Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > Duke degjuar zerat brenda teje Vlerėsimi i Temės: 6 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 50 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

I pëlqente të priste agimin. Të shihte qiellin si ndryshonte ngjyrat me emrin e tij në mendje e kraharor. I dukej sikur e merrte me vete në ëndra, kur e zinte gjumi... Ishte një orë kur e ndiente më shumë zërin e shpirtit të tij. E ngrohte fakti që edhe pse ata s'komunikonin, shpirtrat e tyre flisnin me njëri tjetrin me gjuhën e tyre të pakuptueshme. Kënga e zogjve jashtë dhe zëri i tij, melodia e tij në shpirt ishin ninanana më e ëmbël. Nuk harronte t'i thoshte në ajër -gjumë të ëmbël dhembshuri...
Ishte mësuar të dëgjonte melodinë e tij që shumë shpesh i ngjante një kënge vaji... dhe shpirti i ngrihej peshë. Sa herë që e mendonte, sa herë që e dëgjonte ata tinguj të dhimbshëm që i trazonin shpirtin. Sa do donte të kishte forcën ta largonte këtë dhimbje, që tingujt mos ishin më këngë vaji por këngë gëzimi, buzëqeshjeje për një jetë të re...
Është e mundur që dy shpirtra të jenë kaq të lidhur? Të ndiejnë gjithshka ndien tjetri?
Ndiente një ngushtim në stomak, një lloj ngërçi muskujsh sa herë kishte emocione të fuqishme në pjesën e sipërme të kraharorit. I mbante dy krahët mbledhur rreth barkut, si për të dashur të pengonte këtë masë dridhëse të kalonte në gjithë trupin. Preferonte ta kufizonte në pjesën e kraharorit, por pa sukses. Ishte shumë e fortë dhe një drithërimë i kapte gjithë trupin, si edhe të forta...
Dridhej e tëra, mornica i shkonin në trup dhe instinktivisht shtrëngonte edhe më tepër krahët rreth belit, si për të dashur të ngrohte trupin. Një moment e la të lirë veten dhe ethet u përhapën edhe tek këmbët... më pas një mpirje, një kalim nga gjendja e ankthit në një mpirje totale..
Mëshonte mbi bark si për të dashur të mbyste aty këto parandjenja që s'dinte nga i lindnin. Rrinte pastaj pa lëvizur me shikimin e fiksuar tek librat që kishte përballë. Dukej sikur ja largonin pak mendjen.
Filloi të mendonte se çfarë do të lexonte më parë...por sërish një klithmë e mbytur në shpirt... Një thirrje nga larg që shkaktonte zjarr, zjarr pa flakë të dukshme, por që digjte diku brenda kafazit të kraharorit. Përqëndrohej tek dërrasa e tij, pastaj shpërndahet..dhe ajo ndiente dhimbje në të dy anët. I dukej sikur kishte dy zemra një në të majtë dhe një në të djathtë. E që të dyja dhimbnin. Përpiqej t'i filtronte këto mesazhe të pakuptueshme dhe t'u jepte një formë të kapshme për gjuhën e trurit. Nganjëherë gjuha e pakuptueshme e shpirtit vlonte sikur donte të shpërthente, por pasi pengohej nga kanalizimet e shumta të trurit e humbte atë forcën e saj. Prandaj shpesh herë thjesht mbyllte sytë, shtrëngonte duart rreth barkut si për të mënjanuar ethet dhe dëgjonte zërin e zemrës...
Papritur i lindnin shumë mendime në kokë dhe një afsh i nxehtë ndjenjash ja pushtonte shpirtin. Ndjenja që duhet t'i transmetonte ndryshe do vazhdonin ta digjnin.. Kështu shpërthente një vullkan. Por i ngjante më tepër një vullkani nënujor, që shkaktonte dallgë të mëdha kur shpërthente dhe shuhej nga uji i oqeanit... dhe më pas gjithshka qetësohej... Valët që arrinin në breg nuk përplaseshin me furi sepse largësia e vullkanit me bregun bënte të vetën...

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Janar 2005 18:17
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ingmetalboy ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

analiste ishte vertet shume e bukur. me zgjove disa kujtime qe me bene te shoh perseri brenda vetes.

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Janar 2005 23:07
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ingmetalboy Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ingmetalboy nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ingmetalboy ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

Sa cudi! Sot me pelqen shume te udhetoj. Edhe pse qenka dite e zymte, me shi dua te dal jashte per te zbuluar kendveshtrime te reja ose te vjetra. Disa thone qe te dalesh ne date 13 me shi sjell ters, por deshira qenka e paperballueshme.
Vendosa! Do te filloj te fluturoj. Po si? Krahet e fatit le te me ndihmojne dhe le te mejape pak shoqeri. Le te nisem. Ne udhetim zakonisht merren vetem gjerat me te rendesishme. Dmth duhet te marr... arsyen, sigurine, gezimin, ndjenjen e se bukurs dhe guximin. Dhimbjen, trishtimin, zemerimin dhe vetmine po i le ketu. Ose me mire vetmine po e marr me vete. Kur te duhet te meditosh, behet e dobishme. Tani besoj se jam gati. Kam harruar dicka? Ndoshta. Po asnje nuk eshte perfekt. Le te shohim si do te reagoj ndaj te papriturave. Disa dru zjarrit te imagjinates dhe... nisemi. Nje sekonde te lutem. Destinacioni? Hm. Pyetje me vend. Gjithmone yjet me kane intriguar shume. Naten vone me ndodhte shpesh te qendroja me syte e fiksuar ne ato pika te ndritshme qe prishin monotonine e qiellit gati te pakuptimte kur vishet me ate petkun e tij te zi ,bloze. Shume pyetje me udhetonin ne koke atehere, por koha kaloi dhe mundesite per te ngritur koken lart ishte gjimone dhe me e vogel. I fokusuar gjithmone poshte ku si milingona me mutacion interesi, lakmia, inati, smira leviznin papushim dhe une qe perpiqesha mos i shkelja per te qene i paster.
Tani me duket sikur po i dejgoj perseri ekon e pyetjeve te dikurshme qe jepnin liri te plote imagjinates e cila shnderrohej ne nje ure me te cilen une ngjitesha deri atje lart, per te filluar garen e vrapit me pengesa duke kercyer nga nje yll ne tjetrin. Disa ishin shuume te vegjel dhe mund te vendosja vetem nje kembe. Ehuu sa here nuk e kam mbajtur dot ekulibrin dhe kam rene ne krevatin tim te bute.
Por tani duket se kam harruar se si ngjitesha. Sa keq. Ishte shume bukur kur shihje shtepite, qytetin, boten kur zvogelohej e zvogelohej deri sa behej vetem nje pike, ndersa ti ishe perseri ai qe ishe.
Sa inat qe me vjen me veten. Cfare me ndodhi valle qe ndalova se udhetuari? Pse gjithcka eshte zmadhuar pafundesisht kurse une zvogelohem cdo dite? Duhet te filloj te udhetoj perseri. Eshte vertet bukur. Kete nuk e kam harruar te pakten. Kam nevoje te dal jashte per te zbuluar kendveshtrime te reja dhe te vjetra te harruara. Kam nevoje.

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Janar 2005 23:13
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ingmetalboy Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ingmetalboy nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ingmetalboy ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

Disa nota te cuditshme filluan te thyenin blloqet e trasha te heshtjes te depozituara atje nga pritja. Ishin dicka me shume se nota te vecuara, dalengadale duke ndjekur njera tjeteren ato u organizuan dhe formuan konturet e nje kenge. Nje kitare e vjeteruar po luftonte me kohen duke kenduar perseri. Duke jetuar pereseri.
Lemshi i perveluar i tingujve tashme te verbuar nga ndjenja filloi te ndizte cdo thermije te ajrit qe ndodhej atje. Notat gati-gati te pergjumura dukeshin sikur dilnin me pertese nga ai instrument i vjeter dhe fillonin te ngjiteshin lart ne atmosfere duke i dhene hapesires nje ngjyre tjeter. Nje drite e zbehte e cila forcohej apo dobesohej sipas ritmit mbulonte cdo gje te hante syri rreth e rrotull duke i vjedhur nates cfare me te drejte eshte e saj. Dicka e jashtezakonshme filloi te ngjizej ne ate pjese te globit te harruar nga te gjithe. Ndoshta kjo kenge po perpiqej te thyente ligjet e gjithesise duke shuar dhe nje here sado pak mallin e zemres.
Atje lart ne qiell embrioni i vogel i dashurise i ushqyer nga kenga e ngrohte kishte marre forme tashme, por aq i brishte dhe i pambrojtur sic qe dukej sikur do te zhdukej pergjithmone nqs telat e kitares mos vazhdonin te dridheshin embelsisht nen mantelin e erresires. Por gishtat vazhdonin se levizuri dhe melodia dritheronte fijet e zemres se lodhur nga pikellimi i vetmise. Me ne fund tabloja e magjishme e shfaqur ne ate nate pa hene e mbeshtjelle nga afshi i dashurise perfundoi dhe krijesa e shumepritur rilindi perseri... Ajo fytyre, ata sy, ato floke...
E magjepsur dora ndaloi vete dhe gishtat pushuan se lodruari mbi tela. Por... ne moment kur melodia ndaloi, gjithcka humbi persosmerine e dores se krijuesit dhe imazhi i saj u kthye ne plujurin e mbeturinave te nje ylli te shkaterruar tashme qe endet akoma ne qetesine e perjetesise dhe te kujteses se lodhur nga dhimbja.

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Janar 2005 20:14
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ingmetalboy Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ingmetalboy nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ingmetalboy ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

Dituri te kisha aq shume
sa te mund te kuptoja dicka
mbi ngjyren e qiellit
apo vetmine e castit qe mbrapa asgje s'la

Radioja renkon si grua shtatezane
kurse rete kalerojne njera-tjetren
une vazhdoj te pres i qete
keshillat e tua mbi jeten

Zaret e fatit dikur u hodhen
guret levizen plot me pertim
Tani pilotet e vdekjes bejne gara
duke pare tabelat me percmim

Jam ketu valle apo eshte iluzion?
I ftohti qimet e lekures me ngre lart
valle do te trokase dikush tek une
apo historia perseritje nuk mbart?

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Shkurt 2005 21:33
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ingmetalboy Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ingmetalboy nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ingmetalboy ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

Nje medaljon i mbuluar nga pluhuri
zbulohet sot per te kerkuar
padronet e se shkuares
te lodhur te dermuar

Kush e thirri nga gjumi i harreses
per te rizgjuar te vdekur
Gjaku leviz me force
gjunjet e prera, zeri i mekur

Sa vone qe eshte per te perseritur
fjale, veprime, shenja ne hapesire
Vetem aroma e detit
shpreson per nje dite me te mire

Rete iken dhe u kthyen prape
toka ndryshoi dhe
Nje psheretime ne vesh
pyet dite-nate: Sot?! Pse?

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Shkurt 2005 21:38
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ingmetalboy Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ingmetalboy nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ingmetalboy ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

-SUPRIZE!
-Dreq, me trembe. Prape ti?
-... lere fare.
-Shume suprize e bukur. Vetem per kete erdhe?
-Nuk do te kuptosh asgje.
Dhe dera perplasetet me force. "Do ti bien nerva kurse sot une mund te fle edhe pak. Sa maskara qe jam ne megjez. Nuk pyes per asnje dhe per asgje. Dua vetem te fle. Nga i gjej ato fjale ne ato momente? Duhet te ndihem ne faj qe i fola ashtu? ... Ndoshta. Mire do te ndihem kur te zgjohem. Tani po fle. Sa i mire qe eshte gjumi i mengjezit. Nuk do ta ndryshoja me asgje".

... Dhe gjithcka e bukur mbaron. Duhet te cohem edhe une nga ky krevat. Sa eshte ora? Nje?! Duhet te nxitoj m..in.
Edhe sot pa mengjez. Cfare po them edhe pa dreke. Cigaret i mora? Po portofolin? Ndonje gje tjeter qe me duhet? Ah po cakmakun"...

-Supriza me pelqeu shume. Heren tjeter qe vendos te me besh suprize hajde mbas ores 10 ne rregull.
-Nuk dua te te shoh me. Ti nuk me ke kuptuar kurre.
-Po kjo cfare ishte? Ti e di si jam une ne mengjez kur me zgjojne nga gjumi para kohe.
-Ora ishte 9 dhe une ne 10 duhet te isha ne shkolle ti e di?
-Hej mos harro qe fle ne oren 5 te mengjezit dhe kam me shume nevoje se 4 ore gjume.
-te lutem mos me merr ne tel.
-...E ke seriozisht?
-Po.
-... duket se ke vendosur gjithcka. Keshtu qe eshte e kote te them dicka. Take care. Mirupafshim

"Goxha mire filloi kjo dite. Cfare them dhe une tani eshte mezi i dites. Duhet te ndryshoj pune".

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Shkurt 2005 00:42
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ingmetalboy Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ingmetalboy nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ingmetalboy ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

Ke degjuar ndonjehere se si funksionon loja e semure e gjilperave me koke? Afrohu dhe pak. Akoma me shume. Tani hesht dhe degjo.
Kur dielli ulet poshte kores se tokes dhe erresira udheheq njerzit drejt dhomes se gjumit, diku mes pyjeve fantazem te anktheve te tua, nje zjarr i cuditshem ndez atmosferen. Si nje sy i plotfuqishem ai mbledh rreth vetes te gjithe shtegetaret e nates, duke filluar nga te pangopurit, lakmimtaret, keqdashesit, prostitutat, krenaret, mashtruset, genjeshtaret, perverset, hajdutet, vrasesit dhe te tjere te pagjume te cilet mezi presin te dalin jashte per te qene me ne fund vetvetja. Dhe kur te gjithe pazhurme mblidhen rreth atij zjarri intrigues gati te magjepsur apo me sakte te sjelle atje nga forca terheqese e mekatit te tyre qe cdo dite dhe me shume i transformon duke pushtuar cdo cep te tyren.
Duken te qete ne pamjen e jashtme dhe te gjithe te perqendruar diku. Sikur syte e tyre te enjtur nga pagjumesia kerkojne dicka mes atyre flakeve te kuqe gjak. Cdo gjuhe flake ngjan me nje qiri varri te ndezur per nder te te vdekurit.
Qetesi! Vetem heshtja dritheron ajrin perreth dhe zjarrin qe digjet e digjet. Ne ate moment qindra gjilpera dalin te skuquar nga flaket qe duket sikur do te perpijne qiellin dhe ngrihen lart duke qendruar pezull mbi koken e cdi oersini qe eshte atje. Asnje fjale. Asnje levizje. Gjithcka normale?! Te gjithe ngrene kokat ne te njejten kohe dhe shohin gjilperen e tyre. Gjilperat ulen dhe ngulen ne mes te ballit te te gjitheve. Vetem pak. Mjaftueshem per te marre nje pike nga gjaku i tyre . Mjaftueshem per te mbartur me vete nje pjese te mekatit te tyre qe i mban akoma zgjuar.
Ne menyre te rregullt dhe te ftohte, ato levizin ne ajer duke u ngritur dhe u ulur ne secilin prej tyre, si nje mekaniziem unik, i persosur per te perzjere cdo forme ligesie tek cdonjeri prej tyre duke krijuar keshtu nje race te re njerzish mijra vite larg prej Adamit dhe Eves. Nje race e re. "Superopre" ndaj se vjetres e cila pershtatet shpejt si nje kamaleon ndaj situatave te jetes se perditeshme duke mos pyetur per menyren se si do te arrije qelimin e saj. Qe nuk pyet per asnje apo asgje nqs ndodhet ne rrugen qe kalon prej hundes se saj tek objektivi qe ka. Nje race njerzish e cila duket sikur po mbyt te vjetren. E cila zhduk dhe transformon, duke punur 24 ore ne 24, gjithcka sipas deshirave te saj.
Interesante apo jo? Do te bashkohesh me ta?...

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Mars 2005 00:20
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ingmetalboy Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ingmetalboy nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
aura
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 04/12/2004
Vendbanimi: ne qytetin e vetmise
Mesazhe: 95

Vetmia sonte me ka pushtuar te teren dhe duket sikur po me mbyt. Me pare kishte filluar te mos me bente pershtypje te qenurit vetem, por sic duket java e kaluar prane familjes beri qe te shkrihej akulli brenda meje dhe perseri te me mbyse vetmia.
Nuk po shkruaj me shume sepse me vjen shume keq per veten qe ne kete moment preferoj te ulem dhe te shkruaj ne pc ne vend qe te flas me nje njeri. Por problemi eshte i thjesht: nuk kam me kujt ti them qe ndihem ne kete menyre.
Ah kjo faqe gri duket ndihmoka shpirtrat e vetmuar te nates.....mbase edhe mua.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Mars 2005 19:18
aura nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė aura Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me aura (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: aura Shto aura nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto aura nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ingmetalboy ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

-Hej! Ka njeri?...
"Dhe thone pastaj qe heshtja do te thote po. Apo nuk bera pyetjen e duhur? Gjithmone ngaterrohem me keto gjera. Ne dukje jane te thjeshta, por kur fillon e mendohesh dhe mendohesh, asgje nuk nxjerr ne drite. Pikerisht ne kete moment kupton qe jane me shume te komplikuara se sa ti mendoje dhe gjithcka bije poshte. I gjithe meditimi yt hidhet ne kosh mbasi eshte i gabuar qe ne fillim. Pikenisja eshte e gabuar. Starti behet ne drejtim te gabuar dhe si rrjedhim finishi nuk gjendet kurre. Dhe si perfundim, jo vetem qe nuk gjej asnje pergjigje, por ka raste kur harroj dhe pyetjen duke u degezuar dhe u ndare cdo cast ne nje nyje te re qe del rruges. Keshtu qe kam perfundimi me i mire qe kam nxjerre ne kete rast eshte te mos mendohesh fare per keto gjera."
-Nqs ka njeri edhe mund te pergjigjet.
"Edhe kjo me duhej. I humbur ne mes te hicit. Jo, prit nuk eshte hic hic. Disa gjera qe mund te klasifikohen te egzistueshme, por qe ne rastin tim jane painteres, pra eshte njesoj sikur mos egzistonin.
Sa interesante jemi ne njerzit. Kur dicka nuk na intereson e flakim tej dhe zgjatemi deri sa keputim mish per te kapur dicka tjeter qe nuk na intereson. Dhe ketij ligji nuk i shpeton asgje. Sende, njerez, mendime, ndjenja. Por kur dikush ben te njejten gje me ne, fyhemi, merzitemi, cuditemi me veten dhe pyesim se pse njerzit jane kaq te keq me ne dhe si ka mundesi qe te sillen ne menyre kaq te poshter. Apo e kam gabim? Prit te mendohem nje here ne me ka ndodhur mua ndonjehere? Hahaaa. Kjo ishte per te qeshur. Shuuume here. Dhe te nesermen kur jam cuar ne mengjez kam bere te njejten gje dhe vete, ndonjehere pa e vene re ndonjehere me vetedije duke u justifikuar ne nje menyre aq te koklavitur sa pertoja per ta sjelle ne mendje per here te dyte. Per te qene i sinqerte disa here as qe kam marre mundimin te justifikoj veprimet e mija. Egoja ime ka mbytur gjithcka duke me bere te verber para perpjekjes se pare te vetkontrollit.
Uuuu sa qenkam nevrikosur me veten. Gjithe keto fjale te renda. Pse valle filluan te me mbijne tani ne tru? Po te humbesh kaq lehte dhe ne nje vend si ky, nuk te ben te mendosh mire per veten.
-Nqs ka ardhur dikush tani, kisha vetem nje fjale. Ndihme. Kam humbur. Nuk e di se ku jam. Kam gjysem ore qe po vertitem ne erresier.

-Cfare ke qe therret ne mes te nates idiot. Dhe boll u vertite neper dhome si pune e lugatit por shtrihu dhe fli.

-Nuk po gjeja dot krevatin. Faleminderit qe ndeze driten per mua.

MOS QESH. NESER MUND TE JESH VETE NE TE NJEJTEN GJENDJE DUKE KERKUAR DICKA QE GJITHMONE KA QENE VETEM TRE HAPA LARG TEJE... OSE TRE FJALE.
Zot me fal....
por Ai nuk do t'ju quaje idiot, por birin e tij.

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Mars 2005 04:30
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ingmetalboy Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ingmetalboy nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 06:02 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 50 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > Duke degjuar zerat brenda teje

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.