Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Diskutime Shoqërore > A mendoni qe ka shoqeri te vertete dhe te sinqerte? Vlerësimi i Temës: 5 votime, mesatarja 4.20.
Gjithsej 9 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
jonaa
Anetar i ri

Regjistruar: 28/02/2003
Vendbanimi: UK
Mesazhe: 8

A mendoni qe ka shoqeri te vertete dhe te sinqerte!

Une mendoj qe shoqeri te verete dhe te sinqerte nuk ka.
Jepni mendimin tuaj

__________________
Kurre mos nxitoni ne jete se do te rrezoheni.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 05 Mars 2003 02:40
jonaa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të jonaa Kliko këtu për të kontaktuar me jonaa (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: jonaa Shto jonaa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto jonaa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Irfani
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 22/01/2003
Vendbanimi: Itali.R[]më
Mesazhe: 107

Wink

Pershendetje Jona

Pershendetje Jona.
Une quhem Irfan student ne fakultetin e shkencave politike ne rome.Me pelqeu tema qe ke hapur eshte nje nga temat me te cilat une perballem gjithmone ne jete.Nga nje ane mund te te jap te drejte por duke mos harruar qe ka edhe shoqeri te vertete dhe te sinqerte.Pamvaresisht nga ngjarjet e jetes qe mund te te ndodhi shoqeria me eshte gjendur me prane,sepse kam kohe qe rri dhe jetoje larg shtepise time larg njerezve te familjes dhe me afer ne momente te veshtira me eshte gjendur shoqeria ime e vjeter e gjimnazit.Eshte dicka e bukur qe ne momentet me te veshtira te jetes time me jane gjendur afer,sepse ne fund te fundit njeriu atehere kur eshte keq duhet te ndihmohet dhe te gjeje nje mbeshtetje te zemrat e njerezve.Une kam mendim tjeter per shoqeri te sinqerte te paster ku te gjtihe jemi miq e shoke e shoqe te ngushte.Pamvaresiht nga problemet dhe fatet e jetes qe kemi arrijme te ndihmojme njeri-tjetrin edhe ne momentet me te veshtira sepse aty njihet me mire personi/a qe te quan shok.

Me respekt Irfani.

__________________
"L'amore vero,e il cammino in due
verso la luce di une ideale comune
(J.d'Hormoy)

LOVE is wonderful but I think it is much more than that

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 05 Mars 2003 06:07
Irfani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Irfani Kliko këtu për të kontaktuar me Irfani (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Irfani't! Kërko mesazhe të tjera nga: Irfani Shto Irfani në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Irfani në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Kjo teme ka lidhje me nje teme te madhe qe esht evete psiknaliza. Ka nje rryme mendimi qe vete psikanaliza zevendeson dinamikat shoqerore. Vete fakti se psikanaliza eshte zhvilluar ne vendet nordike dhe nuk merr hov ne jug perben nje korrelacion qe mbeshtet kete ide. Fakti qe shoqeria perendimore apo nordike eshte me e ftohte mund te jete nje spjegim i kesaj.

Por le te leme psikanalaizen. Nuk mendoj se mund ti pergjigjemi kesaj pyetjeje kaq kollaj. Secili ka parametrat e vet per te vleresuar shoqerine e vertete. Une mendoj se ska shume rendesi. Ajo qe ka rendesi eshte te kesh shoqeri atehere kur ke nevoje. Njerezit ndryshojne dhe shoqeria ndryshon. Sot ke nje shok, por kjo nuk do te thote qe duhet te ndjekesh ate ne cdo dinamike te trurit te tij. As ai ty. Thjesht eshte bukur nje shoqeri persa te pershtatet, dhe per aq sa pershtatet. Me kohen humbet nje shoqeri dhe gjen nje tjeter.

Ajo qe kaloi nuk mund te konsiderohet e perjetshme por as ajo qe do vije. Eshte nje shoqeri e kendshme dhe aq. Ne fund te fundit te gjesh nje shoqeri te zgjatur eshte bukur por nuk do te thote te gjesh prehje ne shpirt. Jemi individe ne nje bote te madhe. Secili eshte ndryshe dhe te mundohemi te terheqim njeri tjetrin pas vetes nuk ben gje tjter vetem te ndrydhi shpirtin e dikujt. Le te jemi te lire e te gjejme ate qe na pershtatet. Sa me shume te zgjasi aq me mire per ne. Pastaj te kesh nje shok te perjetshem do te thote te mbllesh dyert per shoqerira te tjera. Shoket e ngushte nuk mund te jene me qindra. Kjo do te thote qe mbyll dyert shoqerive te tjera qe mund te jene akoma me te bukura dhe shpirt-lira.

Pershendetje.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 05 Mars 2003 19:25
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
mjellma
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 29/12/2002
Vendbanimi: usa
Mesazhe: 45

Me duket se Fajtori ngaterron konceptin e te njohurit te kendshem me ate te shokut te ngushte.Mundesite per te patur nje njohje te kendeshme jane paksa shume per t'u krahasuar me ate te nje shoqerie te ngushte,marredhenie qe zgjat per nje periudhe te gjate,per te mos thene gjithe jeten.Vertete qe rrethanat e jetes dhe interesat gjate saj ndryshojne dhe si rrjedhim dhe ata persona qe arrijne t'i pershtaten ketyre interesave tona nuk mund te jene te gjithe,por ka te tille qe u rezistojne ketyre ndryshimeve dhe pikerisht keta jane ata qe quhen shoket e ngushte.Une vete flas nga pervoja ime,nje pervoje qe po arrin te kape vitin e shtatembedhjete,qe ka mundur t'i rezistoje nje lagesie prej 10 vjetesh dhe vazhdon te me mbaje lidhur.Nje kureshtje per te plotesuar kete mendim timin...emrin ma ka vene shoku i ngushte i tim eti dhe gjithe jeten time une e kam thirrur xhaxha dhe si te tille e kemi ndjere pranine e tij ne familjen tone dhe po ashtu eshte trajtuar ai ne marredheniet e farefisnise....Megjithate po shtoj ne kete mendim,idene se jokushdo mund te arrij te krijoj e te mbaj gjalle nje marredhenie te tille.Te arrish kete do te thote te kesh ne shpirtin tend idealizem,paksa e dale jashte mode,por e mrekullueshme si veti.....
Hm...ja te bej nje xere une se si kam pyetur si jane gdhire sot...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 06 Mars 2003 21:57
mjellma nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të mjellma Kliko këtu për të kontaktuar me mjellma (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: mjellma Shto mjellma në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto mjellma në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ENISS
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 28/12/2002
Vendbanimi: AL
Mesazhe: 251

Te mendosh se nje shoqeri te sinqerte e te vertete nuk ka, kjo eshte e lidhur ngushte me kerkesat e tua ndaj nje shoqerie. Por di te them se njerezit jane perhere ne perzgjedhje, kjo ndodh edhe me njerezit me te cilet ata duan te shoqerohen, ndryshojne interesat e tyre te te dy paleve, pelqimet, potencialet e tyre per te dhene ne shoqeri. Lidhur me kete ka shoqeri te ngushta qe nuk zgjasin, te percipta qe zgjasin, mardhenie shoqerore eficente, reciproke, te sinqerta, te ngurta, boshe, etj etj...
Une kisha pergjigje per pyetjen e bere:
Mendoj se ka shoqeri te vertete dhe te sinqerte, por eshte shume veshtire ta krijosh. Duhet mirekuptim, tolerance e mbi te gjitha deshire per ta krijuar. Jo te tere i kane keto cilesi dhe i perdorin ne ndertimin e nje mardhenie shoqerore e ne me te veshtiren akoma, per ta mbajtur kete mardhenie shoqerore.Ne shume raste ne na ndjekin paragjykime apo ide qe na luhasin ne shoqeri se na e kane me te keq, apo se kane inat, cmire, etj etj...
Te tera i perkasin natyres njerezore....
Kam lexuar se ne jetegjatesine e njeriut ndikojne shume mardheniet shoqerore sa te suksesshme apo te deshtuara jane...
Shoqerohuni sa me shume me njerez te dashur per ju, te sinqerte, te zgjuar (do ti vleresonit shume), e shikoini gjerat perhere me syrin pozitiv....
see ya

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 06 Mars 2003 22:24
ENISS nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ENISS Kliko këtu për të kontaktuar me ENISS (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të ENISS't! Kërko mesazhe të tjera nga: ENISS Shto ENISS në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ENISS në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Po eshte me te vertet nje teme interesante. Nga pervoja e jetes sime une them se ka shoqeri te vertet dhe ajo eshte nje, shoku ose shoqja e jetes. Dhe kjo shoqeri ne me te shumten e rasteve nuke eshte e vertet dhe reale.
Mendoni se ka dy mendje njelloj ne te gjitha aspektet e jetes? Ne qoftese mendoni se ka ateher mendoni se ka edhe shoqeri te vertet.
Me respekt Keni.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 07 Mars 2003 05:32
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Keni Kliko këtu për të kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Keni't! Kërko mesazhe të tjera nga: Keni Shto Keni në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Keni në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

sigurisht qe ka por eshte teper e rralle.

me mire nje shok se nje thesar i thone llafit

une kam per vete shoqeri te vertete dhe te sinqerte dhe nuk e nderroj me asgje ne bote

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 07 Mars 2003 15:42
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ENISS
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 28/12/2002
Vendbanimi: AL
Mesazhe: 251

Citim:
Po citoj ato që tha Keni
Mendoni se ka dy mendje njelloj ne te gjitha aspektet e jetes? Ne qoftese mendoni se ka ateher mendoni se ka edhe shoqeri te vertet.
Me respekt Keni.



Nuk eshte e thene qe te jene dy njerez njelloj e te besojme se atehere ka shoqeri te vertete. Sjam dakort dhe aq me kete, sepse tek e fundit dy njerez njelloj po te rrijne bashke behet edhe rutine me raste, mendoj se njerezit nuk jane njelloj e po ashtu edhe dy shok/qe te ngushte, por qe karakteret e tyre te ndryshme plotesojne njera tjetren dhe i japin harmoni kesaj mardhenie shoqerore.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 07 Mars 2003 19:54
ENISS nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ENISS Kliko këtu për të kontaktuar me ENISS (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të ENISS't! Kërko mesazhe të tjera nga: ENISS Shto ENISS në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ENISS në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ami-
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 19/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569

Unë per vehte nuk besoj ne shoqeri

Megjithate ky mendim i imi mund te ndahet ne disa pjese plotesuese. Ne fakt shoqeria ne jeten time ze nje vend te konsiderueshem, por nuk eshte nje shoqeri aq e ngushte dhe pikerisht se nuk eshte aq e thelle me duket edhe me e bukur edhe me pak stresuese.

Me ka ndodhur ne jete qe shoke te ngushte me kane nxjerre gjera sekrete ne nje moment kur nuk duhet ta benin. Keto eksperienca me kane pasuruar dhe me kane bere qe boten edhe ne keto drejtime mos e shoh vetem bardh e zi por me te tera nuancat qe mbartin keto marredhenie .

Megjithate si cdo marrdhenie njerezore edhe ne shoqeri besimi duhet te jete i kontrolluar. Pra kam vene re qe nese une nuk i fus njerezit ne thellesi te problemeve apo te çeshtjeve te mia personale, raporti im me ta eshte me i gezueshem dhe me i shkujdesshem. Kjo me ben ta jetoj nje marrdhenie te tille me nje lehtesi te madhe dhe nese vjen zhgenjimi nuk eshte edhe aq i forte.

Pra personalisht preferoj nje shoqeri te percipte dhe te rezervuar pasi edhe detyrimet qe ke ndaj saj jane te vaketa, kjo mendoj se jep me shume liri ne zgjedhjen e personave qe vendos te mbaj afer. Shoqerine e vertete une mundohem ta lidh me dashurine. pra mendoj se personi qe te gjendet afer mund te te behet shoku me i besuar me te cilin mund te ndash gjithcka.

__________________
Mendjet e mëdha diskutojnë ide, mesataret ngjarje, te voglat njerëz...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 07 Mars 2003 20:08
Ami- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Ami- Kliko këtu për të kontaktuar me Ami- (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Ami-'t! Kërko mesazhe të tjera nga: Ami- Shto Ami- në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Ami- në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
juli_ny
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 20/01/2003
Vendbanimi: ny
Mesazhe: 36

Mbeshtes parafolsin

Per nje arsye apo nje tjeter jam ne te njejten pozite me Amin.
Shoqeria ime nuk eshte edhe shume e gjera dhe kjo ka te bej edhe me faktin qe jemi ne vend te huaj. Ndoshta po te isha ne Shqiperi gjerat mund te ishin pak me ndryshe. Per momentin shoqerine e vertete dhe te sinqerte e gjej vetem ne vajzen qe dashuroj.

Juli_ny

Por kjo sigurisht nuk do te thote qe ketu ne forum kemi nje fytyre tjeter, mos me keqkuptoni.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 07 Mars 2003 20:20
juli_ny nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të juli_ny Kliko këtu për të kontaktuar me juli_ny (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: juli_ny Shto juli_ny në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto juli_ny në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 21:26 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 9 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Diskutime Shoqërore > A mendoni qe ka shoqeri te vertete dhe te sinqerte?

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.