Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Arkivi i Politikes > Ē’tregon sondazhi i NDI-sė pėr zgjedhjet?
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
edzaloshnja
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 30/09/2003
Vendbanimi: SHBA
Mesazhe: 83

Ē’tregon sondazhi i NDI-sė pėr zgjedhjet?

E djathta - e majta, barazim; votuesit e LSI dhe të pavendosurit përcaktojnë fituesin.

EDUARD ZALOSHNJA

(Botuar ne gazeten Panorama)

Pavarsisht nga broçkullat e Gjergj Kojës rreth mungesës së seriozitetit të NDI-së dhe karakterit “abuziv” të sondazhit të sponsorizuar nga ky institut (të cilat të kujtojnë broçkullat e Gazidedes rreth “imperializmit amerikan” në 97-ën), mund të konstatohet se shpërndarja e preferenceve politike në mostrën statistikore të përzgjedhur nga kompania që zhvilloi sondazhin reflektonte shpërndarjen e votave në vitin 2001. Kështu, seksioni i sondazhit të NDI-së për zgjedhjet tregonte se, deri në fund të prillit, 1/3 e të intervistuarve kishte vendosur të mos votonte ose nuk kishte vendosur se për kë do të votonte, 1/3 kishte vendosur të votonte për të djathtën, dhe 1/3 kishte vendosur të votonte për të majtën. Pra, ashtu si në 2001-shin, preferenca për partitë që quhen të djathta ishte në barazpeshë me prefërencën për partitë që quhen të majta.

Duke faktorizuar të qënit e së majtës në pushtet, rezultatet e sondazhit sugjerojnë se ajo do mund t'i fitonte zgjedhjet në një sistem puro proporcional. Ndërsa në sistemin aktual, sipas të cilit 100 deputetë dalin nga sistemi mazhoritar pa balotazh dhe 40 deputetë dalin nga listat proporcionale, punët qendrojnë ndryshe. Fakti që çereku i votave të majta shkojnë tek LSI-ja dhe vetëm 1/16 e votave të djathta shkon tek LZHK-ja bën që zgjedhjet të fitohen nga koalicioni i udhëhequr nga PD-ja në qoftë se preferencat nuk ndryshojnë deri në 3 korrik.

Po të merret si e mirëqënë saktësia e sondazhit të NDI-së, rezultatet e tij sugjerojnë se koalicioni i PS-së mund t'i fitojë zgjedhjet në mënyrë të pastër në qoftë se deri në zgjedhje ndodh një nga këto tre gjëra:

1 - Nanos i mbushet mendja të caktojë si kandidat për kryeministër Edi Ramën;
2 - Një pjesë e mirë votuesve të pavendosur vendosin të votojnë për PS-në nga frika e ardhjes në pushtet të Berishës;
3 - Shumica dërrmuese e votuesve aktualë të LSI-së vendosin të votojnë për kandidatët e PS-së në mazhoritar nga po e njëjta frikë.

Le t’i shqyrtojmë një nga një këto opsione në dispozicion të PS-së. Edi Rama, sipas sondazhit të NDI-së kishte mbështetjen e 2/3 të intervistuarve. Në qoftë se ai do të jetë kandidati për kryeministër i PS-së, ekziston mundësia që partia e tij të mos marrë 2/3 e votave, por gjithashtu është vështirë të mendohet se do të marrë poshtë 50%. Historia elektorale e vendeve që zhvillojnë sondazhe opinioni në prag të zgjedhjeve tregon se ekziston një korrelacion i fortë midis nivelit të mbështetjes së publikut ndaj pretendentit për postin më të lartë ekzekutiv dhe rezultatit që ai arrin në votim. Për shembull, në prag të zgjedhjeve në SHBA, gjysma e ameriaknëve kishin opinion pozitiv për Presidentin Bush. Dhe ai i fitoi zgjedhjet me 51% të votave.

Por a do të vendosë Nano të tërhiqet nga kandidatura për kryeministër për hir të fitores së partisë së tij? Kjo gjë praktikisht nuk ka gjasa të ndodhë. Sepse, siç ka thënë dikur Edi Rama, ai do të mbetej në rolin e Robert Çimçakizit. Dhe një rol të tillë, sidomos pas martesës së tij të dytë, Nano zorr se do ta pranonte.

Votuesit e pavendosur përbëjnë një serbator nga i cili të gjitha partitë do të mundohen të thithin sa më shumë vota. Dhe strategjia PS-së për thithjen e tyre, sidomos në Tiranë, duket qartë se do të jetë përdorimi i “gogolit Berisha”. Por gjasat e suksesit të kësaj strategjie për thithjen e votave të të pavendosurve janë të vogla sepse kryeopozitari e ka luajtur deri tani shumë bukur rolin e njeriut të penduar që nuk do t’i përsërisë më gabimet e së shkuares në qoftë se vjen në pushtet.

Ndryshe qëndron puna me mbeshtetësist e LSI-së. Ata nuk mund ta gëlltisin lehtë prespektivën e ardhjes në pushtet të Berishës. Prandaj, duke e parë se kandidatët e LSI-së nuk kanë shanse të fitojnë drejtpërdrejt në zonat e tyre, ata mund të votojnë për kandidatin socialist në mazhoritar dhe për LSI-në në proporcional. Dhe në qoftë se treçereku i mbëshetësve të LSI-së e bën këtë gjë, votat midis PD-së dhe PS-së në mazhoritar barazohen.

Dy opsionet e fundit në dispozicion të PS-së do të kishin sukses vetëm në qoftë se presupozohet se PD-ja nuk do të jetë në gjendje t’i shtojë rradhët e votuesve të saj me të pavendosurit aktualë. Por ky është një presupozim jorealist. Sepse lapsi elektoral i Berishës është më i mprehur se kurrë. Të gjithë lëvizjet e tij të fundit politike tregojnë se ai e ka kuptuar më së fundi se votuesit e lëkundur janë kyçi fitores. Dhe deri në ditën e zgjedhjeve ai do të mundohet me të gjitha mënyrat t’i bindë ata të votojnë për të. Pra rezultati përfundimtar i zgjedhjeve (në qoftë se janë të pastra), përveç aftësisë së PS-së për të thithur votat e LSI-së dhe të të pavendosurve në mazhoritar, do të varet shumë edhe nga suksesi që do të ketë Berisha në shtimin e votuesve për PD-në në dy muajt e ardhshëm.

__________________
Mos i bej te tjereve ate qe nuk deshiron ta bejne te tjeret ty!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Maj 2005 17:17
edzaloshnja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė edzaloshnja Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me edzaloshnja (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė edzaloshnja't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: edzaloshnja Shto edzaloshnja nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto edzaloshnja nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 22:48 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Arkivi i Politikes > Ē’tregon sondazhi i NDI-sė pėr zgjedhjet?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.