagnosia eshte problem qe ndodh rralle.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Korrik 2006 05:34
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

o fajtor,po pate durim me e shkrujt prap...
une kam degjuar qe ne zonen temporale eshte nje zone posacerisht per njohjen e fytyrave.interesante ato qe keni shkruajtur...nuk kisha degjuar ndonjehere per prospagnosis-in!

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Korrik 2006 12:36
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Cod. B18072006

Pak a shume mendohet qe kjo zone te jete ne pjesen e poshtme, diku ne fusiform gyrus. Pjesa me e madhe e rasteve kane patur demtime ne kete zone. Sic e thashe eshte interesant rasti i nje bariu qe nuk njihte kafshet e veta, kur para demtimit i njihte shume kollaj.

Cfare eshte qeliza e gjyshes?
Nje prej debateve me interesante mbi organizimin e trurit eshte nese funksionet jane te lokalizuara apo te shperndara. Nga njera ane mendohet se funksionet mund te lokalizohen kollaj, nga ana tjeter funksionet mendohen si te shperndara krejtesisht, prandaj nuk mund te lokalizohen fare. Te dyja keto ide nuk jane 100% te sakta, sepse disa funksione jane zbuluar ku gjenden dhe te tjera jo. Per shembull nuk njihet nje zone e dashurise, por njihet zona e te folurit.
Shikimi eshte nje nga funksionet me te studjuara dhe rruget e shikimit njihen shume mire deri ne nivelet e larta. Por sesi kombinohen format deri ne njohjen e nje objekti ose fytyre nuk dihet tamam. Disa shkencetare kane hedhur idene se format kombinohen bashke per te perfunduar ne nje qelize te vetme qe i pergjigjet nje personi ose objekti. Pra ideja eshte qe ekziston qeliza e gjyshes, e cila po te stimulohet ne menyre artificiale do sjelle vizionin e gjyshes.
Megjithese kjo ide nuk eshte pranuar nga studjuesit, duhet permendur se gjate disa nderhyrjeve kirurgjikale pazientet kane treguar se kane pare objekte apo persona te caktuara. Kini parasysh qe nderhyrjet ne tru behen shpesh me anestesi lokale dhe truri stimulohet per te hetuar reagimin e pacientit.

Tani qe ta mbyllim tamam, po ju tregoj nje deficit interesant, per te cilin kisha shkruar dje por u fshi.

Ekistojne paciente (te rralle) qe nuk arrijne te perceptojne levizjet. Nje grua me kete problem tregon se nuk mund te kuptoje levizjet e makinave. Nje cast makina i duket larg, dhe castin tjeter afer. Per njerezit normale eshte e pamundur te mendohet nje problem i tille. I vetmi krahasim qe mund te bej jane filmat me kukulla si king-kongu qe levizjet i ka si te copetuara. Ky deficit vjen zakonisht nga demtime te pjeses parietale superiore. Ne fakt ne kete zone perfundojne rruget e shikimit qe kane te bejne me levizjet, te cilat per cudine e shume veteve fillojne qe ne sy te ndara. Pra rruget e shikimit jane te ndara ne dy rryma, njera e specializuar per levizjet dhe tjetra per format. Rruga e levizjeve perfundon ne pjesen e siperme te trurit (lobi parietal), ndersa tjetra ne pjeset temporale inferiore. Prandaj prosopagnosia dhe deficiti i shikimit te levizjeve jane probleme komplementare te rrymave te ndryshme.


Tani, qe ta bejme me interesante, kush do na spjegoje lezetshem cfare eshte neglecti? Se kjo eshte vertet per te qeshur dhe per tu lexuar me kuriozitet. Te filloje njeri se e ndihmoj une me pas.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Modifikuar nga NS-6 datė 11/04/2007 ora 22:32

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Korrik 2006 00:07
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

fajtor,me ate qe po me thua ti...dmth ai rasti i deficitit...une kam lexuar nje tjeter interesant...ate qe njera ane e trurit e kryen nje veprim kurse pjesa e tjeter nuk e kupton se pse po e kryen...e gjitha vinte si pasoje e nje problemi ne ate qe quhet trupi kalloz qe ndodhet ne ndarjen e madhe te hemisferave dhe qe percon te gjitha fijet qe jane te nevojshme per te pasur nje sinkroni te veprimeve ne te dy hemisferat...jam mahnit kur e kam lexu ...vertete qe truri i njeriut eshte nje bote gati gati komplet e panjohur...keto vitet e fundit qe po arrihen te behen disa zbulime,fale aparaturave te fundit si PET ose Rezonanca Magnetike funksionale...

per ate termin qe po thoje,une nuk e kam degjuar ndonjehere deri me sot......por me bere kurioz te kontrolloj...enigem,ku je moj?hajd filloje ti e para,qe te vazhdoje fajtori pastaj

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Korrik 2006 00:24
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Cod. C18072006

Po, prerja e trupit kalloz sjell efekte shuuuume interesante. Por keto gjera nuk jane dhe aq te reja, dihen prej kohesh. Nje person me hemisfera te ndara nuk bie fare ne sy ne jeten e perditshme por ne disa raste ka deficite qesharake. Nese i jep disa shkopa ne doren e majte nuk arrin te thote sa jane por nese ja jep ne doren e djathte thote numrin tamam. Nese i prek gishtin e mesit dhe i thua te preki te njejtin gisht ne doren tjeter nuk arrin ta beje. Etj etj. Lexuesit te kene parasysh qe trupi kalloz nuk para demtohet vete per te arritur ne keto simptoma. Zakonisht jane nderhyrje kirurgjikale qe e presin komplet per te evituar kalimin e epilepsise ne hemisferen tjeter. Sidoqofte kjo praktike nuk e di a perdoret akoma. Edhe po u perdor eshte shume e rralle.

Modifikuar nga NS-6 datė 11/04/2007 ora 22:33

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Korrik 2006 00:31
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 09:03 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 16 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekėsia > cfare semundje eshte ...?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.