Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia > Lajmet e fundit...
Gjithsej 332 faqe: « E parė ... « 44 45 46 47 48 49 50 51 52 [53] 54 55 56 57 58 59 60 61 62 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
AIR-FORCE-ONE
deri ne vdekje politike

Regjistruar: 01/02/2004
Vendbanimi: U.S.WASHINGTON
Mesazhe: 663

Sofokli Lazri, shefi i shėrbimeve sovjetike nė Shqipėri, Gjinushi u fut nė pluralizėm

Ideja për themelimin e Partisë Demokratike, ideja për themelimin e pluralizmit politik në Shqipëri, është një ide e mbrojtur dhe e shprehur para lëvizjes së dhjetori, në shkrime dhe publike që janë sot në të gjitha bibliotekat e vendit, janë të përkthyera dhe të botuara në të gjitha gazetat ndër më prestigjiozet e kohës.

Pra, dhjetori i vitit ’90-të, e gjeti Shqipërinë, pasi, intelektualët shqiptarë, ndër ta edhe unë, kishin kërkuar në mënyrë të prerë pluralizmin e mendimit, pluralizmin politik. PD u themelua si një shkrirje e trimërisë, guximit legjendar të studentëve dhe mendimit intelektual më të avancuar të kohës. Dy javët e fundit bllokmenët e rinj, dua ta them haptazi, në traditën më të shëmtuar të etërve të tyre janë përpjekur të manipulojnë, falsifikojnë historinë.


Një nga përpjekjet e tyre të mëdha ka qenë ti atribuojnë bllokut, pluralizmin dhe Partinë Demokratike. Ramiz Alia në mnëyrë të prerë dhe të qartë ka qenë kundër pluralizmit politik. Ramiz Alia sundohej fund e krye nga zonja e zezë Nexhmije Hoxha dhe ish shefi i shërbimeve sovjetike në Shqipëri Sofokli Lazri. Pra, Ramzi Alia, në vitet ’90 vriste të rinj shqiptarë në kufijtë e vendit dhe këta bllokmenë të rinj që duan të paraqesin bllokun si mbështetës të pluralizmit, këta janë cinikë dhe harrojnë se Ramiz Alia dhe etërit e tyre zvarrisnin rrugëve Shkodrës dhe Sarandës, kufomat e bijve dhe bijave të këtij vendi. Firmosnin shpërblimet e ekzekutimeve të tyre.


Po! Është e vërtetë se Ramiz Alia u detyrua të mposhtet nga studentët sepse ishte i tmerruar ai dhe Lady Makbeth nga rënia e Çausheskut. Ia mbathu një pjesë e tyre në Dajt. Lëvizja Studentore, me të cilën jam bashkuar që në mëngjesin e datës 9, kishte dy tendenca: njëra me të cilën ishin pjesa dërrmuese e studenteve dhe pedagogëve të asaj periudhe, ishte që të themelohej pluralizmi. Kishte edhe një tendencë tjetër e cila ishte e pranishme që, për të bllokuar themelimin e pluralizmit, kërkuan që të thërrisnin Ramizin në stadium dhe t’ia nxirrnin në gazetë. Dhe i gjithë debati ato dy ditë është bërë që studentët të fitojnë qëllimi ynë kryesor, pas dhunës së jashtëzakonshme që ushtronte liceu artistik mbi studentët, ku Azem Hajdari ngrihej mbi supet e tyre dhe brohoriste: “Poshtë Demokracia”, “Liri Demokraci”. Pas shpërndarjes kam ndjekur studentët e plagosur, pasi ata që u vërsulën mbi studentët ishin të armatosur me lopata, sëpata, një grup terroristësh shtetërorë dhe studentët më kërkuan, a do bëhesh përfaqësuesi ynë, jo, u thash, përfaqësoj veten time, unë do t’ju mbështes. Kjo është e vërteta mbi këtë bazë. Kam shkuar në Komitetin e Partisë dhe kam denoncuar dhunën që i është bërë ndaj studentëve.

U deklarua se studentët do të mblidheshin në shesh nëse nuk u liroheshin shokët, dhe realisht u liruan, u trondit regjimi. Gjithashtu, urdhërimi Ramizit ishte që të goditeshin studentët kur të dilnin nga zyra. Roli i Ramiz Alisë dihet. Ramiz Alia ka dhënë urdhër për të qëlluar me armë, me mitraloz, mbi qytetarët ditën që do shembej busti i diktatorit, ka dhënë urdhër për të qëlluar mbi protestuesit. Dhe ata të cilët përpiqet që të paraqesin plutralizimin edhe sot që janë zhytur në mjerimin më të thellë të monizmit. Kjo është përgjigja për bllokmenët e rinj. Këto janë të vërteta. Edhe ministri i diktaturës, Gjinushi, e dinë ata që kanë qenë te Ramiz Alia se në cilën anë ishte. Ku qëndronte në krah të tij dhe nuk hapte gojën. Dhe më e fundit, ajo që është unike në historinë politike, është se në datën 17-18 shkurt, unë me mbi 1200 studentë, Azem Hajdari, Preç Zogaj, Eduart Selami, i shkuam në zyrë për t’i bërë presion Ramiz Alisë që të heqë emrin e Universitetit dhe të pranojë kërkesat e studentëve.



Pas 2 orë debatesh në zyrë, se si bie problemi për ministrin e Arsimit dhe i themi ne që duhet të bëjë këto veprime, Ramiz Alia na thotë, ta thërrasim, kur hapet një derë dhe futet Skënder Gjinushi. Edhe unë thash: Si ndodhi? Ditën që u bëra President, shkova dhe hapa atë derë dhe pashë që ishte banjo. Në vitin 1996, George Soros dha një donacion për kualifikimin e zëdhënësve të partive në SHBA, dhe tani meqenëse kishim krijuar kundërshtira me PS-në, përfaqësuesi i tyre, zyrtarëve të institucioneve që po i trajnonin, u shtron pyetjen: Çfarë do të thoshit ju për një rast si ky dhe u shpjegon të gjithë historinë. Specialistët e mëdhenj amerikanë e mbyllin seancën dhe thonë se, kërkojmë kohë për mendim dhe kthehen pas 1 ore me konkluzionin se me këtë rast nuk ka zgjidhje tjetër veçse zhdukje nga politika për Skënder Gjinushin...

__________________
"Njė burrė mund t?i japė dinjitet rangut tė tij, por asnjė
rang s?mund t?ia shtojė dinjitetin njė burri ? "

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Dhjetor 2009 03:21
AIR-FORCE-ONE nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AIR-FORCE-ONE Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AIR-FORCE-ONE (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė AIR-FORCE-ONE't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: AIR-FORCE-ONE Shto AIR-FORCE-ONE nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AIR-FORCE-ONE nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Kriza nė 'derėn e kryeministrit': Shteti s'ka lekė pėr pagat e fundvitit

Shekulli Online | 15/12/2009 | Lajm i fundit


Ndërkohë që harxhohen miliarda për "festa" dhe "kongrese" që shndërrohen në shou elektoral, arka e shtetit eshte bosh dhe pamundesia financiare e qeverise ka arritur tashme aty ku nen zë ekspertët e kishin paralajmeruar: deri tek rrogat.e administrates.
Punonjesit e administrates nuk kane marre rrogen e muajit dhjetor (15-diteshi i dyte) dhe u eshte thene qe do ta marrin ne 4 janar. Rrezikohet gjithashtu edhe rroga e 13, pra shperblimi i perhershem ligjor i fundvitit, nderkohe qe sajti i Kryeministrise perpiqet te mbuloje kete veshtiresi duke sajuar lajme qe te kujtojne logjiken e informacionit ne kohe te tjera.
Me poshte eshte nje lajm i sapohedhur ne sajtin online te Keshillit te Ministrave. Aty per cudi pranohet edhe qe paska krize ekonomike, ("ndikime nga kriza boterore"(!) - madje nga vete goja e kryeministrit qe deri me tani ka folur per rritje dyshifrore dhe per suksese te medha ne vendin e vetem ne Evrope "te paprekur nga kriza".
Lajmi mund te lexohet ne:

http://www.keshilliministrave.al/?f...=news&lid=12324

Ja teksti i tij i plote:
"..Kryeministri Berisha priti sot ministrin e Financave z. Ridvan Bode, së bashku me përfaqësues të tjerë të kësaj ministrie dhe drejtues të Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH).
Në këtë takim, Kryeministri Berisha kërkoi që, pavarësisht nga ndikimet e krizës globale, të merren masat që punonjësve të Administratës Publike dhe 540 mijë pensionistëve të vendit të mund t'u jepet një shpërblim fundviti, sado modest të jetë.
Përfaqësuesit e ministrisë së Financave dhe të Institutit të Sigurimeve Shoqërore e njohën Kryeministrin Berisha me vështirësitë e diktuara nga kriza për realizimin e shpërblimit të këtij viti, por, nga ana tjetër, u mor përsipër të shqyrtohen të gjitha mundësitë për realizimin e porosisë së Kryeministrit..."

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Dhjetor 2009 14:09
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Roi
Drift in and out....

Regjistruar: 21/04/2009
Vendbanimi: Shkretetire
Mesazhe: 786

Meidani: PS të hyjë në Kuvend, Topi të ndërhyjë për negociata

Ish presidenti i Republikës, Rexhep Meidani tha dje nga Korça, ku ndodhet për një konferencë shkencore, se presidenti duhet të ndërhyjë për të shmangur një krizë të mundshme. “Nuk më pëlqen të mbaj një pozicion që në një mënyrë apo në një tjetër lidhet sot me detyrën e presidentit, por institucioni si një institucion i unitetit të popullit e ka për detyrë të shmangë çdo lloj krize potenciale dhe të mos lejojë që ajo të kthehet në një krizë reale, sepse në gjykimin tim ka dy mënyra mirëkuptimi mbi faktet dhe vlerat; mund të jetë një kuptim i drejtë dhe i mirë mbi faktet dhe në këtë rast zgjidhjet janë teknike dhe kjo bëhet në mënyrë fare normale, por zgjidhjet mund të jenë politike apo juridike dhe nëse të tre këto variante nuk japin rezultat, dihet që krizat mund të zbërthehet deri në gjirin e popullsisë dhe kjo pengon proceset integruese të Shqipërisë”, u shpreh Meidani.

Duke komentuar rolin e opozitës në këtë situatë politike, ish kreu i shtetit kërkoi futjen e saj në parlament sepse sipas tij ky pozicion dëmton në radhë të parë atë vetë. “Partia Socialiste duhet të rikthehet në parlament, pasi forma e bojkotit që opozita ka zgjedhur dëmton vetë Partinë Socialiste”, është shprehur ish-presidenti. Duke i bërë thirrje deputetëve të PS të zënë vendet e tyre në Parlament, Meidani ka theksuar se bojkoti bëhet pengesë për integrimin e vendit drejt Bashkimit Evropian, prandaj forcat politike duhet të gjejnë konsensusin mes tyre. “Bojkoti i Partisë Socialiste nuk dëmton vetëm interesat e kësaj partie, bojkoti dëmton interesat e vendit dhe integrimin drejt Bashkimit Evropian. Pozita dhe opozita duhet të gjejnë konsensusin ndërmjet tyre, pasi vendi ka gjasa të shkojë drejt një krize”, ka deklaruar nga Korça, Meidani.

Gazeta Panorama

__________________
Si sta come d'autunno sugli alberi le foglie !

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Dhjetor 2009 22:17
Roi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Roi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Roi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Roi Shto Roi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Roi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AIR-FORCE-ONE
deri ne vdekje politike

Regjistruar: 01/02/2004
Vendbanimi: U.S.WASHINGTON
Mesazhe: 663

Ma ka neveritur kjo politike Hipokrite çdo dite vetem demagogji, dhe politika ç-integruse. kur digjoje rrofte sali bollano ose edvin leja nga populli dele .... shpresa vdes!!!

Po degjoja shpare te Fiksi nji "kongresmen te PD " ej pa lidhje fare ,edhe Skenderbeun ,Sulltani e mori 12 vjec ,por ai u kthye dhe ja preu koken ,e kishte fjalen edhe Sali Berisha e kishte teseren ,por tashti eshte duke i prere koken Komunizmit .....


Ai tjetrie ngriu popullin ne te ftohtin e Tiranes ,mjere ai popull per bijte qe ka ...

__________________
"Njė burrė mund t?i japė dinjitet rangut tė tij, por asnjė
rang s?mund t?ia shtojė dinjitetin njė burri ? "

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Dhjetor 2009 22:35
AIR-FORCE-ONE nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AIR-FORCE-ONE Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AIR-FORCE-ONE (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė AIR-FORCE-ONE't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: AIR-FORCE-ONE Shto AIR-FORCE-ONE nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AIR-FORCE-ONE nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AIR-FORCE-ONE
deri ne vdekje politike

Regjistruar: 01/02/2004
Vendbanimi: U.S.WASHINGTON
Mesazhe: 663

Anėtarėsimi nė BE, Lohan i dorėzon Berishes pyetesorin

TIRANE- Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian, Helmut Lohan, i dorëzoi sot në orën 11.00 kryeministrit Berisha dosjen me mbi 2000 pyetje të KE-së.
Këto janë pyetje të pyetësorit që Komisioni Europian dërgon për secilin vend, i cili ka bërë kërkesën për të aplikuar për statusin e tyre në kuadër të Baë këtij viti.
shkimit Europian. Pyetësori vjen plot një muaj pas vendimit të 27 vendeve të BE-së për ta marrë në shqyrtim kërkesën e dorëzuar nga Shqipëria më 28 prill të 2009.

__________________
"Njė burrė mund t?i japė dinjitet rangut tė tij, por asnjė
rang s?mund t?ia shtojė dinjitetin njė burri ? "

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Dhjetor 2009 10:54
AIR-FORCE-ONE nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AIR-FORCE-ONE Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AIR-FORCE-ONE (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė AIR-FORCE-ONE't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: AIR-FORCE-ONE Shto AIR-FORCE-ONE nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AIR-FORCE-ONE nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

2000 pyetje...

Sikur 30 minuta te mendohen zyrtaret e Shqiperise per çdo pyetje duhen 1000 ore pune. Sikur te punojne 8 ore ne dite vetem per pyetjet duhen 125 dite, pra 4 muaj pune per nje pyetesor (pa shkuar per kafe).

Me siguri prijesi jone do e beje per 2 muaj. I di te gjitha pergjigjet, vetem verini fleten para.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Dhjetor 2009 11:14
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AIR-FORCE-ONE
deri ne vdekje politike

Regjistruar: 01/02/2004
Vendbanimi: U.S.WASHINGTON
Mesazhe: 663

I bjen me mir te lime gjerat ashtu sic jan ,kush i hyn atyre orve te punes ,jane strese..

Dhe 4 vjet jane duron ai popull eshte popull i bute ,ore eshte zemer mire ,pastaj atij populli i pelqejne mashtrimet .

Ej hap televizionin Live Berisha Live Edi .....

__________________
"Njė burrė mund t?i japė dinjitet rangut tė tij, por asnjė
rang s?mund t?ia shtojė dinjitetin njė burri ? "

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Dhjetor 2009 11:22
AIR-FORCE-ONE nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AIR-FORCE-ONE Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AIR-FORCE-ONE (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė AIR-FORCE-ONE't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: AIR-FORCE-ONE Shto AIR-FORCE-ONE nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AIR-FORCE-ONE nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

SKANDALI SEKSUAL


Prokuroria argumentoi mbylljen e hetimit me mungesën e provave, duke e cilësuar stimulim të emisionit invetigativ "Fiks Fare"


Hetuesit nuk siguruan dëshminë e vajzës që "futi" në kurth ish- ministrin e Kulturës që i kushtoi postin


TIRANË- Në 9 muaj hetim, Prokuroria e kryeqytetit konkludoi se ish- ministri i Kulturës, Ylli Pango, nuk ka kryer asnjë vepër penale gjatë bisedave dhe veprimeve të kryera në banesën e tij me gazetaren e emisionit "Fiks Fare", duke mos provuar skandalin seksual pavarësisht pamjeve filmike të ofruara.
Sipas vendimit të pushimit të hetimit, gazetarja e emisionit "Fiks Fare" dhe drejtuesit e këtij emisioni e kanë stimuluar ndaj ish-ministrit të Kulturës Ylli Pango, duke vepruar me paramendim, ndërsa vajza është cilësuar se nuk ka qenë kërkuese e zakonshme për pune.
Pas publikimit, Prokurorja e Përgjithshme nisi hetimet për abuzim me detyrën por dosja mbeti e pluhurosur për disa muaj për shkak të imunitetit të tij si deputet. Me mbarimin e mandatit, kryeprokurorja Ina Rama delegoi dosjen në prokurorinë e kryeqytetit, e cila kreu një sërë veprimesh hetimore.
Nga hetimet disa mujore të organit të akuzës pretendohet se është provuar se drejtuesit e emisionit "Fiks Fare" duke shfrytëzuar gazetaren, kanë provokuar ish-deputetin Pango duke i kërkuar punë kundrejt joshjes.


"Pranë prokurorisë nuk ka pasur asnjë denoncim për ndonjë rast tjetër por vetëm ky i bërë publik në emisionin "Fiks Fare". Në asnjë rast tjetër nuk ka pasur denoncime nga qytetarë të ndryshëm për abuzimin me detyrën nga ish-ministri Pango.
Nga analizimi i pamjeve filmike dhe audio të marra bruto rezulton se gazetarja nën drejtimin e drejtuesve të saj e kanë provokuar dhe stimuluar një gjest të tillë që pasoi më pas nga ish-deputeti Pango.
Të gjitha veprimet e gazetares janë kryer me paramendim nga studio dhe nga terreni duke stimuluar rastin",-thuhet ndër të tjera në arsyetimin e prokurorisë së kryeqytetit.
Gjithashtu, këto burime konfirmuan se menjëherë pas ngjarjes së publikuar, hetuesit morën në pyetje protagonisten. Pas dëshmisë ajo është zhdukur pa adresë të saktë me qëllim thirrjen e saj si dëshmitare për të mbrojtur qëndrimin e dhënë në mars 2009.
Nga burimet e "Shekullit", mësohet se vajza që futi në kurth ish-deputetin Pango tashmë ndodhet në një qytet të Francës, ku ka aplikuar për azil politik për shkak të rrezikut që i kanoset pas publikimit të skandalit seksual të ish- ministrit.
Pamjet filmike, tregojnë ish-ministrin Pango që rreket t'i tregojë vajzës që kërkon punë, rrugën që duhet të ndjekë për të filluar punë në institucionin që ai drejton. Vetë Pango e ka cilësuar këtë skandal seksual si një "montazh politik i qarqeve të caktuara të së majtës dhe një stimulim i tyre".
Shekulli

prit ti japin shperblim imen keto te fiksit ...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Dhjetor 2009 11:24
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BIONDIA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BIONDIA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AIR-FORCE-ONE
deri ne vdekje politike

Regjistruar: 01/02/2004
Vendbanimi: U.S.WASHINGTON
Mesazhe: 663

E madhe kjoooooooooo ..........E bon burr ne botes per nji lek ,Edin e kan nxjerr Edvin lakuriqi ,me te "ndershmit" drejtojne qeverin , Saliu thot gjithmon qeveria imeeeeeeee qeveria eshte e popullit ..........

Nuk do kem kurr paqe ne vetveten time deri sa mos te ngeli asnji komunist ne kembe ,deri kur te gjithe sigurimsat te jen denuar me vdekje ,deri kur Shqiperise ti kthehet nderi ........

__________________
"Njė burrė mund t?i japė dinjitet rangut tė tij, por asnjė
rang s?mund t?ia shtojė dinjitetin njė burri ? "

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Dhjetor 2009 11:29
AIR-FORCE-ONE nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AIR-FORCE-ONE Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AIR-FORCE-ONE (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė AIR-FORCE-ONE't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: AIR-FORCE-ONE Shto AIR-FORCE-ONE nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AIR-FORCE-ONE nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Air Force shko me pushime lal mos u merr me politileshet shqiptare ne fund te vitit

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Dhjetor 2009 19:06
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 10:35 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 332 faqe: « E parė ... « 44 45 46 47 48 49 50 51 52 [53] 54 55 56 57 58 59 60 61 62 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia > Lajmet e fundit...

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.