Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > Duke degjuar zerat brenda teje Vlerėsimi i Temės: 6 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 50 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
ingmetalboy ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

I kapur ngadale ne rrjetene e padukshme te mendimeve te castit qe fanepsen heshturazi mbrapa gjesteve, fjlaeve, shikimeve gati-gati te rasteshishme detyrohesh te ulesh ne kolltukun lekundes te ndjenjave. I corjentuar nga dicka qe te mungon ne menyre therrese, te cilen per cundi nuk e ke patur kurre pyet veten sit e ka lindur ai zjarr I fuqishem qe vazhdon te zmadhohet.
Cfare eshte valle ai zjarr cudiberes qe shperthen me nje furi mbinatyrore neper vena duke te bere me te prekshem ndaj gjithckaje qe te rrethon, me te larte nga ana shpriterore e rizgjuar me nje tjeter fantazi te papermbajtur dhe plot nuance te reja? Sa shume te ndryshon ky zjarr, ky rebesh yjesh renes ne kthjelltesine e nje nate fantastike vjeshte. Te kap papritur duke te te lene pafjale , vetem me nje shije te embel mbi muze dhe nje arome te kendshme ne hunde.
Valle kush e ndez kete zjarr ? Ne vete apo...? nje moment, nje cast i vetem dhe gjithcka ndyshon. Ashtu teper natyrshem pa asnje mangesi, pa asnje te mete. Ndoshta vetem me nje. Njerzimi.
Valle njeriu eshte tpere primitiv per te kuptuar, per te asimiluar per te jetuar kete ndjenje kaq te holle? Disa kalojne ne hiperbolizim vetem te skeletit te gjymtuar, gjyshem te zbehte, gjysem misterioz, pa [erkur kompleksitetin, gjeresine apo thellesine e saj duke u perpjekur te shohin vetem ate qe i mjafton atyre per te pare. Dhe nje moment cekulibri heshtin. Te tjere te shtyre nga koncepte shtazarake dhe misherore bien ne degradim te tejskajshem aq konfuz sa mjafton per mos e kthyer me koken mbrapa per te ripare edhe nje here ylberin shumengjyresh qe katandiset ne nje cast te shkeputur kohe bardhe-zi. Fakt eshte se kur perballemi me te duket sikur asgje nuk mund te na ndihmoje. Duke filluar nga llogarite, kompromisat, rruget e shkurta, arsyetimet filozofike, sociologjike, llogjike, matematike, biologjike apo poetike. Asgje ! te pakten asgje e kriuar nga mendja apo dora e qenies ‘me inteligjente’ qe esthe vertetuar se egziston. Njeriu.
Supozimet jane nga me te shumtat, por fakt eshte qe akoma kane mbetur ne stadin e supozimit. Disa teper te thjeshta per tu besuar. Te tjera teper te kompikuara per tu kuptuar. Ndoshta nje dite do te kuptojme me shume. "Pote germosh me thelle do te gjesh uje ». Kjo etja jone per te kuptuar dhe ditur po na mban gjalle.
Por a jemi ne gati per shpjegimine e saj ? Ndonjehere me duket se kjo bote mbahet ne kembe nga fshehtesite. Po shpirti yne? Sa pikepyetje qe lindin, rriten, fshihen neper skutat apo qoshet e erreta, diku ne mes te absurdeve te jetes trondisin shpirtrat tane cdo dite? Cfare do te ishim ene pa to?
Secili prej nesh ka nje lloj marifeti te tijin, per tu shmangur te pakten disa momente nga ajo te cilen guxoj ta quaj “mbretereshe te ndjenjave” pa u perpjekur te permbledh gjithe madheshtine e saj ne nje emer sepse nuk egziston ende nje fjale e tille. Ju zbuluat timin! Mos mendoni per tuajin se kam frike se do te pyesni veten dhe per sa kohe mund ta perdorni?

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Janar 2005 22:19
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ingmetalboy Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ingmetalboy nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
eng_girl
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 02/12/2004
Vendbanimi: absolutely, relatively here
Mesazhe: 381

ingmetalboy,
e di cfare?- tani me bere te mendoj me shume rreth asaj dilemes qe here me ben te jem e logjikshme, e here te tjera me ben ta quaj veten idiote, e cila po ndodh tek une gjithnje e me shume...

Respekte.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Janar 2005 22:52
eng_girl nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė eng_girl Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me eng_girl (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: eng_girl Shto eng_girl nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto eng_girl nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ingmetalboy ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

Te shkruash dicka dhe te ndjesh dicka jane dy gjera komplet te ndryshme. E keqja eshte kur te dja keto gjera lidhen bashke. Atehere komplikohet puna.

Po nqs nuk qendron zgjuar naten per dicka te tille perse duhet te ngrihesh nga gjumi ne mengjez?

Sa per ate qe ti mendoje mos e vrit mendjen se nuk je e vetjma.
Per lotet nuk di cfare te them sepse une kam qare vetem per Romeon dhe Zhulieten. Nqs i ngjan ke te drejte te qash sa te duash.

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Janar 2005 14:26
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ingmetalboy Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ingmetalboy nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ingmetalboy ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

Hap deren e dhomes time dhe pa u menduar hyj brenda. Gati-gati ne menyre instiktive. Ajo eshte gjithcka qe mund te kerkoj tani ne keto momente. Nje vend i gjithi i imi ku mund te qendroj i pangacmuar dhe i vertete. Skuta ime e erret, ku nuk egzistojne ngjyrat apo dritat. Gjithcka atje eshte e njete, pa ndryshime. E erret per mos u dukur copat e korraces time kur bien poshte pa zhurme. I zbuluar nga cdo mburoje por i sigurt, me ndihmojne te ec perpara per mos u perplasur neper qoshet e zhvendosuar nga imagjinata ime. E erret per mos u ngacmuar nga gjithcka qe me rrethon pa zhurme por qe gjithashtu ben hije kur ndodhet ne drite.
Dhe keshtu hyj brenda duke terhequr zvarre kembet qe i ndjej te shkeputura nga pjesa tjeter e trungut. Mbyll deren me ngadale dhe filloj renien ne vorbullen e fuqishme te boshlleku qe me pushton. Nen efektin e kesaj gjendjeje clirohem nga gjithcka dhe forca e rendeses pushon se diskutuari me muskujt e mi. Tani mund te shoh pa patur nevoje te hap syte. Shoh vetem ate qe duhet te shihet dhe perseri bije dhe bije duke cliruar cdo pike mbeshtetjeje. Tani ehste qetesi dhe frymemarja ime me ben shoqeri dhe kur cdo paterice largohet prej meje, renia shnderrohet. Tani trupi, mendja, shpirti nuk jane me te mite. s'kam pse prek, pse nuhas, pe shijoj sepse tani nuk jam vetem. Ajo qe kam kerkuar eshte me mua. Ne mua.
Jashte vetes sime tani udhetoj i cliruar dhe shoh trupin tim tek mbyll syte te shkoje poshte. Sa cudi! Gjithcka tani shkon poshte. Mos valle bota ne nxitim e siper ka ngaterruar kah? Sa cudi!

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Janar 2005 21:33
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ingmetalboy Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ingmetalboy nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ingmetalboy ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

eng_girl nuk ka problem. Shpresoj qe te te kete pelqyer ndopak.
Tell me what do you thing about this.


Tani duhet te jete koha ime. Koha ku une ngrihem dhe ndryshoj. Apo gabohem...?
Perseri hesht. Nuk leviz. Qendron atje ku je. Nuk e di pse por perton dhe te hapesh syte. I topitur zhytesh i gjithi ne ujrat e vakta te lumit te iluzionit dhe atje shijon ato momente te shkurta qetesie deri sa te vije dallga tjeter, e cila prape do te te shkunde derisa te sheshoje keshtjellen tende prej rere.
Por tani je i qete dhe syzet e erreta ndalojne rrezet e diellit te te vrasin syte e ndergjegjes. Duke udhetuar me mend neper luginen e jetes tende qe shtrihet krenare mbi truallin e kesaj jete, ekoja e nje zeri degjohet kudo. Here i mbytur, here i forte. Por gjithmone vetem eko. Kurre origjinali. Cuditesh se pse nuk je bere asnjehere kurioz per te kuptuar prejardhjen e saj. E cuditshme, e njejta eko degjohet akoma edhe sot. Te cohesh dhe te besh dicka per te kuptuar me shume? Por ti je mire keshtu sic je. Te gjitha te vertetat jane caktuar prej teje. Asnjehere nuk te eshte dashur te dish me shume. Nuk ke patur nevoje te drejtohesh qorrazi diku per te mesuar te ecesh, te flases, te sillesh, te godasesh, te ulerish, te heshtesh jashte qenies tende.
Por ajo eko. Ajo eko tani po te shqeteson shume. Nqs ka nje eko, ka dhe nje ze. Nqs kjo eko e ka shoqeruar si nje simfoni te heshtur te gjithe kohen tende atehere zeri qe eshte duke folur egziston pavaresisht prezences tende. Cfare kerkon prej teje? Kush eshte ai qe flet? Ku do te coje? Cfare do te ndodhe me ty? Djerse?! Pse djerese te ftohta te pushtojne? Cfare do te ndodhe me pas? Si duket kjo te shqeteson.
Sa cudi! Tani zeri degjohet shume shkoqur dhe nje pjese e jotja duket sikur rizgjohet pas shume kohesh dhe i pergjigjet me nje frymemarje te thelle. Duket sikur eshte dicka teper familjare e cila te njeh me mire se ti njeh veten. Te njeh para se ti te hapje syte.
Do te cohesh? Do te levizesh? Gjymtyret i ndjen te mpire, por akoma mund ti perdoresh. Mund te zgjatesh doren dhe te kapesh fort mbas asaj ekoje per te levizur nje here dhe pergjithmone. Te vdesesh per tu ringjallur. Per te jetuar.

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Janar 2005 21:12
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ingmetalboy Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ingmetalboy nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
eng_girl
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 02/12/2004
Vendbanimi: absolutely, relatively here
Mesazhe: 381

ingmetalboy,
Mendoj se KOHA e cdo personi, ne sensin e vendimmarrjes dhe realizimit te planeve, eshte aq e gjate sa edhe jeta e tij/saj, ose te pakten duhet te jete. E di qe ka njerez qe preferojne te dimerojne per ca kohe ne jeten e tyre, sidomos kur vjen nje moshe paksa me madhore, por nuk besoj se, e nuk dua te jem nje prej tyre...gjithashtu...mendoj se cdokush e njeh mire rendesine dhe shtytjen nga ai zeri i brendshem...

Kam edhe nje keshille, thjeshte miqesore per ty dhe shpresoj mos te te vije keq e te me mirekuptosh: Shkrimet e tua mund te sherbejne si burime shume te mira eseje per ato adoleshentet shqiptare qe kane probleme me punen e tyre krijuese dhe jane njohes te mire te internetit. Shumica e mesuesve shqiptare jane injorante ne drejtim te internetit (pa dashur te ofendoj askend, por mendoj se eshte me shume se e vertete) dhe nuk jane ne gjendje te kuptojne e denojne kopje te tilla te mundshme.

__________________
"If I love you, what does that matter to you?!" - Goethe

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Janar 2005 22:00
eng_girl nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė eng_girl Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me eng_girl (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: eng_girl Shto eng_girl nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto eng_girl nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ingmetalboy ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

Une shkruaj sepse me ben te ndihem mire dhe kjo eshte e gjitha. Te tjerat nuk kane rendesi. Por e rendesishme eshte se une jam vetvetja ne keto momente dhe nuk dua t'ja dij per asnje ndalese. Kush kerkon ti kopjoje le ti kopjoje. Keto qe une shkruaj ketu jane thjesht copeza te shkurta eseje ashtu sic thate dhe ju. Nqs dikujt i sherbejne per dicka le ti marre. Do te kete dhe nje pjese timen me vete.
Keto fjale ishin duke te mirkuptuar. nqs deshe te thoshe dicka tjeter ma bej te ditur.
Me respekt ingmetalboy

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Janar 2005 22:10
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ingmetalboy Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ingmetalboy nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lorie
you fascinate me...

Regjistruar: 23/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137

eh ,si erdhen kohet keshtu..
-C'vizion ke per 2005?-e degjova te fliste.I degjova te gjithe te flisnin.Idera te medha,humaniste,idera qe te ngrinin peshe.
-Une ? Kam vizione..Sa here neper letra i kisha shkruar me rradhe,nje liste te gjate te mbushur me endrra.
DREAM, pray,put a lot of effort and discipline and you will atchieve them.
Dikur skepticizmi im me conte deri aty sa lutjet ti quaja perralla.Pff endrra me sy hapur. E megjithate ishte pikerisht skepticizmi im qe ndalonte magjine e jetes, ishte mosbesimi.
Tani e kam provuar qe te lutesh per dicka qe e do me gjithe shpirt ,te punosh shume per ta arritur dhe te te realizohet me zemer ne qiell,te shikosh sesi endrrat realizohen njera pas tjetres si vershim ylberi eshte nje MAGJI.
I live in a magic world.
I live amongst love.

__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Janar 2005 17:18
lorie nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lorie Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lorie (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lorie't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lorie Shto lorie nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lorie nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ingmetalboy ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

Hena sot po me pelqen shume. Enigmatike, e paster, e sinqerte. Do te ishte bukur te gjeja nje arsye per ti shkuar prane dhe per ta takuar nje here. Te uleshim te dy shtruar dhe te shihnim njeri-tjetrin ne sy. Te humbisnim ne thellesite e enderrimeve dhe mos kthenim me koken mbrapa. Pa e vrare mendjen se ku po shkonim dhe sa larg ndodheshim. Do te flisnim papushim derisa qepallat do te me rendoheshin dhe gjumi do te me zinte ne gjirin e ngrohte te qetesise se perjtshme. Kur te hapja syte ajo mund te qe fshehur por une do te dija se ishte gjithmone me mua. Here mbi mua here brenda meje.

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Janar 2005 22:44
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ingmetalboy Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ingmetalboy nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ingmetalboy ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

Fytyra ime e thyer.

Ulem ne gjunje dhe me kujdes filloj dhe mbledh copat e fytyres sime te cilat jane hedhur te coroditura pertoke. As hena nuk po me ndihmon sot, duke u fshehur mbrapa disa reve zemerake. Kurse ate nate po me buzeqeshte nga lart plot me kersheri. Ajo nate...
I vetkenaqur u leshova i gjithi pe rtu ngelltitur nga vorbulla e turbinave zhurmuese te erresires. I paprekshem me dukej vetja dhe koka nuk kthehej kurre mbrapa pe rte pare pasojat e arsyetimeve te reja. Gjella e vjeter ishte tan vec nje kujtim qe duhej shkulur nga kujtesa. Keshtu i mbuluar me petkun e vetqeverisjes prezantohesha duke thene: “Jam ketu per te qendruar.” Tani kisha pare, udhetuar, ndertuar i vetem, me shume se cdo tjeter. Kisha tronditur me fort se nje uragan, kisha joshur me shume se nje trendafil, kisha ndryshuar statusin tim. Tani isha dikushi. Por duke ecur duke vrapuar, disa gjera detyrohesh ti shkases anash, pa te prekur receptoret e ndijimit. Shume shpejt apo shume vone, ne librin tim shume faqe filluan te mungonin. Disa te tjera dukeshin sikur ishin grisur me force per tu flakur si te panevojshme. Ingranazhet nuk po funksiononin me ne menyren e duhur. Koha e se vertetes po afronte. Copat e mbreterise sime prej rere po binin ne menyre te dukshme. Ndjenjat e verteta fituan luften.
I shkundur, i rrezuar, i pluhurosur, i gjymtuar ndalova vrapin tim ne kete nate te ftohte. Vizione, enderra, zera, goditje, shkarkoheshin ne trurin tim si gjemime rrufesh. Dhe te gjitha keto shumoheshin, shtoheshin, fuqizoheshin, shperhapeshin derisa... Nje shperthim dhe fytyra ime...
Fytyra ime tani eshte e piste, me balte, dhe ne njemije copa. Ndoshta nje dite, nqs lodhem shume do ta kem perseri te plote duke me buzeqeshur nga reflektimi i nje pasqyre.

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Janar 2005 00:15
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ingmetalboy Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ingmetalboy nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 20:30 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 50 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > Duke degjuar zerat brenda teje

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.