erious
.
Regjistruar: 27/09/2007
Vendbanimi: europe
Mesazhe: 2217
|
.
TIRANË - Për më shumë se dy orë ministrat e Qeverisë 'Berisha 2' kanë vërshuar serish me akuza dhe sharje ndaj kreut të PS-së, sot pasdite në Kuvend
Majlinda Bregu, ministër Integrimi
"Lideri i opozitës po paraqet simptoma të çrregullimeve mendore. Sindroma quhet 'çrregullimi i rezistencës së qëllimshme ndaj rendit' që prek me së shumti jetën shoqërore të individit.
Si diagnoze ka humbjen e durimit, fyerjen e të tjerëve dhe refuzimin e dialogimit", ka deklaruar Bregu.
Arben Imami, ministër i Mbrojtjes
"Mbi ç'bazë po hidhen poshtë zgjedhjet? A mundet partia më e madhe e opozitës të braktisë Kuvendin për shkak të dyshimeve? Është përgjegjësi e madhe t'a mbash opozitën jashtë Parlamentit. Kjo është një aventurë e nxitur nga interesat e kryetarit të PS-së, Edi Rama, grupeve kriminale dhe grupeve të interesit brenda saj që kanë paguar për zgjedhjet në shkëmbim të përfitimeve të paligjshme. Ata nuk kanë asnjë interes për hapjen e kutive, por krijimin e tensioneve për të penguar proceset e integrimit dhe heqjen e vizave në mesin e viti të ardhshëm", tha Imami.
Genc Ruli, ministër i Bujqësisë
Edi Rama ka në mendje të krijojë një lëvizje që i ngjan një revolucioni portokalli, por sipas tij lëvizja e Ramës i ngjan një puci të madh. "Ti dhe zgjatimet e tua po lakoni se levizja e juaj është një revolucion portokalli, por kjo lëvizje i ngjan një puci të madh".
"Kjo është kauza e të gjithëve. Rama po i bën dëm jo vetëm politikës së Partisë Demokratike por edhe interesave të Partisë Socialiste, po i bën dëm interesave politike të gjithë shqiptarëve".
Rama duhet të dalë nga politika, sepse po pengon interesat e shqiptarëve.
"Rama i është qasur politikës kur politika ishte e kalkulueshme në mundësitë e mëdha që të ofronte, por sot ai nuk po bën gjë tjetër vecse po dëmton shqiptarët"
SHEKULLI
__________________
.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|