NS-6
Mnemonic
Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634
|
Para pak netesh mu kujtua ceshtja e lojes futboll kur isha i vogel...ne fakt, kur e mendoj, brezi im ka qene protagonist i nje nderrimi sistemesh qe ka lene pas shume kujtime!
Ishim femije dhe ato kujtime ishin kujtime femijerie...e per te mos i humbur do mundohem ti sjell serish ne mendje here pas here ne kete teme. Shume prej tyre sme kujtohen me por disa te tjera me vijne ne mendje ne situata te vecanta!
E para ishte ajo e ceshtjes se portave kur luanim futboll. Te bera me gura, ku here pas here, kur kundershtari nuk shihte shkonim e afronim gurin! Ishte kujtimi i pare qe me erdhi ne mendje ne nje ndeshje kalceto tek ra llafi per dimensionet e portave! Ishte nje kujtim qe e kisha hequr nga mendja!
E ndersa ai mendim ishte i pari qe u zgjua, tani po gerrmoj per te nxjerre te tjere dhe ajo qe me erdhi ne mendja ishin lojrat me kopsa. Mund te luhej me plumce qe i gjenim nga guzhinetat e ndryshme pasi qe i thyenim. Te kishe nje guzhinete konsideroj lluks duke qene se mund te perftoje me shume se 10 plumce nese e thyeje. Diku me vone dolen edhe ca akullore qe kishin dhurata ne fund dhe nder atoqe mund te bienin ishin edhe disa zara.
Aq shume luanim saqe na ripeshin lekurat e gishtave! Mjaftonin edhe 5 minuta ndermjet oreve te mesimit per te bere nje loje!
Loja ishte e thjeshte: nje trekendesh ku vendoseshin kopsat dhe nje vije ne largesi ku duhet te hidheshin plumcet. Ai qe i afrohej me teper do gjuante i pari. Ideja ishte te rrezoje te gjitha kopsat ose te godisje te gjithe plumcet e tjera! Kopsat cilesoheshin si njishte (kopsat te vogla te bardha, qe thyheshin shpejt, pa ane...gjendeshin tek disa kanatjere te cuditshme qe kane qene njehere e nje kohe), dyshtet (kopsat e kemishave), trishtet (kopsa te zeza) dhe katshe (kopsat e xhaketave...mendoni si mund te gjeheshin katshet ). Pastaj ishin ato qe quheshin fluturat, disa kopsa te vecanta qe nuk gjendeshin shume ne qarkullim keshtu qe vlera e tyre ne "merkato" ishte mjaft e larte.
I kthehem detajeve te lojes: Nese perfundoje brenda ne trekendesh digjeshe! Nese i hidhje te gjitha kopsat fitoje. Nese i godisje te gjithe plumcet fitoje! Ndoshta zgjidhja me verrem qe i jepnin disa ishte ajo e lenies se nje kopse te vetme ne trekendesh dhe digjeshin! E nese nuk arrije ti hidhje te gjithe, atehere duhet te prisje te gjithe qe te viheshin kundra per te kapur!
Momentet me acaruese pastaj ishin ato kur binte zilja per te filluar ora e mesimit serish! Te gjithe ata qe ishin djegur hidheshin per te marre kopsat e veta ne trekendesh
Sa e sa detaje i mungojne ketij shkrimi, detaje qe vetem ai qe i ka jetuar mund ti kete parasysh dhe se shpjegimet ne fjale nuk do ishin te mjaftueshme!
Ishin lojera qe na mblidhnin te gjitheve...ne cdo moment mund te gjenim dike qe i luante dhe ne asnje moment nuk luaje vetem Ishin vitet '90-'93
__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|