Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > Copeza jete nga e kaluara... Vlerėsimi i Temės: 2 votime, mesatarja 3.00.
Gjithsej 68 faqe: « E parė ... « 45 46 47 48 49 50 51 52 53 [54] 55 56 57 58 59 60 61 62 63 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Gjyshi im

Gjyshi im me do. Gjyshi im me fal çdo gabim. Gjyshi im me pret ne heshtje, pa me renduar me peshen e mallit. Gjyshi im me hedh krahun mes bulevardit te qytetit dhe me flet per koherat e largta, atehere kur une ne syte e tije shihja boten, atehere kur ai ne te mite shihte te ardhmen. Gjyshi im eshte krenar per mua; stafeta e tije ne bisedat me miqet jam une. Ne nete te ftohta, gjyshi im me lexon autoret e vjeter franceze dhe ruse; librat e tije plluskojne nga shenimet. Gjyshi im me shkruan ende letra, 10-15 flete,...Gjyshi im s'le rast pa me futur para ne çante, larg syve te te gjitheve-nje zakon i koherave te tije, nje zakon qe une dua te vazhdoj t'i jap sodisfaksionin e kryerjes. Gjyshi im eshte ai plaku fisnik e shtatlarte, me kapelen stil francez dhe kapen hedhur supesh qe i jep nje charm qe s'ndesh shpesh. Gjyshi im me do...ky eshte gjyshi im.

Gjyshi im qe po tretet cdo dite ne kthetrat e kohes. Nje dite gjyshi im do jete kujtimi i se tashmes ne trupin e se shkuares. Nje dite...

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Modifikuar nga amor alucius datė 19/11/2009 ora 21:14

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Nëntor 2009 21:03
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Letargjia e dimrit po me perfshin me dhunshem se kurre. Ndjej nje lodhje konstante. Me peshtiros nje ndjenje e tille...

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Dhjetor 2009 21:01
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ingmetalboy ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

Para tre javesh pashe nje aksident te ndodhte para meje. Isha ne makine duke shkuar ne pune nje mengjes te ftohte rreth dy jave me pare. Ndalova ne kryqezim para se te hyja ne autostrade. Ishte e djele dhe ne cdo kryqezim te madh shihje njerez qe shisnin gazeta dhe ne kete syresh nje meksikan moshe e thyer kishte kapur qoshen. Pashe se si u ul dhe mori nje kopje ne dore dhe u drejtua te kaloje rrugen me vrap. Si duket dikush tjeter ishte vone per ne kishe (e djele hesapi nuk di ku tjeter duhet te jesh me vonese) dhe mendoi qe eshte e arsyeshme te kalosh me te kuq. Nuk po perpiqem te kritikoj mbasi e kam bere edhe vete kete gje disa here, por zakonisht eshte ne oren 4 te mengjesit kur jam duke u kthyer nga ndonje klub. Kete radhe per meksikanin e veshur me bluzen e shkolles sime ajo gazete nuk kishte per tu shitur. Pashe se si shoferi u perpoq te frenoje ne momentin e fundit dhe se si fletet u ngriten ne ajer dhe u shperndane kudo. U trondita, kuptohet dhe bile dola nga makina per te pare nqs mund te beja dicka. Cuditerisht nje polic u ndodh atje ku duhej per here te pare ne historine e forcave blu, ndaj i turbullt dhe duke ditur qe nuk mund te beja asgje ne ato momente u futa perseri ne makine dhe e ngava tutje...

Sot ishte e djele perseri dhe ferkova syte kur pashe meksikanin tim jetegjate tek ngrinte gazeten me nje dore i mbeshtetur ne nje paterice alumini. Semafori si gjithmone ishte i kuq ndaj hapa xhamin dhe nxora nje 5 $ nga dritarja. Erdhi me ngadale duke terhequr kemben e majte gati zvare. Dukej qe ishte goxha i "goditur". Ne fytyre kishte disa te gervishtura dhe dy-tre ngjitesa. Ne koke kishte nje kapuc te zi i cili nuk me linte te shihja nqs kishte ndonje plage tjeter dhe doren e majte e kishte gjithashtu te lidhur. Po vishte nje tjeter bluze te shkolles sime. Ndoshta ishte e njejta, nuk e mbaj mend. Me dha gazeten dhe filloi te kerkoje kusur neper xhepa. I bera shenje qe nuk desha dhe akoma nuk me besohej qe ishte atje. Qeshi disi dhe u largua ashtu sic erdhi me ngadale duke terhequr kemben e majte. Degjova nje buri nga mbrapa dhe pashe qe drita ishte kthyer jeshile dhe ngava tutje...

Dje ju avita disa here celularit derisa vendosa dhe te mora ne telefon. Ktheve pergjigje ne oren 3 te nates kur ishe para shtepise sime. E dije qe isha vetem, i guess. Somehow. Cudi pse me duket vetja meksikan sot? Kam kohe qe nuk pij as tekila.

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Dhjetor 2009 03:08
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ingmetalboy Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ingmetalboy nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

2010-ta po me lodh qe ne muajin e pare...

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Janar 2010 19:50
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Kalon nje nate me zorret e barkut ne dore ku nxjerr 4 here ne koshin e mbeturinave qe mban ne dhome per letra. Ne mengjes do zgjohesh ne 10.00. Ve zilen e celularit ne 10.00. Mbas shume oresh te pagjuma organizmi yt fillon e qetesohet, kohe per te pushuar. Dhjetes i duhen dhe 3h. Ke dite te tera qe ke bere e-maile. Ke dite te tera qe s'humbet celularin nga xhepi, fle me celularin ne anen e krevatit ku fle me teper. Koha kalon...Zilja e celularit bie. Kap celularin me sy mbyllur duke menduar qe eshte 10.00. E disaktivon. Ve koken ne jastek per pak minuta me teper gjume. Degjon nje zile te dyte, ajo e voicemailit. Sheh oren, 09.45! C'zile disaktivove?! Hidhesh 1m ne ajer pasi kupton qe ke mbyllur telefonaten qe prisje me dite. FUCK!

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Janar 2010 20:20
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Reloaded

E pastaj ti me fshihesh ne notat e nates, duke nxjerre dufin e deshirave te dites. Me syte prej qelqi te thyer nga ajo qe s'qe asnjehere pjese e jotja, nderton ura te reja drejt nje bote iluzive.

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Maj 2010 23:20
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Ky s'eshte nje postim tjeter mbi dashurine!

E keshtu...dhe ajo e shtune me gjeti bashke me dashurine e jetes time ne nje restorant te vogel te qytetit. Ndersa jashte ngadale po ndryshonte temperatura, brenda ishte nje çeshtje tjeter. Nen driten e qiririt po shijonim ushqimin, veren dhe njeri-tjetrin.

Te pakten kete mendoi kamarieri.

Kamarieri, nje nga ato tipat qe te vertitet gjithe darken perreth per te kollofitur bakshishin por qe kur i nevojitet tavolina te jep llogarine ne tavoline pa hezituar. Nje burre qe gjithe darken sillet e peshtillet ne shaka qe askush s'i kupton por qe pjaten ia servir personit te gabuar. Nje burre qe s'le llaf pa perdorur per te te shitur dhe nje shishe vere por kur i nevojitet broka e ujit, s'heziton te ta mbushe goten deri ne derdhje. Shkurtimisht, nje kamarier italian nostalgjik per vendlindjen e tije, ne nje restorant vendas.

Loja e tije e fjaleve e pare u shoqerua me nje te qeshur time qe shkundi tere restorantin me decibelet e saje. Mendoja qe ai do e kuptonte qe aludimi i tije ishte i gabuar. Gabimi im i pare i mbremjes. Zoteria e kaptoi si nje sinjal timin per te vazhduar shakate mbi mua dhe te dashurin tim te supozuar. Me siguri mendoi qe duhet te kem qene shume e lumtur me fjalet e tije.

E keshtu zonjusha "qe fliste gjuhen vendase"(une dmth) filloi te bombardohej me fjale te tipit"zgjodhen te dashuruarit menyne e darkes?" ose "Zonjushe, sa te lumtur qe dukeni". Kamarieri ishte ne qejf.

Ne te vertete po darkoja me mikun tim te mire anglez qe kishte ardhur te kalonte fundjaven ketu. Por tani qe u promovua ne te dashurin tim, pritej nje sjellje komplet tjeter nga ai. Asaj nate u katapultuam me dekada me pas ne kohe, ne rolet femer-mashkull.

Keshtu kamarieri i zgjati mikut tim karten e veres ne supozimin qe ishte mashkulli qe do zgjidhte veren. Me tutje isha ajo qe mund te shijonte e para pjaten qe mu servir me nje interval kohor te ndjeshem nga miku im. Por s'perfunduam me kaq, ne momentin kur duhet te benim porosine askush s'me drejtoi shikime mua por vetem mashkullit te tavolines.

Mbas dessertit sfera ndryshoi komplet. Kamarieri s'kishte me kohe per shaka pa shije, por mundohej te na hiqte sa me shpejt qafe nga restoranti. Llogaria na u servir pa e kerkuar, kafese s'i ndjeme as eren. Para deres qendronte nje grup i ri miqesh duke shikuar brenda plot padurim. Shkurtimisht, duke na kerkuar qe t'ju lironim vendin.

Sapo dolem jashte, u ç'promovuam nga statusi i te dashuruarve. Nates tjeter kur hyme ne nje restorant tjeter, pashe plot hezitim kamarierin, por fatmiresisht kesaj here asnje shaka e hidhur, ushqim i shijshem dhe llogarine ne momentin kur e kerkuam vete.

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Maj 2010 16:38
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Dhimbje koke presioni barometrik

Nata e dyte me dhimbje koke gati konstante. Trupi i njeriut eshte kafshe e çuditeshme; ambientohet dhe me fenomenet negative duke reaguar dhunshem ndaj çdo ndryshimi. Ky sensitivitet po me heq cdo energji, po me zbras. Kam filluar gati te ndjej enet e mia te gjakut qe zgjerohen e ngushtohen nga ndryshimet ne presion barometrik. Ndjej deshperimin e receptoreve te mi qe humbasin fillin; ndjej meshire e deshire per t'i ngushelluar siç bejme me nje femije. Kam filluar te ndjej, e nganjehere gati te prek, fillimet e nje migrene te re.

30 grade celcius jashte. Une brenda me sy te erresuar.

Oh, joy!

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Qershor 2010 00:44
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Mbaj mend qe çdo gje nisi si nje budallek adoleshencial: gjendur ne nje pjese te bregdetit te izoluar nga shikimet, 5 e mengjesit, arritur t'i shpetoja vemendjes te njerezve me te cilet isha e supozuar te isha, hequr rrobat dhe zhytur ne freskine e ujit. Fundi i botes ajo lakuriqesia mengjesore e ndaluar, ndjesia sikur prek lirite ekstreme...Para pak diteve, ndersa gjendesha ne te njejten situate, po qeshja me veten. Prekje lirish ekstreme...Ahh! Me mungon intensiteti i ndjenjave te asaj moshe.

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Korrik 2010 23:03
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Nonsense!

Mendova thelle,
Ti doje me thelle,

Harrese e vetmuar, pa thellesine tende.

Zgjidhur.

Mendoj me thelle, une.
Ashtu siç doje, ti.

***
Ndjenja te tjera nga keto sillen e peshtillen me shpesh. Pse? Nese mendoj te kaluaren time ajo pyetje s'ka shume kuptim. Gjate javeve te tera koka ime do mbahet drejt para se te perkulet nga melankolia.
Muajt nuk do mjaftojne per ta gelltitur.

Shenja te qarta inati.
Lotet(te kujt?) te pavleresuar, qe kullojne neper buze, nuk ofrojne nje zgjidhje. Kuajt tundues, te rrezuar nga gomeret ne krizen e meso-jetes, vazhdojne te klithin.

Da(/-e)shu(/-i)ruar.

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Modifikuar nga amor alucius datė 21/07/2010 ora 21:23

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Korrik 2010 21:15
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:16 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 68 faqe: « E parė ... « 45 46 47 48 49 50 51 52 53 [54] 55 56 57 58 59 60 61 62 63 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > Copeza jete nga e kaluara...

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.