Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > 8 Maj 2011. Zgjedhjet per pushtetin lokal.
Gjithsej 65 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Thumbs up

Ka humbur pakica

Mero Baze

| 10/05/2011 |

Partia Demokratike e Sali Berishës ka pësuar një humbje historike nga Saranda deri në Has, në një votim që nga shoqëria shqiptare është konsideruar realisht si një referendum kundër regjimit. Shqiptarët i janë përgjigjur politikisht thirrjes së opozitës për të ndëshkuar një regjim, i cili për dy vite radhazi refuzoi tu tregonte shqiptarëve ku kishte shkuar vota e tyre dhe ndërtuan një qeveri bazuar tek figurat më peng që mafia shqiptare dhe ajo ndërkombëtare ka në politikën shqiptare.


Votimi i djeshëm së pari realizoi kërkesën e shqiptarëve për hapjen e kutive. Atë që për dy vite rresht Berisha nuk e bëri duke shpresuar se do të gjunjëzonte opozitën, e bënë dje shqiptarët duke i dëshmuar Berishës se është pakicë në shoqërinë shqiptare. 8 Maji hapi kutitë e mbyllura të 28 Qershorit duke dëshmuar se qeveria është jolegjitme dhe duhet të ikë një orë e më parë.


Nëse në kërkesën për hapjen e kutive opozita ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve të 28 Qershorit dhe legjitimitetin e parlamentit, me votimin e 8 majit ajo ka bërë një referendum për qëndrimin e saj ndaj 28 Qershorit, referendum që bën të domosdoshme zgjedhjet e parakohshme parlamentare.


Ky referendum së dyti i dha fund përpjekjeve të liga të Berishës për rrënimin e opozitës dhe krijimin e një opozite luajale me regjimin e tij. Shqiptarët votuan kundër tentativës për të prodhuar një regjim putinist në Shqipëri ku media dhe antiopozitarët kishin krijuar një aleancë të fortë pro qeverisë, për të rrënuar çdo vlerë opozitare në vend. Në një situatë të paprecedent politike, media shqiptare u gjunjëzua para presioneve të qeverisë për të mos denoncuar skandalet e saj dhe bëri një rezistencë të pjesshme dhe aspak dinjitoze ndaj trukimit të fushatës elektorale të saj.


Për vite me radhë të gjithë ata që do të studiojnë shkencat e komunikimit në këtë vend dhe teorinë e gazetarisë, mund të marrin emisionin "Opinion" të së dielës në mbrëmje në TV Klan për të parë deri ku ka shkuar vulgariteti i gazetarëve- shërbëtorë të pushtetit dhe deri ku mund të shkojë papërgjegjësia për të futur vendin deri në luftë civile për një grusht pare të paguara nga pushteti në këtë fushatë elektorale.


Me një histeri që tejkalonte vetë zellin e humbësve të këtyre zgjedhjeve, gazetarë që për vite të tëra i kanë shitur moral medias shqiptare, u shfaqën të shfytyruar dhe të papërgjegjshëm para publikut, vetëm nga ideja se regjimi dhe plani i tij kundër opozitës nuk po votëbesohej nga shqiptarët. Si për ta bërë më të plotë këtë karikaturë, në ekran u shfaq dhe Shkëlzen Maliqi, që nisi të ngjyente gishtat me pështymë si Ilir Meta për të gjetur të dhënat e sondazhit Gani Bobi, që i ishin ngatërruar me një përzierje gjuhësore mes toskërishtes së Kastriot Islamit dhe tropojanishtes së Sali Berishës.


Por kjo fushatë ka tronditur thellë dhe mbështetësit e sinqertë të Partisë Demokratike. Është e vërtetë se ata nuk e kanë besuar udhëheqësin e tyre kur ka thënë se jemi vendi me rritje ekonomike më të lartë në botë, apo kur ka thënë se është duke luftuar korrupsionin, por kurrë nuk e kanë menduar se ai do të shiste aspiratat e tyre për hir të familjes së tij. Sot demokratët e Shqipërisë nuk duhet të ndjehen aspak të humbur pasi në të vërtetë ata nuk kanë humbur asgjë.


Në Tiranë ka humbur Argita Berisha, Shkëlzen Berisha dhe Damir Fazlliçi. Kandidati i tyre nuk ka marrë votëbesimin e kryeqytetit, për fatin e mirë edhe të demokratëve. Në Vlorë nuk kanë humbur demokratët, por sekserët e Shkëlzenit dhe Argitës. Në Kavajë nuk kanë humbur demokratët, por eunukët e Shkëlzenit dhe Argitës. Në Laç nuk kanë humbur demokratët, por marionetat e Familjes në pushtet. Demokratët e vërtetë që kanë menduar se kanë fituar pushtetin qysh në vitin 2005, akoma nuk e kanë prekur atë.


Pushteti kaloi nga Fatos Nano tek një grusht njerëzish të familjes Berisha që i shikojnë demokratët si mish për top. Ata sot duhet të ndjehen të fituar se kanë hedhur një hap të madh përpara nga shitja e interesave të tyre nga një tufë njerëzish që kanë parim të bëhen miliarderë me pushtetin e fituar me votat e tyre. Sot nuk ka humbur asnjë demokrat i ndershëm shqiptar. Sot kanë humbur vetëm ata që kanë vjedhur dhe plaçkitur edhe demokratët shqiptarë.


Për këtë arsye disa bastione simbolike të PD, ku shquhet Kavaja dhe Laçi, i dhanë leksione të forta demokracisë shqiptare duke hedhur në kosh të plehrave marionatat e Sali Berishës.


Zgjedhjet e 8 Majit ishin votë kundër pushtetit personal dhe familjar të Sali Berishës, kundër Monarkisë së tij të Korrupsionit dhe jo votë kundër demokratëve shqiptarë. Demokratët shqiptarë fituan aty ku meritonin në jug apo veri, atje ku nuk ishin simbole të Familjes në pushtet apo çerdhe korrupsioni. Demokratët humbën atje ku bashkiakët ishin bërë si punonjës hipoteke të Shkëlzenit dhe Argitës, atje ku demokratët e vërtetë nuk e preknin pushtetin e tyre, por persekutoheshin prej tij.


Edhe humbja e Bollanos në Himarë i ka ardhur më shumë prej mbështetjes së tij prej Sali Berishës se sa prej afrimit të tij si një nacionalist i vjetër. Shqiptarët kishin identifikuar në këto zgjedhje një shënjestër dhe ajo ishte Sali Berisha. Tashmë ai ka marrë një votë të qartë popullore kundër dhe duhet të mbajë fjalën që do ta lexojë këtë rezultat. Shpresoj mos ta lexojë në alfabetin e Bin Ladenit, por në alfabetin perëndimor dhe t'i hapë rrugë kthimit të normalitetit demokratik në Shqipëri.


Ai është sot figura më antipopullore në vend dhe nuk mund të mbajë peng qeverisjen e vendit për shkak të interesave të Familjes së tij. Në këto zgjedhje si rrallëherë në botë ka humbur pakica që na qeveriste, ka humbur pakica që na kontrollonte liritë tona, pronat tona, bizneset tona, ka humbur pakica që ka vjedhur pushtetin e shumicës së demokratëve shqiptarë. Ka humbur një pakicë e paligjshme që nuk përfaqëson as demokratët dhe as socialistët shqiptarë, por Familjen e Sali Berishës.

Le të shkojnë pa bërë dëm nëse duan të kenë paqe me veten dhe shqiptarët në ditët që vijnë.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Maj 2011 08:18
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha AndreaPirelli
Ketu tek ne ku nga njeri cep ne tjetrin ora ndryshon tre here .......... rezultatet dolen pas tre oresh ................. Ne shqiperi ku 500 mije vota jane gjithsej ......... duhen 23 dite me marr vesh rezultatin ............... .


Ndoshta dine te numerojne vetem deri ne 10. I bejne dhjeteshe dhjeteshe pastaj vijne ata qe dine te bejne shumezimet e kshu me rradhe.
Nejse doja te thoja qe s'ka ca te behet per njerezit qe s'duan te ndryshojne, max te presim utopine qe te vije ndryshimi e ti heqi qafe

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Maj 2011 16:36
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tulipani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tulipani Shto Tulipani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tulipani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
al74
hamall

Regjistruar: 29/04/2009
Vendbanimi: meran- It
Mesazhe: 6675

Ben pershtypje ndarja jug- veri dhe eshte ineresant fakti qe edhe pse investimet me te medha jane bere poshte e veshtiresite me te medha i kane patur verioret, votat deri tani me duken te pallogjikshme . Cudi e madhe.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Maj 2011 19:07
al74 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė al74 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me al74 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: al74 Shto al74 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto al74 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Si ta lexojme kete vote?!

Laç fiton Ps!!!
Askush nuk e kishte menduar qe ky bastion apo edhe disa bastione te tjera te kalonin ne krahun tjeter.
Pozitive padyshim.
Pozitiviteti qendron tek ajo qe njerzit tashme jane te ndergjegjeshem kur te votojne.
kryetari humbes i Laçit nuk mundi kurre te asfaltonte as rrugen kryesore te qytetit.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Maj 2011 20:38
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lubi
shume pune

Regjistruar: 05/05/2005
Vendbanimi: shtepi
Mesazhe: 378

me vjen me mire nga njera ane qe nuk i kane te dy pushtetet edhe ate qendror e tanime me ne fund jo ate lokal se si do vente puna me pas....
mendoj qe baza e vete me militantet e PD kane votuar kunder ca emrave deri dje socialiste e sidomos lidhjes me te kotshme me ls-istat.....

__________________
is good to be important,but is more important to be good

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Maj 2011 20:53
lubi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lubi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lubi (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lubi't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lubi Shto lubi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lubi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Citim:
Po citoj ato që tha al74
Ben pershtypje ndarja jug- veri dhe eshte ineresant fakti qe edhe pse investimet me te medha jane bere poshte e veshtiresite me te medha i kane patur verioret, votat deri tani me duken te pallogjikshme . Cudi e madhe.


Cilat investime te medha jane bere me shume ne jug?

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Maj 2011 00:21
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ColdFire
Veteran ne forum

Regjistruar: 15/11/2008
Vendbanimi: New York
Mesazhe: 911

Citim:
Po citoj ato që tha al74
Ben pershtypje ndarja jug- veri dhe eshte ineresant fakti qe edhe pse investimet me te medha jane bere poshte e veshtiresite me te medha i kane patur verioret, votat deri tani me duken te pallogjikshme . Cudi e madhe.


U ngatrove me duket. Deshe te thoshe te kunderten?
Sa per ndarjen ke te drejte. Mbase ka ekzistuar gjithemone, por me kete qeveri ne fuqi eshte ndjere me shume.

__________________
Frankly my darling , I don't give a damn!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Maj 2011 02:50
ColdFire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ColdFire Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ColdFire (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ColdFire Shto ColdFire nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ColdFire nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kurt
.........

Regjistruar: 29/12/2007
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 5021

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


Cilat investime te medha jane bere me shume ne jug?

al ka te drejte.
isha ne shqiperi dhe autostrada qe lidh shqiperine me evropen shkoder han i hotit ishte rruga me e keqe sot ne shqiperi, ajo eshte rruga me e pare qe shikon nje evropian kur hyn ne shqiperi. aoutastrda kishte nis punimet para nje viti dhe shume progres i ngadalte, kjo duhet ishte mbaruar para 15 vitesh.

enveri/ramiz alia i la toxic fuciat e helmuara te evropes ke stacioni i trenit ne bajze tash 25 vjet, tani ky shkerdhata don te hapi new clear power plant ne liqen

une nuk i ndjek aspak kte politiken shqiptare dhe me falni per injorancen por duket qart ne ket fushat elektorale gjitha mintingjet fjalimet e te dyja partive shumica jane bere ne jug, sepse jugoret ankohen me shume per gjithka, prandaj ata marrin rracionin me te madh te tortes, cilado parti te fitoje

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Maj 2011 05:32
kurt nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kurt Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kurt (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kurt Shto kurt nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kurt nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Citim:
Po citoj ato që tha kurti
[

une nuk i ndjek aspak kte politiken shqiptare dhe me falni per injorancen por duket qart ne ket fushat elektorale gjitha mintingjet fjalimet e te dyja partive shumica jane bere ne jug, sepse jugoret ankohen me shume per gjithka, prandaj ata marrin rracionin me te madh te tortes, cilado parti te fitoje


Eshte normal qe do behet ne jug fushata. Ku do ti te behet ne Shkoder ku njerezit nga maja e catise se shtepise se permbytyr thone "rrofte Sali Berisha"? Apo do te ngjitesh me lart akoma?

P.s. A e ke pyetur ndonjehere vehten mos ndoshta eshte shenje zgjuarsie te ankohesh ndaj qeverive?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Maj 2011 12:17
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kurt
.........

Regjistruar: 29/12/2007
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 5021

Citim:
Po citoj ato që tha arturm

P.s. A e ke pyetur ndonjehere vehten mos ndoshta eshte shenje zgjuarsie te ankohesh ndaj qeverive?

p.sh kte fjaline e fundit shikohet qart qe je ndjere inteligjent dhe mire per veten duke e shkruar, pa e postuar akoma lool
good for you buddy

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Maj 2011 13:34
kurt nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kurt Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kurt (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kurt Shto kurt nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kurt nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 21:20 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 65 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > 8 Maj 2011. Zgjedhjet per pushtetin lokal.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.