Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Shqiperia, traditat kulturore > Turizmi eshte e ardhmja e Shqiperise…
Gjithsej 24 faqe: « E parė ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
DORALBANI
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 17/09/2005
Vendbanimi: Londer
Mesazhe: 90

Re: Turismi eshte e ardhmja e Shqiperis…

Citim:
Po citoj ato që tha agata
Shiperia eshte nje vende shume i vogel, por me nje pozite gjeografike interesante…
Shqiperia nuk eshte pluhuri i ballkanit, por vendi ku takohet e tashmja me te shkuaren e illirianeve, vendi, qe shernon qyteterimin e mesdheut ashtu si greqia, vendi i kryqezimit, midis vendeve orientale e oksidentale..
Shqiperia nuk eshte vendi me i varfen ne evrope, por « nje vend i pasur, i varferuar »,
Viktime e fqinjeve te saj…, e fuqive te medha…, dhe e vetvetes…


Shqipria eshte nje vende qe ka nje bregdet mahnites, shum natyral e pak te eger, çdo gje eshte origjinale…, gjithashtu shqiperia ka nje pasuri patrimuan…, nje prejardhje e kulture te lashte, qe vertetohet nga qyteterimi ilirjan…pershembull..
· Kemi qytetin e Sarandes qe ka Butrintin qe eshte ndertuar rreth shekullit IV deri V te eres sone, dhe brenda Butrintit kemi mure qe jan ndertuar para heres sone…
· Kemi Himaren nje fshat i mrekullushem i pasur me kisha, Shen Panaja, Shen Todhri , Shen Nikola…
· Kemi Vloren ku ndoshet e ashtuquajtura, Uji i ftohte…, nje xhami e ndertuar qe nga 1542 e quajtur xhamia e Muratit, dhe Manastirin e Shen Marie Zvernec..
· Kemi Duresin dhe Amfiteartin e Apollonise, qe eshte ndertuar rreth shekullit II te eres sone…
Keshtu do vazhdoja akoma duke permendur Krujen, Beratin e te tjere…duke permendur origjinalitetin e . arshitektures shqiptare nje ndrethurje midis artit katolik e asaj islamik…

Por edhe pse egzistojne te gjitha keto, shqiperia mbetet nje vende i pa njohur per turistat…
Torizmi ka shume veshtiresi te zhvillohet ne shqiperi sepse qeferia shqiptare nuk e kultivon kete produkte, qe mund te behet lokomotiva e ekonomose shqiptare…
Turqia psh, nxjerr nga turizmi 30% e te ardhurave vjetore…por edhe kontribon ne zhvillimin e saj.

Qeferitaret tane thone, qe kurba e grafikut eshte ne rritje nga viti ne vit, ato thone, qe shqiperia ka nje numer prej 18 000 turistash çdo vit..
Kjo shifer me duket pak absurde sepse mendoj se te vetmit turiste, qe shkoj ne shqiperi, jan refugjatet, qe jetojne jashte shqiperise..
Nuk mendoj se ndonje turiste do te kishte deshire te udhetonte ne rruget tone, qe te vrasin brinjet e te prishin makinen…
A ka shteti jone nje buxhet qe ti kushtohet zhvillimit te turismit… ?
Kur politikanet tone thone qe, turismi eshte ne rritje nga dita ne dite, pse nuk kontribojne ne infrastrukturen e saj.. ?

Shqiptaret qe jetojne ne shqiperi, preferojne ti bejne pushimet ne Mal te Zi apo Turqi, sepse mendojne, se eshte me paster dhe me lire se sa, po ti kalojne keto pushime ne Sarande apo Himare…

« un aty kam gjetur nje histori shum te pasururuar
kujtime shum te bukura, krejtesisht te shkateruar… » Ismail Kadare



Me fal Zonje por a e keni Konsideruar Kulturen, ambjentin social, dhe ketu se kam fjalen aspak per mjedisin konkret por ate kulturor.

Kompetitiviteti eshte shume i ashper pasi eshte nje investim i thjesht dhe i ulet ajo ne turizm, por ambjentet sociale, shoqeria, kultura per cfare do te vinte njeri ne Shqiperi?!
Ne jo vetem qe skemi ambjented (ndertimet, ujin e paster, dhe te rrjedhshem dritat) por ambjenti social eshte per te ardhur keq!

Ne nuk konkurojme dot per ofrimin e ndonje experience kulturore!

Ne do te mund ti ofrojme njerezve ai tip hasmlliku, qe ti gjej belaja ke te vije!
Ne vete kur te shkojme e kemi me kujdes edhe kaq shume ja heqim te drejtat njeri tjterit saqe edhe per te shkuar ne ndonje klub apo disko duhet qe te jesh cift!?

AShu kush vjen i ka prish leket kot!

Une erdha vitin qe shkoi,
njerezit per mendimin tim, kot qe dilshin neper klube, se vetem me njeri tjterin folshin edhe su perzinin me njeri!
Per ket lloj eksperience skam nevoje as une asnjeri!
Ne turizmin minimal njeri shkon ne Spanje edhe ja kalon 100 me mire edhe po te jesh Shqptar, po te kesh me shum shkon ne vene te tjera!
NE Shqiperi eshte harxhim lekesh!
Edhe per ket se ka fajin Qeveria, por kultura dhe menura jone e varfer sociale e jeteses!


Per kete nuk dpo perpiqem une qe te te bind, per kete jane mese te bindur vete investuesit, dhe prandaj nuk vijne edhe investojne, u bo kaq kohe!

NEse ke ai lloj informacioni jetik ti apo kushdo mund te me e-mailni tek dalmatica78@msn.com

__________________
Zgjohu nga gjymi dallendyshe apo SHQIPONJE!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Prill 2007 20:56
DORALBANI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė DORALBANI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me DORALBANI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: DORALBANI Shto DORALBANI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto DORALBANI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
DORALBANI
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 17/09/2005
Vendbanimi: Londer
Mesazhe: 90

Turizmi

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Me duket se patriotizmi thjesht modifikon realitetin. Ketu eshte folur per investimet gjermane ne Majorka, dhe eshte krahasuar Vlora me te. Kjo eshte thjesht teori, por turizmi behet ne praktike. Tek e fundit Dubai ishte nej shkretetire anes detit dhe u be perle boterore. Tek investimi rrotullohet gjithe puna. Si mund te ndertohet Vlora kur investimet i bejne vetem vendasit. Por edhe sikur te ndertohet beni gabim nese mendoni se mjafton bukuria per te terhequr nejrezit. Turzimi eshte art me vete dhe duhet pranuar me gjithe investime dhe fluks te huajsh. Vlonjatet nuk jane gati nga kjo ane edhe pse jane per tu admiruar per nacionalizmin e tyre. Kur shkon ne Vlore humbet 20 minuta per tu futur ne qytet sepse vlonjatet bejne xhiron me makine tek korisa e mesit. Nderkaq, kur Rudina Xhunga beri nje emision mbi turizmin 3 vjet me pare, nje nga vlonjatet u shpreh keshtu per turistet "une u ve pjaten pare, po deshen te hane, po s'deshen mos hane, nuk do u lepihem turisteve une". Ky eshte koncepti qe le turizmin prapa ore e minut. Pa llogaritur qe (me thene te drejten) ne Vlore ashtu si ne qytete te tjera akziston nje maskilizem i forte, me gra qe mbyllen neper shtepia (i kam pare me syte e mi) dhe diskoteka qe duhet te shkosh i shoqeruar. Nje nga faktoret me terheqes ne turizem eshte seksi. Nese femrat ruhen nga vellezerit dhe baballaret si te ishin robinja eshte e pamundur qe te ndertohet nje ambjent i hapur dhe i zhvilluar turistik.

Dmth shkurt hesapi, te flasim ne teori dime te gjithe, por praktikisht kush ben pushimet ne Shqiperi ose ne Vlore pohon me plot gojen se eshte bukur, por ka hedhur parate dem. Me po aq leke sa harxhon ne Vlore mund te shkosh ne Egjipt dhe te shohesh boten me sy ne hotele me 5 yje. Turizmi nuk behet me nacionalizem por me organizim dhe mikpritje nga vendasit. Dhe pa investim nga jashte nuk ka si te ndertohet as Vlora dhe as Shqiperia, kshtu qe Kakomeja dhe Vlora duhet te pranojne investimin e huaj per hir te zhvillimit turistik.



Keto qe the une i mbulova tek pergjigja ime e pare.
Eshte e njejta teme!

Nga pikepamja e marketingut dhe cfare ne premtojme jemi shume poshte!

Do tja arrijme?
As vete nuk e di nese ai eshte me te vertete nje gol qe ja vlen per ta arritur, pasi ajo kerkon nje liri seksuale, qe afron shume afer me korrupsionin seksual!
Dmth qe heret apo vone po ta kesh ket turizm qe thoni ju Shqiptaret e jugut do degjenerohen!

Shqiptaret ket nuk do ta lejojne se shyqyr Zotit dime me luftu!
keshtu dhe kete e dine fare mire te Huajt dhe per kete arsye nuk investojne pasi ato nuk do te deshironin qe te rrezikonin parat e tyre.
Ti ke Turqine? Asnjeri nuk shkon ne Turqi per turizm, pervec familjarve qe jane te ngordhur edhe kursejne edhe 5 lekshin.

Per mendimin tim, ne si Shqiptar duhet te shikojme cilat jane forcat tona dhe te punojme aty per ti mprehur. dhe per ti zhvilluar keto!

Turizmi nuk eshte dhe nuk ka ndonje te ardhme te afert.
Do vij po do vij ngadale dhe nuk do te jete menyra jone!

Mos ju them qe kto dune droge edhe orgji!
Edhe kur te te vijne aty do dune me dale lakuriq edhe me e bo aty ne rruge?
A e lejojne ket vlonjatet?
Se besoj!

Po sherret qe gje anej , kje Shqiptar edhe rreziko edhe pse ja di zakonet, futesh ne bela apo edhe ne gjak!
Sju vje njeri edhe pike!
Mos u lodhni kot per turizmminm!
Do harxhoni leket kotr1
Investoni diku tjter!
Edhe turizmin shkoni boheni diku tjter!

__________________
Zgjohu nga gjymi dallendyshe apo SHQIPONJE!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Prill 2007 21:17
DORALBANI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė DORALBANI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me DORALBANI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: DORALBANI Shto DORALBANI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto DORALBANI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Keni te drejte

Jo ne Vlore,por edhe ne Durres e Sarande nuk e besoj qe t'ua pranoj stomaku degjenerimin te pakten edhe per nja 20 vjet.
Disa nordike, te cilat ishin per disa ore ne Sarande vitin e kaluar ,bene plazh nudo dhe u pataksen gjithe qytetaret e saj.Ore lereni turizmin elitar,por ne Shqiperi turizmi nuk ua ploteson normat elementare te pastertisemfurnizimit me H2O dhe elektricitet as bashkombasve nga Kosova e Maqedonia.Prandaj mbas nje periudhe te gjate mund te arrijme normat qe do turizmi.Une kam qene me pushime ne Majorka,por kur krahasoj turizmin atje me turizmin e varfer shqiptar them:Hane shan hane Bagdad.Jemi 100 vjet larg.
Prandaj ju jap shume te drejte per mendimet dhe problemet qe keni ngritur.
respekte

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Prill 2007 14:46
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Re: Keni te drejte

Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA
Jo ne Vlore,por edhe ne Durres e Sarande nuk e besoj qe t'ua pranoj stomaku degjenerimin te pakten edhe per nja 20 vjet.
Disa nordike, te cilat ishin per disa ore ne Sarande vitin e kaluar ,bene plazh nudo dhe u pataksen gjithe qytetaret e saj.Ore lereni turizmin elitar,por ne Shqiperi turizmi nuk ua ploteson normat elementare te pastertisemfurnizimit me H2O dhe elektricitet as bashkombasve nga Kosova e Maqedonia.Prandaj mbas nje periudhe te gjate mund te arrijme normat qe do turizmi.Une kam qene me pushime ne Majorka,por kur krahasoj turizmin atje me turizmin e varfer shqiptar them:Hane shan hane Bagdad.Jemi 100 vjet larg.
Prandaj ju jap shume te drejte per mendimet dhe problemet qe keni ngritur.
respekte

jam plotesisht dakort dhe do ti shtoja edhe ligjin per token ku mjafton me kujtu Kakomene

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Prill 2007 15:05
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kotka
.....

Regjistruar: 21/06/2007
Vendbanimi: .....
Mesazhe: 3612

Turizmi, shqiptarėt braktisin plazhet e vendit

13 Korrik 2007 @ 10:12 am · në Shtypi

Julian Llupo
Shekulli
12-07-2007

Shqipëria turistike jo vetëm që nuk po tërheq dot turistë të huaj, por edhe kërkesat në rritje për pushime të vendasve nuk po arrijnë që të plotësohen. Çmimet e larta, kufizimet në rritje të energjisë si edhe pastërtia e plazheve që lë shumë për të dëshiruar, mbeten disa nga faktorët që po largojnë pushuesit nga brigjet shqiptare. Kufizimet e energjisë në bregdet shkojnë në 5 deri në 6 orë në Durrës dhe Vlorë ndërsa në Sarandë kufizimet janë më të pakta, vetëm një orë në ditë. Në një kohë që në Shqipëri dihet varësia e ngushtë e ujit me energjinë, një situatë e tillë ka sjellë vështirësi të mëdha edhe në furnizimin me ujë. Biznese të ndryshme të fushës së hotelerisë dhe turizmit janë duke u përballur me kosto shtesë, që vijnë nga përdorimi i rritur i kondicionerëve. Por edhe gjeneratorët duket se nuk janë zgjidhja e duhur. Në kushtet kur temperaturat janë tepër të larta, pushimet tashmë për një pjesë të mirë të popullatës nuk mund të mendohen më pa ajër të kondicionuar dhe me dushe me orare sipas dëshirës së energjisë. Kjo ka bërë që një pjesë e mirë e pushuesve të mendojnë si alternativë më të mirë vendet fqinjë, që paraqesin çmime konkuruese por në radhë të parë ato nuk kanë probleme të furnizimit me energji apo të furnizimit me ujë. Destinacionet kryesore mbeten Mali i Zi, Maqedonia, Turqia dhe Kroacia, vende në të cilat edhe qarkullimi i qytetarëve është I lirë dhe me pak burokraci për viza apo leje kalimi. Ndërsa destinacionet e tjera mbeten për një pjesë më elitare të pushuesve të cilat kanë muindësi të marrin viza Shengen apo i zotërojnë ato që më parë.
Bien të ardhurat nga turizmi

Megjithëse krahasuar me eksportet, turizmi është një burim i konsiderueshëm i furnizimit të vendit me valutë, gjatë tre muajve të parë të këtij viti kemi një rënie të të ardhurave. Sipas vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë, eksporti i turizmit ka sjellë 170 milionë euro të ardhura, një shifër 15 për qind më e ulët se ajo e një viti më parë. Nga ana tjetër kemi një rritje të shpenzimeve të shqiptarëve jashtë, për udhëtime dhe për turizëm. Sipas Bankës së Shqipërisë, rezidentët shqiptarë kanë shpenzuar në udhëtimet e tyre jashtë shtetit rreth 177 milionë euro, ose sa 62 për qind të totalit të dërgesave nga emigrantët. Tashmë është vënë re edhe një fenomen i ri, gjatë periudhës së pushimve të verës ku Shqipëria përdoret si vend tranzit për të shkuar drejt fqinjëve sidomos nga emigrantët. Duke shfrytëzuar muajt e pushimeve emigrantët vijnë drejt familjeve të tyre, ndërkohë që pushimet i kalojnë në vendet fqinjë. Një fenomen i tillë është vërejtur në rritje gjatë viteve të fundit. Ky është edhe një nga faktorët kryesorë që me rritjen e numrit të vizitorëve që hyjnë në vend, kemi një rënie në të ardhura nga turizmi. Vëllimi i shpenzimeve për udhëtime, për tremujorin e parë 2007, vlerësohet rreth 6 për qind më i vogël, krahasuar me një vit më parë, si pasojë e rënies së koeficientëve vlerësues të ditë-qëndrimit (27 për qind) pavarësisht rritjes së lehtë të shpenzimeve ditore dhe numrit të udhëtarëve (9 për qind). Turizmi gjatë viteve të fundit, ka qenë një sektorët që ka zënë vendin e dytë pas remitancave, përsa i përket furnizimit të vendit me valutë dhe njëkohësisht mbylljes së deficitit korrent. Të ardhurat nga turizmi në një vit, janë rreth 2 herë më ta larta se ato të eksporteve, duke treguar se ky shërbim mbetet ende konkurrues, nëse krahasohet me mallrat që prodhohen në vend.

Rruga që përshkojnë turistët

Sipas pikave kufitare të hyrjes, fluksi më i madh i vizitorëve është në pikat kufitare të Qafë Thanës (22.3%), Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, (18.5%), dhe pika kufitare Muriqan (15.2%). Nëse i hreferohemi vizitorëve që kanë hyrë sipas nënshtetësisë, numrin më të madh e kanë vizitorët e ardhur nga Evropa, 71242 persona, ose 90%; Amerika, 4 871 persona, ose 6% dhe Azia, 2 271 persona, ose 3%. Në vizitorët e ardhur nga Evropa, numrin më të madh e kanë vizitorët e ardhur nga Maqedonia, me 15 111 persona, ose 21.2%; vizitorët nga Kosova, me 17.2% dhe Mali i Zi, me 14.7%.

Qafë Thanë, 7 500 pushues drejt Maqedonisë

Qafë Thanë – Një fluks i madh pushuesish vendas kalojnë kufirin duke i’u drejtuar plazheve të shteteve fqinjë si Turqi, Bullgari apo edhe në Maqedoni. Sipas evidencës zyrtare në doganën e Qafë Thanës vetëm këto 24 orët e fundit e kanë kaluar kufirin 7 500 pushues shqiptarë që preferojnë plazhet e fqinjëve duke braktisur turizmin vendas. Radha e veturave dje në Qafë Thanë shkonte deri në 3 km gjatësi. Një familje nga Elbasani për ka thënë se gjthmonë i ka bërë pushimet në Pogradec por këtë vit po i bëjmë në Maqedoni në brigjet e liqenit të Ohrit, sepse nuk mund të ketë turizëm me qiri siç po ndodh tek ne me kufizime drastike madje edhe për qytetet turistike nuk janë kursyer nga këto kufizime. Shumë vetura dhe autobuza kishin destinacion Turqinë. Mungesa e energjisë dhe e ujit të pijshëm në disa qytete turistike po i largon çdo ditë e më tepër pushuesit vendas në drejtim të plazheve të fqinjëve ku nuk mungon asgjë dhe çmimet janë shumë të arsyeshme. Edhe qyteti i Pogradecit që vitet e tjera kishte një numër të madh pushuesish vendas dhe të huaj këtë vit duket më i zymtë se asnjëherë tjetër. Në qytet kufizimet shkojnë deri në 4 orë ndërsa në fshatrat turistike në breg të liqenit energjia mungon deri në 8 orë në ditë. Shumë pronarë lokalesh luksoze dhe biznese janë të dëshpëruar sepse po falimentojnë përpara kësaj situate katastrofike siç e quajnë ata.

Numri i vizitorëve për 5 mujorin

Sipas Ministrisë së Turizmit, numri i vizitorëve të huaj të hyrë në Shqipëri për periudhën janar-maj 2007 është 291.759 persona. Sipas këtyre shifrave, kemi një rritje prej 54 258 persona, ose 22.8% krahasuar me numrin e vizitorëve të hyrë për të njëjtën periudhë të vitit 2006. 76% e tyre kanë vizituar vendin për qëllim pushimi. Numri i vizitorëve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri për muajin maj 2007, është 77 577 persona. Një pjesë e konsiderueshme e tyre janë vizitorë ditorë. Kemi një rritje të numrit të vizitorëve prej (16.3%) në muajin maj 2007, krahasuar me periudhën respektive të vitit 2006 dhe krahasuar me vitin 2005, kemi rritje prej 57%. Sipas mënyrës së udhëtimit, numri i vizitorëve që kanë hyrë në Shqipëri, me rrugë tokësore është 52 875 persona (69%), e ndjekur nga vizitorët e hyrë me rrugë ajrore 18%.

__________________
Nuk mjafton te mendojme se duhet vepruar ndryshe...duhet te fillojme te mendojme ndryshe... dhe vetem atehere fillojme te veprojme ndryshe.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Korrik 2007 15:45
kotka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kotka Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kotka (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė kotka't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: kotka Shto kotka nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kotka nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lezhjan4life
Anetar i ri

Regjistruar: 25/06/2007
Vendbanimi: new york
Mesazhe: 5

turizmi

SHqiperia eshte nje vend shume i bukur , terreni i saj eshte mahnites saqe shume vende te botes do deshironin ta kishin nje terren te tille , ama kushtet per turizmin nuk jane , duke pasur nje vije te gjere bregdetore sic eshte e jona , shanset per turizem jane te shumta , por ama duhet nje rikonstruktim ne mase te plazheve edhe kampeve te pushime kudo qe jane .Higjena pastaj ne anen tjeter luan nje rol shume te rendesishem per turizmin ,keto mungesa bejne qe visitoret e huaj te shkojne ne vende te tjera sic jane , greqia , turqia , kroacia e te tjera qe keto kushte i ofrojne ne maksimum per visitoret , desha te them qe turizmi ne shqiperi eshte lene pas dore edhe nuk duket ndonje ndryshim i madh nder vite , ne kemi visitor por shume pak nga europe edhe vende te tjera te botes , ne shqiptaret kthehemi ne vendin tone sepse jemi emigrante jaste shteti edhe kethemi ne shtepine tone ne vendin tone edhe nuk jemi taman turista , megjithate meqe nuk kemi turista te tjere nuk ka problem se e bejme ne turizmin me zor , pershendetje

__________________
a hore doesnt get scared from a big dick

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Korrik 2007 20:21
lezhjan4life nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lezhjan4life Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lezhjan4life (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lezhjan4life Shto lezhjan4life nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lezhjan4life nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
alfeko sukaraku
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 14/07/2007
Vendbanimi: Tiranė
Mesazhe: 429

Të më falni ,por në këtë çështje po shkruaj pa i lexuar opinionet tuaja për arsye kohe të pamjaftueshme:

Turizmi duhet të jetë e ardhmja e shqipëris edhe duhet punuar me mëndë në këtë drejtim pasi janë miliarda që hidhen në këtë drejtim.

Një nga aspektet që duhen vrejtur me kujdes ështe edhe zbulimi i qyteteve të lashta shqiptare edhe ekspozimi i tyre..........Kujdes ...pasi këtu kemi edhe një brroçkull të trshëguar nga "mënyra e të menduarit komuist" nga ku qytetet  e lashta para ardhjes së gjuhve latino-greke (shek 4 p e s)pra këto qytete quhen si të kulturave grekolatine.....edhe pse grekolatinët nuk kishin lindur akoma atëher:Turisti që do vij në shqipëri do doj të shikoj traditën edhe kulturën e lashtë shqiptare e cila nuk mungon?Po të gjendej faltoria e Dodonit rrezë malit tomorrë e njohura nga Homeri edhe antikiteti atëher e gjith bota do donte ta shikonte nga afër atë edhe traditat  e pellazgëve shqipfols.....përshëndetje

__________________
Ca thon kam fe,ca thone kam din/njani thote jam turke e tjetri latin/do thone jam greke shka ca te tjere/POR JENA VLLAZEN MORE TE MJERE/Priftnit me Hoxhet ju kan hutue/me u demue me u shkatrrue ...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Korrik 2007 13:00
alfeko sukaraku nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė alfeko sukaraku Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me alfeko sukaraku (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė alfeko sukaraku't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: alfeko sukaraku Shto alfeko sukaraku nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto alfeko sukaraku nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Citim:
Po citoj ato që tha partia mbi te gjitha
Të më falni ,por në këtë çështje po shkruaj pa i lexuar opinionet tuaja për arsye kohe të pamjaftueshme:

Turizmi duhet të jetë e ardhmja e shqipëris edhe duhet punuar me mëndë në këtë drejtim pasi janë miliarda që hidhen në këtë drejtim.

Një nga aspektet që duhen vrejtur me kujdes ështe edhe zbulimi i qyteteve të lashta shqiptare edhe ekspozimi i tyre..........Kujdes ...pasi këtu kemi edhe një brroçkull të trshëguar nga "mënyra e të menduarit komuist" nga ku qytetet  e lashta para ardhjes së gjuhve latino-greke (shek 4 p e s)pra këto qytete quhen si të kulturave grekolatine.....edhe pse grekolatinët nuk kishin lindur akoma atëher:Turisti që do vij në shqipëri do doj të shikoj traditën edhe kulturën e lashtë shqiptare e cila nuk mungon?Po të gjendej faltoria e Dodonit rrezë malit tomorrë e njohura nga Homeri edhe antikiteti atëher e gjith bota do donte ta shikonte nga afër atë edhe traditat  e pellazgëve shqipfols.....përshëndetje


Per Dodonen, eshte nje fanatizem i madh qe te mos kete kerkime, sepse keshtu i bie vlera ne menyre te me nje hershme geshtrave greke drejtuar botes gjoja per vjetersine e tyre.
Germimet ne malin e Tomorrit, do te hapin epoken shqiptaro-pellazge dhe atehere bota do te bindet me faktin perballe se ku qendorn e verteta, tek bizanti aziatik grek, apo tek shqiptaret.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Korrik 2007 20:15
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
alfeko sukaraku
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 14/07/2007
Vendbanimi: Tiranė
Mesazhe: 429

po kontinenti,kështu është?Imagjino edhe rrugën egnantia e cila edhe përse  duhet si e re  ajo ka qënë shtegë kalim pellazgësh nga azia drejtë evropës.......çmirësira do i sillnin turizmit edhe mirqënies shqiptare.....më e rëndësishmja .....ç do ju linim mbasë fëmijve tanë?por kokat e lashtënjohsve shqiptarë na kanë zbuluar 5% nga Apollonia ....në 100 vjet punë...sepse sipër saj dihesh se erdhën grekolatinët ...edhe vetëm shtresa e sipërme është gërrmuar?Po kujtoj Strabonin që jihet si më reali i antikitetit i cili na flet për zonën përreth faltores:....kuptimishtë...jo fjalë për fjalë.

"Më parë  këtu banonte një popullsi e madhe ...ndërsa sotë ndërtesat janë shkatërruar edhe duken vëtëm vjetërsirat e tyre...për pak sa nuk u shkatërrua edhe e shumë dëgjuara faltoria e Dodoni të cilën e ndërtuan pellazgët"

Pra imagjino se çkulturë pellazge ka mali i Tomorrit.....kurse të mënçurit tanë zbulojnë qyrtetrimet greko latine........pas 2000 vjetësh Durrsi po të gërrohet do vrejnë se 50% e pjesës së sipërme do jenë pallatet edhe vilat që ndërtohen mbi themelet e vjetra.....kështu edhe 5% mbi Apolloni?

__________________
Ca thon kam fe,ca thone kam din/njani thote jam turke e tjetri latin/do thone jam greke shka ca te tjere/POR JENA VLLAZEN MORE TE MJERE/Priftnit me Hoxhet ju kan hutue/me u demue me u shkatrrue ...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Korrik 2007 11:48
alfeko sukaraku nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė alfeko sukaraku Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me alfeko sukaraku (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė alfeko sukaraku't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: alfeko sukaraku Shto alfeko sukaraku nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto alfeko sukaraku nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
RAIMONDI
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2007
Vendbanimi: ...prapa diellit...
Mesazhe: 3492

----------Ky turizmi yne do vetem tre  gjera te thjeshta ;


  1. Dritat
  2. Ujin
  3. Rendi publik


---------sepse per ne mjafton te vijn per turizem emigrantet tane  qe jane ne itali dhe greqi ( qe kane kerkesa minimale sepse esht dhe malli i vendit dhe familjes)  dhe shqiptaret nga trojet etnike ,jemi shume mire per momentin dhe biles po te vijne keta qe thashe turizmi yne nuk i perballon dot.-----

---------------------Me kujtohet kur isha ne vlore para 5 vjetesh ne kohen qe vinin emigrantet nga italia dhe greqia per pushime ne vere .bllokohej qyteti nga makinat per te vajtur ne plazh rugen nga Vlora per ne uje te ftohte doje 3ore ta beje ,kaq shume njerez kishte sepse pervec ketyre qe permenda vinin edhe nga rrethete tjera te Shqiperise dhe kishte nje gjalleri te jashtezakonshme neper restorante bare dhe disco.,ishte nje bukuri e vertete,dhe keta duan te kene uje, drita dhe rend publik per te tjerat pastaj  regullohen vetvetiu po te kete uje dhe drita .------Ndaj per kete lloj turizmi qe eshte turizem i njerezve tane qe e mbyllin nje sy kur vjen puna qeveria jone e "ndritur" te sjelle uje dhe drita.------Sa per te huajt tani per tani ne nuk i plotesojm kushtet ajo dihet.keshtu qe te punojme qe te na vijn turista njerezit tane ,se po na erdhen ata Shqiperia eshte shume mire nga cdo aspekt ekonomiko-financiar,etj.--------Ndersa per te investuar eshte mire tu krijohet mundesia te investojne shqiptaret ,kjo esht gjeja me  emire,se tek te huajt nuk duhet shpresuar pasi ata kerkojn kushte pak te veshtira per ne.

-------------------KAQ OR KAQ TI KERKOJME KESAJ QEVERIE :--DRITA---UJE---REND----

Te tjerat nuk ja duam,ata te plotesojn vetem keto, te tjerat shqiptaret do i zgjidhin vet,sepse ne dihet nuk kemi qeveri ,shtet, azgje, por keto jane gjera elementare  qe------ QEVERIA DUHET PATJETER TI PLOTESOJE....... OSE.......... TE SHPORRET ---

--------------------------DHE   PO NUK I BERI KETO TE NGRIHEN GJITHE  SHQIPTARET DHE TI MARRIN ZVARRE ---SALIUN TE PARIN DHE TE GJITHE QEVERITARET ME RADHE,--------------keta palaco qe s'kane pike  pergjegjshmerise,dhe jane edhe arogante ne injorancen e tyre te thelle ne drejtim,NE KETE FYERJE TE MADHE QE I BEJNE SHQIPERISE DHE KOMBIT TONE DUKE NA PARAQITUR SIKUR S'DIME TE BEJME SHTET.

__________________
Cdo gje shqiptare esht e dashur per mua

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Korrik 2007 03:36
RAIMONDI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RAIMONDI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RAIMONDI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RAIMONDI Shto RAIMONDI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RAIMONDI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 20:17 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 24 faqe: « E parė ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Shqiperia, traditat kulturore > Turizmi eshte e ardhmja e Shqiperise…

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.