Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > Gjurma e kalimtarit.....
Gjithsej 12 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
lorie
you fascinate me...

Regjistruar: 23/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137

Ai kish ndryshuar shume

qe prej udhetimit te tij misionar ne Shqiperi. Sa gjurme te thella i kishin lene ne kujtese,ne zemer aq sa une u cudita dhe me nje buzeqeshje te marre dhe duke perplasur duart e kisha inkurajuar.
Udhetimet misionare ne kishen time kishin filluar qe vitin qe shkoi,dhe 6 vete ishin nisur per ne kishen tone 'moter' ne Tirane, ku une duke gelltitur lotet prej pamundesise per te udhetuar isha zhytur ne pune me nje orar te mbingarkuar.
Ne ate kohe zemra ime rrihte si e terbuar,por se fundmi ishte dorezuar me faktin qe une s'mund te beja dot udhetime transoqeanike sido qe zyrtari i puneve internacionale te studenteve, kinezi Ming Chao thoshte se ishte e lehte qe nje vajze si une te merrte nje vize. Akoma nuk e mora vesh ne e tha kete gje sepse nuk ia kishte haberin fare per te tilla situatash si e imja.
Ata te 6 u kthyen ,dhe ndane me ne gjerat qe kishin bere ne Shqiperi ,shoqerite qe kishin ndertuar dhe inkurajuar, jetimoren qe kishin vizitituar dhe kishin dhene lodrat qe ne kishim blere per femijet, mesimet mbi Biblen dhe gjera te ndryshme si keto. Nuk do u kisha besuar nqs nuk do ti degjoja me veshet e mi tek thonin se sa shume dashuri kishin gjetur atje,ne ate grup te vogel qe perbente nje kishez modeste. Pasi pashe videon me fytyra buzeshqyer nga gezimi te jetimoreve duke pare lodrat, une mbeta pa fjale dhe aq me shume pa fjale kur A, nje femer kaq guximtare sa refuzoi te cohej ne kembe sic bene te gjithe,duke rrezikuar keshtu jeten e saj, teksa diktatori Rus (emrin s'e mbaj mend) kishte qene per vizite ne vendin e saj Maltez kur ajo kishte qene presidentja a trupit politik te studenteve, nje femer qe nuk i pelqente te derdhte lot,ajo qau teksa po shpjegonte slide show me fotot e femijeve jetime, e femijeve qe kerkonin lemoshe rrugeve te qytetit. Une nuk mbaja mend asgje nga kjo varferi ne Shqiperi, ose ndoshta asnjehere kur isha atje nuk me kishte bere pershtypje te madhe. Kete here, jo vetem kjo por edhe udhetimi i A me L ne Indi,Chennai teksa njerezit jetonin neper tenda, teksa vishnin vetem nje pale rroba dhe paga e tyre mujore ishte $10,teksa e quanin nje bekim kur gjenin nje pike uje,keto me ben kaq te ndjeshme me varferine aq sa ketu u ndjeva si e perkedhelur,dhe shume mirenjohese me mundesirat qe me jane vene ne dispozicion.
Kjo kishte ndezur deshiren time me shume per te qene atje kur udhetimet e tjera te beheshin ne Tirane. Ndodhen dy udhetime te tjera, nje familje franceze qe jeton ketu, dhe ata te dy J dhe L megjithate situate ime nuk ndryshoi...
Dhe L u nis. Perpara se te nisej per atje,e dija qe udhetimi do i bente mire,por nuk do kisha menduar se ai do kthehej nje njeri i transformuar nga brenda jashte.
Te dy kishim biseduar sesa e veshtire eshte te pranosh dicka pa kushte ,sidomos dashuri pa kushte kur je rritur mes nje ambjenti qe te kushtezohet gjithcka qe ne vogeli. Kjo dashuri quhej 'grace' dhe une i kisha rekomanduar te degjonte librin CD te MAx Lucados -In the Grip of Grace,sepse vertet eshte me se normale te ngaterrohesh me dashurine e Zotit qe s'eshte aspak njerezore ,dhe te futesh skemat e tua kaq te ngushta dhe te shtremberta ne te. Ai ,ashtu si une na duheshin jave studimesh mbi kete term. Dhe keshtu beme. Por, udhetimi per ne Tirane, te nje italiani te rritur ne US mes sarkazmash,dhimbjesh ,tradhetish, sa kish vene kemben ne Rinas,kish ndryshuar jeten e tij krejt teksa e kishin pritur mes perqafimesh, haresh, gjestesh gazmore pa e njohur fare dhe qe ate dite ai kish mesuar nje mesim kaq te thelle dhe praktik qe asnje liber mbi 'grace' s'mund tia tregonte.Zemra e tij kaq e prekshme por dhe qe fshihej prej machos mashkullore, ishte kthyer permbys dhe ishte thyer,ne kuptimin e mire te fjales ishte thyer, ishte perulur.Kete e vura re kur e pashe te qante si femije,krejt vulnerabel perpara 200 e ca vetash ne kishe teksa ndante me gjithe zemer dashurine qe kish ndjere atje,mbrekulline qe Zoti kishte pershtjelluar ne zemren e tij, nevojat qe ai mund te plotesonte ne ate vend dhe me goje te plote kishte thene qe teksa ishte ne aeroport nuk donte te nisej,nuk donte te ikte prej Tiranes,dhe tha qe heres tjeter do te shkonte serisht atje.
-Jam kaq krenare per ty,ke ndryshuar shume,eshte e mbrekullueshme- i kisha thene me pas per ta inkurajuar.0
Shume vone e kuptova perse nuk mund te shkoja ne Shqiperi, eshte e vertete qe situata ime eshte shume delikate por nqs une do shkoja qofte nje vizite, nuk do me benin kembet te vija mbrapsht. Ashtu sic P me tha nje dite:ndoshta ti nuk je akoma gati...ndoshta per shume gjera nuk jam ,sidomos te ballafaqohem me te shkuaren time, por une do te shkoj atje,jam e sigurte qe do te kthehem nje dite dhe do lere gjurme kalimtari, te shkurtra, disa te dukshme te lavdishme, disa te fshehta ,modeste,sido qe te jene, do jene te shkruara,te mbajtura me kujdes ne perjetesi fal Zotit tim dhe dashurise se tij, 'grace'.

__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Maj 2006 07:01
lorie nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lorie Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lorie (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lorie't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lorie Shto lorie nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lorie nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veēse nė dorėn e Zotit!
Mesazhe: 2053

gjurmet e kalimtarit

...................... perpiqem te mos i ngjaj hijes se mengjesit, i frikesohem mendjemadhesise..

Eci perdite, veshtroj njerezit rrugeve, te pakte jane ata qe pershendes, te pakte jane ata qe kane vemendjen tek une, te shumte jane ata qe s'me njohin..
Jam nje gjurme e vogel por shume e rendesishme per ty Zoti im, Ti je i vetmi qe me vlereson, Ti je i vetmi qe me sheh tek ngrihem nga shtrati per tu gjynjezuar Ty Dhenesi i kesaj dite te re, Ti je i vetmi qe interesohesh per mua, cfare bej, cfare flas,cfare punoj, perse punoj, Ti je i vetmi qe e njeh zemren time, rrahjet e saj, mendimet e ndjenjat e mia. Te gjithe jemi gjurme te rendesishme tek ty Zoti im, Pronar i Qiejve dhe i tokes, Njohesi i te fshehtes dhe te dukshmes..
Po detyra qe na ke dhene eshte vetem kjo: Te zgjedhim vete menyren e lenies se kesaj gjurme ne bote, kesaj gjurme kalimtare fizikisht, qe shpejt e fshin koha, toka, duke lene gjalle gjurmet e veprave ...jane pikerisht ato qe na shoqerojne ne varrin e ftohte pasi na ka puthur ose kafshuar vdekja, jane pikerisht keto gjurme qe do na shoqerojne derisa te kthehemi tek Ty Zoti yne...

E shihni pra, qe nuk jemi gjurme aq kalimtare???

__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet mė (Pedro Salinas)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Maj 2006 10:51
Isra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Isra Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Isra (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Isra Shto Isra nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Isra nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

vlera e nje shkrimi te marre nga diku...

duke lexuar neper internet gjej nje shkrim te tille qe me la pa fjale...dhe vendosa ta shtoj ne grupin e gjurmave qe eshte mbledhur ketu....

E dashur nene...

a thua te jete koincidence, qe ditelindjen e ke ne 8 mars,
nje grua, nje nene, si valle qellova me kaq fat,
te te kem ty si mama, nuk di cfare tjeter mund te kerkoj ne jete,
isha xheloz kur u lind vellai, te doja te gjithen vete,
cfare cmendurish qe flas, xheloz per gjakun tim,
por une se njihja ate bebe, ai me morri mamin tim,
me vone fillova te kuptoj, se dashuria jote ishte pafund,
skishte rendesi se cfare sillte jeta, ti mua kurre nuk me le te humb,
te lashe kur isha 17, tani po behem 24,
te lashe me halle me probleme, per dy vjet gjumi nuk me zuri naten,
me merrje ne telefon cdo jave, rrogen e bere telekom,
dhe une qe thoja mos u harxho, por kurre se varja ate telefon,
mamush, djali po te flet, nuk dua ti lexosh keto vargje,
sepse e di qe zemra te eshte dobesuar, ti pashe rrudhat neper faqe,
qeskat poshte syve nga e qara, por veten perpiqesh ta mbash,
mjaft e stresove veten, gjerat do permiresohen avash e avash,
e mban mend kur u linda, dhe babi me quante te shemtuar,
me te drejte i shemtuar si bebe isha, por me vone ai ishte penduar,
hallet qe patem me belon, e mbaj mend si vrapoje ne spitale,
doktoret te thoshin ska me shpresa, por ti shpresen tende kurre se ndale,
e mban mend kur kunata te tha, qe une kisha vrime ne zemer,
qe kurre sdo mundja te vrapoja, sot jam nje nga tenistat me emer,
mamush e mban mend kur lashe shkollen, dhe me thyeve raketen e tenisit,
qava per dy jave rresht, iu ankoja kusurit te fisit,
naten ama te degjoja, si renkoje ne gjume nga inati,
kurre nuk deshe te me merzitje, por te me veje ne vize erdhi sahati,
e mbaj mend sherrin e pare, erdha ne shtepi me syrin e zi,
qaje por dhe buza te qeshi, sepse e kalova fazen femi,
mbaj mend te dashuren e pare, me thoshe mos tja kisha me hile,
kurre mos genje ato qe do, une kendej genjeshtrat me kile,
mamush e mbaj mend kur isha 5, dhe rrobat vete mi qepe,
qe nga pulovrat deri tek pantallonat, nga dora kurre ste doli nje e keqe,
tere jeten pate vec nje qellim, mua dhe vellackon te na shihje mbret,
kur vinte takimi me prinder, shkoje ne shkolle gjithe lezet,
sot jam 24, por kur te flas ndihem si femi,
dua te te puth fort ne faqe, dua te me shtrengosh ne gji,
dua te me ndihmosh me detyrat, te me gatuash nje byrek me mish,
dua te therrasesh nga ballkoni, dua te me kercenosh me gisht,
dua te tregosh historite, peripecite kur ishe shtatzene,
me qiri rrinim kur skishim drita, por kisha nje baba dhe nje nene,
dua dua dua, dua mos te te shoh me me lote,
dua qe nje dite te kesaj jete, te te dhuroj kete bote,
te te dhuroj nje kurore, si mbreteresha qe meriton te jesh,
dua qe nje dite te kesaj jete, dashurine time ta ndjesh...

 

te dua mami....

 

do doja te falenderoja  B-More's Finest per kete shkrim...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Maj 2006 01:19
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

jeta...

te pyesje dike se cfare eshte jeta definicioni me i thjesht qe do te jepte do ishte "nje rruge nga materniteti deri ne varr"...e nderkohe kur nje princi arab historia e gjithe botes ju shpjegua si "ata linden,vuajten,vdiqen" si per te treguar se jeta eshte e mbushur plot me veshtiresi...nje lufte e vertete...e cila mund te luftohet vecse me luftetaret me te mire...koha dhe durimi jane luftetaret me te mire(tolstoi)...ne fakt vetem keto te dy nuk kane humbur ndonjehere...koha eshte nje mesuese shume e mire,vetem se i vret te gjithe nxenesit e vet...durimi?nje virtyt qe shume pak persona e arrijne,nje pasuri me vlera te pakufijshme...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Shtator 2006 01:18
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ALB_MaGjI
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 19/09/2006
Vendbanimi: Korce
Mesazhe: 55

Re: vlera e nje shkrimi te marre nga diku...

Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
duke lexuar neper internet gjej nje shkrim te tille qe me la pa fjale...dhe vendosa ta shtoj ne grupin e gjurmave qe eshte mbledhur ketu....

E dashur nene...

a thua te jete koincidence, qe ditelindjen e ke ne 8 mars,
nje grua, nje nene, si valle qellova me kaq fat,
te te kem ty si mama, nuk di cfare tjeter mund te kerkoj ne jete,
isha xheloz kur u lind vellai, te doja te gjithen vete,
cfare cmendurish qe flas, xheloz per gjakun tim,
por une se njihja ate bebe, ai me morri mamin tim,
me vone fillova te kuptoj, se dashuria jote ishte pafund,
skishte rendesi se cfare sillte jeta, ti mua kurre nuk me le te humb,
te lashe kur isha 17, tani po behem 24,
te lashe me halle me probleme, per dy vjet gjumi nuk me zuri naten,
me merrje ne telefon cdo jave, rrogen e bere telekom,
dhe une qe thoja mos u harxho, por kurre se varja ate telefon,
mamush, djali po te flet, nuk dua ti lexosh keto vargje,
sepse e di qe zemra te eshte dobesuar, ti pashe rrudhat neper faqe,
qeskat poshte syve nga e qara, por veten perpiqesh ta mbash,
mjaft e stresove veten, gjerat do permiresohen avash e avash,
e mban mend kur u linda, dhe babi me quante te shemtuar,
me te drejte i shemtuar si bebe isha, por me vone ai ishte penduar,
hallet qe patem me belon, e mbaj mend si vrapoje ne spitale,
doktoret te thoshin ska me shpresa, por ti shpresen tende kurre se ndale,
e mban mend kur kunata te tha, qe une kisha vrime ne zemer,
qe kurre sdo mundja te vrapoja, sot jam nje nga tenistat me emer,
mamush e mban mend kur lashe shkollen, dhe me thyeve raketen e tenisit,
qava per dy jave rresht, iu ankoja kusurit te fisit,
naten ama te degjoja, si renkoje ne gjume nga inati,
kurre nuk deshe te me merzitje, por te me veje ne vize erdhi sahati,
e mbaj mend sherrin e pare, erdha ne shtepi me syrin e zi,
qaje por dhe buza te qeshi, sepse e kalova fazen femi,
mbaj mend te dashuren e pare, me thoshe mos tja kisha me hile,
kurre mos genje ato qe do, une kendej genjeshtrat me kile,
mamush e mbaj mend kur isha 5, dhe rrobat vete mi qepe,
qe nga pulovrat deri tek pantallonat, nga dora kurre ste doli nje e keqe,
tere jeten pate vec nje qellim, mua dhe vellackon te na shihje mbret,
kur vinte takimi me prinder, shkoje ne shkolle gjithe lezet,
sot jam 24, por kur te flas ndihem si femi,
dua te te puth fort ne faqe, dua te me shtrengosh ne gji,
dua te me ndihmosh me detyrat, te me gatuash nje byrek me mish,
dua te therrasesh nga ballkoni, dua te me kercenosh me gisht,
dua te tregosh historite, peripecite kur ishe shtatzene,
me qiri rrinim kur skishim drita, por kisha nje baba dhe nje nene,
dua dua dua, dua mos te te shoh me me lote,
dua qe nje dite te kesaj jete, te te dhuroj kete bote,
te te dhuroj nje kurore, si mbreteresha qe meriton te jesh,
dua qe nje dite te kesaj jete, dashurine time ta ndjesh...

 

te dua mami....

 

do doja te falenderoja  B-More's Finest per kete shkrim...


O LALE PO TE THEM FLM QE ME DHE SHANSIN TE LEXOJ KETE SHKRIM KAQ TE BUKUR ESHTE ME TE VERTET SHUME I BUKUR MUA PER VETEN TIME ME PELQEU NUK E DI CFARE MENDIM KANE TE TJERET
NESE DIKUJT NUK I PELQEN KY SHKRIM ESHTE NJERI PA VLERA
NJERI PA ZEMER NJERI QE JETON KOT
ME FALNI NESE FYEJ NJERI NE KETO QE THASHE POR ESHTE MENDIMI IM

__________________
To Love You is To be Part of You

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Shtator 2006 01:59
ALB_MaGjI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ALB_MaGjI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ALB_MaGjI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ALB_MaGjI Shto ALB_MaGjI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ALB_MaGjI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

me pelqen te flas me xhaxhallaret e mire sepse gjithmone kane gjera te bukura per te me treguar...hera e fundit qe para 1 jave kur shkova tek ata dhe nder te tjera ra fjala per shkollen qe po beja...
"me te vertete ne ate qe ben ka bereqet sepse nje person i shkolluar nuk humbet kurre!por duhet te jesh i bindur ne ate qe ben dhe mos te vendosesh ne dyshim nese do arrish deri ne fund apo jo!"
me pas filloi te me tregonte per dicka qe kishte lexuar:
"ishte nje liber qe e kishte shkruajtur nje person me fame ne Amerike (me tha edhe emrin por qe per momentin nuk po me kujtohet) ku nder te tjera tregonte edhe vitet e veta te shkolles. ne ditet e pare te leksioneve nje profesor i kishte thene te gjithve studenteve te klases se tij: Hidhni syte majtas dhe djathtas.2 prej atyre qe keni perreth nuk do te jene me ju deri ne fund . personi ne fjale kishte hapur syte majtas the djathtas dhe kishte thene "me vjen keq per keta te dy qe nuk do jene ". ajo qe dua te them eshte qe ai nuk e mendoi aspak qe edhe ata mund te mendonin te njejten gje,por tha qe une do te jem deri ne fund dhe ata nuk do te jene "

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Janar 2007 22:27
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

mendoja qe kishte pronare dhe skllever por gjerat nuk qenkan ashtu: edhe pronarit ne nje fare menyre i duhet skllavi qe ta njohe per pronar dhe keshtu ai behet skllav i skllavit...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Janar 2007 15:48
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

"Puthen ne kembe,kunder portave te nates". (Prčvert).
Por ndoshta ajo qe na emocionin me teper nuk jane puthjet ne kembe,mbeshtetur pas nje muri,ne nje ndalim autobuzi; puthje ne vetrine. Jane ato te 2 te moshuarve qe puthen,qe ecin ngadale,dore per dore; hezitues,mbeshteten njeri tek tjetri.Sikur ishin 20 vjec,kane te gjithe kohen e kesaj bote; por tani,kaq pak ngut.

(shkeputur nga nje gazete lexuar nderkohe qe pija kapucinon e dites )

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Prill 2007 23:21
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
capkenia durrsake
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 28/04/2005
Vendbanimi: ne boten e luleve
Mesazhe: 61

dikur doja ti besoja nje endrre, ndersa tani qe ndoshta jam duke e jetuar se dua me ,ose ndoshta sdua ta besoj hmmm          se di ca jam tu then dhe un

__________________
te marresh dhe te falesh dashuri mmmm sa bukur.......

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Prill 2007 19:26
capkenia durrsake nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė capkenia durrsake Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me capkenia durrsake (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: capkenia durrsake Shto capkenia durrsake nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto capkenia durrsake nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
el-Nino
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 06/02/2007
Vendbanimi: KL
Mesazhe: 436

kjo bote me ngjan me nje xham te madh mbi te cilin kalojne njerezit, hapat e te cileve here lene gjurme e here jo..disa ecin lehte, taman si nje kermill qe len nje gjurme e cila shpejt do te fshihet, te tjere lene gjurme pak me te medha, duke e gervishtur xhamin, te tjere e krisin ate, ndersa elitat jane ata qe e thyejne xhamin..dhe kurre nuk harrohen ne kete bote..

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Prill 2007 19:30
el-Nino nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė el-Nino Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me el-Nino (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: el-Nino Shto el-Nino nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto el-Nino nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 17:41 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 12 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > Gjurma e kalimtarit.....

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.