Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > Vazhdo tregimin...
Gjithsej 8 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Agent Provocateur
Aveugle qqf

Regjistruar: 16/06/2009
Vendbanimi: anywhere
Mesazhe: 618

...ah sa keq qe dukej sot. Po pse pikerisht tani duhet ta takonte ate. Ca dreqin po i luante rastesia keshtu. Duhet ti fliste? po ai pse nuk po fliste. Duhet te bente dicka. Bej dicka...i bertiste nje ze i brendshem... foli dhe ne fraksion sekonde mendoi 100 justifikime se pse duhet ti fliste..do ta shoqeronte ne spital dhe as qe kishte deshire te merrte metrone, po ti fliste ai do te kishte mundesi ta shikonte ndoshta neser ne nje gjendje me te mire, po te mos i fliste do te ikte ky rast dhe kushedi kur do te perballeshin perseri...po ai pse nuk po fliste, po une pse ti flas, cfare dua une me nga ai? mos valle jam vetem dhe ne gjendje te keqe dhe ... i ngriti doren dhe i buzeqeshi...tek e fundit veprim apo mosveprim te pakten i hapi deren nje gjeje te re. Se cfare do te ndodhte me vone do te vendoste me vone, tani do te hipte ne makine dhe do te shkonte ne spital. Hajde ta konsideroj si nje taksi qe as nuk do ta paguaj... dhe qeshi me vehte me mendjelehtesine qe donte ti adaptonte vehtes. Ai ia beri me shenje qe te hipte dhe ajo lepiu pak buzet e nje dritherime e zuri te teren. Shija i kujtoi shijen e buzeve te te dashurit te vet... a mund te quhej me keshtu?

__________________
always...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Qershor 2009 12:09
Agent Provocateur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Agent Provocateur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Agent Provocateur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Agent Provocateur Shto Agent Provocateur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Agent Provocateur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Me kete pyetje ne mendje, mbylli syte dhe u zhyt ne sedilen e bute te taksise. Mbylli deren dhe bashke me te edhe zhurmat e rruges u fashiten. Shijoi per nje cast qetesine e krijuar dhe cuditerisht u ndje me e qete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Qershor 2009 12:29
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Agent Provocateur
Aveugle qqf

Regjistruar: 16/06/2009
Vendbanimi: anywhere
Mesazhe: 618

... heshtje. Askush nga te dy nuk po fliste ende. Mos po behej shume e sikletshme kjo qetesi e cuditshme. Mbase duhet te fliste nje fjale, qofte edhe per te thene, por jo sa here qe gjuha tentonte te ngjitej pas qiellzes qe te prodhonte nje tingull nje force tjeter e terhiqte te mos e bente dhe gjithcka fillonte nga a para...

__________________
always...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Qershor 2009 12:43
Agent Provocateur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Agent Provocateur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Agent Provocateur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Agent Provocateur Shto Agent Provocateur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Agent Provocateur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
eliz
Veteran ne forum

Regjistruar: 16/10/2003
Vendbanimi: Toke
Mesazhe: 1679

I hodhi nje sy pasqyres dhe kur pa qe syte e shoferit ishin te drejtuara ne tjeter vend u qetesua disi.Nuk zgjati shume.Era e tymit te cigares filloi ta shqetesonte.Vuri krahun e vet te hunda per te mbajtur eren e aromes se vet dhe ne mendje po mendonte se gjithe diten do kundermonte cigare.Mendimi filloi ta acronte.Kohet e fundit e acaronte gjithcka,edhe vogelsirat.Ai sikur ta kishte kuptuar e pyeti ne e shqetesonte tymi.Mohoi.Duke ditur kenaqsine qe i falte cigarja tjetrit, mohoi.Nderkohe nuk ndjehej se donte te edukonte njeri sesi te kujdesej per veten ne ato momente prandaj se zgjati me muhabetin..

__________________
E vetmja here qe nuk do ia arrish,do te jete perpjekja e fundit.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Qershor 2009 13:12
eliz nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė eliz Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me eliz (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė eliz't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: eliz Shto eliz nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto eliz nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Agent Provocateur
Aveugle qqf

Regjistruar: 16/06/2009
Vendbanimi: anywhere
Mesazhe: 618

... dhe perseri iu kujtua ai. Aq dhimbshem iu kujtua saqe deshi te vraponte. Iu kujtua si e puthte, si e lexonte deshiren e saj dhe e prekte ne ate menyre qe askush tjeter nuk e kishte bere me pare dhe i kaluan serish dritherima...

__________________
always...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Qershor 2009 15:02
Agent Provocateur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Agent Provocateur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Agent Provocateur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Agent Provocateur Shto Agent Provocateur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Agent Provocateur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

A ishte e vertete apo po kalonte ne nje situate te pasigurt? Re te renda kishin zene qiellin dhe e kishin kthyer qytetin ne nje humbetire gri. Midis mjegulles se rralle shihte aty ketu dritat e makinave qe shkonin me ngadale duke care ajrin e rende si vaj.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Qershor 2009 15:59
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Agent Provocateur
Aveugle qqf

Regjistruar: 16/06/2009
Vendbanimi: anywhere
Mesazhe: 618

...papritur sikur ta kishte pickuar njeri vendosi te dilte nga ajo gjendje heshtjeje dhe fillon ti flase shokut te vet me nje lloj qetesie qe as vete nuk e mori vesh se nga i erdhi. Ai ishte njesoj si atehere, nuk kishte ndryshuar aspak...

__________________
always...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Qershor 2009 19:43
Agent Provocateur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Agent Provocateur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Agent Provocateur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Agent Provocateur Shto Agent Provocateur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Agent Provocateur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Agent Provocateur
Aveugle qqf

Regjistruar: 16/06/2009
Vendbanimi: anywhere
Mesazhe: 618

... shkembyen numrat dhe thane qe do te viheshin ne kontakt nje nga keto dite. Zbriti nga makina para deres se spitalit dhe u nis pa mendime ne koke te shkonte te merrte analizat. Pati nje ndjesi shqetesimi ne momentin qe ngjiti shkallet e fundit. Ngriti koken ne ajer a thua se do ta merrte pergjigjen nga qielli, nuhati pak ajrin dhe u zhduk korridoreve te spitalit...

... nata ishte e gjate dhe me shi. U ngrit nga krevati i ngrohte dhe doli ne tarace. Shiu perplasej me rrebesh, litare, litare dendur aq shume sa nuk mund te shikoje nepermjet tij ne anen tjeter. Aty ku ishte pak me afer drejtimit nga i cili binte shiu iu perplas nje dallge e papare shiu qe e qulli te teren dhe ajo filloj te dridhej nga te ftohtet. Kokeforte deshi ti bente balle kesaj dhe qendroi aty palevizur sikur te donte te ndeshkonte vehten. Pse donte ta ndeshkonte valle...sa e cuditshme sa te qarta i vinin pyetje pergjigjet darkave. E dinte pse donte ta ndeshkonte. Sepse e kishte kaq inat vehten qe kishte ndenjur me te kaq kohe, ai nuk e donte dhe nuk donte te impenjohej, kishte ndenjur me te sepse me mire me te sesa vetem... dhe sa keq. Apo ishte mendja e saj post trauma qe i bente lojera te tilla dhe kishte ndenjur me te sepse e donte. Se di. E donte akoma? oh sa keq, keto netet keshtu. Kur do mbarojne. Sikur te mund te skip-ja ca situata. Me siguri pas muajsh do ta merrte vehten ne mos nuk do te kishte ndonje ngjarje te re qe do ta hutonte nderkohe qe do te merrej me harrimin e tjetres... e dridhura e buzes dhe lagia deri ne lekure e trupit nuk e lane me te harrohej aty. U kthye brenda dhe u mbeshtoll me robe de chambre e filloi te ferkonte floket me peshqir qe te thasheshin por nuk po ndiente te ngrohte. Trupi i dridhej i teri, lekura i digjte pak nga perplasja e te ngohtes me te ftohten dhe brenda dukej sikur te gjitha organet e trupit po protestonin per kete temperature. Pas nja 2 -3 minutash sikur u qetesua dhe pergatiti nje caj. I hodhi nje sy cantes dhe gjeti celularin e vdekur ne te dhe ...

__________________
always...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Qershor 2009 09:20
Agent Provocateur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Agent Provocateur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Agent Provocateur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Agent Provocateur Shto Agent Provocateur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Agent Provocateur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Agent Provocateur
Aveugle qqf

Regjistruar: 16/06/2009
Vendbanimi: anywhere
Mesazhe: 618

...dhe ajo erdhi menjehere.E fiksoi per pak caste ne sy me ate veshtrimin e bute por autoritar dhe as nuk e perqafoi por mori te rregullonte shtepine verdalle.
Pastaj i kthehet serish. " a lum ti me gjithe keto drama shpirterore, e kush ia ka ngene? Ja ketu e ke lene si han. Fillojme bashke te rregullojme. Gatuajme
ndonje gje per te ngrene. Pijme pak vere dhe pastaj flasim. Shpejt, shpejt, leviz..."
E shikonte e hutuar por pa mundur qe ta kundershtote mori me pertese te rregullonte divanin kend dhe jasteket qe ishin ne te. Ndihej pak ne siklet qe Ana po me rregullon
apartamentin por ajo duket kaq entuziaste qe po e ndihmonte ne dicka sa qe nuk ia beri zemra qe ta ndalonte. "hmm...". Belbezoi. "mbase mund te pergatis pak caj, se nuk ma ka
qejfi te bej asgje, lere keshtu sic eshte, vjen pastruesja neser". Shoqja e vet vazhdon pa u nderprere nga kjo te fuse enet ne laresen e eneve dhe te pastroje banakun e kuzhines.
Mbaroi aq shpejt aty sa edhe asaj vete nuk po i besonin syte. Lidhi qesen e plehrave dhe e nxori jashte e kur u kthye i hodhi nje veshtrim apartamentit e kenaqur sikur te donte te
thoshte..." ja, tani mund te flasim".
Caji ishte bere vertete i mire. Ngelen per nja ca momente ashtu duke rrufitur caj dhe Ana as nuk guxonte ta pyeste. Rrinte atje ne heshtje, a thua se po mbante seriozitet dhe qetesi
per dicka qe i takonte organizatorite te ceremonise qe ta hapte. Nuk kishin kaluar as dy minuta kur degjohet ne ate qetesi celulari qe njoftonte qe kishte ardhur nje mesazh i ri.
Ishte mesazh nga Geri.
" takova Gerin sot paradite"- i thote Anes. Ajo ngre syte dhe tund koken si per ti thene qe nuk duhet te mbeshtetet tek ai per tu qetesuar nga kjo. Dhe Ajo e dinte shume mire se
ca mendonte Ana per Gerin.
"cfare thote?"-e pyet Ana.
"hmm...thote qe ishte kenaqesi qe u takuam sot. Qe sa te pashe e kuptova se me kishte marre malli per ty. Shpresoj qe te takohemi se shpejti. Me telefono kur te duash qe te dalim ndonje
nga keto dite. Naten e mire. G"
" dhe ti do dalesh me te?". Ajo tund koken dhe ngre supet per ti thene qe nuk e dinte as vete se cfare do te bente.
Ferrero Rocher. Ja cfare i duhej. Shkon me vrap tek dollapi i siperm dhe nxjerr te gjithe kutine dhe menjehere i shmbeshtjell dy te parat sikur te kishte dite pa ngrene dhe vetem kur
shija e embel e cokollates se shkrire i rreshket ne gryke qetesohet dhe fillon te buzeqeshe pak. Ana, qesh edhe ajo dhe duke bere ufff nga caji i nxehte merr te haje edhe ajo me qejf
nje cokollate e kerkon uje menjehere me mbas.

Ndenjen me ore te tera duke sjelle ndermend historira e gallata dhe perfundimisht i zuri gjumi duke pare nje film te rastesishem ne TV.
Ne mengjes alarmi i pameshirshem i ores qe njoftonte per zgjim ishte zeri i pare i mengjesit pas nje nate me pije, biseda e rehat dhe ishte tingulli me i padeshiruar per te dyja. Ashtu te
sfilitura per gjume rrotulloheshin ne levizje kaotike neper shtepi dhe mezi ia dolen te gjenin ca veshje te pershtatshme e te beheshin gati per te dale kur Ana u kujtua qe ishte e shtune...
" eshte e shtune"-bertet. Por tashme ishte teper vone per tu kthyer mbrapsh ne ate rehatine e gjumit dhe shtepia e rehati i saj ishin te padeshiruara. Ana propozoi
qe te shkonin te benin thonjte. Madje i telefonoi direkt asaj vajzes se shkathet kineze dhe pas 20 minutash u gjenden te dyja ne kolltuket e rehatshem me masazh ne shpine duke u rehatuar e
...

__________________
always...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Qershor 2009 19:06
Agent Provocateur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Agent Provocateur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Agent Provocateur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Agent Provocateur Shto Agent Provocateur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Agent Provocateur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

...ndersa duart e vogla te vajzes kineze filluan te ledhatojne trupin e saj nga syri i bukur jeshil i doli nje pike lot i cili pershkoi faqet e saj derisa u ndal te buza dhe ndie nje shijen e kripur te loteve nuk donte te qante nuk donte por nuk arrinte ti mbante lotet dhe nuk donte qe ta shifte dikush .Ktheu koken nga ana tjeter dhe e la mendjen e saj te lire sic la trupin e saj ne duart e kesaj te panjohure dhe pse mendja e saj nuk shkonte ne vende te panjohura mendja e saj shkonte atje ku nuk donte ...analizat e saj ...kishte vite qe luftonte me kete semundje kishte vite qe kjo semundje i kishte hequr cdo gje e kishte ndryshuar e kishte bere tjeter njeri i kishte heq ate pjesen e shpirtit te saj me te mire i kishte heq besimin tek cdo gje dhe me shume nuk besonte me qe do ishte e lumtur dhe pse per te jeret ajo ishte .
Kishte vite qe mundohej te qeshte si per inerci ,vite qe genjejte te tjeret me fallsitetin dhe lumturine e rreme dhe shpesh mendonte se po te ishte nje aktore do kishte fituar Nobel me sjellejn e saj kishte cdo gje qe nje vajze deshironte te kishte nga jeta nje pune te mire ne karriere fantastike e bukur shtepine e saj ajo e quante ishte nje "burg" dhe pse i arte ai mbetej gjithmon burg.E dinte se cfare kishte nevoje keto momente kishte nevoje per ATE.
Sa here ishte munduar qe ne keto vite ta urrente ta hiqte nga mendja e tij ta bente pjese te se kaluares por nuk ishte munduar ai vinte si nje uragan dhe shkaterronte cdo gje qe gjente perpara zemres se saj shakterronte ate ekuliber qe ajo me aq mund kerkonte ta gjente ai ne nje sekode e bente te ndihej ne qiellin e shtate ai me ato fjalet e tij ai me ate sjelljet e tij qe nganjher ajo i urrente e bente te ndihej femer e bente te ndihej e plotesuar por ai e bente te ndiente ne nje sekonde mbi shpirtin e saj zjarrin e inferrnit me moskocarjen e tij ,me harresat e tij, me non shprehjen e ndienjave dhe me nje vetem "te kam xhan "...ah sa digjte ky zjarr ...ah sa shpirtin ja bente te vuante kjo gje ...pse duhet perseri ta mendonte pe mbas gjithe atyre gjerave qe kishte kaluar ...pse
-Cfare ,mendon ?-degjoi zerin e Anes qe e solli ne vete
-Qe ti je mikja ime me e mire dhe qe do jesh gjithmon afer meje ...dhe disa lote te tjere i rane perseri faqeve ...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Gusht 2009 19:45
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BIONDIA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BIONDIA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 14:09 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 8 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > Vazhdo tregimin...

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.