Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Historia > Antikiteti > Arti dhe Kultura e Ilireve
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Arti dhe Kultura e Ilireve

Njoftimet me te hershme per ekzistencen e qyteteve ne Iliri i takojne mesit te shekullit VI p.e.s. Nder me te hershmet qe permendet eshte Pelioni, qytet ne Dasareti, kurse te dhenat numizatike na njohin me Damastionin, qytet i rendesishem Ilir qe kishte monedhat e tije.
Qytetet ngriheshin mbi kodra te mbrojtur nga pikpamja natyrore dhe ishin te rrethuar me mure guri te punuar.
Jeta qytetare u zhvillua vecanrisht ne krahinat e ultesires bregdetare. Keshtu qytetet si Bylisi, Amantia, Dimali, Klosi etj., u riten e u zhvilluan duke luajtur ne kete kohe nje rol te dores se pare. Jeta qytetare u shtri edhe ne krahinat ne veri te lumit Mat, si ne Lis, Shkoder, Ulqin etj.
Qytetet Ilire u ndertuan sipas shembullit te qyteteve bashkekohes ne Greqi, Maqedoni dhe Epir. Qyteti Ilir ishte qender ekonomike, qender e prodhimit zejtar dhe e shkembimit te mallrave mbi baze te monedhes. Aty jetonin dhe vepronin zejtaret e tregtaret, skllavopronaret e sklleverit.
Iliret kishin artin, kulturen dhe zakonet e tyre. Artin e gjejme te realizuar ne enet prej balte, ne punimet prej bronzi, argjendi e me ralle ari. Ne Lepenice te Vlores dhe ne Tren te Korces jane gjetur piktura shkembore te bera me boje. Gjate periudhes qytetare Ilire, arti u zhvillua ne perputhje me artin bashkohor. U shfaq skulptura prej guri, qe paraqiste shtatore me veshje Ilire. Perhapje te gjere mori sidomos punimi i baltes, i cili paraqiti kryesisht kultet qe adhuronte popullsia Ilire. Nder me te perhapurat ishte kulti i diellit. Shume i perhapur ka qene dhe kulti i gjarperit.
Nen ndikimin e kultures Greke ne besimet Ilire u futen edhe kultet e perendive greke. Iliret adhuronin Zeusin, Poseidonin, Aferditen, Artemisen etj.
Iliret flisnin nje gjuhe indoevropiane, qe dallohej nga gjuhet e tjerate kohes se lashte te Ballkanit. Deri me sot nuk eshte zbuluar asnje mbishkrim i plote i shkruar ne Ilirisht. Me themelimin e kolonive greke dhe zhvillimin e qyteteve Ilire, perhapje te gjere mori gjuha e shkruar greke e me pas latine.
Gjuhetaret kane zberthyer kuptimin e shume fjaleve dhe emrave Ilire qe shpegohen me ane te gjuhes shqipe, si p. sh. fjalet ilirisht: bilë = bijë, sika = thika, aran= arë etj. Gjithashtu ermri i fisit dalmat lidhet me fjalen shqipe dele, qyteti Ulkinon (Ulqin) me fjalen ulk-ujk etj.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Modifikuar nga Keni datë 20/03/2003 ora 05:51

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Mars 2003 05:41
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Keni Kliko këtu për të kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Keni't! Kërko mesazhe të tjera nga: Keni Shto Keni në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Keni në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Arti, Kultura dhe Paganizmi

1. Arti Ilir në prehistori


Gjatë periudhës së prehistoris, ilirët kishin tëzhvilluar artin dekorativ, artin e zbukurimit me figura gjeometrike të objekteve që ata përdornin. Arti figurativ ka qenë pak i zhvilluar. Arti dekorativ ilir ka pasur qëllim estetik (zbukurues) dhe botëkuptimor. Ai shërbente për hijeshimin e objekteve të përdorimit praktik dhe për zbukurimin e veshjes. Disa nga motivet gjeometrike kanë kuptim botëkuptimor, sepse janë të lidhura me kultet e kohës. Motivet gjeometrike që zbukuronin qeramikën punoheshin me tekniken e gërvishjes dhe të mbushjes së figurave me ngjyrë të bardhë. Në disa treva ilire praktikohej edhe pikturimi i qeramikës. Figurat gjeometrike më të pëlqyeshme kanë qenë trekëndëshi dhe rombi, vijat zigzage, tufat e vijave dhe më rrallë rrethi. Trekëndëshi dhe rombi janë të lidhura me kulte matriarkale, kurse rrethi dhe kryqi i thyer përfaqësojnë diellin. Parimet estetike të zbatimit të artit dekorativ ilir janë simetria dhe harmonia e kompozimit të motive, përshtatja e kompozimit me formën e objektit dhe hijeshimi i pjesëve më të dukshme të sendeve. Ky art shquhet për saktësinë e zbatimit të motiveve, që, së bashku me parimet e tij bazë, i kanë dhënë artit deokrativ ilir një bukuri të veçantë, shumë të pëlqyeshme edhe për artëdashësit e kohëve tona. Arti figurativ ilir prehistorik kufizohej kryesisht në punimin me baltë ose në bronz të figurave të kafshëve, të shpendëve e më rrallë të njerëzve, të cilët kishin me kultet fetare.



2. Arti ilir në periudhën qytetare



Në periudhën qytetare ilire (shek.V- II p.K.) arti figurativ u zhvillua në një drejtim të ri më të lartë, me teknikë bashkëkohore. U shfaq skulptura ilire prej guri, me shtatore e portrete, e cila paraqiste figura njerëzish me veshje ilire tek ilirët. Modelet më të mira të kësaj skulpture janë zbuluar në trevat e fiseve ilire të amanetëve, bylinëve, taulantëve, japodëve e liburnëve. Përhapje të gjerë mori në të gjithë Ilirinë arti i punimit të terrakotave prej balte (figurina të vogla, të punuara kryesisht me kallëpe), të cilat paraqesin zakonisht kultet e kohës. Këto terrakota shpeshherë i gjejmë të punuara me frymëzim vendës. Edhe arti dekorativ mori një zhvillim të ri, ndonëse u përdor më rrallë. Ai u shtri kryesisht në artizanatin ilir. Shfaqjet më të arrira i gjejmë në punimin e enëve prej balte ose prej bronzi dhe në pafat metalike të brezit. Në shek.III-II p.K. ndeshim amfora, kupa dhe enë kozmetike të zbukuruara në reliev me tema mitologjike, erotike ose bimore. Punimet më të njohura janë pafta e brezit e shek.III p.K. e Selcës së Poshtme (Pogradec), ku paraqiten skena luftërash, figura shpendësh e kafshësh, po kështu edhe paftat e Gostilit (në Malin e Zi) në veri të liqenit të Shkodrës. Arti dekorativ zbatohet në këtë kohë edhe në arkitekturë, sidomos në varret monumentale.



3. Kultura e Ilirëve


Kultura e ilirëve karakterizohet për lashtësinë e traditave të saj dhe për veçoritë etnike që ka. Ajo arriti lulëzimin e parë të saj gjatë shek. VIII-V p.K., kur një sërë objektesh morën forma të përkthyera, tipike ilire, me një art dekorativ të formuar, që e dallon atë nga popujt fqinjë. Kjo kulturë u formua në sajë të marrëdhënieve ekonomike e politike ndërkrahinore ilire, në kushtet e fuqizimit të artizanatit vendës dhe të këmbimeve tregtare e kulturore me popujt fqinjë. Në bazën e kulturës ilire qëndron niveli i lartë i punimit të qeramikës dhe veçanërisht i punimit të objekteve prej argjendi e prej ari, veçanërisht në Dardani. Ilirët përdornin forma të ndryshme enësh tryeze, enë për mbajtjen e ruajtjen e ushqimeve dhe enë rituale. Karakteristike për ilirët janë enët me dy vegla të ngritura lart mbi buzë, që përdoreshin për të pirë. Objektet metalike më të shumta ishin ato që përdorëshin për veshjen dhe zbukurimin e trupit, të punuara prej hekuri, bronzi, argjendi e më rrallë prej ari. Me shumicë punoheshin armët e sulmit e të mbrojtjes, kryesisht prej hekuri. Ndër to ka forma që janë tipike ilire, siç janë hanxhari me kurriz të përkulur dhe përkrenarja ilire. Po kështu të ndryshme janë edhe veglat e punës prej hekuri. Gjatë shek. V-II p.K. kultura ilire arriti një nivel të ri lulëzimi, me zhvillimin e kulturës qytetare. Karakteristikë dhe meritë e ilirëve është se ata nuk qëndruan të izoluar vetëm me kulturën e tyre tradicionale, por ditën të huazonin çdo gjë përparimtare, bashkëkohore, si në ekonomi, në organizimin politik, ahtu edhe në fushën kulturore. Zhvillimi i kulturës qytetare u shoqërua me përhapjen e ndikimit helen në Iliri, ashtu si në të gjithë Mesdheun. Një sëre qendrash prehistorike u kthyen në qytete dhe përkrah tyre lindën shumë qytete të reja. Këto qytete ishin të rrethuara me mure të fuqishme mbrojtëse, të pajisura me porta e kulla të shumta. Arkitektura qytetare ilire u ngrit sipas shembullit të qyteteve bashkëkohore të Greqisë, që në ate kohë u përhap në gjithë pellgun e Mesdheut. Banesat një-e dykatëshe ishin të ngritura me gur të punuar, me panimetri të njëjtë me banesat helene. Qytetet u pajisën me teatro, tempuj, stadiume e gjimnate. Vetëm teatri i Bylisit, i ngritur në shek.III p.K., zinte 9000 shikues. Pjesë e jetës së kulturuar ishin edhe shëtitoret e portikët ku njerëzit, veçanërisht aristrokraciam, duke shëtitur, zhvillonin biseda shoqërore, filozofike e politike. Në këto vende, gjatë shëtitjes, jepeshin edhe mësime. Monumente të këtilla kulturore janë zbuluar në gërmimet erkeologjike në Bylis e në Nikaja të Fierit si dhe në Dimal (në rrethin e Beratit). Në Bylis, pranë teatrit ishte ndërtuar stadiumi, gjimnazi dhe shëtitorja. Një teatër është zbuluar në Nikaja, kurse në Amantie (Plloça e Vlorës) është zbuluar një stadium. Krahas teatrit, muzikës dhe gjimnastikës, u zhvillua edhe letërsia. Edhe pse nuk kemi tzë trashëguara vepra të këtilla, kjo nënkuptohet nga vetë niveli kulturor i qyteteve ilire. Siç mësojmë nga historiani grek Plutarku, Pirroja i Epirit shkroi libra për artin ushtarak. Rritja e tregtisë me qendrat helene bëri që të përlqeheshin objektet e prodhuara prej atyre, dhe kjo e detyroi artizanatin ilir t'u përshtatej kërkesave të tregut dhe të prodhonte kryesisht objekte me forma helene. Megjithatë, traditat ilire në artizanat u ruajtën në shumë krahina ilire, sidomos në punishet dardane. Përhapje të gjerë mori gjuha greke, e cila përdorej si gjuhë tregtare dhe zyrtare. Megjithëse ilirët, ashtu si shumë popuj të tjerë evropianë, nuk kanë lënë të shkruar gjuhën e tyre, gjuha ilire mbeti e gjallë. Për këtë dëshmojnë mbishkrimet e zbuluara, të cilat japin rreth 1000 fjalë ilire, të shkruara me alfabetin grek ose latin. Këto fjalë paraqesin emra ilirë të njerëzve, të fiseve, të perëndive, të lumenjve, të qyteteve etj. Gjuha ilire është gjuhë indo- evropiane dhe ka elemente të përbashkëta me trakishten. Si degë e ilirishtes njihet mesapishtja e shkruar e Italisë së Jugut. Nga kjo gjuhë janë ruajtur400 mbishkrime të shkruara me një alfabet të veçantë. Për një jetë të kulturuar të ilirëve dëshmojnë edhe shkrimtarët e jashtëm grekë, sipas të cilëve ilirët bënin një jetë shumë të hijshme, e donin jetën shoqërore dhe ishin shumë të drejtë e mikpritës.



4. Paganizmi


Paganizmi është besimi në shumë perëndi. Është forma më e lashtë e besimit që kishin njerëzit. Një përhapje të gjerë tek ilirët pati kulti i Diellit, që simbolizohej në formën e rrethit, të kryqit të thyer, të spirales etj. Kultin e Diellit e ruajtën edhe banorët e Apolonisë. Mjaft i përhapur ka qenë edhe kulti i gjarprit. Atë e konsideronin mbrojtës të luftëtarëve dhe mbrojtës të të vdekurve; kurse në mitologjinë e lashtë, gjarpri lidhet edhe me emrin e ilirëve. Nën ndikimin grek, në besimet ilire u futën edhe kultet e perëndive greke, si Zeusi, perëndia e gjithësisë, Poseidoni, zot i deteve, Armisi, perëndia e blegtorisë etj.

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 27 Gusht 2005 04:39
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re amfi%20teatri%20i%20durrsit.jpg
Ky file është shkarkuar 139 herë.

Amfiteatri në Durrsin e atëhershëm...

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 27 Gusht 2005 04:42
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re ene ilire.jpg
Ky file është shkarkuar 134 herë.

Një vazo ilire e asaj kohe......

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 27 Gusht 2005 04:47
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re si_uew150_armetilire.jpg
Ky file është shkarkuar 128 herë.

Armët e asaj kohe.....

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 27 Gusht 2005 04:56
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 21:21 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Historia > Antikiteti > Arti dhe Kultura e Ilireve

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.