Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > Leter shkruar Vetes!
Gjithsej 45 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Katilesha
.

Regjistruar: 01/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Post

Dita e dashurise.

Me vite me rradhe jam mesuar ta kaloj kete dite  me rrethin tim miqesor. Si tani me kujtohet ajo cmenduri e trendafilte qe na kaplonte ate dite , te gajasurat pa pushim si dhe ideja "posesive" : Bota eshte e jona! Me kujtohet kur mblidheshim dy dite para per te hartuar plan-projektin :p (keshtu e quanim ) e asaj dite , ku nuk kishte  nje tyreze, drita te fikura :p dy qirinj dh nje shishe vere te kuqe apo shampanje.... Kishte vetem nje dreke te pergatitur vete, duar te ngjyer me miell, hunde te bere me torte, muzike te larte , kercime te cmendura , te kenduara qe shkonin deri ne uleritje dhe ne fund nje : Na cate veshet. - zeri i prinderve nga kati tjeter i shtepise.

Sot me mungon vetja e atyre diteve, ato adoloshentet e cmendur dhe te shpupurishur qe te gjithe mendonim se ishim ,pa c'ka se ne ndryshe e njihnim nj-tj.

Sot nuk ka dreke, nuk ka cmenduri moshe, nuk ka miell dhe kercime neper kolltuqe e  shtreter. Sot ka nje qetesi te rehatshme, mesazhe mikluese ne cel dhe ne posten elektronike dhe nje plan i vockel fare me miken time me te mire , ku ne lokalin tone te preferuar do ngreme dolli per Kohet e vjetra, per Ditet e "vjetra" te Shen Valentineve!

Kati .... 

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Shkurt 2008 12:29
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Katilesha Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Katilesha Shto Katilesha nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Katilesha nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 01/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Exclamation

......

Shpesh here te ndjej indiferente, te ftohte , te akullt . Shpesh here me behesh pasqyre qe imazhin tim ma kthen ,por pasi eshte "perpunuar" nga "rrezet"  e realitetit dhe me kthen keshtu nje shembelltyre te "shperfytyruar", aq te "huaj" sa  me bezdis.  Shpesh here me behesh mur kunder te cilit perplasem duke thyer dhe copetuar endrrat dhe shpresat e mija. Shpesh here me behesh nje statuje e palevizshme......

Kati

10 shkurt 2008

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Shkurt 2008 17:05
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Katilesha Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Katilesha Shto Katilesha nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Katilesha nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 01/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Post

Pse perpiqesh t’ia veshtiresosh kaq shume  jeten vetes? Une e di qe ti do te jetosh me rregullat e tua dhe kur thua “It’s over” do te thote vertet qe ka marre fund e nuk pranon kurrsesi kthim prapa…jo se nuk mundesh por se nuk do e kjo pastaj te zhyt thelle ne dyshime…sonte eshte nje nate e qete…ka hene…ka yje..ka gjithcka te bukur te nje nate dashurie…ka gjithcka te bukur per tu ndjere si ne diten e Dashurise. 14 Shkurt 2008 eshte data sot dhe ti cuditerisht ndihesh disi por nuk e di sesi..do te ndjehesh e dashuruar por nuk do…nuk do se kjo te ben te mendosh se je e dobet…do te ndjehesh pjese e dites se dashurise kur I ke mundesite per tu ndjere e tille por ti e pengon veten ..ve nje barriere para zemres tende dhe I jep liri arsyes…ah kjo arsyeja jote! Je shume  kokeforte! Nuk do te pranosh gjera te cilat ndoshta jane te qarta…nuk do ti pranosh vetes gjera te cilat mund te te lumturojne ty ne nje moment te caktuar…dhe kjo sepse ti e di se me vone do te pendoheshe..po po…pendohesh sepse edhe atehere nuk kenaqesh kurre…je shume " e pangopur" me ato qe jeta te ofron…kerkon gjithmone dicka me shume nga ajo qe ti ke marre ose thene me sakte nga ajo qe ti vete ke dashur te marresh…p.sh: ke mundesine te jetosh nje ndjenje e cila mund te te beje te ndihesh mire por nuk do. Pse? Ah po, mendoj se e di pergjigjen…Nuk do sepse pastaj do mendosh prape nese ishte vertet ajo qe kishe dashur apo jo…do mendosh se nese vertet ishte ajo qe enderroje apo ishte thjesht ndjekja e instiktit ajo qe te shtyu ne marrjen e nje vendimi te tille…do mendosh prape se kjo nuk ishte per ty…do mendosh prape se nuk ishte kjo ajo qe ti kishe enderruar per vete dhe mbi te gjitha ajo qe te tjeret prisnin prej teje…
Duket sikur tani po flas vetem per nje ceshtje apo ndodhi te caktuar...por jo…ne fakt me kete ti pergjitheson dhe permbledh shume  gjera te tjera qe kane te bejne me ty….ndoshta sonte shkruan keshtu se je thellesisht e prekur nga ajo surpriza e bukur qe tu be per "feste"…e kam fjalen per buqeten me 10 trendafila te kuq…ndoshta kjo te ka prekur kaq shume  saqe tani mendon e vepron "ndryshe"…por prape dyshoj sepse ti vete je dyshuese ne cdo gje te perket. Nuk ben keshtu! Duhet te jesh me shume  e lire ne mendimet dhe ndjenjat e tua…pse I jep kaq shume  rendesi arsyes? Pse? Pse e mendon me te llogjikshem faktin se ndjenja sot nuk ka rendesi, se ajo qe ka rendesi eshte aryseja dhe asgje tjeter? Pse nuk mundohesh qe keto dyja, teper te rendesishme qe te dyja, ti miksosh ne ate menyre qe te te bejne ty te ndihesh mire si nga ana shpirterore ashtu edhe nga arsyeja. Bej te mundur qe arsyeja jote, primare tek ty, te arrije te pranoje ate qe zemra jote do…vetem ti mund ta besh kete gje. Pa ia pohuar ti vetes tende, eshte e kote te perpiqesh me tej…kupto veten tende dhe ate qe do…ndoshta ate qe do, ti e di fare mire dhe e ke te qarte por duhet qe ta besh ne lidhje me arsyen dhe mbi te gjitha me shpirtin tend se edhe shpirti eshte pjese e rendesishme e jotja…”Shpirt I lire dhe fisnik”, te pat shkruar dikur dikush…nejse.......
Jam ulur mbi shtratin time dhe zhytem thellesisht ne mendime…e sa here me ka ndodhur qe te me zere gjumi me mendjen plot me ide…duke shikuar brenda vetes time dhe duke peshuar gjerat qe kane rendesi per mua, duke luftuar me idete dhe mendimet e mia per te arritur ne nje perfundim.E rezultati? Asgje! Gjithmone jam kthyer ne piken fillestare! I’m trying to make my life harder and return to where I were!............
 
- " Dikush " paska shkruar keshtu dite me pare........dhe sot e gjeta rastesisht , si shume gjera te tjera..........

__________________
.

Modifikuar nga Katilesha datė 24/02/2008 ora 12:00

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Shkurt 2008 18:46
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Katilesha Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Katilesha Shto Katilesha nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Katilesha nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 01/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Post

Ndoshta erdhi koha t'i leshosh freret e zemres dhe ta lesh ate te lire. Lere zemren te te tregoje udhen tende. Me kot perpiqesh ta trukosh trishtimin e diteve dhe vetmine qe te eshte pikturuar rreth syve te enjtur nga lotet e neteve pa gjume. Buzeqeshja jote tingellon e plakur dhe syte nuk te shohin me si dikur. Sa shume ke ndryshuar.

Heshtja me te cilen mbrohesh eshte duke te zhytur me shume ne erresiren e guaskes ku je strukur. Nuk e kuptoj friken tende. Askush nuk ka frike nga dashuria.

Askush , pervec teje.

 

03 mars 2008 /   Kati

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Mars 2008 09:48
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Katilesha Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Katilesha Shto Katilesha nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Katilesha nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Franka
Amazone prej Reje

Regjistruar: 20/03/2008
Vendbanimi: Athine
Mesazhe: 64

Kam vendosur te shqyej fytyren tende...
nga kujtesa, te zhduk imazhin tend ....
qe te harroj krejtesisht ,
kam vendosur te iki larg ne nje bote tjeter...
me njerez te tjere, imazhe te reja....
fytyra te reja....
Por per cudi nga pas dikush me ndjek
S'di ne eshte hije apo njeri..
ndoshta je ti ....
Sa veshtire e kam te te harroj
e si gjithmone tek ti kerkoj ndihme...
Hej vetja ime me ndihmo te te harroj ......!!!!!!!

__________________
Une shpesh mbytem ne psheretimen tende

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Mars 2008 22:04
Franka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Franka Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Franka (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Franka Shto Franka nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Franka nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 01/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Leter shkruar vetes!

Ndodhi muaj me pare pasi kisha kaluar nje dite me te vertete te lodhshme ne ambientet e Psikiatrikut , ku sa hyra ne shtepi u zhyta ne shtrat per te mbyllur syte dhe per te harruar dhembjen e madhe qe kisha takuar atje...Ne pergjumjen e pare, atehere kur mendja kishte filluar te largohej nga ngjyrat gri te mureve te spitalit dhe po takonte ylberet e familjes, dashurise dhe miqesise ,kur une e pashe veten duke shkruar nje Leter Lamtumire! Gjithcka ishte kaq e turbullt dhe e mjegullt sa une nuk mbaj mend ne ishte enderr apo jo,sepse e ndjeja pervelimin e ujvares se loteve tek me mbulonte  fytyren , ndjeja dhimbjen e zemres e cila perpelitej ne kraheror si nje pulbardhe e plagosur. E mbaj mend cdo shkornje qe me dhimbjen e lamtumires e shkrova. Aty shkorva me shkronjat e fatkeqesise, vuajtjes , fatalitetit te syve qe takova ne Psikiatrik. Shkrova me shkronjat e rrobave te shqyera, fytyrave te palara, duhmen e duhanit te lire qe te mbyste , me eren e ngurteseise dhe ekzistences se vdekur qe kundermonte atje brenda. Shkrova me shkronjat e atyre duarve qe dridheshin ne zbrazetiren e shpirtit te tyre teksa mundoheshin te silleshin si "njerez normal" kur une i thoja qe isha psikologia e re e atij institucioni. Shkrova me shkornjat e keqardhjes qe nuk mundesha te ulesha , te shtrihesha ne dyshemene e piset , ku shkelnin kembet e pafata dhe te qaja  me denese , sepse ndjeja perbrenda nje zemrim te madh me perendine, me veten , me mjeket qe nuk kishin as piken me te vogel te vullnetit dhe deshires per ti kuruar por vetem i injektonin dozen e haloperidolit vetem sa per t'i ngurtesuar dhe lene shakull ne nje cope te asaj bote patologjike, kisha zemrim me ao sanitare qe nuk e dinin as per cfare ishin aty , dhe qe i zhdeponin ne dru ata mjerane, sepse ia shkelnin dyshemene e sapopastruar.........Nje pjese e imja ka mbetur e burgosur atje, e lidhur nyj me hekurat dhe eshte shnderruar ne nje dore qe i perkedhel ata , ne nje shami qe fshin lotet e zemrave te tyre, eshte kthyer ne nje ze qe i kendon ninullen e nates se mire, eshte kthyer ne ujin qe i pastron , ne nje luge gjelle qe i mban frymen gjalle, ne nje rreze dielli qe mundohen a kapin pas hekurave, ne nje pike shi qe mundohen ta prekin per t'u ndjere ndryshe..... shshshshshshshhs se nuk mundem me!

Kati

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Prill 2008 18:13
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Katilesha Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Katilesha Shto Katilesha nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Katilesha nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Zani
... i Zemres

Regjistruar: 02/02/2007
Vendbanimi: Nen hijen tende...!
Mesazhe: 549

Pershendetje!

Citim nga Kati:
....kur une e pashe veten duke shkruar nje Leter Lamtumire! Gjithcka ishte kaq e turbullt dhe e mjegullt sa une nuk mbaj mend ne ishte enderr apo jo,sepse e ndjeja pervelimin e ujvares se loteve tek me mbulonte  fytyren , ndjeja dhimbjen e zemres e cila perpelitej ne kraheror si nje pulbardhe e plagosur. E mbaj mend cdo shkornje qe me dhimbjen e lamtumires e shkrova. Aty shkorva me shkronjat e fatkeqesise, vuajtjes , fatalitetit te syve qe takova ne Psikiatrik. Shkrova me shkronjat e rrobave te shqyera, fytyrave te palara, duhmen e duhanit te lire qe te mbyste , me eren e ngurteseise dhe ekzistences se vdekur qe kundermonte atje brenda. Shkrova me shkronjat e atyre duarve qe dridheshin ne zbrazetiren e shpirtit te tyre teksa mundoheshin te silleshin si "njerez normal" kur une i thoja qe isha psikologia e re e atij institucioni. Shkrova me shkornjat e keqardhjes qe nuk mundesha te ulesha , te shtrihesha ne dyshemene e piset ,....

Kati...!

Menyra jote e te shkruarit shume e veqante ,pershkrimi Yt ....Kur te lexoi Ty e shof se je e vecanta e Letersise  brenda ketij forumi,te lexova ...e dhimbshme ajo cka solle por dhe me pelqeu pershkrimi Yt!.

respekte

__________________
Me mundon kujtimi per Ty...!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Prill 2008 18:29
Zani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Zani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Zani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Zani Shto Zani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Zani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 01/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Re: Pershendetje!

Citim:
Po citoj ato që tha Zani
Citim nga Kati:
....kur une e pashe veten duke shkruar nje Leter Lamtumire! Gjithcka ishte kaq e turbullt dhe e mjegullt sa une nuk mbaj mend ne ishte enderr apo jo,sepse e ndjeja pervelimin e ujvares se loteve tek me mbulonte  fytyren , ndjeja dhimbjen e zemres e cila perpelitej ne kraheror si nje pulbardhe e plagosur. E mbaj mend cdo shkornje qe me dhimbjen e lamtumires e shkrova. Aty shkorva me shkronjat e fatkeqesise, vuajtjes , fatalitetit te syve qe takova ne Psikiatrik. Shkrova me shkronjat e rrobave te shqyera, fytyrave te palara, duhmen e duhanit te lire qe te mbyste , me eren e ngurteseise dhe ekzistences se vdekur qe kundermonte atje brenda. Shkrova me shkronjat e atyre duarve qe dridheshin ne zbrazetiren e shpirtit te tyre teksa mundoheshin te silleshin si "njerez normal" kur une i thoja qe isha psikologia e re e atij institucioni. Shkrova me shkornjat e keqardhjes qe nuk mundesha te ulesha , te shtrihesha ne dyshemene e piset ,....

Kati...!

Menyra jote e te shkruarit shume e veqante ,pershkrimi Yt ....Kur te lexoi Ty e shof se je e vecanta e Letersise  brenda ketij forumi,te lexova ...e dhimbshme ajo cka solle por dhe me pelqeu pershkrimi Yt!.

respekte



..........



Faleminderit qe me ndjek ne shkrime Zani .

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Prill 2008 18:31
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Katilesha Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Katilesha Shto Katilesha nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Katilesha nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 01/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Lightbulb

Sot mora pluhurat tek kutia  e letrave shkruar vetes. U be shume kohe  pa i shkruar  vetes dhe "Dikujt". U  be kohe qe nuk mbyllem ne dhomen time dhe te derdh vargje ndjenjash ne copeza letre , te trokas ne portat e mbyllura te vetes dhe si pas cdo mospergjigjeje te le nje leter nen dere.U bene kohe qe nuk shkruaj nje mesazh ne shishe , sepse deti i jetes time eshte aq i qete ,aq pa dallge saqe as shishja nuk do mbrrinte ne destinacionin qe dua dhe mua mesazhet e paderguara nuk me pelqejne. U bene kohe qe kam mbyllur veshet nga zhurmat e hapave te njerezeve qe shkojne e vijne cdo sekonde ne jeten time , kam mbyllur syte perballe fytyrave njengjyreshe apo shumngjyreshe qe me dalin me ,pa vullnet perpara cdo dite duke u munduar te ndalin hapin tim prej vetmitareje. Dhe gojen e shpirtit dhe te zemres e kam mbyllur nje here e pergjithmone. Ate nuk e le me te pipetije dhe te psheretise asnje fjale, asnje germe.Ndihem mire ne rrethin e vetmise time, ne folezen time  me kutine bosh te letrave shkruar vetes, me nje leter te pashkruar per "Dike" . Dhe me pelqen vargu i heshtur qe leshojne hapat e mi , teksa eci rrugeve vetem si tani  ashtu sic une do te doja te isha per shume kohe....

KaT

 

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Maj 2008 18:24
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Katilesha Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Katilesha Shto Katilesha nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Katilesha nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Demokrate4ever
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2005
Vendbanimi: Eastern Seaboard
Mesazhe: 4434

Citim:
Po citoj ato që tha katilesha007
U bene kohe qe nuk shkruaj nje mesazh ne shishe , sepse deti i jetes time eshte aq i qete ,aq pa dallge saqe as shishja nuk do mbrrinte ne destinacionin qe dua dhe mua mesazhet e paderguara nuk me pelqejne.

[I]
 




Mjafton te dime c'fare duam e dashur dhe te mos shpenzojme shume kohe ne pasqyrat e pasme te jetes,por ti marrim si nje drejtim per te ardhmen dhe pastaj cdo gje do arrije ne destinacionin e duhur.


Po ky frymezim i Nicola Sparks eshte?

__________________
I say there're no depressed words just depressed minds.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Maj 2008 18:31
Demokrate4ever nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Demokrate4ever Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Demokrate4ever (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Demokrate4ever't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Demokrate4ever Shto Demokrate4ever nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Demokrate4ever nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 08:07 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 45 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > Leter shkruar Vetes!

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.