Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia > Tirana 21 Janar 2011
Gjithsej 14 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Tirana 21 Janar 2011

“Errësira nuk largohet me errësirë, vetëm drita mund ta largojë. Urrejtja s’mund të largohet me urrejtje, vetëm dashuria mund ta largojë. Urrejtja shumëfishon urrejtje e dhuna shumëfishon dhunë. Rezistenca shumëfishon rezistencë në një spirale zbritëse të shkatërrimit … Lufta prodhon luftë. Reaksion zinxhir i së keqes duhet këputur ose ne do të zhytemi në humnerët e errët të asgjesimit”

Martin Luther King



Tirana sot qe e trishtë. Re tymi u lëshuan mbi të .

Tirana sot qe e mjerë tek kuptonte se qytetarët e saj nuk mendojnë për të , nuk mendojnë për veten.

Shqipëria kupton dhe një herë që qytetarët e saj kanë mbetur të vegjël, mjerisht.

Sot për një sekond secilit nga ne i shkoi në mendje më e keqja dhe menduam (të paktën një pjesë) që s’kemi nxënë asgjë nga e kaluara. Para nisjes së demostratës, por dhe gjatë kohës së zhvillimit dhe zhvillimeve të saj , isha në punë. Ndoshta në një rast tjetër , me një qëllim më qytetar, vetedashës e atdhedashës në të njëjtën kohë , do kisha dashur të isha aty. Ndërsa protesta pritej të nisej, nganjë bisedë me dikë, personi në fjalë tha dicka që më ngeli në mendje : “ Fjala ‘popull’ nuk më ka vend, ne nuk jemi ‘popull’, ne jemi QYTETARË TË SHQIPËRISË, dhe si të tillë , ky atribut na vetëngarkon me përgjegjësi qytetare” .

Nëse do ju pyes në mënyrën më të sinqertë: Kush iua siguron bukën e gojës , veshjen , arsimimin , mirëqenien e gjithcka për të cilën keni nevojë? Mos vallë bien nga qielli? Kanë qënë dhe janë prindërit tanë , jam unë , je ti , është ai. Jemi ne pra. Asnjë parti nuk e bën . Një parti, cilado qoftë, siguron ‘ushqim’ vetëm për veten e saj .

Sot tek shihje Tiranën mes dhunës, trishtoheshe e njëkohësisht të vinte turp . Është tejet e prekëse tek sheh fytyra të vrara nga të keqjetuarit, keqrritja apo kequshqyerja, për të cilët nuk kujdeset askush përvec shpatullave të tyre, tek sulmojnë “njëri tjetrin” në emër të karrigeve të “të mëdhenjve” dhe jo në emër të interesave të tyre.

Një palmë u dogj para Kryeministrisë .

Ne nuk na duhet një palmë e djegur , ne nuk na duhet një makinë e djegur.

Ne nuk na duhet një boulevard i shkatërruar . Ne nuk na duhet një Tiranë e Shqipëri e dhunshme .Ne na duhet një shkollë e re, na duhet një universitet i ri . Ne na duhen vende pune . Na duhet një lulishte, një park ,një boulevard, një bibliotekë, një teatër. Ne kemi nevojë për një buzëqeshje . Na duhet një shtrëngim duarsh.

Le të kujdesen vetë pushtetarët për karriget e tyre . Iu siguroj që është gjëja që dinë të bëjnë më mirë .

Ku ishin organizatorët e demostratës, pse nuk ishin në krye të demostruesve? Kush u vra , qëllua ? Qytetari i thjeshtë. Mos vallë ndokush nga krerët e shtetit ? Mos vallë organizatorët e demostratës? Kush e pësoi sërish? Përsëri qytetari i thjeshtë. Kështu do jetë ngahera.

Po, duhet demostruar , si një e drejtë e pamohueshme .

Duhet protesuar nga mëngjesi deri në mbrëmje , si një qytetar i denjë i vendit, për një spital , për një përkujdesje të cilën ke të drejtë ta përftosh. Duhet protestuar nga mëngjesi në mbrëmje për ujë , për drita. Duhet protestuar nga mëngjesi në mbrëmje për vende pune . Duhet protestuar nga mëngjesi në mbrëmje për një shkollë te re, për cilësi në mësimdhënie. Duhet protestuar nga mëngjesi në darkë për një universitet të denjë . Duhet protestuar nga mëngjesi në darkë , për cdo padrejtësi të bërë mbi ty , si qytetar i denjë për vendin.

Por jo! Sot pamë e konstatuam me fytyra të vrenjtura se nuk protestojmë për të tilla gjëra sepse ne na interesojnë partitë, mirëqenia e tyre , sepse ato na ushqejnë cdo ditë me vrerin e tyre, sepse ne duam të merremi me politikë 24 orë ndërkohë që niveli yne i jetesës është mjeran. S’kemi nevojë të protestojmë për asgjë, meqë të gjitha i kemi të siguruara në një vend të varfër si i yni. Ne nuk kemi politikanë vizionarë. Udhëheqësit tanë nuk i duan qytetarët e këtij vendi.

Lind nevoja të kujdesemi për veten , interesat tona. Të zgjohemi cdo ditë me mendimin se një hap përpara sot, një ditë më e mirë nesër. Të bëjmë si duhet punën që na është caktuar. Të studiojmë , të marrim sa më shumë dije të jetë e mundur, të jemi të informuar për cfarë na rrethon . Psikologjia e një kombi është pasqyra e pastër e kulturës së tij.

Në një shtet demokratik , me një demokraci të brishtë si Shqipëria, ka vend për protesta nga mëngjesi deri në mbrëmje, por s’ka vend për gurë, s’ka vend për flakë e breshëri automatikësh . S’ka vend për dhunë.

Ishte tejet e trishtë të ishe sot vajza e një polici , e një demostruesi . Krejt e trishtë dhe dhembje e madhe të ishe vajza e një prej të vrarëve. Ne jemi qytetarë të Shqipërisë. Le të sillemi si të tillë . Si QYTETARË !

(C) Tirana Calling

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Janar 2011 21:56
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Plotesisht dakort me kete shkrimin ketu siper. ka shume kohe qe artikuloj dhe une keto gjera. Perfundimi ja 3 jete njerzish qe u vrane, per te hapur plage te reja dhe mos zgjidhur asgje.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Janar 2011 22:04
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Ketu te con politka e deshtuar shqiptare!!!!! Turp keta duhet te ikin nje ore e me pare . Kane fytyre tani dhe dalin neper emisione televizive. Ku ishin keta politikane kur mijera njerez ta pafajshem viktime e manipulimeve partiake hengren dru dhe u vrane ne shesh.
Pse nuk doli njeri te qetesonte turmen?

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Janar 2011 22:06
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Po ato e cuan turmen ne ate gjendje ato kete kerkonin njeri te thoshte qe e beri Sala tjerti qe e beri Edi .Angjel ti qe e di mire gjendjen reaguan policet ne fillim se une di qe jo eshte e vertet kjo gje?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Janar 2011 22:12
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BIONDIA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BIONDIA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
Po ato e cuan turmen ne ate gjendje ato kete kerkonin njeri te thoshte qe e beri Sala tjerti qe e beri Edi .Angjel ti qe e di mire gjendjen reaguan policet ne fillim se une di qe jo eshte e vertet kjo gje?


Jo Bionde nuk reaguan ne fillim qene teper te qete dhe pse i sulmuan. E beri politika e deshtuar Bionde.

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Janar 2011 22:14
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


Jo Bionde nuk reaguan ne fillim qene teper te qete dhe pse i sulmuan. E beri politika e deshtuar Bionde.



Ajo nuk eshte politike Angjel eshte maskarallek, injorance ,poshtersi skam me epiteti per ti vene ...dhe c'eshte me e keqe skemi gjene me elementare humanitetin me vjen ne mendje nje skene makabre ne demostradat e 97 kur nje polic e kishin lidh tek nje peme dhe i gjuanin me shqelma ne fytyre ndoshta dikujt i kujtohet kjo skene dhe sot kete pashe .

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Janar 2011 22:18
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BIONDIA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BIONDIA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA


Ajo nuk eshte politike Angjel eshte maskarallek, injorance ,poshtersi skam me epiteti per ti vene ...dhe c'eshte me e keqe skemi gjene me elementare humanitetin me vjen ne mendje nje skene makabre ne demostradat e 97 kur nje poloc e kishin lidh tek nje peme dhe i gjuanin me shqelma ne fytyre ndoshta dikujt i kujtohet kjo skene dhe sot kete pashe .



Kete po perpiqen te bejne nje 97 te dyte.

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Janar 2011 22:19
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Re: Tirana 21 Janar 2011

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
“Errësira nuk largohet me errësirë, vetëm drita mund ta largojë. Urrejtja s’mund të largohet me urrejtje, vetëm dashuria mund ta largojë. Urrejtja shumëfishon urrejtje e dhuna shumëfishon dhunë. Rezistenca shumëfishon rezistencë në një spirale zbritëse të shkatërrimit … Lufta prodhon luftë. Reaksion zinxhir i së keqes duhet këputur ose ne do të zhytemi në humnerët e errët të asgjesimit”

Martin Luther King



Tirana sot qe e trishtë. Re tymi u lëshuan mbi të .

Tirana sot qe e mjerë tek kuptonte se qytetarët e saj nuk mendojnë për të , nuk mendojnë për veten.

Shqipëria kupton dhe një herë që qytetarët e saj kanë mbetur të vegjël, mjerisht.

Sot për një sekond secilit nga ne i shkoi në mendje më e keqja dhe menduam (të paktën një pjesë) që s’kemi nxënë asgjë nga e kaluara. Para nisjes së demostratës, por dhe gjatë kohës së zhvillimit dhe zhvillimeve të saj , isha në punë. Ndoshta në një rast tjetër , me një qëllim më qytetar, vetedashës e atdhedashës në të njëjtën kohë , do kisha dashur të isha aty. Ndërsa protesta pritej të nisej, nganjë bisedë me dikë, personi në fjalë tha dicka që më ngeli në mendje : “ Fjala ‘popull’ nuk më ka vend, ne nuk jemi ‘popull’, ne jemi QYTETARË TË SHQIPËRISË, dhe si të tillë , ky atribut na vetëngarkon me përgjegjësi qytetare” .

Nëse do ju pyes në mënyrën më të sinqertë: Kush iua siguron bukën e gojës , veshjen , arsimimin , mirëqenien e gjithcka për të cilën keni nevojë? Mos vallë bien nga qielli? Kanë qënë dhe janë prindërit tanë , jam unë , je ti , është ai. Jemi ne pra. Asnjë parti nuk e bën . Një parti, cilado qoftë, siguron ‘ushqim’ vetëm për veten e saj .

Sot tek shihje Tiranën mes dhunës, trishtoheshe e njëkohësisht të vinte turp . Është tejet e prekëse tek sheh fytyra të vrara nga të keqjetuarit, keqrritja apo kequshqyerja, për të cilët nuk kujdeset askush përvec shpatullave të tyre, tek sulmojnë “njëri tjetrin” në emër të karrigeve të “të mëdhenjve” dhe jo në emër të interesave të tyre.

Një palmë u dogj para Kryeministrisë .

Ne nuk na duhet një palmë e djegur , ne nuk na duhet një makinë e djegur.

Ne nuk na duhet një boulevard i shkatërruar . Ne nuk na duhet një Tiranë e Shqipëri e dhunshme .Ne na duhet një shkollë e re, na duhet një universitet i ri . Ne na duhen vende pune . Na duhet një lulishte, një park ,një boulevard, një bibliotekë, një teatër. Ne kemi nevojë për një buzëqeshje . Na duhet një shtrëngim duarsh.

Le të kujdesen vetë pushtetarët për karriget e tyre . Iu siguroj që është gjëja që dinë të bëjnë më mirë .

Ku ishin organizatorët e demostratës, pse nuk ishin në krye të demostruesve? Kush u vra , qëllua ? Qytetari i thjeshtë. Mos vallë ndokush nga krerët e shtetit ? Mos vallë organizatorët e demostratës? Kush e pësoi sërish? Përsëri qytetari i thjeshtë. Kështu do jetë ngahera.

Po, duhet demostruar , si një e drejtë e pamohueshme .

Duhet protesuar nga mëngjesi deri në mbrëmje , si një qytetar i denjë i vendit, për një spital , për një përkujdesje të cilën ke të drejtë ta përftosh. Duhet protestuar nga mëngjesi në mbrëmje për ujë , për drita. Duhet protestuar nga mëngjesi në mbrëmje për vende pune . Duhet protestuar nga mëngjesi në mbrëmje për një shkollë te re, për cilësi në mësimdhënie. Duhet protestuar nga mëngjesi në darkë për një universitet të denjë . Duhet protestuar nga mëngjesi në darkë , për cdo padrejtësi të bërë mbi ty , si qytetar i denjë për vendin.

Por jo! Sot pamë e konstatuam me fytyra të vrenjtura se nuk protestojmë për të tilla gjëra sepse ne na interesojnë partitë, mirëqenia e tyre , sepse ato na ushqejnë cdo ditë me vrerin e tyre, sepse ne duam të merremi me politikë 24 orë ndërkohë që niveli yne i jetesës është mjeran. S’kemi nevojë të protestojmë për asgjë, meqë të gjitha i kemi të siguruara në një vend të varfër si i yni. Ne nuk kemi politikanë vizionarë. Udhëheqësit tanë nuk i duan qytetarët e këtij vendi.

Lind nevoja të kujdesemi për veten , interesat tona. Të zgjohemi cdo ditë me mendimin se një hap përpara sot, një ditë më e mirë nesër. Të bëjmë si duhet punën që na është caktuar. Të studiojmë , të marrim sa më shumë dije të jetë e mundur, të jemi të informuar për cfarë na rrethon . Psikologjia e një kombi është pasqyra e pastër e kulturës së tij.

Në një shtet demokratik , me një demokraci të brishtë si Shqipëria, ka vend për protesta nga mëngjesi deri në mbrëmje, por s’ka vend për gurë, s’ka vend për flakë e breshëri automatikësh . S’ka vend për dhunë.

Ishte tejet e trishtë të ishe sot vajza e një polici , e një demostruesi . Krejt e trishtë dhe dhembje e madhe të ishe vajza e një prej të vrarëve. Ne jemi qytetarë të Shqipërisë. Le të sillemi si të tillë . Si QYTETARË !

(C) Tirana Calling




Shkrimi me i DOBET dhe me(e me dy pika lart) me pa VLERE qe kam lexuar ndonjehere!

Gjuha dhe llogjika e perdorur ne shkrim, duket si gjuha e nje te riu/reje ne bangat e shkolles fillore!

Eshte munduar te beje thjeshte letersi por, Politika nuk eshte letersi, eshte Shkence dhe kjo ose ai qe ka shkruar kete, duhet te njohi kete shkence pa te shkruaje per te!

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Janar 2011 22:41
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA


Ajo nuk eshte politike Angjel eshte maskarallek, injorance ,poshtersi skam me epiteti per ti vene ...dhe c'eshte me e keqe skemi gjene me elementare humanitetin me vjen ne mendje nje skene makabre ne demostradat e 97 kur nje polic e kishin lidh tek nje peme dhe i gjuanin me shqelma ne fytyre ndoshta dikujt i kujtohet kjo skene dhe sot kete pashe .



Sot ne demostrate kishte police te fshehte brenda turmes qe piketonin njerez dhe u tregonin policeve te tjere qe ti kapnin.


Sikur turma ta kuptonte, do lidheshin jo pas peme, por pas kamioneve. A do benin mire ti lidhnin? Ketu mund te diskutohet. Nje polic nuk ka imunitet sepse eshte polic. Eshte vetem nje mjet ne doren e shtetit. Kur ti kerkon te perballesh me shtetin dhe para te vene policet, dihet qe do vriten e do lidhen pas peme. Nuk fiton gjithmone shteti ne dhunen e ushtruar ne shesh. Fitojne dhe protestuesit ndonjehere.

Ceshtja eshte qe shtetit i takon te mendoje gjakftohte dhe mos vrase e mos provokoje me shume (me police brenda turmes). Sepseeee... dhuna e tepruar krijon akoma me shume dhune. Tani nuk ke me ca protestues, ke te vrare, familjet e tyre, dhe njerezit qe ishin dy hapa larg dhe shpetuan nga plumbi. Pra ke te pakten 500 veta akoma me te acaruar qe kerkojne hakmarrje... ndaj shtetit... dmth ndaj policeve te tjere (te cilet shpesh jane po aq te korruptuar sa ministriat qe i drejtojne).

Pyetja qe i lind secilit (majtas apo djathtas) eshte nese Shqiperia meriton te kete shtet? Pergjigjen po ia japin te gjithe ne menyre pesimiste (edhe ketu ne forum). Per mua ata qe u vrane treguan se ka njerez qe luftojne per te patur nje shtet si duhet. Ndryshe nga shume te tjere qe ngrohen me rrogat 1000-eurshe dhe kane interes qe korrupsioni te vazhdoje njesoj, sepse destabiliteti u rrezikon mireqenien e ndertuar mbi ate sistem.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Janar 2011 22:42
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Re: Re: Tirana 21 Janar 2011

Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner



Shkrimi me i DOBET dhe me(e me dy pika laert) me pa VLERE qe kam lexuar ndonjehere!

Gjuha dhe llogjika e perdorur ne shkrim, duket si gjuha e nje te riu/reje ne bangat e shkolles fillore!

Eshte munduar te beje thjeshte letersi por, Politika nuk eshte letersi, eshte Shkence dhe kjo ose ai qe ka shkruar kete, duhet te njohi kete shkence pa te shkruaje per te!



Gjuha e paqes dhe thirrjes per vetepermbajtje eshte e thjeshte Vizio por percjell tolerance e qytetari jo dhune dhe vdekje. Ajo qe pame sot ishte thjesht ambicje ... ambicje permes vdekjes.... fatkeqesisht eshte e turpshme dhe e dhimbshme

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Janar 2011 22:43
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 11:18 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 14 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia > Tirana 21 Janar 2011

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.