Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Arkivi i Politikes > Edi Rama apo Ngjela Vlerėsimi i Temės: 6 votime, mesatarja 4.67.
Edi Rama apo Ngjela
Ky sondazh ėshtė i mbyllur.
Edi Rama 41 59.42%
Ngjela 28 40.58%
Gjithsej: 69 votime 100%
  [Modifiko Sondazhin (vetėm moderatorėt)]

Gjithsej 11 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Iceman
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 10/07/2003
Vendbanimi: Toronto
Mesazhe: 69

“DO T’I RIKTHEJ KESHTJELLEN OPOZITES”

Spartak Ngjela

Nuk kam dale ketu te flas para jush per ca gjera te pergjithshme qe rendom ceken ne nje fjalim elektoral. Nuk kam dale ketu, sot, para jush qe te evokoj tmerret tuaja te se kaluares. Nuk kam dale gjithashtu as te recitojndoca fraza te shkruara bukur ne nje cope leter. Por kam ardhur qe bashke te flasim per hallet tona te medha, per varferine tone dhe humbjen e shprese; per administrimin arbitrar te qytetit tone dhe per propozimin e rrugeve te reja per te dale nga kjo gjendje e rende e pashprese. Me lejoni qe sot, ketu, ne kete salle, para jush, para se te filloj shtjellimin e fjalimit tim elektoral te perseris publikisht falenderimin tim perkundrejt Zotit per tre te mirat e medha qe me ka blatuar: 1. Qe me dhuroi ndjenjen antidiktature. 2. Qe me dha mundesine te jetoja per te pare renien e te gjitha diktaturave e tiranive te shekullit te XXte. 3. Dhe qe me dha force e besim ne fitore per te kandiduar si kryebashkiak i Tiranes. Kater jane aspektet mbi te cilat kam mbeshtetur kete program elektoral, i cili natyrisht do te shpaloset gjate gjithe fushates sime elektorale. Keto jane: I. Varferia. II. Tregu. III. Decentralizimi dhe zhvillimi Urban. IV. Kultura. I. Varferia “Te jetosh sot ne Shqiperi me me pak se 1 dollare ne dite, do te thote ta paguash shume shtrenjte te marrurit fryme”. 1. Biznesi eshte ne faliment. 2. Punesimi ka qene nje nga aspektet me te neglizhuara ne menaxhimin e qytetit. Sipas standardeve te Bahskimit Europian punesimi ne qytet duhet te kete keto tregues: 1. Sektori prodhues 30%. 2. Sektori i sherbimeve 70%. Ne TIrane sektori i prodhimeve zinte pjesen me te madhe te punesimit deri ne 2001, por qe aktualisht eshte tronditur rende. Arsyeja kryesore ne kete ka qene mosdhenia e lejeve te ndertimit per nje vit rresht duke i qendruar pretendimit se per 300 dite do te behej plani rregullues i qytetit sikunder u tha gjate fuashtes elektorale nga kryetari aktual i Bahskise. Niveli i papunesise eshte rreth 25% nga studime te veanta pavaresisht se deklarohet 16% dhe aktualisht ne TIrane numerohen rreth gjashtedhjete mije (60. 000) te papune. (do ta oj brenda parametrave normalale 3 “ 5%). Nevoja per strehim hyne ne aspektin e varferise. Tirana sot ka nevoje per 5 200 apartamente ne vit pa marre parasysh mbartjen dhe stokun e krijuar nga vitet. Bashkia e TIranes ka tre vjet qe nuk ka ndertuar asnje apartament. II. Tregu Sot ne Tirane nuk ekziston as tregu i mallerave ne konceptin moder te kesaj fjale as tregu financiar e ai i punes. III. Decentralizimi dhe zhvillimi urban 1. Per nje konfigurim te nje klase politike lokale. 2. Zbritja e vendimmarjes ne nivel rajonal e lokal. Zbatimi Rigoroz i ligjit. Komunistet edhe kur bejne gjera te mira shkelin ligjin. 3. Institucionalizimi i nivelit te dyte te pushtetit lokal (rajonit). 4. Autonomi lokale do te thote buxhet i pavarur. Me kete konceptohet rritja e autonomise ne te ardhura dhe i autonomise ne vendimmarrjen e te ardhurave. Buxhti vendor eshte thellesisht i centralizuar, gje e cila patjeter ne raport me rritjen e fuqizimin fiscal te shtetit, duhet te paraprije ne Tirane me zhvillimin e tregut bankar e kapital. 5. fare ka sjelle migrimi masiv ne zonen e Tiranes e brenda saj? 6. Rajoni metropolitan Durres “ Vore “ Tirane  Kamez “ FusheKruje i krijuar nga migrimi masiv. Menaxhimi i rajonit metropolitan, mungesa e nje planifikimi urban dhe karakterit centralist i ligjit mbi urbanistike. Dy jane polet e rajonit te ri metropolitan: Boshti Tirane “ Vore “ Durres dhe Tirane “ Kamzes “ Fushe Kruje. Ligji per urbanistiken pothuajse ka perjashtuar nga vetja qytetaret dhe sektorin privat. Plani rregullues eshte nevoja kryesore e zhvillimit urban. 7. Ne zhvillimin urban do te fusim patjeter konceptin e qendrueshmerise qe perbehet nga tre komponent: 1. Komponenti ekologjik. 2. Komponenti social. 3. Dhe ai ekonomik. Ne piken ku nderpriten tre komponetet arrihet qendrueshmeria e plote. Shume shpejt ne funksion te qendrueshmerise do te hidhim hapat tona te para per krijimin e nje mentaliteti te ri per bashkejetesen e njerezve me njeritjetrin dhe me mjedisin. Qendrueshmeria mund te sigurohet kur elementet sociale nderthuren me kundershtimin qe ekziston ndermjet komponenteve ekonomik e ekologjik. 8. Pjesemarrja qytetare ne eshtjet themelore te qevevrisjes vendore: 1. Do te (tm)bunkerizojme ne menyre sa me te shpejte Bahskine e Tiranes qe eshte kthyer ne nje entitet enigmatik per qytetaret. 2. Kthimi i Keshillit Bashkiak ne nje parlament real, brenda konceptit te krijimit te klases politike vendore. 3. Ne lidhje me autonomine lokale te Tiranes, utilizimin juridik dhe te kompetences te rajonit, keshillit te rajonit dhe per probleme te tjera te kesaj natyre shume shpejt do te fillojne referendumet lokale. 4. Do te kthehjme referendumin ne koordinim me kehsillin e rrethit ne elemente reale te demokracise direkte. Kultura vjen nga metropolet IV. Kultura 1. Degradimi i kultures ka ardhur si pasoje e agresionit te shtetit kunder personalitetit te individit. 2. Intelektuali ndihet i vetmuar, i dituri po varferohet ditadites, duke u perbuzur nga injoranti pushtetar qe bashkepunon me krimin, fiton ppara te pista dhe mendon se hakmerret me dijen. 3. Jo zoterinj, ne nuk mund ta lejojme me kete gjendje, se per ne mendja eshte prone, kurse njeriu i ditur eshte vlere shoqerore. 4. Shkolla, studentet, arsimi i larte. Deshira per arsim te larte, kaq masive sa eshte, verteton se eshte fakultet i shoqerise sone. 5. Studentet

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Gusht 2003 03:53
Iceman nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Iceman Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Iceman (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Iceman Shto Iceman nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Iceman nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Endri
Moderator

Regjistruar: 02/01/2003
Vendbanimi: Today
Mesazhe: 1498

Edi : Akoma me Shume per Tiranen

Sot mund të themi me plot gojën se më 12 tetor qytetarët e Tiranës do të bëjnë një zgjedhje historike.

Natyrisht, zgjedhja e tyre nuk është historike për faktin se unë do të rizgjidhem Kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe se bashkarisht ne do të rikonfirmohemi si shumicë vendim-marrëse në Këshillin Bashkiak të kryeqytetit.

Zgjedhja historike për votuesit kryeqytetas është shumë më tepër sesa një zgjedhje mes meje e disa personave të tjerë, mes socialistëve, socialdemokratëve e progresistëve pa parti nga njëra anë dhe opozitave të disallojshme nga ana tjetër.

Zgjedhja e 12 tetorit është një zgjedhje historike mes të ardhmes e së shkuarës. Eshtë një zgjedhje historike mes Tiranës së mbytur të kioskëzimit fizik, moral e shoqëror, që kundërshtarët tanë politikë na lanë trashëgim në mbyllje të shekullit të shkuar dhe Tiranës së rilindur të bashkëjetesës qytetare, të cilën ne kemi filluar ta ndërtojmë nga themelet në hyrje të këtij shekull të ri. Eshtë një zgjedhje historike mes tundimit për t’u kthyer mbrapsht, në xhunglën urbane pa rregulla e as kufij, për t’u kthyer mbrapsht, në xhunglën urbane ku të moshuarit e fëmijët janë pengjet e vetvetishme, për t’u kthyer mbrapsht, në xhunglën urbane ku dallimet krahinore e partiake nuk janë më një pasuri e çmuar e komunitetit por dasira që minojnë sigurinë e çdo zone të banuar, për t’u kthyer mbrapsht, në xhunglën urbane ku bashkëjetesa qytetare i ngjan një utopie të rënë nga vakti përballë forcës shtypëse, mbiligjore, të indidividëve, klaneve e fiseve pushtetshfrytëzues dhe kurajos për të ecur më tutje, në rrugën e rregullave që forcohen për të gjithë, për të ecur më tutje, në rrugën e përgjegjësive që shtohen për të gjithë, për të ecur më tutje, në rrugën e sfidave që rriten për të gjithë, për të ecur më tutje, në rrugën e një Tirane që ndryshon dita-ditës, ku gjithësecili ndihet përditë e më shumë zot e njëkohësisht shërbëtor i vendit të vet.

Pikërisht në kuptimin e kësaj zgjedhjeje historike, dhe me vetëdijen e rëndësisë së jashtëzakonshme që ka për ne, në këtë betejë të re për progres dallimi, mes një shumice aritmetike votash, dhe një shumice themelore zemrash të cilat në tre vjetët e ardhshëm do të rrahin sëbashku për të ardhmen e këtij qyteti të rilindur, do të nisim sot komunikimin tonë elektoral me çdo kryeqytetas.

Tironsi i vjetër me pus e me carac që jeton në shtëpinë e stërgjyshit ke Medresja apo malësori me njëqind vjet mustaqe që ka zbritur ke Bregu i Lumit mbas djemve të tij në kërkim të një jete më të mirë, vorrabomsi i kahershëm me krenarinë problematike të banorit të periferisë tradicionale që historikisht i rri ftohtë atij që vjen nga qendra apo labi me gropën në gjoksin e vet të rrahur nga erërat e serta të Tiranës së Luftës së Ftohtë, sauksi dhe kombinatsi, të bërë tashmë njësh me kryeqytetasin e Tironës s’re, alidemsi i vjetër dhe banorët e rinj të Alliasit, Kodrës së Priftit apo të Kodrës së Qytetit Studenti, kanë tre vjet që e ndjekin nga afër aktivitetin e Bashkisë e Tiranës.

Falë komunikimit të vendosur mes nesh dhe vullnetit tonë të fortë për t’u shërbyer atyre përditë e më mirë, pa dallim përkatësish politike e krahinore, këta kryeqytetas të vjetër e të rinj, kanë tre vjet që ndihen përditë e më mirë në raport me Tiranën që po ndryshon, me bashkësinë kryeqytetase që po riformohet në një cilësi krejt të re, me të ardhmen që po fillon të vizatohet dalëngadalë në horizontin ku vetëm tre vjet më parë kishte perënduar çdo rreze shprese.

Dëshiroj të nënvizoj qysh në fillim, se sot unë ndihem shumë më i fortë e më i sigurtë sesa tre vjet më pare. Sepse në rradhë të parë shumë më i fortë e më i sigurtë në mbështetjen time është komuniteti i të rinjve kryeqytetas, komuniteti ku djemtë e vajzat e familjeve autoktone apo të atyre të ardhura dekadë pas dekade në metropolin shqiptar, nga Mallakstra apo Dibra, nga Vlora apo Mirdita, nga Korça apo Bajram Curri, nga Fieri apo Kukësi, bashkëjetojnë tashmë normalisht me njëri-tjetrin falë mendësisë perëndimore si pikë e përbashkët dhe përbashkuese referimi për secilin prej tyre. Ata bashkëjetojnë tashmë normalisht me njëri-tjetrin falë nocionit të përftuar të hapësirës perëndimore në një qytet të rilindur si i yni, ku ata gjejnë mundësi përditë e më të shpeshta shoqërizimi, por edhe burimet e informacionit të parreshtur mbi përparimin shoqëror e teknologjik perëndimor. E natyrisht, ata bashkëjetojnë tashmë normalisht me njëri-tjetrin edhe falë Eminemit, Anastasias, Kaili Minogut, Robi Uiliamsit apo Stingut, i cili duket sikur reziston në emër të brezit tonë tashmë të përjashtuar nga diskotekat.

Tre vjet më parë rinia kryeqytetase i dha fitores sonë një ngjyrim e kuptim të veçantë, duke na mbështetur megjithë zemër gjatë fushatës e duke shkuar masivisht, njësoj si në vitin 1992, në kutitë e votimit. Tre vjet më vonë unë mund të them me krenari se munda t’i jap një ngjyrim e një kuptim krejt të ri marrëdhënieve të Bashkisë së Tiranës me komunitetin e të rinjve kryeqytetas. Nga një institucion i turqinisë provinciale që nuk i kishte hedhur kurrë sytë nga rinia, Bashkia e Tiranës u bë një institucion i të rinjve dhe për të rinjtë. Ashtu sikundër u bë edhe një institucion ku të rinjtë pa pleqëri të Tiranës, veteranët e luftës e të punës, gjetën vendin e tyre në krye të tavolinës së komisioneve tona qytetare dhe prekën nga afër rezultatet e vëmendjes sonë të vazhdueshme ndaj nevojave të tyre.

Me lejoni të them se pavarësisht të gjitha arritjeve që kemi regjistruar në këta tre vjet, unë nuk do të kisha pasur kurajo të rifutesha në garë për një mandat të dytë, sikur të mos mundesha t’i shihja sot drejt e në sy, qoftë të rinjtë e Tiranës, e qoftë brezin e sakrifikuar të veteranëve të luftës e të punës së qytetit tonë.

Falë Zotit dhe kontributit të të gjithë atyre që mundësuan ndryshimin e madh të këtyre tre vjetëve, unë jo vetëm mund t’i shoh sot në sy të rinjtë dhe më të moshuarit, por mund t’u them atyre me zë të lartë: Më rijepni sot zemrën tuaj që, pas tre vjetësh të tjera, të rikthehem për të rikërkuar besimin tuaj edhe më krenar sesa sot për punët e bëra në Tiranë dhe për Tiranën.

Gjatë këtyre tre vjetëve unë e kam bredhur në këmbë, më shumë se një herë, çdo pëllëmbë të këtij qyteti që i ngjan me të vërtetë një cope Amerike në fëmijërinë e vet. Kam parë sy më sy me mijëra fytyra, kam dëgjuar rrugë më rrugë me mijëra zëra, kam shtrënguar ngado me mijëra duar dhe kam prekur në tërë përmasën e vet një realitet shqiptar që e njohin vetëm ata të cilët e jetojnë. Këta sigurisht nuk janë ata që e vështrojnë jetën shumëpërmasore kryeqytetase përmes ekraneve të televizorit, që e komentojnë nga tavolinat e kafeneve luksoze të qendrës së Tiranës e pastaj që e shkruajnë si një fenomen plot zezim nëpër kollonat spekullative të shtypit të ditës.

Ky realitet tjetër që unë kam prekur dhe prej të cilit kam mësuar në këta tre vjet më shumë sesa prej të tëra analizave shtypshkrimore të kohës, është realiteti i shumicës dërrmuese të kryeqytetasve, shqiptarë të ndershëm, punëtorë të zellshëm, gra e burra kokëulur, njerëz të padukshëm për politikën bajate të ditës, të cilët jetojnë jashtë ishullit të vogël të gërrmërrit mediatik, të cilët jetojnë matanë mureve që e ndajnë çdo sekondë e më shumë pseudoelitën llafazane e cinike shqiptare nga populli i vet, të cilët jetojnë larg, shumë larg problematikës boshe të një kolektiviteti të ngushtë njerëzish këtu rrotull bulevardit, kolektivitet që e mbush kohën e humbur deri në dëshpërim me një lufte politike pa fund, pa krye, pa ide e as arsye dhe me komente, intervista, biseda e pseudoanaliza, të cilat, në më të shumtën e herëve, i bëjnë një jehonë pa dëgjues këtij panairi kotësish kolektive që quhet politikë shqiptare.

Në çdo lagje, rrugë, shkallë pallati a oborr shtëpie, në qendër apo në periferi, ku këta mijëra e mijëra qytetarë pa vizibilitet publik rrisin fëmijët me bukën e përditshme të punës së tyre, jeton Tirana tjetër, Shqipëria tjetër, bota tjetër, e cila s’ka të bëjë hiçgjëkundi me botën e boshllëkut moral, shpirtëror e politik të atyre që kalërojnë përditë mbi varfërinë, padijen, prapambetjen duke marrë poza tribunë më tribunë, duke sharë, shpifur, nxirë, mallkuar, hedhur baltë, gënjyer, mashtruar e premtuar gjithëfarë çudish në kërkim të votave të popullit.

Tirana tjetër, Shqipëria tjetër, bota tjetër, është realiteti i Estretit, njërit prej nismëtarëve e koordinatorëve vullnetarë të një komuniteti të ardhurish gjatë viteve ’90 që me kontributet e veta ndërtoi një rrugë periferie të quajtur "Besa". Eshtë realiteti i Albanës, vajzës paraplegjike që, pasi mbaroi nën vështrimet mosbesuese të të tjerëve studimet në Fakultetin Juridik, u bë një aktiviste e përkushtuar e Shoqatës së Paraplegjikëve dhe Tetraplegjikëve të Shqipërisë. Eshtë realiteti i Rajmondës, gruas rrezatuese që u mëson prej vitesh zanate të ndryshme grave të papuna në Lagjen Kombinat dhe pastaj i ndihmon të sistemohen në punë. Eshtë realiteti i Tomit, një rom i ardhur nga fshatrat e Elbasanit që, bashkë me gruan e tij Vjollcën, ka hapur shtëpinë e re në Bregun e Lumit për të krijuar një tjetër oaz të rrjetit të Oborreve të Nënës e Fëmijës. Eshtë realiteti i Abedin Çiçit, agronomit 90 vjeçar që sot e gjithë ditën jeton me punën e tij pa njohur prehje e as të dielë pushimi. Eshtë realiteti i Xhevrijes, një mësuese tridhjetepesëvjeçare e ardhur nga fshatrat e Burrelit, e cila në mungesë të një vendi pune në rrjetin arsimor të Tiranës u vu në krye të 80 nënave që edukojnë vullnetarisht mbi 400 fëmijë të vegjël të periferive në të trembëdhjetë oborret e shpresës së rilindur falë trembëdhjetë shtëpive dyerhapura që kanë mbushur boshllëkun e kopshteve të munguar në periferitë e kryeqytetit. Eshtë realiteti i Tanit të Firences, emigrantit të ambasadave që, pasi punoi pa u lodhur në Itali, u kthye në Tiranë ku hapi biznesin e tij të suksesshëm duke e filluar me disa çanta me rroba e duke e rifilluar përsëri pas djegies së dyqanit më 14 shtator të ’98-ës. Eshtë realiteti i Liljanës, vajzës tridhjetëvjeçare që për dy vjet rresht mori në shtëpi, çoi në shkollë dhe u kujdes si nënë për Çeçen, vogëlushen e braktisur 5 vjeçare që sot, falë kujdesit të Liljanës e të familjes së saj është integruar plotëisht në jetë. Eshtë realiteti i Sali Shijakut, piktorit të madh shqiptar të shekullit të XX, që prej vitesh punon me mish e me shpirt sëbashku me komunitetin e vendlindjes së vet Mullet për përmirësimin e cilësisë së jetës në atë fshat. Eshtë realiteti i Arianit, që shiti orenditë shtëpiake për të investuar në rikrijimin e traditës së rritjes së kuajve të racës në Tiranë. Eshtë realiteti i Haxhi Brahimit, kryefamiljarit që zbriti bashkë me familjen në trojet buzë Unazës së Re të Tiranës pas përmbytjes së fshatit të tij nga liqeni i Fierzës dhe hodhi çatinë e çoi fëmijët në shkollë duke kursyer bukën e fituar me punë të lodhshme. Eshtë realiteti i Xhemalit, siç i thërrasin ndryshe Migjeni i Bathores, i cili e ka kthyer shtëpinë e tij në pikë grumbullimi librash për fëmijët e periferisë. Eshtë realiteti i Zhanetës, mjekes që kohën e lirë i’a ka kushtuar një beteje të lodhshme e fisnike kundër Sidës. Eshtë realiteti i Ardit, njëzeteshtatë vjeçarit tatimpagues që e filloi biznesin e tij në vitin 1991 duke shitur banane mbi një kuti kartoni.

Mijëra e mijëra bashkëqytetarë të tillë, pas çdo dere apartamenti a shtëpie të thjeshtë të trashëguar nga gjyshërit a të ndërtuar rishtaz me të ardhurat e punës së përditshme, brenda unazës së vjetër apo në skajet e rinj të kryeqytetit, janë Tirana për të cilën unë kam punuar me përkushtim këta tre vjet, janë Tirana përpara të cilës unë përulem me respekt, janë Tirana të cilës unë i drejtohem sot jo për t’i marrë votat po për t’i rikërkuar zemrat që e bëjnë atë një qytet të fuqive të mëdha njerëzore.

Unë i drejtohem sot Tiranës së madhe të punës, të mundit dhe të sakrificave, të talenteve, pasioneve, problemeve dhe halleve të vërteta. Tiranës që rron me ëndrrën e një të ardhmeje më të mirë falë punës së vet pa pasur kohë e nevojë të zhytet në llogjet e kafeneve. Tiranës që programon një të nesërme më të sigurtë falë nikorqirllëkut të saj pa pasur shans e as dëshirë të përfshihet në vorbullën e politikës së shthurrur të ditës. Tiranës që edukon fëmijët e vet me kultin e punës së ndershme falë traditës shqiptare dhe eksperiencës së akumuluar në punët e rënda larteposhtë Europës, pa pasur rast e as mundësi të dalë në ekran për t’u thënë politikanëve: Boll se jeni bërë të padurueshëm me hipokrizinë dhe lotët tuaj të krokodilit për atdheun që në fakt është gjëja e fundit që ju shkon ndërmend kur flisni.

Me asgjë në botë nuk do ta ndërroja shansin që kjo detyrë më jep për të komunikuar me Tiranën e shumë prejardhjeve, dialekteve, zakoneve, mundimeve, punëve, sakrificave, vuajtjeve, halleve, zhgënjimeve dhe ringritjeve nga e para, me këtë copë të vogël Amerike në fëmijërinë e saj, e cila sot është më në rrugën e një ndryshimi historik, sa të mundimshëm aq edhe shpresëdhënës, sa modest aq edhe madhështor, sa të prekshëm aq edhe eksitues për parafytyrimin tonë.

Falë punës që bashkarisht kemi bërë në këta tre vjet duke hedhur bazat e këtij ndryshimi.

Shikoni faktet. Thjesht dhe vetëm faktet.

A ju kujtohet Parku Rinia, modeli i qeverisjes së kundërshtarëve tanë vetëm tre vjet më parë? Apo ndokush prej jush e ka harruar se aty, në zemër të Tiranës, ku sot gjenden tridhjetë mijë e kusur metra katrorë hapësirë e gjelbër publike, vetëm tre vjet më parë jetonte i patrazuar shpirti i mbretërisë së kaosit urban që paraardhësit tanë kurorëzuan në Tiranë në emër të ndërtimit të kapitalizmit! Megjithëse mbetet akoma më shumë për të bërë.

A ju kujtohet arteria jetike e Tiranës vetëm tre vjet më parë? Apo ndokush e ka harruar se përgjatë Lanës, ku sot ka rifilluar të mbijë jeta vegjetale e të rikthehet rituali i shëtitjeve të pasdites, vetëm tre vjet më parë ishte ngritur një labirinth i frikshëm ndërtimesh prej betonarmeje mes të cilave nuk gjarpëronte më lumi i Tiranës, po llumi i një qyteti të mbytur nën peshën e antiligjit të hipur në pushtet dhe zullumi i një qeverisjeje vendore dembelhanesh të pashembullt! Megjithëse mbetet akoma më shumë për të bërë.

A ju kujtohen tre vjet më parë Lulishtja 1 maji, Lulishtja e Shallvareve, Lulishtja në të djathtë të Bulevardit Zogu i Parë, Lulishtja në të majtë të Presidencës, Lulishtja përpara Piramidës, Lulishtja përpara Parlamentit, Lulishtja në hyrje të Parkut të Madh të Liqenit, Lulishtja tek Stadiumi Dinamo, Lulishtja e Kombinatit, shkurt të tëra 137.710 m2 gjelbërim që ne kemi rinxjerrë nga toka e betonuar prej paraardhsëve tanë?

Apo ndokush e ka harruar që vetëm tre vjet më parë këto s’ishin lulishte po djerrina në zemër të kryeqytetit, ku gjatë ditës shiteshin plaçka të hapura përtokë mbi çarçafë të pistë, kurse gjatë natës mbretëronte errësira optimale spaçatorët e drogës! Megjithëse mbetet akoma më shumë për të bërë.

A ju kujtohen trotuaret e qytetit tonë vetëm tre vjet më parë? Apo ndokush i ka harruar trotuaret e çdo rruge të Tiranës ku kalimtarit i duhet të gjente shtegun mes arkave e tezgave me domate, patate, peshq, këpucë të vjetra, mish që therej live, gazeta, të brendshme të përdorura grash, e gjitharë prodhimesh konsumi jashtë të tëra kushteve higjeno-sanitare!

Ah, po, më falni, harrova që lëvizin pllakat tek rruga Myslym Shyri, prandaj s’kemi të drejtë të themi se kemi ndërtuar dhe jemi duke ndërtuar 517 mijë e 723 metra katrorë rrugë e trotuare apo se përgjatë tyre kemi mbjellë e do të mbjellim këtë sezon 2090 pemë të reja! Megjithëse mbetet akoma më shumë për të bërë.

Po plehrat e kudondodhura dhe era e qelbur e rrugëve, duke filluar nga kutërbimi i Bulevardit "Dëshmorët e Kombit", a ju kujtohet?

Apo ndokush e ka harruar që ardhja e makinës bashkiake të pastrimit ishte një ngjarje e shënuar për pallatin dhe që sheshet mes blloqeve të banimit ishin kthyer në kodrina, kodra e male plehrash të grumbulluara e shtresëzuara me muaj!

Unë personalisht nuk e kam harruar se në 300 ditët e para të qeverisjes sonë, larguam nga Tirana 98 mijë ton plehra organike të akumuluara nëpër blloqe banimi, duke e kthyer Tiranën, ashtu siç kishim premtuar, nga një qytet të plehrave në një qytet me plehra që pastrohen përditë. Megjithëse mbetet akoma më shumë për të bërë.

Po rrugët kryesore! A ju kujtohen rrugët kryesore të Tiranës vetëm tre vjet më parë? Apo ndokush i ka harruar gropat e thella që fillonin nga Sheshi Skënderbej e hapeshin si metastazat e një kanceri fatal të pashërueshëm në të tëra akset kryesore të qytetit tonë! E ka harruar vallë vallë ndokush Rrugën e Kavajës, rrugën Myslym Shyri, Rrugën Çamëria, Rrugën Qemal Stafa, Rrugën Punëtorët e Rilindjes, Rrugën Muhamet Gjollesha që tre vjet me parë ishin si shtigje malore në mes të Tiranës? Po Rrugën e Kombinatit? Po rrugët në të dy krahët e Lanës? Po rrugët famëkeqia "Don Bosko", "5 Maji", "Siri Kodra", "Jordan Misja" i keni harruar? Të paktën këto katër të fundit zor t’i keni harruar, përderisa mbi to është hedhur në vitet përpara këtij trevjeçari të fundit, ku dy e ku tre herë asfalt e çakull elektoral nga paraardhësit tanë dhe me shiun e parë janë kthyer përsëri në lumenj. Ndërkohë që me investimin tonë rrënjësor këto rrugë po ndërtohen njëherë e mirë si akse lidhëse mes periferisë dhe qendrës së Tiranës. Apo mos keni harruar Rrugën e Oxhakut, të Kinostudios e të Shishtufinës që tre vjet më parë ekzistonin thjesht si shprehje gjeografike?

Me siguri jam unë që kam harruar sot ndonjë rrugë të ndërtuar rishtaz se, helbete, s’janë aq pak sa të mbahen mend lehtë emër për emër. Megjithatë nuk mund të harroj sesa metra katrorë rrugë kemi shtruar, sepse në çdo metër asfalt të ri është i përmbledhur mundi i shumë njerëzve, duke filluar nga punëtorët e thjeshtë të krahut e duke mbaruar tek unë që gjej më shumë kënaqësi duke ndenjur natën me shtruesit e rrugëve sesa duke ndenjur ulur fjala vjen në një seminar për decentralizimin me ekspertë ndërkombëtarë të fushës.

Prandaj nënvizoj këtu se nga 517.723 m2 rrugë të reja që ne kemi ndërtuar, katërcipërisht ndryshe nga ç’thonë kritizerët tanë joseriozë, 375.310 m2, ose 72% e tyre, janë ndërtuar në periferi dhe 142.415 m2 ose 28% e tyre, janë ndërtuar në zonën e qendrës. Megjithëse mbetet akoma më shumë për të bërë.

Për fasadat nuk po flas. Jo vetëm sepse nuk dyshoj që ndokush t’i ketë harruar faqet e rrjepura të pallateve që tashmë janë risuvatuar e lyer, por edhe sepse, operacionin tonë me fasadat e me ngjyrat e qytetit unë e rendis në një nivel tjetër perceptimi nga ai i punëve të mirëfillta publike. Paçka se duke qenë një operacion me një impakt vizual të hatashëm kjo puna e fasadave ka krijuar shpesh keqkuptimin se i ka kushtuar qytetit një djallë e gjysëm. E vërteta është se për dobinë që ka pasur krijimi i Tiranës së ngjyrave të gjalla e të freskëta, shuma prej më pak se 4% e të ardhurave tona që është shpenzuar në këtë drejtim mund të konsiderohet krejt e papërfillshme.

Duke mbrojtur me bindje filozofinë e operacionit me fasadat, nuk mund të mos flasësh edhe për opozitën e disallojshme që tek kritika ndaj fasadave është vërtet e unifikuar në mendimin se kemi të bëjmë me një ndërhyrje sipërfaqësore në kuptimin më të keq të fjalës dhe se, më keq akoma, e tërë puna jonë e madhe për Tiranën gjatë këtyre tre vjetëve, s’paskej qenë tjetër veçse një fasadë e kushtueshme.

Me thënë të drejtën, sa herë e dëgjoj opozitën të flasë për Tiranën më vjen keq. Më vjen keq për opozitën që ka humbur fillin, po edhe për veten që s’kam mundësi të ballafaqoj idetë dhe punët tona me ide dhe alternativa të tjera të besueshme. Sepse dihet, për të ballafaquar në mënyrë krahasimore ndonjë punë tonën me të tyren as që bëhet fjalë përderisa s’ke ku gjen në këtë qytet jo vetëm një fasadë që, largqoftë, ta kenë lyer ata me ngjyrat që parapëlqejnë, po nuk ke ku gjen një rrugë që ta kenë shtruar ata e që të ketë mbërritur deri në ditët tona – ndërkohë që rrugët tona do t’u mbeten pasardhësve. Nuk ke ku gjen një lulishte që ta kenë mbjellë ata e që të mos jetë kthyer në parking të paligjshëm, – lulishtet tona u kanë kaluar në pronësi të moshuarve e fëmijëve. Nuk ke ku kërkon një rrugë që ta kenë ndriçuar ata e që ta dijë njeri ku bie, – në rrugët që ne kemi ndriçuar duke ndezur 3577 pika ndriçimi nata e pasigurisë nuk do bjerë kurrë më. Nuk ke një linjë transporti urban që ta kenë rinovuar ata e që t’i thuash kryeministrit hajde na bëj një xhiro – linjat e transportin tonë urban i japin tashmë mundësi lëvizjeje normale çdo qytetari në çdo pikë të Tiranës. Nuk ke një shërbim social që ta kenë ngritur ata e që jo ta marrësh shembull, po të paktën ta përmendësh si të tillë – shërbimet tona sociale janë vërtet në fillimet e tyre po premtojnë rritje të qëndrueshme. Nuk ke një çerdhe a kopësht që ta kenë rikonstruktuar ata e që t’u thuash qytetarëve të çojnë fëmijën pa patur frikë se ndonjë copë suva tavani ua lë fëmijën çyryk – ndërkohë që ne filluam gjatë vitit të fundit të vemë mënjanë fondet e para për rikonstruksione të vërteta çerdhesh e kopshtesh që do të fillojnë këtë vjeshtë. Nuk ke një terren sportiv që ta kenë vënë në vijë ata e që të thuash: Inat i ke po jepu hakun, këtë e kanë bërë vërtet bukur! Ndërkohë që ne kemi rikonstruktuar dhjetra terrene sportive, në bashkëpunim me donatorë të huaj apo me sipërmarrës të lirë vendas. Nuk ke një projekt a program që ata ta kenë realizuar me donacione të huaja ose vendase – ndërkohë që ne kemi thithur në tre vjet mbi 20 milionë euro nga partnerët ndërkombëtarë dhe lokalë.

Ah po, stokmarketin po! Atë po, atë e bëjnë ata se kanë eksperiencë nga piramidat! Apo ndokush e ka harruar që për piramidat na thanë në ato fillime se ishin bankat e para të Zvicrës së Ballkanit!

Ua kam thënë unë, këtë rradhë ata do të na bëjnë për të qeshur. Por ndryshimi mes nesh e tyre është se atyre nuk u kërkon kush llogari, kurse ne duhet të japim llogari përditë përpara qytetarëve tanë e kësisoj as kemi kohë të gajasemi me ta dhe as na lejohet të krahasohemi me ta.

Të krahasohesh me këtë opozitë do të thotë të jetosh me të shkuarën dhe ne nuk mund ta bëjmë këtë gabim të pafalshëm në raport me historinë.

Sepse ne nuk jemi këtu për t’u matur me historinë e shkruar keq nga paraardhësit tanë, por për të shkruar një histori të denjë për pasardhësit tanë.

Në këta tre vjet të parë të qeverisjes sonë në kryeqytet ne shkruam kapitullin e parë të kësaj historie, e cila është vetëm në fillimet e saj. Akoma më shumë duhet dhe do të bëjmë në këtë kapitull të dytë.

Unë jam krenar për gjithshka mundëm të bëjmë në tre vjetët që shkuan, por nuk mund kurrësesi të them sot se puna jonë u krye, se Tirana që ne të gjithë dëshirojmë t’u lemë trashëgim fëmije tanë u bë.

Kapitulli i dytë që ne do të hapim më 12 tetor me fitoren tonë të ndërtuar me punë dhe energji të pakursyera, do të nisë mbi themelet solide që ne tashmë kemi hedhur. Të qenit bashkërisht në qeverisjen vendore dhe qendrore duhet të na bëjë të reflektojmë më thellë e të veprojmë më shpejt në funksion të decentralizimit të disa përgjegjësive të cilat është në të mirë të qytetit, të qytetarëve e të vetë sistemit demokratik, që të jenë përgjegjësi e drejtëpërdrejtë e Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë dhe e Këshillit të zgjedhur Bashkiak dhe jo funksione rutinë të ndonjë ministrie që duhet të bëjë politika kombëtare në kuadrin e mandatit qeverisës të maxhorancës.

Duke filluar nga sistemi i ujit të pijshëm e i kanalizimeve, që vazhdon sot e gjithë ditën të jetë nën hyqmin e një dikasteri qendror. I pareformuar, i zhytur në borxhe, i paaftë të kryejë funksionin e furnizimit normal me ujë të kryeqytetit megjithëse burimet ujore të Tiranës do t’i kishte zili çdo kryeqytet europian ku uji nuk mungon asnjë dekikë, sistemi ynë i ujit të pijshëm e kanalizimeve s’ka më pse varet nga pushteti qendror. Unë ju siguroj se sa më shpejt ta mbyllim proçesin e zvarritjes së reformës së sistemit të ujit të pijshëm e të kanalizimeve dhe sa më shpejt ta kalojmë këtë sistem nën administrimin e Bashkisë së Tiranës, aq më shpejt krizat dëshpëruese të ujit në kryeqytet do t’i mbeten një kujtim i së shkuarës. Dhe nëse në tre vjet, ne kemi shtruar 52.940 m/l ujësjellës, duke pasur kontrollin e përgjegjësinë mbi sistemin do të shtrojmë akoma më shumë në tre vjetët e ardhshme. Ashtu sikundër nëse kemi shtruar në tre vjet 69.799 m/l kanalizime ujrash të zeza e të bardha, duke pasur kontrollin e përgjegjësinë mbi sistemin do të shtrojmë akoma më shumë në tre vjetët e ardhshme.

Më lejoni të shtoj këtu se në këtë reformë duhet ecur me shpejtësinë që ecën etja në fytin e tharë të fëmijëve e të të moshuarve, të cilët gjatë verës presin për turp të dheut t’u vijë në shtëpi uji i mbledhur me bidona, dhe jo me ritmin e derisotëm, sipas të cilit nuk do të kemi verë me ujë të pijshëm deri kur të ndërrojmë jetë.

Kjo maxhorancë parlamentare, pra maxhoranca socialiste dhe progresiste, ka meritën e madhe të zhbllokimit të proçesit të decentralizmit përmes miratimit në vitin 2000 të një akti ligjor model, siç është Ligji për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore. Ky akt u miratua pas një periudhe të zezë për qeverisjen vendore, e cila, pas zgjedhjeve lokale të gushtit të vitit 1992, kur socialistët fituan pjesën dërrmuese të bashkive të vendit, humbi me vendim të Partisë Demokratike të gjitha ato atribute pavarësie në formulimin e buxhetit e në emërtesat e sektorëve të shërbimit që i kishte pasur qoftë në kohën e Mbretit e qoftë në atë të Sekretarit të Parë.

Por kjo maxhorancë ka edhe detyrën që Ligjin për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore ta bëjë funksional në të gjitha ato drejtime qartësisht të përcaktuara nga ky ligj.

Themelet janë hedhur, është koha të ngrihemi më lart. Të ngrihemi në rradhë të parë mbi vetveten, të ngrihemi mbi arritjet pamohueshme dhe mbi krahasimet e lehta me një opozitë që e qeverisi këtë vend në një mënyrë negativisht të paharrueshme për këdo që ka një kujtesë normale, të ngrihemi mbi zakonet dhe sëmundjet e krijuara nga një qeverisje komode për shkak të kësaj opozite krejt të paaftë për të pretenduar me argumenta bindës drejtimin e vendit. Të ngrihemi mbi mendësinë që kompetencat, përgjegjësitë, emërtesat, kolektivat apo godinat në varësi të një dikasteri janë bajraku i ministrit të rradhës, i cili meazallah se do t’ia dijë për të mirën e punës e për modernizimin e shtetit shqiptar kur është fjala për të lëshuar ndonjë kompetencë, përgjegjësi, emërtesë, kolektiv apo godinë në funksion të qeverisjes vendore.

Shkolla "Besnik Sykja" është një shkollë model, me një drejtor të devotshëm e një trupë të shkëlqyer arsimtarësh e nxënësish. Në këtë shkollë unë kam hasur shembullin më tipik të kësaj mendësie reaksionare për të cilën sapo fola. Me të drejtë të zotit drejtori, arsimtarët e nxënësit e shkollës "Besnik Sykja", kërkojnë lirimin e disa mjediseve të zëna nga një ministri që në ato mjedise kryen disa trajnime të çuditshme. Në korrespondecën zyrtare të drejtorit gjendet një letërkëmbim me një zyrtar, i cili kur ishte në një pozicion të caktuar i jepte plotësisht të drejtë drejtorit dhe shpotiste ministrin, mirëpo kur u bë vetë ministër në po atë ministri, veproi njësoj si ministri paraardhës. Pra nuk urdhëroi lirimin e atyre mjediseve që sot e gjithë ditën janë gangrena e Shkollës "Besnik Sykja".

Përpara këtij shembulli duhet të skuqemi të gjithë ne që duam një shtet të qytetarit dhe për qytetarin e jo një shtet të pushtetarit dhe për pushtetarin.

Unë dua me të gjithë forcën e argumentave që jep vetë realiteti, që ky mandat i dytë të jetë mandati i rimëkëmbjes së infrastrukturës së sistemit parauniversitar të kryeqytetit, funksion dhe përgjegjësi që qysh vitin e ardhshëm duhet t’i kalojë me patjetër Bashkisë së Tiranës.

E ardhmja e këtij qyteti dhe e këtij komuniteti të madh shqiptarësh nga të gjitha anët e atdheut që e popullojnë Tiranën, ndërtohet vërtet duke bërë punë të mëdha publike, por ajo varet përsëpari nga cilësia e shërbimeve, ku cilësia e sistemit tonë parauniversitar është pa asnjë dyshim prioriteti i prioriteteve të kohës.

Në mandatin e ardhshëm ne do ta mbyllim krejt rindërtimin dhe zgjerimin e Unazës së Vjetër të Tiranës, duke bërë nga Zogu i Zi deri tek Farmacia 10 e më tutje tek Brryli atë rrugë e shëtitore të standarteve europiane që kemi ndërtuar e po vijojmë të ndërtojmë nga Brryli, përgjatë Lanës e deri tek Zogu i Zi. Ne do të rindërtojmë dhe zgjerojmë Rrugën e Durrësit nga Kthesa e Kamzës, përmes Laprakës e deri po tek Zogu i Zi. Ne do të rindërtojmë dhe zgjerojmë Rrugën e Dibrës nga nëntëkatëshet tek Shkolla e Bashkuar, ashtu sikundër do të fillojmë të penetrojmë me mjetet e punëve tona publike nëpër blloqe banimi, qoftë në qendër e qoftë në periferi, duke ndërtuar rrugë dytësore, kanalizime, ujësjellësa, sisteme ndriçimi publik, lulishte e terrene sportive.

Por ne nuk do të flemë asnjë ditë përpara sesa të kemi vënë në vijë çështjen madhore, themelore, jetike, të infrastrukturës arsimore të Tiranës. Që nga çerdhet, kopshtet, shkollat e deri tek gjimnazet. Ministria e Arsimit dhe e Shkencës le të bëjë programet, tekstet dhe të përcaktojë standartet, por punën për ndërtimin nga e para apo rimëkëmbjen e godinave e të terreneve sportive të shkollave e të gjimnazeve të Tiranës ne nuk mund ta lemë të ecë me ritmin e një burokracie që jeton e shkëputur nga qyteti e nga qytetarët tanë.

Ashtu sikundër reforma decentralizuese në sistemin e ujësjellësit duhet të ecë me shpejtësinë e etjes, reforma decentralizuese në sistemin arsimor parauniversitar duhet të ecë 100 herë më shpejt sesa ç’përparon analfabetizmi në periferitë e Tiranës dhe mungesa e interesit të të rinjve për mësimin në gjimnazet tona, ku kushtet dhe turnet me klasa të mbingarkuara janë të denja për Botën e Tretë po jo për një kryeqytet europian. Ku prindërit s’duhet të jenë më të shqetësuar kur nisin në mëngjez fëmijët e tyre, për shkak të rrugaçëve që ngacmojnë vajzat e terrorizojnë mësuesit në hyrje të shkollave apo të spaçatorëve të drogës që duhet të largohen me shqelma njëherë e përgjithmonë nga gardhet e oborret e gjimnazeve tona. Figura e mësuesit duhet të rikthehet në epiqendër të jetës gjimnaziste, si simbol i paprekshëm e padiskutueshëm, interneti nuk duhet të instalohet në mjediset e gjimnazeve sa për hir të statistikave, hapësirat e mundësitë e argëtimit dhe terrenet sportive të standarteve më të mira duhet të jenë pjesë e jetës së përditshme të çdo gjimazisti.

Kjo është një punë dhe përgjegjësi kolosale që i takon tashmë Bashkisë së Tiranës ta marrë përsipër e ta bëjë me mund e durim në vitet në vijim, me vetëdijen që tre vjet nuk mjaftojnë për ta kryer plotësisht, por teprojnë për ta nisur e çuar me kurajo e rezultate të dukshme përpara.

Mes këtyre dy binarëve të rëndësishëm, përmirësimit të mëtejshëm të infrastrukturës publike dhe asaj arsimore, do të ecë Bashkia e Tiranës në mandatin e saj të dytë. Pa harruar për asnjë çast se infrastruktura është për njerëzit dhe se shërbimi ndaj tyre mbetet arsyeja themelore e ekzistencës sonë.

Prandaj edhe nuk do të kishte kuptim kjo fjalë mes dy kapitujsh të historisë tonë të përbashkët, pa përmendur atë pjesë të jetës sonë të përditshme që ka të bëjë me komunikimin e drejtëpërdrejtë me qytetarët.

Shërbimet tona sociale, të cilat ne i ngritëm nga hiçi në vitin 2001, janë ende shumë të brishta në raport me egërsinë e problematikave sociale në Tiranë, por unë s’mund të mos jem krenar për hapat që kemi hedhur duke krijuar shërbimin në familje për qytetarët me paaftësi fizike apo për të moshuarit që jetojnë në vetmi. Janë rreth 250 të tillë, të cilëve ne u ofrojmë dashuri njerëzore dhe mbështetje materiale. Unë s’mund të mos jem krenar për Qendrën Sociale në ndihmë të Familjeve e të Fëmijëve në nevojë, ku rreth 150 familje kanë pranë punonjësit socialë të Bashkisë së Tiranës dhe marrin prej nesh ushqimin, mjekimin e librat e shkollës falas. Unë s’mund të mos jem krenar për programin e largimit nga rruga të fëmijëve endacakë, me familjet e 50 prej të cilëve ne kemi filluar me sukses një punë sociale integruese duke ndihmuar familjet e çuar në shkollë fëmijët. Pa numëruar gjithë ato punë modeste në dimensione, por të çmueshme për përfituesit e shërbimeve tona sociale, dua të theksoj se edhe në këtë fushë një energji e madhe njerëzore e financiare që mund të përftohet nga decentralizimi mbetet ende krejt e pashfrytëzuar.

A ju kujtohet se ku i priste Bashkia e Tiranës qytetarët vetëm tre vjet më parë? Në vend të një kioskë me dy a tre frëngji të ngushta nga ku herë dy, herë tre e herë asnjë nëpunës bashkiak u jepte xhevap njerëzve që rrinin nën shi e nën diell, ne ndërtuam sallën më moderne e më komode të pritjes së qytetarëve në Republikën e Shqipërisë. Një sallë ku të rinj të trajnuar komunikojnë me qytetarët dhe ku një sistem kompjuterik i kryerjes së shërbimit ka filluar të funksionojë duke përmirësuar përditë standartin e pritjes së qytetarëve. Megjithatë në këtë drejtim mund të them fare sinqerisht se ende nuk jam i kënaqur, pasi nëqoftëse krahasuar me paraardhësit tanë jemi si dita me natën, krahasuar me ambicien tonë për t’u shërbyer qytetarëve tiranas sa më mirë, jemi ende si nata me ditën. Akoma më shumë mbetet për të bërë dhe sigurisht do të bëhet në këtë drejtim.

Unë vërtet nuk e di se çfarë kanë parasysh kundërshtarët tanë kur thonë se Bashkia e Tiranës është kthyer në një bunker. As kur thonë se përmes Këshillit Bashkiak ata do të sjellin transparencën bashkiake, por dua t’ju pyes juve:

A ju kujtohet se këtu e tre vjet më parë, me përjashtim të selisë së Partisë Demokratike, s’mund të gjendej në Shqipëri fole më tipike e mediokritetit dhe abuzimit partiak me shtetin sesa Bashkia e Tiranës?

Kurse sot në Bashkinë e Tiranës asnjë drejtor i përgjithshëm, drejtor apo shef sektori nuk ka tesër partie. Bile jo, më falni, të vetmit shefa sektori me tesër partie janë dy zotërinj të cilët i përkasin Partisë Demokratike dhe bile merrni pjesë edhe në tubimin e hapjes së fushatës së saj elektorale pavarësisht se ligji "Për Shërbimin Civil" u’a ndalon diçka të tillë.

Megjithëse akoma më shumë do të bëjmë edhe në këtë drejtim.

Po ndonjë mbledhje të Këshillit Bashkiak të kohës kur qeverisnin këta që e quajnë bunker Bashkinë e sotme, a mbani mend ju?

Sa për vete unë di vetëm që deri para tre vjetëve Këshilli Bashkiak mblidhej sa në Teatër të Kukullave e sa në Muzeun Historik, si të ishte një trupë marionetash apo një koleksion relikesh të demokracisë teorike të Partisë Demokratike. Dhe nëse deri dje as që e dinte qytetari tiranas se ekzistonte një strukturë e tillë, sot Këshilli Bashkiak është bërë pikë referimi për banorët e kryeqytetit. Mblidhet në një sallë të cilën Profesor Serveti bashkë me Zonjën Jozefinë na e kanë zili, dhe u jep mundësinë tërë sanjazinjve të opozitës jo vetëm të diskutojnë në kushte komode po edhe të bllokojnë për muaj të tërë sistemin e mbledhjes së taksave vendore.

Po taksat vendore a i kujtohet ndonjë biznesmeni kryeqytetas sesi mblidheshin vetëm deri para tre vjetësh? Derë më derë e xhep më xhep. Kurse sot ka një sistem kompjuterik që garanton mbledhjen e taksave dhe kontrollin e detajuar të mbledhjes së tyre duke lehtësuar proçedurën, shmangur abuzimet dhe rritur të ardhurat.

Rreth 6.5 miliardë lekë (të vjetra natyrisht) në vit i gjetëm ne të ardhurat e bashkisë nga taksat vendore në vitin 2000, afro 10 miliardë i bëmë në vitin 2001 dhe mbi 14 miliardë në vitin 2002 pa rritur absolutisht asnjë takes, po vetëm duke reformuar e modernizuar sistemin. Ndërsa këtë vit mendojmë të arrijmë në 29 miliardë. Megjithatë akomë më shumë do të bëjmë edhe për sa i takon rritjes së të ardhurave pa rënduar biznesin kryeqytetas.

Ashtu sikundër do të bëjmë akoma më shumë për zhvillimin urbanistik të kryeqytetit, që aq për zemër e kanë kundërshtarët tanë, autorët e vërtetë të masakrës urbane për të cilën me paturpësinë më të madhe na akuzojnë sot neve që në Tiranë po vendosim rregulla, standarte dhe proçedura transparente në dhënien e lejeve të ndërtimit. Një thashethemnajë e madhe qerthullon rreth lejeve të ndërtimit, monopole të caktuara që ishin mësuar të gjenin një shesh e të ndërtonin një përshesh e që sot ndihen të cënuar nga konkurenca e lirë dhe vendosja e rregullave janë gjenerueset kryesore të kësaj thashethemnaje.

Por faktet janë fakte.

Në Tiranë ndërtohet dhe Bashkia e Tiranës arkëton nga lejet e ndërtimit disa herë më shumë sesa administrate paraardhëse për të njëjtin numër metrash katrorë e për të njëjtën përqindje mbi koston. Kjo thjesht e vetëm sepse nëse kostoja në kohën e këtyre dashnorëve hipokritë të urbanistikës vendosej arbitrarisht e rast pas rasti, duke krijuar një hapësirë skandaloze evazioni dhe korrupsioni të llojit hashiqare fare, kostoja e përcaktuar prej nesh është fikse për të gjithë e nuk le shteg për abuzim.

Industria e ndërtimit është një kontributore kryesore në arkën e qytetit dhe mes Bashkisë së Tiranës dhe komunitetit të ndërtuesve është vendosur një marrëdhënie mjaft konstruktive që do të konsolidohet akoma më shumë gjatë tre vjetëve në vijim.

Pse nuk e keni bërë akoma Planin Rregullues Urbanistik (?), pyesin kundërshtarët tanë të rënë nga qielli dhe bëjnë sikur nuk kuptojnë kur u themi se për një plan të tillë, përveç një fondi të konsiderueshëm, duhet edhe një bazë e plotë të dhënash. Ndërkohë që ne kur hymë në Bashkinë e Tiranës nuk gjetëm të asnjë të dhënë po me dhjetra e dhjetra tavlla duhani dhe një kuti të harruar loje tavëll me të cilën argëtoheshin gjatë ditës së punës drejtuesit e Bashkisë.

Kurse kur arrijmë të bëjmë një konkurs ndërkombëtar urbanistik si ai për Planin Urbanistik të Qendrës së Tiranës, për të cilin shkruan me superlativa shtypi i huaj dhe shtypi serioz në vend, këta tanët hidhen e na thonë se kemi mashtruar. Dhe bile arrijnë deri aty sa studion prestigjioze fituese, me vepra e reputacion në të gjithë botën, e bëjnë shoqëri aksionere të Kryetarit të Bashkisë.

E vërteta është se gjatë këtyre tre vjetëve cilësia e shërbimit në Urbanistikën e Tiranës është rritur shumë dhe cilësia e ndërtimit në Tiranë po ashtu.

E vërteta është se gjatë këtyre tre vjetëve ne kemi mundur të krijojmë bazën e të dhënave për Planin e madh Urbanistik të Tiranës dhe jemi duke negociuar me partnerë ndërkombëtarë për financimin e një konkursi ndërkombëtar për realizimin e tij brenda tre vjeçarit të ardhshëm. Kujtoj se Romës i’u deshën afro shumë vjet për të bërë planin e fundit rregullues.

E vërteta është se rezultati final i konkursit ndërkombëtar për Qendrën e Tiranës, pra plani rregullues i saj që do të dorëzohet në fund të këtij viti nga arkitektët francezë, do të jetë sipas të gjitha gjasave një rezultat brilant që do të hapë një perspektivë të shkëlqyer për kryeqytetin e këtij shekulli të ri.

Të dashur miq që më ndiqni këtu në sallë apo përmes ekranit,

Tre vitet që kaluan janë vitet më të jashtëzakonshme të jetës sime. Janë vite të mbingarkuara me një punë marramendëse në shërbim të qytetit tim, vite që kaluan me sodisfaksionin e madh të arritjeve që bëmë realitet së bashku e që më mundësuan shtrëngime të paharrueshme duarsh e bekime të paçmuara nënash e baballarësh në të katër anët e Tiranës, vite që më japin forcën e madhe për të vazhduar më tutje.

Tre vitet që kaluan janë gjithashtu vite që më mësuan shumë e shumë gjëra e gjatë të cilave kam bërë me siguri edhe gabime, disa ndër të cilat kam mundur t’i konstatoj e korrigjoj falë kritikave që më janë bërë nga disa drejtime. Por janë gjithashtu edhe vite të një mbingarkese të veçantë shpirtërore për shkak të sulmeve sistematike, pa asnjë princip human e asnjë skrupull ndaj të vërtetës, që kundërshtarë të vjetër e të rinj, opozitarë të rreshtuar në barrikadën obskurantiste të Partisë së sotme Demokratike apo individë të afishuar si luftëtarë të lirisë së fjalës e të shpifjes bashkë, kanë drejtuar parreshtur ndaj meje dhe njerëzve të mi të dashur.

Unë nuk kam ndërmend të merrem me akuzat e kundërshtarëve të mi, as me ata personalisht. Kam arritur të kuptoj se për sa kohë do të drejtoj një kantier të suksesshëm pune si Bashkia e Tiranës, për aq kohë do të jem edhe në shënjestrën e industrisë së baltës. Prandaj unë nuk kam ndërmend të ndaloj së punuari për të fituar armëpushimin e kujtdo që lyen gjuhën dhe penën në baltën e urrejtjes për tjetrin.

Por vetëm një gjë dua t’u them sot të gjithë atyre që më dëgjojnë:

Nuk e dua votën tuaj nëse besoni që në akuzat e ngritura ndaj meje për korrupsion e abuzim ka qoftë edhe një fije të vërtete! Unë ju kërkoj të jeni të bindur se nëse do të ma jepni votën tuaj jo me idenë, shumë fyese për mua, se i paskam hallall ato që kam futur në xhep meqë edhe paskam punuar për qytetin, por duke besuar megjithë zemër se vota juaj po shkon për të shkruar një faqe të bukur historie nëpërmjet angazhimit tonë të përbashkët për ta bërë Tiranën Europiane, koha nuk do t’ju provojë kurrë të kundërtën e pohimit tim solemn se në xhepat e mi nuk ka asnjë qindarkë të paligjshme.

Prej afro dy vjetësh nuk ka rresht për Shqipërinë në median ndërkombëtare ku të mos përmendet Tirana, kryeqyteti shqiptar që ndryshon duke përcjellë në mbarë botën një lajm të mirë nga vendi ynë e duke përmirësuar imazhin e vendit tonë në sytë e të huajve.

Por çka është edhe më e rëndësishme sesa roli që po luan puna jonë në ndryshimin e imazhit të Shqipërisë në botë përmes fotove e kronikave nga Tirana, është fakti se shqiptarët që jetojnë jashtë atdheut, qofshin të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë a diasporës, vijnë sot në Tiranën tonë me një dëshirë të madhe dhe ikin prej këtej me një besim të ri.

Me besimin se Tirana po bëhet, se Shqipëria po ndryshon, se ne shqiptarët do të kemi një ditë atdheun që ëndërruan rilindasit, që ëndërruan intelektualët e viteve ’20-’30, që ëndërruan dëshmorët e luftës, që ëndërruan komunistët e thjeshtë dhe idealistët e patriotët e syrgjynosur në burgjet e diktaturës komuniste, që ëndërruan studentët e vitit ’90 dhe që ëndërrojmë ne, po ndoshta edhe më shumë se ne, shqiptarët e ikur në vitet ’90, të cilët jetojnë në emigracion me sytë mbrapa nga Shqipëria, nga qyteti i lindjes, nga rruga e një rinie të vështirë.

Ej miq, kemi filluar t’i japim krahë një ëndrre të madhe! Prandaj edhe 12 tetori i këtij viti është dita e një zgjedhjeje historike.

Jo për mua, as për socialistët, socialdemokratët e progresistët, po për Tiranën e për Shqipërinë e gjithë shqiptarëve!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Shtator 2003 06:35
Endri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Endri Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Endri (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Endri Shto Endri nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Endri nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Bledumi
----------

Regjistruar: 06/09/2003
Vendbanimi: Tr
Mesazhe: 2110

A e pate imitimin e A.Llakaj ?????????? Klas fare apo jo Iceman...
Kush ishin 3 gjerat qe Ngjela i falenderohej zotit :
1-) Gishti i madh i dores--->> Qe jam demokrat (kam qene zogizt por ska gje)
2-) Gidhti tregues i dores--->>(se mbaj mend kete) kujtou mbase e gjen vete.
3-) Gishti i mesit i dores--->> Qe jam kryetar bashkie
Po ku i ka vajt mendja edhe Agronit mer ti.....

__________________
Leku shkon e vjen, shoqerine nuk ke ku e gjen.

Modifikuar nga Klodel datė 20/09/2003 ora 16:14

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Shtator 2003 01:13
Bledumi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Bledumi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Bledumi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Bledumi Shto Bledumi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Bledumi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Iceman
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 10/07/2003
Vendbanimi: Toronto
Mesazhe: 69

BlEdUmI

Mos u merzit BlEdUmI se ate gishtin e mezit Ngjela e ka kryesisht per Edin por nje pjese edhe per ju Edistat.S`ke ci ben keshtu e pat kjo pune.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Shtator 2003 02:03
Iceman nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Iceman Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Iceman (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Iceman Shto Iceman nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Iceman nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

nuk kuptoj dicka, nese keni ndermend te beni fushate elektorale per te preferuarit tuaj, mundeni ne vend tjeter. e keni shnderruar kete forum ne arene politike dhe nuk me pelqen aspak. i pari nga endri qe eshte edhe moderator edhe nga iceman.

NUK DO BEHET FUSHATE ELEKTORALE NE FORUM. NUK KA KETE IDE DHE NUK KA KETE QELLIM DHE NUK HYJME KETU TE LEXOJME PROPAGANDE POR TE DISKUTOJME. BOLL ME

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Shtator 2003 16:32
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Bledumi
----------

Regjistruar: 06/09/2003
Vendbanimi: Tr
Mesazhe: 2110

aNaliSteS

Ok analiste une po e le me kaq.....
S'besoj se nxjerrim gje ne drite keshtu.
Fundja seicili ka idete e tija.
Hajd tung............

__________________
Leku shkon e vjen, shoqerine nuk ke ku e gjen.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Shtator 2003 17:42
Bledumi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Bledumi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Bledumi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Bledumi Shto Bledumi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Bledumi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

duhet te mesojme te diskutojme ne menyre konstruktive. por dihet qe kur behet fjale per figurat politike kjo eshte e pamundur.
nuk dua te ndaloj asnje te shprehet, por ju lutem duhet te jemi te gjithe qe e duam dicka te tille.
Bledium shpresoj qe nuk te hoqa frymezimin do me vinte keq.

e kisha me teper me endrin dhe iceman qe po botojne propagande te lodhshme per syte ketu.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Shtator 2003 17:52
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Bledumi
----------

Regjistruar: 06/09/2003
Vendbanimi: Tr
Mesazhe: 2110

S'ma ke heq aspak frymezimin,,por nuk ja vlen te merresh me debate te kota... Cdokudh i ka syte ne ball e mund ti shikoje ndryshimet qe po ndodhin ketu.(P.S nuk shikojne vetem ata qe jane erresuar nga ngjyrat e partive qe mbrojne me fanatizem)

__________________
Leku shkon e vjen, shoqerine nuk ke ku e gjen.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Shtator 2003 18:41
Bledumi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Bledumi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Bledumi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Bledumi Shto Bledumi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Bledumi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sUgA__tIlOnCe
nGaDaLe

Regjistruar: 01/09/2003
Vendbanimi: ~*~nZ~*~
Mesazhe: 1069

Thumbs up

NGJELA...

Meqe jam me PD, dua qe te fitoj NGJELA. Dhe ja uroj me gjithe shpirt fitoren.

__________________
*Wn we wer kids, belongin felt gd,I c death roun d corna Bt havin respect,tht feels even better*

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Shtator 2003 02:05
sUgA__tIlOnCe nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sUgA__tIlOnCe Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sUgA__tIlOnCe (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sUgA__tIlOnCe Shto sUgA__tIlOnCe nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sUgA__tIlOnCe nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ENISS
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 28/12/2002
Vendbanimi: AL
Mesazhe: 251

Red face

Hey, nje sygjerim per disa ketu. Meqe jemi ne forum, pse ju aq kopetente e te zote per te justifikuar bindjet tuaja, duhet ti mbroni ato nepermjet artikujve gazetareske te medias se shkruar? Ato jane bindjet e nje gazetari te caktuar. Jepni komentet tuaja pse mendoni se mund ta fitoje kryebashkiakun apo duhet ta fitoje ate Ngjela ose Rama? Cme sajoeni me mendime gazetaresh? Sjeni aq sa per te pasqyruar nje ide tuajen mbi bindjet tuaja politike per kete ceshtje?

O ti vajza qe ke shkrujt e fundit, po voton Partine apo kandidatin?

Meqe me ra rruga ... Une jam per Ramen, kam pakenaqesira edhe per te (e per ke nuk do kishim pakenaqesira kur ngjitet aty lart), por meqe perballe ka Ngjelen, ai me mbetet te zgjedh.
Pse? Kjo per arsyen me te thjeshte duke lene shume te tjera menjane pa permendur, se kam sy e shof cka bere deri tani. Mjaftojne kaq ndryshime te Tiranes sa te me kete lindur aq besim per ta votuar perballe Ngjeles.

Para se me ik : Diskutoni urte e urte se cdo opinion me na mbush mendjen duhet para se gjithash me na e servir me urtesi :p mbase na boni me nderru mendje :p

Ciao deri pas zgjedhjeve...

__________________
I believe in the sun even when it is not shining.
I believe in love even when not feeling it.
I believe in God even when He is silent.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Shtator 2003 14:39
ENISS nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ENISS Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ENISS (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė ENISS't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: ENISS Shto ENISS nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ENISS nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 18:20 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 11 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Arkivi i Politikes > Edi Rama apo Ngjela

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.