Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Shkrimtare shqiptare > Enkelejd Lamaj
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Enkelejd Lamaj

I vdekuri i gjallë


E kanë thënë shumë kohë më parë, por askush nuk e ka besuar. Ndoshta sepse ai që e ka thënë nuk ka qënë shumë i njohur, ose ndoshta sepse njerëzit kanë qënë tepër të zënë për të menduar vetëm mbi ato që ka thënë Nostradamusi.

Shumë kanë guxuar dhe kanë shkruar rreth saj, por të paktë kanë qënë ata që e kanë lexuar.

Akoma edhe më të paktë ata që e kanë besuar.

Ka nga ata që i kanë dedikuar filma, por sytë që kanë parë ata filma, nuk kanë arritur të shikojnë përtej figurave, të lexojnë midis rreshtave, të mbushin mendjen që një ditë… që një ditë toka do të revoltohej dhe do të villte jashtë çfarë kish ngrënë.

Dhe ajo, koha, në të vërtetë, ka ardhur. I vdekuri është ngritur prej varrit dhe ka filluar të ecë nëpër rrugë. Tamam sikur banesës së fundit, ku e kanë përcjellë, t’i ketë dalë pronari dhe ta ketë përzënë.

Jashtë!

Mjaft më në gjumë!

Jashtë!

Në jetën e të gjallëve.

Ka ardhur koha.

Më në fund!

Kështu, i vdekuri është zgjuar. Ka shtrirë krahët e tij, diku ende të mbuluara prej mishit, diku thjesht kockë e, diku, fole krimbash dhe vermesh. Me duar ka çarë arkivolin e kalbur. Me gishta ka gërrmuar dhčun. Pllaka e mermertë është lëkundur, pastaj është rrëzuar; korniza e rrumbullaktë është çarë dhe fotografia që ajo mbartte ka rënë përmbys; lulet e vendosura në korrispondecë të kokës së tij, janë përpirë prej tokës që u hap. E kështu, ndërsa hëna ishte duke shprehur refuzimin e saj për të qënë dëshmimtare, duke u fshehur mbas një grushti resh, ai ka ardhur sërish në jetë.

Zombi.

I vdekuri i gjallë.

Në rrugët e qytetit ka filluar të ecë.

I uritur.

Në fillim çdo gjë e gjallë që i afrohet pranë, kthehet në ushqim. Çdo gjë kurioze që ecën e që merr frymë e që i afrohet më shumë nga ç’duhet, ai e kafshon.

E, mbasi e kafshon, e kafshon përsëri.

E përsëri.

E përsëri.

Gjersa i gjalli të kthehet në të vdekur.

E pastaj, në qoftë se i gjalli i kthyer në të vdekur është me fat (nëqoftëse kemi të bëjmë me fat), kthehet në një të vdekur të gjallë, që do të thotë se është gati për të kafshuar çdo gjë kurioze që ecën e që merr frymë e që i afrohet pranë; në të kundërt – po qe se fati, ato momente, është i zënë diku tjetër – pjesët e trupit të tij fillojnë të lëviznin nëpër rrugë, secila prej tyre për hesap të vet, ose, më keq akoma, në qoftë se i vdekuri i gjallë, në fillim, i ka ngrënë kokën, atëhere ai (i gjalli që kthehet në të vdekur), është i destinuar të hahet i tëri, derisa t’i ngelen vetëm pjesët e patretshme: kockat.

Po. Sepse i vdekuri ka kohë që nuk ha.

Është i uritur.

Shekuj pa përtypur gjë.

Por, sidoqoftë, kjo gjë ndodh në fillim. Më vonë – jo shumë vonë – i vdekuri që jeton, ndalon së kafshuari kuriozët që ecin e që marrin frymë e që u afrohen pranë.

Fillon të kafshojë të frikësuarit që ecnin e që marrin frymë.

Po. Sepse të gjallët fillojnë të mos afrohen më.

Kurse ai, i vdekuri i gjallë, fillon të kërkojë të afrohet.

Fillon të mundohet të afrohet.

Në fillim i vetëm, por pastaj, sikur ta kuptojë se ashtu nuk ka për t’ia dalë dot, fillon të organizohet. Gjen një shok, dikë të sojit të vet dhe fillon t’i qëndrojë pranë. Në dy, e kanë më të lehtë të gjejnë të frikësuarit që ecin e që marrin frymë; jo dhe aq shumë të lehtë, por sidoqoftë, më të lehtë sesa kur janë të vetëm.

Por edhe në dy janë përsëri pak. Ata që ecin e që marrin frymë janë më të fortë, prandaj dhe, nga dy bëhen tre e pastaj, nga tre bëhen katër e kështu me rradhë, gjersa bëhen grupe të mëdha.

Sepse në grupe, është më e lehtë të sulmosh.

Në grupe, është më e lehtë të ushqehesh.

Dhe kjo gjë, fillon të përbëjë me të vërtetë një problem të madh.

Shumë të madh.

Mos më thoni që nuk jua thashë.

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Shkurt 2013 21:29
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Dua të kem frikë.

Dua të kem frikë. Dua të kënaqem duke u frikësuar.

Në pamje të parë, kushdo që dëgjon apo lexon këto fjalë, mund të pyesë se si ka mundësi që të duash të kesh frikë? Si ka mundësi të ndiesh kënaqësi nga diçka e këtillë? Dikush mund edhe të pyesë: nuk ke frikë të kënaqesh duke patur frikë?



Në fakt, frika dhe kënaqësia janë dy ndjenja, që – duke patur parasysh përcaktimin e termit ‘normal’ që Ata-Atje-Lart na kanë dhënë për të mësuar dhe përdorur – tek një njeri normal, vështirë se mund kalërojnë mbi të njëjtin kalë, duke qënë se ato duket sikur e përjashtojnë njëra – tjetrën. Por ja që diçka e tillë ndodh. Ja që, gjithmonë e më shumë njerëz, ndër titujt e shumtë të librave apo filmave, shkojnë e zgjedhin atë që premton më shumë adrenalinë. E ç’mund të thuhet për kinematë, ku filmit horror nuk i mungon kurrë audienca, përkundrazi, sa vjen e shtohet? Shikoni se çfarë është duke bërë filmi ‘Twilight’ – por edhe libri nga i cili është adoptuar, aq sa shkrimtarja e ka kthyer në një cikël, tip kronikash alla Anne Rice. Tani adoleshëntet nuk mendojnë më për Princin e Kaltër, por për Princin e Natës.

Eh, ç’kohëra!

Perfekte, do thoja unë. Po pse, kot thonë që frika është për të gjallët? Natyrisht që jo. Por ka edhe më shumë se kaq. Shumë më shumë se kaq. Është nëpërmjet letërsisë apo kinemasë horror që lexuesi apo shikuesi ka mundësinë të aventurohet atje ku autori, në fillim ka guxuar vetë, pastaj ka menduar të ftojë edhe të tjerët ta ndjekin në territoret më absurdë, më të paimagjinueshëm, por mbi të gjitha, në territoret më shumë të ndaluara. Në fakt në territore të ndaluara të çon pjesa më e mirë e letërsisë apo kinematografisë, vetëm se ajo me bazë horrori ka atë vetinë e saj të veçantë që të çon edhe përtej këtyre territorve, atje ku frika nuk të lejon as të guxosh e as të besosh. Kur e pyetën një shkrimtar horrori në besonte tek ato që shkruante, duke i dhënë si shembull gogolat poshtë krevateve, ai u përgjigj që natyrisht nuk besonte, natyrisht nuk kishte se si të besonte se poshtë krevatit të tij jetonin qënie të tmerrshme që ishin gati të çoheshin natën për t’i kafshuar gishtat e këmbëve, por kjo ama, nuk e ka penguar aspak që të blejë një krevat super gjigand, me qëllim që, natën, ndërsa të jetë duke fjetur, këmbët të mos i varen jashtë krevatit.

Një gjë është e sigurtë: i besojmë apo jo, për sa kohë do jemi në gjendje të lexojmë, të shikojmë apo të dëgjojmë, mezi do presim një tjetër mIT nga Stephen King, një tjetër Legjendë nga Richard Matheson, apo një tjetër Intervistë të Anne Rice dhe, në qoftë se Wes Craven vendos të Ulërijë sërish, apo John Carpenter të pjellë ndonjë Gjë tjetër, librashitës dhe ruajtës radhe të kinemave bëhuni gati e përvishni mëngët se do keni punë.

Përsa më përket mua, unë do jem aty. Sepse dua të kem frikë.

Dua të kënaqem duke patur frikë.

Po ty, a ta mban të vish të kënaqesh me mua?

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Shkurt 2013 21:34
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 11:26 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Shkrimtare shqiptare > Enkelejd Lamaj

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.