Katilesha
.
Regjistruar: 01/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531
|
Une dhe Ti ne qiellin e nente,ne anen tjeter te Henes padyshim!
E c'mund te thuhet per zemrat e te dashuruarve qe lene takime ne stacionin Hene edhe ne heshtje!? Ku ka surprize me te bukur se sa rruges se argjende te henes , aty ku dhe hapat lene gjurme argjendi,aty ku dhe fryma merr forme dhe shnderrohet ne miljona yje , te takosh Ate qe mbush oret dhe ditet e jetes tende edhe pse ne mungese.
....... Mrekulli........
Stoli yt qe per ore te tera ka degjuar zemren dhe shpirtin tend te flase, ulerase si e cmendur dhe me pas te shpertheje ne denese lotesh qe embelsine e kujtimeve dhe mallit kane eshte aty,por jo vetem........Tashme dashuria jote syte,buzet,hunda,duart ,zemra,shpirti dhe gjithcka tjeter eshte ajo buqete trendafilash te kuq sperkatur me miljona puthje yjesh persiper, eshte ajo pusulle e vogel shkruar me gjuhen e henes:
" E dashur, mire se erdhe ne anen tjeter te Henes!"
........Suspanse........
Hap syte!
Kudo erresire e pashpirt. Koka e mbeshtetur pas xhamit te dritares me eshte mpire nga te ftohtit. Dy minuta me syte e ngulur mbi henen e plote,qe persiper ka hedhur petkun e reve. Tre,kater,pese minuta, nje pafundesi minutash e shoh ate me ngulm,xhelozi,perkedheli dhe ndjej ngrohtesine e loteve qe me shtriqen mbi fytyre.
Nje buzeqeshje keqardhjeje me zvarritet ne cepat e buzeve:
" Sa keq qe udhetimi ne anen tjeter te Henes zgjati kaq pak."
Ftese:
" Te pres sonte , Ne anen tjeter te Henes!"
...007
__________________
.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|