Katilesha
.
Regjistruar: 01/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531
|
U banë ditë që jam duke kompjuterizue nji bllok fletoresh me kuadrata ku ndryet vuejtja, djersa e pasioni i shkrimit të përkthyesit të veprës Të fyem e të poshtnuem e Dostojevskit, N. S., edhe trupi i tij burgosun në Burgun e Burrelit, po aspak shpirti i tij i lirë
Asht një lloj pune që më mbush çdo pore të shpirtit, e kur sjelli ndërmend vuejtjet e tij, tanë t'lodhti i disa orëve punë para kompjuterit, n'pozicionin n'vend numero, m'ik! e unë ndihem pupël, si një e sapozgjueme prej ma t'mirit gjumë, gati për me ia nis prej fillimit.
Kur u njofta me përvuejtjet e viteve në Burgun e Burrelit, nëpërmjet rr'fimeve plot mall të t'birit, që njiherish asht dhe mik i jemi, nuk kisha si mos me u gëzue që përkthimet e tij të veprës së Dostojevskit, ma në fund po çliroheshin nga fletoret e vjetra me kuadrate, shkruem me një kaligrafi qelibar. Aq e pastër dhe e kjarte ishte ajo kaligrafi, saqë gjatë leximit më përfytyrohej ai, i dobët, me fytyrën e vrame e rrasun mbrenda kuadrateve të fletores që shkruente me vëmendje, me kujdes, pa asnji, asnji gabim drejtshkrimor a gramatikor. Unë nuk e kam njoftë at njeri, por ndiej se kam humbë shumë! Dhe jo vetëm unë, por edhe familja e tij, njerëzit e afërm apo të njoftun, madje edhe kojshitë, edhe roja e pallatit përbri kanë humbë, apo shitësja e bukës në cep të pallatit, që prej kohësh nuk e ndigjon ma shprehjet faleminders, të lutem dhe ditën e mirë. Dyqanet e bukës frekuentohen ma së shumti nga njerëz që e rrumbullakosin kafshatën e mbijetesës me numra. Kështu nji shitës bukë ndigjon vetëm: 1, 2, 3
e kështu me rradhë. Që mos ta humbi fillin, po thosha se kam humbë shumë që se kam njoftë N. por amį mos tju duket e çuditshme, kur them se e kam njoftë nëpërmjet kaligrafisë së saktë deri në dyshim, të pastër deri në habi, e të kujdesshme deri në përmallim
Dhe nuk ekzagjeroj aspak kur guxoj të them se ia kam msue edhe huqet për korrektësi, apo hapin e lehtë nvalëzimet e gërmave nmbrendësi të kuadrateve të fletores. Për mos me thanë që e përfytyroj edhe tuj dredhë ndonji cigare, ashtu kambturqisht e tuj u gajasë me Ivan Matveiçin e burgosun nkrokodilin e shkretë. Apo tuj i shką butësisht dorën flokëve tmëndafshta të Elena Ivanovnës, a tuj ngacmue me ironi kryefortsinë e Polina Aleksandrovnës kumarxheshë. Tana këto e shumë të tjera mundem me i përfytyrue, sikur i ka jetue edhe ai, ngujuem në nji dhomë muret e së cilës edhe sot duhet tjehojnë psherëtimën e atij lapsi që ngutshëm rrëfehej ndër fletore.
Të tillë efekt grishës ka ky njeri i panjoftun, që tuj kenë i burgosun e brengosun mundi me çlirue shpirtin e tij e me ju lanë trashëgimni tbijve të vet edhe neve dëshminë se: mund të na privojnë nga liria fizike, por kurrë nga ajo shpirtnore, sepse vetëm shpirti nuk din me heshtë!
__________________
.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|