Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > Dashuria > Ditet e mia pa ty... Vlerėsimi i Temės: 10 votime, mesatarja 4.60.
Gjithsej 119 faqe: « E parė ... « 28 29 30 31 32 33 34 35 36 [37] 38 39 40 41 42 43 44 45 46 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
diabolic
bastard_inside

Regjistruar: 22/10/2003
Vendbanimi: Sa me larg forumit...
Mesazhe: 3381

Mbyll syte dhe erresira me pushton
Mekem, me ajer gjoksin dua ta mbush
Kujtimi yt nga endra e keqe sme zgjon
Kerkoj te bertas por sme degjon askush
Buzet e plasaritura jane te etura per dicka
Dridhen ,perpeliten me fjalen grinden pa shkak
Nje arsye nje motiv te caktuar nuk ka
Vecse...puthja jote i jepje jet nga pak
Puthja jote ka humbur ,e di...
papritur u thye magji e saj
Ka humbur puthja ,ke humbur ti
Askush nga te dy nuk kishte faj
...

__________________
Thone se Loti i Shpirtit te vret beben e syrit...Ruaji lotet per te vdekurit!
E nese dhe per TY ajo ka vdekur.., atehere Qaj me ze miku im i shtrenjte!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Maj 2007 12:07
diabolic nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė diabolic Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me diabolic (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė diabolic't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: diabolic Shto diabolic nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto diabolic nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
aRiAnA
Sweet memories

Regjistruar: 12/12/2006
Vendbanimi: Under the Clouds
Mesazhe: 179

Ditet e mia pa ty...............

s`eshte e nevojshme te flas......this song says everything.....

__________________
"I’m going to smile and make you think I’m happy..... I’m going to laugh.....so you don’t see me cry......I’m going to let you go in style..... and even if it kills me.......I’m going to smile."

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Maj 2007 13:36
aRiAnA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė aRiAnA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me aRiAnA (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: aRiAnA Shto aRiAnA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto aRiAnA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
diabolic
bastard_inside

Regjistruar: 22/10/2003
Vendbanimi: Sa me larg forumit...
Mesazhe: 3381

Ty te pelqenin keto vargje,porsi mua...
Me duket sikur jane epitafi mbi varrin e dashuris tone.
Pershendetje engjell...


Ja, ra mbrëmja. Ti s'je më.
Ku ke shkuar? Unë s'e di.
Ne u prishëm për hiçgjë,
edhe gjatë do mbajmë mëri.

Do harrohen telefonat,
nëpër pellgje sytë do na thahen.
Si prelud do bjerë nga qielli,
një dëborë... kristal i bardhë.


Dhe kështu, gjersa një ditë,
të na thotë jeta ne: Harro!
Do të mbesim anonimë,
do të jemi ne përemra,
Unë "Ai" dhe ti "Ajo".

Mbi ne ra ndarja si një dëborë,
mbuloi gjithçka: puthjet dhe fjalët.
Dhe vitet shkuan dalngadalë,
ujrat u ndotët, lumejtë u thanë.

Por, qaramanë, jo, s'do të bëhemi,
se na u thye ëndrra ty dhe mua.
Ndonjë ditë nëpër botë,
sytë tanë kur të takohen,
s'do të ketë urrejtje brenda


Teodor Keko.

__________________
Thone se Loti i Shpirtit te vret beben e syrit...Ruaji lotet per te vdekurit!
E nese dhe per TY ajo ka vdekur.., atehere Qaj me ze miku im i shtrenjte!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Maj 2007 20:01
diabolic nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė diabolic Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me diabolic (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė diabolic't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: diabolic Shto diabolic nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto diabolic nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
briseide
Shtrige

Regjistruar: 12/02/2007
Vendbanimi: Rrefime memece
Mesazhe: 4388

Edhe dje e kalova pa ty...me ato vargje,me mendime per ne te dy...doja te ishe me mua...Zot sa doja,por...

Por ti e di...S'eshte momenti,s'jam une...e s'je as ti...mos e moho!!!
Nje fjale mjaftonte,por ti nuk e the...Arrin te kuptosh???...nuk e the se nuk doje!
I ushqeve dyshimet e mia me siguri...Perse?
Kaloj kohen duke i thene vetes...po ne te dy ishim per njeri tjetrin...çdo gje mes nesh ish aq natyrale,aq e dashur,dy karaktere aq te pershtatshem per te qendruar bashke...hahaha sa gabim,dreqi e marrte...

Sot veç mendoj,per ate buzeqeshje qe me fale duke u kthyer...Ne ate moment mu duk sikur ishim akoma bashke,ne lojen tone si te kerkuar po aq te gabuar...

...S'ka kthim mbrapa..aty ma tregove ndjenjen tende...

__________________
I had seven faces,Thought I knew which one to wear...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Maj 2007 10:44
briseide nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė briseide Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me briseide (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: briseide Shto briseide nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto briseide nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
diabolic
bastard_inside

Regjistruar: 22/10/2003
Vendbanimi: Sa me larg forumit...
Mesazhe: 3381

Do te doja te isha me ty tani,por smundem...
Do te doje te ishe me mua tani ,por smundesh...
Te duash dike dhe smund ta kesh
megjithse ai person te perket
Hija e saj te ndjek kudo qe te vesh
Ideja se fatet lozin me jeten tende ,te vret.
Nuk dua te shkruaj me poezi,me ka humbur frymezimi.Rima e vret vargun ,vargu vret poezine,poezia vret realitetin, realiteti me vret mua ,mizorisht...
Kisha vendosur ta lija cigaren por pas gjithe asaj qe ndodhi eshte gati e pamundur te mos ndez rastesisht Marlboron e zakonshme.Helmi i cigares me duket sikur me embelson shijen e hidhur qe ditet me lane kur u ndame.
Me kishte marre malli te flisja me ty...
Keto dite i kam kaluar me buzeqeshje te stampuar fytyres sikur dua ti them botes dhe vetes se asgje nuk mund te me mposht.Por ideja se ti po vuan ,ashtu sipas menyres tende me ben te ndihem keq.Me ben te ndihem fajtor edhe pse e di qe une nuk kam faj.Si zakonisht une fajtori pa faj qe buzeqeshja jote me vret me shume se lotet qe ti derdhe rruges se ndarjes.
Dua qe ti te luftosh per te qene vetevetja per ti thene mua,vetes dhe botes se mund tja dalesh mbane.
Krahet e tu prej engjelli mund te mesojn vete te fluturojn dhe ne qiellin e pafund te pasigurise ti do te dalesh fitimtare me bindjen se ti je dikush qe mund ti ja dali mban kudo dhe ngado.
Te thash mbreme -Mos lere askend te te cvirgjeroj shpirtin .
-Mos lere askend te te vjedhi embelsine .
-Mos lere askend te te ndrydhi eshtrat duke te marre frymen ngadal me dashje dhe pa dashje.
...
Ndonjehere Klith megjithse e urren fjalen klithje sepse dhimbja jote ka nevoj te kete zé sepse fjale nuk arrin te kete.
Ndonjehere te gjithe botes thuaj -Vafsh ne djalle.
Edhe mua...e meritoj.
Ti nuk meriton te humbesh midis poezish dhe prozash qe imazhin tend kane lajtmotiv.
Ti meriton me shume...
Kurre mos u dorzo.
Te pakten kete beje per mua.
Pershendetje engjell...


Ps: Sido qe te jete do te kem gjithmon xhan...

__________________
Thone se Loti i Shpirtit te vret beben e syrit...Ruaji lotet per te vdekurit!
E nese dhe per TY ajo ka vdekur.., atehere Qaj me ze miku im i shtrenjte!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Maj 2007 20:03
diabolic nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė diabolic Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me diabolic (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė diabolic't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: diabolic Shto diabolic nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto diabolic nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 01/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Konkluzion

Asgje s'do ta fshije dashurine

as zenkat

as largesite.

Eshte menduar,

provuar,

kontrolluar.

Duke ngritur solemnisht vargjet,gishta rreshtash,

Betohem se:

Une dashuroj,me nje dashuri te palekundur dhe besnike.

                                              Vladimir Majakovski

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Maj 2007 18:24
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Katilesha Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Katilesha Shto Katilesha nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Katilesha nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
smeagol
sa pak qe me njifni

Regjistruar: 05/02/2007
Vendbanimi: diku..jashte..pa ty
Mesazhe: 235

pa titull

te dua ty o ajri im...
te te prek pak me buze e dehem..
pak te te shoh edhe neper copezash endre..
harrohem e humbas,duke te te pritur ty..

te dua ty o flladi im...
te te ndjej pak te gjalle dhe harroj qe kam nje jete
pak te te flas dhe bota me mrekullon
pastaj harroj te meritem e qesh, po po qesh

te dua ty o zemra ime....
te me japesh jete ne kete jete dhe mendime



edhe pse di qe e gjithe bota sdo



p.s.kisha 1 vit qe nuk shkruaja......ju te dy me inspiriuat(e dini vete ju)tani do me duroni

__________________
"Come la sua immagine mi perseguita! Che io vegli o sogni, mi riempie tutta l'anima. Qui, se chiudo gli occhi, qui, sulla mia fronte, dove si racchiude tutta la potenza visiva, stanno i suoi occhi neri"
GOETHE

Modifikuar nga smeagol datė 15/05/2007 ora 01:09

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Maj 2007 00:50
smeagol nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė smeagol Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me smeagol (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: smeagol Shto smeagol nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto smeagol nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
smeagol
sa pak qe me njifni

Regjistruar: 05/02/2007
Vendbanimi: diku..jashte..pa ty
Mesazhe: 235

prape pa titull,i urrej titujt

folem per jeten,po ti ike duke duke qare...
folem per lojen,po papritur kuptuam se po luanim vete...
folem per ndjenjat duke haruar se un dhe ti ishim ndenje....
folem per qiellin qe ate nate shpirt,po shnderriste per ne....
folem per endrat dhe ato dukej sikur lulezonin
dhe pastaj folem,folem,y sa folem.....

u kthyhem te flisnim,po me s'folem
s'folem me per ty dhe mua....
as per jeten apo per dashurine...
as per endrrat,qiellin,shpresen
vec nje shikim kaq mizor ne ato sy...

pasaj une ika,ti ike,se per ku?
dhe ti prape qave,duke e ditur se te un sdo ti harroja me ata sy...
po ti qaje,dhe lotet me ndiqnin ne erresire...
nga mbrapa vraponin duke me terhequr nga menget....
po une ecja,ecja dhe mundohesha te harroja ate shikim...
ato duar qe me ledhatonin si te marra....
dhe ato buze qe per mua ishin portat e parajses...

eee sa kam ecur shpirt ti se di..
pa e ditur se askush me asnjehere,sdo te perqafonte me aq fort
pa e ditur se si ti zemra ime,asnjera sdo te vuante kaq shume per mua...

po tani?tani jam prape un dhe avujt e tu qe sillen perreth meje....
qe me shoqerojne kudo,dhe presin qe te kthehem nje dite....

po jo?mbase tani eshte vone.....


p.s: inspiruar nga nje histori e vetete

__________________
"Come la sua immagine mi perseguita! Che io vegli o sogni, mi riempie tutta l'anima. Qui, se chiudo gli occhi, qui, sulla mia fronte, dove si racchiude tutta la potenza visiva, stanno i suoi occhi neri"
GOETHE

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Maj 2007 01:52
smeagol nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė smeagol Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me smeagol (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: smeagol Shto smeagol nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto smeagol nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
diabolic
bastard_inside

Regjistruar: 22/10/2003
Vendbanimi: Sa me larg forumit...
Mesazhe: 3381

Per nje cast...

Keto dite pershtjellohen njera pas tjetres
ne vorbullen e pasiguris qe ka hedhur vellon permbi mua.
E ndjej se po humb dicka te rendesishme
por nuk kam force ta kap prej flokeve
dhe ta terheq zvarr perfundimisht dret meje.
Mundohem ti jap nje arsye ketyre diteve
qe memece me shume se kurre fjalet kerkojn te mi vjedhin.
Ashtu si me vodhen ndjenjen
megjithse ndjenja rigjenerohet automatikisht .
Sa e veshtir qenka te mos arrish te thuash
ato qe ti ke nevoj te thuash per nje orator si une.
Te duket sikur dicka po vdes brenda teje
dhe ti nuk arrin ti japesh pakez fryme.
Kam luftuar me apatine
megjithse dikur me ka sheruar plaget
por tashme kam nevoj te mos luftoj me ndjenjen
per te jetoj me te ,perjetesisht.
Dihatet fryma ime se kemben terheq zvarre
rrugeve te pafunda te ndergjegjes time.
Eshte pikerisht ajo qe me lendon pa arsye,
arsyen do ta njohi nje moment te dyte.
Lufta midis saj dhe krenaris po me vret nga pak
nga pak jam fitimtar dhe humbes per nje cast.
Per nje cast...Per nje cast...

__________________
Thone se Loti i Shpirtit te vret beben e syrit...Ruaji lotet per te vdekurit!
E nese dhe per TY ajo ka vdekur.., atehere Qaj me ze miku im i shtrenjte!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Maj 2007 20:38
diabolic nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė diabolic Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me diabolic (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė diabolic't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: diabolic Shto diabolic nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto diabolic nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
diabolic
bastard_inside

Regjistruar: 22/10/2003
Vendbanimi: Sa me larg forumit...
Mesazhe: 3381

Diku lexova.
__________________________
Do te jepja jeten time qe ti te me thoje te dua.
Imagjino...
Jeten time per nje genjeshter tenden...

__________________________
E mrekullueshme...

__________________
Thone se Loti i Shpirtit te vret beben e syrit...Ruaji lotet per te vdekurit!
E nese dhe per TY ajo ka vdekur.., atehere Qaj me ze miku im i shtrenjte!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Maj 2007 00:00
diabolic nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė diabolic Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me diabolic (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė diabolic't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: diabolic Shto diabolic nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto diabolic nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 23:38 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 119 faqe: « E parė ... « 28 29 30 31 32 33 34 35 36 [37] 38 39 40 41 42 43 44 45 46 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > Dashuria > Ditet e mia pa ty...

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.