Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Sali Berisha, komunisti i veshur tani me petkun e Demokracise?!
Gjithsej 41 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
varka
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 27/04/2004
Vendbanimi: canada
Mesazhe: 685

..

Te dihej e mire e kau nuk e thernin .....
Jam kuri0z cdo te thoni ju freshistet e forumit kur shqiperia te behet anetare e natos vitin tjeter?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Dhjetor 2007 02:39
varka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė varka Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me varka (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: varka Shto varka nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto varka nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6852

Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA
Allejs gutten Une jam...

Mire e ke ti por ne demokraci nuk ndodh keshtu si mendoni ju.Ne vendet demokratike  te Europes jo njerzit qe nuk i pushkatojne,por edhe kafshet jo.Te me falesh por'' paske ngelur Devolli'' thot Driteroi, ndersa une dua te them qe nuk ke ndryshuar nga shqiptaret e para '90-s megjithese ke shume vite ne RFGJ.Te me kuptosh,nuk me vjen keq per Saliun por per konceptete e tua per jeten politke ne demokraci.Laj thaj ata politikane kemi,apo mos ke dashur te thuash se te gjithe jane per t'ua numeruar ne balle?

Kalofsh mire!




Guten Morgen, IQVLORA! Ich grüsse dich mal ganz nett. Alles ok. bei dir?

Me ate Foto se kishja direkt per ATE, prandaj dhe i vura mbiemrin "Protopapa"! Por, per mua AI eshte pergjegjes per 97-ten dhe meriton-duhet te denohet! Ai eshte vrases i Popullit shqiptar. Ne kohen e tije si President, u vrane ne Shqiperi me shume njerez se sa ne kohen e "Dulles" dhe per kete ai meriton-duhet te denohet! Po, eshte e vertete se Nano-PS-ja eshte shkaktuese-organizatore e shume Bandave dhe i Terrorit qe u krijua ne 97-ten, POR Sala i dha atij "ushqimin", lejimin dhe zhvillimin e Piramidave gje te cilen e shfrytezoi Nano, pra: Ai ishte President dhe si i tille ka detyren-pergjegjesine te MBROJE Popullin...!!!
Per kete Ai duhet te denohet, gje e cila s'eshte bere akoma!!!
Ai eshte Injorant politik! E ka kthyer Shqiperine ne gjendjen qe ishte para 97-tes! Ai veem dordollis! Nuk ka guxim dhe ndjenje morale ti sherbeje popullit-Atdheut! Perpara se te merrtepushtetin, Ai, akuzonte cdo "politikan" Socialist dhe se kishte Dosje korrupsioni per secilin nga ato!
Mori Pushtetin, ku jane Dosjet???!!!! Cili "Politikan" Socialist ka shkuar para Drejtesise per Korrupsion etj. !!!!???? E kunderta: Keta "Politikane" Socialiste, e ndihmuan ne Votat per Presidentin! Pra, Ai, bashkepunon me Korrupsionin dhe me njerezit e Korruptuar!!!


NUK ESHTE QELLIMI TE VRITET AI APO NDONJE Politikan TJETER, QELLIMI ESHTE QE KY DHE KETO NJEREZ QE JANE MBAS TIJE, TE DEMASKOHEN PUBLIKISHT DHE T'I TREGOHET SE CILET JANE NE TE VERTETE...!!!

Duhet kuptuar se, per sa kohe do te kete Sale-Nano-E.Rama ne Shqiperi, s'do te kete ndryshim! Ato jane Gangrena e Shqiperise!
Jashte ketij Konteksi nuk perjashtohet dhe PS-ja, e djeshmja dhe e sotmja(me E:Ramen)!

PS-ja, dhe SOT, mbas 17 vjetesh pluralizem-demokraci, s'eshte distancuar akoma nga "Dulla", te pakten publikisht! Rama, shkon ne zona Elektorale dhe ndron akoma "Dullen", gje te cilen e ben per te perfituar ne zgjedhje ca vota!!!

Regjimi i "Dulles", si dhe i "Dullave" ne Europen ish-Lindore, eshte denuar Boterisht, kurse ne shqiperi, disa E.Rama nderojne akoma Figura te tilla!!!

Pra, Corba Politike-Ideologjike Komuniste, eshte gelltitur nga te gjith keta njerez qe tani mbajne Flamurin e Demokracise ne duar dhe mbi te gjitha; politikanet shqiptare kane treguar se jane te pa rinovueshem!!!

Tek Sala duket dhe eshte me e theksuar kjo gje!
N.q.se nen drejtimin e Nanos-PS-es ne Shqiperi u mboll-kultivua-lulezoi Korrupsioni, ne kohen e Sales-PD-es u mboll-kultivua Injoranca, Gjakderdhja dhe shkaterrimi TOTAL i Shqiperise!!!!




Grüße aus Frankfurt

Une jam...!!!
Elbasanas

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Dhjetor 2007 09:37
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
daedal
.

Regjistruar: 07/10/2007
Vendbanimi: .
Mesazhe: 310

Poshte komunistet dhe kelyshet e komunisteve

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Dhjetor 2007 19:45
daedal nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė daedal Kėrko mesazhe tė tjera nga: daedal Shto daedal nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto daedal nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6852

BE: Shqipëria, lulëzon korrupsioni dhe krimi i organizuar



Presidenti i Keshillit te Europes, Luis Amado




BE: Shqipëria vazhdon që të ketë një qeverisje të dobët, nuk zbatohen ligjet



Këshill i Bashkimit Europian publikon rezultatet për Shqipërinë. Korrupsioni dhe krimi i organizuar kanë mbërthyer vendin

Këshilli i Bashkimit Europian, në raportin e tij për vendet e Ballkanit Perëndimor, ka nënvizuar se korrupsioni dhe krimi i organizuar janë problemet më të mëdha me të cilat po përballet vendi. Gjithashtu në një skaner që Këshilli i Bashkimit Europian i ka bërë Marrëveshjes së Zgjerimit dhe Sfidave Kryesore, me të cilat do të përballen vendet gjatë vitit 2007-2008, thekson se Shqipëria vuan nga një qeverisje e dobët, ndërsa zbatimi i ligjit mbetet në nivele tepër të ulëta. Konkluzionet e bëra nga ana e Këshillit, që është një nga organet më të larta të BE, kanë ardhur pas bërjes publike nga ana e Komisionit të Progres-Raportit për Shqipërinë. Këshilli ka bërë të ditur se Shqipëria ka bërë progres në disa fusha, por probleme të mëdha e shoqërojnë vendin, të cilat do të mbeten edhe sfidat kryesore të vitit 2008.

Korrupsioni

Sipas raportit të BE-së korrupsioni është i përhapur dhe përben një problem serioz për Shqipërinë, ndërsa masat për forcimin e sistemit gjyqësor kundër korrupsionit janë vonuar. Referenca për nxjerrjen e konkluzioneve nga ana e Këshillit të Europës kanë ardhur pas bërjes publike të Progres Raportit, që mbetet edhe dokumenti kryesor i arritjeve dhe sfidave për BE-në. Sipas Këshillit të Europës, ndryshimet ligjore janë te nevojshme për përafrimin kuadrit tonë ligjor me Konventën e Civile të Këshillit te Evropës për Korrupsionin. Sipas Ministrave të Jashtëm të BE-së, që janë edhe anëtarët e këtij institucioni ligji, për konfliktin e interesave ka nevojë për sqarime te mëtejshme. Propozimi për ndryshimin e Rregullores së Parlamentit për të lejuar anëtarët e Parlamentit për të hequr dorë nga imuniteti i deputetit, ende nuk është adoptuar.

..........................................

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Dhjetor 2007 08:10
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Re: Vlonjati

Citim:
Po citoj ato që tha arturm


Keto fjale te Sales i kam degjuar personalisht tek sheshi i Qytetit Studenti. Gjithashtu Sala ka qene nje nga ata qe na tha qe te ktheheshim ne leksione, ose me sakte qe te shkonim ne shkolle, dhe pas shkolle te vazhdonim protestat. Une keto i di mire.

Megjithate duhet pranuar qe, ne kushtet e atehereshme duhej "lajkosur" pak pushteti per te arritur qellimin e lejimit te pluralizmit ne Shqiperi. Murit me koke nuk i bihej, por ai duhej gerryer pak nga pak.

Ti e di mire se sa e dua une Salen, por per keto fjale ne ate kontekst te asaj kohe, duhen gjykuar ndryshe. Mos harro qe kishte persona si Xhelil Gjoni qe propozuan te coheshin tanket ne Qytetin Studenti. 

Psh.



 

Saktesia dhe objektiviteti ju kane karakterizuar gjithmone arti.Ne ato dite te turbullta xhahilet e byrose politike,si Hekri,S Stefani,Pali sharroku,loparja Cuko,Xh Gjoni me shoke(ky i fundit nuk ka qene i birose) plus Nexhmijen nje shkendije prisnin nga Ramizi dhe Q Studenti do te kthehej ne nje Timishioare te dyte.Kemi mbajtur frymen se mos keto monstra do ta pergjaknin QS me veglat e tyre qorre te diktatures.Ishte maturia e drejtuesve te protestes studentore e cila perfshhiu edhe intelektual te shquar shqiptar, te cilet me shkrimet dhe intervistat e tyre plus gjendja katrastofale ekonomike, kishin bere qe PPSH dhe Ramizit t'i binin puplat.Disa me injorancen e tyre komuniste i gjykojne ato situata me kutin e rraces nga vijne.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Dhjetor 2007 11:11
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Citim:
Po citoj ato që tha Une jam...!!!
BE: Shqipëria, lulëzon korrupsioni dhe krimi i organizuar



Presidenti i Keshillit te Europes, Luis Amado




BE: Shqipëria vazhdon që të ketë një qeverisje të dobët, nuk zbatohen ligjet



Këshill i Bashkimit Europian publikon rezultatet për Shqipërinë. Korrupsioni dhe krimi i organizuar kanë mbërthyer vendin

Këshilli i Bashkimit Europian, në raportin e tij për vendet e Ballkanit Perëndimor, ka nënvizuar se korrupsioni dhe krimi i organizuar janë problemet më të mëdha me të cilat po përballet vendi. Gjithashtu në një skaner që Këshilli i Bashkimit Europian i ka bërë Marrëveshjes së Zgjerimit dhe Sfidave Kryesore, me të cilat do të përballen vendet gjatë vitit 2007-2008, thekson se Shqipëria vuan nga një qeverisje e dobët, ndërsa zbatimi i ligjit mbetet në nivele tepër të ulëta. Konkluzionet e bëra nga ana e Këshillit, që është një nga organet më të larta të BE, kanë ardhur pas bërjes publike nga ana e Komisionit të Progres-Raportit për Shqipërinë. Këshilli ka bërë të ditur se Shqipëria ka bërë progres në disa fusha, por probleme të mëdha e shoqërojnë vendin, të cilat do të mbeten edhe sfidat kryesore të vitit 2008.

Korrupsioni

Sipas raportit të BE-së korrupsioni është i përhapur dhe përben një problem serioz për Shqipërinë, ndërsa masat për forcimin e sistemit gjyqësor kundër korrupsionit janë vonuar. Referenca për nxjerrjen e konkluzioneve nga ana e Këshillit të Europës kanë ardhur pas bërjes publike të Progres Raportit, që mbetet edhe dokumenti kryesor i arritjeve dhe sfidave për BE-në. Sipas Këshillit të Europës, ndryshimet ligjore janë te nevojshme për përafrimin kuadrit tonë ligjor me Konventën e Civile të Këshillit te Evropës për Korrupsionin. Sipas Ministrave të Jashtëm të BE-së, që janë edhe anëtarët e këtij institucioni ligji, për konfliktin e interesave ka nevojë për sqarime te mëtejshme. Propozimi për ndryshimin e Rregullores së Parlamentit për të lejuar anëtarët e Parlamentit për të hequr dorë nga imuniteti i deputetit, ende nuk është adoptuar.

..........................................

 

 

Ime keni te drejte 95% ndersa 5% jo.1997 -n ti e ke pare nga DW apo ndonje Tv tjeter,por ne e kemi pare nga afer.Ne ate corbe te helmet te atyre muajve futen hundet qe nga CIA e gjer te sherbimet e fshehta te fqinjeve tane plus sherbimin e keq qe bene mediat prestigjioze te botes.Pavaresisht ketyre une them se u arrit dicka e madhe per kombin.UCK-ja ne Kosove u armatos dhe filloi lufta e popullit kosovar kunder shkaut serb,deri a edhe me ndihmen e NATO-s u arrit te clirohej ajo pjese e truallit tone kombetar qe mbahej e pushtuar me gjak e me hekur nga Serbia.Edhe ne nivel ekonomik Shqiperia po ecen perpara pavaresisht se me hapa te ngadalte.Kjo ndodh per shkak se elita politike shqipetare vjen nga erresira komuniste.Por duhet ditur se krimi e korrupsioni nuk luftohet me gjyqtar e prokuror te kryekorruptuar tek te cilet populli nuk ka pike besimi.Vendin e frenojne ne ecjen e tij me shpejtesi drejt vendeve te qyteteruara evropiane mbeturinat e regjimit komunist nga te dyja anet,por sidomos nga ajo ane ku nderohet akoma diktatori i urryer.Tregohu kurdohere objektiv ne shkrimet e tua duke analizuar me gjakftohtesi rrethanat dhe kushtet ne te cilat zhvillohet lufta politike ne vendin tone.Cudi!Konflikte ne cdo vend ku ka shqiptare.Vetem ne Kosove lufta politike nuk ka qene konfliktuale.Me sa duket situata para statusit dhe ndikimi i nderkombetareve i ka bere ata me konsensual.Ishalla kjo menyre e te berit politike paste ndikim edhe ne trevat e tjera shqiptare!Deshiroj te behet tradite si kudo ku jetojne popuj te civilizuar.

Shendet

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Modifikuar nga IQVLORA datė 16/12/2007 ora 11:40

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Dhjetor 2007 11:21
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ari.
I VETPERJASHTUAR

Regjistruar: 15/11/2006
Vendbanimi: skela e pare ne evrope
Mesazhe: 1763

nga ai diskutim i ramiz ali,te them te drejten u cudita jashte mase ,me kujtohej vetem ajo pjes kur isha i vogel kur thoshte ;rrini,avash,mos u nxitoni...

por ajo qe dua te rikujtoj,jane fjalet ku thoshte;

ne evrop,do te vemi me orgjinalitetin tone,me respketin per atdheun ,me traditat tona....
une per keto fjale te drejten ,nuk e fusja ne burg...
sepse per keto gjera SOTE PO PERBUZEMI
PER KETO GJERA PO MERREMI NEPER KEMBE,ANEMBANE BOTES..

NE JEMI NJE POPULL QE KEMI HUMBUR VLERAT TONA...JEMI NJE POPULL ORFAN,I SAKATOSUR..
PA STIL..

ti shqipetar do te jesh i huaj per tjetrin gjithmon,edhe pse tjetri eshte i huaj per ty,por ti gjithmon do te jesh;;

u be nje radikalizem qe nuk ishte e nevojshme,deri edhe ne stallat e pularis...
u be nje radikalizem..ku nuk ofroheshin rruge,menyra te berit te gjerave dhe te diskutuarit...

sote behet ,dhe do te ekzistoj per shume kohe akoma nje politik e ndryshkur e bere me njerz te ndryshkur
por me e keqia eshte se edhe 30vjecaret po ndryshken akoma me shpejt sec jan ndyshkur ata te paret

nje taulant balla,me ate mistrecin e beratit.. po behen diciturat e politikes

__________________
flamuri yne eshte me i drejti ne bote sepse nuk ka pushtuar asnje...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Dhjetor 2007 15:02
Ari. nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ari. Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ari. (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Ari.'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ari. Shto Ari. nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ari. nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vlonjati99Tave
Arrakat

Regjistruar: 15/12/2003
Vendbanimi: A Silent Night, A Secret Tear, Wishing You Were Here
Mesazhe: 2169

taulant balla me erion bracen, sjan ashtu si thua ti o ari.. po ca te besh qe aq e llogjikoni .. ata thjesht po thone ate qe po ndodh ne vend dhe mos te vazhdohet me tutje ... po po te ecesh pas sales.. ashtu do thuash per te gjith qe mendojne ndryshe..


per sa i perket ramizit.. ai kishte nje provoj 50 vjecare politike... dhe nuk ishte budalla...por dhe ai ka pas ato te tijat ndonje her me keq se enveri.. ishte shum i zgjuar sa asgjesoi te gjith kundershtaret e tij brenda ppsh-s. ishte njeriu me i afert dhe me i besuar i enverit, ai dhe ysni kapua.. qe te dy keta ishin ata me te keqinjte.. nq se kadri azbiu me beqir ballukun do kishin mundur ta asgjesonin enverin, shqiperia do ishte kthyer me kohe ne krahun e perendimit.


koha do e tregoje, se ca do bej e di rama kur te mare frenat e vendit ne 09ten.. athere do shofesh rruge, toka te mbjella, ferma me standarte perendimore, ambjente te pastra, aktivitete shoqerore etc etc.. se ai eshte njeri me vizion.. dhe eshte cun me zemer jo frikacak qe kthehet nga fryn era.

__________________
*Born To Touch Your Feelings* I Dont Care If Im Hated On The Net.
Because I Have A Real Life.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Dhjetor 2007 16:20
Vlonjati99Tave nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vlonjati99Tave Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vlonjati99Tave (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vlonjati99Tave't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vlonjati99Tave Shto Vlonjati99Tave nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vlonjati99Tave nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
varka
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 27/04/2004
Vendbanimi: canada
Mesazhe: 685

[
citoj vlonjatin

koha do e tregoje, se ca do bej e di rama kur te mare frenat e vendit ne 09ten.. athere do shofesh rruge, toka te mbjella, ferma me standarte perendimore, ambjente te pastra, aktivitete shoqerore etc etc..

Kur the mo sillo ne 2009 hahahahahahahhaah po si do ta marr ne 2009 pushtetin me erion bracen apo me gramoz rucin apo me skender gjinushin me shoke???

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Dhjetor 2007 14:58
varka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė varka Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me varka (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: varka Shto varka nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto varka nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6852

Ditari i Azem Hajdarit: Ditėt e para tė PD

Pjesë nga protokolli i mbledhjeve të para të PD

1-

Një nga pikat më të nxehta të debateve brenda kryesisë, ishte përcaktimi i PD-së nëse do të ishte opozitë politike ndaj Partisë së Punës. Debati mban datën 23 dhjetor dhe fillon me deklaratën e Berishës

Një anëtar:

Saliu ushtron problemin që jemi në opozitë, sepse i takon kuptimit filozofik.

Eduart Selami:

Përcaktimi opozitë vjen nga përmbajtja. Është i partisë sonë.

Berisha

Unë mendoj që, taktikisht, jo në shkallë të gjerë, ta përdorim.

Anëtar:

Këtu nuk ka shkallë të gjerë, zyrtarisht duhet thënë opozitë, sepse rreziku kryesor, që të mos e pranojnë si opozitë, por si derivat i frontit.

2-

Diskutimi për qëndrimin që duhet të mbajë PD ndaj Ramizë Alisë

Eduart Selami:

Ju më kërkuat të them rroftë Ramiz Alia! Ta diskutojmë. Unë e quajta gabim sepse nuk mund ta mohoj rolin e Ramiz Alisë, por pozicioni i Ramizit është i dyfishtë. Është pikë kyçe. Sa kohë ka teserën, është President dhe Sekretar i Partisë së Punës. Duhet të kemi kujdes.

Sali Berisha:

Kam një vërejtje. Nuk jam dakord t'i bëhet thirrje për të ikur nga Partia. Presidenti është besnik i Kushtetutës. Ai nuk e braktis. Ne nuk e pranojmë kandidaturën e tij për President pas zgjedhjeve se është Sekretar i Partisë. Kjo burokraci, armik kryesor ka Ramiz Alinë.

Disa nga anëtarët vlerësojnë në këtë mbledhje rolin e Ramiz Alisë dhe mendojnë se roli i tij nuk ka mbaruar. Mes tyre Arben Meçaj.

3-

Debati rreth problemeve në funksionimin e Komisionit Nismëtar dhe bien në sy kritikat për disa drejtues kryesorë që flasin në emër të partisë. Në një debat të tillë, kritikohet përdorimi i unit nga Berisha dhe Pashko. Kërkohet që ata të mos flasin në emër të partisë pa pyetur kryesinë dhe që të evitohen fjalimet që përmbajnë mendimet personale. Kritikat e para janë hedhur nga Rexhep Uka.

Rexhep Uka

Unë s'kam asnjë mendim të keq për asnjë, dhe për atë që erdhi sot me ne. Nuk kam asgjë, më asnjërin. Në terminologjinë e dikurshme, është përdorur uni, jo fjala ne. Për Saliun unë kënaqem. Ky uni nuk na shkon. Edhe Gramozi ka folur me unin.

Më 24 dhjetor, në ambientet e PD-së afrohet edhe Rama. Sipas procesverbalit, një gazetar i "Rojter" pyet, përgjigjet Berisha dhe më pas Rama citohet në disa rreshta.

Gazetari i "Rojter":

Po në lidhje me qëndrimin ndaj PPSH-së, që është për pluralizmin në kushtet e marksizëm-leninizmit?

Sali Berisha:

Ne nuk shohim dallim substancial në veprimtarinë e Partisë së Punës së Shqipërisë.

Edi Rama:

Nuk jam politikan. Si artist, si mbështetës i PD-së, duke pasur parasysh që është opozitare, nuk jam dakord. Ku është tribuna për të shprehur mendimet. PPSH nuk do të ndryshojë qëndrim në këtë rrugë. A do dështojë PD në shtyrjen e zgjedhjeve?

4-

Më 4 janar 1991 kryesia bëri një nga mbledhjet më të gjata, në të cilën diskutoi rreth qëndrimeve dhe kritikave të Shenasi Ramës, si individ drejtues në PD, që kanë lidhje me Shërbimin Sekret dhe regjimin komunist. Në procesverbal janë 13 faqe me debat, që përfundon me propozimin për përjashtimin e tij nga partia. Por, në fakt, Shenasi Rama kishte dhënë, sipas procesverbalit, vetë dorëheqjen më parë.

Azem Hajdari

Ti, mirë bëre që dhe dorëheqjen vetë. Çështja shoqërore dhe shqiptarët, kanë dy gjëra të ndryshme. Në Shkodër nuk ke punuar mirë. Në Lidhjen e Shkrimtarëve je mirë.

Një anëtar:

T'i ke treguar veten. Ti si anëtar i komisionit nuk ke kryer asnjë detyrë.

Sali Berisha:

Ramiz Alinë e kam takuar më 12 gusht me 40 mjekë. Zonja dhe Shenasiu më kanë thënë që kam qenë mjek i Enver Hoxhës. Shenasiu ngutet shumë. Sapo është krijuar Partia Demokratike.

Shenasi Rama:

Njerëz demagogë si Sali Berisha. Premtimet e bëra nga Partia Demokratike u lanë përgjysmë. PD-ja, që me krijimin e saj nuk ka bërë asnjë premtim. Ke një të metë të rëndësishme. Ke një anarshi në veten tënde.

Sali Berisha:

Bëj autokritikë që e kam futur në komision.

Arben Imami:

Propozoj të përjashtohet nga PD. Provokacion, shpifje për drejtimin e PD. Aprovojmë kërkesën e tij për largimin nga Komisioni Nismëtar.

Shenasi Rama, është i pari anëtar kryesie që u përjashtua nga Kryesia e PD-së.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Dhjetor 2007 15:04
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 01:49 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 41 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Sali Berisha, komunisti i veshur tani me petkun e Demokracise?!

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.