Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Shkrimtare shqiptare > Fabula dhe Epitafe
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Fabula dhe Epitafe

PASQYRA DHE SHEMTIRA

Një fytyrë e shëmtuar
Para pasqyrës kish qëndruar
Por kur pa ç’tregoi pasqyra
Ju shëmtua më keq fytyra.

U inatos sa sytë i shqeu
Përplasi pasqyrën dhe e theu
Dhe thoshte me veten e saj
Se pasqyra paskish faj

Një tjetër mori për tu parë
Por, o Zot, çfarë paska ngjarë
Të gjitha qënkan gënjeshtare
S’më tregojnë të bukur fare

“Do t’i thyej një nga një”
Por pa pritur dëgjoi një zë
“Fajin nuk ta kemi ne
E ka fytyra që ti ke
Ne tregojmë ashtu si je
Sepse s’dimë të bëjmë hile
Të gjitha mund të na bësh përshesh
Por gjithmon këtë fytyrë do të kesh”

Vlashi Fili15 shtator 2004

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Korrik 2011 03:04
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

GOMARI DHE SAMARI

Një herë gomari
Ankohesh tek samari
“- Për mua as duan t’ia dinë
veç tek ty mirë duan të rinë
Ti për mua s’do t’ia dish
Se më vret e më dërmon
Veç me tët zot mos e prish
Pa për mua as që mendon
Dhe kur fajet i ke ti
Askush për mua s’do t’ia di
Shkopinjtë e shkelmat i ha unë
Unë e ha gjithmon drunë”
“- Po or vëlla nuk ke faj”
foli samari qetë qetë
“- Disa faje unë s’i laj
Kështu qënka ndërtuar kjo jetë”

Vlashi Fili 19 tetor 2004

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Korrik 2011 03:08
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

PESHKU DHE KAREMI

Peshku kishte kohë që vinte vërdallë
Kërkonte për të ngrënë, uria e kish mare
U gëzua shumë kur pa pritur pa përballë
Një krimb, që si ushqim s’ka aspak të sharë

U tur ta gllabëronte, por një zë i foli
Krimbi me gjysëm shpirti, zë me zor i doli
“- Mos u gënje me mua, të drejtën po të them
Nuk jam krimb për ty, por jam një karem”

E ku desh t’ia dinte, peshku ynë i ngratë
Një krimb i majmë për të ishte fat
Pa u menduar fare krimbin përlau
Ndjeu dhimbje therëse, nuk mori vesh se ç’ngjau

U përpëli me forcë, por veten s’mundi ta urrdhërojë
Dikush e tërhiqte para, dhimbje ndjente në gojë
U mundua shumë si të shpëtonte nga ky hall
Por nuk pati kohë, veç kur e pa veten mbi zall.

Vlashi Fili 25 prill 2005

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Korrik 2011 13:12
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

MIZA E KALIT

O, ho, ho, ç’gjeta rehat
Thoshte miza, nën bisht të kalit
Paskam qënë mizë me fat
Tani them ja hodha hallit

Pa pritur kali bishtin ngriti
Për siguri ajo më thellë u fut
Por pordha e tij në tokë e vërviti
E më pas u mbyt në m - -

Vlashi Fili 30 maj 2005

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Korrik 2011 13:17
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

KALI DHE GOMARI

Një ditë për udhë u nis fshatari
Para tij kali, para kalit gomari
Dy të parët ngarkuar, i treti me fshikull në dorë
Deshte të nxitonte dhe i binte kalit të gjorë
Megjithëse hante drurin, kali nuk shpejtonte
Sepse me turinj, bythët e gomarit takonte
Se ç’po ndodhte prapa, gomari s’desh t’ia dinte
Ecte në qef të vet e rrugë kalit s’i linte
Kali s’duroi gjatë se shpirti ju këput
U këthye nga i zoti e i foli me zë të butë
“Si mund të shpejtojë kur para kam gomarë
Rrenditjen që ke bërë, mirë nuk e ke parë
Vëmë mua në krye po deshe të nxitosh
Pastaj ngacmo gomarë që kohën të fitosh”
Së fundi mësimin që nxjerim nga kjo përrallë
Në këtë udhëtim me kalë e me gomarë
Në qoftë se do lider, mos vër një gomarë
Po qe se nuk del vetë, të paktën vër një kalë.

Vlashi Fili 30 prill 2006

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Korrik 2011 02:44
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

GOMARI MBRET

Në zgjedhjet e fundit
Për të caktuar të parë
Kuvendi i pyllit
Na zgjodhi gomarë.

“Të zbatohet rotacioni
Kjo është demokraci
Ndryshe nuk zhduket korrupsioni”
Tha në propozimin e tij
Elefandi i madh
Pa u nxituar e me qetësi

Kafshët me vëmendje e dëgjuan
I tillë mbret nuk ishte parë
Pastaj me shumicë e aprovuan
Dhe në fron hipi një gomar

Sapo mbreti i ri filloi të kapardisej
Zuri të mendoj për korrupsionin
Gangrena e luanit mbret, të mos përsëritej
Në pyll, qetësia e paqa të mbretëronin.

Thirri luanin në rezidencën e vet
E i foli i krekosur si mbret:
“Që sot e tutje më nuk do të shqyesh
Me gjakun e të tjerëve s’duhet të përlyesh”

Qeshi me të madhe luani krenar
Dhëmbët i skërmiti mbretit gomar
U trëmb gomari sapo pa dhëmbët
Harroi që ishte mbret, iu drridhën këmbët.

Më pas në raport thërriti me radhë
Ujkun, çakallin, dhelprën e derrin
Por asnjë nuk bindi. Si t’ia bënte vallë?
Të zhdukte korrupsionin, të ruante nderin


Kështu jeta në pyll nuk u prish
Me mbretin gomar
Disa ushqeheshin me mish
Të tjerët me frikë në zemër
Hanin gjethe e bar.

U mblodhën kafshët përsëri në kuvend
Të zgjidhnin mbretin e ri
Të bindur nuk ishin për kërkënd
Që korrupsion s’do të kishte përsëri

“Të dëgjojmë një herë gomarin
Foli elefandi qetë - qetë
Mendim të na japë për të parin
Se përvojë fitoi në këta vjetë”

U ngrit gomari i verdhë dyll
“Këdo që të zgjedhim në atë fron
Nuk mund të ndryshojë jetën në këtë pyll
Askush korrupsionin dot s’e ndalon
Sepse një palë skërmitin dhëmbët
Kurse palës tjetër i drridhen këmbët”

Vlashi Fili 24 Shtator 2007

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Korrik 2011 02:50
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

MBLEDHJE PA BEREQET

Në një miting të madh
Në bregun e detit
U mblodhën një herë
Kafshët dhe peshqit

U ishte futur në kokë
Mendim me shumë bujë
Si kafshëve në tokë
Ashtu dhe peshqëve në ujë

Kërcente përpjetë
Një peshk bakallarë
“Përse në këtë jetë
Të jetojmë të ndarë?”

E përkrau peshkun
Një tjetër trutharë
Nga kafshët e tokës
Me emrin gomar

“Nuk do të ishte keq”
Mendonte një balenë
Të njëjtin mendim
kish një peshkaqen.

“Më tepër do hamë
Ushqimi do jet lumë
S’do kemi nevojë
që të lodhemi shumë”

Për të njëjtin hall
Mendonin në anën tjetër
Një ujk e një çakall
Dhe një luan i vjetër


Rahën e rahën
Ujin në havanë
Peshqit këtej
Kafshët në tjetër anë.

Kur u lodhën së foluri
Që të bashkjetonin
Një peshk i moçëm
Bërtiti që ta dëgjonin

“Ç’është kjo që bëni
A jeni në vete
Lërini ata në tokë
E ne të qetë ndër dete

Shikoni si llomotisni
Si flisni të tërë
Vëllezërit tanë në ujë
Kurse kafshët në rërë.

Ju rroni dot në tokë?
Po kafshët tek ne në det?
Mblidhni ment në kokë
Dhe vazhdoni jetën të qetë

Lërini ata ku janë
E ne këtu ku jemi
Ata tek ne s’kanë ç’të hanë
E ne tek ta dot s’vemi”

Fjala e tij zuri vend
Tek të gjithë në të dy anë
Pastaj me kokë ulur
Të dy palët u ndanë

Qysh nga ajo kohë
Peshqit në ujë jetojnë
Kurse kafshët në tokë
Dimër e verë kalojnë.

Vlashi Fili Janar 2008

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Korrik 2011 02:56
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

TRUMCAKU DHE PAPAGALLI

Një trumcak fluturim
Nguli kthetrat në dritare
Matanë xhamit gjithë gëzim
Papagalli foli ashiqare

“Asnjë pëndë s’paske të bukur
Shih tek mua sa ngjyra ka
Me siguri nuk je i lumtur
Kur më sheh mua gjithë sevda”

“Eh, mor papagall i ngratë
S’e dua bukurinë që ke ti
Ndaj teje them se jam me fat
Kam atë që i thonë “Liri”.

Rahu krahët e fluturoi
E la papun me pëndë në gojë .

Vlashi Fili Prill 2008

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Korrik 2011 03:00
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Shume te bukura. Ate Kali dhe Gomari kisha pershtypjen se e kisha lexuar me pare, ndoshta Dritero Agolli ka nje poezi te ngjashme.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Korrik 2011 04:46
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kurt
.........

Regjistruar: 29/12/2007
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 5021

yep. them se emri gomar tingellon me lezetshem ne shqip se n cdo gjuhe tjeter ne bote

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Korrik 2011 08:33
kurt nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kurt Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kurt (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kurt Shto kurt nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kurt nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 12:29 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Shkrimtare shqiptare > Fabula dhe Epitafe

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.