Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia > Lajmet e fundit...
Gjithsej 332 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Na gazeten Shekulli qe del pas pak oresh babai i Dritan Dajtit akuzon policine se ka dashur ti vrisnin djalin. Burimi: http://www.top-channel.tv/video.php?id=7773

Kjo eshte ajo qe po spjegoja, kur familja eshte pjese e krimeve dhe nuk ka asnje princip moral. Ky vazhdon te perbuze shtetin dhe ligjet qe te mbroje klanin. Nuk i mjaftojne krimet e te birit, nuk i mjaftojne as jetet e 4 policeve.

Ky akuzon institucionet tona megjithese i biri ishte denuar me kohe nga drejtesia. Dhe me e keqja eshte se nuk do ndjeje presionin e njerezve perreth per keto qe thote.

Modifikuar nga Fajtori datė 09/08/2009 ora 23:32

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Gusht 2009 23:24
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AIR-FORCE-ONE
deri ne vdekje politike

Regjistruar: 01/02/2004
Vendbanimi: U.S.WASHINGTON
Mesazhe: 663

Po citoj ato që tha cedrus
Te ngrihen nervat vertet.

Police muti kemi ne.

Qeverri muti e lere mo. po qekemi te gjithe kushuri se me nje mbiemer jemi MUTI ))

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Gusht 2009 00:49
AIR-FORCE-ONE nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AIR-FORCE-ONE Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AIR-FORCE-ONE (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė AIR-FORCE-ONE't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: AIR-FORCE-ONE Shto AIR-FORCE-ONE nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AIR-FORCE-ONE nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AIR-FORCE-ONE
deri ne vdekje politike

Regjistruar: 01/02/2004
Vendbanimi: U.S.WASHINGTON
Mesazhe: 663

ligj me vdekje per kriminelet .....

Ju lexova te gjithve si gjithmone te ndare ne opinione ,por asnje her me nje konkluzion te qarte qe ti sherbej Shqiperise ,ashtu sic jan politikanet tane ,sepse sic thote populli Peshku qelbet nga Koka ...

Une se kuptoj se cbente D.D. me 2 radio policie ne makine...
I lidhur me shtetin dhe kur i teket shtetit ta bej kok turku e eliminon ,kjo eshte pradha qe na tregojne akoma ne 2009 ,dhe kush e paguan jan policet e shkrete ,ulet flamuri dit zie teater komplet ...

Persa i perket edukates eshte familja ajo qe te edukon ne rruge te drejte ,se dhe ne me baballare ne burg u rritem ,por nuk vrame njeri dhe nuk morrem hak per ato qe i kishte ndodhur tim ati...

Ja lam shtetit po shteti eshte mafioz me fytyre demokrati ,atje ku don vret atje ku don mbyll nje sy c tju them jetojme ne Shqiperi ,se bejme dhe kerkese per ne Europe krimiiiiiiiii i thote Europa bertet Saliuu cdo gje ne rregull reformat po ku jannnnnnnnnnnnn,harrojme qe kemi familje te ngujume ,harrojme qe dje ne afer Lushnjes u vra njoni se kullotat e tij kishin hyre ne token e tjetrit ,dhe ne parlament jo ligjit me vdekjeeeeee....

Po zgjohuniiiiiii 3 dite zgjat cudia ne Shqiperi u harru Gerdeci kjo do harrohet dhe kshu ne jemi po vend numuro...


Ju do thoni beri mir D.D. mbrojti vetveten po se dhe kok turku kur i teket atyre siper...pooooooo jooo ..

Shkoni i thoni femive te policive te vrare ose jepini ndo nje flamur se babai juaj u vra per Drejtesi ...

Jeni te mallkuar si komb dhe xhungla ka rregulla ju jeni ekstreme ju jeni largggggg...............pastaj BIONDIA mos i shkruaj ashtu Fajtorit qe shkruan Gomarlliqe ,un e njohe ate ,sa vjece je ti....ai i ka universitet ,nga nje ane e ka dhe mire se jeni popull qe dolet te fundit nga diktaturat jeni kot atje dhe i boni hije asajt toke ,niprat e hitlerit arianet iliret ju ju ju jeni nje komb legennnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnn

Modifikuar nga AIR-FORCE-ONE datė 10/08/2009 ora 01:38

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Gusht 2009 01:30
AIR-FORCE-ONE nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AIR-FORCE-ONE Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AIR-FORCE-ONE (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė AIR-FORCE-ONE't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: AIR-FORCE-ONE Shto AIR-FORCE-ONE nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AIR-FORCE-ONE nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Enya
Shpirt # 1

Regjistruar: 12/02/2006
Vendbanimi: Orange, CT
Mesazhe: 4096

Njerez jane keta apo cfare mund tģ quajme?

Lind foshnja i vdekur, prindërit e hedhin në kosh

Policia nis hetimin dhe merr në pyetje prindërit e fëmijës së lindur në maternitetin "Kiço Gliozheni"


Prindërit e pohojnë për oficerët se e hodhëm fëmijën se nuk e çonim dot të vdekur në shtëpi. "Na sjell ters"


TIRANË- Lind foshnja e vdekur prindërit e hedhin në koshin pranë maternitetit, policia nis hetimin për ngjarjenm, për të zbuluar nëse fëmija ka lindur i vdekur apo është hedhur i gjallë në kosh.


Ngjarja ndodhi dje paradite kur foshnja i pajetë i seksit mashkull, i lindur dy ditë më parë është gjetur nga punonjësit e pastrimit, e hedhur në një kazan plehrash përballë maternitetit "Kiço Gliozheni" në kryeqytet. Foshnja e braktisur është parë midis plehrash brenda në kazan, në rrugën "Sitki Cico" reth orës 12 00 të ditës së djeshme, vetëm disa metra larg Maternitetit të Ri.


Nga të dhënat mësohet se foshnja e seksit femër ka lindur e vdekur në maternitet, ndërsa dje nëna e fëmijës ka dalë nga spitali ndërsa ka marrë në një kuti kartoni të posaçme edhe fëmijën.


Për të mos kryer ceremoni, apo për të kryer një varrim për fëmijën e tyre, prindërit e fëmijës, Genci e Mimoza Kora, kanë hedhur fëmijën në një kosh përballë maternitit në krahun tjetër të përroit të Lanës. Ndërkaq fëmija është gjetur i hedhur në kosh dhe menjëherë është lajmëruar policia e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të nisur hetimin.


Fillimisht kanë mbërritur në maternitet dhe kanë mësuar se fëmija e i fundit që kishte lindur i vdekur në maternitet kishte qenë i çiftit Genci e Mimoza Kora, me adresë banimi sipas tyre në fshatin Ferraj të Tiranës.


Këta të fundit janë shoqëruar nga policia në ambientet e tyre, për t'u marrë në pyetje për rrethanat e vdekjes së fëmijës dhe për shkaqet e mundshme të saj. Gjithashtu nga hetimet e Policisë së kryeqytetit, duke u bazuar dhe nga të dhënat e regjistrit të lindjeve të maternitetit, mësohet se foshnja ka lindur i vdekur të hënën, në muajin e shtatë të shtatzënisë së gruas.


Vetë prindërit kanë pohuar se e kanë lënë fëmijën e tyre në kosh dhe nuk kanë dashur ta marrin për shkak se sipas riteve të tyre të vjetra marrja e fëmijës në shtëpi dhe organizimi i një ceremonie fetare mund të ishte një lloj tersi.


Në këtë mënyrë prindërit e foshnjes së sapolindur kanë vendosur ta hedhin në një kosh pranë maternitetit. Në këtë mënyrë çifti ka menduar se e hoqën qafe, tersin dhe tashmë, zbulimi i fëmijës në kosh ka zbuluar edhe ata vetë.


Ndërkaq policia edhe pse nuk ka arrestuar çiftin që kishte lindur fëmijën, për shkak të mungesës së elementëve të veprës penale, ka referuar materialin në prokurorinë e rrethit e cila besohet se do të mbyllë dosjen, po për këtë argument.


http://www.shekulli.com.al/2009/08/...in-ne-kosh.html

__________________
Time is money. ( by Benjamin Franklin)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Gusht 2009 03:10
Enya nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Enya Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Enya (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Enya Shto Enya nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Enya nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
misterioz
rrugaē

Regjistruar: 30/12/2004
Vendbanimi: rrugeve
Mesazhe: 892

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Na gazeten Shekulli qe del pas pak oresh babai i Dritan Dajtit akuzon policine se ka dashur ti vrisnin djalin. Burimi: http://www.top-channel.tv/video.php?id=7773

Kjo eshte ajo qe po spjegoja, kur familja eshte pjese e krimeve dhe nuk ka asnje princip moral. Ky vazhdon te perbuze shtetin dhe ligjet qe te mbroje klanin. Nuk i mjaftojne krimet e te birit, nuk i mjaftojne as jetet e 4 policeve.

Ky akuzon institucionet tona megjithese i biri ishte denuar me kohe nga drejtesia. Dhe me e keqja eshte se nuk do ndjeje presionin e njerezve perreth per keto qe thote.




Po kjo eshte e vertete sa eshte e vertete qe babai i ketij krimineli e njihte "personalisht" Sali Berishen ,nqs quhet njohje festimi i ditelindjes se Berishes ne lokalin ku kryeguzhinier eshte Hasani babai i Dritanit,them keshtu ngaqe Berisha ka festuar me duket 60 vjetorin e tij tek tek restoranti ku punonte babai Dritanit,ngaqe i pelqente guzhina e Hasanit dhe i besonte duarve te tij.E ema e vet ka punuar tek shkolla Hasan Vogli dhe ishte nje grua e nderuar.Vet ky po ka qene nje djale i urte .
Gjithe zanafilla e problemit eshte ndertimi i nje pallati te ri ngjitur me pallatin ku banonte Dritani.Si shume nga banoret e pallatit edhe familja e Dritanit nuk ishte dakort sepse ky pallat ju merrte si te thuash driten sepse nuk ishte as 6 metra larg.Por ndryshe nga te tjeret qe zgjodhen rrugen "ligjore" per te kundershtuar ndertimin e pallatit ,Dritani vendosi ta zgjidhe vet ne menyren e tij,dhe ne kete menyre u gjend i vrare nje biznesmen ai qe kishte marre persiper te ndertonte pallatin.Per kete gje akuzuan Dritanin dhe drejtesia e denoj (vrasjen e tij ky e ka mohuar gjithmone) me 17 vjet burg.
Une nuk kuptoj kete gje se si ky arrin me gjakftotesine me te madhe te qelloj kundra policeve dmth arrin te vrasi dike kundrejt te cilit nuk ka asnje urrejtje asnje shkak .Ndodhin plot vrasje qe e kane shkakun nga nje fakt banal por viktimat jane ne konflikt direkt me njeri tjetrin por te vrasesh dike me plumb ne koke nje polic (qe ben thjesht punen e vet)mbasi ai eshte i shtire pertoke i plagosur kjo ben diferencimin e vrasesit nga krimineli.Prandaj ky eshte nje kriminel i rrezikshem.Pse u be i tille .................?

Shoqeria edhe jashte kufijve te Shqiperise nuk eshte se ben ndonje presion ndaj vete krimineleve e jo me ndaj femijeve te tyre.Kjo per shkakun se nuk eshte se ka ndonje informacion se anonimiteti i tyre ruhet.Ne Belgjike femijet e nje shkolle luanin me femijen e pedofilit Marc Dutroux pa e ditur se me ke luanin. Prandaj eshte shume e veshtire qe shoqeria te ushtroj presionin e vet.Biles ne gjyq kriminelet kane te drejte qe mos t'ju shfaqet fytyra neper mediat dhe kjo thjesht per te ruajtur anonimatin.

Ps.para nja dy vjetesh ne Belgjike u vrane dy police , njera ishte police femer.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Gusht 2009 08:39
misterioz nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė misterioz Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me misterioz (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė misterioz't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: misterioz Shto misterioz nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto misterioz nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Re: ligj me vdekje per kriminelet .....

Citim:
Po citoj ato që tha AIR-FORCE-ONE
...............pastaj BIONDIA mos i shkruaj ashtu Fajtorit qe shkruan Gomarlliqe ,un e njohe ate ,sa vjece je ti....ai i ka universitet ,nga nje ane e ka dhe mire se jeni popull qe dolet te fundit nga diktaturat jeni kot atje dhe i boni hije asajt toke ,niprat e hitlerit arianet iliret ju ju ju jeni nje komb legennnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnn



AIR-FORCE-ONE ne rradhe te pare te pershendes se kam disa kohe qe ste lexoj e uroj qe te jesh mire por...nese ke lexuar mire ajo fjala "gomarlliqe" i referohej asaj qe kisha cituar lart ajo fraze mu duk e tille dhe shkrova ate qe mendoja dhe shpresoj qe Fajtori te kete kuptuar qe me mire nje e shkruar publikisht sesa qindra mendime te menduara e jo te thena .....me vjen mire qe e njeh dhe une ndoshta sdo kem rast te njoh nje njeri si ai ....me universitet ishte dhe nje nga ata kriminele qe u vra por nuk besoj se nje cope diplome , o disa letra te ben nje njeri te mire o te mos thuash te pakten "nje here ne jete"nje budallallek ,gormarllik se mjere medet per politikanet e gjithe botes thone aq shume cdo dite .... ..........dhe sa per ate qe kam une nuk besoj se do te lexosh ndonjeher....skemi shume universitete se kemi bere dhe disa gjera te vogla ne jete ...nje femi nje familje kemi kaluar dhe disa probleme te vogla qe kan vite qe zgjasin por nje cope leter te rednesishme (dhe disa me pak te rendesishme) i kemi dhe ne .....spara kam qef te tregoj sa mastera ,sa kurse sa diploma se nuk besoj se i palsi ndonjerit per te lexuar keto gjera.....me cudit fakti qe Faja sma tha qe qeka ofenduar besoj se ai cfare ka ta thote ta shkruan nuk kuqet shume pastaj atij i funksionon shume mire "lista e injorimit "mund te jem gia presente ne ate liste.....besoj se nese mendon se e kam ofenduar kaq shume i kerkoj FALJE ......
faje me vjen keq nese shkrimi im te ka prishur humorin ....u zgjata me duhet ....

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Gusht 2009 09:03
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BIONDIA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BIONDIA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Citim:
Po citoj ato që tha misterioz

Shoqeria edhe jashte kufijve te Shqiperise nuk eshte se ben ndonje presion ndaj vete krimineleve e jo me ndaj femijeve te tyre.Kjo per shkakun se nuk eshte se ka ndonje informacion se anonimiteti i tyre ruhet.



Nuk behet fjale te behet presion kunder nje femije, sepse femija traumatizohet pa e kuptuar mire pse. Po behet fjale qe te tremben te rriturit. Shqiperia vertet ka shtet te dobet (ose te korruptuar), por ka nje karakteristike te veçante: thashethemin. Kjo ben te dime gjera per te gjithe, te peshperisim mbi ato qe ndodhin, dhe te mos leme njeri-tjetrin te lire. Nuk eshte karakteristike dhe aq pozitive por mund te shfrytezohet per te kompensuar dobesine e shtetit. Per shembull nese babai i Dajtit perbuzet nga shoqeria, psh del sot nga shtepia dhe tek dyqani poshte shtepise refuzojne ti shesin buken, pastaj shkon me tutje dhe e tallin, etj., kjo do bente qe shoqeria te ndihmonte shtetin dhe te perjashtonte individet qe luftojne shtetin. Fundja shteti jemi ne, morali jone, dhe prandaj duhet mbrojtur ne momente delikate. Jo me kot dhashe shembullin e atij mafiozit ne Berlin, i cili deshtoi vetem sepse ne ate moment delikat njerezit ben nje zgjedhje drastike duke rrezikuar jeten dhe bizneset per te ndjekur disa principe morale. Kjo nuk ndodh ne Sicili apo Napoli, ku njerezit paguajne "gjobat" per te ruajtur veten, dhe nuk investojne tek shteti.

P.s. Air-force-one, shkolla dhe universiteti nuk te ben me llogjike. Shume politikane kane universitet dhe kjo nuk domethene asgje. Si thoshte nje grua e mençur, njeriu lind si numer, kur del ne drite eshte 1, pastaj ben tetevjeçaren dhe i shtohet nje zero, behet 10, pas gjimnazit i shtohet prape, behet 100, ne universitet shtohet nje zero, behet 1000. Ama te gjitha zerot kane kuptim vetem nese niset nga 1, sepse kur eshte zero qe ne fillim, zero do mbetet (0000).

Bjonde, te isha ofenduar do ta kisha thene. Me acaroi pak, por besoj mund ta gjejme gjuhen.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Gusht 2009 09:08
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori



Bjonde, te isha ofenduar do ta kisha thene. Me acaroi pak, por besoj mund ta gjejme gjuhen.



Fajtor besoj se o e gjejme dhe shume mire .....ja me lexo pak kete qe po vej dhe ma komento pak ti ....
........................................................................................................................
Policia e Durrësit, asnjë dijeni për operacionin: "Kujtuam se ishin grabitës me maska"
Pas vrasjes së katër punonjësve të Policisë së Shtetit, janë shoqëruar në polici për të dëshmuar me dhjetëra dëshmitarë okularë, të cilët janë porositur që për problemet që u pyetën, të ruajnë sekretin hetimor dhe të mos flasin, por njerëzit madje kanë folur edhe në media se çfarë kanë parë.
Detaje të hollësishme mbi aktivitetin e të shumëkërkuarit mendohet të kenë dhënë dy shitës ambulantë, të cilët qëndronin para objektit ku strehohej i shumëkërkuari Dajti, si dhe roja e objektit.
Krahas informacioneve të pakta të bëra publike nga policia e qytetit bregdetar, për shkak të hetimeve, ajo çka mbetet ende e paqartë dhe pa një përgjigje konkrete, është se pse Drejtoria e Policisë së Durrësit nuk kishte njoftim mbi operacionin, i cili do të zhvillohej në një territor që është nën juridiksionin e kësaj të fundit dhe pse nuk u lejuan të bëheshin pjesë e aksionit policor, në një kohë që zona ishte mjaft e njohur për to, apo pse u zgjodh mesdita, si dhe një zonë mjaft e populluar nga civilë.
Dy punonjës policie që ndodheshin në zonën e plazhit, njëri prej tyre madje fare afër vendit të ngjarjes, tha se kjo ka qenë rrezik të shkaktonte një përplasje mes segmenteve të policive, pasi nuk dinin asgjë dhe se njerëzit, pasi janë shkëmbyer pushkët e para, kanë telefonuar se po dalin banda me maska për të grabitur në mes të rrugës.
Ata, me banditë kishin ngatërruar specialet që ishin me rroba civile dhe që kishin maska të zeza".
Shekulli.................................nuk dua te perhap panik neper forum por mendon se mund te eksitoje dhe ndonje variant tjeter i kesaj historie me kaq cudira ....
si ka mundesi qe vetem per kete kapje policet nuk kane pasur te instaluar ne trup kamera te vogla per te filmuar ngjarjen ?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Gusht 2009 09:21
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BIONDIA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BIONDIA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Ne cfare operacioni ke pare te shkojne policet me kamera? Eshte hera e pare qe e degjoj.

Ajo qe thote Shekulli eshte budallek. Operacionet e ketij niveli behen fshehtaz, sepse po lajmerove drejtori e rajone policie rrezikon te perfundoje fjala atje ku s'duhet. Madje Dajti kishte radio policie me vete. Mjafton nje shenje e vetme (psh te permendej "Iliria") dhe do ja kishte mbathur menjehere.

Keto lloj operacionesh behen flash, per pune sekondash. Mundesia per te ndeshur police lokale eshte e vogel, por edhe po ndodhi zgjidhet kollaj.

Problemi eshte se ishin veshur civile pa asnje shenje policie. Por edhe kjo eshte deridiku normale, sepse shenja me e vogel qe rrotull atyre rrugicave ka police do kishte kompromentuar operacionin. Ndoshta eshte mire qe fjala POLICIA te shkruhet neper kapucet e zinj, sepse te veshesh xhupa policie ne makine do kohe.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Gusht 2009 09:43
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

TIRANË - Grupi i agjentëve që mori pjesë në operacionin e Durrësit, përdor në të gjitha lëvizjet, kamera dhe aparate fotografikë.
Në fakt, zyra së cilës i përkasin agjentët në fjalë, merrej pikërisht me vëzhgime dhe dokumentime, që më pas përdoren si prova kundër kriminelëve në gjyq, ndaj, përdorimi i kamerave dhe aparateve fotografikë, është në praktikën e tyre rutinë.
Zakonisht, filmimet bëhen nga minikamera të instaluara në trupat e tyre apo nga një agjent i prapavijës.
Po në operacionin e arrestimit të Dritan Dajtit në Durrës, a janë përdorur kamerat? Dje, duket se ka nisur një hije konflikti institucional lidhur me këtë fakt. Policia thotë se grupi i agjentëve në Durrës nuk kishte marrë kësaj here kamera për të filmuar rastin.
Por, për zyrtarët e Prokurorisë së Përgjithshme, të cilët kanë kërkuar kasetën, kjo ka qenë një habi e radhës, pasi thuajse të gjitha operacionet e zhvilluara deri më tani nga ky repart, janë filmuar.
Njësia që ndërhyri për arrestimin e të shumëkërkuarit të dënuar me 25 vjet burg, Dajti, quhej "Njësia e Operacioneve Speciale", që siç përmendet edhe në statusin e tyre, përveç ndërhyrjes në arrestimin e personave në kërkim, kryente edhe vëzhgimin, filmimin dhe fotografimin e lëvizjeve të personave të dyshuar apo të kërkuar.
Zyrtarët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, të cilët po hetojnë dosjen "Dajti", konfirmuan se nga Policia e Shtetit janë vënë në dijeni se nuk ka asnjë pamje filmike të regjistruar nga vetë agjentët e policisë që po vëzhgonin dhe ata që kishin ndërhyrë për arrestimin e Dajtit.
Por, dyshimet janë të forta se ekziston një kasetë me pamje filmike të vëzhgimit ditor, të kryer ndaj lëvizjeve të Dajtit dhe "ushtarëve" të tij, si dhe në momentin e ndërhyrjes për arrestimin e tyre.
Zyrtarë të policisë thonë se "në këtë rast nuk kemi të bëjmë me skuadër vëzhgimi, por skuadër të ndërhyrjes për arrestim".
Nëse momenti i operacionit është filmuar nga vetë agjentët, do të zbardheshin shumë dilema të ngritura nga marrja në pyetje dhe hetimet e ditëve të para: kunati i të shumëkërkuarit, ka pretenduar madje se "nuk e dinim që ishin policë, pasi kishin maska dhe ishin civilë".
Ndërkohë që filmimi do provonte nëse agjentët kanë thirrur: "Jemi policia", ashtu siç është raportuar në dëshmitë e para.

----------------------------------------------------------

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Gusht 2009 09:55
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BIONDIA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BIONDIA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:24 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 332 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia > Lajmet e fundit...

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.