kontinenti
Blujtes
Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934
|
Për një ripërqasje shqiptaro-greke
=============================================
Në këtë perspektivë ndjese si rivlerësim, vërejmë të zhgënjyer se nuk tregohet urtësi intelektuale nga shtetarët shqiptarë, të cilët vazhdojnë të bashkëmëkatojnë duke abuzuar qoftë dhe me laicitetin e pozitës së tyre,
================================================
*****
-- Ate Foti Cici, ne kete fjali me ben pershtypje shumesi i foljes ''verejme''
Pra, kur keni thene ''verejme'' ketu nuk keni parasyshe vetem veten tuaj.
Tek fjala ''verejme'' kush hyn tjeter ?
''Verejme te zhgenjyer''
Per cfare jeni zhgenjyer ? Kush jane te zhgenjyerit?
C'pune ka nje prift te merret me punet e shtetit?
Ponc Pilati tha ; Ej Jezus, fol nje fjale, sepse un kam ne dore jeten tende.
Jezusi as qe ja vari fare o ate Foti Cici.
Por, Ponc Pilati ishte shteti se !
Po ate Foti Cici ku eshte me shembullin e Jezusit?
C'pune ka ate Foti Cici me shtetin?
Keni akuzuar shtetaret shqiptare te cilet nuk tregojne urtesi intelektuale.
Urtesine qe nuk po e tregojne shtetaret shqiptare, ka me mijera gazetare qe e vene ne dukje,por, juve ate Foti Cici ku e keni fjalen per mungesen e kesaj urtesise?
Keni thene ; vazhdojne te bashkemekatojne duke abuzuar qofte me laicitetin e pozites se tyre.
Si fillim, bashkimi i dy fjaleve ''bashke'' dhe, ''mekatim'' (bashkemekatim) eshte komplet i pa nevojshem, por, u mesuam tani me ate Foti Cicin.
Me fjalen ''bashkemekatim'' qe ia keni drejtuar shtetareve, nuk del qarte se, me cilet bashkemekatojne keta shtetare? Valle me njeri tjetrin ?
Me cilet pra ?
Ne qoftese keta shtetare, abuzojne me laicitetin e pozites se tyre...cfar abuzimesh bejne?
Shih ku jeni perseri gabim ate Foti Cici...nga njera ane pohoni laicitetin e pozites se shtetareve dhe, nga ana tjeter i akuzoni per abuzim tek pozita laike qe ata kane .
Perderisa jane laike, c'pune kane shtetaret me abuzimet fetare? Dhe nuk keni dhene asnje lloj fakti (si zakonisht) per kete abuzim.
Ketu po perdorni 100% llogjike greke o ate Foti Cici.
Ndoshta nuk keni rruge tjeter te te menduari.
*****
================================================
për të mos folur pastaj për detyrimet e tyre historike ndaj ortodoksisë shqiptare.
=================================================
*****
-- Direkt percarje !
I gjithe qellimi i ketyre fjaleve eshte ne sherbim te percarjes.
Me lart, ju ate Foti Cici, i injoruat ortodoksit shqiptare duke i quajtur hipokrite dhe kriminele. Kurse tani, po del se gjoja po i mbroni. Ne te vertete qellimi juaj nuk eshte mbrojtja e ortodokseve shqiptare, sepse kete gje e pame me lart ne injorimin qe i bete atyre.
Po kush ka detyrim ndaj ortodoksise shqiptare ?
Mos valle Fatos Nano ? Apo Makbule Ceco ? Ndoshta Ilir Meta ? Apo Hysni Milloshi...kush pra ?????
Ate Foti Cici, a e dini se cfar keni shkruar apo jo?
Ju flisni per detyrime historike dhe te gjithe e dime se cfar ndodhi me fene ne periudhen komuniste.
Ne qoftese ju do te ishit nje klerik i mire fillte do te ishit shprehur se; detyrimi historik eshte tek feja ne pergjithesi dhe jo vetem tek ortodoksit.
Harruat katoliket dhe muslimanet vecse...!
Pra...a nuk qel qarte se ju keni qellim politik o ate Foti Cici ?
Ne kete leter tuajen, pa veshtiresi kuptohet se juve as qe ju behet vone per ortodoksit shqiptare (sepse i keni injoruar ata me lart) por, del qarte direktiva qe ju ka dhene patriarkana greke, per ndarjen e ortodokseve shqiptare dhe kjo gje jo per te miren e tyre por, thjeshte per qellim politik anti shqiptar.
Asnje shtetar shqiptar nuk ka te drejte te mendoje per detyrime historike. Shtetari eshte 4 vjet dhe nuk di se cdo te ndodhe neser me te.
Privimi i fese , deri dje ka qene edhe mbi koken e atyre njerzve qe sot jane bere shtetare.
Sidoqofte, perseri ju nuk cilesuat te pakten nje nga keto detyrime qe shtetaret paskan ndaj ortodoksise.
*****
=============================================
Sepse përndryshe, ata sot duhet të ishin më të informuar e më të ndjeshëm për çështjet tona,
============================================
*****
-- Ne te vertete une qesha para tastieres me keto rrjeshta.
Keni thene; me te informuar.
Valle per cfar duhej te ishin me te informuar?
Me lart vete ju keni pohuar - laicitetin - e shtetareve.
Aty e keni o ate Foti Cici, vete ju me doren tuaj e keni shkruar.
C'pune ka shtetari shqiptar te informohet apo te jete i ndjeshem per ate qe ju e keni quajtur ''ceshtjet tona''?
Ate Foti Cici...a e dini ju se cfar do te thote LAICITET ?
Shteti shqiptar eshte laik.
Shteti shqiptar nuk ka lidhje me fene.
Shteti shqiptar nuk ka te drejte te nderhyje ne punet e fese.
Shtetit shqiptar as qe i duhet feja.
Pra nuk e kam aspak gabim kur me lart pohova se ju perdorni 100% llogjike greke. Atje ne Greqi mitropoliti rri prane kryeministrit gjithmone,por, jo ne Shqiperi o ate Foti Cici dhe sado qe te lodheni ju,Shqiperia eshte gje tjeter, krejt ndryshe nga Greqia qe i jep urdhera,personit Foti Cici.
Ndoshta nuk keni faj, sepse nuk keni rruge tjeter mendimi.
Ndersa ju po i akuzoni se shtetaret nuk qenkan te ndjeshem...hahahahaha !
Keni thene; ceshtjet tona.
Ate Foti Cici, mos u ,lodhni kot...menyra percarese qe perdorni eshte teper e demoduar, ashtu si koncepti grek i fese.
Pra nuk kam faj qe diku me lart kam thene se, ju do te ishit i suksesshem 200 vjet me pare.
Kurse sot....jeni jashte kohe !
*****
================================================
duhet të posedonin këshilltarë kompetentë, gjë që nuk ishte e mundur një dhjetëvjeçar më parë, kur u bënë gabime me pasoja tej brezit tonë.
=================================================
*****
-- Shih se cfare keni thene ketu.
Keta keshilltaret kompetente cilet jane ?
Prej jush detyrohem te bej perseritje o ate Foti Cici.
Pak me lart thashe se mitropoliti qendron prane kryeministrit, pra ne nje fare menyre ai eshte keshilltari kompetent.
Keni thene ; duhet te perdornin keshilltare kompetent.
Pra me keshilltarin kompetent, ju keni parasyshe Janullatosin. Ashtu si ne Greqi qe ''keshilltari'' kompetent qendron prane kryeminstrit edhe ne Shqiperi duhet te jete e njejta gje.
Me qe Janullatosi na qenka kompetenti,juve ate Foti Cici po beni thirjen hapur te poshterimit te Shqiperise.
Pra , a e kam gabim une kur them se, ju nuk jeni asgje tjeter vecse nje spiun grek, nje i shitur dhe sahan lepires?
( Do te vije koha qe edhe vete greket do t'ju vene shkelmin o ate Foti Cici )
Diplomacia juaj eshte teper e varfer...ju lutem me besoni .
Ne qoftese ju, mund te replikoni nga nje here edhe kundra Janullatosit,perseri askush nuk i ha ato lakra,pasi bejne pjese ne diplomacine e varfer ciciane, ne naivitet te plote, ne poshtersi te felliqur e te pa afteve, sic jeni ju ate Foti Cici.
Me ''keshilltarin kompetent'' ju kerkoni qe shteti shqiptar te mos jete laik, por, te jete nje shtet ortodoks...kaq !
''Keshilltari kompetent'' pa tjeter qe duhet te jete ortodoks, pra dashje pa dashje del se duhet te jete Janullatosi.
Po mire o ate Foti Cici, a nuk ju ka shkuar ne mend se keshilltare kompetente kane edhe katoliket edhe muslimanet.
Them keshtu se me lart ju kritikuat shtetaret per gabimet historike ndaj ortodoksise. Dhe keto gabime kerkoni qe te lahen me ''keshilltarin kompetent'' qe ju deshironi shume. Kurse gabime ndaj katolicizmit dhe muslimanizmit nuk paska...apo jo ?
Pra, duke mohuar fete e tjera, vertet qe nuk eshte faji im kur them se detryra juaj prej renegati eshte percarja e shqiptareve.
Sa here me duhet ta them qe,ju nuk do te arrini qellimin tuaj dhelperak.
*****
================================================
Duke u ndalur tek ndërhyrjet dhe përzgjedhjet e pavend të shtetit, le të ndërgjegjësohemi më në fund e të kuptojnë se nuk i ka hije një kleriku shqiptaro-amerikan të bëhet njësh me lloj-lloj mileti, vetëm e vetëm për të përfituar.
================================================
*****
-- Ne keto rrjeshta, qendra e kritikes fillimisht eshte tek shteti dhe per cudi ajo pena e arte e personit Foti Cici, kercen tek kleriku shqiptaro-amerikan.
Ketu, ate Foti Cici kerkon ndergjegjesim ( se per cfare ndergjegjesimi nuk merret vesht...ndoshta eshte ndergjegjesim cician)
Keni thene; nuk i ka hije nje kleriku shqiptaro-amerikan te behet njesh me lloj-lloj mileti vetem e vetem per qellime perfitimi.
Se pari, nuk keni sjelle asnje fakt (si zakonisht) per qellimet e perfitimit nga kleriku shqiptaro-amerikan.
Se dyti, diku me lart ju ate Foti Cici keni ndare popullsine me ''te kulluarit e fisshem'' dhe me ''te vdekurit''
Ne keto rrjeshta del perseri qarte meskiniteti juaj dhe ajo qe ju mendoni per njerzit,sepse ketu ju jeni shprehur me fjalet ''lloj-lloj mileti''.
Keto fjale mund t'i thote kushdo, por, jo nje prift.
Nje prift, ne pozicionin qe ka eshte edukator dhe moral dhenes. Jo me kot nje prifti i thuhet edhe ...at.
Edhe une qe po shkruaj ketu, gjthmone ju jam drejtuar me fjalet...ate Foti Cici.
Kurre nuk ju jam drejtuar me fjalet...o Foti !
Ne qoftese me pare kam qene 100% i sigurte qe ju nuk jeni nje prift, tani jam 1000% i sigurte per kete gje.
Me falni zoteri, por, nuk eshte faji im sepse kete siguri vete ju ma keni dhene.
Per klerikun shqiptaro-amerikan, ju e keni fjalen per ate Artur Liolin.
Ate Arturi, eshte nje nder kleriket e arte qe kane shqiptaret...!
*****
VIJON...
Modifikuar nga kontinenti datė 14/04/2005 ora 07:34
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|