Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > Dashuria > ē'eshte dashuria?!! Ja si e konceptoj une! Vlerėsimi i Temės: 14 votime, mesatarja 4.86.
Gjithsej 43 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Mendimtari
Pronar Restorat-Picerie

Regjistruar: 13/01/2003
Vendbanimi: Durres dhe Bolonja
Mesazhe: 40

ē'eshte dashuria?!! Ja si e konceptoj une!

Njehere e njekohe, isha femije, dhe dija vetem te luaja e qeshja pa shkak apo llogjike! Aq me teper, nuk dija se çfare do te thonte fjala dashuri! Rritesha dalengadale, dhe boten e nenshtroja me kilometra ne dite, dhe mendoja qe llogjika ime ishte e forte dhe dashuria, tashme, ishte nje koncept i njohur, i lexuar dhe i degjuar, si nje nga tematikat me te bujeshme te kronikave sociale! Por, isha akoma i ri te ndjeja mbi lekuren time vulen e forte qe dashuria shtampon! Po, dashuria eshte si ai kali i eger, i terbuar, i cili nuk e le kaloresin ta mbizoteroje; por, vjen nje moment dhe i nenshtrohet, zbutet, behet besnik dhe frutprures! Ne te njejten menyre, edhe dashuria po linte shenja mbi lekuren e zemres dhe trupit tim, tashme i pergjakur nga dhimbjet, qe dashuria sillte! Mendoj qe kesaj bote, tashme, nuk i mungon asgje:leke, sherbime, kushte jetese, avione, anije kozmike, ilaçe magjike e shpejt edhe fotokopjet e para humane(klonimi), por, prape se prape, nje ilaç per te qetesuar mendjet dhe zemrat qe vuajne nga dashuria, akoma nuk po e zgjedhin! Njerezit jane bere si te çmendur: meshkuj dhe femra hapin syte gjitheandej per te gjetur dashurine perreth tyre, vuajne shume, e shpesh arrijne edhe ne ekstremis per te! Une? Hmmmm, nuk jam nje engjell, nuk arrij ta mohoj dot qe edhe mua, dashuria arriti te me ndeze e skuqe fijet nervore qe lidhin mendjen me trupin vepues timin, dhe po behej nje osesion qe po ndryshonte o maskonte ngjyrat reale te jetes qe me rrethon, duke ma bere me pak te bukur, me pak interesante, ose siç e quajne psikologet, jete pesimiste dhe pa interesa! Dhe mendo, e tera kjo, per faj te dashurise qe sa here e uleroja emrin e saj, aq me e heshtur behej!!! Dhe une, qe mendoj qe jam nje njeri me ideale, qe i besoj nje ndjenje te paster, reale e pa interesa, jam shume mosbesues ndaj shume ererave plot ngjyra qe çdo dite me perplaseshin e me shfaqeshin si dashuri, por qe zemra e regjur, nuk vononte t'i skartonte per aromen komplet fallco qe leshonin ,qe keto erera dashurie me shfaqnin perpara! Dhe zemra vuante akoma me shume! Nje dite pashe nje film! Nje film shume famoz, i bere nga kulla e kinematografise, ne te cilin permblidheshim me mijera histori reale, qe Hollivudi, i perjetoi me titullin: Ka poste per ty! Me dukej film idiot, pasi me fliste per nje zone, te cilen une nuk e njihja mire, per te cilen sapo kisha degjuar: interneti, posta e-mail, video-biseda, pra, nje egzistence virtuale, fallco, e krijuar nga qenie reale, milona persona te mbare botes! Kureshtja me terhoqi koke e kembe, me beri te studioja, ta ndjeja kete realitet virtual, e qe ne te, do njihja mbase nje dite dashurine; e tere puna pastaj, do ishte ta nxirrja nga virtualiteti ne reale! Ishte nje plan qorr, por qe me dha edhe nje emer virtual: Mendimtari germues! Shume me pyesnin;pse e kam kete nofke? E shume mendonin qe "mendoja se si te germoja" te rejat e infot nga xhungla e internetit!!! Por, jo, une, thjesht po germoja ne nje bote plot me persona reale, ku mrekullia dhe deshperimi kane te njejten fytyre dhe ere, po germoja dashurine qe nuk arrita ta gjeja ne personat perreth meje ne jeten reale! Nuk eshte magji te duash dike, jane thjesht ca kode magjike te te folurit, eshte nje planet, me mua dhe ate, e ne flasim! Flas une e flet ajo, dhe diçka duhet te na terheqe, te na dridhe ndjenjat, kureshtjen e te na pergatise te dalim nga ai planet virtual, te dalim ne jete reale! Dashuria ,ky emer tashme, eshte ilaç per mua, dhe une, jam perseri ai femija plot lumturi e energji, por me dashuri, te teren per mua, te cilen e ndjej dhe do ta mbaj e mbroj deri sa fija e fundit e frymes te pershkoje fytin tim, dhe zemra te beje rrahjen e fundit! Ja pra se çfare eshte dashuria, arritja e idealit, dhe dedikimi i jetes teresisht ne rritjen dhe lulezimin e sa te kem jete te saj!

__________________
Jeta, si nje lum i madh, ecen perpara, e fshin nga memoria jote momente qe duhet te harrohen, e nderkohe ti ndryshon, piqesh e perparon!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Janar 2003 13:43
Mendimtari nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Mendimtari Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Mendimtari (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Mendimtari't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Mendimtari Shto Mendimtari nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Mendimtari nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
korcarja
Anetar i ri

Regjistruar: 08/01/2003
Vendbanimi: USA
Mesazhe: 13

Thumbs up

prej kujt e ke marre kte paragraf? Very nice

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Janar 2003 20:42
korcarja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė korcarja Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me korcarja (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: korcarja Shto korcarja nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto korcarja nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
SUNBELOVED
Tequila`Spirit

Regjistruar: 28/12/2002
Vendbanimi: my house, house of sun
Mesazhe: 389

mendimtar me natyre komplekse!!dashuria eshte ......beh une nuk mund ta perkufizoj si dashuri anzi nuk me pelqejne as njerezit qe e perkufizojne me ate fjale sepse ndjenjat e mia nuk mund te permblidhen ne 7 shkronja dhe nuk ja lejoj asnjerit qe te pakten per 7 shkronja te permbledhe ate qe ndiej une kur vendos si etalon te ndenjave te mia nje femer.une nuk e di nese te pelqejne femrat apo meshkujt ? sepse me kete tip qe paske ti ti i lodhke femrat me strehollim idesh apo me hedhje nga nje dege e pemes te tjetra dhe normale qe per tipat si ty ngelen vetem meshkujt se qeke ca ( me fal per shprehjen )bla bla bla e vivono felici e contenti....aq me shume per dashurine virtuale qe personi qe ke perballe mund te jete maniak apo me njemije e nje vese te keqia.anzi....kur po lexoja faqen tende mu perafrua me shume me nje call me ..00900 sepse aty jam une , sesa me hapjen e nje teme psikologjike te mirefillte.vule lekure damkosje ilac per dashurine goxha game fjalesh per shitje me ankand te shpirtit ndonese ne fakt me duket nje tenderim ai i shpirtit tend "dashuror" por sidoqofte ndjenjat aq me shume ato te perafrimit me nje vajze ( ose me nje djale ) ne rastin tend nuk jane negative qe te kene nevoje per ilac. interneti nuk eshte bere ti jape ngjyre gri dhe blu jetes tende por te te shtoje ngjyrat ...aq cme shume mos bjer ne dashuri por ngrihu dhe boll me kete une jam i plotesuar nga jeta me mungon vetem dashuria se eshte ....boring apo une jap jeten per dashurine lexo ndonje liber qe te gjesh veten se jane ca jashte kohe .........

__________________
Ottimi corraptus pessimi

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Janar 2003 22:13
SUNBELOVED nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė SUNBELOVED Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me SUNBELOVED (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: SUNBELOVED Shto SUNBELOVED nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto SUNBELOVED nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Mendimtari
Pronar Restorat-Picerie

Regjistruar: 13/01/2003
Vendbanimi: Durres dhe Bolonja
Mesazhe: 40

Nuk jam jashte kohe, jam real e te djeg!

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re monkey.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 2316 herė.

O ti njeri, qe kerkon te hiqesh si real, ama ti per realizem qe me ke, as nofken qe i ke vene vetes, nuk e shpreh, identifikon! Une jam nje tip, si shume tipa te tjere, qe mendimet i them ashtu siç me vijne, dhe nese ty te djeg tema ime, me siguri je akoma ne faze pjekjeje, dhe persene ta jap ne shume aresye:
E para, si "shqipetar" qe je, meso te flasesh gjuhen e nenes, ashtu te paster e bukur siç eshte, e mos u be kopil italie!
E dyta, une e shoh shume mire, sidomos meshkujt, jane bere si ujqer seksi, duan nje femer, ama nuk e kuptojne as vete se perse, po, dine mire nje gje: qe do te bejne seks me te! Une, jo se e kundershtoj tezen e seksit, pasi dashuria materializohet, ama te duash nje femer, dmth te jesh nje te te, nje trup, te dish te bertasesh siç te dish edhe te ulesh koken, pra, te jesh njeri me kulture!
E treta, une jam i fejuar e i lumtur, dhe rolin e nje gay po ta le ty, pasi une nuk kisha menduar ndonjehere per njerez te tille, bile as i jap rendesine minimale, ndersa ti, aq shume je ne ate ambjent, sa syte te shohin vetem gay, por ne internet me siguri gjen adresa qe kenaqin deshiren tende, po jo sigurisht ne nje faqe te tille!
E katerta, ty dhe injorances tende, i djeg ndjenja ime madheshtore qe ti, arrin ta diskutosh me rreshta thjesht qesharak, pasi ti nuk perdor fare llogjike, por vetem fyerje, e njerezve te tille, une i hap rruge, zakonisht pa iu dhene pergjigje(si budallait), por per ty, ndjeva qe nje shpjegim e kishe nevoje!
Nese ty te djeg realiteti i mjere me te cilin dashuria perplaset, dhe qe ta arrish te kompletuar, atehere, tamam je nje "mashkull" me halle, pa sukses, dhe nuk eshte çudi qe ambjentet gay i njeh dhe jeten e ndjenjat perreth i shikon me nje gay-syze! Je ti ai, qe nuk do biesh rehat me femrat, pasi ti nuk i jep rendesine e duhur, e ne situata te veshtira, nje tip si ty, vetem ben skandale, dhe perplas grushtat mbi tavoline! Per dhurate, shiko nje portret qe te kam bere, duhet t'i ngjash shume me siguri! Dite te mbare ,u surfergay!

__________________
Jeta, si nje lum i madh, ecen perpara, e fshin nga memoria jote momente qe duhet te harrohen, e nderkohe ti ndryshon, piqesh e perparon!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Janar 2003 00:37
Mendimtari nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Mendimtari Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Mendimtari (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Mendimtari't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Mendimtari Shto Mendimtari nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Mendimtari nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

JO per te mbajtur ane

Jo per te mbajtur ane, por ajo qe Mendimatari kish shkruar me pelqeu qe heren e pare. Nuk mendoj se ka nevoje te kalojme ne ofendime. Mbase thjesht ata qe nuk bien dakort nuk kuptojne boten e njeri tjetrit.

Do doja te thoja dhe mendimin tim meqe jam ketu. Nuk mendoj se dashuria ka te beje me ndjenjen gay. Nga ana tjeter eshte e vertete qe i dashuruari marrezisht behet nje foshnje qe del nga qejfi i femres. Por kjo nuk do te thote se dashuria prish ekulibret mes nje cifti.

Dashuria eshte nje ndjenje qe te ben te kesh nje deshire te cmendur te jetosh. Te shikosh shtepite dhe fushat nga dritarja e nje treni e te te linde deshira te jetosh aty. Brenda cdo shtepie me personin qe do.
Dashuria te ben te mos mendosh per karriere, te duash nje cope toke, nje dyqan, nje pune cfaredo, nje rroge per te jetuar i qeshur. Mos ju cudise kjo, sepse etja per para nuk eshte retorike e jetes. Te pakten nga eksperienca ime dashuria te ben te duash te jetosh ne nje menyre te qete dhe qetesia nuk ka te beje me pasurine. Te jetosh i shkujdesur pa menduar pse dikush tjeter ka me shume apo me pak. Thjesht te jetosh ne hapesiren tende, ne mrekulline e vogel qe permban jeta jote.

E prape se prape maskilizmi ne Shqiperi eshte nje loje qe vret vetedijen e meshkujve shqiptare. Te tallesh ke dashuron, te kerkosh nje vrime femre pa llogjikuar me tutje eshte nje gje qe pikesepari niset nga mendimi se dashuria nuk ekziston apo femrat jane budallacka. Zakonisht keta djem injorojne nje pjese te realitetit dhe te ndjenjave te tyre. Megjithate kjo me shume i ben keq vete atyre.

Une po ju bej vetem nje pyetje. Sa mendoni se kane lidhje me njera tjetren faktet e meposhtme:

Femrat shqiptare ngacmohen shume ne rruge nga djemte.
Baballaret kane shume inat ti zesh dashnore vajzen.
Meshkujt zhvleresojne femren.
Njerzit martoheshin me shkese deri para pak vitesh.
Kohet e fundit ka patur vetevrasje shume ne Shqiperi.
Te sharat me te renda jane nga motra dhe nga mamaja.

Nuk po e vazhdoj me pika te tjera. Une per vete mendoj se pjesa me e madhe e ketyre gjerave jane pjelle e meshkujve shqiptare dhe sme duken te bukura.

P.s. E ndryshova pak temen por shpresoj qe ky mesazh te mbarte nje meditim me shume per ate qe e lexon.

Modifikuar nga Fajtori datė 15/01/2003 ora 02:01

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Janar 2003 01:45
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Mendimtari
Pronar Restorat-Picerie

Regjistruar: 13/01/2003
Vendbanimi: Durres dhe Bolonja
Mesazhe: 40

Jam teresisht dakort!

Fajtori, me pelqeu menyra e thjesht dhe reale se si e perballove temen! Ti me njeh mire, bile shume mire, nese une do hiqja nofken Mendimtari, e te mbaja ate te vjetren, pra, pak a shume edhe me njeh edhe si brum! Une per vete, i detestoj komplet menyrat se si pergjithesia e meshkujve shqipetar mundohen te trajtojne temen e dashurise, dhe femres qe kane te bejne! Per te mos qene ofendues, bile realistik, une mendoj qe femra me te cilen kane te bejne, eshte njesoj si te kishin nje cope mish me dy sy, nje kafshe etj..., pasi edhe sjellja qe kane eshte shume e eger, hipokrite dhe e pandershme! Njoh shume shqipetare, dhe kur pin nje gote birre me to, aty e tregojne tamam veten, per pordhe apo injorance, shprehin hapurazi sharjet, fyerjet ofendimet, peruljen e bile edhe menyren se si i bejne raportet seksuale me te dashuren! Kjo per mua, se pari eshte injorance, dhe se dyti eshte maskilizem!
Ama, nuk jam dakort ne nje pike Fajtori, tek ajo ku ti fole mbi lidhjen me shkusi! Ok, e di, ka shume ane negative, por, ne nje bote te tille, ku degjenerimi po ben kaloresin mbi ere, e vete ngado, ku familjet jane perhere e me te rralla, ku raportet ndermjet bashkeshortet nuk mbeshteten me ne dashurine e paster dhe pa ineteres, por ne lirine e secilit...pra, ne nje bote te tille, une per vete do te zgjidhja te lidhesha me nje femer me shkusi! Pastaj ne martesat me shkusi, perpara se te jepje fjalen, e ke pare femren e pastaj ke dhene pelqimin! Ajo lloj femre nuk ka neper mend se si te shkoje ne diskoteke, se si te jetoje vetem dhe "e qete" ne ndonje metropoli te botes, apo te gjeje nje dashnor me sa me shume para! Ajo lloj femre ka vetem nje ideal ne zemer: te doje te shoqin, si gjeja me e shtrenjte dhe e embel, familjen qe do te ndertoje me te, e te te sjell lumturi e hare edhe kur ne sofer ka vetem nje cope buk me kripe! Kuptohet, ketu, prane kesaj miresie te femres, edhe mashkulli duhet te jete elastik, pra ta trajtoje jo si gjene e tij, por si te vetmen femer te jetes dhe si burim force dhe PERSEJA e egzistences se tij me aq munde e veshtiresi! Une psh, nuk jam lidhur me shkusi, por, merre sikur te ishte e tille! Jam njohur me te fejuaren time ne internet, tamam tek chati Fajtori! Kam patur fat, pasi vajza, sa e pa seriozitetin tim, duke qene edhe ajo nje person serioz e me qellime familjare ne jete, me ftoi qe biseden e pelqimit tone ta benin prinderit tane! Jo se ne jemi femije e nuk dime, por kur prinderit flasim ne kater sy, muhabeti mer seriozitet, dhe fjalet hidhe pak e nuk luajne me vendit! Keshtu, qe mbas pelqimeve, une u fejova dhe jam i lumtur me te, dhe dashuria qe kam per te fejuaren time, zgjidh persene e te jetuarit tim, mundin qe bej per 10 ore pune te perditeshme, qe tani, i bej me shume deshire e qejf, pasi mundi im, me ne fund do te sherbeje te rrise nje familje, familjen time!
Ok, e zgjata shume! Fajtoro, pershendetje nga ish Germ....

__________________
Jeta, si nje lum i madh, ecen perpara, e fshin nga memoria jote momente qe duhet te harrohen, e nderkohe ti ndryshon, piqesh e perparon!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Janar 2003 14:45
Mendimtari nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Mendimtari Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Mendimtari (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Mendimtari't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Mendimtari Shto Mendimtari nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Mendimtari nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Heheheh, e kisha kuptuar qe ne mesazhin e pare se mund te ishe ti.

Ok, ketu mendimet tona ndahen o mendimtar. Se pari mua shkosia nuk me pelqen, por me pelqen menyra jote sesi e jeton ate, si nje gje shume serioze, si nje dashuri.

E dyta dhe e fundit, mbase nga kjo teme mund te dalin akuza te renda ndaj meshkujve shqiptare. Une nuk mendoj se gjithe meshkujt shqiptare jane ashtu sic u shkrua me siper. Megjithate mendoj se ajo lloj jetese dhe mendimi ka mbetur pak ne Shqiperi dhe mua do me pelqente ta çrrenjosnim, qe dhe ne te hapnim horizontet tona ndaj nje jete seksuale, dashurore dhe erotike te re. Eshte trashegim i brezave te vjeter ai lloj mendimi por une mendoj se ka ardhur koha te krijojme historine tone dhe mentalitetin tone si te rinj qe jemi. Deridiku ja kemi arritur, me pelqen brezi i ri ne shkollat e mesme shqiptare. Megjithate ka akoma per te bere.

Pershendetje.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Janar 2003 14:53
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
korcarja
Anetar i ri

Regjistruar: 08/01/2003
Vendbanimi: USA
Mesazhe: 13

Unhappy

Desha ti pergjigjesha Mendimtarit.

Me pelqen menyra se si shkruani dhe si mendoni per dashurine. Vetem desha te beja nje verejtje jo te gjidha lidhjet me shkesi jane te lumtura apo qe zjatin apo qe vajza te jete e dedikuar pas burrit dhe mundohet te sjelle harmoni ne familje. Do te thuash ti me kete se une qe dashuroj apo me miljona persona qe lidhen me dashuri nuk jem per "shtepi". Me vej shume keq, une do ta dua burrin tim edhe me shume. Nuk eshte thjesh idea qe te marresh nje grua qe nuk di cfare eshte diskoteka po kafenete, e mira eshte qe ne jetojme ne shekullin e 21te, dhe grate jane emancipuar shume. Per mendimin tim varet krejt nga vajza sa e sinqerte, kulturuar dhe per me teper te kete nje karakter te forte. Jo te gjithe jemi te njete. Nje rast u martua nje djale me shkesi e morri nje vajze sic the ti e urte e qete , nuk dinte se cfare ishte diskoteka. PO vetem nje gje po te them ajo vajze eshte bere aq e "keqe" jo vetem ne veshje po ne cfaredo sjelle. Prandaj njeriu duhet te shikoje te kaloje kohe me dike te dahurohet dhe pastej te vendose eshte apo nuk eshte per te. Keshtu edhe ndarja eshte me e lehte per te dyja palet se sa kur eshte me mes dhe familja. Me falni se e zgjata pak si shume.
Fajtori- Me peleu shume shkrimi juaj.

Later guys....

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Janar 2003 15:43
korcarja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė korcarja Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me korcarja (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: korcarja Shto korcarja nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto korcarja nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ami-
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 18/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569

Mendimtari të njoha dhe më bëhet qejfi që të shoh te japesh mendime te thella.

Nga diskutimet e mesiperme vura re se ishit perqendruar me teper ne shijet meshkujve dhe ne sjelljet e tyre. Vajzat ishin lene menjane pa llogaritur nevojat dhe shijet e tyre. Nuk jam dakort me asnjerin nga ju qe himnizon dashurine dhe ul shkesine. Per mua njohja mund te jete e cfaredoshme. Nuk besoj te quhet shkesi kur nje shoqe te prezanton nje shoqen e saj me qellimin qe tu afroje me te. Pra cdo njohje ka pak shkuesi ne vetvehte kjo nuk eshte e keqe perkunderazi u jep mundesi dy te rinjve qe te njihen me etapa dhe te studjojne njeri-tjetrin. Njohja eshte e domosdoshme ne periudhen e pare te dashurise pasi nga kjo njohje ti kupton nese ai person te intereson me te vertete nese idete tuaja perputhen, nese personi qe kini perballe eshte vertete ai qe ju deshironi te keni prane, apo ku ju mund te mbeshteteni. Eksperienca shqiptare ne keto drejtime eshte shume negative pasi shume femra jane bere pre e prostitucionit te shtyra nga dashuria. Dikush u ka rrembyer mendjen me fjalet e bukura dhe me premtime dhe nje dite e kane pare vehten ne trotuaret e Italiase, Greqise apo te ndonje vendi tjeter. Edhe me thene te verteten me vjen çudi se si nje njeri shpirtkazem si personat qe merren me kete pune mund te beje pas vehtes nje femer. Zakonisht persona te tille nuk kane kurrfare intelekti apo aftesie per te biseduar me nje femer apo per te qene romantike etj etj.
le te vijme tek dashurite e shkollave te mesme qe Fajtori na himnizon. Per mua brezi i ri qe po rritet nuk ka shume pretendime morale. Fajtori e quan mentalitet te hapur ate qe une do ta quaja degjenerim. Ndjenjat nuk i falen kujtdo. Brezi i ri perpiqet te jetoje momentin pa menduar aspak nga pasojat qe mund tu sjelli ky moment. Harrojne se cdo njeri duhet te jetoje moshen e tij dhe se ne jete ka kohe qe te perjetosh te gjitha eksperiencat. Qe te zesh te dashur qe ne shkolle te mesme apo me heret do te thote qe do te lesh shkollen, qe do heqesh dore nga mesimet dhe ti japesh vehtes shume me teper liri. keto ndikojne indirekt ne formimin e personit ne personalitetin ne intelektin dhe ne te ardhmen. Ndaj cdo gje ka moshen e vet nuk duhet kot te perjetojme qe 16 vjec ate qe duhet ta perjetojme 30. Hapat ne jete hidhen ngadale dhe duke menduar mire pasi mund te lene shenje tere jeten.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Janar 2003 21:07
Ami- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ami- Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ami- (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Ami-'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ami- Shto Ami- nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ami- nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Sy_jeshilja
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 13/01/2003
Vendbanimi: God is LOVE
Mesazhe: 393

Ami , jam plotesisht me ty , as i shtoj as i heq dot asnje presje atyre qe ke thene me lart. Nuk mund ta quaj tamam degjenerim moshen ne shkollen e mesme, po do thoja, qe koha ne te cilen jetojme eshte vertet e degjeneruar. Sepse pothuaj te gjithe prindrit tani jane njohur ne vitet e shkolles, por sic e dime lidhjet martesore ne ato vite jane shume te forta .
Po te hedhim nje veshtrim te rinia e sotme, mund te thuhet pa frike qe ska me asnje lloj morali . Te rralla jane lidhjet serioze, qe zgjasin dhe perfundojne ne martese, aq me teper mosha 16vjecare e cila smund te marre kurre vendime te rendesishme per te ardhmen e vet. Cdo vendim i marre ne ate kohe,eshte i gabuar (kjo nga eksperienca personale ).
Persa i perket asaj qe ka thene Germuesi me lart , lidhjet me shkesi , ndonjehere funksiojne ,ndonjehere jo, ajo eshte thjesht nje menyre njohjeje , smund te vendoesh ti te lidhesh jeten me nje njeri pa e njohur, vetem e vetem se te tha tezja apo halla, qe vajza e filanit, eshte vajze per shpi, kokeulur, punetore, dhe shyqyr zotit deri tani si ka dale ndonje llaf
Nuk mund te pretendosh per nje lidhje te forte, nqs nuk e di me ke ke te besh, se pas disa vitesh, kur te perballesh me disa probleme qe me pare skane egzistuar, papritur do kuptosh qe ke te besh me nje tjeter njeri, qe me pare nuk e ke njohur, per mos te lene menjane dhe ndjenjat, duhet pasur parasysh, qe baza ne nje lidhje eshte dashuria .....

Kjo teme eshte shume e gjere per te disktutuar ,dhe me duket se te gjithe i kemi anashkaluar pyetjes se Mendimtarit Cfare eshte dashuria ?

Une po i bie shkurt fare fare , per te qene e sinqerte, nuk e di se cfare eshte

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Janar 2003 22:23
Sy_jeshilja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Sy_jeshilja Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Sy_jeshilja (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Sy_jeshilja Shto Sy_jeshilja nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Sy_jeshilja nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:23 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 43 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > Dashuria > ē'eshte dashuria?!! Ja si e konceptoj une!

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.