Fajtori
Apo jo?
Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
|
Citim: Po citoj ato që tha AIR-FORCE-ONE
jan bo dhe kanalet televizive mos me i pa mo ne prani te familjes se vrer po nxirrni .
Ky eshte problemi kryesor. Po te verehen mediat kane pak ndryshim me RTSH-ne e kohes se Enverit. Me ka bere gjithmone pershtypje, transmetojne lloj lloj takimesh e vizita politikanesh, erdhi filan minister, u mblodh BE, kryeministri u takua me kete, presidenti me ate, etj etj. Shpesh mungon vetem fjalia "Takimi kaloi ne atmosfere te ngrohte dhe miqesore", qe thoshte Tefta Radi. E keqja se shembulli i Shqiperise, Italia, ka filluar te kete lajme te ngjashme. Fillojne gjithmone me politike dhe mbarojne me budalleqe pa vlere.
Mediat duhet te merren me anet sociale, me edukimin, me gjerat e perditshme, me ngritjen kulturore, me filmat artistike, me perplasjen e realitetit. Por perkundrazi, jane si zgjatim i politikes dhe oligarkise. Mjafton te kujtojme qe Ylli Pango hyri ne skandal qe ti bente nder Filip Cakullit. Eshte e njejta oligarki si ne politike dhe ne media.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|