Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Futboll > Kampionati Shqiptar > Kategoria e parė > Grupi A1 > FK. Partizani
Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

FK. Partizani

Dje pasdite, në orën 17:30, në kompleksin Partizani, është parë të fillonte stërvitjen parë me të kuqtë sulmuesi Skerdi Bejzade. Ai është vënë menjëherë në urdhrat e teknikut Ilir Spahiu, i cili dje ka zhvilluar seancën e dytë stërvitore për këtë javë. Ish-sulmuesi i Dinamos dhe së fundmi i Vllaznisë, pas disa ecejakeve, me në fund ka vendosur që deri në përfundim të fazës së parë të luajë me Partizanin. Problem është fakti se lojtari nuk është i federuar në listën e klubit dhe nuk dihet nëse do të aktivizohet apo jo që në javën e dytë ndaj myzeqarëve. Nga ajo që mësohet në FSHF, duhet të jetë Komiteti Ekzekutiv që duhet të vendosë për federimin e Bejzades dhe Ishkës, respektivisht me skuadrat e Partizanit dhe Dinamos. Ndërkohë, ajo që e ka shqetësuar dje teknikun Spahiu ka qenë mungesa në stërvitje e mesfushorit të krahut, Gjergji Muzaka. Lojtari i ekipit Shpresa është dëmtuar së fundmi në këmbë dhe dje nuk është stërvitur fare. Pritet që në ditët në vazhdim të vendoset për të nga ana e stafit mjekësor.

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Modifikuar nga qershor13 datė 09/02/2004 ora 10:39

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Gusht 2003 23:15
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_lire Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė i_lire't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_lire Shto i_lire nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_lire nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re partizani_tirane_2.gif
Ky file ėshtė shkarkuar 129 herė.

Partizani ka fituar derbin e parë të sezonit, duke i kënaqur më në fund tifozët e shumtë që kishin mbushur shkallët e stadiumit për të parë ekipin e tyre të zemrës. Të kuqtë e nisin vrullshëm takimin, ku në minutën e dytë, Bejzade, i rrëmben një top Qorrit dhe përballë Likës shënon shumë lehtë golin e parë të ndeshjes. Edhe në minutat në vijim janë të kuqtë që sulmojnë, por pa rrezikuar seriozisht portën e Likës. Ndërkohë, nga ana tjetër, blutë ndonëse nuk bëjnë presing, me anë të kundërsulmit mund të kishin barazuar ndeshjen. Gjatë pjesës së parë Dinamoja krijoi dy-tre raste ideale për të barazuar, por sulmuesit kryesorë të saj u treguan të pavëmendshëm përballë portës së Nallbanit. Ndonëse pjesa e parë u mbyll me një gol të Partizanit, blutë luajtën në përgjithësi më mirë se kundërshtari. Ndërkohë që edhe në minutat e para të pjesës së dytë dinamovitët ishin më të qartë në lojë dhe si pasojë e barazuan shumë shpejt rezultatin me anë të Ishkës. Ish-futbollisti i Vllaznisë shënoi një gol të bukur, duke i mbajtur gjallë shpresat e Dinamos për një rezultat pozitiv. Por me lëvizjet që bëri më pas trajneri i të kuqve, Spahiu, ndryshoi rrjedha e lojës. Trajneri i Partizanit e rreshtoi ekipin më tepër në mbojtje dhe me rastin e parë dolën në sulm të kuqtë shënuan golin e fitores me protagonist Abilion. Duhet theksuar se dhe te goli i dytë meritë të veçantë kishte sulmuesi Bejzade, i cili pa dyshim që ishte lojtari më i mirë në fushë për të dyja skuadrat. Partizani pasi shënoi golin e fitores e administroi më mirë lojën në favor të vet, duke u mbrojtur me shumë kujdes, duke siguruar kështu tripikëshin më të rëndësishëm të arritur në katër javët e para të kampionatit.

Të veçanta...
Në tribunën VIP nuk mungonin dy presidentët e ekipeve respektive, Xhani dhe Deliorgji, si dhe shumë figura të tjera të politikës.

Në stadium, ashtu siç pritej, kishte më shumë tifozë të Partizanit, pasi ekipi i tyre ka bërë disa blerje të fuqishme dhe pretendon të rikthejë titullin kampion.

Në pushim të ndeshjes doli edhe Brakini në fushë, i cili u prit me ovacione nga tifozët. Braziliani ishte planifikuar që të luante sot ndaj Dianamos, por çdo gjë është anuluar në prag të ndeshjes.

Abilio, që shënoi golin e fitores, doli i pakënaqur nga ndeshja, duke ngritur duart në drejtim të stafit të Partizanit.

Deklaruan pas ndeshjes

Deklaruan...
Ilir Spahiu, trajner i Partizanit:
"Sot jam i kënaqur me rezultatin, pasi fitorja na duhej për të ardhmen e ekipit që pretendon të fitojë titullin. E kishim llogaritur më parë që sot nuk do ta kishim të lehtë përballë Dinamos, e cila luajti mirë gjatë gjithë ndeshjes, duke na vënë në vështirësi sidomos në pjesën e parë. Nga loja prisja më shumë, ndaj edhe në ndeshjet e tjera kemi edne punë për të bërë, me qëllim që të rregullojmë disa nga defektet e shfaqura. Gjithsesi, ekipi ynë fitoi me meritë, ku në pjesën e dytë ishte më lart se kundërshtari."
Andrea Marko, trajner i Dinamos:
"Lojën e dominuam totalisht dhe e qarkulluam më mirë topin. Por ne e nisëm lojën me një gabim në mbrojtje, duke i falur një gol kundërshtarit. Edhe goli i dytë që shënoi ekipi kundërshtar erdhi si pasojë e hutimit total të mbrojtjes sonë. Kësisoj, megjithëse krijuam volum të madh loje, nuk i shfrytëzuam rastet për të shënuar. Në ndeshje derbi humbjet janë të pranueshme, ndaj nuk na ka mbetur gjë tjetër veçse të punojmë për takimet e radhës."

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Modifikuar nga qershor13 datė 09/02/2004 ora 10:39

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Shtator 2003 07:10
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_lire Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė i_lire't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_lire Shto i_lire nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_lire nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Sulmuesi i të kuqve shprehet se ndihet i kënaqur kur ekipi luan mirë dhe fiton ndaj kundërshtarit
Karioka: Më pëlqen loja, jo goli


Sulmuesi i të kuqve Karioka është braziliani i vetëm që ka ardhur në Shqipëri për të luajtur me Partizanin dhe, ndryshe nga patriotët e tij, nuk është larguar asnjëherë nga vendi ynë. Karioka, ndonëse sezonin e kaluar nuk shënoi aq gola sa priteshin nga një sulmues i mirëfilltë si ai, arriti që me lojën e mirë, sidomos në ndeshjet e fundit, të bindë presidentin Xhani për ta mbajtur të paktën edhe këtë sezon në klubin e kuq. Braziliani nuk e ka nisur aq mirë kampionatin, pasi në dy ndeshjet e para ka shënuar vetë një gol. Në takimin e dytë, Karioka e la lojën shumë shpejt, pasi u dëmtua që në minutat e para. "Më pëlqen të luaj mirë dhe të fitojë skuadra, ndërsa golin, nëse nuk e realizoj unë, le ta shënojë ndonjë tjetër," - shprehet braziliani në një intervistë për "Sportin shqiptar".

- Si ndiheni pas dëmtimit në ndeshjen e fundit ndaj Lushnjës?
- Më mirë. Kam pak ditë që kam filluar stërvitjen, duke iu bashkuar futbollistëve të tjerë dhe besoj se të shtunën do të jem në gjendje të luaj në formacionin e parë.

- Karioka, në dy ndeshjet e para të kampionatit, nuk ka shkëlqyer. Pse kështu?
- Sepse nuk më ka dalë loja. Unë jam sulmues i mirëfilltë dhe fakti që nuk kam shënuar gol, bën të besosh se nuk kam qenë mirë. Por nuk është e vërtetë. Unë luaj dhe, natyrisht, kam dëshirë të shënoj, por nuk është ky synimi im në fushë. Unë dhe futbollistët e tjerë kërkojmë medoemos që Partizani të fitoj ndeshjen, pavarësisht se cili shënon golin. Unë jo për t'u shfaqësuar para tifozëve, por në takimin e fundit jam dëmtuar që në fillim të ndeshjes, duke luajtur shumë pak.

- Por edhe Partizani nuk ka shkëlqyer deri tani. A mendoni se mund të shpallet kampion me këtë lojë?
- Nuk besoj se Partizani i së ardhmes do të jetë ai i ndeshjes së fundit kundër Lushnjës. Unë kam besim që ekipi do të ndryshojë që në ndeshjen tjetër, me Teutën e Durrësit. Atje mendoj se do të luajmë më mirë se në dy ndeshjet e para, ndërkohë që loja jonë pritet të ketë rritje për shkak se shumë lojtarë kanë ardhur shumë vonë.

- Trajneri edhe mund ta ndërrojë rolin tuaj. A do të pranoni të luani më i tërhequr?
- Patjetër. Unë e theksova se nuk dal në fushë për të shënuar sa më shumë gola, por që të ndihmoj ekipin për të fituar ndeshjen. Për këtë arsye, nëse trajneri vendos se Karioka duhet të luajë më i tërhequr, unë do të përpiqem të bëj më të mirën e mundshme në atë rol. Detyra ime është të luaj sa më mirë me Partizanin.

- Meqenëse keni luajtur sezonin e fundit me Partizanin dhe i njihni ekipet e tjera, cilat mendoni se janë më të mirat e këtij kampionati?
- Duke përjashtur Vllazninë, që sezonin e kaluar ishte pretendente serioze për titull, besoj se, ashtu si edhe vjet, lufta do të bëhet midis tri ekipeve të kryeqytetit

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Shtator 2003 08:17
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Të kuqtë, pas një dekade të plotë,e kanë nisur mbarë sezonin dhe premtojnë rikthimin e titullit
Partizani në kërkim të lavdisë së humbur


Nëse kalon nga klubi "Partizani" dhe shikon njerëz që qëndrojnë aty përreth, të shkon menjëherë ndër mend se ata janë tifozët e ekipit legjendar, ndër më fanatikët dhe më të zjarrtit e Shqipërisë. Një urdhër i presidentit Xhani, pas elimiminit nga Kupa Intertoto, i ka lënë jashtë dyerve të klubit fansët e shumtë, që vijnë pothuajse çdo ditë për të parë sadopak ekipin e tyre të zemrës. I rrethuar me mure të larta nga të katër anët, në kompleksin sportiv "Partizani" nuk ka asnjë mundësi për të parë stërvitjen e ekipit, me përjashtim të tarracave të disa ndërtesave përreth, ku më ultrasit i zënë vendet disa minuta para stërvitjes. Megjithëse "të persekutuar" në një mënyrë të tillë, tifozët nuk mërziten asnjëherë, përkundrazi, i shtojnë radhët dita-ditës.

Spahiu:Suksesi arrihet me disiplinë
Blendi Nallbani, idhulli i tifozëve të Partizanit, i rikthyer para pak kohësh, ka marrë shiritin e kapitenit dhe udhëheq në stërvitje grupin e lojtarëve të shumtë që drejtohen nga dyshja Spahiu-Gjebrea. Drejtuesit e ekipit, ndryshe nga sezoni i kaluar, kur nuk bëhej fare seanca e paradites, po i kushtojnë rëndësi më të madhe stërvitjes. Lojtarët, në orën 8.00 të mëngjesit, janë të gjithë në ambientet e klubit për të filluar seancën e parë stërvitore. Shpeshherë, të kuqtë paraditen e kalojnë nga Kodrat e Liqenit Artificial, ku zhvillojnë një seancë stërvitore pak më shumë se një orë. "Shumë lojtarë kanë probleme fizike, prandaj nuk kemi ndër mend që në pjesën e dytë t'i zëvendësojmë për shkak se nuk i përballojnë dot 90 minutat e lojës," - shprehet trajneri Spahiu për një pjesë të futbollistëve që kanë shfaqur gjatë dy ndeshjeve të fundit dobësi fizike në pjesën e dytë të lojës. Sipas trajnerit, në dy javët e para të kampionatit, përderisa ekipi ka pasur probleme të karakterit fizik, po bëhet një luftë e madhe për ta minimizuar sadopak këtë dobësi, madje për ta zhdukur sa më shpejt, sidomos te lojtarët titullarë që nuk e kanë bërë fazën përgatitore. Kuptohet se drejtuesit e kuq e kanë të qartë se Partizani nuk e ka kaluar ende "provën e zjarrit" dhe ndoshta prova e parë do të jetë këtë të shtunë në Durrës,ndaj Teutës vendëse.

Orët e pushimit, çlodhje në kryeqytet
Pas orës 10.00 të paradites, lojtarët janë të lirë dhe mund të çlodhen, ndërkohë që shumica preferojnë të shëtisin nëpër Tiranë. Futbollistët e rretheve dalin bashkë, ndërkohë që tre brazilianët rrallëherë mund t'i shohësh të ndarë nga njëri-tjetri. Ata dalin xhiro nëpër kryeqytet, madje frekuentojnë edhe disa nga lokalet më të shtrenjta të Tiranës. Kur kanë më shumë kohë në dispozicion, sidomos në fundjavë, brazilianët zakonisht shkojnë te kartodromi, në periferi të kryeqytetit, ose në pika të tjera turistike, për të kaluar orët e pushimeve.

Pasditja nis me leksione si në shkollë
Në orën 16.00, të gjithë lojtarët duhet të jenë në ambientet e klubit, ku trajneri Spahiu u jep leksione futbollistëve, të cilët marrin shënime me fletore, sikur të ishin në auditoret e ndonjë fakulteti. Ndonëse një pjesë e tyre e ka shumë të vështirë të mbajë shënimet e trajnerit, asnjeri nuk mund të paraqitej pa fletore në sallën ku jepet teoria. Trajneri Spahiu shprehet se kjo bëhet me qëllim që lojtarët t'i kenë sa më të qarta lëvizjet në fushën e lojës, si dhe për të ruajtur pozicionin e tyre gjatë gjithë ndeshjes, në varësi edhe të rezultatit. Pas 45 minutave "shkollimi", futbollistët dhe stafi drejtues i të kuqve dalin për të zhvilluar seancën e pasdites. "Gjithçka bëhet me profesionalizëm të plotë, ku ana taktike shpaloset më së miri," - shprehet "labi" Imeraj, një nga të ardhurit e fundit në kampin e kuq, që e ka veshur edhe një herë fanellën e Partizanit pas disa sezonesh shtegtimi. Trajneri i Partizanit, për më shumë se një orë e gjysmë, shpalos tërë bagazhin e tij taktik te skuadra kryeqytetase, që ende nuk e gjetur veten në dy javët e para të kampionatit, duke i zemëruar me lojën e dobët tërë tifozët e kuq. Pas dy javëve të para, Partizanit i mbetet ende shumë punë për të bërë, ku në plan të parë është vendosja taktike e lojtarëve në fushë. Duket nga seancat e fundit të pasdites se Partizani në Durrës do të shfaqet me tjetër "fytyrë": Bylykbashi dhe Bejzade në sulm, ndërkohë që brazilianët mund të tërhiqen më pas.

Partizani, gati të kthejë lavdinë e humbur
Kështu, nën drejtimin e trajnerit Ilir Spahiu, ekipi kryeqytetas ka nisur aventurën e fundit, duke shpalosur edhe dy objektivat kryesore: fitimin e titullit dhe të Kupës së Shqipërisë.
Në dy javë, dy fitore, pesë gola të shënuar dhe vetëm një i pësuar. Ky është bilanci i të kuqve në këtë fillim kampionati, të cilët kërkojnë të realizojnë ëndrrën e tyre, që u mungon prej një dekade të tërë, por që është shumë për një skuadër, e cila është mësuar të fitojë. Partizani, ekipi-legjendë i futbollit shqiptar, e ka fituar titullin e fundit plot dhjetë vjet më parë (sezoni '93-'94). Pas dështimit në dy kampionatet e fundit, atëherë kur nuk pritej, presidenti Xhani arriti të zgjidhë qesen dhe të sjellë "nën armë" disa nga lojtarët më të dalluar të kampionatit tonë. Bylykbashi, Imeraj dhe "i fundmi i mohikanëve", Bejzade, duke futur edhe të rikthyerit Abilio e Rosha, si dhe Beharin me kapitenin Nallbani, e bëjnë me të drejtë Partizanin një ndër pretendentët kryesorë për fitimin e titullit kampion. Pra, me pak fjalë, është formuar një skuadër, e cila kërkon të kthejë nderin e humbur prej shumë kohësh.

-------------------------///////////-----------------------

Pollozhani firmos për 1 sezon me të kuqtë
Futbollisti i ardhur nga Dinamoja gjatë merkatos së verës ka firmosur dje kontratën me të kuqtë e kryeqytetit, duke u hapur drita jeshile për t'u aktivizuar me të kuqët e kryeqytetit. Sipas futbollistit në fjalë, Partizani nuk ka ndonjë ndryshim në krahasim me Dinamon, pasi të dyja ekipet, për sa i përket anës disiplinore dhe synimeve, janë pak a shumë të barabarta. "Dje, përfundimisht, pranova që të luaj me ekipin e Partizanit, pasi nënshkrova edhe kontratën për sezonin në vijim. Jam i gatshëm të luaj që në ndeshjen e radhës kundër Teutës. Sipas kushteve të kontratës, do të fitoj 1 milion lekë të vjetra, nëse aktivizohem gjatë kampionatit," - shprehet lojtari i ri i të kuqve, Pollozhani. Ndërkohë, drejtori Thaka shprehet se lojtari në fjalë është federuar dhe nuk ka asnjë problem për të luajtur me Partizanin.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Shtator 2003 08:32
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Sulmuesi i të kuqve shprehet se Partizani, nëse kalon me sukses Durrësin, do të jetë i papërmbajtshëm
Bylykbashi: Teuta, prova e forcës sonë

Pas dy fitoreve të para në kampionat, nesër të kuqtë do të kenë provën më të vështirë, ku në Durrës përballë tyre do të jetë Teuta, e cila, ashtu si edhe Partizani, ka grumbulluar në javët e para gjashtë pikë. Kryeqytetasit kanë kohë që përgatiten për sfidën e nesërme me durrsakët, ndërkohë që trajneri Spahiu ka bërë disa lëvizje në radhët e elementëve kryesorë. Një ndër futbollistët e ardhur kohët e fundit në kampin e kuq është edhe Dorian Bylykbashi, i cili në "Niko Dovana" ka shumë mundësi që të luajë në sulm. I pyetur për ndeshjen e nesërme, ish-futbollisti i Elbasanit shprehet se synimi i tyre është i qartë, por thekson se ndeshja ndaj Teutës nuk është aq e lehtë sa dy të parat. "Kemi ditë që përgatitemi për sfidën me Teutën, për shkak se në dispozicion patëm më shumë se një javë kohë. Ekipi, deri tani, nuk paraqet asnjë problem, ndaj besoj se në Durrës do të luajmë për të marrë maksimumin. Vërtet i kemi fituar ndeshjet e para, por në Durrës do ta kemi shumë të vështirë tripikëshin. Sidoqoftë, Partizani nuk besoj se do të shkojë në Durrës për ndonjë rezultat tjetër," - thekson Bylykbashi.
Të kuqtë nuk janë dalluar në dy javët e para për lojë, pavarësisht se kanë marrë maksimumin. Ata kanë mposhtur javën e parë Vllazninë në Tiranë dhe më pas Lushnjën po në kyeqytet, por loja e tyre ka çaluar pikërisht në ndeshjen e fundit ndaj myzeqarëve. Ka qenë Bylykbashi, që me golin e vetëm të ndeshjes i ka dhënë pikët maksimale ekipit të Spahiu pas një ekzekutimi perfekt jashtë zonës. Dorian Bylykbashi shprehet se për të nuk ka shumë rëndësi roli që luan në fushë. "Unë e kam të qartë se në atë pozicionin që mendon trajneri të luaj, do të jap maksimumin. Këto ditë kam eksperimentuar edhe në sulm, por nuk e di se ku do të luaj në të ardhmen. Jam i kënaqur që në dy javët e para kam arritur diçka me fanellën e Partizanit, por deri në fund kam besim se do të bëj gjëra më të mira. Kam nisur një aventurë të re, të cilën dua ta përfundoj me sukses," - shprehet futbollisti i ri i Partizanit, që iu bashkua të kuqve vetëm pak ditë para fillimit të sezonit të ri futbollistik.
Kështu, të kuqtë, këtë javë do të kenë provën e "zjarrit" përballë durrsakëve. Loja jo e mirë e fillimit të kampionatit i ka bërë disi pesimistë tifozët kryeqytetas, të cilët presin më shumë nga ekipi i tyre. Por Bylykbashi mendon se tifozët do të ndryshojnë shumë shpejt mendim, pasi loja e Partizanit do të përmirësohet që në ndeshjen e radhës kundër Teutës. "Kam besim se do të jetë një ndeshje e madhe, për vetë faktin se përballë do të kemi një kundërshtar të fortë, që ka pretendime serioze në kampionat. Në "Niko Dovana" fusha është e mirë, kështu që do të na lejojë të zhvillojmë një futboll normal. Duke qenë se të dyja ekipet janë të nivelit të lartë, mendoj se loja do të ketë ritëm dhe ndeshjen në fund do ta fitojë më i miri. Ne, nga ana jonë, jemi të mobilizuar për ta bërë një gjë të tillë. Nëse e kalojmë me sukses Durrësin, një "trampolinë" e vështirë, natyrisht, besoj se Partizani do të jetë i papërmbajtshëm në ndeshjet e tjera. Gjithsesi, duke qenë se kampionati është shumë i gjatë, ekipi që do ta humbasë ndeshjen nuk besoj se do t'i largohet luftës për titull," - shprehet në fund të fjalës së tij, një ditë para largimit për në Durrës, Bylykbashi, tepër i dalluar në ndeshjet e para.

------------------------////////////////------------------------

Partizani, i plotë ndaj Teutës
Të kuqtë nuk do të kenë asnjë problem për sa i përket formacionit bazë nesër, në javën e tretë të kampionatit. Trajneri i tyre, Ilir Spahiu, do ta ketë në dispozicion të gjithë kontigjentin e lojtarëve kryesorë, të federuar në fillim të kampionatit. Me përjashtim të Ndrekës, që ka pësuar një dëmtim para pak ditësh, të gjithë të tjerët do të jenë nën urdhrat e Spahiut për ballafiqimin e radhës me Teutën e Durrësit. Edhe Karioka, i dëmtuar lehtë në ndeshjen e fundit, nuk paraqet më probleme. Partizani e ka vijuar me intensitet të plotë stërvitjen e dy javëve të fundit, për shkak se ende nuk ka dalë në lojën e vet. Kështu, duket se nesër të kuqtë, në "Niko Dovana", nuk do të shkojnë vetëm për të marrë maksimumin, por edhe për të treguar se janë pretendentë seriozë për të fituar titullin.

--------------------------//////////////////////----------------------

Të kuqtë me ndryshime taktike në Durrës
Partizani, pas dështimit në javën e dytë të kampionatit, për sa i përket lojës, jo rezultatit, duket se në Durrës do të paraqitet me një "fytyrë" tjetër. Lushnja, para ndeshjes, me një skuadër të fortë si Teuta, i la një mesazh të qartë trajnerit Spahiu: nëse pretendon titullin, kërkohet lojë bindëse, që do të thotë se duhen bërë ndryshime. Kësisoj, gjatë dy javëve të fundit, trajneri i të kuqve ka vijuar stërvitjen, ku çështja kryesore ka qenë përshtatja e lojtarëve me role të reja. Kështu, sipas trajnerit Saphiu, është ende duke u eksperimentuar në sulm dyshja Bylykbashi-Bejzade, ndërkohë që brazilianët duhet të luajnë më të tërhequr. Kështu, Karioka mund të luajë nga krahu, ndërsa Abilio mesfushor i avancuar. Ndërkohë, nga krahu tjetër, pritet të luajë Muzaka. Pra, Partizani pritet të dalë në Durrës me pesë lojtarë të avancuar, ndërkohë që gjysma tjetër do të ketë detyrë të mbrojë portën. Ndërsa tjerët janë: Behari, Imeraj, Grizha, Rosha dhe Beqiri, me Nallbanin në portë, të cilët do të dalin për të kuqtë nesër në fushën "Niko Dovana" të Durrësit, në javën e tretë të kampionatit.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Shtator 2003 09:10
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Të kuqtë nuk kanë dalë ende te loja e bukur, për të cilën ka kohë që po bëhen përpjekje maksimale
Partizani, "luftë" me vetveten


Pas barazimit të fundit me Teutën në Durrës, të kuqtë, ndonëse kanë luajtur më mirë se në dy javët e para, nuk arritën dot të merrnin tripikëshin. Kësisoj, ata e kanë përqendruar vëmendjen te stadiumi "Qemal Stafa", ku këtë javë do të luhet ndeshja tjetër me Dinamon. Kështu, sipas trajnerit të të kuqve, Spahiu, deri të shtunën, ekipi duhet të bëjë përpjekje maksimale që të mos ketë probleme në fushë, për sa i përket mobilizimit të skuadrës në të gjitha aspektet. "E kemi theksuar se në javët e para skuadra ka hasur probleme të karakterit fizik, çka na ka penguar deri tani të dalim te loja e fortë, karakteristike për Partizanin. Por duhet theksuar se kemi pasur edhe probleme të tjera, si vendosjen e lojtarëve në fushë, apo harmonizimin e duhur të tri reparteve të lojës. Kështu, në ndeshjen e kupës, përballë Fushë-Mbretit, synimi im kryesor ishte që të shikoja nga afër dhe të krijoja në fund një ide të qartë për të gjithë lojtarët, sidomos për ata të stolit. Pas shumë eksperimenteve edhe pas ndeshjes së kupës, në bazë të funksionimit të lojës, do të vendos edhe për ndonjë ndryshim në takimin e radhës kundër Dinamos," - shprehet trajneri Spahiu. Të kuqtë, pasi janë rikthyer në kryeqytet, do të vijojnë stërvitjen gjatë dy ditëve të fundit të javës, para sfidës me Dinamon, me nga dy seanca në ditë. "Seanca e paradites është shumë e rëndësishme për shkak se duhet të eliminohen sa më shpejt problemet fizike, ndërsa pasdite u kushtojmë më shumë rëndësi skemave të lojës për takimin e radhës," - shprehet trajneri i të kuqve. Kështu, edhe kjo javë, ashtu si edhe gjatë ditëve të para të kampionatit, është karakterizuar nga dëshira për të ndryshuar diçka, me qëllim përmirësimin e lojës. Deri tani, Partizani nuk e ka gjetur ende veten në kampionat. Të kuqtë, në dy javët e para, u kritikuan sidomos nga vetë publiku i tyre për lojë të dobët, megjithëse korrën dy fitore tepër të rëndësishme. Ndërsa në takimin e së shtunës së kaluar, Partizani ka zhvilluar një ndeshje të mirë, sidomos në pjesën e dytë, por nuk mundi të shkojë më shumë se barazimi 1-1. Kjo është arsyeja që po bëhen të gjitha përpjekjet që në takimet e tjera, duke filluar me Dinamon, loja e mirë të shoqërohet edhe me fitore. Të paktën edhe nesër, kryeqytetasit e kuq do të vazhdojnë "luftën" me vetveten për të minimizuar sadopak të metat e deritanishme, me qëllim që në "Qemal Stafa", në derbin e parë të këtij sezoni, të kënaqin tifozët, të cilët nuk e kanë parë ende ekipin e tyre të zemrës t'i bindë me lojë.

----------------------------//////////////////-----------------------------

Mbrojtësi vlonjat shprehet se kampionati mund të dështojë nëse ekipet penalizohen me dashje
Behari: Gjyqtarët, me duar "të pastra"


Të kuqtë nuk e kanë kapërdirë takimin e fundit ndaj Teutës, sidomos 11-metërshin e dhënë në fund të takimit, që i mohoi dy pikë Partizanit, duke e shkëputur kështu nga Tirana dhe Dinamoja. Një ndër futbollistët kryesorë të mbrojtjes së Partizanit, Ardi Behari, shprehet se gjyqtari gaboi kur dha 11-metërshin, duke e dënuar rëndë skuadrën e Partizanit, që mund t'i prishë punë në të ardhmen. "Nuk e kuptoj sesi mund të jepej një 11-metërsh i paqenë në fund të ndeshjes. Partizani duhet të kishte marrë patjetër tripikëshin, sepse e meritonte, por gjyqtari dukej se nuk ishte asnjanës në gjykimin e tij, të paktën për sa u përket minutave të fundit. Kur gabon një ndër gjyqtarët më të mirë të kampionatit, nuk e dimë se ç'mund të bëjnë gjyqtarët e tjerë," - shprehet Behari.
Mbrojtësi vlonjat, i dalluar shumë në ndeshjet e para të kampionatit, thekson se Partizani, sezonin e kaluar, në fakt e ka ngritur më shumë zërin ndaj gjyqtarëve, por, për ironi të fatit, edhe këtë kampionat duket se gjyqtarët e kanë nisur keq me Partizanin. "Duhen edhe shumë javë të tjera deri në fund të kampionatit, prandaj për momentin nuk mund të diskutohet fare titulli, apo për ekipet që duhet t'i largohen kategorisë superiore. Por do të ishte pozitive, për të mirën e futbollit tonë, që gjytarët të mos fillojnë nga padrejtësitë e sezoneve të shkuara. Gabimi i Jarecit në Durrës ishte ndër të parët në kampionat dhe është normale që të bëhen gabime të tilla, pasi edhe gjyqtari, si çdo njeri tjetër, ndodh që gabon. Por ajo që dua të theksoj për sa i përket gjykimit, ka të bëjë me pastërtinë në përgjithësi të gjyqtarëve. Nëse gabimet bëhen pa vetëdije, nuk ka ndonjë gjë të keqe, pasi mund të konsiderohet pjesë e futbollit, por kur bëhen me dashje, atëherë kampionati më mirë të mos zhvillohet. Do të ishte fatale, nëse gjykimet e dobëta përsëriten vazhdimisht gjatë javëve të tjera, sepse mund të vihet në dyshim pastaj edhe titulli, apo ecuria e kampionatit," - shprehet mbrojtësi i Partizanit. Të kuqtë, pas barazimit në Durrës, ndodhen në vendin e tretë, me 7 pikë, ndërkohë që në javën e katërt do të kenë një tjetër provë të vështirë.

---------------------------------/////////////////////----------------------------

Sot pritet rikthimi i Brakinit

Ndërkohë që trajneri Spahiu shprehet se do të ishte mirë që në qendër të mesfushës të ishte një lojtar i fortë, sot në kampin e kuq pritet të rikthehet për të forcuar mbrojtjen braziliani Brakini. Dje, drejtori i të kuqve, Thaka, theksoi se braziliani që ka kohë që e ka konfirmuar rikthimin e tij te Partizani, dje ka prerë biletën për në drejtim të Shqipërisë, ndërkohë që sot pritet të mbërrijë me "Alitalia" në aeroportin e Rinasit. Sipas drejtorit Thaka, Brakini është i federuar, por, sidoqoftë, për të luajtur në ndeshjen e radhës, ai do të shihet nga trajneri Spahiu. Kështu, në varësi të gjendjes së tij, do të vendoset se kur do të aktivizohet me Partizanin për të plotësuar boshllëqet e mbrojtjes. Trajneri Spahiu shprehet i kënaqur për rikthimin e brazilianit, pasi sipas tij, sezonin e kaluar Brakini ka qenë një ndër lojtarët më të mirë në mbrojtje.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Shtator 2003 09:28
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Braziliani i të kuqve mendon se me përforcimet e fundit, ekipi do të fitojë më lehtë se tani
Abilio: Kemi sulmin më të fortë


Autori i golit të dytë për të kuqtë, Abilio, i është gëzuar jashtë mase fitores së Partizanit për faktin se është mposhtur Dinamoja. Ndërsa për golin ai mendon se ka bërë thjesht detyrën. Kështu shprehet në një deklarim për "Sportin shqiptar" braziliani, i cili në katër ndeshjet e para të kampionatit ka shënuar tre gola. Partizani, me fitoren e fundit, ndodhet dy pikë larg kreut, me pikë të barabarta me Teutën e Durrësit. Braziliani i të kuqve shprehet për lojën e tij se ka njëfarë ndryshimi nga sezoni i kaluar. "Në krahasim me sezonin e kaluar, kam qenë në të njëjtën formë, por ndryshimi qëndron te golat që kam shënuar. Deri tani kam shënuar tre gola, ndërkohë që një sezon më parë nuk kisha shënuar fare," - thekson braziliani që ka luajtur si mesfushor krahu ndaj Dinamos. Ndërkohë, në dy ndeshjet e fundit, Abilio nuk ka qenë në pozicionin e mëparshëm, por është tërhequr në krahun e djathtë. "Nuk më intereson shumë roli se ku luaj, pasi trajneri vendos për gjithçka. Unë nuk kam sesi të jem kundër tij, sepse trajnerit i takon të drejtojë lojën dhe ne duhet të zbatojmë urdhrat, përderisa kemi pranuar të luajmë me Partizanin,"- vijon më pas Abilio. I pyetur për lojën e skuadrës në katër javët e para, Abilio, gjatë krahasimit që bën me një sezon më parë, thekson se Partizani i sivjetshëm ka më tepër karakter sulmues. "Në mbrojtje janë po ata lojtarë që kanë luajtur sezonet e fundit dhe nuk kanë ndryshuar shumë gjëra, ndërkohë që në sulm besoj se jemi më të fuqishëm se asnjëherë tjetër. Madje, për mendimin tim, Partizani ka sulmin më të fortë të kampionatit, pavarësisht se nuk ka shënuar shumë gola. Ndërsa mesfusha besoj se do të jetë më e fortë se më parë, menjëherë sapo të vijë Klodian Duro. Pra, duke qenë se sulmi dhe mesfusha janë forcuar shumë sezonin e fundit, i bie që të jetë ky Partizani më i fortë, të paktën për sa kohë kam luajtur unë me fanellën e kuqe,"- shprehet lojtari i vetëm që flet gjuhën shqipe, midis katër brazilianëve të Partizanit. Ndërsa për titullin, Abilio mendon se ka ende shumë ndeshje deri në fund, ndaj tani për tani nuk mund të flitet për të. Gjithsesi, sipas brazilianit, Partizani mbetet pretendent kryesor. Këtë ai e argumenton me faktin se të shtunën është mposhtur Dinamoja, rivale për titull, edhe pa dy lojtarë në radhët e Partiznait, që shpejt do t'i bashkohen formacionit bazë. "Nuk kam dëshirë të flas tani për titullin, sepse kampionati është shumë i gjatë. Për sa i përket ecurisë së deritanishme, mendoj se Partizani ka luajtur mirë dhe ka humbur dy pikë, pas një gjykimi të dyshimtë në Durrës. Por ekipit tonë nuk i janë bashkuar ende dy lojtarë të tjerë, Brakini dhe Klodian Duro, të cilët i njoh mirë dhe besoj se do ta forcojnë shumë Partizanin. Duro është një ndër lojtarët më të mirë të kombëtares së Shqipërisë dhe fakti që do të luajë me Partizanin nuk është pak. E kam njohur Klodianin në ndeshjet direkte që ka bërë Partizani me Vllazinë dy sezone me parë dhe më ka bërë përshtypje loja e tij. Kështu, Partizani, përdersa nuk ka gabuar deri tani, nuk mendoj se do t'i vërë në dyshim fitoret as në javët e tjera të kampionatit," - e përfundon mendimin e tij braziliani i të kuqve, Abilio, jo vetëm protagonist goli, por edhe një ndër më të mirët në ndeshjen e fundit kundër Dinamos.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Shtator 2003 10:57
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Dje pasdite, futbollisti i kombëtares sonë ka firmosur kontratën 1-vjeçare me Partizanin
Duro, pas nënshkrimit pritet federimi


Më në fund, Kodian Duro bëhet zyrtarisht futbollist i Partizanit, edhe pse federimi i lojtarit në fjalë nuk është bërë ende nga FSHF-ja. Dje, rreth orës 15.30, në Mercedesin luksoz të presidentit Xhani, njëshi i klubit të kuq nuk ndodhej vetëm, pasi shoqërohej edhe nga futbollisti kuqezi, Klodian Duro. Pasi zbritën nga makina, të dy "personazhet" kryesore të kontratës më të lartë të kampionatit tonë u futën në zyrën e drejtorit Thaka. Në fakt, ka disa ditë që flitet për Duron, por dje, pas firmës, ai u ka dhënë fund dyshimeve rreth kontratës, e cila do t'i japë tani të drejtë lojtarit të kombëtares sonë të luajë këtë sezon me të kuqtë e kryeqytetit. Në zyrën kryesore të klubit "Partizani", Klodian Duro, pasi ka biseduar rreth gjysmë ore me dy drejtuesit më të lartë të klubit të kuq, ka vendosur të firmosë kontratën 1-vjeçare me ekipin e Partizanit. Ndonëse mediat ishin të interesuara për të ndjekur prezantimin e Duros, si një dër lojtarët më të mirë të kombëtares dhe duke qenë se ishte blerja më e madhe e këtij sezoni në kampionatin shqiptar, për habi është lejuar në ambientet e klubit vetëm kanali televiziv "Top Channel", i cili ka pasqyruar prezantimin e lojtarit kuqezi. Kësisoj, Partizani ka bërë edhe një farë preference në përzgjedhjen e mediave, edhe pse vendimi i pak muajve më parë nuk e parashikon këtë përjashtim, që u bë dje gjatë prezantimit të Duros. Sidoqoftë, pasi ka përfunduar misioni i shkurtër i prezantimit, Duro ka veshur uniformën e kuqe. Mësohet se lojtari në fjalë është shprehur se me kontratën e re ndihet i kënaqur për arsye se te Partizani i janë plotësuar thuajse të gjitha kushtet që ka kërkuar. Më pas, i pyetur më hollësisht për kontratën e Duros, drejtori Thaka u shpreh: "Duke filluar që sot (dje), futbollisti i kombëtares sonë bën pjesë në listën e lojtarëve të tjerë të Partizanit. Për sa i përket federimit, kemi marrë një garanci nga drejtuesit e FSHHF-së dhe sot paradite pritet të përfundojë gjithça që ka lidhje me dokumentet e mesfushorit të njohur të përfaqësueses shqiptare," - u shpreh drejtori Thaka. Ndërsa në fund, vetë presidenti Xhani u shpreh se Partizani nuk ka ndër mend ta mbyllë me kaq merkaton, pasi shpejt do të vijnë edhe disa lojtarë të tjerë, tepër të njohur të futbollit tonë. I pyetur për emrat konkretë të lojtarëve në fjalë, presidenti i të kuqve u shpreh: "Nuk mund të përmend emra konkretë, as se kur do të vijnë te Partizani. Emrat e tyre do të mësohen kur të veshin fanellën e ekipit tonë."

------------------------------/////////////------------------------

Duro, stërvitja e parë me fanellën e kuqe

Dje pasdite, Klodian Duro, pasi ka firmosur kontratën e re me Partizanin, ka dalë bashkë me trajnerin Spahiu për të bërë seancën e parë stërvitore me të kuqtë. Duro ka dalë disa minuta me vonesë në stërvitje, sepse është pajisur me bazën materiale të klubit. Ndërkohë, nga ana tjetër, edhe interesmii i tifozëve të Partizanit ishte i dukshëm, ku shumë prej tyre kishin minuta që prisnin fillimin e stërvitjes. Klodian Duro, tashmë është në pritje që t'i hapet drita jeshile edhe nga federata për të bërë të shtunën debutimin e tij me fanellën e Partizanit. Për koincidencë, nëse federohet deri të shtunën, Duros i duhet të luajë kundër ekipit të vendlindjes së tij, Elbasanit. Sidoqoftë, Partizani, pas katër javëve të para të kampionatit, së bashku me Teutën ndodhet dy pikë larg Tiranës kryesuese. Dje, para seancës së parë stërvitore, të kuqtë, si zakonisht, kanë bërë seancën e teorisë. Në vijim, stërvitja do të vazhdojë me nga dy seanca në ditë, ndërkohë që nga lojtarët e dëmtuar pas një aksidenti me makinë Bylykbashi pritet të dalë në stërvitje në ditët në vazhdim.

--------------------------//////////////--------------------

Mbrojtësi brazilian, që pret të dalë në fushë, shprehet se nuk do t'i përsëritë gabimet e sezonit të kaluar
Brakini: Jam kthyer me "look" tjetër


Ndonëse emri i tij ishte ndër të parët në listën e lojtarëve, me të cilët presidenti Xhani kishte menduar të ndërtonte skuadrën e re, Brakini, në fakt, ka ardhur vetëm javën e fundit në kampin e kuq. I rikthyer më në fund te Partizani, mbrojtësi shtatlartë, i dalluar shumë për veprimet e pahijshme sezonin e kaluar, ishte gati të luante takimin e parë që të shtunën përballë Dinamos, por vuan akoma dënimin e sezonit të kaluar. Ai ka nënshkruar një vit kontratë me Partizanin dhe thekson në një intervistë për "Sportin shqiptar" se ka mbetur i kënaqur nga pritja e ngrohtë që i kanë bërë tifozët dhe, çka është më e rëndësishme, nuk do të bëjë më gjeste të shëmtuara në fushë:
- Më në fund, e latë Brazilin për Partizanin. Pse u menduat kaq shumë për t'u kthyer?
- Jo, unë kam pasur gjithmonë dëshirë të luaj me Partizanin, madje që në bisedën e parë që bëra me presidentin Xhani shpreha dëshirën për t'u kthyer sërish në Shqipëri. Jam vonuar deri tani, sepse e dija që nuk do të luaja në javët e para të kampionatit për shkak të dënimit. Këtë ua bëra të ditur drejtuesve të klubit dhe tani që po afron skadimi i afatit të dënimit, jam rikthyer te Partizani. Kisha shpresë të luaja që në derbin me Dinamon, por besoj se do të kthehem në fushë në takimin e radhës.
- A keni nënshkruar kontratë me Partizanin?
- Po, kam nënshkruar për një sezon, me të drejtë rinovimi në fund.
- Sa do të përfitoni nga kontrata?
- Nuk më pëlqen ta tregoj, pasi është personale.
- Në derbin e së shtunës ishit në stol dhe patë lojën e Partizanit...
- Po, e pashë dhe më pëlqeu shumë. Ndeshja ishte e bukur, por më bëri shumë përshtypje fakti që të gjithë lojtarët luajtën fort deri në minutën e fundit, me synimin e vetëm që të fitonin ndeshjen. Fitorja ishte e vështirë, por e merituar nga Partizani, që tregoi përballë Dinamos se është skuadër e fortë për këtë sezon.
- Në fund të pjesës së parë, tifozët e Partizanit brohoritën për Brakinin. Çfarë do të thotë kjo për ju?
- Respekt mbi të gjitha. Ndonëse vjet kam kaluar një sezon me probleme, në fakt jam përpjekur të luaj fort për të mirën e skuadrës. Të shtunën ndieva kënaqësi në vetvete për shkak se tifozët më kanë vlerësuar gjithmonë dhe ngrohtësinë e tyre do të përpiqem ta shpërblej shumë më mirë se sezonin që shkoi.
- Sezonin e fundit keni pasur probleme me gjyqtarët. A mendoni se kanë gabuar ata, apo ka qenë faji juaj?
- Jo, gjyqtarët nuk kanë gabuar asnjëherë. Kam gabuar unë dhe dy nga gabimet më të rënda i kam bërë në ndeshjen ndaj Teutës së Durrësit dhe Tiranës, ku kam marrë edhe karton të kuq. Këtu dua të përmend rastin e fundit ndaj Tiranës, që më largoi para kohe nga kampionati shqiptar. Ishte një gjest i nxituar, që më prishi punë mua dhe Partizanit. Tani që ka kaluar thuajse çdo gjë, nuk më mbetet gjë tjetër veçse t'i kërkoj falje lojtarit të Tiranës për ndërhyrjen e rëndë.
- A mos do të thotë kjo që Brakini ka ndryshuar pas kthimit nga Brazili?
- Patjetër. Të paktën premtoj se nuk do të bëj më ndërhyrje të rënda, si sezonin e kaluar. Do të luaj dhe do të jap maksimumin në fushë për të ndihmuar Partizanin drejt titullit.
- Cila mendoni se do të jetë rivalja kryesore e Partizanit në luftën për titull?
- Vetëm Tirana. Kampionati është i gjatë, por besoj se lufta më e ashpër do të bëhet midis Partizanit dhe Tiranës.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Shtator 2003 14:37
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Trajneri i të kuqve shprehet i mërzitur për disa nga titullarët që bëjnë lojë individuale
Spahiu: Na ndëshkoi egoizmi


Partizani, pas javës së pestë të kampionatit, nuk ka bërë asgjë më shumë nga ç'pritej, apo flitej nga kampi i kuq, pasi është shkëputur edhe dy pikë të tjera nga kreu i renditjes. Të kuqtë kanë barazuar në "Ruzhdi Bizhuta" të Elbasanit me vendësit, duke humbur kështu një mundësi për t'i qëndruar sa më pranë Tiranës, që, nga ana e saj, nuk ka gabuar këtë javë as ndaj Vllaznisë së Shkodrës. Në Elbasan, Partizani, edhe pse në formacionin e parë kishte një ndër lojtarët më të mirë të përfaqësueses, Klodian Duron, "u dënua" që në minutat e para të pjesës së parë, ku Ndreka, pas dy ndërhyrjeve të ashpra, e la ekipin e tij me 10 lojtarë. "Ishim të detyruar ta ndryshonim lojën, pasi edhe mund të ndëshkoheshim," - sqaron në një intervistë për "Sportin shqiptar," - trajneri i të kuqve, Spahiu. Sipas trajnerit të Partizanit, ekipi, ndonëse mbeti me 10 lojtarë që në minutat e para, mund ta kishte fituar ndeshjen në pjesën e dytë, nëse disa nga titullarët nuk do të tregoheshin shumë egoistë para portës:
- Barazimi i dytë në Elbasan, çka do të thotë katër pikë larg Tiranës kryesuese...
- Po, këtë javë barazimi na ka kushtuar shumë, sepse kryesuesja, nga ana e saj, nuk ka gabuar. Kësisoj, na mbetet ta tregojmë veten në javën tjetër, kundër Tiranës kryesuese, në takimin direkt me të.
- Partizani ka luajtur me 10 lojtarë, pasi Ndreka doli me karton të kuq. A ishte i drejtë gjykimi në këtë rast?
- E kam theksuar edhe më parë se gjyqtari është kompetent në gjykimin e tij, aq më tepër kundërshtimi nuk vlen asgjë, ndaj nuk më pëlqen të ndërhyj në këtë çështje. Pasi Ndreka doli shpejt nga fusha me të kuqe, m'u desh detyrë të ndryshoja modulin e lojës së ekipit. Ne duhet të ndryshonim në pjesën tjetër të lojës, sepse jo vetëm që fitorja u bë më e vështirë, por nuk ishte çudi që edhe mund të pësonim gol. Kështu, largova një sulmues, Kariokën, duke futur Hallaçin në mesfushë. Në pjesën e dytë, efektet ishin pozitive, ku në dy raste të pastra mund të kishin shënuar, por lojtarët tanë gabuan.
- Cilët ishin gabimet që u bënë gjatë pjesës së dytë?
- Ishin më tepër për shkak të egoizmit të futbollistëve, që shpërdoruan raste të pastra para portës. Nuk mund të tolerohen veprimet e pahijshme të disa prej lojtarëve, që luajnë në formacionin e parë. Lojtarët duhet ta kenë të qartë që loja individuale nuk ka vlerë para synimeve të ekipit. Ekipi kërkonte tripikëshin dhe mund ta kishte arritur, nëse Muzaka, në pjesën e dytë, do të kishte pasuar te shokët e tjerë të skuadrës. Ishte një aksion i qartë, ku katër nga lojtarët tanë dolën përballë dy mbrojtësve të Elbasanit. Po kështu, edhe Abilio nuk pasoi te Duro në një rast të ngjashëm, duke u treguar egoist, dhe si pasojë shpërdoroi një tjetër aksion goli. E kam në përgjithësi edhe për disa lojtarë të tjerë, që shpesh nuk luajnë për skuadrën, duke e dënuar pa dashje.
- Cilat mbeten detyrat për javën në vijim?
- Së pari, duhet të korrigjojmë shumë nga gabimet e Elbasanit. Do të luftojmë egoizmin e disa lojtarëve, që të mos na dëmtojë në takimet e tjera. Kampionati është shumë i gjatë, ndaj për të përballuar dhe arritur objektivat me sukses duhet të punojmë dhe të bëjmë ndryshime të tjera.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Shtator 2003 15:50
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Sulmuesi i të kuqve shprehet se Partizani duhet të luajë edhe 31-javë të tjera deri në fund
Karioka: Ky është vetëm fillimi

Partizani, pas barazimit të fundit në Elbasan, është shkëputur katër pikë nga vendi i parë. Kështu, të kuqtë, edhe nëse fitojnë këtë javë ndaj Tiranës, nuk do ta kenë shansin e sezonit të kaluar, kur në derbin e fazës së parë morën kreun, pasi mposhtën bardheblutë. Në Elbasan, ekipi i Spahiut ka luajtur më shumë se një pjesë loje me 10 lojtarë, fakt ky që, sipas sulmuesit brazilian Karioka, ndikoi edhe në rezultatin e ndeshjes. Sulmuesi brazilian argumenton se Partizani, këtë sezon, është një skuadër shumë e fortë dhe për këtë ka kohë që ta tregojë veten. "Ne e nisëm lojën shumë më mirë se kundërshtari dhe, po të ishim deri në fund me forca të barabarta, nuk besoj se do të dilnim nga fusha vetëm me një barazim. Kishim më se një javë që ishim përgatitur për të mposhtur Elbasanin, por, për fat të keq, u ndëshkuam shumë shpejt me karton të kuq nga gjyqtari. Mbrojtja, pas largimit të Ndrekës, mbeti me tre lojtarë, kështu që duheshin bërë ndryshime për të mos pasur probleme në portë, sepse nga synimi që kishim për ta fituar ndeshjen, mund të mos merrnim as barazimin. Që nga ai moment, synimi i tripikëshit u bë më i vështirë, sepse ekipi kërkonte më shumë forca në mbrojtje. Sidoqoftë, në pjesën e dytë, Partizani kishte shanse për ta fituar takimin, por ishim të pafat para portës, për shkak se në pjesën e dytë, megjithëse kishim më shumë shanse për të shënuar, nuk arritëm dot të finalizonim para portës kundërshtare."
Karioka, pas daljes së Ndrekës me karton të kuq, shërbeu si "kokë turku" në fillim të pjesës së dytë nga trajneri Spahiu, për shkak se u zëvendësua me Hallaçin. "Unë u përpoqa që në Elbasan, për aq sa isha në fushë, të luaja dhe të zbatoja me përpikëri detyrat e trajnerit. Nëse në ndeshjet e para jam zëvendësuar për shkak se kam pasur probleme dëmtimi, në Elbasan ishte më tepër një zëvendësim taktik dhe i detyrueshëm. Nuk kam pse të mërzitem, sepse Partizani po luan mirë dhe vazhdon të mbetet pretendent serioz për titull. Kam besim që ekipi do të luajë shumë më mirë në ndeshjet e tjera të kampionatit. Kanë kaluar vetëm pesë javë, ndërkohë që me Tiranën nuk kemi zhvilluar asnjë ndeshje," - thekson Karioka, i cili ka shënuar vetëm një gol në pesë javët e para të kampionatit.
Në fund, braziliani flet për ndeshjen e së shtunës, që mezi pritet nga tifozët e të dyja skuadrave. "Besoj se do të jetë një ndeshje e madhe, aq më shumë që këtë sezon ka më tepër rivalitet. Po të kujtoj diçka nga sezonet e fundit, natyrisht që, në radhë të parë, më shkon ndër mend ballafaqimi direkt me Tiranën. Gjatë dy sezoneve të fundit, derbi me Tiranën ka qenë vërtet interesant, por këtë të shtunë besoj se do të jetë më i fortë se kurrë ndonjëherë," - përfundon sulmuesi brazilian Karioka.


Abilio, kontratë deri në dhjetor

Braziliani i të kuqve, Abilio, pas rikthimit pak muaj më parë në kampin e kuq, ka firmosur një kontratë deri në muajin dhjetor. Kështu, braziliani i Partizanit shprehet se edhe mund të largohet nga Partizani në fund të këtij viti, pasi i skadon afati i kontratës. Por Abilio, i cili ka luajtur ndeshjet e fundit në mesfushë, thekson gjithashtu se ka biseduar më parë me presidentin Xhani në lidhje me këtë çështje dhe, në varësi të lojës, edhe mund ta rinovojë kontratën deri në fund të sezonit. Abilio është një ndër katër brazilianët e të kuqve të kryeqytetit, ndërsa pak kohë para fillimit të sezonit futbollistik dhe me po të njëjtat kushte si ai duket se është edhe mesfushori tjetër që nuk e ka gjetur ende veten në kampionat, Rosha. Ndërsa dy të fundit, Karioka dhe Brakini, edhe ky i rikthyer pak kohë më parë, kanë nga një vit kotratë.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Shtator 2003 15:13
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 12:42 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Futboll > Kampionati Shqiptar > Kategoria e parė > Grupi A1 > FK. Partizani

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.