RIP Gibbs
Victim at Finnegans Wake
Regjistruar: 14/05/2006
Vendbanimi: Bitchfield
Mesazhe: 2637
|
Një histori e shkurtër dhe kontestime.
Fillimet e kontestimeve rreth Maqedonisë datojnë që në mesin e viteve ’70 të shek.XIX. Me shpërthimin e Revolucionit Francez, nis edhe kriza në Ballkan. Në fillim serbët dhe bullgarët duke ndjekur politikën e Rusisë, interesimin dhe përkrahjen e saj ndaj tyre, nisën trazirat dhe shpallën kërkesë për pavarësi nga Perandoria Osmane
Revoltat ndaj Perandorisë Osmane shënojnë dhe fillimin e ‘krizës lindore’, e cila do të përfshinte edhe fuqitë e mëdha në zgjidhjen e saj. Kështu Rusia do t’i shpallte luftë Turqisë, kjo do të çontë në thellimin e krizës.
Me përfundimin e luftës ruso-turke, Maqedonia do të njohë momentin kryesor të kontestimeve rreth saj. Rusia fituese do të përcaktonte rregullat e lojës në Traktatin e Shën Stefanit, i mbajtur në mars 1878. Kostoja e humbjes se Perandorisë Osmane do të pasonte në krijimin e një shteti të ri bullgar, të zgjeruar në territoret e Maqedonisë së sotme. Ky krijim i Bullgarisë së Madhe do të shqetësonte Anglinë dhe Perandorinë Austro-Hungareze, të cilat shikonin me frike fuqizmin e Rusisë dhe ambicien e saj për të dalë në ujërat e Mesdheut. Kështu me 13 qershor 1878 do të mblidhej Kongresi i Berlinit, i cili do të rishikonte vendimet e Traktatit të Shën Stefanit, aq të kontestuara nga Greqia dhe Serbia.
Vendimet e marra në Kongresin e Berlinit për Ballkanin i zhgënjyen mjaft vendet e këtij të fundit. Rikthimi i territoreve të Maqedonisë, Perandorisë Osmane, prishi projektet e Bullgarisë së Madhe së Shën Stefanit, pra dëmtoi krijimin e një blloku bullgar të sponsorizuar nga Rusia. Pas kthimit të Maqedonisë në Perandorinë Osmane territoret e saj u bënë fushëbetejë, ku përplaseshin interesat e Bullgarisë, Serbisë, Greqisë dhe të Fuqive të Mëdha.
Neni 23 i Kongresit të Berlinit ngarkonte Perandorinë Osmane me ndërmarrjen e reformave të veçanta në rajonet që zotëronte në Evropë. Pas Kongresit të Berlinit, rajoni më i rëndësishëm, që i mbeti Turqisë ishte Maqedonia, por ajo duhej qeverisur dhe mbajtur. Popullsia e saj e përzier dhe kufijtë që ndryshuan përsëri, e bënin më të vështirë qeverisjen në këtë vend. Fill pas kongresit do të fillonin revoltat, organizimet revolucionare, ritmi i të cilave sa vinte dhe shtohej. Maqedonia kthehet kështu, në temën e kërkimeve gjuhësore, etnike, antropologjike dhe historike, ku shkenca vendoset në shërbim të propagandës. Bullgaria, e cila shfaqej si përkrahëse e reformave nga Porta e Lartë, nisi lëvizjet taktike për Maqdoninë nëpërmjet formave të ndryshme të propagandës dhe mbështetjes financiare.
Në vitin 1880 u krijua Liga Maqedonase, e cila kishte si platformë të saj nenin 23 të Kongresit të Berlinit dhe krijimin e një parlamenti për Maqedoninë. Maqedonia duhej të mbetej në sovranitetin e Portës së Lartë dhe nën patronazhin e Fuqive të Mëdha Evropiane.
Në fakt Liga Maqedonase dështoi në realizimin e objektivave të saj. Krahas saj u krijuan edhe organizata të tjera si VMRO ( Vnatresna Makedonska Revolucionerna Organizacija ), e cila u formua ilegalisht në Selanik më 23 tetor 1893, por që me nxitjen dhë përçatjen e qeverisë bullgare krijoi ambiguitet në qëllimet e saj. Sofja i vuri përballë ‘Komitetin Suprem Maqedonas’, i cili u themelua në vitn 1895 në Sofje, nën drejtimin e gjeneral Danail Nikolaev. Kjo organizatë kërkonte bashkimin e Maqedonisë me Bullgarinë. VMRO, ishte e përbërë nga dy struktura paralele të cilat kishin projekte të ndryshme për Maqedoninë: njëra kërkonte inkuadrimin e Maqedonisë në Bullgari, ndërsa lëvizja tjetër kërkonte një Maqedoni autonome.
Në fillim të shek.XX fati i Maqedonisë ishte kthyer në një problem evropian. Moszbatimi i reformave në Maqedoni nga Perandoria Osmane, kryengritja e Ilindenit , revolucioni i xhonturqve i dhanë një impuls të ri konflikiti në Ballkan nga vetë ballkanasit. Ndërkohë që Rusia dhe Austro - Hungaria angazhoheshin për ruajtjen e statusqous në Ballakn, vendet fqinje si Serbia dhe Bullgaria, që prej Traktatit të Berlinit bisedonin për çështjen e Maqedonisë. Propozimi bullgar ishte për autonominë e saj, ndërkohë që Serbia kërkonte ndarjen mes tyre.
Në viti 1911 u thellua kriza ballkanike, e cila nxiti vendet e Ballkanit të krijonin aleanca mes tyre kundër Perandorisë Osmane. Megjithë vështirësitë dhe mosmarrëveshjet për territoret e Maqedonisë, më 13 mars 1912 u arrit aleanca serbo-bullgare e mbështetur nga diplomacia ruse. Edhe pse Bullgaria dhe Serbia arritën që të krijojnë aleancë, antagonizmat që ekzistonin mes tyre dhe Greqisë për territoret e Maqedonisë nuk do të zbeheshin, qoftë edhe me marrëveshje formale mes tyre. Cështja e Maqedonisë shkaktoi ato që sot njihen si luftërat ballkanike, të cilat destabilizuan marrëdhëniet ndërkombëtare në të gjithë Evropën Juglindore.
Lufta e Parë Ballkanike shpërtheu më 18 tetor 1912, pasi u arrit marrëveshja mes vendeve ballkanike: Serbi, Bullgari, Greqi, Mali i Zi, të cilat kishin edhe mbështetjn e Antatës kundër Perandorisë Osmane. Vetëm pas disa javësh Maqedonia iu nënshtura kontrollit të Aleancës Ballkanike. Me shpërthimin e Luftës së Dytë Ballkanike ushtria bullgare arriti të pushtotnte pjesën më të madhe të territoreve maqedonase.
Epilogu i Luftës së Parë Ballkanike u mbyll me nënshkrimin e marrëveshjes në Konferencën e Ambasadorëve në Londër. Vendimet e kësaj konference dhe presioni austro-hungarez e detyruan Serbinë të tërhiqej nga Shqipëria, gjë që bëri që ajo t’i drejtohej tashmë Maqedonisë. Në këtë kohë Serbia dhe Greqia nënshkruan një marrëveshje tjetër të fshehtë mes tyre, kundër Bullgarisë, për t’i marrë asaj territoret që zotëronte në Maqedoni, gjë që shkaktoi tjetër konflikt për Maqedoninë me ish-aleaten e tyre.
Lufta e Dytë Ballkanike përfundoi me 13 gusht me Paqen e Bukureshtit, ku u caktuan kufijtë e rinj në Ballkan. Vendimi kryesor i kësaj konference kishte të bëntë me statusin e Maqedonisë, e cila u nda në tri pjesë: mes Greqisë, Serbisë dhe Bullgarisë, akt ky që u konfirmua edhe me Traktatin e Versajës në vitn 1919.
Në prag të Luftës së Parë Botërore të dyja blloqet ndërluftuese: Antanta dhe Aleanca Tripalëshe i ofronin Bullgarisë territoret e Maqedonisë. Antanta i propozoi Trakën dhe Maqedoninë, por Bullgaria vendosi të mbantë anën e Fuqive Qendrore në luftë. Kështu ajo hyri në aleancë më Gjermaninë, Austo-Hungarinë dhe Perandorinë Osmane dhe arriti që më ne fund të pushtonte Maqedoninë. Lufta e Madhe nxorri në pah dhe thelloi konkurrencën e egër mes Serbisë dhe Bullgarisë, të nisur që me Kongresin e Berlinit. Bullgaria e shtriu ushtrinë e saj në tërë territoret e Maqedonisë gjatë tre viteve të pushtimit të saj, që zgjati prej vitit 1915 deri në vitin 1918.
Më 1 janar 1918 u zyrtarizua shpallja e Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene, në kuadër të së cilës bënte pjesë edhe Maqedonia, e cila u quajt Bonovia e Vardarit. Krijimi i saj nuk ishte në përputhje më strukturën etnike, duke pasur parasysh se në Bonovinë e Vardarit nuk ekzistonte vetëm një komb. Gjatë viteve të ekzistencës së mbretërisë, dhe më vonë duke filluar që nga viti 1918, Maqedonia nuk përfitoi asnjë status të veçantë në kuadër të Mbretërisë së serbëve, kroatëve, sllovenëve. Kjo mbretëri nuk njohu as gjuhën dhe as popullin maqedonas. Regjistrimiet e kësaj periudhe i citojnë maqedonasit si folës të gjuhës serbo-kroate-sllovene dhe nuk citohej asnjë specifikim i nacionaliteteve të vendit që quhej Serbia e Jugut. Nuk do të ishte vetëm mohimi i emrit të Maqedonisë, por edhe përhapja e serbizimit në këtë vend, i cili preku sistemin arsimor, fetar dhe gjendjen civile ( emrat e familjeve), të cilët morën prapashtësën –oviç. Serbizmi i Maqedonisë kishte filluar që në luftërat ballkanike dhe tashmë pas Luftës së Parë Botërore, ky vend që quhej Serbia e Jugut iu nënshtura një asimilimi të egër në të gjitha nivelet, duke eleminuar kauzën maqedonase në të gjitha aspektet dhe duke forcuar karakterin serb të Borovinës se Vardarit.
Ndarja territoriale e Maqedonisë në Bukuresht kishte lënë çështjen e saj të hapur edhe të pazgjidhur. Edhe në periudhën që do të vijonte mes dy luftërave botërore, Bullgaria, Serbia dhe Greqia do të kontestonin identitetin maqedonas. Përvetësimi dhe pushtimi i sërishëm i territoreve të saj krijoi kushtet për sensibilizimin dhe formimin e grupeve të ndryshme politike në Maqedoni dhe jashtë saj. Përveç veprimtarive të këtyre organizatave për sensibilizmin e faktorit ndërkombëtar në lidhje me çështjen maqedonase, ku u dallua së tepërmi angazhimi i intelektualëve maqedonas në Petrograd, u shfaqën edhe dallime mes inteligjencës dhe forcave të ndryshme politke maqedonase rreth zgjidhjes së çështjes së saj, veçanërisht në Bullgari, ku jetonin shumë emigrantë politkë. U dalluan dy fraksione: VMRO dhe Komiteti Ekzekutiv Maqedonas i Vllazërimit në njërën anë, dhe në anën tjetër ishin përfaqësuesit e forcave dhe lëvizjeve progresiste të majta. Të dyja fraksionet kërkonin bashkimin e Maqedonisë, por prirjet e ndryshme ideologjike vëreheshin në programet dhe në mjetet për realizimin e këtij qëllimi.
Pretendimet bullgare ndaj Maqedonisë nuk përfunduan me Luftën e Parë Botërore, madje ato u shtuan veçanërisht gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gjatë viteve 1941-1944 Sofja u pozicionua përkrah aksit Romë –Berlin dhe u kompesua me marrjen e Maqedonisë së Vardarit, të cilën e konsideronte si territor të saj. Edhe në këtë periudhë politika bullgare ndajt erritorit të Maqedonisë lidhej me rikthimin në idetë e Shën Stefanit. Në marrëveshjen e bllokut fashist gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte paraparë hyrja e trupave gjermane në Shkup, pjesa perëndimore e Maqedonisë nën pushtimin italian dhe ajo lindore të pushtohej nga Bullgaria. Veprimet e qeverisë bullgare në Maqedoni krijuan probleme edhe në marrëdhëniet mes Partisë Komuniste Jugosllave dhe asaj bullgare. Rezistenca maqedonase u organizua në bashkëpunim me partizanët e Titos. Lindja e Jugosllavisë më 29 nëntor 1947 shënoi dhe njohjen e popullit maqedonas. Maqedonia fitoi për herë të parë të drejtën e qeverisjes. Ky vendim nxjerr jashtë loje përpjekjet e mëtejshme të Bullgarisë për Maqedoninë.
U zgjata me historikun e kontestimeve rreth Maqedonisë për të kuptuar më mirë se kur kanë filluar realisht kontestimet rreth saj, kur është krijuar a njohur si shtet dhe komb Maqedonia, pse mban qëndrime të ashpra lidhur me çështjen e emrit, dhe të tjera si këto që lidhen me identitetin kombëtar të maqedonasve.
__________________
Si nuk u bera njehere moderator...
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|